url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-mungesat-nutricionale-tek-femijet-autik/
Qysh me i ditë mungesat nutricionale tek fëmijët autik?
Autizmi është një sëmundje që prek aftësitë e personit për të komunikuar me të tjerët; karakterizohet me mungesë të interesit për botën për rreth dhe paaftësi për aktivitete shoqërore. Studiuesit nuk e dinë shkakun e kësaj sëmundjeje, por ata dyshojnë se faktorë gjenetikë dhe të mjedisit mund të ndikojnë. Mungesat nutricionale (të ushqimit) tek fëmijët autik: Ushqyeshmëria e dobët Fëmijët autist kanë një ushqyeshmëri tejet të dobët. Ata shpesh krijojnë varshmëri në një lloj të vetëm të ushqimit, zakonisht në karbohidrate dhe në këtë mënyrë kufizojnë dietën e tyre. Kjo mënyrë e ushqimit, atyre nuk u jep vitaminat dhe mineralet e nevojshme për funksionimin normal të organizmit. Mungesë më e shpeshtë vërehet te mineralet, si zinku, seleni, magnezi, molibdeni, mangani, vanadiumi, kromi, por edhe vitaminat C, B6, B12, A, E, hekur dhe niacin. Sistemi i tretjes tejet i dobët Këta fëmijë kanë një sistem të tretjes tejet të çrregulluar dhe të dobët. Mukoza mbrojtëse e traktit gastrointestinal është dobët e formësuar dhe për këtë sistemi i tretjes nuk mund të ballafaqohet me disa përbërës në ushqim, ndër më të shpeshtit janë gluteni që gjendet në grurë, kaseina në qumësht dhe disa proteina e karbohidrate tjera. Gjatë kësaj mostretjeje të ushqimeve, mbesin disa fragmente, copa të mëdha të ushqimit të patretura, të cilat lehtë e kalojnë këtë mukozë të dobët dhe dalin në epitel. Prandaj, këta fëmijë shpesh mund të vuajnë nga problemet e tretjes, siç janë: kapsllëku, diarreja, problemet me stomak, gazra, etj. Gjithashtu, këta fëmijë kanë çrregullim të florës intestinale, rritje të baktereve të këqija dhe ulje e atyre të mira (dysbiosys) që rezulton me paraqitjen e infeksioneve të shumta dhe imunitet të komprometuar. Mosfunksionimi i procesit të detoksikimit të mëlçisë Thuajse 100% e fëmijëve me autizëm kanë mosfunksionim të plotë të procesit të detoksikimit të mëlçisë. Kjo i bën tejet të ndjeshëm në helmim me metale të rënda. Pastaj, këta fëmijë kanë prezencë të madhe të radikaleve të lira (molekulave të dëmshme) në organizëm, sepse procesi oksidues nuk funksionon. Oksidimi është proces biokimik që i lufton molekulat e dëmshme. Prandaj këtu vjen në shprehje domosdoshmëria që këta fëmijë gjithsesi si pjesë e trajtimit të tyre të marrin një formulë antioksduese. Sasia e ulët e acideve yndyrore Vajrat Omega 3 janë molekula natyrale që gjenden në mënyrë më të koncentruar në peshk, fara liri, etj. Fatkeqësisht dieta perëndimore (mënyra e ushqimit të cilën ne e kemi sot) është tejet e varfër me Omega 3. Hulumtimet e shumta që janë bërë në vendet e zhvilluara kanë ardhur në përfundim se mungesa e këtyre vajrave lidhet ngushtë me paraqitjen e shumë sëmundjeve psikiatrike, siç janë çrregullimi bipolar, depresioni, madje edhe lidhshmëri me paraqitjen e autizmit. Meshkujt janë më të atakuar se femrat, prandaj meshkujt kanë kërkesa më të mëdha për Omega 3.
https://www.dua.com/sq/menyrat-e-rrezikshme-per-humbje-peshe/
Qysh me i shmangë mënyrat e rrezikshme për humbje peshe?
Shumica prej nesh e dime qe te kesh humbje peshe ne menyren e duhur me nje proces gradual kerkon perkushtim jetegjate ndaj shendetit. Por shumica nga ne nuk e kemi durimin dhe si rezultat disa njerez shkojne ne ekstremitet per tu dobesuar shume shpejte dhe me shume rrezik. Perderisa dietberesit ekstrem mund te humbin peshe ata gjithashtu mund te humbin edhe jeten e tyre. Rri larg nga keto kater metodat e rrezikshme per humbje peshe qe do ti permendim me poshte. Deshira dhe presioni per te humbur peshe per shume femra eshte aq a madhe sa ato jane te gatshme te komprometojne shendetin e tyre gjate ketij procesi. Mënyrat e rrezikshme për humbje peshe Dietberesit ekstrem qe perdorin keto kater metoda pervec tjerash do te zbulojne se nuk ka garanci se do te humbesh peshe. Ne fakt, e vetmja garanci eshte se ata do i komplikojne gjerat duke lozur me shendetin e tyre dhe jo humbje peshe. Diuretiket Diuretiket, apo pilulat e ujit, klasifikohen si ilace qe rrisin prodhimin dhe lirimin e urines. Ato nuk bejne humbje peshe por vetem uje. Si pergjigje te humbjes te tepert te ujit nga diuretiket, trupi do te filloj te mbaj ujin prape pas ca diteve. Kjo nxit nje cikel te ri e te keq te perdorimit te diuretikeve pasi qe perdoruesit marrin me shume pilula per te larguar kete peshe ujore. Dehidrimi eshte pasoja me e zakonshme e perdorimit te diuretikeve. Dehidrimi serioz mund te kthehet ne gjendje kercenuese per jeten tuaj. Gjeja e vetme qe perdoruesit humbin me perdorimin e diuretikeve jane lengjet vitale dhe elektrolitet, te cilat jane te domosdoshme per funksion te mire te zemres, veshkave dhe melcise, e gjithashtu edhe minerale tjera si zinku. Laksativet Laksativet zbrazin zorren e trashe dhe kjo ka shume pak ndikim ne humbje peshe. Arsyeja eshte se ushqimet dhe kalorite qe konsumoni vec jane absorbuar ne zorre te vogel ne momentin kur laksativet fillojne punen. Ashtu sikur me diuretiket, i vetmi ndryshim eshte se ju humbni uje. Ju bene te ndiheni me te dobet por eventualisht ju prape do fitoni ujin e kjo ju bene te dukeni dhe ndiheni te fryre e kjo nxit fillimin e perdorimit te laksativeve ne nje orvatje deshperuese per te luftuar ruajtjen (mbajtjen) e ujit. Perdorimi i vazhdueshem i laksativeve mund te shkaktoj efekte anesore te pakendshme. Perdoruesit me vone e shohin se nuk mund te kryejne nevojen pa perdorimin e laksativeve. Procesi jashteqitjes demtohet pergjithmone e ne raste ekstreme edhe vdekja mund te vije si pasoje. Shurupi Ipecac (Ipecac Syrup) Ata qe kane pak njohuri ne mjekesi e dine se Ipecac Syrup perdoret per te nxitur vjelljen pas helmimit. Grate qe vuajne nga bulimia e kane te njohur Ipecac Syrup-in pasi qe e perdorin per te nxitur vjelljen. Fatkeqesisht, shume gra qe vuajne nga bulimia kane vdekur duke e perdorur kete shurup rregullisht. Ipecac Syrup (Shurupi Ipecac) shkakton helmim sistematik gjersa emetine, perberesi i saj aktiv, ndertohet ne inde dhe dobeson zemren duke shkaktuar rrahje te crregullta, dhembje gjoksi, probleme me frymemarrje, rrahje te shpejta, arrest kardiak, shok dhe koma.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-shfaqjen-e-rrudhave/
Qysh me parandalu shfaqjen e rrudhave?
Vaji i arganit është një produkt organik që nxirret nga bërthamat e pemës së arganit, e cila gjendet në Marok. Është një lloj vaji mjaft i pasur me lëndë ushqyese dhe i dobishëm duke përfshirë acidet yndyrore dhe vitaminën E. Vetitë e tij janë të jashtëzakonshme për lëkurën dhe flokun, por sidomos për sytë. Vaji i arganit është një prej produkteve më të rekomanduara të kozmetikës vitet e fundit, por sidomos për reduktimin e rrudhave të surit. Janë të panumërta të mirat që vijnë prej tij për ushqimin dhe shkëlqimin e lëkurës. Ky krem gjatë ditës, përdoret si krem hidratant dhe si bazë make up-i para çdo lloj kremi tjetër që mund të përdorësh në lëkurë. Vaji i arganit jo vetëm që vepron si një hidratues efektiv, por gjithashtu i dhuron lëkurës një shkëlqim rinor dhe pakëson dukjen e rrudhave. Efekti i tij antioksidant e bën produktin ideal kundra plakjes. Ai rikthen elasticitetin e lëkurës dhe e lë atë më të shëndetshme dhe të butë. Gjatë natës, para se të flesh përdore si serum poshtë rrathëve të syve. Masazhoje me kujdes me mollëza duke bërë lëvizje rrethore edhe në qepalla për disa sekonda dhe mbaje ashtu gjatë gjithë natës.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-puding-te-shendetshem-nga-farat-chia-dhe-manaferrat/
Qysh me përgatitë puding të shëndetshëm me fara chia?
A keni provuar ndonjëherë puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat? Kjo është receta që ju duhet nëse po kërkoni një ëmbëlësirë të shëndetshme. Gjë që është e rrallë. Kjo ëmbëlsirë e cila përgatitet për vetëm dhjetë minuta. Ky puding bëhet në çast, por është i shkëlqyeshëm për kafjall apo si mesracion i ëmbël. Përbërësit për puding të shëndetshëm nga farat chia dhe manaferrat? Për puding nga farat chia: 1 filxhan qumësht kokosi; 1 filxhan qumësht orizi; 6 lugë fara chia; 2 lugë shurup panje apo mjaltë. Për xhem të freskët nga manaferrat: 2 filxhanë manaferra; 2 lugë fara chia; 1 lugë e vogël ekstrakt vaniljeje. Përgatitja Së pari në një tepsi përzieni qumështin e kokosit dhe të orizit. Aty shtoni gjashtë lugë fara chia dhe shurupin e panjës apo mjaltin. Pastaj përzieni, lini të qëndrojnë 10 minuta dhe sërish përzieni. Mbuloni me kapak dhe fusni në frigorifer gjatë natës. Në ndërkohë shtypni manaferrat mirë e mirë. Pastaj shtoni dy lugë fara chia dhe ekstraktin e vaniljes. Mbuloni me kapak dhe lini në frigorifer gjatë natës. Të nesërmen, qitni në gota dekorative – në shtresa sipas dëshirës – dhe shërbeni. Për shkak të përbërsve që ka, kjo recetë patjetër se është e shëndetshme dhe e pasur me vitamina. Prandaj mos hezitoni ta përgatisni!
https://www.dua.com/sq/si-te-pajtohem-me-te-dashurin/
Si te pajtohem me te dashurin?
Si te pajtohem me te dashurin? Pyetja e parë që duhet t’ia bëni vetës është “Pse dua të kthehem tek ai?” Në përgjithësi ne nuk mendojmë se është një ide e mirë që të rikthehemi serish tek ish i dashuri. Mirëpo, disa nga ju sigurisht që dëshirojnë! Prandaj, me poshtë gjeni disa mënyra me të cilat mund të arrini këtë: Dëshpërimi Vajza, ju e dini se gjëja që e bën një mashkull më pak tërheqës është kur ai ju ndjek juve në çdo moment për t’ju treguar se sa shumë ju do. Kjo vlen për të dyja palët. Nëse me të vërtetë dëshironi që të mos e largoni ish të dashurin tuaj përgjithmonë, atëherë mos u bëni toksike. Por si te pajtohem me te dashurin? Nëse kërkoni që ai t’ju rikthehet sërish, duhet të kontrolloni vetën. Jini e sigurtë, e qetë dhe cool. Mos lejoni vetën të lëndoheni dhe t’ju merr malli për të. Në fakt, nuk të prish punë nëse del në takim me meshkuj të tjerë. Kjo mund t’ju sjell disa te mira. Ndoshta do ndiheni më pak e brengosur për faktin që ai ju ka lënë. Po ashtu mund ta bëni atë xheloz. Madje më mirë akoma, ndoshta do të gjeni dikë tjetër që ju pëlqen dhe në këtë mënyrë lejoni ish të dashurin të vazhdojë jetën e tij. Qëndroni e zënë Mos rrini në shtëpi dhe të mërziteni për vetën tuaj. Nuk do t’ju bëjë fare mirë dhe është një gjë patetike. Dilni dhe bëni gjërat që gjithmonë keni dashur të bëni edhe pse nuk keni mundur t’i bëni. Shkoni në kurse, mësoni të vallëzoni ose merruni me ndonjë sporte. Nuk ka rëndësi se çfarë bëni përderisa është diçka që do e bëj që trurin tuaj të jetë i zënë dhe do t’ju bëjë të mos mendoni për ish të dashurin. Nëse jeni femër e sigurtë në vetvete, ndoshta ia do rikthehet sërish. Kujdesuni për veshjen tuaj Le të jemi serioz. Meshkujt janë qënie që pëlqejnë anën vizuale. Nëse keni fituar peshë që kur keni filluar lidhjen ose nuk visheni më sikur keni bërë gjithmonë, ka mundësi të bëjë atë që të jetë më pak i interesuar për ju. Kthehuni prap tek vajza që keni qenë më parë, vajza me të cilën ai ka rënë në dashuri. Nëse ju duket se kjo po funksionon, pyesni vetën nëse vërtet e doni ende. Mblidhni veten Njerëzit mendojnë se meshkujt kanë dëshirë të jenë beqarë për aq sa kanë mundësi. Ne mendojmë se nuk është e vërtetë. Ka shumë meshkuj të cilët kanë dëshirë të martohen dhe të krijojnë familje. Këta meshkuj po kërkojnë një femër të pjekur, e cila është e gatshme të marrë përgjegjësit për të krijuar familje. Nëse jeni një person shumë social ose nuk keni një jetë të qëndrueshme, duhet të konsideroni t’i ndalni këto gjëra nëse kërkoni ta fitoni sërish zemren e tij. Nga ana tjetër, mund të kuptoni se nuk jeni e gatshme për një lidhje të tillë. Pse të ndryshoni për ish të dashurin dhe të mundoheni që ta fitoni prap. Nëse ndiheni më mirë të vazhdoni jetën dhe të gjeni dikë me të cilin ndiheni rehat, pse jo. Besoni apo jo, ka shumë raste dhe mundësi që ta ktheni ish të dashurin. Nëse keni pasur një lidhje të bukur që nga fillimi, sigurisht që ish i dashuri ua di edhe më shumë vlerën kur nuk ju ka dhe fillon të mendoj se ju ishit e shkëlqyer. Kështu është e mundur që të bëheni bashkë sërish. Si të kthehem me ishtë dashurin? Ah, fuqia e dashurive të vjetra! Nëse pyetja “Si të kthehem me ishtë dashurin?” po ju sillet në kokë, ne ju kuptojmë. Të paktën deri diku. Kur ndarjet ndodhin ka gjithmonë tendenca për tu kthyer më ishtë dashurin apo të dashurën. Të jemi të sinqertë, ndonjëherë kjo nuk është ideja më e mirë në botë. Nëse ka ardhur deri te ndarja ka pasur një arsye të fortë, apo jo? Megjithatë ju takon juve të vendosni. Para se të ktheheni me ishtë dashurin sigurohuni që e doni këtë gjë me të vërtetë dhe nuk po e bëni vetëm nga të qenit i vetmuar.Më pas janë disa hapa që duhet të ndiqni.. Merreni shtruar Patjetër se ju ka marr malli për takimet, darkat e fundjavat me ishtë dashurin tuaj. Jeni në një fazë kur keni harruar ditët më zënka e grindje. Doni të ktheheni. Doni të vazhdoni të publikoni fotografi të lezetshme së bashku në rrjetet sociale. Ju mungon ndoshta edhe rrethi i tij. Mirëpo merreni shtruar. Mendoni me gjak të ftohtë se a do të funksionojnë vërtetë gjërat kësaj here? Pyesin vetën “A do të jem e lumtur nëse kthehem me ishtë dashurin?”. Ama bëhuni realiste. Flisni me njëritjetrin dhe tregoni se çfarë doni Nëse e keni ndarë mendjen dhe doni të ktheheni me ishtë dashurin atëherë kontaktojeni. Takohuni dhe flisni me të. Gjeni mënyrën tuaj, ose thuajani drejtpërdrejt ose gradualisht pas disa takimesh duke nënkuptuar. Mirëpo mos harroni, për ju ky është një shanc i artë për të vendosur të gjitha letrat në tavolinë. Të dy flisni hapur dhe tregoni çfarë ndjeni, çfarë doni nga kjo lidhje dhe çka prisni nga njëritjetri. Nëse më parë diçka madhore ka munguar mes siç duhet. Trajtojeni rikthimin si kapitull të ri në një libër të vjetër Kthimi bashkë padyshim se është një kapitull i ri. Kur ktheheni së bashku me ishtë dashurin ndajeni imagjinatën nga realiteti. Mos ngatrroni të kaluarën me të tashmën. Mos u habisni nëse shihni se ky person ka ndërruar sado pak. Kjo varet sa kohë ka kaluar nga ndarja, mirëpo njerëzit ndonjëherë ndryshon. Ju në fakt nuk keni opsion më të shëndosh se sa t’i besoni. T’i besoni atij dhe lidhjes tuaj. Flisni sa më shumë me njëritjetrin dhe bëhuni gati ta falni njëritjetrin sërish nëse ka nevojë. Flisni për gjërat që keni bërë sa ishit të ndarë si dhe për të ardhmën Pas ribashkimit është gjithmonë e shëndetshme të flitet për gjërat që kanë ndodhur sa ishit ndarë. Tregoni partnerit eksperiencat dhe përjetimet që keni pasur gjatë asaj periudhe dhe kërkoni të njëjtën edhe prej tij. Kësisoj ju nuk do të hasni në ndonjë befasi të papritur në të ardhmen.  Pas kësaj flisni edhe për ëndrrat dhe planet e së ardhmës. Gjeni gjuhën e përbashkët dhe motivin për këtë lidhje të nisur sërish.  Për fund një këshillë: Mos prisni mrekulli. Mos harroni se sado që të dy mund të keni ndryshuar, në fund të fundit në esencë jeni personat e njëjtë. Me të mirat dhe të metat tuaja. Prandaj para se të pyesni vetën “Si te pajtohem me te dashurin?” pyeisn vetën “A e dua me të vertetë këtë gjë?”.
https://www.dua.com/sq/peja/
Peja – qytet i gjelberimit, kultures dhe tradites
Peja cilësohet si ‘Lulja e Dukagjinit’. Të paktën kështu thotë një këngë e vjetër dhe tejet e bukur shqipe për qytetin e Pejës. Peja është ndoshta qyteti më e ekologjk. Ajo e ka më se 70% të sipërfaqes të mbuluar me gjelbërim. Qyteti i Pejës është ndërtuar poshtë regjionit malor të Rugovës. Kurorat e maleve përveç se i japin ajrin e pastër, i bëjnë hije e ja shtojnë bukurinë qytetit veri-perendimor të Kosovës. Përpos bekimit me gjelbërim që e gëzon, në qytetin e Pejës gërshëtohen edhe tradita e kultura. Ky është një nga ato qytete shqiptare që ruan ende gjurmët e Ilirisë. Mes kulturës, traditës e religjionit lartohet Peja Ta vizitosh Pejën do të thotë të shtegtosh nëpër kohëra të ndryshme. Duke filluar nga kohërat ilire, bizantine, otomane, luftërat botërore e deri në ditët e sotme. Po e vizituat këtë qytet do të hasni në gjurmë të objekteve të ndryshme historike, që kanë mbetur nga kohërat e ndryshme. Edhe pse gërmadhat janë mbuluar dhe nuk janë bërë hulumtime arkeologjike ende mund të fillohet me historinë ku qyteti i Pejës ka qenë i shtrirë në periudhat ilire. Po shkuat në Pejë mos e lini pa vizituar objektet fetare. Shëtisni nepër xhamitë dhe kishat katolike e ortodokse dhe në teqe. Pastaj për të mësuar më tepër për mënyrën e jetës së pejanëve ndër vite vizitoni edhe Hamamin e Haxhi Beut, apo Mullirin e Haxhi Zekës. Unike janë edhe kullat në Pejë të ndërtuara nga guri. Edhe shtëpitë e vjetra qytetare. Kultura e veshjes dhe traditat e vjetra të banorëve. Shumë prej këtyre ambienteve sot janë kthyer në biznese në fushën e gastronomisë. Gjë që jau lehtëson vizitimin dhe shijimin e tyre. Nga artizanatet, tek turizmi e gastronomia Argjendaria, punimi i qelesheve, farkëtaria dhe saraçët. Këto janë artizanatet që për vite të tëra dikur kanë mbajtur gjallë ekonominë lokale e familjare  të Pejës. Qyteti i Pejës njihet qysh nga kohërat e hershme, si qytet tregtar dhe artizanal. Pra, ka një numër të madh të artizanateve,  që janë punuar me një përkushtim të madh nga mjeshtërit. Nga ata të cilët punën e tyre e kanë bartur brez pas brezi deri në ditët e sotme. Gjurmët e tyre shihen edhe sot në dyqanet e vogla e të mbetura. Megjithatë sikur secili qytet tjetër, as Peja sot nuk numron shumë artizanë. Hovin ekonomik siç duket sot qytetit të Pejës ja jep gastronomia si dhe turizmi malor që zhvillohet në këto anë. Shkaku i gjitha veçorive që ky rajon ka, turistët vendor e ndërkombëtar nuk i mungojnë Pejës në asnjë stinë të vitit. Plotë natyrë e ujë të rrjedhshëm Peja ka pasuri të mëdha natyrore, e cila e rrethon në pjesën veriperëndimore dhe gjendet vetëm 1 km larg nga qendra e qytetit. Pasurinë më të madhe e përbën regjioni malor i Rugovës. Atje ku gjenden Gryka e Rugovës, Lumbardhi, liqenet në lartësi prej 1860 m. Pastaj shpellat, burimet e shumta, si dhe ujëvarat  përgjatë  grykës. Shtohet këtu dhe pasuria e florës dhe faunës, majat malore mbi 2000 m etj., të cilat u ofrohen për shfrytëzim vizitorëve. Një nga atraksionet kryesore të qytetit të Pejës është edhe Ujëvara e Drinit me gjatësi prej 30 m, e cila vizitohet gjatë tërë vitit nga vizitorët e shumtë vendor dhe të huaj. Ujëvara është pjesë e sistemit të vargmaleve të Bjeshkëve të Nemuna. Po ashtu, brenda qytetit, pothuajse në çdo kënd, ekzistojnë oazat e gjelbëruara, të cilat ia shtojnë bukurinë qytetit, mbajnë ajrin e freskët dhe mundësojnë relaksimin e qytetarëve.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-pitalka-ramazani/
Qysh me përgaditë pitalka ramazani?
Përbërësit: 500 gram miell 300 ml ujë 1 lugë majë buke kripë djathë. Përgaditet brumi me ujë të ngrohtë, miell , majë dhe kripë. Përzihet brumi dhe vendoset në vend të ngrohtë që të dyfishohet, përafërsisht 1 orë. Nga brumi i përgaditur shtohet më lugë në tavolinë të përmillur, dhe ngjeshen kuleqët sa të mos ngjitet brumi për duar. Tëhollohen dhe vendosen në tepsi të lyer me yndyrë. Mbulohen, dhe qëndrojnë në vend të ngrohtë edhe 20 minuta tjerë. Vezët tunden, shtohet djath i troshitur dhe mëlmesa sipas dëshirës. Hapen në mes pak pitalkat dhe shtohet pak nnga masa e djathit. Shtohet susam apo fara të zeza dhe futen në temperaturë të nxehtë për tu pjekur për 15 minuta. Shërbehen të nxehta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-krofne-jogurti/
Qysh me përgatit krofne jogurti sipas recetës tradicionale?
Krofne jogurti – recetë e pagabueshme për t\’ju falur shijen më të mirë të mundshme të krofneve. Shoqërojini me mbushje me recel ose nutella. Janë super fantastike.  Përbërësit për krofne jogurti: 3 vezë, 1 gotë kos ose jogurt, 14 lugë miell, 1 qeskë pluhur paste, vaj për fërgim, sheqer pluhur. Përgatitja: Përziejmë tharmin me pak qumësht të vakët dhe i hedhim pak sheqer e pak kripë nga masa që përmendem më lart. E lejmë 10 min deri sa të vie. Pastaj aty qesim edhe kripen dhe sheqerin tjetër dhe 4 t`kuqtë e vezëve. I perziejmë me dorë gradualisht duke e shtu miellin dhe duke i shtu të bardhat e vezëve një nga një. I perziejmë ashtu deri sa të formohet një brum i cili nuk të ngjitet për duar.P astaj brumin e qesim në një enë dhe e mbulojmë e lëmë deri sa të vie. Kur të vie brumi e përziejmë me duar te lagura në ujë. Përsëri e lëmë të vie dhe kështu 2 apo 3 her e përsërisim këtë procedurë. Në fund e qesim mbi tavolinë i qesim pak miell dhe e tëhollojmë me tëhollues. Me gotë uji nxjerrim forma të rrumbullakta dhe i lëmë te mbuluara ashtu për gjysëm ore. Ngrohim vajin dhe krofnet fillimsht i rrotullojmë(ana që ka qenë përmbi e qesim ne vaj më së pari) dhe i qesim të fërgohen.Përmbi iu qesim sheqer pluhur,apo i mbushim me marmeladë ose eurokrem. Krofne janë donuts të mbushura me ajër. Ato janë të rrumbullakëta dhe zakonisht mbushen me pelte, reçel, reçel ose çokollatë, si dhe gjalpë, nutella dhe kanellë. Ato gjithashtu mund të mbushen me krem ​​kremi, ose krem, por kjo zakonisht është më pak e zakonshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-kek-me-karrote/
Qysh me përgatit kek me karrotë – kombinim i shkëlqyer!
Nëse nuk keni provuar ende kek me karrotë ju sygjerojmë të mos e paragjykoni nga emri por ta provoni gjithsesi! Ky kek është një nga ëmbëlësiat më të mira dhe të lehta që mund të hani. Nëse keni edhe fëmijë ju garantojmë që edhe ata do ta adhurojnë! Më poshtë lexoni recetën, e cila është mjaftë e lehtë! Përbërësit per kek me karrotë: 300 gr karrota 4 kokrra vezë 150 gr sheqer Lëngu e një portokalli 200 gr miell 1 lugë çaji sodë buke 150 ml vaj Për kremin e vanilles Krem për tundje 250 gr sheqer pluhur 4-5 lugë gjelle lëng limoni Arra për dekor sipër – sipas dëshirës Përgatitja: Ngrohni furrën në temperature 180 gradë. Më pas, pastroni karrotat, largojuni lëkurën dhe grijini imët përmes një rende kuzhine. Rrihni vezët në një tas dhe shtoni më pas sheqerin.Rrihini bashkë derisa sheqeri të shkrijë. Shtoni më pas vajin dhe vijoni t’i përzieni duke shtuar njëkohësisht karrotat e grira. Shtoni më pas dhe lëngun e portokalles dhe përziejini mirë që të gjithë përbërësit. Vendosni miellin në një tas dhe shtoni aty sodën e bukës.Përziejeni të gjitha bashkë. Më pas miellin gradualisht e shtojmë pak e nga pak në enën ku kemi masën me karrota dhe vezë. Përzjeini mirë dhe të gjithë masën vendoseni në tepsi. Futeni të piqet në furrën e parangrohur për 45-50 minuta derisa keku të marrë një ngjyrë të artë të praruar. Pasi të jetë pjekur lëreni të ftohet.Në fund përgatisni nëse dëshironi kremin e tundur në mikser. Përzjeni sheqerin pluhur me lëng limoni derisa masa të krijohet në masë në formë kremi. Lyeni gjithë sipërfaqen e kekut me kremin glase dhe lëreni të ngrijë për pak minuta dhe më pas shijojeni.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-plotesu-profilin-me-update-in-e-ri-te-dua-com/
Qysh me plotësu profilin me update-in e ri të dua.com?
Me update-in e ri të dua.com profili juaj mund të duket edhe më i kompletuar. Duke shtuar preferencat, hobit, gjuhët që flisni e qëllimet tuaja për jetë, ju i lehtësoni vetës gjetjen e dashurisë. Mirëpo si mund ta bëni këtë? Së pari shkoni në app store ose play store dhe sigurohuni që keni versionin e fundit të dua.com. Pastaj shkoni tek edit information dhe krahas informateve që tashmë keni aty, shtoni edhe të tjerat që tashmë ju shfaqen si opsione. Mund të tregoni p.sh, a e pini duhani apo jo. A planifikoni të keni fëmijë, a ju pëlqen më tepër futbolli apo basketbolli, etj. Përse është e rëndësishme kjo? Nësë e plotësoni profilin me informata që tregojnë se çfarë lloj personi jeni ju, të tjerët e kanë më lehtë t’ju pëlqejnë. Madje me update-in e ri të dua.com arritja e matches dhe e likes është edhe më e lehtë! Kur ju zgjedhni preferencat e juaja, p.sh, notin, shëtitjen, zhandrin e muzikës etj, nëse dikush tjetër ka të njëjtat perferenca, ato automatikisht do të theksohen me të gjelbër. Kështu e keni më të lehtë  të identifkoni se me kë përshtateni më shumë. Lidhuni me shqiptarët kudo që janë Aplikacioni dua.com tashmë ka shtrirje në gjithë botën. Me numrin e përdoruesve që po rritet çdo ditë, po shtohen pa dyshim edhe njohjet, miqësitë e lidhjet mes njerëzve. Nëse ende nuk jeni bërë pjesë e këtij komuniteti, shkarkoje tani!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-aromen-e-ushqimit-nga-duart/
Qysh me largu aromen e ushqimit nga duart tuaja?
Qysh me largu aromen e ushqimit nga duart tuaja? Ushqimet përgjithësisht mbajnë aromë para, gjatë dhe pas gatimit të tyre. Askush nuk do t’i rezistonte dot aromës së këndshme të biskotave të pjekura apo në një rast tjetër aromës së një pice. Por, nga ana tjetër ju nuk do të donit kurrsesi që duart tuaja të mbanin erë ushqimi apo jo? Sidomos jo erë hudhrash, qepësh, prodhime e deti, lloje të ndryshme mishi, të cilat janë produkte të cilat kanë vërtetë një .Si rrjedhojë, teksa i gatuani ato lënë një aromë e cila mund të qëndrojë me ju për orë të tëra, edhe pasi ju i keni larë disa herë duart tuaja. Mund t’i doni shumë këto ushqime, por aromën e tyre me siguri që jo. Për fat të mirë, ka disa mënyra se si mund ta zgjidhni këtë problem, dhe me siguri shumicën e gjërave që ju nevojiten i keni rreth jush në kuzhinën tuaj. Lëngu i limonit largon aromen e ushqimit Lëngu i limonit ka aftësi të neutralizojë aromat e pakëndshme, veçanërisht ato të ushqimeve. Ai punon veçanërisht me aromën therëse të peshkut. Provoni të lani duart me lëng limoni, ose fërkojini ato me një gjysmë limoni dhe më pas lajini ato me ujë të pastër. Llumi i kafesë Është një nga mënyrat më të mira për larguar aromën e ushqimit. Merrni disa kokrra kafeje ose kafe të bluar dhe fërkoni me to duart tuaja. Mbajini derisa era të jetë zhdukur tërësisht dhe më pas lajini duart me ujë dhe sapun. Mund të mos e doni shumë kafenë, por kjo metodë do të jetë një shpëtim për ju. Sodë buke Çfarë nuk mund të bëni me sodë buke? Ia vlen të quhet përbërës “universal” për shkak të përdorimeve të shumta që ka. Në këtë rast, vjen si një neutralizues i shkëlyer i aromës së ushqimeve. Shtoni një lugë çaji në duart tuaja dhe lajini ato njëkohësisht me ujë e sapun si zakonisht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-qene-i-qete-ne-fund-te-dites/
Qysh me qenë i qetë në fund të ditës?
Ritmi i ditës është intensiv që nga puna, familja, faturat, detyrat e shtëpisë së fëmijëve dhe në fund të ditës jemi të ezauruar.  Të pushosh nuk do të thotë vetëm të flesh gjumë, por të qetësosh mendimet dhe të dish të krijosh hapësirën e nevojshme për të qetësuar trupin dhe mendjen. Ekspertët japin disa sugjerime për të gjetur një moment qetësie për veten. Dhe kur kthehemi në shtëpi pas ditës intensive jemi në mënyrën “Duhet të bëj…”. por duhet të mendojmë pak për veten për të qetësuar shpirti dhe mendjen dhe të përgatisim një natë të qetë të pasur me ëndrra dhe mendime pozitive. Ngadalësoni Të shëtisësh të bën mjaft mirë dhe jo vetëm fizikisht. Të bën mjaft mirë dhe për mendjen dhe nuk do shumë mundim të gjesh momentin e duhur. Për shembull kur jeni të detyruar të përdorni makinë, mund të parkoni dy blloqe pallatesh më tutje dhe të bëni në këmbë një copë rrugë. Qoftë me diell apo me shi ecja në këmbë të bën mirë për të larguar problemet, çlodhur këmbët, dhe lehtësuar mendimet. Çështje ndjenjash Të ledhatoni veten në fund të ditës me një surprizë të vogël do ju bëjë mirë. Mjafton një këngë, apo leximi i një libri, ushtrime fizike në shtëpi,not, apo qoftë dhe një telefonatë me një mik që keni pak kohë që nuk keni folur. Na bën të ndihemi më mirë. SPA në kushte shtëpie Një dush është mjaft i mirë për të larguar tensionin e ditës, të hidratosh organizmin dhe të heqësh mendimet negative. Alternimi i ujit të ftohtë dhe të ngrohte ju ndihmon shumë për hidratimin dhe largimin e toksinave, falë zgjerimit të venave dhe stimulit termik. Është ora e heshtjes sigurisht që në telefon gjejmë gjithcka, por ndoshta gjatë këtyre orëve duhet ta kthejmë në mënyrën e heshtur që të mos shqetësohemi. Çaj i ngrohtë Një filxhan çaj pas një darke është një mrekulli. Mjafton një filxhan me ujë të ngrohtë, pak xhinxher, mjaltë, dhe limon. Është një ilaç kundër inflamacioneve të gojës dhe dhimbjeve të fytit.
https://www.dua.com/sq/zbukurime-per-dasma/
Zbukurime per dasma – Ide si ta bëni dasmen tuaj të veçantë
Zbukurime per dasma shohim gjithandej ne reklama, fotografi profesionale, e organizime të ndryshme. Tabela e PërmbajtjesPërcaktohuni për një motiv, ngjyrë, stilCila është lulja juaj e preferuarëPërdorni drita të ngrohta si zbukurime per dasmaPërdorni fotografitë tuaja si çiftSillni aparat instant për foto momentaleShkruani disa fjalë zemreDhuroni diçka unike pjesëmarrësveMini-vazo me lule të gjallaÇokolladaKavanoz me mjaltë Mirëpo të gjithë kemi dëshirë që dasma jonë të jetë unike. Për këtë aryse, në këtë blog ne do t’ju udhëzojmë se si ta zbukuroni dasmën tuaj në mënyrë unike! Nganjëherë janë detajet më të vogla ato që i sjellin ndryshime më të mëdha. Prandaj, na besoni në udhëzimet tona, që në shikim mund t’ju duken të thjeshta, por do të ua bëjnë dasmen shumëfish më të bukur! Përcaktohuni për një motiv, ngjyrë, stil Para se të filloni të mendoni për detajet tjera, vendosni se çfarë stili do të ketë dasma juaj. Do të jetë në ambient të hapur, apo të mbyllur? Pastaj kur flasim per zbukurime per dasma duhet ta keni parasysh që edhe stina në të cilën mbahet dasma ka shumë rëndësi, për ngjyrat, lulet, etj. Sygjerimi jonë është që në dasma të përdoren gjithmonë ngjyrat e hapura. E bardha, e kremta, roza, vjollce e hapur, pjepëri, etj. Të gjitha këto do t’i japin çdo ambienti hijeshi, ngrohtësi dhe atmosferë të mirë. Kur të keni një ngjyrë bazë, një motiv, planifikimi i zbukurimeve të tjera të dasmës do të jetë edhe më i lehtë. Cila është lulja juaj e preferuarë Nuk ka vajzë që nuk ka një lule të preferuar, që me gjasë e ka dashur, prej që ka qenë e vogël. Mendoni se si do ta integroni këtë lule në dekorin tuaj të dasmës. Ju mund ta përdorni në tavolina si zbukurime per dasma, ose mund ta integroni në buqeten tuaj të nusërisë. Prania e lules tuaj të peferuar do t’ju bëjë të ndiheni vetvetja. Prandaj mos hezitoni ta bëni pjesë të ditës tuaj të veçantë, pa marrë parasysh. trendet dhe modën. Përdorni drita të ngrohta si zbukurime per dasma E thamë edhe më lartë, kur flasim për zbukurime per dasma duhet të flasim dhe për drita e ndriçim! Organizioni një dasëm të ndritshme. Në dekorin tuaj të dasëm përdorni drita të ngrohta që do t’i japin vendit një atmosferë feste. onsultohuni me personat rreth jush se ku dhe si mund t’i shpërndani ato drita në ambientin e zgjedhur për dasmën tuaj, në mënyrë që gjithçka të jetë perfekte dhe siç duhet! Përdorni fotografitë tuaja si çift A keni menduar ndonjëherë t’i përdorni fotografitë tuaja si çift si zbukurime per dasma? Nëse nuk e keni bërë ende, mendojeni si ide! Zgjdhni fotografitë më të mira që keni si çift dhe vendosni ato si pjesë tē dekorit. Mund të filloni me fotografitë e lezetshme që keni nga takimet e para, e deri tek fotot e pak ditë para dasme. Ka disa mënyra për t’i përdorur ato. Mund të krijoni një mur me fotografi në hyrje të dasmës tuaj. Mund t’i lidhni në një litar dhe ta varni rreth sallës së dasmës apo edhe mund t’i vendosni disa prej tyre në tavolinat e mysafirëve. Sillni aparat instant për foto momentale Kur jemi te fotografitë, në ditët e sotme të gjithë jemi të fiksuar pas tyre. E dimë që në dasmën tuaj nuk do të mungojë një fotograf profesional. Mirëpo, pse të mos shkoni një hap më tejë dhe të bëni diçka unike? Merrni disa aparat që bëjnë fotografi të çastit, instante, dhe vendosni nëpër disa pika të dasmës tuaj. Kësisoj, mysafirët tuaj mund të shkrepin fotografi spontane, të krijojnë kujtime të bukura dhe ta pasurojnë edhe më tepër Shkruani disa fjalë zemre Dita e dasmes tuaj është dita kur ju të dy si çift nisni jetën tuaj bashkëshortore. Është koha të reflektoni dhe të jepni dashuri. Gjithashtu edhe të falenderoni të gjithë ata persona që ju kanë qëndruar pranë në këtë rrugëtim tuaj të përbashkët si çift. Prandaj, për të dhënë mesazhe të tilla ju mund ta shfrytëzoni letren dekoruese që vendoset mbi pjata. Dhuroni diçka unike pjesëmarrësve Nga një dhuratë e vogël për secilin mysafirë është bërë zakon në dasmat moderne. Mirëpo nëse nuk dëshironi të dhuroni të zakonshme, si bombonet, ne kemi disa sygjerime unike për ju! Mini-vazo me lule të gjalla Si mirënjohje për pjesëmarrjen e tyre, ju mund t’i dhuroni secilit mysafirë nga një lule të vogël të cilën mund ta marrin me vete, mund ta rrisin dhe ta kenë si kujtim nga dasma juaj. Ngjitur me lulen ju mund ta lini edhe një shënim të lezetshëm si “Merreni në shtëpi dhe rriteni me dashuri”. Çokollada Të gjithve ju pëlqejnë çokolladat. Prandaj ju asesi se nuk do të gaboni nëse i dhuroni mysafirëve tuaj çokollada. Zgjdhni disa të shijshme dhe të lezetshme në mënyrë që të shkojnë mirë me dekorin tuaj. Kavanoz me mjaltë Nëse po kërkoni zbukurime per dasma unike, si dhe dhurata për mysafirë, atëherë përdorni mini-kavanoz me mjaltë. Mjalta në fakt është simbolikë e qëlluar, për shkak të ëmbëlësisë dhe jetëgjatësisë që ka. Prandaj pse jo? Tregohuni kreativ në ditën tuaj të veçantë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-patate-te-skuqura-ne-tigan-stil-francez/
Qysh me përgatit patate të skuqura në tigan, stil francez?
Patate të skuqura në tigan janë një nga kënaqësitë më të thjeshta të jetës. Gjithçka që ju nevojitet janë disa patate, pak yndyrë dhe shumë kripë. Kjo shumëllojshmëri franceze i ngre në piedestal patatet e skuqura, sidomos me shtimin e qepëve të karamelizuar dhe shumë gjalpë. E çfarë mund të mos i pëlqesh këtij kombinimi? Serviret: Për 4 veta Koha e përgatitjes: 45 minuta Përbërësit për patate të skuqura:  2 patate ruse, të qëruara dhe të prera në raunde të trasha, 3 lugë gjelle gjalpë, 3 lugë gjelle vaj perimesh, 2 qepë të vogla, të prera hollë, Majdanoz të copëtuar, Kripë Kosher dhe piper. Përgatitja: Mbulojini patatet me ujë të ftohtë pasi t’i keni qeruar e prerë. Lërini të ziejnë derisa të zbuten, rreth 4 minuta. Kullojini plotësisht. Nxehen 1 lugë gjelle gjalpë dhe 1 lugë gjelle vaj në një tigan të madh deri sa të zbehen, shtoni gjysmën e patateve të përgatitura dhe 1/2 e qepëve. Lëreni të gatuhen derisa patatet të fillojnë të skuqen dhe qepët të bëhen të arta, për rreth 5 minuta.Shtoni pjesën tjetër të gjalpit, vajin, patatet dhe qepët dhe vazhdoni të gatuani, duke i përzier deri sa të zbuten dhe skuqen të gjitha qepët, rreth 15 minuta. Hiqeni nga nxehtësia dhe përzieni në majdanoz. Shtoni kripë dhe piper përpara se ta servirni. Ju bëfshin mirë!
https://www.dua.com/sq/pushimet-verore/
Pushimet Verore
Pushimet Verore jane këtu! Shkollat ​​janë mbyllur tashme dhe koha është e shkëlqyer për tu argëtuar. Pishinat janë hapur si dhe sezoni i plazhit më në fund ka nisur. Shumë njerëz e duan verën, por për fat të keq përfundojnë duke bërë të njëjtat gjëra. Pse të mos e bëni këtë verë pak më ndryshe? Këtu ju kemi sjellë disa ide për të zgjedhur se cfarë mund të bëni ndryshe këtë stinë të bukur. Para se vera të përfundojë. Shkoni për një piknik Duket pak si e dalë mode, por një piknik mund të jetë ende shumë argëtues. Vendosni pak ushqim në një shportë ose pije freskuese, shkoni të gjeni një vend me gjelbërim, uluni dhe hani një vakt. Merrni miqtë ose familjen tuaj dhe kaloni një përvojë që do të mbani mend. Vetëm sigurohuni që të shmangni milingonat dhe insektet! Shkëputuni nga interneti Të gjithë janë në internet këto ditë. Disa njerëz do ta mbajnë fytyrën drejt telefonave të tyre edhe kur janë jashtë. Ndaj këtë verë, sigurohuni që ta keni mbyllur telefonin, të largoheni nga kompjuteri dhe të përjetoni jetën pa internet. Sigurohuni që të ndaleni dhe të shihni miqtë tuaj. Ka shumë gjëra që mund të bëni, njerëzit janë argëtuar edhe para se interneti të bëhej një forcë dominuese në jetën tonë. Truri juaj do t’ju falënderojë. Provoni diçka që nuk e keni provuar kurrë më parë Kur ishim fëmijë, vera ishte koha e eksplorimit. Ne përfitonim nga koha e lirë për të provuar shumë gjëra të reja dhe për të filluar të përpilonim përvoja që përfundimisht do të bëheshin kujtime të çmuara. Pse duhet të ndaleni tani që jeni rritur? Kanë mbetur shumë gjëra për të provuar dhe keni tre muaj të tërë për t’i bërë ato! Shkoni me parashutë ose bëni ski në ujë. Bëni një udhëtim rrugor në një vend që nuk keni qenë kurrë më parë. Mundësitë janë të pafundme dhe ato do të jenë kujtimet tuaja të çmuara për vite me radhë. Shkoni me pushime Kjo dihet, megjithatë nuk do të thotë se nuk është e rëndësishme të përmendet. Rutina e jetës së përditshme mund të jetë stresuese. Të shkoni me pushimet verore do t’ju ndihmojë të largoheni nga të gjitha streset e jetës suaj të përditshme. Karikohuni duke pushuar mjaftueshëm dhe jepini vetes një ndryshim mendor dhe emocional. Nuk dëmton edhe nëse argëtoheni gjatë pushimeve tuaja. Bëni disa punë shtëpie Oborri juaj ndoshta mund të ketë nevojë për disa drita. Lulet ndoshta u duhen ndërruar vazot apo edhe bari do prerë. Nëse nuk keni oborr, pastroni bufenë, ajrosni dollapin tuaj dhe pastroni shtëpinë me themel. As që e vëm në dyshim se ekziston një listë e gjatë punësh të cilat nuk kanë fund. Shtëpia ka gjithnjë dicka për të bërë. Bëjeni! Shkoni të shihni disa fishekzjarre Një shfaqje e mirë fishekzjarresh mund të jetë e bukur dhe të lë pa frymë. Informohuni në qytetin tuaj nëse ka ndonjë organizim të tillë. Ose aty ku jeni me pushimet verore, interesohuni nëse ka ndonjë koncert apo shfaqje. Nëse jo, bëhuni një grup miqsh dhe organizoni shfaqjen tuaj personale me fishekzjarre. Kjo është një përvojë që nuk duhet humbur dhe të duhet ta bëni patjetër këët verë. Shkoni për shëtitje ose kamping Të shijosh natyrën është gjithmonë një sugjerim i mirë. Merrni çadrën tuaj të vjetër të kampingut, çantën e shpinës dhe merrni malin. Gjumi në natyrë mund të jetë një përvojë çliruese dhe freskuese. Do të jeni larg civilizimit, larg Internetit dhe do të lidheni me natyrën. Jua sugjerojmë përzemërsisht këtë eksperiencë të paharrueshme.
https://www.dua.com/sq/ngjyrosja-e-flokeve/
Ngjyrosja e flokeve
Ngjyrosja e flokeve, nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të thjeshtë për të patur një pamje të re, pa shpenzuar shumë para. Nuk është e nevojshme që të ndryshoni pamjen tuaj duke blerë veshje mode.  Këto të fundit mund t’ju kushtojnë shumë shtrenjtë. Ndoshta kërkojnë aksesorë të ndryshem për të rritur elegancën tuaj. Më mirë mbani veshur ato që keni në garderoben tuaj sepse duke ndryshuar ngjyrën e flokëve do të ndryshoni pamjen tuaj e përgjithshme. Shumëllojshmëri të ngjyrave Marrja e vendimeve për ngjyrën e përshtatshme të flokëve për ju duhet të bazohet kryesisht në ngjyrën e lëkurës tuaj. Madje edhe stinët e ndryshme gjatë gjithë vitit duhen marrë parasysh. Zgjedhja e një ngjyre të flokeve mund të varet nga edhe nga vendi apo eventi në të cilin do të merrni pjesë. Një nga tendencat e nxehta në vitin e ardhshëm do jetë përdorimi i më shumë se një ngjyrë për lyerje. Disa njerëz kërkojnë të ju bëhet ngjyrosja e flokeve duke përfshirë edhe mjekren. Lyerja e mjekrës mund t’ju duket e çuditshme, por duhet të pranoni si trend. Mos harroni se zgjedhja e ngjyrës që ju përshtatet është shumë e nevojshme. Prandaj jeni përgjegjës dhe duhet të jenë të kujdesshëm në zgjedhjen tuaj.
https://www.dua.com/sq/interviste-pune/
Interviste pune – 5 pyetjet që duhet t’ia bëni punëdhënësit
Interviste pune, të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se për tu përgatitur ate duhet përkushtim, mund dhe mbi të gjitha nuk duhet të kesh frikë nga asnjë pyetje që të drejtohet. Tek shumë artikuj kemi folur se si ne duhet tu përgjigjemi pyetjeve të caktuara që na drejtohen. Po kur vjen momenti që duhet t’u drejtojmë ne pyetje atyre, cfarë duhet të themi? Për këtë arsye sot do t’ju sjell disa alternativa pyetjesh që mund të drejtoni ju kundrejt intervistuesëve në fund të një intervistë pune. Kur të vijë momenti që do t’ju pyesin: A keni ndonjë pyetje për ne – Ja cilat janë 5 pyetjet që duhet t’ua bëni: A mund të më tregosh pak a shumë një ditë të zakonshme për rolin e punës që po intervistohem? Kjo pyetje, në varësi të përgjigjes së intervistuesëve do të ndihmojë të kuptosh më mirë se çfarë përgjegjësish të presin. Jo vetëm kjo, por do të tregojë edhe mënyrën se si ata presin prej teje organizimin e objektivave dhe realizimin e tyre. Ndaj është një pyetje e domosdoshme në një intervistë pune. Cila është kultura e ndërmarrjes? Pyetje të tilla i vënë shpësh në vështirësi intervistuesit, mirëpo tregojnë mendjemprehtësinë tuaj. Kultura e një ndërmarrjeje është një domosdoshmëri për tu ditur para kohe. Nga ana tjetër ti ke nevojë të dish edhe se si kontriubon një ekip dhe a i dihet vlera e punës që ky ekip kryen. Çfarë quhet arritje e sukses në këtë pozicion pune që po intervistohem dhe si matet? Kjo pyetje është e rëndësishme për karrierën tënde. Në momentin që ti futesh në një kompani, synimi yt sigurisht është që të rritesh me kompaninë. Nëse kompania nuk ka një plan të saktë matjeje për vlerat e një punëtori, atëhere kini kujdes sepse nuk ia vlen të punosh aty. Kjo sepse nëse një kompani nuk e ka të qartë mënyrën e matjes së arritjeve të një punëtori do të thotë se ju nuk do të vlerësoheni kurrë mjaftueshëm për punën tuaj. Pse iu bashkove kësaj kompanie dhe cila është arsyeja që punon ende këtu? Me këtë pyetje do të kuptosh më mirë se si është marëdhënia punëdhënës e punëmarrës. Nëse nje punëtor flet me entuziazëm e kënaqësi për vendin e punës ku është kjo do të thotë se edhe ti do ndihesh në të njëjtën mënyrë. Jo gjithmonë, por ka një shans të mirë që po. Në varësi të përgjigjes që do të marrësh do kuptosh më tepër rreth mardhënieve të brëndshme profesionale. Ku e shihni kompaninë në 5 vitet e ardhshme? Kësaj i them unë pyetja 1 milon dollarëshe. Zakonisht kur na drejtohet kjo pyetje neve, stepemi, pasi planet nuk na dalin përherë. Megjithatë, nëse një intervistues stepet tek kjo pyetje e nuk di si të të përgjigjet do të thotë që kjo kompani nuk është e qëndrueshme. Një kompani e tillë jo vetëm që do të sjellë pasiguri në jetën tënde, por as nuk do të garantoj rritje profesionale. Ndoshta me shumë mundësi as siguri për vendin e punës për të cilin ti po intervistohesh. Kini parasysh se ndonjëherë pyetjet që bëni janë po aq të rëndësishme sa përgjigjet që jepni. Mos lejoni që të testohet vetëm përgatitja juaj si punëtor i ardhshëm në atë kompani, por edhe përgatitja dhe pritshmëria që këni ju ndaj asaj komanie. Suksese! Si të bëhemi gati për një intervistë pune? Kur na caktohet një intervistë pune shumë gjera na sillen në kokë. E rëndësishme është të jemi të qetë dhe të shfrytëzojmë kohën qe kemi në dispozicion për tu përgatitur.  Duhet të paraqitemi sa më mirë të jetë e mundur. Nëse jeni ftuar në atë intervistë punë do të thotë se keni aplikuar dhe e doni atë pozitë. Për këtë arsye shiheni intervistën si hap pozitiv dhe mos u frikësoni nga ajo. Me disa teknika të lehta ju do të ja dilni shumë mirë! Mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur Sado e thjeshtë të jetë puna për të cilën keni aplikuar në një intervistë pune mos shkoni asnjëherë pa u përgatitur. Është koha të lexoni edhe njëherë specifikat e vendit të punës për të cilin keni apikuar. Gjithashtu duhet të kërkoni në internet informata mbi kompaninë për të cilën aplikoni. Kështu do të jeni të përgatitur se çfarë ju pret. Do ta keni më të lehtë të përgjigjeni në pyetjet që janë parashtruar për ju. Përpiloni në mendje një prezantim për vetën Pa marrë parasysh cila është pozita për të cilën keni aplikuar apo cilës fushë i takoni, juve do të ju duhet të flisni për vetën. Përmës këtij prezantimi disa minutësh që bëhet në fillim shumica e punëmarrësve e marrin vendimin e tyre. Prandaj përgatituni se çfarë do të thoni. Mos flisni tëpër shkurtë por përpiquni të jepni informata të rëndësishme. Një intervistë pune nuk është vendi ku duhet të jeni modest. Prandaj flisni hapur për shkathtësit dhe përvojat tuaja. Pyesni intervistuesin nëse ka ndonjë paqartësi. Mos harroni pyetjet më të shpeshta të intervistave  Pyetja e parë dhe më e rëndësishmja që një punëdhënës zakonisht e bën gjatë intervistës për punë është:  “Më trego për vetën tënde”.  Duhet ta dini që përgjigjja juaj në këtë pyetje përcakton pjesën tjetër të intervistës. Pastaj patjetër se do të keni edhe pyetje të tjera si: “Pse keni aplikuar për këtë vend pune?”, “Çfarë mund të bëni ju për neve?” , Çfarë dini për këtë kompani?. Intervistuesi mund të pyes edhe “Çfarë ju dallon juve nga të gjithë kandidatët e tjerë që kanë aplikuar për këtë punë?” apo “Cilat janë pikat e juaja të forta dhe të dobëta?”. Një pyetje tjetër që bëhet shpesh është edhe “Ku e shihni vetën pas pesë vitesh? Para se të shkoni në intervistë kujdesuni të gjëni përgjigje për këto pytje. Pastaj gjërat e tjera do të rrjedhin më  lehtë dhe më spontanisht. Mos u vononi dhe kujdesuni për pamjen tuaj Në fund, por jo me më pak rëndësi janë edhe këto dy gjëra. Fakti se në një intervistë pune nuk duhet të vonoheni kursesi dhe dukja juaj. Së pari le të flasim për vonesën. Kjo nuk duhet të ndodh kursesi. Gjithmonë nisuni më herët për një intervistë pune. Sidomos nëse nuk e dini lokacionin e saktë. është gjithmonë më mirë të mbërrini pak më herët e të rahatoheni se sa të vonoheni. Nëse vonoheni do të lini përshtypje të keqe. Mirëpo edhe nëse nuk visheni siç duhet do të lini përshtypje të gabuar. Prandaj kujdesuni të dukeni të pastër dhe te visheni komform normave të vendit të punës. Intervistë pune – Ja si duhet të silleni që të shkëlqeni Vij nga një eksperiencë e gjatë në tregun e punës, gati 10 vjet për të qënë e saktë. Prandaj, mund t’ju tregoj shumë për një intervistë pune. Më kujtohet se intervista ime e parë. Ishte tepër spontane dhe si ta them, nuk ia kisha fare haberin. Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, mësova se sa rëndësi thelbësore ka mënyra si prezantohesh në intervistën e parë. Disa kanë qënë intervista të drejtëpërdrejta dhe disa nëpërmjet telefonit ose skyp-it. Ndaj, nëse doni të shkëlqeni në një intervistë pune më dëgjoni! Ndiqni këto hapa 1- Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc. Pse? Sepse përcillni autoritet. Autoriteti do t’ju japë ndihmesën e duhur që të mos jeni nervoz në intervistën e parë. 2 – Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Vendosni ‘mute’ të gjitha aplikacioneve dhe hiqini zilen celularit tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë ose shishe me ujë me vete. 3- Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.” Për intervistat me videokamer folini kamerës jo ekranit të lap topit, kështu do krijoni përshtypjen se po e shihni në sy personin me të cilin do flisni. 4 – Kërkoni për websit-in e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Pra sa prezent është kjo kompani në rrjetet e saj sociale dhe ato të komunikimit. Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen me patjetër në çdo intervistë pune Po ju tregoj disa pyetje që bëhen në secilën intervistë. “Më tregoni pak për veten tuaj?”. “Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni?” Ose “Përse e latë punën e fundit që kishit?”,“Përse doni të punoni në këtë kompani?”, “Ç’pritmëri keni për rrogën?”, “Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë?”. Përgatitu edhe për pyetjet në lidhje me sjelljen tënde. Për shembull: “Si jeni sjellë në një rast kritik në punë?”. Përshkruan sa më saktë këto katër elemente: Përmbajtjen e situatës, veprimin tuaj, rezultatet e zgjidhjes së problemit, si dhe mësimi që nxorët nga ajo situatë. Përgatisni katër pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja. Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni. Jepni përgjigje të sakta dhe të prera, mos u hallakatni. Dërgoni një e-mail falenderimi 6-8 orë pas çdo lloj interviste që bëni.Si përfundim, ju uroj fat dhe Mbani mend se një intervistë është e një bisedë e dyanshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pastru-dhomen-sa-me-shpejt/
Qysh me pastru dhomen sa me shpejt?
Qysh me pastru dhomen sa me shpejt? Pastrimi i dhomës mund të ju merr shumë kohë, megjithatë në këtë artikull do të mundohemi të ju tregojmë se si ta pastroni dhomën tuaj në një mënyrë të shpejtë. Përgatisni një listë me këngët tuaja të preferuara  Mundësisht të jenë këngë që ju shtyjnë t’i bëni gjërat më shpejtë. Por, mos e përdorni telefonin për muzikë, pasi mund t’ju vijnë mesazhe dhe t’ju hutojnë, e kjo do ju merr shumë kohë. Vendoseni një shportë të vogël Kjo do t’ju duhet në vazhdimësi secilën ditë. Aty mund t’i hidhini të gjitha mbeturinat e vogla. Kjo shportë do ju ndihmojë në mirëmbajtjen e përgjithshme të dhomës gjithmonë Palosni rrobat tuaja Qysh me pastru dhomen sa me shpejt? Së pari ndani rrobat në në dy grupe. Në ato të pastrata dhe të ndotura. Rrobat e ndoturat i vendosni në koshin e të ndoturave, kurse të pastrat në dollap. Largoni të gjitha këpucët që i keni në dhomë, sepse mund të shkelni mbi to e mund t’ju pengojnë.  Largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera Ka shumë rëndësi që t’i largoni gjërat që i takojnë dhomave tjera dhet’i  vendosini në vendin e duhur. P.sh. ndonjë dekorim që i takon dhomës së ditës etj. Kështu do të fitoni më shumë hapësirë. Gjithçka që është e panovjshme nëpër dysheme kapeni dhe hiqeni. Filloni nga një anë e dhomës në tjetrën. Përdoreni fshesën elektrike Mos harroni të fshini edhe poshtë, pra dyshemenë apo tepihun. Kjo është pjesë e rëndësishme e pastërtisë së dhomës. Rregulloni krevatin Thuhet që njerëzit që rregullojnë krevatin gjithmonë në mëngjes e kanë jetën e tyre në kontroll. Provoni ta bëni edhe ju këtë. Rreguloni edhe çdo gjë tjetër që ka nevojë për sistemim. Freskoni dhomën me ndonjë sprej apo aromë freskuese Një aromë e freskët është gjithmonë e mirë për dhomën, përveç nëse jeni alergjik. Prandaj përdorni aromatizues të ndryshëm. Mbajeni dhomën të rregullt Vendosja e gjërave në vendin e duhur dhe heqja e atyre që nuk ju duhen gjatë pastrimit, ju kursen shumë kohë për çdo pastrim që bëni. shtratit dhe qoshet e dhomës. 
https://www.dua.com/sq/qysh-mos-me-shtu-peshe-gjate-vetizolimit-nga-koronavirus/
Qysh mos me shtu peshë gjatë vetizolimit nga koronavirus?
Gjatë krizës  dhe vetizolimit nga koronavirus Netflix apo zakone të tjera të dëmshme nuk janë të problemet e vetme. Njerëzit, tashmë të vetizoluar në shtëpitë e tyre u janë kthyer ushqimeve të shpejta në shtëpi, duke konsumuar më tepër se zakonisht. Kjo është mëse normale sepse ngrënia dhe stresi lidhen shumë më njëra-tjetrën. Ekspertët e shëndetit thonë se kjo gjëndje e vazhdueshme stresi do rrisë nivelin e obezitetit. Njerëzit tanimë gjatë vetizolimit parkojnë veten në kolltukët e tyre, pak hapa larg nga frigoriferi dhe afër rezervave ushqimore disa mujore. Shumica u janë drejtuar ngrënies emocionale gjatë pandemisë për disa arsye të thjeshta: të qetëson, dhe përkohësisht, ngrënia zgjidh mërzinë. Pra, si ta ndaloni këtë gjë dhe si t’i vendosni stop ngrënies emocionale? Caktoni orare për t\’u ushqyer Mundohuni të krijoni një strukturë për gjatë ditës se kur duhet të ushqeheni,” thotë Tatiana Boncompagni, një eksperte e shëndetit. Planifikoni kohën për të ngrënë ushqimin me porcione. Në këtë mënyrë, nëse ndaloni pasi keni ngënë dhe merreni me diçka tjetër, do ta harroni ushqimin. Shënoni orare të caktuara në telefon që të mbani veten nën kontroll.\” Hani perime dhe ushqime që t\’ju ngopin Boncompagni rekomandon gjithashtu: \”Hani sa më shumë perime. Nëse e mbushni stomakun me ato të parat, do të keni më pak hapësirë ​​për t\’a mbushur me ushqime të shpejta. Madje, edhe nëse hani gjëra të pashëndetshme më vonë, të paktën e dini se hëngrët edhe gjërat e shëndetshme. Shpërbleni veten me pak Si përfundim, krijoni vend për një “ëmbëlsirë” të shëndetshme – psikologjike, jo kalorike. \”Pasi të keni ngrënë, prisni 20 minuta dhe bëni diçka tjetër. Për shembull meditoni, shikoni një serial ose të telefononi një mik\”, thotë ekspertja. Ka shumë rëndësi që të mos konsumoni pa kontroll, sepse më vonë do jetë shumë e vështirë për t’i rrëzuar kilet e e tepërta. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-zhvillu-ndjenjen-e-dhembshurise-tek-femijet/
Qysh me e zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët?
Për me zhvillu ndjenjën e dhembshurisë tek fëmijët duhet të dimë më tepër rreth ndjenjave. Njeriu është një qenie biopsikosociale. Funksionimi i rregullt i sistemit të mendimit dhe ndjenjave kërkon një zhvillim të shëndetshëm biologjik. Ky individ mbrohet me anë të përkujdesjes dhe një ambienti të pastër. Mbrojtja e anës biologjike kërkon mund dhe ndonjëherë të bën viktimë të stresit. Prishja e sistemit të mendimit dhe ndjenjave i hap rrugë çrregullimeve në sjellje , shfaqen reagime të çrregullta dhe personi nuk arrin të ndjejë plotësisht ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes. A është i rëndësishëm komunikimi mes prindërve? Mos anashkalonin ndjenjën e dhembshurisë Në rastin kur mungojnë ndjenja e dhembshurisë dhe ndërgjegjja çrregullime si personalitet psikopatik( çrregullimi i një personaliteti antisocial) , çrregullimi paranoid( një person i cili dyshon në çdo gjë) mund të vëzhgohen që në barkun e nënës. Shëndeti i nënës është i lidhur me dashurinë dhe respektin e babait , me një dyshe të harmonizuar. Tek personat të cilët nuk mirëkuptohen me bashkëshortët e tyre veçanërisht gratë shfaqet shpesh depresioni. Prandaj për të zhvilluar ndjenjën e dhembshurisë dhe ndërgjegjes tek fëmija përpiquni të shmangni konfliktet dhe situatat e pakëndshme. Çfarë lloj mangësish shfaqen tek fëmija nëse nëna dhe babai janë në depresion? Plotësimi i nevojave themelore në kohën e duhur mundëson krijimin e një individi të ndjeshëm ndaj vuajtjeve , dhimbjeve. Duke e bërë këtë ai vazhdimisht përpiqet të kuptojë gjuhën e nënës dhe babait dhe në këtë mënyrë zhvillon dhe gjuhën e tij të trupit. Kështu bashkë me  zgjuarsinë akademike zhvillohet dhe zgjuarsia emocionale. Nëse nëna dhe babai kalojnë në depresion fëmija mund të zhytet në mendime të thella dhe në këtë mënyrë krijohet një komunikim i mangët ose i cunguar i cili është shprehje e një çrregullimi serioz. A është i mundur riparimi i mangësive? Gjatë periudhës së zhvillimit ë fëmijës ka disa faza shumë të rëndësishme , nëse mangësitë shfaqen gjatë këtyre fazave riparimi është i pamundur. Mungesën e nënës mund ta plotësojë pjesërisht vetëm dashuria e njerëzve të cilët e kanë dashur e mbështetur atë. Por përsëri nëna dhe babai mund të quhen të fituar nëse pas shërimit të plotë e kapin situatën aty ku e kanë lënë më parë. Sëmundjet psikologjike ndonjëherë shkaktohen nga nervozizmi i nënës apo babait ose nga teprimi në dhënien e dënimit ndaj fëmijës. Dhe kjo i hap rrugën shfaqjes së traumave tek fëmija dhe ndikon negativisht tek ndjenjat e dhembshurisë dhe ndërgjegjes. Çfarë duhet të bëjmë në komunikimin me ambientin përreth? Rritja e fëmijës në një ambient të pastër, natyral dhe të shëndetshëm është shumë e rëndësishme. Duhet të analizohen mirë shkaqet e ndonjë problemi të fëmijëve në marrëdhëniet me kafshët, nëse fëmija ka shumë frikë apo nëse sillet në mënyrë brutale ndaj tyre. Përsëri gjatë proceseve të zhvillimit rrethi social dhe marrëdhëniet shoqërore luajnë një rol të rëndësishëm. Nëse fëmija reagon ashpër ndaj shokëve apo motrës, vëllait atëherë duhet të rishikohen dhe një herë nevojat e paplotësuara dhe traumat e kaluara.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-aktivizu-internet-roaming-ne-ipko/
Qysh me aktivizu Internet Roaming ne IPKO?
Qysh me aktivizu Internet Roaming në IPKO? Këtë verë, pushimet tuaja do të jenë më të lira me pakot roaming të internetit dhe min/sms në mobil. Në varësi të cilit vend planifikoni ta vizitoni, Ipko ofron pako që ju shërbejnë më së miri nevojave tuaja të komunikimit. Ja cilët janë operatorët me të cilët mund të lidheni: Shqipëri – Albtelecom, Telekom Albania ose Vodafone Maqedoni – One/Vip Mali i Zi – M:Tel (29703) Turqi – Vodafone Paketat e Internet Roaming në IPKO ​Secila pako vlen në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe Turqi. Për t’ju funksionuar interneti në mobil, lidhuni manualisht me operatorët e lartëpërmendur. Sigurohuni që APN-ja është IPKO dhe aktivizoni “Data” dhe “Data Roaming” tek Settings. Për të aktivizuar pakon ditore me 200 MB, e cila kushton 1.50 Euro thirrni në numrin *478*1#. Për të aktivizuar pakon javore me 1 GB, e cila kushton 5 Euro thirrni në *478*2#. Për të aktivizuar pakon mujore me 2 GB, e cila kushton 10 Euro ju duhet të thirrni në *478*3#.Ashtu si edhe e dini, Ipko është një nga operatorët kryesor në vend. Për të marrë më shumv informata për shërbimet që ky operator i ofron, jo vetëm për roaming, por për secilën problematik tjetër, vizitoni faqen zyrtare të IPKO-s.
https://www.dua.com/sq/liqeni-i-kuqishtes/
Liqeni i kuqishtes
Liqeni i kuqishtes. Kur mali dhe uji takohen japin reflektimin më të mirë të natyrës edhe në malet e Rugovës. Në lartësi mbi 2.000 metra në malet e Rugovës ndodhet sipër Liqeni i Madh i Kuqishtës. I rrethuar me male të larta dhe shkëmbinjë, ky liqen mahnit me bukuritë e tij. Për ta shijuar bukurinë e tij ju duhet të ecni nëpër një shteg të gjatë. Mirëpo e gjithë lodhja ja vlen! Sidomos kur mbërrini në pikën në të cilën liqeni ju shfaqet si në pëllëmb të dorës. 2,341 metra mbi Kuqishtë ndodhet kjo mrekulli e natyrës Liqeni i Kuqishtes  i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Leqinatit ose Liqenati i Madh është një liqen malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës. Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga njerëzit e Grykës së Rugovës ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla si Liqenati me 2,341 metra dhe Guri i Kuq me 2,522 metra. Liqeni i Liqenatit është në një lartësi mbidetare 1,970 metra mbi nivelin e detit. Si shkohet te Liqenati? Për të shkuar aty, fillimisht duhet që me veturë të shkoni deri te restoranti Guri i Kuq. Aty mund ta parkoni veturën dhe nga aty fillon shtegu për te Liqenati. Shtegu është i lehtë për t’u gjetur. Gjatë tërë rrugës ka shenja nëpër drunj të cilat tregojnë se cilën rrugë duhet ta ndiqni. Përveç shenjave, gjatë tërë shtegut ju do të mahniteni me bukuritë e maleve të Rugovës! Gjelbërimi i gjithanshëm, mund të shijoni dredhëza të egra. Pse jo, edhe të përshëndeteni me të panjohurit që i takoni në të njëjtin shteg. Lodhjen, e cila do t’ju shkaktohet si pasojë e ecjes në terren me vështirësi mesatare, do ta harroni pas thuajse 1 ore e 30 minutave kur të arrini te Liqenati i Madh apo Liqeni i Kuqishtes. Në momentet e para që shikimi juaj do të takohet me pamjen e liqenit, do t’ju pushtojë një dashuri për natyrën. Nga larg, pamja e këtij liqeni është jashtëzakonisht e bukur. Zakonisht nuk ka turma të njerëzve, andaj ju mund ta shijoni tërë magjinë e tij në një qetësi malore. Nga afër, uji i pastër e i freskët do t’ju bëjë për vete. Vështirë se do të rezistoni pa u futur në të për të notuar në mal. Në të gjitha anët keni hapësirë për t’u ulur dhe për të pushuar. Për ta ngrënë ushqimin që e keni përgatitur paraprakisht. Herë pas here pra mund të freskoheni me not në ujin e kthjelltë të këtij liqeni.
https://www.dua.com/sq/netflix-it/
Qysh me largu nga llogaria e Netflix-it perdoruesit e tjere?
Fjalëkalimi i Netflix-it është i thjeshtë për tu shpërndarë mes miqsh. Mirëpo kjo ndonjëherë edhe keqpërdoret. Nëse ju jeni ai që paguani për të, ju duhet të zgjedhni kush mund ta shfrytëzojë. Këtë mund ta bëni në secilin moment. Ndoshta ish-i juaj e ka ende fjalëkalimin tuaj. Ose mbase keni hyrë në Netflix në një TV one në një Airbnb. Të gjithë ata që qëndrojnë atje tani përdorin llogarinë tuaj. Ja se si t’i ndaloni njerëzit të përdorin llogarinë tuaj Netflix. Hiqni pajisjet nga llogaria juaj e Netflix-it Nëse doni t’i hiqni të gjitha pajisjet e jashtme nga llogaria juaj, ka një mënyrë të shpejtë për ta bërë. Së pari, drejtohuni tek faqja e cilësimeve të llogarisë tuaj. Shkoni tek ikona e profilit tuaj në këndin e sipërm të djathtë të faqes së internetit dhe duke klikuar “Llogari”. Klikoni “Dil nga të gjitha pajisjet” në të djathtë të Cilësimeve. Klikoni butonin “Dilni” për të nxjerrë automatikisht nga platforma e filmave të gjitha pajisjet e nënshkruara nën llogarinë tuaj Netflix. Siç thekson faqja e internetit, kjo mund të zgjasë deri në tetë orë. Kjo do të identifikojë të gjitha pajisjet që mund të shihni në faqen e veprimtarisë së fundit të transmetimit të pajisjeve. Pra, nëse dikur keni hyrë në Netflix në një TV në një Airbnb, ai TV nuk do të regjistrohet më në llogarinë tuaj personale.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-shenjat-paralajmeruese-te-atakut-kardiak/
Qysh me i ditë shenjat paralajmëruese të atakut kardiak?
Simptomat e një infarkti Fillimisht personi mund të ndihet i sëmurë dhe të duket i zbehtë. Më pas mund të ankohet për një dhimbje koke të papritur. Mund të ketë mpirje në fytyrë, apo gjymtyrë, veçanërisht poshtë njërës anë të trupit. Mund të ndihet konfuz dhe të ketë probleme në të folur, apo në të kuptuarin se çfarë është duke iu thënë. Mund të ketë probleme të shikimit, vështirësi në ecje, apo të mbajtjes së trupit në ekuilibër. Ndonjëherë ndodh edhe humbja e vetëdijes. Në varësi të pjesës që është e dëmtuar në atë pjesë të trurit, një person mund të humbasë një, ose më shumë nga funksionet, si aftësinë për të kryer lëvizje, të folurit, pjesën vizuale, koordinimin, ekuilibrin, kujtesën dhe perceptimin. Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që ju paralajmërojnë për një infarkt të mundshëm. Shenjat paralajmëruese të atakut kardiak: Dobësi e papritur ose mpirje krahu, fytyre dhe këmbe në njërën anë të trupit Vështirësi në të folur Turbullim apo humbje të shikimit Marramendje të pashpjegueshme, sidomos kur shoqërohet me ndonjë nga shenjat e mësipërme Dizekuilibër ose rënie e papritur Dhimbje koke (zakonisht e rëndë dhe e papritur) Konfuzion
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-embelsiren-e-preferuar-te-halle-berry/
Qysh me përgatit ëmbëlsirën e preferuar të Halle Berry?
Ylli i filmit, Halle Berry, ndonëse 53-vjeçe, është ithtare e stërvitjeve dhe e ushqimit të shëndetshëm. Ajo gjatë viteve të kaluara ka zbuluar regjimin e vet ideal, bëhet fjalës për dietën ketogjene, e cila bazohet në marrjen e shtuar të yndyrës dhe pothuajse në reduktimin e plotë të hidrokarbureve, transmeton Qysh Me. Nëse ju dëshironi të mësoni receta të shëndetshme ndiqeni Halle Berry në rrjetet sociale dhe mësoni shumë sekrete të kuzhinës. Edhe pse i ka eliminuar ëmbëlsirat nga menyja e saj, ajo veten ndonjëherë e qeras me ëmbëlsirën e zgjedhur me kujdes, më saktësisht me desertë që nuk përmbajnë sheqer dhe me siguri nuk do të ndikojnë në shtimin e peshës trupore. Kështu, bukuroshja Halle në profilin e vet në Instagram ka publikuar recetën për ëmbëlsirën e preferuar – akulloren nga avokadoja. View this post on Instagram   A post shared by Halle Berry (@halleberry) on Nov 9, 2018 at 9:56am PST Përbërësit e nevojshëm: 2 avokado, 1 filxhan qumësht bajameje pa sheqer, 1 filxhan ajkë të ëmbël, ëmbëltues, 1 lugë lëng limoni, disa pika mente ekstra, pak kripë. Përgatitja: Përbërësit e përmendur qitni në blender dhe miksoni derisa të përftoni tretje të lëmuar, pastaj me kujdes qiteni në enë apo kallëpe për akullore. Kënaquni!
https://www.dua.com/sq/mall-ismail-kadare/
Mall – Ismail Kadare
Mall – Ismail Kadare. Poezia e Ismail Kadaresë është një prej zhvillimeve më novatore në vjershërimin shqip gjatë një gjysmë shekulli. Ajo shprehu vendosmërinë e shkrimtarëve të brezit të viteve ’60 për të realizzar qëllime estetike të ndryshme prej paraardhësve. Mall është një nga poezitë e tij më të famshme. Ca pika shiu ranë mbi qelq. Për ty unë befas ndjeva mall. Jetojmë të dy në një qytet, Dhe rrallë shihemi sa rrallë. Edhe m’u duk pak e çuditshme Si erdh kjo vjeshtë, ky mëngjes. Qiejt e ngrysur pa lejlekë Dhe shirat pa ylber në mes. Dhe thënia e vjetër e Heraklitit Seç m’u kujtua sot për dreq: “Të zgjuarit janë bashkë në botë, Kurse të fjeturit janë veç”. Në ç’ënderr kemi rënë kaq keq, Që dot s’po zgjohemi vallë?… Ca pika shiu ranë mbi qelq Dhe unë për ty seç ndjeva mall Frymëzime dialoshare (1954), Ëndërrimet (1957), Endërr industriale (1960), Shekulli im (1961), Poemë e blinduar (1962), Përse mendoben këto male (1964), Shqiponjat fluturojnë lart (1966), Motive me diell (1968), Koha (1976), Shqipëria dhe tri Romat, përbëjnë titujt kryesorë të veprës poetike të Kadaresë. Tematika e tij Mall – Ismail Kadare, ndryshe prej prozës së tij, është përgjithësisht e qartë, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse përherë optimiste. Ajo, në kritikën zyrtare, është pritur si pasurim problematik i poezisë shqipe, veçanërisht me temën e qëndresës shumëshekullore të popullit shqiptar në rrugën e tij të gjatë të historisë. Poezia e Kadaresë është poezi e sfidave të mëdha shqiptare. Ajo është e përshkuar nga qëndrimi hyjnizues ndaj historisë kombëtare, ndaj lavdisë së tyre, ndaj tokës së të parëve, ndaj gjuhës shqipe. Qëndresa hyn në poezinë e Kadaresë qysh prej kohërave antike, deri në periudhat më të afërta të historisë. Veçmas ajo lidhet me “motin e madh”, të epokës së Gjergj Kastriotit; por Kadare hyjnizoi një periudhë më të hershme se kjo, që ishte mitizuar më herët prej Rilindjes Kombëtare: periudhën e humanizmit evropian (siç mendon shkenca e historisë, kjo periudhë e gjeti Shqipërinë në të njëjtën shkallë zhvillimi me anën tjetër të Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe në njeriun dhe qytetërimin shqiptar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-torte-te-shpejte/
Qysh me përgaditë tortë të shpejtë?
Përbërësit: 1 gotë miell 1 pecivë 100 gram margarinë 1 gotë sheqer 3 vezë ½ gote qumësht. Në një enë të thellë vendoset margarina në temperaturë dhome. Përzihet me mikser duke shtuar gradualisht sheqerin derisa të bëhet masë në formë zalli. Shtohen vezët një nga një duke përzier vazhdimisht. Shtohet pastaj qumështi. Shtohet edhe mielli i situr me pecivë. Përzihet mirë dhe pjeket në temperaturë 180 gradë për 25-30 minuta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-dhimbjen-e-veshit-me-alkool/
Qysh me largu dhimbjen e veshit me alkool?
Gjatë kalimin të kohës, dylli i veshëve fillon të shkaktoj dhimbje, humbje dëgjimi të përkohshëm etj. Largo dhimbjen e veshit Në disa rastë dylli bëhet shumë i trashë sa që nuk mund të largohet me shkopinjë për vesh. Në raste të tilla dylli duhet të pastrohet me alkool. Hapi i parë është kombinimi i sasisë së alkoolit me sasi të njejtë të uthullës së bardhë. Vendoseni përzierjen në një shiringë me të cilën do ta vendosni atë në vesh pa vështirësi. Aplikohen disa pika në veshin në të cilin ndjeni dhimbje dhe pas 5 minutash pastrohet veshi me ujë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mesu-5-fakte-argetuese-per-shqiperine-si-dhe-interesante/
Qysh me i mesu 5 kuriozitete per Shqiperine?
Fakte argëtuese për Shqipërinë – Shqipëria ka qenë një vend i pavarur që prej 108 vitesh. Gjatë kësajj kohe, është bërë një destinacion gjithnjë e më i popullarizuar turistik. Tërheq vizitorë të shumtë sidomos prej trashëgimisë së pasur kulturore. Nëse po planifikoni të vizitoni do t’ju tregojmë 5 fakte interesante për këtë vend të izoluar historikisht. Mbrëmjeve, vendasve u pëlqen të bëjnë xhiro Por, nuk është vetëm një shëtitje apo ecje, aktiviteti njihet si xhiro dhe është një shëtitje zyrtare në mbrëmje. Ku çdo banor del për të shtriqur pak këmbët dhe për t’u takuar me fqinjët. Në shumë qytete, rrugët dhe pedonalet janë të bushura plot me njerëz që bëjnë xhiro krah për krah, duke ecur dhe duke folur deri në mbrëmjen e natës. Ka të ngjarë të vini re një numër të madh kukullash prej rrobe në vende të çuditshme Shqiptarët besojnë se një këto kukulla prej lecke të vendosura në një shtëpi apo ndërtesë tjetër largon syrin e keq. Ndonjëherë do të shihni një arush pellushi që shërben për të njëjtin qëllim. Disa thonë gjithashtu se këta talismanë sjellin fat të mirë. Pika më e lartë në Shqipëri është Maje e Korabit, ose Golem Korab Në mbi 2.700 metra, kjo majë ulet direkt në kufirin me Maqedoninë – duke bërë pikën më të lartë për të dy vendet. Korabi tërheq shumë turistë, veçanërisht aventurierët e natyrës. Nga qershori deri në shtator, alpinistët bëjnë rrugën e tyre drejt këtij kulmi madhështor. Fakte argëtuese për Shqipërinë – Nuk ka McDonalds Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë ka shumë gjëra të përbashkëta me kryeqytetet e tjera evropiane – përveç një. Është një nga kryeqytetet e vetme pea një McDonalds (qyteti tjetër është Qyteti i Vatikanit). Nëse jeni në Tiranë dhe e gjeni veten duke dëshiruar një hamburger në stilin amerikan, kontrolloni Kolonat, një zinxhir ushqimesh të shpejtë në Shqipëri, që mëgjithatë ka pak kohë që ka reduktuar pikat e veta. Shqipëria ka mbi 750,000 bunkerë të përhapur në të gjithë vendin Ato u ndërtuan gjatë diktaturës së Enver Hoxhës me qëllim që të mbronin vendin nga pushtimi. Një pushtim i cili kurrë nuk ka ndodhur. Shumica e shqiptarëve nuk i pëlqejnë sepse janë një kujtesë e 50+ viteve të izolimit. Por, disa janë kthyer në muze kulturorë, kanavacë artistike dhe ndërmarrje biznesi.
https://www.dua.com/sq/ushtrime/
Ushtrime: Sillni trupin tuaj ne forme
Ushtrime? Nuk keni nevojë të paguani abonime mujorë për palestër. Është më mirë të mesoni ushtrimet që të mund t’i bëni kudo. Këto ushtrime, që nuk zgjasin më tepër se 30 minuta. Kjo do të thotë që ju mund të sillni trupin tuaj në formë, pa shpenzuar shumë kohë. Krejt çka duhet të dini – janë lëvizjet e sakta. Kur të keni zotëruar secilin nga ushtrimet më poshtë, kombinojini ato në 20-30 minuta stërvitje. Push-ups Këmbët duhet të jenë drejtë dhe afër njëra tjetrës, përndryshe, presioni në muskujt e barkut mbështet në pjesën e mesit të shpinës dhe mund të reduktohet. Shpina. Momenti më i rëndësishëm. Nëse doni t’i kryeni ushtrimet si duhet, atëhere shpina duhet të jetë drejtë. Kjo do të thotë se nuk duhet të lakoni apo dobësoni. Paramendoni se po qendroni drejtë mbështetur në murë. Stomaku. Ngreheni atë mbrenda dhe përpiquni  të nënvizoni brinjë në këtë pozicion. Gjatë ushtrimive, mbani barkun tuaj në pozicion të tillë, por mos e mbani frymëmarrjen. Bërrylat. Për të shmangur barrën e panevojshme mbi supe, vëni bërryla tuaj drejtpërdrejt dhe bëni push-ups. Planks “Plank” është një ushtrim statik. Pa ndonjë lëvizje, kështu që është e rëndësishme të mbani trupin siç duhet. Shtrihuni në dysheme me barkun tuaj poshtë. Trupi juaj duhet të formoj një vijë të drejtë nga koka në këmbë. Mbështetuni vetëm në duar dhe gishta të këmbëve. Mbani trupin sa më drejtë të jetë e mundur, për të forcuar muskujt e barkut dhe mos pushoni. Mundohuni të mos i ulni ijet në dysheme. Mbani këmbet bashkë. Sigurisht do të jetë e lehtë të mbani ekuilibërin dhe se do të rritet presionin në muskujt e barkut.Mbajeni në këtë pozicion për aq kohë sa mund të qëndroni. Për fillestar 10 sekonda mjaftojnë. Si rregull, njerëzit me gatishmëri të ndryshme fizike mbajnë këtë qëndrim për 10 sekonda deri në 2 minuta. Pastaj bëni pushim për 2 minuta dhe përsëritni ushtrimin. 5 përseritje do të jenë të mjaftueshme. Nëse jeni fillestar, mos u përpiquni të thyeni rekordin filloni ngadalë. Lifting buttocks Squats Jumping squats Step forward with a jump Stretching on one leg ‘Plank’ on one hands
https://www.dua.com/sq/qysh-me-transferu-kredi-ne-ipko/
Qysh me transferu kredi ne IPKO?
Qysh me transferu kredi ne IPKO? Me siguri jo rrallë herë keni nevojë me transferu kredi në IPKO.  Fatmirësisht ky shërbim kryehet shumë lehtë dhe shpejt edhe nga telefoni juaj. Ky shërbim ju mundëson të gjithë konsumatorëve me parapagim që të transferojnë një shumë të caktuar së kredisë së tyre tek konsumatorët tjerë me karakteristika prepaid. A doni të dini qysh me transferu kredi në IPKO?Ja udhëzimet për të transferuar kredine prej kontos tuaj me parapagim në një konto tjetër me parapagim: Hapi 1: Shtypni si në vijim kodin:*124*shuma e kredisë*049xxxxxx# dhe konfirmojeni duke shtypur butonin për thirrje. Hapi 2: Pasi të keni shtypur kodin, ju do të merrni një porosi në telefonin tuaj bashkë me konfirmimi për të autorizur këtë transfer. Nëse informata është në rregull atëherë, konfirmojeni duke shkruar *124#. Do të merrni prapë një porosi për transfer të kredisë me sukses. VËREJTJE Kjo porosi njoftimi nuk do të ruhet në celularin tuaj. Porosia po ashtu do t`i dërgohet edhe pranuesit të kredise si njoftim për këte transfer. Pranuesi do të njoftohet gjithashtu me mesazh për shumën që ka pranuar në telefonin e tij. Si dhe pranuesi gjithashtu do të njoftohet edhe se nga cili numër i Ipkos llogaria e tij është rimbursuar. Demonstrim i transfertës: Për të transferuar kredinë me vlerë prej 5€ nga numri 049/111-xxx në numrin 049/222-xxx duhet të shtypni si në vijim: 124*5*049222xxx# dhe e konfirmoni duke shtypur butonin për thirrje, ku: *124* është kodi per qasjen e këtij shërbimi 5 është vlera e kreditit që dërgohet *049222xxx# është numri i telefonit të destinuar për transfer IPKO është kompani që ofron shërbime të telekomunikacionit në Kosovë. Është operatori i dytë celular në vend. Ndër shërbimet e tyre janë: telefonia celulare, telefonia fikse, ofruesi i internetit dhe TV kabllor. Për çdo paqartësi, pyetje apo problem lidhur me shërbimet e Ipkos, ju lutem kontaktoni faqën e tyre zyrtare.
https://www.dua.com/sq/qeparo/
Qeparo – Fshati mistik i rivieres Joniane
Qeparo qëndron Pranë gjirit të Panormi (Palermo nga turistët), me plazhin e tij të veçantë dhe vendbanimet e vjetra të Qeparos ndërtuar mbi një kodër shkëmbore me pamje nga deti Jon. Një fshat i vogël por jo i parëndësishëm Fshati Qeparo është pjesë e bashkisë së Himarës dhe ndodhet 13 kilometra në jug të Himarës, ngjitur me Borshin. Ka një popullsi prej 1200 banorë dhe ashtu si pjesa tjetër e fshatrave shumica e banorëve kanë emigruar në Greqi dhe qytete të tjera në Shqipëri. Sipas topografit të shekullit XIX William Martin Leake, emri origjinal i fshatit ishte Kiepero ose Kiparos, i cili rrjedh nga fjala greke kipos, që do të thotë kopsht. Megjithatë, vendasit thonë se emri i Qeparo vjen nga pema e qiparisit, e cilat është tepër e pranishme në këtë zonë. Qeparo ndahet në dy pjesë, Qeparo i Vjetër, një vendbanim i lashtë i ndërtuar në shpatin perëndimor 450 metra mbi nivelin e detit. Më vonë, banorët e tij u vendosën pak më poshtë. Në Shpatin e Gjivlashit, në juglindje të kodrës së Kastelit. Për të qenë më afër arave të tyre dhe për t’i shpëtuar të ftohtit të dimrit. U formua në këtë mënyrë pjesa më e re e fshatit e quajtur vetëm Qeparo. Një e kaluar e panjohur Nuk dihet shumë për të kaluarën e këtij fshati, por përmendja e tij e parë është vënë re në disa gazeta të perandorisë Osmane (1431 dhe 1583) në lidhje me pronat dhe shtëpitë në Qeparo. Sipas këtyre letrave në atë kohë, fshati kishte gjithsej 50 shtëpi dhe toka të gjëra pjellore. Një fshat piktoresk Me një kombinim perfekt të detit dhe malit, fshati Qeparo luan një rol të rëndësishëm si një destinacion turistik, jo vetëm gjatë verës, por edhe jashtë sezonit. Ka disa akomodime dhe shtëpi pritjeje për mysafirët. Madje edhe disa restorante të mira në shëtitoren e saj. Mos u habisni kur takoni shumë francezë dhe britanikë në rrugët me kalldrëm të Qeparos.Madje do të zbuloni se shumë prej tyre në fakt nuk janë turistë. Por këta të huaj të zgjuar kanë blerë shtëpi në fshatin e vjetër. Kjo u ka mundësuar ta përjetojnë realisht bukurinë e pastër dhe atmosferën mistike që Qeparo ofron. Tërheqjet turistike Manastiri i Shën Dhimitrit i cili ndodhet në qendër të Qeparos është një nga tërheqjet e para turistike. Në të ka qënë krijuar një ansambël me objekte karakteristike të zonës. Kisha ka tiparet e Kishave Bregdetare dhe është ndërtuar në vitin 1760. Elementet e vetme dekorative janë përfundimet e mureve me korniza në formën e dhëmbëve të sharrës. Vazhdon të jetë në gjendje shumë të mirë dhe vizitohet lehtë nga qendra e fshatit. Fshati i vjetër i Qeparo, tani një fshat fantazmë i përbërë nga rrugica të ngushta me kalldrëm dhe shtëpi guri të braktisura gati në rrënim. Fshati ndodhet në majë të një mali dhe rruga që bëhët për të arritur deri atje është realisht e frikshme. Mirëpo, pamja në gjirin e Qeparos nga lart dhe sharmi i këtij fshati të braktisur ia vlen barra qiranë! Një legjendë e vjetër që rrëfen për ndarjen midis Qeparos së vjetër dhe atij të ri. Tregon se në fshatin bregdetar një dritë ndizet në errësirë. E vendosur në veri të fshatit Qeparo të sipërt ndodhet vendbanimi prehistorik i Karos, i vendosur 450m mbi nivelin e detit dhe daton në 1200-1000 para Krishtit në Epokën e Bronzit të vonë. Kalaja e Karos luajti një rol të rëndësishëm në bregdet nga shekujt XII-V para Krishtit. Kjo sepse pati rolin e një qendre të fortifikuar dhe militarizuar. Pas shekullit të 6-të pas Krishtit, vendbanimi u bë një qendër bujqësore dhe blegtorale. Kalaja e Ali Pashës Kalaja e Ali Pashes Qeparo është gjithashtu i njohur për faktin se ka disa monumente të rëndësishme, siç është Kalaja e Ali Pashës, e vendosur rreth 1 km në veri të fshatit. Objekti, një kala e madhe e cila ka pamje nga deti si dhe nga rrugët me kalldrëm të Qeparos së vjetër, përmban stile arkitektonike tipike për këtë zonë. Rrënojat e Kalasë së Qeparos janë një ndalesë tepër interesante, pasi shtigjet e hershme të vendbanimeve janë të vendosura në kodrat e larta shkëmbore. Kjo Kala ishte një dhuratë që Ali Pasha ia dedikoi gruas së tij, Vasiliqisë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sanduic-te-nxehte-me-domate-te-ferguara-dhe-djath/
Qysh me përgatit sanduiç me domate të fërguara dhe djath?
Përgatit sanduiç të nxehtë me domate të fërguara dhe djath. Ky është një sanuiç tepër i shijshëm i shëndetshëm dhe i lehtë për tu përgatitur. Ja cilën recetë duhet të ndiqni dhe udhëzimet se si duhet ta përgatisni.  Përbërësit për sanduiç: Disa rriska bukë 1 ose 2 domate 100g djathë Vaj për fërgim Përgatitja: Preni domatet dhe djathin Nxejeni tiganin dhe shtojani pak vaj Fërgojeni njërën pjesë të bukës dhe pastaj kthejeni në anën tjetër Vendosni domatet dhe djathin përmbi bukë dhe mbulojeni tiganin me kapak Shërbeni sanduiçët posa djathi të shkrihet. Ju bëfshin mirë!
https://www.dua.com/sq/rosnica-me-pule/
Qysh me pergatit rosnica me pule sic i gatuanin gjyshet tona?
Rosnica me pule, nje pjate karakteristike e zones se Myzeqese, te cilat gatuheshin me se shumti nga gjyshet tona per te nderuar miqte qe vinin ne shtepi! Jane te perhapura gjithashtu edhe ne zonen e Vlores ku quhen “pule/zog me therrime”. Apo ne zonen e Korçes “pule me dromka”. Racione: 4-6 persona Kohë: 1 ore Vështirësi: e thjeshtë Rosnicat nuk jane gje tjeter veçse “therrime brumi” te perbera nga veze dhe miell dhe te shkerrmoqura shume imet me dore. Kujdes, nuk duhet ti shtoni uje, qumesht apo kos! Përbërësit: 1 pule (aq me mire nese eshte fshati) rreth 1 kg te prere ne copa 2 veze rreth 10 luge miell (shiheni me sy) 3 luge gjalp kripe ​Përgatitja: Qysh me përgatit rosnica me pulë? Le të fillojmë: Ziejme pulen ne uje me kripe per rreth 40 minuta. Nese pula eshte fshati, koha e gatimit zgjatet deri ne 1 ore. Nderkohe pregatisim brumin e rosnicave: ne nje ene hedhim dy vezet dhe shtojme pak nga pak miell derisa brumi te rezultoje shume i forte. E therrmojme ne therrime shume te imta me dore. Ne nje tigan te madh shkrijme gjalpin dhe skuqim rosnicat duke i perziere gjate gjithe kohes derisa te marrin ngjyre te arte. I leme te ftohen pak ne temperature ambjenti dhe i hedhim tek lengu i pules duke i lene te ziejne edhe per rreth 5 minuta derisa te zbuten dhe lengu te trashet. I sherbejme te sperkatura me pak leng limoni. *Këshille: Nese doni ti shtoni pak ngjyre pjates, kaverdisni pak qepe te prere shume holle me pak salce te kuqe domatesh dhe shtojani rosnicave. Personalisht, perdor kete recete baze per te pregatitur lengun e pules. Asnjehere nuk e dime sesa e fresket eshte pula, dhe duke e ziere me perime te tjera i heqim ate aromen jo shume te kendshme qe shumekush nuk e pelqen (sidomos femijet).
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-shenjat-e-depresionit/
Qysh me i ditë shenjat e depresionit?
Depresioni prek njerëzit në mënyra të ndryshme, dhe shumë nga ju nuk e dini se ajo mund të shkaktojë të dy efekte, psikologjike, si dhe efekte fizike në trupin tonë. Simptomat fizike: Dhimbje koke Kjo dhimbje mund të jetë një nga shenjat e depresionit, veçanërisht në mesin e adoleshentëve, thotë John Greden. Shumica e njerëzve janë shumë të mërzitshëm në kokën e tyre, por kjo mund të shkaktojë tensione. Depresioni mund të ndikojë edhe në shfaqjen e migrenës. Probleme me stomak Depresioni mund të shkaktojë edhe probleme në stomak. Ulcerat e stomakut mund të bëhen më keq dhe shumë të bezdisshme nga stresi. Mungesa e energjisë Shumica e njerëzve me lloje të ndryshme të depresionit shpesh ankohen për lodhje. Studimet kanë treguar se depresioni mund të ndikojë në përqendrimin tonë dhe të performancës. Oreksi dhe ndryshime në peshë Depresioni mund të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme zakonet tona të konsumit. Kjo do të thotë se oreksi ynë mund të rritet, por ajo ndikon në rënie në peshën tonë. Insomnia Ndryshimi i gjumit dhe pagjumësia është një nga shenjat më të zakonshme të depresionit. Neveri Si pjesë e problemeve të stomakut që lidhen me depresionin mund të jetë një ndjenjë e neverisë, vjelljes si dhe diarres.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-parandalojne-gripin/
Qysh me i ditë ushqimet që parandalojnë gripin?
A i dini ushqimet që parandalojnë gripin? “Ne jemi çfarë hamë”, është kjo një shprehje e përdorur nga nutricistët dhe e cila dita-ditës po merr kuptim. Shprehja shpjegon thjesht se të ushqyerit me ushqime të shëndetshme ndihmon në të qenit të shëndetshëm. Ju nuk mund ta nënvlerësoni rëndësinë e të ushqyerit të mirë kur bëhet fjalë për sistemin tuaj imunitar. Vitaminat, mineralet, antioksidantët,  janë përbërësit që e mbajnë trupin tuaj të fortë  dhe ndihmon në shmangien e infeksioneve. Mos harroni se sistemi imunitar luan rol shumë të rëndësishëm në mbrojtjen e trupit tonë nga çdo agjent i huaj. Për rritjen e sistemit imunitar, përpos higjienës së mirë, janë të domosdoshme një dietë e mirë, aktivitetet fizike, braktisja e duhanit dhe alkoolit, sikurse duhet të bëni një gjumë të mirë natën dhe ta menaxhoni si duhet stresin. Në këtë rast marrja e probiotikëve përmes ushqimit, do të ishte e mirëseardhur. Probiotikët mund të nxisin në mënyrë shumë pozitive sistemin imunitar. Ushqimet që ofrojnë baktere të mira apo miqësore, të domosdoshme për aparatin tretës, janë ushqimet e fermentuara:  kosi, turshitë e ndryshme, kefiri, lakra turshi, djathi i butë etj. Shumica e probiotikëve duhet të mbahen në frigorifer, për të zgjatur afatin e tyre. Ne po ju rendisim ushqimet që parandalojnë gripin Peshku ​Hudhra Agrumet Kosi Kërpudhat Qumështi Çaji Speci i kuq Boronicat Çokollata e zezë
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdes-per-lulen-aloe-vera/
Qysh me u kujdes per lulen aloe vera?
Besoj të gjithë keni dëgjuar për benefitet që mund të kemi nëse përdorim lulen aloe vera. Ajo cilësohet si një i një nga bimët më të mira për pastrimin e ajrit. Aloe vera është edhe shërues natyral e cili i qetëson plagët, lëkurën e djegur dhe inflamacionet. Mirëpo që ajo të rritet e shëndetshme duhet të kujdeseni mirë për të. Më poshtë po ju japim disa udhëzime se si mund ta rrisni lulen aloe vera me sukses. Ujitja Ujitja e saj duhet bërë kur sipërfaqja e dheut përthahet ose një herë në javë. Uji duhet derdhur ngadalë deri sa pjesa e tepërt të dalë nga zona e poshtme e saksië. Fertilizimi Nga prilli deri në shtator, bima e aloe verës pëson një zhvillim të fortë.Ju mund ta ndihmoni bimën e mrekullueshme të rritet duke e ushqyer me pleh organik dhe fertilizues të pasur. Zhvendosja Gjatë rritjes, bima ka nevojë të zhvendoset në një saksi më të madhe në mënyrë që të zgjasë për vite të tëra. Nëse bima që keni blerë, ka ardhur në një vazo më të vogël, atëherë transferojeni bimën në një vazo më të madhe që ka vrima në fund duke mundësuar kullimin e ujit të tepërt. Pjesa e gjetheve të bimës duhet të dalë direkt mbi sipërfaqe. Këtë të fundit, mund ta pasuroni me guralecë të vegjël të cilët ruajnë lagështinë dhe krijojnë kushtet natyrale të rritjes.
https://www.dua.com/sq/produktiviteti/
Produktiviteti
Produktiviteti, nuk është e lehtë të jesh produktiv kur je i mbyllur në shtëpi. Sidomos kur vetizolimi po zgjatë me javë. Në rast se spontaniteti nuk po funksionon për ju dhe keni filluar të ndiheni dembel, ne do të ju ndihmojmë! Besojmë se krejt çka ju duhet është një rutinë më strikte. Një plan të cilin do ta ndiqni. Kësisoj nuk do të mërziteni dhe të jeni më produktiv. Nëse sikur shumica prej nesh jeni duke punuar nga shtëpia këto ditë, atëherë ndiqni këto këshilla. Të thjeshta por efektive! Jemi të sigurtë se do të funksionojnë edhe tek ju! 08:00 Akivizoni trupin tuaj me ushtrime dhe ushqim Para se të filloni të jeni produktiv në punë kujdesuni për trupin tuaj. Pa nisur orari i punës bëni të paktën disa zgjatje të muskujve. Joga, ose ushtrime të lehta. Cilendo që ju e preferoni. E rëndësishme është të lëvizni trupin. Kështu do të ndiheni më mirë. Mos harroni edhe të hani një mëngjes të pasur. Vakti më i rëndësishëm i ditës duhet të konsumohet gjithsesi të paktën një orë pasi që jeni zgjuar. Prandaj mos e filloni ditën pa këto dy gjëra. Kështu produktiviteti do te rritet. 09:00 Filloni punën dhe mos harroni muzikën Përgatitni një playlist me këngët që ju mbajnë në disponim të mirë. Tek sa punoni ju duhet muzikë në sfond që t’ju ndihmojë të koncentroheni. Kjo varet nga tipi i punës por në përgjithësi muzika ndihmon. Kështu që kujdesuni që ajo të mos mungojë. Përpiquni nga dita në ditë ta ndërroni në mënyrë që të mos ju bëhet monotone. 12:00   Dreka dhe pauza Që punoni nga shtëpia nuk do të thotë se duhet të punoni pa pauzë. Mos harroni të shfrytëzoni pauzën tuaj të drekës. Ushqehuni dhe mbledhni energji për pjesën tjetër të ditës. Relaksohuni dhe bëhuni gati për pjesën e dytë të orarit që ju pret. 14:00 Kontrolloni listën e gjërave që duhet të bëni Në mesin e ditës shikoni edhe sa punë ju kanë mbetur pa bërë. Gjithmonë është mirë nëse jemi të vëmëndshëm se apo ecim sipas planit tonë. Të pasurit një plan na bën gjithmonë më produktiv. Prandaj është më mirë që t’i përmbahemi atij deri në fund. Nëse në mes të ditës kontrollojmë se a po ecim mirë na ndihmon t’i plotësojmë ngecjet tona. Nëse kemi pasur të tilla. 15:00 Lëvizni sërish trupin tuaj Mos harroni të kujdesni për trupin tuaj. Puna ulur ju shkakton lodhje prandaj lëvizni trupin tuaj. Zgjohuni nga karrika. Bëni disa hapa. Ndoshta mund të bisedoni në telefon me ndonjë koleg derisa jeni duke lëvizur brenda shtëpisë kështu ndrroni pozicion dhe relaksoheni pak nga puna. 16:00 Një orë me punë të pandërprerë Përfundoni orarin tuaj me një orë punë të pandërprerë. Finalizoni gjithçka që ju duhet. Në fund kur ora të shënoi 17:00 sigurohuni se keni kontrolluar të gjitha emailet dhe jeni përgjigjur. Kësisoj ditën e neserme të punës do ta nisni më lehtë dhe do të jeni më të qetë. Kështu produktiviteti juaj do te rritet. 18:00 darka dhe relaksi Vaktin e fundit të ditës mos e hani më vonë se në orën 18:00! Kjo është koha kur duhet të jeni më të relaksuar. Pasi keni gatuar diçka pas punës ushqehuni dhe keni kohë të bisedoni me njerëzit që ju rrethojnë. Qoftë me ata që jetoni së bashku apo me miqtë dhe të dashurit tuaj përmes bisedave në telefon apo videothirrjeve. Në mbrëmje është koha e filmave, leximit, lojërave apo shkurt argëtimit. E meritoni pas një dite të gjatë! Vetëm se kujdesuni të mos flini shumë vonë në mënyrë që edhe e nesërmja të jetë ditë produktive gjithashtu. Kështu produktiviteti do te rritet. Pse zbatimi i ‘Efektit Elon Musk‘ rrit produktivitetin? Shpesh luftoni fort për të rritur produktivitetin tuaj, por jo gjithnjë arrini të thyeni barrierën psikologjike që ju pengon. “Gjëja më e rëndësishme në lidhje me artin është të punosh. Asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi përveç se të ulesh çdo ditë dhe të provosh.” Nëse dëshironi të jeni të suksesshëm dhe të përparoni vazhdimisht drejt ëndrrave tuaja, atëhere bëni mirë që të ndiqni modelin e atyre që ia kanë dalë. Më poshtë keni disa strategji që Elon Musk përdor për t’a ndihmuar të punojë në mënyrë efikase. Programoni kohën tuaj Nëse nuk dini si ta kontrolloni kohën tuaj, do të zbuloni se do jetë koha ajo që do fillojë t’ju kontrollojë. Në vend që të jetoni çdo ditë me spontanitet, caktimi i detyrave është një mënyrë fantastike për të përfunduar punët tuaj në kohë. Po të keni një motiv për të punuar, është shumë më e lehtë të gjesh energjinë për të realizuar gjithçka tjetër që do të bësh. Nuk do mend, edhe jeta pa motiv nuk ka kuptim. Elon Musk e ndan ditën e tij duke krijuar “time blocks” prej pesë minutash. Megjithatë, nuk ke nevojë të shkosh në të njëjtin nivel të menaxhimit. Por, në këtë mënyrë do të përmirësoni produktivitetin tuaj kështu produktiviteti juaj do te rritet. Që kur fillova të planifikoja ditët e mia, kam vënë re se jam shumë më efikase gjatë ditës se më parë. Kështu që nëse doni të përfundoni më shumë punë, ndani ditën tuaj në segmente 30 ose 60 minutëshe. Krijoni objektiva ambiciozë Nëse nuk tentoni kurrë të dilni nga zona juaj e rehatisë, nuk do ta dini kurrë se çfarë jeni në gjendje të arrini. Pra, nëse doni të rrisni produktivitetin tuaj, duhet të zgjeroni kufijtë e asaj që mund të bëni. Elon Musk ka thënë: “Hapi i parë është të përcaktoni se diçka është e mundur; pikërisht në aë moment fillonë e ndodh.” Nuk ka asgjë të keqe të punosh 9–5, sa për të vendosur ushqim në tryezë për familjen e tënde. Por, nëse dëshiron të jesh si Elon Musk, dhe të realizosh atë që shumica e njerëzve nuk e kanë bërë kurrë, duhet të mendosh në një mënyrë ndryshe nga shumica Identifikoni zakonet e atyre që doni të ndiqni Me fjalë të tjera, duhet të identifikoni zakonet e njerëzve produktivë dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Për shembull: Nëse një detyrë normalisht zgjat një orë, përpiquni ta përfundoni atë në tridhjetë minuta. Edhe pse noshta nuk do mund ta përfundoni brenda asaj kornize kohore, do të zhvilloni etikë pune tepër efikase. Kur keni një synim specifik që doni ta arrini, përpiquni ta dyfishoni atë. Ndoshta nuk do ta arrini dot, sidoqoftë, do filloni të gjeni mënyra të reja për të arritur synimet tuaja shumë më shpejt. Nëse doni të keni takime më efikase, përgjysoni kohëzgjatjen e tyre. Keni për tu habitur kur të kuptoni se sa kohë harxhojnë njerëzit në takime. Kur vendosni objektiva ambiciozë në çdo aspekt të punës tuaj, do të shndërroni edhe produktivitetin tuaj Kini parasysh se niveli juaj i produktivitetit nuk do të shkojë nga zero në njëqind brenda ditës. Pasi të filloni të hidhni hapa të përditshëm drejt të qenit më produktiv, do bëheni më sistematik. Një herë Elon Musk është shprehur: “Unë mendoj se në fakt është mëse e mundur që njerëzit e zakonshëm të zgjedhin të jenë të jashtëzakonshëm.” Të them të drejtën edhe unë jam e të njëjtit mendim. Jam e bindur se jeni të destinuar të arrini gjëra të mëdha në çdo aspekt të jetës tuaj. Gjithçka qe duhet të bëni është të identifikoni zakonet e njerëzve që admironi dhe t’i zbatoni ato në jetën tuaj. Sepse gjithçka që keni dëshiruar më shpesh se sa jo janë brenda mundësive tuaja. Thjesht duhet të jeni i gatshëm që të punoni për to. Ja 8 teknika që do të 10fishojnë produktivitetin tuaj Çfarë do të 10fishonte produktivitetin tuaj? Para se t’i përgjigjemi pyetjes na lejoni t’ju themi diçka të rëndësishme. Ekzistojnë dy lloje të njerëzve në këtë botë “Ata që përmbushin detyrat e tyre dhe ata që nuk i përmbushin pavarësisht gjithçkaje.” Koha është falas, por e paçmueshme. Ka shumë mundësi që të keni çdo ditë përgjegjësi dhe punë plotë për të bërë, por të qenit “produktiv” nuk është njësoj si të qenit “i zënë me punë”. Adoptoni disa nga këto zakone në 10 minutat e ardhshme dhe do rrisni produktivitetin tuaj në punë si kurrë më parë. Mësoni cilat gjërave t’u jepni përparësi Nuk do të arrini asgjë në jetë nëse nuk jeni të qartë për atë që dëshironi. Nëse keni plane kjo do t’ju detyrojë të veproni. Prioritetet janë gjëra që duhet t’i përmbushni si në jetën tuaj personale ashtu edhe në punë. Njerëzit e suksesshëm dhe efektivë e dinë se çfarë duhet të bëjnë dhe kur ta bëjnë. Kjo është ajo që u rrit atyre produktivitetin. Jo vetëm kaq, por dinë edhe cilat mjete nevojiten për t’i ndihmuar që të arrijnë qëllimet e tyre. Të dini se cilat gjërave t’u jepni përparësi, ndikon drejtpërdrjet në suksesin e jetës dhe biznesit tuaj. Kështu produktiviteti juaj do te rritet. Largoni gjithçka të panevojshme nga koka juaj Mos u mbështetni shumë tek kujtesa tuaj. Do t’ju ​​lërë në baltë kur t’ia keni më shumë nevojën. Ndaj këshilla e duhur do ishte t’i shkruani gjërat çdo ditë. Duke shënuar gjithçka që duhet të kryhet gjatë javës, do të keni një pasqyrë më të mirë të asaj që duhet të arrihet. Kështu do mund të vendosni përparësitë tuaja në përputhje me rrethanat. Produktiviteti juaj do të pësoj rritje. Dalloni gjërat urgjente nga detyrat e rëndësishme Ajo që është urgjente sot mund të mos jetë e rëndësishme nesër. Është detyra juaj të dini se çfarë është urgjente dhe ka nevojë për vëmendje të menjëhershme dhe çfarë është e rëndësishme që mund të shtyhet deri nesër. Vendosni rregulla dhe kufij të qartë në mënyrë që të mos mbingarkoheni. Kur detyrat tuaja ndahen në të rëndësishme dhe urgjente, ka më shumë të ngjarë t’u kushtoni vëmendje atyre dhe t’i bëni ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Si të përqendroheni dhe t’i merrni punët me radhë Aftësia për t’u përqëndruar është një aftësi e nënvlerësuar. Kryerja me radhë e detyrave duke i dhënë secilës rëndësinë e vet ndryshon gjithçka. Produktiviteti juaj mund të rritet nga 25 herë nëse përfundoni një detyrë pa shpërqëndrim para se të kaloni tek tjetra. Në këtë mënyrë realizoni më shumë në më pak kohë dhe me më pak stres. Kështu produktiviteti juaj do te rritet. Jetoni jetën me formulën 80/20 Jam i sigurt se keni dëgjuar për Parimin Pareto, i njohur edhe si rregulli 80/20. “Përqendrohuni tek ato pak gjëra që ju sjellin më shumë përfitim.” Parimi thotë që: “Për shumë ngjarje, afërsisht 80% pasojave vijnë nga 20% e shkaqeve.” Si ta aplikoni këtë në punë? E thjeshtë! Zgjidhni 20% të detyrave që japin 80% të rezultateve dhe burimeve të jashtme dhe thjesht ndërprisni pjesën tjetër. Që të arritini më shumë dhe të lodheni më pak, përdorni rregullin e DMR. Zgjidhni tre Detyrat Më Të Rëndësishme çdo ditë dhe përqendrohuni plotësisht në kryerjen e tyre brenda një kohe specifike. Kjo do të rrisë me patjetër produktivitetin tuaj. Zotëroni dhe përvetësoni kohën tuaj Nëse 80% e rezultateve tuaja do të vijnë nga 20% e kohës suaj, imagjinoni sikur ta aplikoni atë rregull kudo. Me pak fjalë do t’ju duhet vetëm të punoni vetëm 20% të kohës. Konsiderojeni  kohën tuaj si një investim të vlefshëm. Çdo detyrë e ditës duhet të jetë e arritshme, realiste dhe të lidhet me kohën. Më e rëndësishmja është se çdo detyrë duhet të eci paralel me qëllimet e tua për ditën, javën ose muajin. Zotërimi i kohës do t’ju shtyjë të përqendroheni dhe të jeni më efikas. Kështu produktiviteti juaj do te rritet. Mos jini perfeksionist Nëse vazhdoni të ndiqni përsosmërinë, mund t’ju duhet më shumë kohë për t’i kryer detyrat tuaja. Me shumë mundësi do të jeni më pak produktivë nga sa e keni planifikuar. Kjo do t’ju bëjë të humbisni kohë dhe ndoshta do të mërzitni shefin tuaj. Perfeksionizmi është edhe më i lartë kur nuk i jepni llogari askujt, por vetëm vetes. Përfeksionizmi nuk ka fund kurrë. Masni inputet dhe rezultatet tuaja Mos mat vetëm ato që ke arritur, por edhe ato që mund të kishe arritur nëse do të kishe përdorur parimet e duhura të punës. Shqyrtoni vazhdimisht punën tuaj. Mësoni si të masni imputet dhe rezultatet e punës suaj. Mos nënvlerësoni asgjë në punë tuaj. E vërteta në lidhje me jetën është se: “Jetojmë në një botë ku shumë gjëra marrin kohën tuaj më të madhe por nuk ju më shumë rezultatet dhe shumë pak prej këtyre gjërave janë të vlefshme.”
https://www.dua.com/sq/16-aftesite-per-sukses/
16 aftesite per sukses
16 aftesite per sukses, nëse doni të jetoni një jetë të suksesshme në vitin 2020 dhe më gjerë, duhet të adoptoni një sërë aftësish të reja. Shkurtimisht po ju përmbledhim katër aftësitë që do t’ju duhen për të qënë të suksesshëm. Aftësia për të fituar vëmendje në kohët e sotme Ne jetojmë në një ekonomi që kërkon vëmendje. Ata që kanë më shumë përqëndrim në punën e tyre, projekte, ide, etj, priren të fitojnë. Ju duhet të mësoni se si të tërhiqni vëmendjen sepse, pa të, edhe një ide fantastike mund të shuhet. Për të tërhequr vëmendjen në mënyrën e duhur, thjesht jini më të mirët. Aq sa investimi tek ideja juaj të duket si gjëja më e sigurt për të bërë. Sigurisht, aftësitë tradicionale të marketingut janë të nevojshme, por marketingu funksionon shumë më mirë kur lidhet me cilësinë dhe origjinalitetin. Filloni ta shfaqni veten atje jashtë. Së pari, tërhiqeni vëmendjen dhe pastaj mendoni se çfarë do të bëni më vonë për ecurinë e biznesit, punës apo ideve tuaja. Disa shembuj se si mund ta bëni këtë ekspozim janë: Blogu ose një Website cilësor Video dhe përmbajtje cilësore Ekspozim në Rrjetet Sociale Aftësia e maksimizimit të kohës suaj Në një botë ku koha e përqëndrimit po zvogëlohet, marrja e vëmendjes është primare. Nëse  arrini të mësoni se si t’i tërhiqni vëmendjen dikujt për një kohë të mjaftueshme, atëhere keni arritur një nga aftësitë më fitimprurëse. Nëse përqendroheni aq sa duhet, bëni 20 përqind të punës kreative dhe 80 përqind të punës që jep rezultate, gjithçka tjetër vjen vet. Ky është një rregull i njohur në botën e biznesit. Nëse disiplina, përqendrimi dhe aftësia për të ndjekur udhëzimet është e ulët, atëhere punoni t’i përmirësoni këto gjëra. Maksimizoni kohën tuaj dhe bëni të pamundurën të arrini rezultatet që dëshironi. Inteligjenca Emocionale Inteligjenca e vërtetë emocionale do të thotë që ju dini se si të rregulloni emocionet tuaja në një mënyrë që të prodhoni rezultate pozitive. Kjo është e gjitha! Disa shembuj të Inteligjencës së lartë emocionale janë: Vetëdija – Shumica e njerëzve nuk mund të jenë të sinqertë me veten e tyre. Nëse e dini se kush jeni dini pikat tuaja të forta dhe kufizimet tuaja, atëhere grumbullojini ato dhe përdorini në favorin tuaj. Përulësia – Egoja të thotë se duhet të jesh më larg se sa je, edhe pse nuk e ke bërë punën aq mirë sa duhet. Nëse mendoni se jeni aq i rëndësishme sa bota interesohet për ju nëse dështoni – E keni gabim! Përulësia e vërtetë është aftësia për të jetuar jetën që ju meritoni duke e vendosur egon tuaj mënjanë. Durimi dhe stabiliteti – Nëse keni mundësinë të ekzekutoni idetë tuaja, pa shumë ulje dhe ngritje, do të merrni rezultatet që dëshironi. Kombinimi i sigurisë në qëllimet tuaja afatgjata dhe proaktivitetin ndaj veprimeve afatshkurtra do t’ju jap atë që kërkoni mbi gjithcka. Stabilitetin! Fokusi dhe përqëndrimi në synimin tuaj Të jesh pozitiv dhe të përqëndrohesh në një botë që është e ndotur nga zhurma, është një nga aftësitë më të vështira për ‘u zotëruar. Mënyrat më të mira për të reduktuar shpërqëndrimet janë: Kufizimi i konsumit të lajmeve të panevojshme. Ndiqni njerëz të zgjuar dhe përdorini si model për zhivillimin tuaj vetjak. Përqendrimi në rezultatet që doni të arrini. Qëndroni mjaftueshëm në këtë rrugëtim dhe do të kuptoni se 99% e të gjitha informacioneve që merrni janë thjesht zhurma të panevojshme. Merrni 1% që ju duhet dhe aplikojini ato në jetën tuaj. Keto ishin disa nga 16 aftesite per sukses.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-vendose-foshnjen-ne-gjume/
Qysh me e vendosë foshnjen në gjumë?
Njerëzit me fëmijë të vegjël kërkojnë ndihmë dhe atë ndihmë e paguajnë shtrenjtë, mirëpo thonë se ia vlen. Këshillat janë, thonë trajnerët për vënie të bebeve në gjumë, që bebet të kenë më shumë se gjashtë muaj. Këto janë gjashtë këshillat që do t’ju ndihmojnë ta vëni beben në gjumë:  Vëne beben tuaj në gjumë gjithmonë në kohë të njëjtë. Bëni rutinë para gjumi – bëni gjithmonë gjërat e njëjta – larja, ninullat apo diçka tjetër që do ta qetësojë fëmijën. Mos e detyroni fëmijën që të fle, sepse ashtu vetëm sa do ta shqetësoni. Qëndroni të qetë dhe konsekuent kur t’i thoni fëmijës: “Natën e mirë!”. Mos nxitoni të shkoni te fëmija sapo të zgjohet në mëngjes. Lëreni që të zgjohet në qetësi. Dhoma le të ketë temperaturën e përshtatshme. Nuk bën assesi të jetë tepër e ngrohtë.
https://www.dua.com/sq/zbuloni-magjine-e-patates-se-pjekur-me-djathe/
Zbuloni shijen e patates së pjekur me djathë në këtë recetë
Zbuloni recetën e patates së pjekur me djathë. E mira e patateve është se mund të gatuhen në mënyra të ndryshe dhe na japin secilën herë një shije unike që të gjithë e duam. Kjo është një nga ato receta me patate që ndoshta nuk i keni ditur. Prandaj provojeni dhe jepni patateve të reja një dimension të ri me këtë recetë interesante! Përbërësit e recetes se patates së pjekur me djathë: 1 kg patate, 500 ml qumësht të nxehtë; 150 g djathë gjysmë të fortë të grirë në rende; 50 g djathë të fortë të grirë në rende; 50 g gjalpë, 50 g miell të bluar egër; 3 lugë fletë majdanozi të grirë; 1 lugë e vogël mustardë; arra muskati të bluara; kripë; piper.  Përgatitja Patatet pastroni dhe pritni në feta të holla. Qitni në tenxhere me ujë të ftohtë, qitni kripë dhe nxehni në zjarre të fortë. Kur uji të vlojë, zieni edhe 10 minuta. Kulloni patatet dhe qitni në enë të lyer me yndyrë për pjekje. Përgatitni salcë beshameli ashtu që më parë në gjalpin e nxehur shkurtimisht ta fërgoni miellin, pastaj gradualisht shtoni qumësht duke e përzier vazhdimisht në mënyrë që të mos krijohen toptha mielli. Salcën zieni rreth 4 minuta, pastaj hiqeni nga zjarri dhe shtoni arra muskati, piper, majdanoz, mustardë dhe djathin gjysmë të fortë dhe djathin e fortë. Salcën e përgatitur me djathë qiteni sipër patateve, përzieni pak dhe piqni në 180 gradë Celsius rreth 45 minuta. Mos harroni ta sherbeni te ngrohte dhe ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/turizmi-detar/
Turizmi Detar – Turizmi i rrugeve me te bukura Shqiptare
Turizmi Detar, turizmi i rrugëve më të bukura të Shqipërisë. Pavarësisht vështirësive që po kalojmë tani, kjo nuk do të thotë se duhet të prishim planet tona për të udhëtuar dhe për të bërë turizëm. Përkundrazi jemi të bindur se do dalim nga kjo krizë më të fortë se kurrë. Sot do t’ju sjellim diçka ndryshe nga turizmi malor, detar apo historik.Po, po ashtu është, rrugët. Më lejoni t’jua shpjegoj. Më poshtë do t’ju radhis rrugët më të bukura të vendit, ku kënaqësia për të udhëtuar në to, do t’ju shtoj dëshirën të vini më shpesh. Vozitja është mënyra më e lehtë për të parë Shqipërinë. Ju mund të jeni një ciklist i dashuruar pas natyrës, ose doni të vozisni sepse ju pëlqejnë rrugët e gjata. Siqoftë ja tek keni sugjerimet tona. Së pari, një sqarim të shkurtër për sigurinë rrugore në Shqipëri Trafiku mund të jetë kaotik, sidomos gjatë verës, por vetëm në kryeqytet. Infrastruktura rrugore është e mirë ndërsa shtigjet për çiklizëm dhe biçikletat janë mjaft të rregullta. Bllokimet e trafikut janë një problem kryesisht i rrugëve në Tiranë, ndërsa në pjesë të tjera të vendit trafiku shpesh mund të shkaktohet nga një tufë delesh kalimtare. Pothuajse i gjithë vendi është i sigurt për të vozitur ose për çiklizëm. Rrugët më të bukura në Shqipëri Është e vështirë të vësh gishtin se cila prej rrugëve është më e bukura, Llogaraja apo Leqet e Hotit? Njëra merr rrugën për në det dhe tjetra për në zemër të maleve. Rruga për në Vermosh ose Leqet e Hotit Cyclingabout.com thotë se nëse doni të bëni xhiro me biçikletë, kjo është një nga 40 rrugët më të bukura në botë. Rruga drejtohet tek Alpet Shqiptare që njihen ndryshe edhe si Bjeshkët e Kurorëzuara, përgjatë kufirit me Malin e Zi. Rruga mbyllet në Shkodër ku mund të keni gjithcka për të parë. Shkodra është shtëpia e Muzeut Kombëtar të Fotografive Marubi dhe artdashësve të shumtë. Ndërkohë, Liqeni i Shkodrës është një nga rezervat më të mëdha të shpendëve në Evropë. Koha më e mirë për të shkuar: nga prilli deri në shtator. Më e mira për vozitje ose çiklizëm. Qafa e Llogarasë Nëse vini në Shqipëri, Llogaraja duhet të jetë pjesë e udhëtimit tuaj patjetër. Rruga dredha-dredha zbret nga maja më e lartë e 1.043 metra mbi nivelin e detit dhe del në bregdetin Jon. Rruga lidh Rivierën Shqiptare me Dukatin, Orikumin dhe Vlorën. Zona e Vlorës është shtëpia e vendbanimeve të shumta antike si Parku Kombëtar Amantia, në fshatrat Dukat dhe Tragjas. Koha më e mirë për të shkuar: Parku Kombëtar i Llogarasë është një destinacion i disponueshëm gjatë gjithë vitit por koha më e mirë për të vizituar zonën është nga prilli deri në tetor. Sezoni i pikut është nga mesi i qershorit deri në gusht. Rruga bregdetare e Rivierës Shqiptare Riviera shqiptare përfshin zonën nga Malet e Vetëtimës deri në ishullin Tongo. Rruga shkon përgjatë bregdetit dhe në Palasa, Dhërmi, Himarë, Qeparo, Borsh, Llukova, Saranda, Ksamili dhe Butrint. Secila prej këtyre vendeve është një destinacion parajsë më vete për pushimet verore. Rruga vazhdon mes ullishteve, agrumeve dhe fshatrave të vegjël bregdetarë. Plazhet më të bukura në Shqipëri gjenden në këtë zonë. Koha më e mirë për të shkuar: Riviera shqiptare sheh numrin më të madh të vizitorëve gjatë sezonit të verës. Megjithatë zona dhe Parku Kombëtar i Butrintit janë destinacione gjatë gjithë vitit. Megjithatë, koha më e mirë për të vizituar ndryshon nga prilli deri në tetor. Qafa e Muzinës Riviera sigurisht nuk është tërheqja e vetme në jug të Shqipërisë. Rruga tjetër është nga Saranda për në Gjirokastër përmes Qafës së Muzinës. Rruga shkon përgjatë lumit Bistricë dhe fillon të ngjitet në Qafën e Muzinës deri në 580 metra mbi nivelin e detit. Por para se të filloni të ngjiteni ka disa vende për t’u vizituar kështu që merreni shtruar. Koha më e mirë për të shkuar atje: Koha më e mirë për ta vozitur këtë rrugë është në pranverë dhe verë. Ngjyrat që do të shihni janë vetëm blu dhe jeshile. Rruga për në Kepin e Rodonit Vendi i përsosur për të filluar këtë udhëtim është në Gjirin e Lalzit. E vendosur në Bregdetin Adriatik, në veri të qytetit të Durrësit, Kepi i Rodonit është një mundësi e shkëlqyer për një udhëtim ditor nga Tirana. Gjiri i Lalzit vizitohet më së shumti gjatë sezonit të verës nga turistë shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Kepi ​​lidhet me mite dhe legjenda të lashta. Ata thonë se u emërua pas perëndisë ilire pagane të detit, Redon. Rruga drejt pelerinës gjarpëron mes fshatrave të vegjël bregdetarë dhe kodrave poshtë detit. Koha më e mirë për të vizituar: Periudha më ideale për të vizituar është nga maji deri në shtator. Sigurisht turizmi i rrugëve të Shqipërisë është tërheqje turistike veçanërisht për çiklistët, por pse të mos e shjoni edhe kur udhëtoni nga një destinacion në tjetrin.
https://www.dua.com/sq/tradita-shqipetare/
Traditat Shqipetare te dasmave
Tradita Shqipetare të dasmave shqiptare sigurisht janë origjinale në llojin e vet dhe kanë tradita të veçanta. Çdo vend ka zakonet e veta, kjo nuk diskutohet, megjithatë disa prej tyre janë më të çuditshme se të tjerat. Dasmat shqiptare kanë disa tradita që nuk kanë ndonjë shpjegim tepër llogjik, por vazhdojnë të përsëriten brez pas brezi. Në këtë artikull do t’ju rreshtojmë disa tradita të veçanta por që janë tipike të kulturës dhe dasmave tona. Ndarja e burrave nga gratë ditën kur vijnë krushqit Në momentin që krushqit vijnë për të marrë nusen, rrinë disa orë tek familja e kësaj të fundit për të kryer detyrat dhe nderimet e nevojshme. Gjatë këtij qëndrimi, burrat dhe gratë ndahen në dy dhoma të ndryshme. Në dhomën e grave i këndohet nuses si dhe krushqit femra i vendosin stoli. Ndërsa në dhomën e burrave pihet alkool dhe bisedohet duke shkëmbyer herë pas here batuta e dolli. Ka raste kur edhe ia marrin këngës dhe brohoritjeve. Kanagjegji dita e kënges së nuses Kanagjegji organizohet nga familja e nuses, një ditë, ose disa ditë para dasmës dhe ndryshe njihet edhe si nata e kangës. Pavarësisht faktit se pas këngëve të gëzimit shndërrohet në natën e vajit. Në kanagjegj, në shtëpinë e nuses mblidhen vajzat dhe gratë e fisit dhe festojnë me të. Në fund të darkës, nusja e ardhshme ulet në një karrige dhe gratë më të mëdha i vendosin në fytyrë një shami e kuqe. Më pas niset e  i këndohen këngë tradicionale, që kanë për qëllim ta bëjnë të qajë. Ndaj quhet edhe ndryshe nata e vajit. Tradita e shkëmbimit të lekëve Zakonisht, ditën e diel kur dhëndri vjen të marrë nusen, ai pritet nga njerëzit e shtëpisë. Një nga të afërmit e nuses, që përherë është një djalë i vogël, nëse nusja nuk ka vëlla mund të jetë kushëri apo nip. Ky i fundit duhet të shkoj të takoj dhëndrin e t’i vendosi shaminë në xhep të xhaketës. Kur i vendos shaminë, dhëndri ka në xhep të xhaketës lek, të cilat i merr fëmija i vogël. Kur nusja mbërrin në shtëpinë e dhëndrit dhe ulet në dhomën e pritjes, një vajzë e vogël, ose djalë nuk ka rëndësi, kryesisht i zgjedhur nga të afërmit e dhëndrit shkon dhe i heq nuses këpucët. Brenda njërës prej këpucëve ndodhen lek, të cilat sigurisht i merr fëmija i vogël. Shkëmbimi i lekëve bëhet me qëllim sjelljen e begatisë nga lidhja e martesës për të dy krahët. Djegia e shamisë së beqarit Djegia e shamisë së beqarit është një traditë shumë e njohur në të gjithë vendin dhe madje pritet me tepër ekzaltim nga shokët e dhëndrit. Në fund të festimeve, dhëndrit i jepet në dorë një shami nga njëri prej shokëve të tij me të mirë. Shamija lyhet zakonisht me raki dhe i vihet flaka. Në këtë pikë dhëndri duhet të kërcejë, duke tundur shaminë e përflakur. Ndërkohë që kërcen, shamija duhet të valëvotet për të qëndruar sa më shumë e ndezur, kjo sepse tregon dhe shënjon forcën e dhëndrit përvecse fundit të beqarisë. Ka edhe shumë tradita të tjera, disa prej të cilave u ka humbur origjina dhe arsyeja se përse bëhen, megjithatë vazhdojnë të përsëriten. Nëse doni mund të na tregoni edhe ju disa tradita të tjera të cilat janë tipike të kulturës sonë të dasmave.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ndryshu-fjalekalimin-e-wireless-it/
Qysh me ndryshu fjalekalimin e wireless-it?
Për të ndryshuar fjalëkalimin e wireless është e thjeshtë.  Kjo gjë shpesh herë është e nevojshme. Për arsye sepse shpesh herë ndodh që dikush keqpërdor wirelessin tuaj. Përdorimi apo keq përdorimi nga ana e dikujt tjetër mund t’ju shkaktojë shumë probleme. Psh ata persona mund të jenë duke shkarkuar filma ose duke ju dëmtuar juve. Pë ta ndryshuar ndiqni hapat e mëposhtëm: Hapi 1: Së pari hapni një shfletues interneti, atë që e përdorni më së shumti. P.sh Google Chrome. Pastaj edhe në shiritin për kërkim shkruani tplinklogin.net Hapi 2: Së paret hapet një kornizë e cila kërkon një emër përdorues-username. E kërkon edhe një fjalëkalim-password, që të dyja janë admin. Hapi 3: Pastaj pasi të kyçeni në anën e majtë zgjedhni opcionin Wireless, pastaj nën opcionin Wireless security. Hapi 4: Tani ndodheni tek korniza ku shkruan Password, shkruajeni fjalëkalimin e ri. Pra aty gjendet fjalëkalimi i vjetër natyrisht. Hapi 5: Pastaj klikoni Save, dhe pas një restartimi të kompjuterit, do të aktivizohet fjalëkalimi i ri. Kësisoj, me passwordin e ri, wireless-i juaj është më i sigurtë. Nëse dëshironi që të mos keqpërdoret atëherë mos e ndani fjalëkalimin me shumë njerëz. Në anën tjetër, ekspertët e sigurisë kibernetike rekomandojnë që fjalëkalimi të përmbajë edhe numra edhe simbole në mënyrë që të jetë më i fortë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-sheru-artritin/
Qysh me shëru artritin?
Fara e kajsisë e njohur ndryshe si bajamja e hidhur është njëra nga burimet më të mira të vitaminës B17. Kjo vitaminë mund të gjendet gjithashtu në fruta si pjeshka, molla e kumbullat. Është ende një çështje e diskutueshme, pasi disa shkencëtarë besojnë që kjo frutë është e shëndetshme, kurse të tjerë besojnë se është toksike. Cfar thote mjeksia per artritin? Mjekësia kineze e rekomandon farën e hidhur të kajsisë për kuruar artritin, problemet e sistemit respirator, problemet me tretjen dhe presionin e lartë të gjakut? Në Rusi kjo frutë përdoret për ta luftuar kancerin. Farat e kajsisë përmbajnë gjurmë cianidi, të cilat në sasi të mëdha mund ta shkaktojnë toksikim, simptomat e të cilit janë temperatura e lartë, të vjellat dhe gjendja e komes.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-vlerat-e-kastravecit-kunder-tensionit-te-larte/
Qysh me i dite vlerat e kastravecit kundër tensionit të lartë?
Kastraveci është një nga perimet që sjell më shumë freski në gatime, por a i dini vlerat e kastravecit? Freskia nuk është e vetmja arsye përse kastraveci duhet konsumuar rregullisht.Sipas të dhënave, kastraveci përmban fibër, proteinë, kalcium. Si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D. Cilat janë vlerat e kastravecit? Një nga përfitimet madhore që kastraveci ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit. Për më tepër, kastraveci forcon imunitetin dhe ka aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Përqendrimi i lartë i ujit tek kastraveci e bën atë një aleat të dobishëm kundër dehidratimit. Në këtë artikull do të mësoni më shumë se çfarë mund të bëjë kastraveci për të ulur tensionin e lartë të gjakut. Stabilizimi i tensionit të gjakut. Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të kastravecit e bën atë tepër të dobishëm për shëndetin. Veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.Konsumi i vazhdueshëm i kastravecave çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut. Ulja e tensionit të gjakut Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë kastravecë rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni kastravecë për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar. Mirëmbajtja e tensionit të gjakut Nëse tensioni i gjakut rritet në mënyrë të vazhdueshme dhe të përsëritur, mund të shkaktojë sëmundje të ndryshme kronike. Siç janë sëmundjet e zemrës apo ishemia.Për të mirëmbajtur tensionin e gjakut dhe parandaluar ngritjen e tij të shpeshtë, njeriu duhet të konsumojë rregullisht kastravecë. Qetësimi i tensionin e gjakut Konsumi i vazhdueshëm i kastravecit jo vetëm e parandalon ngritjen tensionin e gjakut por edhe përsëritjen e këtij problem. Megjithatë, që të mos mërziteni me shijen e kastravecit, mund ta përfshini atë në receta të ndryshme si sallata, lëngje e të tjera. Kundër dhimbjeve të kokës Tensioni i lartë i gjakut shoqërohet me dhimbje koke dhe dobësi. Për të shmangur këtë gjendje dhe larguar dhimbjen e kokës, ju rekomandojmë të pini lëng kastraveci. Ky lëng është i freskët dhe zgjidhje shumë e mirë dhe e shpejtë kundër dhimbjes së kokës.  E mira e kastravecit është që jo vetëm që shmang ngritjen e përsëritur të tensionit të gjakut por edhe e zgjidh atë si problem.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-sarma-me-spinaq/
Qysh me përgaditë sarma me spinaq?
Përbërësit: 500 gram mish të bluar gjethe spinaqi 1 gotë oriz 2 qepë 250 gram margarinë 2 gota ujë 1 gotë ajkë 2 lugë piper të kuq kripë piper të zi. Në një tigan vendosim qepët e coptuara, mishin e bluar, orizin, krypë dhe piper të zi sipas shijes, i fërgojmë për 5 minuta dhe e shtojmë piperin e kuq, vazhdojmë me fërgim dhe për 2 minuta të tjerë. Gjethet e spinaqit i përvlojmë me ujë. Masën në tigan e mbështjellim me gjethet e spinaqit. Sarmat e mbështjellura i rendisim në tenxhere, dhe i shtojmë 2 gota ujë në të. Djegim pak ynyrën në një tigan bashkë me 1 lugë piper të kuq dhe e shtojmë në tenxhere. Sarmat i ziejmë në temperaturë mesatare për 1 orë. Sarmat pasi të jën zier i heqim nga tenxherja, i rendisim në tavë, shtojmë 1 gotë ajkë sipër tyre, dhe i pjekim në furrë për 15 minuta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sallate-me-brokoli/
Qysh me përgatit sallatë me brokoli sipas një recete të thjeshtë?
Qysh me përgatit sallatë me brokoli? Sallata e pazakonshme e cila thjesht shkrihet në gojë! Jo vetëm kaq, por është shumë ushqyese dhe e shëndetshme. Sot po ju tregojmë recetën e kësaj sallate të shkëlqyer. Përbërësit për sallatë me brokoli: 700 g brokoli, 1 lugë e vogël kripë, 200 g majonezë, 1 qepë e kuqe, 200 g fara luledielli. Përgatitja: Qiteni brokolin në tenxhere, qitni kripë dhe ujë të ftohtë. Nxeheni deri në pikën e vlimit. Sapo të vlojë hiqeni nga shporeti dhe lëreni 5 minuta në ujë. Nxirreni me lugë me vrima dhe lëreni të ftohet. Brokolin e ftohur priteni në kube të vogla, qepën e kuqe në rrathë, shtoni majonezën dhe farat e lulediellit. Të gjitha bashkë përzieni që të bëhet tretje kompakte. Qiteni në tepsi dhe shërbejeni. Ju bëftë mirë! Nëse e përgatitni një herë këtë sallatë, familjarët gjithmonë do t’jua kërkojnë! Vlerat e Brokolit Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Brokoli është i pasur në antioksidues të tillë si vitamina C dhe E. Vitamina C stimulon prodhimin e Kolagjenit, duke mbajtur lëkurën tuaj të shëndetshme, ndërsa vitamina A mbron membranat qelizore të lëkurës tuaj dhe parandalon dëmtimet nga rrezet UV. Brokoli përmban një substancë të quajtur Glucoraphanin, e cila konvertohet në Sulforaphane, që ndikon direkt për një lëkurë të shëndetshme dhe për riparimin e dëmtimit të lëkurës. Kështu që konsumimi i Brokolit rinovon lëkurën tuaj më shpejt dhe i jep asaj shkëlqimin e këndshëm natyral.
https://www.dua.com/sq/si-te-transferoj-kredi-ne-vodafone/
Si të transferoj kredi ne vodafone?
Si të transferoj kredi ne vodafone? Për të transferuar kredi ne vodafone, kini parasysh se shuma duhet të jete e plotë dhe shumefishat e 10-es. Për shembull 100 lekë, ore 200 lekë, 500 leke e kështu me radhë. Në rast se do transferoni euro, duhet të jëtë shumë e plotë si për shembull 1 euro, 1.5 euro e kështu me radhë. Si të transferoj kredi ne vodafone? Për të transferuar balancën tënde drejt një numri tjetër Vodafone së pari shkarko My Vodafone app në App Store ose Play Store.  Më pas hyr në My Vodafone app duke përdorur numrin tuaj si username dhe shënoni një fjalëkalim. Pasi të keni kryer llogarinë tuaj, hyni në të dhe shkoni tek menuja duke rrëshqitur poshtë derisa të arriti tek Shërbime Bazë. Atje keni mundësinë të rimbushni një numër tjetër. Nëse kryeni atë shërbim përfitoni 10gb falas prej Vodafonit.  Nëse nuk keni kredi në kartën tuaj të debitit për të trasferuar tek numri tjetër por keni në llogarinë e numrit tuaj atëhere veproni kështu.  Shkoni tek Shërbimet SOS dhe pasi ta klikoni tek Vodafone Share do keni mundësi të trasferoni deri në 2GB Internet tek një numër që zgjidhni. Deri në 1200 lekë limiti ditor ose 3000 lekë limiti mujor. Nëse nuk keni asnjë nga të dyja mund të trasferoni Vcoin nga ku mund të kryeni deri në 3 trasferta ditore me një limit transferte deri në 1500 Vcoin në ditë ose 2000 Vcoin në muaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-shpejt-pizza-kater-djathrat/
Qysh me përgatit shpejt pizza katër djathrat?
Pizza është ai lloj ushqimi, të cilën në menyrë absolute gjithkush e dashuron. Ndaj këtë radhë po ju sjellim një recetë të shpejtë dhe të shijshme. Përbërësit për Pizza 2 gota jogurt, 4 gota miell, 1 filxhan kafeje vaj, 1 pluhur paste, keçap, proshutë, 2-3 speca, 1 qepë e vogël, disa kokrra ullinj, shampinjone, kaçkavall ​Përgatitja: (4 LLOJ DJATHRASH) Brumi hollohet dhe lyhet me salcë të përgatitur. Në çdo të katërtën pjesë hidhet djathë i llojit të ndryshëm. Në njërën pjesë hidhet grojer, në të dytën gorgonzollë, në të tretën parmezan dhe në pjesën e katërt belpaese. Piqet si çdo picë tjetër. PICË E SHPEJTË Nga jogurti, mielli i përzier me pluhur paste, kripa dhe vaji, përgatitet brumi i cili ngjeshet pak dhe menjëherë stërhollohet dhe rrafshohet në tepsi të lyer. Brumi më parë lyhet me keçap ose salcë, pastaj mbi të hidhen përbërësit e tjerë sipas dëshirës dhe kaçkavalli në rende. Piqet në furrë të nxehtë dhe shërbehet në çast.
https://www.dua.com/sq/etika-ne-pune/
Etika ne pune – Shtate keshilla per ta permiresuar ate!
Etika ne pune është pikërisht ajo nga e cila varet suksesi juaj në punë. Të gjithë e dimë se mos pasja e një etike të rreptë në punë zvogëlon produktivitetin, ngre nivelin e stresit dhe na bën të ndihemi të pakënaqur. Fatmirësisht, ekzistojnë disa metoda që mund të përdorni për të përmirësuar etikën e punës tuaj në mënyrë dramatike. Nuk janë aq të ndërlikuara sa mendoni. Më poshtë po jua radhisim: Filloni me trupin tuaj duke e trajtuar mirë Një trup i shëndetshëm do t’ju ndihmojë të ndërtoni një qasje të shëndetshme ndaj punës sepse të dyja janë të lidhura thellësisht. Nëse ndiheni letargjikë në mëngjes, mos rrini në shtrat dhe pastaj vonoheni për në zyrë. Letargjia mund të jetë rezultat pagjumësisë ose fakti se nuk ushtroheni mjaftueshëm. Me pak fjalë, po ju nxisim të ushtroheni nëse doni të keni një balancë më të mirë shëndet – punë. Hiqni sa më shumë shpërqendrime që të jetë e mundur Sa herë e kontrolloni emailin tuaj çdo ditë? Po rrjetet sociale? Jetojmë në një botë plot shpërqendrime. Të gjitha këto ju mbajnë larg kryerjes së detyrave tuaja. Nga ana tjetër, kjo do të zvogëlojë lidhjen tuaj emocionale me biznesin dhe do të ndikojë negativisht në etikën tuaj të punës. Kontrolloni emailin tuaj vetëm dy ose tre herë në ditë, fikni njoftimet dhe lini rrjete sociale për momentet kur jeni ulur në divan me asgjë më të mirë për të bërë. Etika ne pune është diçka që kërkon sakrifica. Matni etikën tuaj me atë të kolegëve tuaj Nëse jeni duke mallkuar aftësinë e kolegut tuaj që gjithmonë ia del të mbarojë detyrat e tij, pse të mos matni performancën tuaj kundrejt tyre? S’do mend që diçka po e bëjnë si duhet. Mund të jetë mentaliteti i tyre, qëndrimi ndaj rolit të tyre të punës. Nëse jeni të guximshëm për të matur performancën tuaj ndaj të tjerëve, do të zbuloni shpejt se ku duhet të përmirësoheni edhe vet. Vendosni një standart përsosmërie Të gjithë kemi nevojë për një synim në jetë. Nëse doni të vendosni një standart që doni ta arrini medoemos ndoshta do t’i kryeni më shpejt detyrat që ju ngarkohen. Nëse deri më tani keni vendosur si model krahasimi kolegun tuaj, kujdesuni që të mos ndiqni standartet e tyre të përsosmërisë, nëse ato nuk përputhen me tuajat. Ji një person ku të tjerët mund të mbështeten Nëse premtoni të përfundoni një detyrë ose projekt – bëjeni. Nëse nuk arrini dot ta kryeni një detyrë thuajani të tjerëve se nuk mundeni. Nuk ka asgjë të keqe! Të qenit i besueshëm në punë do t’ju bëjë të respektoni dhe rritni nivelin e kënaqësisë tuaj në mënyrë të konsiderueshme. Nëse njerëzit e dinë që mund të mbështeten tek ju për të përfunduar punën, do të shpërbleheni me mirënjohjen e tyre. Punoni me orar fleksibël Të punosh një orar fiks nëntë-pesë nuk është për të gjithë. Me siguri do të përfitoni më shumë nga puna fleksible. Kjo, sigurisht, varet nga fakti nëse punëdhënësi juaj do t’ua lejojë punën fleksibël. Nëse punoni në oraret më dinamikë do t’ju ndihmojnë të rrisni nivelet e produktivitetit dhe t’ju rritet dëshira për të përfunduar punën. Jini i përpiktë me oraret A ju ndodh rregullisht të punoni një ose pesë minuta me vonesë? Nëse është kështu, etikës tuaj të punës i nevojiten ca rregulla të forta. Një ditë e shkëlqyer në punë fillon me një fillim të mbarë të ditës. Një kafe e zezë, një ecje rreth 30 minuta në këmbë ose me biçikletë mund t’ju japë një nxitje ekstra. Kjo do të thotë se duhet të zgjoheni herët. Madje, nëse doni të kaloni kohë cilësore me kolegët tuaj, 15 minuta më herët në punë janë të përkryera për të shkëmbyer disa biseda e batuta që t’ju rigjallërojnë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-pastru-fytyren-nga-pikat-e-zeza/
Qysh me e pastru fytyrën nga pikat e zeza?
Pikat e zeza shfaqen kudo në fytyrë sidomos në zonën T (balli, hunda dhe mjekra). Ato shfaqen për shkak të sekretimit të tepërt të yndyrës në lëkurë, kështu që kategoria më e ekspozuar ndaj pikave të zeza janë njerëz të cilët kanë fytyrë të yndyrshme. Ndiqni hapat e mëposhtme për t’i zhdukur njëherë e përgjithmonë pikat e zeza: Lani fytyrën: Hapja e poreve të lëkurës lehtëson procesin e pastrimit, për këtë merrni një tenxhere me ujë dhe hidhini trumzë, më pas vendoseni të vlojë. Mbajeni kokën mbi avujt në tenxhere për disa minuta. Pastaj përpiquni të hiqni pikat e zeza me pambuk. Maskë pas pastrimit: Merrni pure patateje me një infuzion të lules së radhiqes (në ujë, shtoni disa luleradhiqe dhe vëreni ujin të vlojë), dhe pak qumësht. Përzierjen e përftuar aplikojeni në fytyrë. Lëreni të veprojë për 1 orë dhe më pas shpëlajeni fytyrën më ujë të vakët.
https://www.dua.com/sq/synimet/
Synimet e vendosura per vitin 2023?
Synimet tuaja ndoshta ngjasojnë me këto: “Do lë duhanin, do bëj më shumë ushtrime, do ha më shëndetshëm etj.” Çdo mbrëmje të Vitit të Ri, planifikoni të bëni gjëra të mëdha për vitin që sapo erdhi. Vetëm se dështoni çdo herë. Ne do t’ju tregojmë se si të veproni që objektivat që vendosni në Vitin e Ri të përmbushen deri në fund. Nuk na mungojnë idetë e mira për vitin 2021: të dobësohemi, të pimë më pak alkool, të meditojmë më shpesh etj. Prisni një minutë! A nuk janë këto po ato objektiva që keni pasur edhe vitin e kaluar? Hmm mendojmë se janë po të njëjta edhe me ato të një viti më parë. Nuk është për t’u çuditur! Entuziazmi me të cilin fillojmë çdo vit të ri është pak a shumë si fishekzjarret në prag të vitit: “Pas një zhurme të madhe dhe një shpërthimi të ndritshëm, gjithçka shuhet.” Kështu përsëritet çdo vit i njëjti cikël, por, nëse merrni parasysh disa gjëra, viti 2021 mund të jetë viti juaj. Merrini gjërat me radhë “Gabimi më i madh që mund të bëni është kur bëni shumë gjëra menjëherë,” thotë psikologu Mario Schuster. Nëse doni të ndaloni pirjen e duhanit, por gjithashtu doni të hiqni ëmbëlsirat nga dieta juaj, tejkaloni veten dhe bëni shumë gjëra menjëherë.” Cila është zgjidhja? Shumë e thjeshtë, merrini gjërat me radhë dhe përmbushni një synim pasi keni përfunduar më parë tjetrin. Bëjeni plotësimin e objektivave tuaja argëtuese Pasi të vendosni cili është objektivi i radhës, sfida tjetër është përmbushja e tij. “Mënyra më e mirë e përmbushjes së synimit tuaj është duke e bërë atë sa më argëtues. Keni nevojë për një qasje pozitive ndaj ndryshimit që doni të bëni.” thotë Schuster. Se si mund ta bëni argëtuese, kjo varet vetëm nga objektivi që keni vendosur të përmbushni për këtë vit. Jini realistë Ata që e nisën vitin 2019 duke u rehatuar pak si shumë e duke ngrënë disa copa bakllavaje më tepër, me shumë mundësi për vitin 2020 kanë vendosur të bëjnë vrap. Kjo është një sfidë pak e vështirë për një person i cili deri para pak kohësh krevatin e kishte shok të ngushtë. Ne nuk ju themi ta nisni çdo mëngjes me vrap të vrullshëm, sepse me siguri do të dështoni, por ju këshillojmë ta nisni me ecje. Në fund të fundit, çështja është krijimi i një zakoni të ri. Me pak fjalë, jini realist mbi atë që vendosni si synim për veten tuaj. Jini të përgjegjshëm Synimet janë zgjedhur dhe kanë marrë formë. “Tani është momenti t’i tregoni dikujt ecurinë tuaj.” thotë psikologu. Kjo sepse forcon angazhimin dhe nxit përgjegjshmëri. Një premtim që bëjmë vetëm në një dhomë të vogël të qetë, prishet më shpejt sesa ai që ia bëjmë me zë të lartë miqve tanë. Edhe ata do t’ju shtyjnë ta përmbushni këtë objektiv. Mos u dëshpëroni 2020 sapo mbërriti dhe ju do të arrini t’i përmbushni synimet tuaja. Mirëpo, vjen tundimi i parë dhe ajo cigarja ju pihet tmerrësisht. Krevati i ngrohtë ju duket më ndjellës se kurrë, kështu që dorëzoheni, shtriheni dhe tymosni. Po tani? “Në asnjë mënyrë nuk duhet ta ndëshkoni veten,” paralajmëron Schuster. Kjo do t’ju demoralizoj më tepër nëse jeni vetndërshkues. Pengesat do jenë të pranishme, mjafton që të ecni para përmbushjes së objektivit tuaj me vullnet. “Përqëndrohuni tek ndjenjat e suksesit pavarësisht se sa të vogla mund të duken.” shpjegon Schuster. Gjithsesi, ne ju urojmë që ky vit t’ju gjej më dashamirës ndaj vetes suaj dhe mos harroni: “Gjithçka nis me një hap, para se ta keni kuptuar do keni arritur në vijën e finishit. Forca!”
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-adana-qebap/
Qysh me përgatit Adana qebap – Kombinimi i mishit dhe erëzave
Qysh me përgatit Adana qebap? Kombinimi fenomenal i mishit të shijshëm dhe erëzave të vërteta. Prandaj, sot ju kemi sjellë këtë recetë fantastike që do t\’ju bëj të lëpini gishtat. Ju nuk keni nevojë të  shkoni deri në Turqi për ta provuar. Me këtë recetë ju do të sjellni shijen e Turqisë në  tryezat tuaja! Përbërësit e Adana qebap: 1,5 kg mish viçi të bluar; 2 speca të kuq; 1 qepë; 3 thelpinj hudhre; një lugë e vogël kripë; 1 lugë lëng domateje; 1 lugë e vogël trumzë, 1 lugë e vogël spec djegës të bluar; 1 lugë e vogël piper. Përgatitja: Adana qebap ka një përgatitje të vecantë, ndaj ndiqni me kujdes udhëzimet. Në blender qitni qepën, hudhrën dhe specin dhe bluani, por jo t’i bëni si qull, por në copa të imëta. Në një enë të madhe qitni mishin e bluar, sipër shtoni përbërjen e bluar në blender, pastaj të gjitha erëzat, kripën dhe pure domateje dhe përzieni mirë. Përbërjen futeni në frigorifer dy-tri orë që shijet të përzihen. Nga përbërja e ftohtë bëni topthat dhe radhisni në hell, shtypni që të mbeten gjurmët e gishtave dhe piqeni në skarë derisa të marrin ngjyrën e mirë. Shërbeni bashkë me shtesa sipas dëshirës (sallatë të freskët, ajkë, majonezë, keçap…) dhe do të ishte mirë sikur të bësh edhe tortila, Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/pagesa-ne-telkos/
Ku mund bej pagesa ne Telkos?
Pagesat mund të realizohen në pikat tona : Rr.Ukshin Hoti,Pejton, Prishtinë. Rr. Nenë Tereza, Fushë Kosovë. Po ashtu edhe tek te gjitha pikat e Western Unionit. Njekohsisht pagesat mund të bëhen dhe në RiaCapital. Po ashtu pagesat mund të bëhen përmes E-banking. (Pasi të bëhet pagesa online duhet të dërgohet fletëdeshmia në info@telkos.net)
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ndertu-muskujt-e-barkut/
Qysh me i ndertu muskujt e barkut
Qysh me i ndertu muskujt e barkut. Mirëpo skulpturimi i barkut domosdoshmërish kërkon durim, konsistencë dhe mbi të gjitha përkushtim. Por, ky përkushtim nuk duhet të jetë vetëm në palestër. Trajnerët e fitnesit tregojnë se asnjëherë nuk mund ta ‘mposhtni’ një dietë të keqe vetëm me ushtrime fizike. Kjo nënkupton se pavarësisht sa shpesh apo shumë ushtroni, asnjëherë nuk do të mundeni t’i krijoni muskujt e barkut nëse nuk kujdeseni për mënyrën si ushqeheni. Phil Learney, trajner i fitnesit në Londër, ka disa këshilla se qysh me i ndertu muskujt e barkut nutricioni të cilat do t’ju ndihmojnë t’i ndërtoni muskujt e barkut brenda katër javëve. Ato janë: Shmangni ushqimet e përpunuara dhe të rafinuara kurdo që keni mundësi.Provoni të hani gjashtë herë në ditë, pothuajse çdo tri orë. Për çdo shujtë sigurohuni se përmban një porcion proteinash. Pra, shujtat duhet të përmbajnë vezë, peshk, pulë ose ushqime tjera që përmbajnë proteinë. Mes shujtave konsumoni arra, fara, avokado, ullinj, etj. Për mëngjes, sigurohuni të hani karbohidrate si tërshëra dhe frutat. Për drekë konsumoni patate të ëmbla, oriz të kaftë dhe fara quinoa.Për darkë, përpiquni të hani perime. Pini shumë ujë! Çdo 10 ditë shpërblejeni veten me një shujtë ku hani çfarëdo që jua ka ëndja.  Pas ushtrimeve mundohuni të përdorni suplemente të cilat ju furnizojnë me 40-50g karbohidrate dhe 20-30g proteinë. Kështu e stabilizoni sistemin hormonal për ta mundësuar rigjenerimin e indeve dhe e mbani sheqerin në gjak stabil.  Gjithashtu përpiquni që të ushtroni të paktën tri herë në javë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gjet-dua-com-ne-telegram-app/
Qysh me gjet dua.com në Telegram app?
Qysh me gjet dua.com në Telegram app? Dua tashmë është kthyer në një platfromë të plotë sociale, ku çdo shqiptar mund të gjejë veten – gjithashtu edhe atdhetarët e vet. Nisur nga kjo, platforma sociale e duas shtrihet kudo, thuajse në cdo rrjet social ku është e mundur ta kontaktosh.  Përveç rrjeteve sociale të njohura si: Facebook, Instagram, Pinterest, Twitter dhe Linkedin, dua ka gjetur mënyra të tjera për të siguruar një kontakt më të gjerë me përdoruesit dhe jo vetëm të aplikacionit të saj.  Një nga këto aplikacione është edhe Telegram, ku dua.com ka krijuar dy grupe. Më parë, po ju tregojmë pak se çfarë është Telegram app. Telegram – Një epokë e re komunikimi Telegram app është një softuer falas, super-platformë e mesazheve të çastit dhe bazuara në cloud. Shërbimi gjithashtu ofron thirrje & video të kriptuara nga fillimi deri në fund, VoIP, ndarjen e skedarëve dhe disa veçori të tjera. Fillimisht u lançua për iOS në 14 Gusht të vitit 2013 dhe Android në Tetor të vitit 2013. Që prej atij momenti, telegram ka siguruar miliona përdorues duke konkuruar kështu edhe rrjetin gjigand të komunikimit siç është What’s Up apo Facebook Mesenger. Nisur nga siguria që ky aplikacion ofron, ekipi i duas mendoi të krijoj dy grupe nga të cilat çdo përdorues ka mundësinë të hyj dhe të na kontaktoj direkt për çdo paqartësi. Community Chat: https://t.me/duacomchat Aty mund të na gjeni e të na drejtoni cdo pyetje që mund të keni. Në Community Chat keni mundësinë të komunikoni direkt me ne edhe për probleme të ndryshme teknike në lidhje me aplikacionin. Shkarkojeni aplikacionit e Telegram duke klikuar në këtë link: https://telegram.org/ Announcements: https://t.me/duacommunity Ndërsa sa i përket Announcements Community, mund t’i bashkoheni grupit dhe të infrmoheni për çdo gjë të re në lidhje me platfromën tonë. Aty do të informoheni të parët se çfarë po ndodh në dua.com, çfarë dhe kur do lancohen veçoritë e tjera e kështu me radhë. Bashkojuni platformës më të madhe të shqiptarëve dhe na kontaktoni kudo që është më e lehtë për ju.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdes-qe-makina-te-qendroje-me-gjate/
Qysh me u kujdes që makina të qëndrojë më gjatë?
Mirëmbajtja e makinës e zgjatë jetën e saj. Prandaj nëse doni që makina tuaj për kohë më të gjatë mirëmbajeni atë. Më poshtë ne po përmendim disa nga mënyrat se si mund të kujdeseni për makinën tuaj që ajo të mos ketë shpesh probleme dhe të jetojë më gjatë. Kontrolloni filtrat e ajrit Shumë probleme të makinës tuaj vijnë si pasojë e keqfunksionimit të filtrave të ajrit. Ju duhet të ndërroni filtrat e ajrit çdo 12 muaj, ose çdo rreth 20,000 km të përshkuara. Mos e anashkaloni këtë gjë, pasi mund të shkaktojë probleme me kondicionimin e ajrit, dhe për pasojë do të thithni ajër të pashëndetshëm brenda në makinë. Kontrolloni baterinë Të gjithëve mund t’ju ndodhë që bateria e makinës të shkarkohet atëherë kur ju duhet më tepër. Nuk është një situatë e këndshme, apo jo? Për të shmangur këtë, asnjëherë mos injoroni sinjalin e shkarkimit të baterisë, dhe kontrollojeni rregullisht. Kontrolloni për rrjedhje, dhe pastroni rregullisht me një furçë pastrimi mineralet e ndërtuara rreth saj. Balanconi gomat Kjo është “dredhia” më e lehtë për të shmangur konsumimin e gomave, dhe të rrisni jetëgjatësinë e tyre. Jo të gjitha gomat konsumohen për një afat të njëjtë kohor. Prandaj duke rrotulluar gomat e përparme dhe të pasme, ju balanconi konsumimin, dhe i bëni më rezistente.Sigurohuni që gomat e makinës tuaj janë të vendosura në vijë të drejtë në mënyrë perfekte, pasi në të kundërt mund të humbisni kontrollin e makinës tuaj. Pastroni xhamat dhe ndërroni fshesat Xhami i përparmë i pisët mund të jetë i bezdisshëm nëse nuk pastrohet rregullisht, dhe mund të shkaktojë aksidente. Është shumë e rëndësishme që drejtuesi i mjetit të ketë një pamje të qartë, për një udhëtim të sigurt. Nëse nuk pastroni rregullisht xhamat, papastërtitë e akumuluara mund të dobësojnë cilësinë e xhamit.Nëse sezoni i shirave po afron, kontrolloni fshirëset, dhe zëvendësojeni sa herë të nevojitet. Fshirëset e dëmtuara mund të gërvishtin xhamin dhe pengojë pamjen tuaj. Sigurohuni që sistemi i ftohjes funksionon Tubat që mbajnë ftohësit e motorit mund të dëmtohen shumë shpejt pasi ato qarkullojnë lëngje me presion të lartë, të cilat mund ti thyejnë nëse kanë presion tepër të lartë. Gjithashtu tubat e ngrohjes hasen me të njëjtin problem. Mënyra më e mirë për të një punë sa më efiçente është krijimi i një balance midis këtyre të dyjave, dhe ti kontrolloni rregullisht. Kontrolloni frenat Nëse sistemi i frenimit është efiçent, makina juaj do të jetojë më gjatë. Por gjithashtu mundëson një udhëtim të sigurt për ju dhe pasagjerët. Ekziston një mënyrë shumë e thjeshtë për të kontrolluar lëngun e frenave. Nëse ngjyra është e errët, atëherë ky është sinjali i makinës që ka ardhur koha të ndërroni atë. Ngjyra e errët e lëngut indikon që lëngu është i mbushur me mbeturina. Për ta bërë sistemin e frenimit më rezistent, ndërroni lëngun çdo dy vite.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-evitu-ushqimet-kancerogjene/
Qysh me i evitu ushqimet kancerogjene?
Sëmundja e kancerit është një nga shqetësimet më të mëdha të mjekësisë por që mënyra e shëndetshme e jetesës mund ta parandalojë atë. Kështu që çfarë prisni për t’u kujdesur për veten dhe të evitoni të gjithë ushqimet e mundshme që mund ta shkaktojnë atë? Ja cilët janë 7 ushqime kancerogjene që mund të favorizojnë zhvillimin e kancerit: Mishi Patate të skuqura ose patatina Vajra të ngopur dhe yndyra të hidrogjenizuara Pije të gazuara Ëmbëltues artificialë dhe konservues Miell i përpunuar dhe sheqeri i bardhë Alkooli Kjo është një listë e shkurtër edhe pse në realitet ushqimet kancerogjene në brendësi të secilës nga kategoritë janë të shumta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-humbe-3-kilogram-per-2-dite/
Qysh me i humbë 3 kilogram për 2 ditë?
Individët që janë në mbi pëshë, provojnë të gjitha mënyrat për të humbur nga kilogramët e tepërta por jo gjithmonë japin rezultate.  Për shkak të kohërave në të cilën jetojmë, shpesh priremi të harrojmë se çfarë është e rëndësishme. Jo paratë, por shëndeti dhe familja. Eshte e rëndësishme të dini arsyet se pse doni të humbisni peshë por mbi të gjitha të qëndroni të shëndetshëm. Receta e mëposhtme ju vjen në ndihmë, duke humbur 3 kg në 2 ditë ! Së pari, është e rëndësishme konsumimi i Milkshake, gjysmë ore pas marrjes mëngjesin. Është gjithashtu e këshillueshme te shoqëroni këtë trajtim me konsumin e vazhdueshëm frutave,perimeve dhe çajit jeshil. Gjithashtu, përjashtoni sheqerin nga përditshmëria juaj. Përbërësit: 4 hudhra 4 domate të vogla 1/4 litër ujë 6 kube akulli Përgatitja: Lajini të gjitha produktet dhe futini bashkë dhe i trazoni në një mikser. Domatja vepron si një antioksidant duke ndihmuar trupin tuaj, për të hequr dhjamin e akumuluar. Ndërsa hudhra ndihmon djegjen e kalorive, si dhe ndihmon në shëndetin tone në përgjithësi. Filloni të konsumoni këtë përzjerje 2-3 herë në jave dhe do të shihni rezultatet të menjëhershme në humbjen e kilogramëve të tepërta.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-vitaminat-e-domosdoshme-per-shendetin-e-femrave/
Qysh me i njoft vitaminat e domosdoshme për femra?
Vitaminat jane te dobishme per te gjithe, por ka disa qe duken sikur jane krijuar enkas per femrat. Organizmi femeror tregon nje nevoje me te thesuar per keto vitamina specifike.  Vitamina A Ne kete vitamine kemi te konservuar beta-caroteni. Ai ndihmon ne ruajtjen e eshtrave dhe indeve qe jane nje nga pjeset me delikate te trupit femeror, sidomos pas perjudhes se menopauses. Gjithashtu, vitamina A stimulon sistemin imunitar dhe mbron dhe forteson shikimin. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane qumeshti, e verdhe e vezes, perimet me gjethe jeshile, karrotat, pjeperi dhe portokalli. Vitamina B6 Kjo vitamine njihet ndryshe me emrin pyridoxine dhe ka nje rol te rendesishem ne forcimin e sistemit imunitar dhe rregullimin e hormoneve. Vitamina B eshte e dobishme per metabolizmin dhe funksionin e trurit. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: mishi i pules dhe i vicit, tershera, misri dhe avokado. Vitamin B9 Ndryshe njihet si acid folik dhe eshte shume e dobishme per zhvillimin e sistemit nervor qendror. Kjo vitamine eshte edhe nje nga lendet ushqyese kryesore te ADN-se tone. B9 eshte vecanerisht e rendesishme per femrat, sepse ndihmon zhvillimin korrekt te fetusit. Mungesa e acidit folik mund te coje ne lindjen e nje femije me defekte, por edhe ne demtimin e ADN-se. Ushqimet me te pasura me B9 jane: perimet me gjethe jeshile, frutat, agrumet, bishtajoret, vezet dhe melcite. Vitamina B12 Cyanocobalamin eshte e konservuar ne kete vitamine. Kjo eshte pergjegjese per kujteses dhe gjithashtu rregullon dhe promovon funksionimin e duhur te nervave. Vitamina B12 eshte e rendesishme per ndarjen e qelizave, sintezen e proteinave, metabolizmin dhe sigurimin e energjise nga ushqimi. Ushqime me te pasura ne B12 jane produktet e qumeshtit, vezet, peshk dhe mish i kuq. Vitamina C- Me merita te plota eshte quajtur “super-vitamina” sepse eshte burimi me i mire i karburantit per sistemin imunitar. Ndikimi i kesaj vitamine eshte i pranishem ne shume aktivitete qelizor. Vitamina C Ndihmon prodhimin e qelizave te kuqe te gjakut dhe lehteson transportin e hekurit. Pervec kesaj, vitamina C rrit perqendrimin sepse ndikon ne rritjen e nivelit te norepinephrines ne tru. Ushqimet me te pasura me kete vitamine jane: kivi, portokalli,limoni luleshtrydhja, patatet dhe brokoli. Vitamina D Kjo eshte vitamina e kockave. Me kalimin e moshes kockat humbasin dendesi dhe kjo shoqerohet me shfaqjen e osteoporozes. Perdorimi i vitaminave D qe ne femijeri dhe ne vazhdim parandalon kete rrezik dhe forteson dhembet. Ndikimi i kesaj vitamine ndjehet edhe gjate ciklit menstrual. Studimet e ndryshme kane vertetuar se vitamina D luan nje rok kyc ne parandalimin e kancerit te zorres se trashe dhe te artritit reumatoid. Kjo vitamine gjendet kryesisht ne ushqime si: qumeshti, veza, peshku dhe keshillohe ekspozimi ne rrezet e diellit sepse ky i fundit ndihmon ne sintezen e kesaj vitamine. Vitamina E Eshte nje antioksidant i rendesishem per femrat. Ajo ndihmon ne rritjen dhefortesimin e flokeve, riparimin e indeve, mbron trupin nga procesi i plakjes, siguron thonjte te shendetshme, mbron syte dhe melcine. Ushqimet ne te cilat mund te gjeni me shumice vitamine E jane pothuajse te gjitha frutat dhe perimet. Vitamina K Vitamina K eshte e rendesishme sepse kjo ndihmon ne koagulimin e gjakut, gjithashtu ndihmon per te mbajtur kockat e forta si edhe ne parandalimin e semundjeve te zemres. Ushqimet me te pasura me vitaminen K-jane: perimet me gjethe jeshile, brokoli, vaji i sojes dhe vaji peshkut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-rrudhat-ne-fytyre-vetem-permes-sodes-se-bukes/
Qysh me i largu rrudhat në fytyrë përmes sodës së bukës?
Qysh me i largu rrudhat në fytyrë përmes sodës së bukës? Ka produkte të ndryshme në treg që luftojnë pamjen e puçrave të fytyrës, pikave të errëta, rrathëve të errët rreth syve dhe rrudhave. Shumica prej tyre janë të shtrenjta dhe humbin efektivitetin e tyre në një kohë shumë të shkurtër, transmeton lajmi.net. Ky anti-inflamator i fuqishëm, anti-oksidues dhe një agjent antibiotik ka gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore. Recetën mund ta ndiqni më poshtë per me largu rrudhat në fytyrë: Uthull molle Sodë buke ½-ta e gotës ujë ½-ta e limonit mjaltë Udhësuesit: Merrni ujin, shtrydhni limonin dhe vendosni të gjithë përbërësit që përmendëm më lart. Përzieni mirë derisa të merrni një përzierje homogjene. Aplikoni atë në fytyrën tuaj dhe lini të qëndrojë brenda natës. Përsëriteni procedurën çdo natë para se të shkoni në gjumë për 1 muaj. Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës. Është një tonik shumë i mirë dhe shumë efektiv në pastrimin e lëkurës, largimin e qelizave të vdekura dhe eliminimin e ndonjë puçrre apo akne. Perfitimet Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës. Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorën tuaj dhe shtoni pak ujë të ngrohtë. Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene. Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikoni këtë maskë në fytyrën tuaj me masazhim në lëvizje rrethore. Pasi ta keni aplikuar, lëreni në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-rigjeneru-floket-pas-lindjes/
Qysh me i rigjeneru flokët pas lindjes?
Rënia e flokëve pas lindjes mund të jetë një problem shumë i zakonshëm për shumë gra, por zgjidhja e këtij problemi është e lehtë dhe e shpejtë gjithashtu. Vaji i ullirit është ndihmuesi kryesor që ju nevojitet për trajtimin e flokëve. Masazhimi i flokëve me vaj ulliri për 5 apo 10 minuta ju ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës si dhe në forcimin dhe rikthimin e shkëlqimit të flokëve. Për rezultate efektive sugjerohet që të përsëritet ky masazhim dy herë në javë. Nëse keni skalp të yndyrshëm, preferohet që masazhimin ta bëni vetëm në flokë dhe jo në kokë. Pas trajtimit të flokëve me këtë maskë do të vëreni rigjenerim të flokëve.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rikthy-shkelqimin-e-stolive/
Qysh me rikthy shkëlqimin e stolive me produkte shtëpiake?
Shkëlqimin e stolive nuk mund ta mbajmë për një kohë të gjatë, kjo sepse edhe ato mund të bëhen pis si shumë gjëra të tjera. Ndaj, sugjerojmë që t\’i mirëmbani ato hera herës e t\’i pastroni me kujdes.  Më poshtë ju kemi sjellë përbërësit që do t\’ju duhen për t\’i pastruar ato. Ndërsa, sa i përket mënyrës se si duhet bërë, ju kemi bashkangjitur një foto nga ku mund të udhëzoheni. Majini bizhutë tuaja të pastra, që të mund t\’i përdorni më gjatë. Përbërësit për pastrimin dhe shkëlqimin e stolive: Një enë të cilën duhet ta mbuloni me letër alumini, ​1 filxhan uje i vëluar, 1/2 filxhan uthull, 1 lugë  gjelle, sodë bikarbon
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-torte-me-mms/
Qysh me përgatitë torte me M&M’s?
Nëse jeni adhurues i M&M’s ju sygjerojmë që gjithsesi ta provoni një torte me M&M’s! Kjo recetë nuk dallon shumë nga tortat e zakonshme mirëpo me disa përbërës shtes dhe pak kreativitet, shpejt do të bëhet receta juaj e preferuar. Më poshtë keni udhëzimet se si mund ta përgatitni! Përbërësit 5 vezë 250 gr sheqer 250gr vaj 400gr miell 1 filxhan caji qumësht 1 pluhur për pjekje Nutella 3-4 lugë kakao 7 pako M&M’s Kit-Kate çokollada (sipas dëshirës) Përgatitja Vezët,  sheqerin, vajin i rrahim së bashku. Më pas hedhim miellin dhe e përziejmë pak e nga pak. Në fund e shtojmë qumështin ngadalë që të mos e hollojmë shumë. Shtojmë 3-4 lugë kakao sipas dëshirës dhe pluhurin për pjeke. Brumin e ndajmë në dy pjesë, në dy tepsi. E pjekim në nxehtësi 180 gradë për 40 minuta. Pas pjekjes dhe ftohjes e lyjmë petën e parë me nutella. Sipër saj shtojmë 3 pako M&M’s. Pastaj vendosim edhe peten e dytë, të cilën gjithashtu e lyejmë ne nutella. Përfshi edhe çoshet e tortës. Pastaj 4 pakot e mbetura të M&M’s i hedhim sipër. Nëse dëshironi anash mund ta dekoroni me Kit-Kate çokollada. Sygjerim shtesë Këtë tortë para se ta lyeni me nutella dhe M&M’s mund ta preni në forma të ndryshme. Duke i dhënë kështu formën e numrave, zemrës apo çfarëdo forme që ju preferoni. Tortja zakonisht pëlqehet shumë nga të gjithë që e provojnë atë. E sidomos nga fëmijët. Nëse një herë provoni torte me M&M’s do ta kërkoni sërish!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mbajte-lulet-e-fresketa/
Qysh me i mbajtë lulet e freskëta?
Përveç që e zbukurojnë çdo kënd dhe hapësirë të shtëpisë suaj, një buqetë me lule e rregulluar bukur, shpesh ju sjell edhe buzëqeshje në fytyrën tuaj. 1.Llaku për flokë ashtu sikur mban në formë modelimin tuaj të flokëve, ky mund të ndihmojë lulet tuaja të duken për një kohë më të gjatë të freskëta. Largohuni nga buqeta me lule rreth 30 centimetra dhe spërkatni me llak flokësh gjethet dhe petalet. 2. Në një vazo me lule, hidhni 60 ml lëng të gazuar (çfarëdo lloji). Sheqerin që e përmban lëngu i gazuar zgjat freskinë dhe jetëgjatësinë e luleve tuaja. 3.Për t’i bërë lulet të duken të freskëta për një kohë sa më të gjatë, është e nevojshme që rritja dhe zhvillimi i bakterieve të mbahen në minimum. Në një vazo me ujë, shtoni disa pika vodka (alkooli e ngadalëson rritjen e bakterieve) si dhe një lugë çaji sheqer (për ta ushqyer lulen).
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-floket-e-yndyrshme/
Qysh me i trajtu flokët e yndyrshme?
Flokët e yndyrshme janë problemi numër një  për çdo femër. Nëse keni dëshirë të keni flokë të shëndetshëm dhe jo që bëhen direkt me yndyrë. Merrni disa pika lëng limoni dhe i përzieni me një gotë kos natyral me 0% yndyrna. E përzieni masën, dhe e aplikoni vetëm mbi rrënjën e flokut. E mbani për 15 minuta. Pastaj e lani kokën si zakonisht me shampo dhe me krem. Këtë maskë duhet ta përdoni çdo tre ditë për 4 javë rresht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-torte-me-kajsi/
Qysh me përgaditë torte me kajsi?
Përbërësit: 1 kg kajsi 3 lugë sheqer 5 vezë 5 lugë miell 200 gram ajkë të tundur sheqer vanille. Kajsitë pastrohet, ndahen përgjysmë dhe palohen në tepsi të lyer me yndyrë. Shtohet 3 lugë sheqer dhe ena futet në temperaturë 200 gradë. Ndërkohë përgaditet peta nga vezët, sheqeri, sheqeri vanillë dhe mielli. Masa e tundur hidhet mbi kajsi gjysmë të pjekura dhe prap kthehet në furrë. Ulet temperatura në 180 gradë dhe vazhdon pjekja derisa të skuqet peta. Ëmbëlsira e pjekur,përmbyset në pjatë ku do të shërbehet. Pasi të ftohet, lyhet anash dhe zbukurohet me ajkë të tundur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-nje-torte-me-biskota/
Qysh me përgatitë një torte me biskota?
Një torte me biskota është gjithmonë e lehtë për tu përgatitur. Mirëpo një torte e tillë është gjithmonë edhe e shijshme! Ato janë speciale sepse gjithmonë mund t\’i modifikoni e të shtoni përbërës të ndryshëm. Mjafton të keni biskota, qumsht e gjalpë. Pastaj mund të hidhni gjëra që ju kanë qëlluar në shtëpi! Megjithatë, ne po ju prezantojmë një recetë të thjeshtë dhe tejet të shishme. Përbërësit për torte me biskota 1 kuti biskota qumësht 2 lugë miell 2 lugë nisheste 2 gota të cajit sheqer 4 lugë kakao 4 gota qumësht. Përgatitja: Së pari, biskotat renditen në një enë. Paraprakisht, qumështi, mielli, nishestja, sheqeri dhe kakao kombinohen në tenxhere. Ato lihen mbi zjarr dhe lejohet masa të vlojë derisa të trashet. Vendoset kjo masë mbi biskota. Një nga një dhe afër njëra-tjetrës. Pastaj duhet të ja shtojmë qumshtin. Mirëpo tregoni kujdes, për të mos livorisur biskotat, hidhni nga një lugë qumësht mbi qdo biskotë.  Pasi të jetë ftohur shtohen biskota oreo të copëtuara mbi për dekorim. Ashtu siç thamë edhe më lartë, ëmbëlësirave të tilla shumë lehtë mund t\’i shtoni përbërës të tjerë që ja shtojnë shijen. Për shembull, mund të shtoni rrush të thatë, apo banane. Apo Kështu kjo ëmbëlsirë është e gatshme!
https://www.dua.com/sq/5-gjuhet-e-dashurise/
5 gjuhet e dashurise per miqte, familjen dhe koleget tuaj?
5 gjuhet e dashurise për miqtë, familjen dhe kolegët tuaj?Gjuha e dashurisë është sekreti i një marëdhënieje. Gjuhët e dashurisë janë një koncept që po popullarizohet gjithnjë e më shumë. Preferoni komplimente apo dhurata? Të përqafosh apo të ndihmosh? Ekzistojnë pesë gjuhë të ndryshme dashurie, dhe pasi ta dini se cila është e juaja, mund ta përdorni për t’ju ndihmuar. Na lejoni t’jua shpjegojmë: Çfarë është gjuha dashurisë? Ideja e “gjuhës së dashuriës” vlen për miqtë, kolegët, për njerëzit e rëndësishëm dhe familjen. Premisa është e thjeshtë: “Secili person jep dhe merr dashuri në një gjuhë të caktuar.” Në këtë mënrë kuptoni më mirë veten dhe të tjerët. Të gjithë kemi atë gjuhë dashurie në të cilën flasim rrjedhshëm dhe kur ajo gjuhë na është folur, kemi patur një marrëdhënie më të lumtur, më të shëndetshme me atë person. Dashuria si pjesë e rritjes personale dhe profesionale Me kalimin e kohës, do të mësoni se ndërtimi dhe kultivimi i marrëdhënieve është një pjesë thelbësore e rritjes personale dhe profesionale. Mos harroni, nëse doni të ecni shpejt, ecni vetëm. Nëse doni të shkoni larg, ecni së bashku. Cila është mënyrë më e mirë për të ndërtuar dhe për të ushqyer marrëdhënie sesa të flasim gjuhën e dashurisë së personit tjetër? Për të kuptuar më mirë gjuhën e dashurisë ju ftojmë të lexoni librin “5 gjuhët e dashurisë” nga Gary Chapman. Nëse nuk doni ta lexoni po ju japim një përmbledhje të shpejtë të 5 gjuhëve të dashurisë: Fjalë pohimi: Komplimentet e papritura janë e gjithë bota për ju. Koha Cilësore: Shprehni dashuri me vëmendje të plote dhe të pashqetësuar. Marrja e Dhuratave: Lulëzoni dashurinë, mendimin dhe përpjekjen pas një dhurate (Nuk ka të bëjë me materializmin!) Aktet e dashurisë përmes veprave: Për ju, veprimet flasin më shumë se fjalët. Dëshironi që dikush të lehtësojë barrën e përgjegjësive tuaja. Prekja fizike: Asgjë nuk do të thotë më shumë për ju sesa një prekje e thjeshtë njerëzore. Përqafimet, përkëdheljet dhe prekje të plotkuptimta të gjitha këto  janë mënyra më e mirë për të treguar ekzaltim, shqetësim, kujdes dhe dashuri. Përdorni gjuhën tuaj të dashurisë Përkundër asaj që besohet, gjuha juaj e dashurisë nuk shërben vetëm për njeriun tuaj të shtrenjtë. Mund të aplikohet edhe në punë! Këtu po ju japim disa ide se çfarë mund të bëni ose thoni pasi të njihni gjuhën e dashurisë së një personi tjetër. Fjalët e Pohimit: Thjesht kushtojuni vëmendje njerëzve, thuajuni se kanë bërë një punë të shkëlqyer. Kohë cilësore: Vendosni një orar në kalendar në mënyrë që të rilidheni me njerëzit tuaj të dashur pa shpërqëndrime. Marrja e Dhuratave: Silluni të dashurve tuaj mëngjesin, kafen; ose mbani mend ditëlindjen e tyre ose përvjetorin e punës. Aktet e dashurisë përmes veprave: Kur shihni se personi tjetër është i stresuar ose ka nevojë për ndihmë, ofroni ndihmën tuaj ose bëni diçka pa e pyetur. Prekja fizike: Një prekje e lehtë në shpatull ose përqafim i lehtë mund të rregullojë ditën e gjithkujt. Këshillat praktike të librit mund t’ju ndryshojnë jetën. Duke ju ndihmuar të rriteni më afër familjes, miqve dhe të tjerëve për të cilët kujdeseni, dhe t’ju japë mundësinë të shprehni më mirë emocionet dhe dashurinë tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-shenjat-e-para-te-crregullimit-te-zemres/
Qysh me i ditë shenjat e para të çrregullimit të zemrës?
Shenjat e para të çrregullimit janë: Frymëmarrje të shkurtra. Ndjenja e dobësisë. Ndjenja e marramendjes. Djersitje e tepruar dhe e pashpjegueshme. Dhembje në kraharorë, grykë dhe në krahun e majtë. Dhimbje ose presion në gjoks (veçanërisht gjatë aktivitetit). Nauze (të vjella). Nëse keni ndonjë prej këtyre simptomave, duhet të thërrisni mjekut tuaj ose të drejtoheni menjëherë te shërbimi më i afërt i emergjencës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cilat-ereza-shkrijne-kalorite/
Qysh me ditë cilat erëza shkrijnë kaloritë?
A i keni bërë pyetje vetes suaj se si duhet ta shpejtoni punën e metabolizmit tuaj? Marrë parasysh mënyrën e jetesës, teknologjinë, shumicën e kohës e kalojmë duke ndenjur ulur para ekranit të kompjuterit apo duke shikuar televizor. Megjithëse nuk ka ndonjë tretman mrekullibërës për të humbur në peshë, është e mundshme ta përshpejtoni punën e metabolizmit, trupit tuaj t’i ofroni më shumë energji, të shkrini yndyrën dhe dhjamin me ndihmën e këtyre erëzave Specat e kuq: Duke u shtuar pluhur të specave të kuq ushqimit, kjo është e mirë, pasi që mund të pakësoni kaloritë për një shujtë deri në 70 për qind. Për më shumë, specat e kuq mund t’ju largojnë dëshirën për ëmbëlsira. Kapsiacina e pranishme në specat e kuq është përgjegjëse për rritjen e temperaturës së trupit, që shkakton shkrirjen e kalorive. Qimnoni: Një tjetër erëz për të cilën besohet se e përshpejton punën e metabolizmit. Nëse e shtoni në shujtën ditore, atëherë pa kurrfarë mëdyshje se do të keni një metabolizëm të shpejtë. Po ashtu, qimnoni përmban edhe hekur, mineral ky që shton nivelin e energjisë. Kjo do të thotë se do të keni më shumë energji për të punuar për të humbur në peshë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-lekure-te-thate-me-kakao/
Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të thatë me kakao?
Nëse keni lëkurë të thatë apo të irrituar kjo maskë që përgaditet në kushte shtëpiake ndihmon në hidratimin e saj. Përbërësit: 1 lugë kakao 1 lugë vaj ulliri 1 e verdhë veze. Përzihen këta përbërës së bashku derisa të përfitohet maskë homogjene. Masa e përfituar aplikohet në fytyrë dhe lejohet të veprojë për 30 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët.
https://www.dua.com/sq/keto-veprime-mund-tua-demtojne-syte-tuaj/
Ja cilat janë disa veprime që dëmtojnë sytë tuaj
Cilat janë ato veprime që dëmtojnë sytë tuaj? Gjithnjë bëni kujdes në atë se si i trajtoni sytë tuaj. Disa veprime që duken të zakonshme në të vërtetë mund të dëmtojnë sytë tuaj. Një nga këto është përqendrimi i tepruar në celularin tuaj. Përqendrimi dhe përdorimi i tepruar i celularit tuaj dëmton sytë dhe i bën ata më të dobët dhe delikat ndaj dëmtimeve. Shikoni televizor gjatë natës Në fakt të shikoni në çdo lloj ekrani gjatë natës, në errësirë, përfshi këtu celularët, kompjuterët, e-reader-at, janë të dëmshme për ju. Ja disa nga veprimet që dëmtojnë sytë tuaj Niveli i dritës ndryshon dhe sytë tuaj duhet të sforcohen për t’u përqendruar. Përqendrimi i tepërt bën që ato të dëmtohen. Fërkoni sytë Nëse ju fërkoni sytë tuaj mund t’i dëmtoni ato pa e ditur. Fërkimi i fortë i syve, mund të këpusë venat e gjakut, që ndodhen pas tyre. Nuk ushqeheni shëndetshëm Dieta dhe ushqimi i shëndetshëm i bën mirë edhe syve tuaj. Mundohuni të konsumoni ushqime që i bëjnë mirë syve dhe forcojnë shikimin tuaj. Makiazhi Makiazhi i tepruar e sidomos në zonën e syve është gjithmonë i dëmshëm. Nuk flini gjumë mjaftueshëm Mungesën e orëve të gjumit të parët që e vuajnë janë sytë tuaj. Nëse nuk flini mjaftueshëm do të ndiheni më të lodhur e sytë tuaj do të sforcohen për veprimtarinë e tyre. Nuk vizitoni okulistin rregullisht Edhe nëse nuk keni probleme me sytë tuaj është gjithmonë mirë të bëni vizitë herë pas here tek okulisti. Mos mbajtja e syzeve Do ju ndihmojë të dini gjendjen e shëndetit të syve tuaj, çdo kohë. Nuk i mbani syzet tuaja (apo syzet e diellit) Ju neglizhoni të mbani syzet e shikimit apo edhe t’i mbroni sytë tuaj nga dielli. Mos e lini pas dore, sepse do të ndjeni problem ne vitet pasardhëse. Flini me lentet vënë nëse i keni Sado i lodhur të jeni kur bini për të fjetur, mos flini me lentet vënë. Jo vetëm që rrezikoni të infektoni sytë tuaj, por edhe i dëmtoni ato në mënyrë të vazhdueshme. The post Këto veprime mund t’ua dëmtojnë sytë tuaj appeared first on Kuzhina Shqiptare.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-lajthi-me-qokollate/
Qysh me përgaditë lajthi me qokollatë?
Përbërësit: 150 gram lajthi 150 gram qokollatë. Shkrihet qokollata mbi avull. Qërohen lajthitë dhe futen në qokollatën e shkrirë dhe vendosen në një pjatë derisa të ngrihet qokollata. Shërbehen me kafe, shampanjë etj.  
https://www.dua.com/sq/vendet-me-te-bukura-ne-bote/
Vendet me te bukura ne bote
Vendet me te bukura ne bote? Ekzistojnë shumë vende të bukura në botë, të cilat do duhej t’i vizitonit, por disa vende nuk do të ekzistojnë. 10 vendet më poshtë do duhej t’i vendosnit në majë të listës suaj të udhëtimeve sepse shumë shpejtë ato nuk do të ekzistojnë më. Ishujt Galapagos Rritja masive në turizëm në dekadat e fundit po e zhduk nga bukuria natyrore dhe ambienti këtë vend. Edhe kafshët e Galapagos kanë nevojë të shpëtohen. Kombinimi i ndotjes dhe kafshëve të kontrabanduara do ta shterojnë ekosistemin diku në të ardhmen. Venezia nje nga vendet me te bukura ne bote Venezia po fundoset në një ritëm të shpejtë si pasojë e kombinimit të rritjes së reshjeve të shiut dhe niveleve të detit. Sheshi i Shën Markut është përmbytur pothuajse 100 herë gjatë vitit. Është përllogaritur që Venezias i kanë mbetur vetëm disa dekada para se të fundoset totalisht nën ujë. Alpet Ngrohja globale është fajtori kryesor për zhdukjen e maleve të Europës. Këto akullnaja kanë humbur më shumë se 20% të madhësisë së tyre që nga viti 1980. Alpet nuk pritet të egzistojnë më shumë se deri në vitin 2050. Madagaskari nje nga vendet me te bukura ne bote Ky ishull aktiv me specie të bimëve dhe kafshëve, 80% e të cilave nuk gjinden kund tjetër në botë, nuk i ka mbetur edhe shumë kohë. Me kombinimin e gjuetisë ilegale dhe shpyllëzimit, ky ishull nuk pritet të jetojë më shumë se 35 vite të tjera. Deti i vdekur Trupi më i kripur i ujit në botë ka një nivel deti që bie çdo vit për 1.20m. Shtetet kanë ulur prurjen e ujit nga lumenjtë që ushqejnë detin e vdekur duke shkaktuar 30% rënie në madhësinë e tij në 40 vitet e fundit. Në 50 vite mos prisni ta shihni më Detin e Zi. Parku Kombëtar i Akullnajave Në 100 vitet e fundit, numri i akullnajave në Parkun Kombetër të Akullnajave ka rënë nga 150 në 27 dhe ky numër pritet të vazhdojë të bjerë. Si pasojë e ngrohjes globale, nëse nuk e vizitoni këtë park në këto 20 vite, gjithë çfarë do të mbetet nga ai do të jetë uji. Fatkeqsisht këto janë vende që zhduken më tepër nga dora e njeriut. Pellgu i Kongos nje nga vendet me te bukura ne bote Humbja e pellgut të Kongos i atribuohet prerjes ilegale të drunjëve, minimit, farmimit, dhe luftërave guerile. Kjo duket sikur një humbje e parandalueshme, por nëse nuk bëhet diçka shpejt ky pyll nuk do të ekzistojë pas 25 vitesh. Maldivet Një nga destinacionet më të bukura të pushimeve po humbet masën toksore një një normë të shpejtë. Maldivet është një ishull i vegjël me 80% e tokës së tyre nëntokë dhe vetëm 1m mbi nivelin e detit. Me kombinimin e rritjes së nivelit të detit dhe zbardhimit të koraleve ky ishull nuk do të jetoj në këtë shekull. Pengesa e Madhe e Gomës Vija bregdetare më e famshme e Australisë që momentalisht mbulon një hapsirë prej 347.800 kilometra katrorë gjithashtu nuk do të mbijetojë në këtë shekull. Ndryshimi I klimës dhe ndotja e oqeanit po e shkatrrojnë këtë ekosistem masiv nën-ujor. Taj Mahalla Pallati Indian është një mrekulli e bërë aq bukur nga njeriu, por fatkeqësisht për shkak të ndotjes së ajrit dhe turizmit masiv, pritet që Taj Mahalla të mbyllet për publikun brenda 5 vitesh.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-petulla-japoneze/
Qysh me përgatitë petulla japoneze?
Nëse po kërkoni një recetë rë re, të lehtë dhe interesante atëherë këto petulla japoneze janë ideale për ju. Ashtu si e gjithë kultura japoneze, edhe kuzhina japoneze është mjaftë e veçantë. Ne po ju prezantojmë këtë recetë të thjeshtë që ja vlen ta provoni. Pasi t’i gatuani jemi të sigurtë se do t’i doni po aq sa petullat amerikane, në mos më shumë! Përbërësit për petulla japoneze 2 gota miell 3 lugë sheqer ëmbëlsirash 2 lugë çaji pluhur pjekje 1/2 lugë çaji krip 4 gota qumësht 4 lugë gjalpë të pjekur, të shkrirë dhe të ftohur 2 lugë çaji ekstrakt të pastër vanilje 1 vezë të madhe veze plus 3 të bardha vezësh 4 lugë çaji krem ​​tartari Shurup panje dhe fruta për servim  Procedura e përgatitjes Përzieni së bashku miellin, sheqerin, pluhurin për pjekje dhe kripën në një tas të madh. Rrihni së bashku qumështin, gjalpin e shkrirë, vaniljen dhe të verdhën e vezës në një tas të mesëm derisa të kombinohen. Rrihni të bardhat e vezëve dhe kremin e tartarit në një tas tjetër të madh me një mikser elektrik me shpejtësi mesatare të lartë derisa të formohen majat e ngurta, rreth 2 minuta. Përzierni bashkë qumështin dhe  miellin derisa të kombinohen (është mirë nëse ka disa gunga). Përzieni një të tretën e të bardhëve të vezëve të rrahur në përzierjen e miell-qumështit. Pastaj butësisht shtoni edhe të mbeturat nga të bardhat e vezës derisa të kombinohen mirë. (kujdesuni që të mos mbingarkoni). Pasi të keni përgatitur brumin përdorni një tigan të rrafshët që nuk i ngjet ushqimet edhe nëse nuk përdorni yndyrë. Ngroheni atë dhe vendoseni brumin e petullave japoneze në formë të rrethit. Përcilleni pjekjen e tyre dhe rrotulloni që të piqen të dyja anët. Për fund, gjatë servimit mund t’i lyni me shurup panje, sipas dëshirës dhe t’i shërbeni bashkë më fruta.
https://www.dua.com/sq/kepurdhat/
Qysh me i ditë përfitimet shëndetësore nga kepurdhat?
Përfitimet shëndetësore te kepurdhat janë të shumta, por nëse jeni duke kërkuar këpurdha që përmban sasi të konsiderueshme të vitaminave, atëherë duhet të siguroni që të konsumoni llojin e duhur. Kepurdhat Egzistojnë mbi 140 mijë lloje të këpurdhave, por shkencëtarët janë të njohur vetëm me një rreth të ngushtë të tyre. Për shembull nëse jeni duke kërkuar që të merrni sa më shumë hekur nga ushqimet, sigurohuni që të hani këpurdha perlë (Pleurotus ostreatus)Por ja cila është lista e vlerave kryesore që përmbajnë këpurdhat. Burim i shkëlqyeshëm i seleniumit, që është shumë i mirë për infeksionet në fshikzën urinare. Të pasura me Vitaminë B2 dhe B3 Përmisojnë sistemin imunitar Kanë pak kalori Përmbajnë sasi të lartë të hekurit Janë antioksidantë Përmbajnë sasi të lartë të Vitaminës D.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-e-panjohura-te-alkoolit/
Qysh me i ditë përfitimet e panjohura të alkoolit?
Pijet e alkoolit nuk shërbejnë vetëm për të trokitur gotat dhe për t’u pirë në raste gëzimi, por mund të përdoren dhe në shumë raste të tjera. Lexoni disa përdorime të alkoolit: Lehtëson kruarjet nga pickimi i mushkonjave Spërkatni dyshekun me alkool izopropik (alkool që pihet) dhe do të eliminoni çdo mikroorganizëm që ndodhet në brendësi të dyshekut. Sigurohuni që alkooli të jetë tharë dhe dhoma të jetë ajrosur përpara se të shtriheni. Vrisni mizat e frutave. Përpara se të konsumoni frutat dhe perimet fërkojini me një leckë të pastër me alkool në mënyrë që të dezinfektoni këto të fundit. Hiqni njollat. Përzieni një lugë alkool me 2 lugë ujë dhe aplikojeni direkt në njollë! Kjo funksionon për çdo gjë njollë. Eliminoni erën e rëndë të atleteve. Nëse këmbët tuaja mbajnë erë të keqe, spruconi alkool në brendësi të tyre, lërini gjithë natën dhe në mëngjes këpucët tuaja do të jenë të reja sikur sapo t’i keni blerë. Hiqni aromën e hudhrës nga duart duke i larë me alkool. Trajton muskujt e lënduar. Fërkimi i muskujve me alkool i liron ato.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-qofte-me-qull-e-arra/
Qysh me përgatit qofte me qull e arra sipas Italianëve?
Qofte me qull e arra, nje nga recetat me te mira qe mund te gjeni per pergatitjen e qofteve. Nga te gjitha menyrat e servirjes, kjo eshte absolutisht e preferuara ime! Qulli me arra dhe hudhra te grira, del gati gati si krem dhe bashkohet ne menyre perfekte me butesine e qofteve. Duke provuar vit pas viti çdo recete qoftesh qe me dilte perpara kam arritur te gjej nje recete timen qe me personalizon. Racione: 4 persona Kohë: 45 min Vështirësia: e thjeshtë Perberesi sekret eshte speci jeshil: provoni ti shtoni brumit te qofteve nje spec jeshil te grire ne mikser dhe do ta shikoni sesi do te ndryshoje totalisht shija! Perberesit  …per qoftet 500gr mish viçi te grire 1 qepe mesatare, te kaluar ne mikser 1 spec jeshil, te kaluar ne mikser 1 veze 1 tufe majdanoz, te grire holle 2 feta buke te regjura ne qumesht dhe te shtrydhura forte me dore kripe piper te zi te sapobluar 2 luge buke te thare te grire (galete) 2-3 luge miell vaj luledielli per skuqje …per qullin me arra luge gjalpe 1 luge vaj ulliri 2 luge miell 2 gota leng mishi ose uje 1 dore arra te grira 1 luge uthull molle 3-4 thelpinje hudhra, te grira holle kripe piper te zi te sapobluar Përgatitja: Qofte me qull e arra, nisim pergatitjen: Përgatisim fillimisht qoftet. Bashkojmë në një tas mishin e grire me qepën, specin jeshil, vezën, bukën e regjur, majdanozin, kripën dhe piperin e zi. E përziejmë me duar brumin per pak minuta, e mbulojme me nje pecete te paster ose me leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per minimumi gjysme ore. Kjo lejon qe aromat te bashkohen me njera-tjetren dhe qoftet te dalin shume te shijshme. Nese brumi ka dale paksa i bute, shtojme 2 luge galete. Ne nje pjate hedhim 2-3 luge miell. Lagim duart me uje dhe formojme qoftet ne madhesine dhe formen e deshiruar. I kalojme ne miell dhe i skuqim ne tigan te mbushur pergjysme me vaj luledielli. Pasi qoftet te jene skuqur, i vendosim mbi nje pjate te shtruar me letra thithese nderkohe qe pergatisim qullin. Ne te njejtin tigan ku skuqem qoftet, hedhim nje luge vaj ulliri dhe nje luge gjalpe. Shtojme miellin dhe i perziejme mire derisa mielli te marre ngjyre te arte. E heqim tiganin nga zjarri dhe shtojme lengun e mishit te ftohte ose ujin. E përziejme vazhdimisht me tel kuzhine ne menyre qe te mos formohen kokerriza. E rregullojme me kripe, shtojme hudhrat e grira dhe e rivendosim tiganin ne zjarr mesatar duke e gatuar per afer 5 minuta. Shtojme arrat e therrmuara dhe vazhdojme gatimin derisa qulli te kete arritur trashesine e deshiruar. I servirim ne pjate qoftet me qullin duke i sperkatur me piper te zi te sapoblur dhe zbukuruar me ndonje gjethe majdanozi dhe copeza arrash.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kreme-kunder-rrudhave/
Qysh me përgaditë kremë kundër rrudhave?
Shenjat e para të pleqërisë vërhen në rrudha të holla përreth syve, buzëve dhe ballit e kjo ndodh kryesisht në mungesë të kolagjenit. Pavarësisht këtij procesi natyral që është i pandalshëm, ekzistojnë disa tretmane natyrale, sikur kjo receta natyrale që mund ta gjeni më poshtë. Ndoshta ky është kremi anti-rrudhë më efektiv që mund ta përgatisni në shtëpi. Përbërësit: 1 banane 1 domate e madhësisë së mesme 1 lugë gjelle xhel aloe vera Hiqni lëvoren e bananes së pjekur dhe preni në copa të vogla. Më pas largoni fara nga domntja dhe shtrydheni lëngun nga pjesa e mbetur e domate. Më pas shtoni dy lugë gjelle të këtij lëngu në copat e bananes. Në fund shtoni edhe xhelin e aloe veras. Aplikojeni këtë masë në fytyrë dhe lëreni të qëndrojë për 25-30 min. Më pas pastrojeni fytyrën tuaj me ujë të vakët.
https://www.dua.com/sq/kafeja-neper-bote/
Kafeja neper bote
Kafeja neper bote. Të gjithë në mbarë botën ndjekim të njëjtin ritual: Zgjohemi dhe pijmë një filxhan kafe. Kafeja është emëruesi i përbashkët i njerëzimit. Shumë vite më parë, pata fatin të punoja si ndihmëse banakiere dhe mësova shumë nga ajo eksperiencë. Kolegu im i punës, i cili ishte banakier që prej moshësh 17 vjeç dhe kishte udhëtuar në shumë vende të Europës, më tha: “Kjo pije magjike, megjithatë, nuk shërbehet dhe nuk shijohet njësoj nëpër botë. Është pikërisht kjo, ajo që e bën të veçantë këtë pije”. Më poshtë po ju listoj disa lloje kafesh, të cilat mund të na duken të çuditshme, por për kulturat e tjera nëpër botë përbëjnë normë: Kaffeost Finland Në Finlandë, kafeja neper bote derdhet mbi copa justoleipä (copëza djathi). Edhe pse mund të tingëllojë si diçka e pakëndshme, finlandezët e adhurojnë këtë kombinimin unik të kafesë me djathin. Türk Kahvesi Turkey Kokrrat e pjekura të kafesë bluhen dhe pastaj zjehen në një enë të veçantë bakri ose bronzi, të quajtur çezve. Kafeja turke është e veçantë sepse përgatitet e pafiltruar, ndaj dhe llumi i saj mblidhet në fund të filxhanit. Yuanyang Malaysia Kjo pije mjaft e fuqishme mund të shërbehet e nxehtë ose e ftohtë. Përgatitet me tre lugë kafeje të zezë dhe shtatë lugë çajqumështi të stilit Hong Kong, një përzierje e çajit të zi dhe qumështit. Flat White Australia E ngjashme me një latte edhe pse më e vogël në volum, kjo kafe Australiane përgatitet duke derdhur microfoam (qumësht i zjerë në avull, i cili merr formë kremoze) mbi një shtresë kafeje ekspresi. Frappé Greece E shpikur nga një përfaqësues i Nescafé në 1957, frappé është një pije popullore verore në Greqi. Përbëhet nga kafe e ngrirë që i shtohet shkumë qumështi, të dyja përzihen në një makineri të posatshme në një proces vërtet të mrekullueshëm. Kam patur fatin e mirë të dëshmoj artin e bërjes së frappésë. Espresso Romano Italy Një ekspres i vërtetë italian shoqërohet me një fetë limoni. Kjo bëhet për t’i zbutur efektin e kafeinës dhe për të nxjerr në pah shijen e ëmbël të kafesë. Cà phê đá Vietnam Njihet si kafe shumë e ëmbël dhe shumë e fortë. Kjo kafe e ftohte Vietnameze bëhet nga kafe e pjekur të errët dhe të grirë, e cila hidhet direkt në një filxhan qumështi të kondensuar. Më pas i shtohet akulli i thyer përmes një filtri. Café de Olla Mexico E zjerë me një shkop kanellë, kafeja tradicionale meksikane përdor piloncillo (sheqer kallamishte i parafinuar) dhe shërbehet në një enë balte, për të cilën vendasit besojnë se nxjerr në pah aromën dhe shijen e kafesë. Café Touba Senegal Kjo pije aromatizohet me spec guinea dhe herë pas here me karafil. Erëzat përzihen me kokrrat e kafesë dhe piqen. Më pas përzherja e pjekur filtrohet për tu kthyer kështu në kafen tipike të Senegalit. Cafezinho Brazil Megjithëse shumë konsiderojnë caipirinha si pijen kombëtare të Brazilit, cafezinho është pija më e njohur për vendasit. E ngjashme me një ekspres, cafezinhot shërbehen në filxhane të vegjël kafeje. Dallimi i vetëm është se cafezinhot bëhet duke bluar sheqerin bashkë me kafen. Cafe Bombon Spain Për ata që shijojnë kafenë e tyre të ëmbël, me siguri që do t’ju pëlqej cafe bombon e Spanjës. Intesisht e trashë dhe e sheqerosur, një sasi e barabartë e qumështit të kondensuar përzihet me kafe të zezë. Irish Coffee Ireland Ky hibrid kafekokteil përbëhet nga kafe e nxehtë, wiski irlandez dhe sheqer, dhe plotësohet me krem ​​të trashë sipër. Wiener Mélange Austria Ashtu si kapuçino, kjo pije bëhet duke përzjerë kafe ekspresin me shkumë qumështi, dhe shpesh herë i hidhet shllak me pluhur kakao sipër. Café au lait France FranceFrancezët duan të pijnë për mëngjes, të përzjerë në mënyrë të barabartë, qumështin me kafen e pjekur. Sekreti është ta servirësh pijen në një filxhan të madh që të zhysni lehtësisht kroesantin. Spiced coffee Morocco Kjo përzierje aromatike e kafes së errët me erëza të ngrohta si cardamom, piper i zi, kanellë, karafil dhe arrëmyshk nuk duhet ta lini pa e provuar. Café Cubano Cuba Mund të jetë e vogël, por është e fortë një kafe Kubane është ekspres i bluajtur dhe i pjekur me sheqer. Pharisäer Germany Pharisäer është një lloj kafeje që ju përshëndet nga Gjermania. Bëhet nga një përzjerje e kafes, rumit, sheqerit, dhe në krye shllak ​​me copëza çokollate. Mazagran Portugal Kjo pije freskuese përbëhet nga ekspresi dhe lëng limoni ose sode limon nëse nuk keni lëng limoni. Për t’i dhënë një kthesë unike kafes i hidhet akull i thyer. Mazagran e ka origjinën nga Algjeria, por ishte në Portugali aty ku filloi të shtohej si aromatizues lëngu i limonit në vend të ujit. Qahëa Saudi Arabia Kafeja në Arabinë Saudite dhe vendet e tjera arabe përbëhet nga një përzierje erëzash duke përfshirë kanellë, karafil, shafran dhe xhenxhefil. Për të kompensuar shijen e hidhur të kafesë së fortë, qahëa shpesh shërbehet me hurma të thata.
https://www.dua.com/sq/ekuiliber/
Ekuiliber, jete-pune!
Ekuiliber jetëpunë nuk arrihet kollaj. 1012 orë punë në ditë dhe menaxhimi i një familjeje mund të jenë rraskapitëse. Por, si t’ia bëjmë që t’i përballojmë të gjitha këto? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë. Ndonjëherë, ka kaq shumë për të bërë midis shtëpisë dhe karrierës suaj, saqë ndjeheni të mbingarkuar. U themi PO, çdo gjëje: Po për të përmbushur afatet e caktuara, për të gatuar darkën dhe po për të pastruar shtëpinë. Po dhe vetëm po! Megjithatë, kjo nuk është një praktikë e shëndetshme. Studiuesit kanë zbuluar se ata që bëjnë pushime dhe marrin më pak përgjegjësi kanë shansin të jenë më produktivë. Si t’ia bëjmë që t’i përballojmë të gjitha këto? Ja disa këshilla që mund t’ju vijnë në ndihmë. Mjaft e angazhuat veten më tepër se duhet Kur mbani shumë kunguj nën sqetull do filloni të mos jeni në gjendje t’i bëni të gjitha. Bëni një hap prapa dhe shqyrtoni angazhimet tuaja. Mos jini shumë i ashpër me veten tuaj. Shartoni listën e gjërave për t’u bërë dhe do të zbuloni se ato pak detyra që po bëni do marrin rezultate edhe më të mira. Largohuni nga tryeza juaj e punës Fikni telefonin tuaj dhe dilni për një shëtitje. Planifikoni një orë në ditë për t’u marrë me palestër ose joga. Studime të shumta kanë treguar se aktiviteti fizik përmirëson shëndetin tonë mendor dhe siguron bancën e duhur jetëpunë. Cili është ai shef që nuk do preferonte një punëtor me qartësi të lartë mendore. Ju sigurojmë se edhe performanca juaj do të ndryshojë. Jini realistë për kohën Me fjalë të tjera, nëse dikush të thotë t’i bësh një nder mos thuaj me patjetër që mund ta bësh. Shiko oraret e tua dhe programin e punës, nëse nuk mundesh thuaj jo në mënyrën e duhur. Të jesh sa më realist për kohën që shpenzon brenda ditës, do t’ju ndihmojë të jeni më i organizuar. Sa më i organizuar të jeni aq më produktiv do jeni dhe rrjedhimisht më pak të stresuar. Pastroni hapësirën tuaj fizike Që të relaksoni mendjen tuaj, patroni amjentin e zyrës, ose të shtëpisë nëse punoni në shtëpi. Mjedisi vizual ndikon më tepër nga sa mendoni. Kjo do t’ju shtyj të jeni edhe më efikas. Edhe nëse pastroni thjesht një sirtar të vetëm, do të ndjeheni të realizuar dhe të gatshëm për të ndërmarrë një detyrë tjetër. Merrni kohë për të shkarravitur ose për të ëndërruar Bëni një pushim të shkurtër nga dokumentet tuaja dhe uluni e vizatoni, ose thjesht ëndërroni me sy hapur. Herën tjetër kur të jeni në dyqan, merrni një libër me ngjyrosje për të rritur. Shkëputja e vëmndjes nga fokusi i vazhdueshëm në punë, nuk ju bën keq, përkundrazi do t’ju ndihmojë të jeni më produktiv. Kufizoni shoqërimin me kolegët Është vërtet një dhuratë të qënit në një zyrë me kolegët tuaj. Mirëpo, a janë drekat e gjata dhe pushimet e kafesë me miqtë e tuaj të punës ato që ju sjellin produktivitet? A ju ndihmojnë këto darka në nje ekuiliber tuaj jetëpunë? Për t’ju dhënë mesazh kolegëve se jeni të zënë, përditësoni statusin tuaj në Slack. Një status i thjeshtë Në një takim apo “pushim dreke” do t’i njoftojë miqtë tuaj se jeni në zyrë, ose nuk keni kohë për ta. Merrni disa ditë pushim A ju janë grumbulluar ditët e pushimeve? Perdorini ato! Amerikanët janë famëkeq që nuk përdorin kohën e tyre të pushimeve. Punëtori tipik përdor vetëm një mesatare prej 17.4 ditësh pushime të paguara. Të marrësh disa ditë pushim nga puna do t’ju ndihmojë të ripërtëriheni mendërisht dhe fizikisht. Do t’i riktheheni punës të rifreskuar dhe plot energji për të marrë përsipër çfarëdo projekti. Kjo është e vetmja mënyrë për të arritur një ekuiliber pozitiv jetëpunë.
https://www.dua.com/sq/dhurata-per-vitin-e-ri/
Dhurata per Vitin e Ri
Dhurata per vitin e ri na bën të ndihemi si fëmijë. Mirëpo ndonjëherë mund të keni kaluar një vit me shumë punë, e mbase edhe me shumë probleme financiare. Mirëpo tani është periudha të nxitoni për të mbyllur bilancet tuaja dhe për të blerë një mori dhuratash per vitin e ri, për anëtarët e familjes dhe dhe të afërmit. Ne shpresojmë se keni lënë mënjanë disa para që do ju duhet të përdorini për atë që ngroh zemrën e njerëzve tuaj të afërt si dhe vatrën tuaj festive, dhuratat e vitit të ri. Janë pikërisht këto që e përsërisin magjinë çdo vit dhe ngroh shpirtin e tyre. Dekore për shtëpi Mes dhuratave të Vitit të Ri nuk mund të mungojnë zbukurimet e personalizuara për të afërmit. Një ide fantastike mund të jetë diçka për shtëpinë, dekorime zbukuruese për dritaret gjatë fundvitit, ose edhe qëndisje me punim me temë festive, si mikpritje e vitit të ardhshëm. Destinacioni i thjeshtë për arritur te to janë qendrat tregtare. Çmimet janë modeste dhe një mënyrë e mirë për t’u zgjedhur nga ato që e kanë në plan të bëjnë shumë dhurata. Kujdesuni të zgjedhni me shije dhe të befasoni personat e zemrës! Dhurata teknologjike Produktet e teknologjisë duket se nuk do të dalin kurrë nga moda e dhuratave. Të preferuara janë mbi të gjitha pajisjet e sapodala nga fabrikat e teknologjisë. Edhe ata që nuk bëjnë dot pa tabletë e aksesorë hi-tech, janë gjithnjë e më të shumtë. Prandaj nëse nuk doni të bëni dhuratë të vogël, atëhere per vitin e ri dhuroni ndonjë paisje të re tekonologjike. Nuk është se janë të lira, por gjëra të tilla mirëpriten gjithmonë. Dhurata unike Nëse kthehet në një problem dhurata për mikun apo shoqen tuaj, zgjidhja më e drejtë janë trajtimet relaksuese. P.sh mund t’i paguni atij ose asaj një ditë në banja termale apo një pazar “i vogël” në dyqane të paracaktuara më parë nga ju. Kësisoj, ai ose ajo do ta filloj vitin e ri në mënyrë të relaksuar. Mund ta dërgoni edhe në ndonjë SPA me pishinë të brendshme, ose në qendra masazhe. Madje nuk është aspak ide e keqe! Dhurata per Vitin e Ri për meshkuj, vëllezër ose shokë Nëse kërkoni dhurata për meshkuj, zgjedhjet nuk janë edhe aq të kufizuara. Gjithsesi, kujdesuni që të dhuroni diçka që ka lidhje me personalitetin e njerëzve tuaj të dashur. Një këmishë e cilësisë se lartë, apo një triko kashmir do t’i dhuronte buzëqeshjen e mikut tuaj. Kjo është një prej atyre dhuratash që pëlqehen nga të gjithë. Mirëpo mund të dhuroni edhe kapele të ndryshme, apo shall për t’i mbajtur ngrohët. Gjëja më e rëndësishme është një dhuratë e bërë me gjithë zemër per vitin e ri. Nuk është e thënë të jetë diçka e shtrenjtë matrialisht. Edhe diçka e vogël do ta gëzonte zemrën e tyre. Dhurata per Vitin e Ri për të dashuren A keni menduar se cila do të jetë dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit? Mos rastësisht ndiheni sikur i keni dhuruara asaj të gjitha dhuratat? Mos u shqetësoni! duhet vetëm të lexoni këtë blog deri në fund, dhe do të bëheni Santa Claus i saj! Ne kemi disa sygjerime dhuratash të vitit të ri. Besojmë shumë se pa marrë parasysh cilën e zgjidhni, ajo do të ngelet shumë e kënaqur. Mos harroni që dhuratës tuaj t’ja bashkangjtni një kartolinë me urimin më të mirë për vitin e ri, ku e shpreni dashurinë për të. Kështu mbani gjallë shpirtin festiv. Çfarë t’i dhurojë të dashurës për vit të ri? Një set kozmetike Nëse ka diçka që të gjitha vajzat e adhurojnë atëherë ato janë produktet e mirëmbajtjes dhe bukurisë! Prandaj nëse i dini preferencat e saj dhe i dhuroni një set me produkte, qofshin ato për make-up, mirëmbajtje të lëkures apo parfume, kjo do të jetë dhurata e duhur dhe ajo do të jetë e kënaqur. Por edhe nëse nuk e dini brendin që ajo preferon, në këtë kohë festash dyqanet janë të mbushura me pako të tilla. Mjafton t’i pyesni punëtorët aty, dhe ata do t’ju ndihmojnë të zgjidhni të duhuren për të dashuren tuaj dhe ta vendosni në një pako. Një shishe verë dhe çokollada Nëse ju të dy jeni nga ata tipa që ju pëlqen që të kaloni mbrëmje të qeta së bashku në shtëpi, në vend se të dilni në vende publike, atëherë kjo mund të jetë dhurata për të dashurën tuaj! Blini një shishe të mirë vere si dhe çokollada. Jemi të sigurtë se kjo dhuratë për vitin e ri do ta impresionojë atë dhe se nën shoqërinë e verës do të kaloni një mbrëmje të paharrueshme dhe do të krijoni një kujtim të ri e të bukur. Një kavanoz mbushur me mesazhe Nëse doni t’i dhuroni asaj Dhurata per Vitin e Ri artistike atëherë një kavanoz i mbusuhr me mesazhe nga ju është gjëja e qëlluar. Ndër të tjera, kjo ësht E mira e kësaj dhurate është se mund ta përgatisni dhe vet. Zgjedheni një kavanoz të bukur. Dekorojeni me ngjyra dhe fiong të ndryshme. Në letra të vogla shkruani mesazhet tuaja për të dhe mbylleni. E dashura juaj me siguri do të ngelet e impresionuar nga kjo dhuratë kreative dhe artistike! Një libër romantike Nëse e dashura juaj është adhuruese e librave atëherë këtë fundvit mund t’i dhuroni asaj një libër të zhanrit romancë. Duke e ushqyer pasionin e saj për leximin dhe duke e bërë të mendojë edhe më tepër për dashurinë, ju do ta bëni fundvitin e saj edhe më të mirë! Por edhe mos harroni se një dhuratë si libri është gjithmonë dhuratë adekuate në një situatë të tillë. Një ‘gift card’ Kur dy persona janë bashkë për një kohë të gjatë ndonjëherë është shumë e vështirë të vendosësh se çfarë t’i dhurosh tjetrit për vitin e ri. Prandaj nëse ndodheni në situatë të tillë ne ju kuptojmë shumë mirë por mos u brengosni. Keni shpëtim edhe në këso raste. Dhurata për të dashurën tuaj këtë fundvit mund të jetë një ‘gift card’. Mjafton të shkoni në dyqanin e saj të preferuar dhe të paguani për të një gift card në shumën e caktuar. Kështu ajo mund të blejë çfarëdo që i pëlqen për vete për vitin e ri, por sigurohuni të jetë një dyqan që i pëlqen! Dhurata që çiftet mund t’ia bëjnë njëri-tjetrit për festa Para se t’ju tregojmë disa nga dhuratat, ne urojmë për çiftet që kanë gjetur dashurinë e vërtetë të kalojnë 1 milion festa së bashku. Fillojmë menjëherë me disa nga idetë dhe disa dhurata që çiftet mund t’i bëjnë njëri-tjetrit. Një album fotografish Krijoni një album fotografish në mënyrë që më në fund të risillni në jetë kujtimet tuaja. Ndonjëherë fotografitë në telefonin tuaj sikur e humbasin atë elementin e veçantë që kanë kur i prekni ato. Ndaj, ne do t’jua këshillonim shumë këtë dhuratë. Krijoni një album me foto sepse një foto vlen më shumë se 1000 fjalë. Te jesh i sigurt se ajo ato foto do t’i ruaj gjatë tërë jetës! Ofroni një kurs gatimi Një kurs gatimi që do të zgjeronte repertorin e tyre të gatimit dhe fundja të jetë thjesht argëtues. Pastaj nuk po themi që ajo nuk di të gatuaj. Mund të mësoni të dy! Mund të jetë shumë gje e bukur. A është unaza një dhuratë e mirë? Një unazë e personalizuar e gdhendur me gjithçka që ajo ose ai do. Çdo gjë duke filluar nga emrat e fëmijëve tuaj deri në emrin e ëmbëlsirës tuaj të preferuar. Ideja është gjithnjë e bukur për çdo rast. Dhuroni një portret Një portret i të dyve i bërë me porosi për ta pasur përgjithmonë, bardh e zi ose me ngjyra nuk ka rëndësi. Ju sigurojmë se do të duket bukur varur në murin tuaj të kujtimeve. Dhurata të tilla ngelen kujtim i përhershëm, ashtu si dashuria juaj. Prandaj pse jo, për vitin që po vjen mendoni një dhuratë të tillë. Canta, dhurata më interesante Një çantë lëkure për mbajten e laptopit dhe raporteve apo shkresave të punës në stil. Sidoqoftë, besojmë se ka ardhur koha që çanta e zezë poliester e dhënë nga kompania të dalë në pension, apo jo? Dhuratë ideale për meshkuj e femra të dedikuar pas karrierës. Dhuroni pantofla Një palë pantofla komode me llush, për t’i bërë edhe më të këndshme mëngjeset e të dielave së bashku. Është dhurata më e goditur apo jo? Prandaj shkoni në një dyqan dhe zgjidhni pantoflat më të veçanta. Nuk po ju themi të zgjidhni pandofla të mërzitshme Tregohuni kreativ! Set lugësh Një set lugësh matëse për gatim. Ajo gatuan shkëlqyeshëm, këtë e dimë, edhe pse e tepron me kripën apo jo? Tani do mund të ndjeki recetën në masa perfekte, madje edhe ju do të gatuani më shpesh.  Kjo dhuratë mund ta gëzoj dhe ta befasojë në të njejtën kohë.
https://www.dua.com/sq/4-gabime-qe-sduhet-ti-beni-nese-keni-kafshe-shtepiake/
4 gabime që s’duhet t’i bëni nëse keni kafshë shtëpiake
/*! elementor - v3.18.0 - 20-12-2023 */ .elementor-widget-text-editor.elementor-drop-cap-view-stacked .elementor-drop-cap{background-color:#69727d;color:#fff}.elementor-widget-text-editor.elementor-drop-cap-view-framed .elementor-drop-cap{color:#69727d;border:3px solid;background-color:transparent}.elementor-widget-text-editor:not(.elementor-drop-cap-view-default) .elementor-drop-cap{margin-top:8px}.elementor-widget-text-editor:not(.elementor-drop-cap-view-default) .elementor-drop-cap-letter{width:1em;height:1em}.elementor-widget-text-editor .elementor-drop-cap{float:left;text-align:center;line-height:1;font-size:50px}.elementor-widget-text-editor .elementor-drop-cap-letter{display:inline-block} Kafshë shtëpiake nuk mund të mbajnë të gjithë. Ato janë shumë më tepër sesa vetëm kafshë që jetojnë në shtëpitë tona – ata janë pjesë e familjes! Dhe si pjesë e familjes, ne kemi një përgjegjësi ndaj kafshëve shtëpiake. Neve na duhet që të marrin vendimet më të mira që mundemi në emër të tyre. Duke filluar që nga para se t’i sjellim edhe në shtëpi. Fatkeqësisht, jo gjithmonë kujdesi për një kafshë shtëpiake është aq i lehte sa ne do të donim të ishte! Ka shumë gabime që ne bëjmë si pronarë të kafshëve shtëpiake, por ne mund të shmangim bërjen e gabimeve të mëdha.S’duhet të dështoni t’i socializoni atoNdonjëherë juve edhe mund të ju pengojë shoqërimi i qenushit tuaj me qenët e tjerë mirëpo ajo është e dmosdoshme për ta. Shoqërimi me kafshë të tjera do të ndimojë që tek qeni juaj të mos shfaqet frika ose agresiviteti ndaj të panjohurëve. Përfshi këtu edhe njerëzit. Ka shumë mënyra për t’i dhënë qenit tuaj hapësirë të shoqërohet me kafshët e tjera. Më e lehta është duke e dërguar në park ku zakonisht njerëzit shëtisin qenët e tyre.Kur nuk ju jepni mjaftushëm ujëNë natyrë, macet marrin pjesën më të madhe të ujit që u nevojiten nga ushqimi që hanë. Macet shtëpiake, nga ana tjetër, shpesh ushqehen me ushqim të thatë, i cili mund të çojë në dehidrim kronik dhe një sërë problemesh shëndetësore më vonë në jetë. Për ta mbajtur macen tuaj të shëndetshme dhe të hidratuar, është e rëndësishme t\’i servoni shumë ujë të freskë. Sigurisht preferohet edhe zgjedhja e ushqimit të lagësht ose trajtimet e lagura për macen tuaj do t\’ju ndihmojë të mbani mace të hidratuar gjithashtu.Kur supozoni se kafshët e vogla duan më pak kujdesShumë njerëz supozojnë se kafshët e vogla janë më të lehta për t\’u kujdesur për to. Por në realitet, madhësia e një kafshe nuk është një tregues i shkëlqyeshëm se sa kohë dhe përpjekje kërkojnë të kujdesen!Për shembull, shumë peshq kërkojnë temperatura specifike të ujit dhe ushqehen saktësisht me kohë. Njëjetë edhe hardhucat kanë nevojë për kushte shumë të veçanta edhe në mjediset e tyre. Sigurohuni që të bëni hulumtimin përpara se të sillni në shtëpi çdo lloj kafshë, pavarësisht nga madhësia apo speciet e tyre!Kur nuk ju ofroni mjaftueshëm ushtrimeSecila kafshë ka nevojë për stërvitje, pavarësisht nga speciet ose madhësia! Mungesa e stërvitjes është një nga shkaqet më të mëdha të problemeve shëndetësore dhe të sjelljes tek kafshët shtëpiake, kështu që është e rëndësishme të siguroni shumë mundësi për stërvitje në formën e shëtitjeve, kohës së kaluar me ta së lojës dhe lodrave. Nëse nuk jeni në gjendje t\’i kryeni këto ju këshillojmë ta konsideroni edhe njëherë se a duhet të mbani kafshë shëtpiake apo jo.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-perfitimet-nga-tershera-ne-mengjes/
Qysh me ditë përfitimet nga tërshëra në mëngjes?
Nëse do të na duhej të përpiloja një listë dhe të klasifikoja “superushqimet”, tërshëra do të ishte mes tyre. Këto drithëra janë shumë të shëndetshme, të shijshme dhe të gjithëanshme. Janë shumë të lehta për t’u përgatitur. Ja disa fakte interesante: Ato janë një burim drithërash që do të thotë janë të pasura me ushqyes, me plot vitaminë D, antioksidantë dhe proteina. Ato kanë karbohidrate që çlirohen ngadalë që lirojnë energji. Të pasura me fibra të cilat janë mjaft të nevojshme për shëndetin e zorrëve dhe na mban në formë. Ato përmbajnë një fibër të tretshme që quhet beta-glucan, dhe vepron si sungjer që thithë kolesterolin. Kështu që ai përthithet dhe të largohet nga trupi. Kanë pak natrium.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-domate-te-mbushura-me-ton/
Qysh me përgaditë domate të mbushura me ton?
Përbërësit: 1 kg domate 100 gram peshk ton të konzervuar 1 qepë ¾ lugë majonezë lëng limoni kripë piper. Qepa pritet imët dhe shtohet pak kripë. Bëhet përzierja e lëngut të limonit me majonezë. Shtohet mbi qepë. Shtohet edhe peshku i imtësuar dhe me këtë masë mbushen domatet e pastruara nga farat. Zbukurohen me ullinjë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-organizu-dhomen-tuaj/
Qysh me organizu dhomën tuaj në mënyrë të shpejtë?
Qysh me organizu dhomën tuaj në mënyrë të shpejtë? E e keni dhomën plot me gjëra që nuk i përdorni kurrë? Lexoni këto hapa si të organizoni dhomën tuaj dhe do të ngeleni të kënaqur me rezultatin. 1. Gjej nje vend ku të hidhni plehrat. 2. Filloni me një hapësirë të vogël, si rrobat apo tavolina. 3. Nxirrni të gjitha gjërat që janë në dollap apo nën krevatin tuaj.  4. Bëni disa kategori sipas nevojave tuaja me gjërat: Gjërat që janë për t\’u hedhur Gjërat që keni për të dhuruar Gjërat që përdorni më shumë dhe që do t\’i mbani Gjërat që doni t\’i mbani por që nuk i përdorni 5. Bëjini vetës disa pyetje si: A më duhet vërtet kjo gjë? A mund t\’ia jap ndonjërit këtë gjë? A e përdor akoma këtë gjë? Mund ta përdor akoma këtë apo a rickloj? 6. Vendosini gjërat tuaja në kuti të organizuara sipas përdorimit. 7. Gjërat më të përdorura i lini në vende të dukshme. 8. Organizoni dhe tavolinën duke përdorur vazo apo shporta. 9. Pas përdorimit vendosini gjërat aty ku ishin me parë.  Shpresojmë që ky artikull t\’ju ketë ndihmuar sadopak me dit si me organizu dhomën!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-ndalojne-humbjen-e-peshes/
Qysh me i ditë ushqimet që ndalojnë humbjen e peshës?
Mish i kuq Ju ndoshta mund të keni qëllime të mira për të rritur konsumin e proteinave dhe duke mbajtur mënyrën e të ushqyerit me karbohidrate të ulëta, por nëqoftëse ju merrni proteina nga burime të gabuara, atëherë kjo mund të shkaktojë rritjen e dhjamit në zonën e barkut. Mundohuni t’i përmbaheni proteinave si mish peshku, pule dhe largohuni nga mishi i kuq. Sheqeri Sheqeri ka shumë efekte negative në trupin tuaj, pra edhe nuk është fare çudi pse ndërlidhet me krijimin e trashësisë apo dhjamit në bark. Të largoni sheqerin përfundimisht mund të jetë ndoshta paksa e pamundur, por të paktën mundohuni të limitoni sasinë e tij duke kontrolluar përbërjen në ushqime të paparishkuara si jogurt, lëng frutash dhe kafe. Alkoholi Edhepse thuhet se vera e kuqe ka përfitime shëndetësore, fatkeqësisht kaloritë e marra nga alkoholi ruhen pjesërisht si shtresë e dhjamosur rreth barkut, andaj si çdo konsum tjetër mundohuni të kontrolloni konsumin mesatar. Ushqime të paketuara Sigurisht që ju e dini se ushqimet e paketuara dhe të përpunuara janë të këqija për ju për shkak të sasisë së madhe të natriumit dhe sheqerit që përmbajnë, por ka një arsye tjetër që nuk duhet konsumuar ato: yndryrnat e tepërta. Karbohidrate të rafinuara Ju nuk duhet të ulni sasinë e karbohidrateve për të qenë të shëndetshëm, por që duhet të zgjedhni karbohidratet e duhura. Karbohidratet e rafinuara që janë të ulët në fibra dhe vlera ushqyese kanë treguar se rrisin dhjamin rreth barkut, ndërsa drithërat të pasura me fibra mund ta reduktojnë atë. Djathi Nuk ka dëshirë më të madhe se konsumi i të gjithë produkteve të djathit, por meqenëse mund të përmbajë yndyrna të ngopura, konsumi i tepërt mund të ndikojë më së shumti në pjesën e trupit që ju nuk dëshironi: zona rreth barkut. Por, pasi nuk mund ta paramendojmë jetën pa konsumin e djathit, të paktën mundohuni të hani mesatarisht duke mos e tepruar, dhe largoni urinë me yndyrna të shëndetshme që mund të gjenden në salmon, vaj dhe arra. Qumësht dhe produkte të qumështit Shumica e njerëzve mund të kenë pengesë në tretjen e laktozës në produktet e qumështit, gjë që mund të përkeqësojë tretjen tuaj duke shkaktuar gazra dhe fryerje të barkut. Për më tepër, nëse konsumohet në sasi të tepruar, produktet e qumështit mund të shkaktojnë shtresimin e yndyrnave rreth barkut.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-importu-mallra-ne-republiken-e-kosoves/
Qysh me importu mallra në Republikën e Kosovës?
Në momentin  e importit te ndonjë malli atëherë varësisht nga procedurat  te cilën e kërkon kompania importuese edhe behet zhdoganimi i tyre. Mallra mund të futen në pikëkalimet kufitare dhe pastaj dërgohen ne terminalet doganore (ZBD) per zhdoganimn e ngarkesave. Dogana e Kosovës lejon dy opsione të zgjedhjes gjatë një importi. Fillimisht kërkohet që të bëhet zhdoganimi në terminalin më të afërt nga pika e hyrjes. Si opsion I dytë është terminali më I afërt me selin se ku është e regjistruar kompania. Gjithashtu dogana nuk bën regjistrimin e bizneseve kjo varet nga vet kompanit se ku regjistrojnë bizneset. Procedurat doganore per mallrat qe vijnë përmes postes se shpejte, përfshirë edhe shumat e ashtuquajtura “de minimis”? Sa i përket procedurave per mallerat qe vijnë ne Post, procedurat  janë te rregullta sikur për mallerat tjera,  deri sa sipas Kodit Doganor dhe të Akcizave të Kosovës nr.03/L-109 (të cilin mund ta gjeni në web faqen e Doganës  www.dogana.rks-gov.net janë trajtuar/paraparë edhe dërgesat me vlera të vogla, andaj  çështjet e tilla  trajtohen sipas nenit 27 të KDA-së Aneksit A: “Çfarëdo dërgese që përbëhet nga mallrat të një vlere jo të madhe e cila dërgohet drejtpërdrejtë nga një vend jashtë Kosovës, te një pranues brenda Kosovës, do t’ilejohet lirimi nga detyrimet e importit”. “Mallerat me vlerë të vogël-nënkupton malli vlera e përgjithshme e të cilave nuk tejkalon shumën prej 22€ për secilën dërgesë”. Normat mesatare te tarifave ne import per mallrat e kategorive te ndryshme si ne bujqësi, ndërtimtari, etj? Shumica absolute e mallrave te cilat importohen ne Kosovë,  te cilat janë pajisje  bujqësore janë të liruara nga obligimet doganore deri sa për ndërtimtari mallrat te cilat vinë nga vendet e CEFTA-s paguajnë kryesisht  18% TVSH-ë deri sa nga vendet tjera paguajnë obligimet e plota (10% takse doganore dhe 18% TVSH). Specifikimi i mallrave sipas përshkrimeve  individuale ne kode tarifore, masave te politikes tregtare, norma e detyrimit, norma preferenciale, TVSH-ë dhe normë të akcizës gjenden ne Tarifën e Integruar të Kosovës e cila mund të gjendet ne adresën  www.dogana.rks-gov.net . Dokumentet e nevojshme per import dhe eksport te mallrave? Dokumentet te cilat janë të nevojshme per import dhe eksport të mallrave,  janë të paraqitura ne Seksionin 4, neni 123,  të Udhëzimit Administrativ numër 11/2009, dhe kërkohen këto dokumente : 1.       Fatura ne bazë te cilës deklarohet vlera doganore e mallrave ; 2.       Deklarata për vlerat doganore të mallrave (DV1); 3.       Dokumentet për aplikimin e aranzhimeve preferenciale tarifore; 4.       Te gjitha dokumentet tjera të kërkuara per aplikimin e dispozitave qe rregullojnë lirimin  për qarkullim të mallrave te deklaruara Cilat janë mallrat qe nuk guxojnë te importohen ne Kosove, ose importi i te cilave është i kufizuar? Janë disa ligj ne Kosovë të cilët,  secili nga fushë veprimtaria e vet i rregullon çështjet e mallrave te ndaluara dhe atyre të kufizuara të cilat janë: Ligji 04/L-197 i cili ndalon dhe kufizon importet e kemikatave ; Ligji 04/l-039 për kërkesat teknike për produkte dhe vlerësim të konfirmitetit; Ligji nr. 04/l-189 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.04/l-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve; Ligji nr. 04/l -190 për produkte dhe pajisje medicinale Sanksionimi i mallrave të ndaluara behet me nenin 274 të Kodit Doganor dhe të Akcizave (ligji 03/l-109) ku është paraparë qe:  personi juridik apo fizik: a) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin mallrat narkotike apo lënda për prodhimin ose përpunimin e  tyre. b) Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin armët, mjetet shpërthyese dhe eksplozivët. c). Në qoftë se, Doganës nuk ia paraqesin materialet e rrezikshme apo çdo mall i cili është i ndaluar për t’u importuar ose eksportuar me legjislacionin. Që është në fuqi në Kosovë, do te gjobiten me te holla ne shume prej pesëmijë (5.000) deri në pesëmbëdhjetëmijë (15.000) €. Importi I përkohshëm: Cilat janë kriteret per mallrat qe hyjnë ne Kosove përkohësisht? Përfshirë edhe mallrat  me garancinë dhe pa garancion qe hyjnë ne territorin tone per tu riparuar? Importi i përkohshëm është i rregulluar me dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave (Ligji 03/L-109) nenet 140. Deri ne 147 dhe Udhëzimin për implementimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr.11/2009, kapitulli 5, Seksioni 1-neni 329 deri 359. Sa i përket riparimeve brenda territorit të Kosovës kompanitë (nga Dogana) mund dhe duhet të autorizohen për njërën nga procedurat me ndikim ekonomik. Përpunim i Brendshëm ose Përpunim nen kontroll doganore ne Sektorin e Mbikëqyrjes pran Doganës se Kosovës. A ka ndonjë link online ku investitorët e mundshëm mund te informohen per kriteret? Sa i përket Doganës dhe ligjeve bazike, rregullave dhe udhëzimeve tjera me te cilat punon Dogana e Kosovës,  ato mund te gjenden ne adresën :  www.dogana.rks-gov.net. Kurse lidhur me etiketimin e mallrave adresohuni me Ministria e Tregtisë pasi inspektorati është kompetent per aplikim e  etiketave ne gjuhet lokale.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-qetesu-gjate-kohes-qe-jeni-nervoz/
Qysh me u qetësu gjatë kohës që jeni nervoz?
Ju ndiheni në siklet, djersiteni, keni rrahje të forta zemre dhe kjo gjendje ju bën të ndiheni mjaft nervoz.Sipas një psikologu, duhet të qetësoheni dhe mos i shkaktoni aspak stres vetes tuaj, por si mund ta bëni këtë? Fillimisht, në qoftë se jeni të shqetësuar do të thotë se ka një arsye të mirë.Mos e fshihni shqetësimin tuaj, por pranojeni se ndiheni nervoz. Stresi është një ngjarje natyrore që prek këdo. Më poshtë do të gjeni disa prej mënyrave për të zvogëluar stresin. Pranojini vetes se jeni të lodhur Kjo duket mjaft e vështirë, por ju qetëson shumë sepse duke mos pranuar shqetësimin ju ndiheni të pambrojtur dhe nervozoheni duke u përpjekur për të fshehur emocionet tuaja. Deklarojini audiencës se jeni të shqetësuar Audienca e kupton kur jeni në ankth, kështu që tregojini asaj shqetësimet që ju keni, për shembull duke përdorur frazat: “Se ju e kuptoni kur diskutoni në një grup të madh…” Përshtatuni me sjelljen tuaj nervore, për shembull në qoftë se bëni disa veprime të sikletshme, provoni vetëm të ngadalësoni ritmin e sjelljes tuaj. Gjithashtu nuk duhet të bëni veprime të përsëritura dhe kështu nervozizmi juaj nuk do të jetë aq i dukshëm.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-qetesu-shpirterisht/
Qysh me u qetësu shpirtërisht e me pas shendet te mire
Si me u qetesu shpirtërisht? Krahas shëndetit fizik edhe shëndeti mendor është tejet i rëndësishëm për mirëqenien tonë. Prandaj nëse nuk po ndiheni të qetë shpirtërisht punoni urgjentisht në këtë drejtim! Më poshtë lexoni disa mënyra se qysh mundeni me u qetësu shpirtërisht. Praktikoni frymëmarrjen dhe meditimin Teknikat e frymëmarrjes dhe meditimit janë për t’u përqendruar në ndjenjat e brendshme.  Thithja dhe nxjerrja e frymës ndihmon mendjen të shpërqendrohet nga prblemet dhe të rifitojë qetësi të plotë. Përpiqu të praktikosh meditimin rregullisht dhe do të mësosh të qëndrosh e qetë pavarësisht sa e shqetësuar dhe e çmendur mund të jetë jeta. Ti mund të meditosh edhe në punë gjatë një pushimi. Do të ndihmojë të karikohesh dhe ta rimarrësh punën më me zell. Dëgjoni muzikë, lexoni ose thjesht ecni në natyrë Arti është ilaq i shpirtit.Në këso raste muzika është mikja jonë më e mirë. Prandaj gjeni pak kohë të dëgjoni muzikë që juve ju qetëson. Lexoni libra. Poezi, tregime, romane. Qoftë edhe përmbledhje me këshilla. Çfardo që juve ju pëlqen. Lëri artin të ju ndihmojë në gjetjen e qetësisë shpirtërore. Edhe natyra mund të ju ndihmojë shumë. Ecni, vraponi ose vetëm dilni dhe uluni në një stlol diku në natyrë. Ndoshta ju tingëllon si gjë shumë e thjesht por ndihmon shumë! Mos e lodhni vetën me njerëz toksikë Njerëzit që ju rrethojnë ndikojnë në mënyrën se si mendoni, ndiheni dhe silleni. Angazhimi me njerëz që gënjejnë, bëjnë thashetheme, përqeshin ose mashtrojnë merr një taksë në mirëqenien tuaj. Njerëzit mendërisht të fortë nuk e humbasin energjinë e tyre duke u përpjekur të ndryshojnë njerëzit toksikë. Ata krijojnë kufij të shëndetshëm emocionalë dhe fizikë. Kështu bëni tash e tutje edhe ju! Mos e fajsoni veten duke u demtuar shpirtërisht Të mendosh se çdo gjë është 100 për qind faji yt – nuk ka rëndësi nëse kjo është një marrëdhënie e dështuar ose një aksident – do të ndikojë në mënyrën se si e sheh veten dhe botën rreth jush. Nuk mund të parandalosh gjithmonë që gjërat e këqija të ndodhin.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shti-tranguj-turrshi/
Qysh me shti tranguj turrshi?
Për dallim nga perimet e tjera, kur përgatitni tranguj turrshi procesi merr më pak kohë dhe është më i thjeshtë. Prandaj nëse në këtë periudhë vjeshte dëshironi të përgatisni tranguj turrshi, ne e kemi recetën e duhur për ju. Nëse ndiqni me përpikmëri udhëzimet tona ju do të ngeleni shumë të kënaqur nga kjo recetë. Përbërësit: 4 tranguj të mëdhenjë 2 lugë të mesme krip 1 lugë e madhe uthull sallate 2 thelbinj të imtësuar hudre Pak magdanozë Pak limon të shtrydhur Ujë të vluar Tranguj turrshi – Përgatitja Të katër trangujt i presim në rrath. Pasi t’i kemi prerë u hedhim hudër, magdanoz, krip e uthull. Kur të kemi përfunduar këtë pjesë kalojmë në hapin tjetër. E mbushim kavanozin dhe përbërësve ju hedhim ujë të nxëhtë sipër. Për aromë dhe për ruajtje më të mirë, në fund i hedhim disa pika limoni të shtrydhur. Pasi t’i kemi mbyullur mirë trangujt i lëmë dy ditë të pushojnë në kuzhinë. Pas dy dite këta tranguj turrshi janë të gatshëm për servim. Pas hapjes i ruajmë në frigorifer. Kjo është një nga mënyrat më të lehta dhe më të thjeshta për të përgatitur tranguj turrshi. Nëse doni të keni tranguj të gatshëm për githë dimrit atëherë përgatisni përnjëherë duke dyfishuar apo trefishuar këtë recetë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-farat-e-rrushit/
Qysh me i dite perfitimet nga farat e rrushit?
Qysh me i dite perfitimet nga farat e rrushit? Farat e rrushit kanë shumë përfitime. Edhe pse shumë njerëz zgjedhin t’i hedhin për shkak të shijes së tyre të hidhur, farat e rrushit janë shumë të shëndetshme dhe kanë shumë veti kuruese që do të ishte mirë të mos i injoroni.  Përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, na ndihmojnë të dukemi më të rinj, të humbasim peshë si dhe të parandalojmë një sërë sëmundjesh. Më poshtë po ju listojmë 8 arsye se pse duhet të konsumoni farat e rrushit. Antioksidantë Përveçse janë antioksidantë shumë të mirë, jane edhe një nga perfitimet nga farat e rrushit më të rëndësishme poashtu janë të pasur gjithashtu me vitaminë C dhe beta-karoten ndaj duhen konsumuar shpesh. Parandalimi i kancerit Pikërisht për shkak të vetive antioksiduese ato janë shumë të mirë për të parandaluar kancerin. Disa studime kanë provuar efikasitetin e tyre veçanërisht tek kanceri i lëkurës, i prostatës dhe i gjoksit. Depurativë nga farat e rrushit U këshillohen veçanërisht duhanpirësve, pasi ndihmojnë në pastrimin e gjakut duke eliminuar efektet e duhanit. Përpos kësaj, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe të efekteve të tij. Qarkullimi i gjakut Favorizojnë qarkullimin e gjakut duke pastruar dhe riforcuar enët e saj dhe në këtë mënyrë parandalojnë trombozat e mundshme. Përpos kësaj, rregullon presionin, duke mbajtur nën kontroll hipertensionin dhe sëmundjet kardiake. Antibakterial dhe anti-inflamator Përdoren shpesh kundër inflamacioneve dhe infeksioneve. Mund të përdoren gjithashtu kundër kolitit, sinozitit dhe gastritit. Rënia e flokëve Përforcojnë rrënjën duke favorizuar qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e kokës. Shikimi Falë niveleve të larta të vitaminës E, dhe mund të përmirësojnë dukshëm shikimin duke ju larguar ndjesinë e lodhjes së syve. Lëkura Ato janë të pasura me kolagjen dhe resveratrol, dy elementë thelbësorë për të bllokuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gatu-pite-me-spinaq/
Qysh me gatu pite me spinaq?
A dini të gatuani pite me spinaq? Ose kur është hera e fundit që keni ngrënë pite me spinaq? Nëse ju ka marrë malli për të por nuk dini ta gatuani, mos u brengosni. Ne po ju sjellim recetën e duhur! Nëse i ndiqni udhëzimet tona hap pas hapi do t\’ju dal një pite pas të cilës të gjithë do t\’i lëpijnë gishtat! Përbërësit për pite me spinaq Brumi: 1 kg miell 500 ml ujë 200 gr yndyrë/vaj ulliri 1 luge kripë Mbushja: 1 kg spinaq 100 gr djathë 5 luge kos 1 vezë 2-4 qepë të reja 1 luge kripë Procedura e përgatitjes së pites me spinaq Ujit me kripë i shtojmë miellin. Së pari afër 600gr, pastaj duke i shtuar nga pak gjerë sa të fitojmë brum homogjen, mesatarisht të fortë. Ngadalë brumin e formuar e ngjeshim dhe e ndajmë në afërsisht 18 copëza në madhësinë e vezës. I ngjeshim një nga një kuleçët dhe i lëmë te mbuluar me letër kuzhine 10 – 20 min, deri sa brumi të fryhet. Pastaj duke i përmiellur i hapim kuleçtë me hollues, gjithmonë duke treguar kujdes. Petët i rreshtojmë një nga një duke i lyer me nga një lug vaj, i ndajmë në dy kate me nga nëntë petë. Njërin kat e shtrijmë mbi tepsinë e lyer me pak yndyrë, ia shtojmë përzierjen e spinaqit të grirë dhe kriposur, djathin,vezën, kosin dhe sipas dëshires qepët. Katin tjetër e hedhim sipër spinaqin dhe formojmë rrethin e pites duke bashkuar skajët e dy anëve, pastaj shtojmë yndyrën e mbetur dhe pitën e përfunduar e fusim në furrë të nxehtë. Pitja piqet për 40 -50 min. në temperature prej 250 grad dhe serviret me kos. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-caji-jeshil/
Caji jeshil – Qysh me i ditë përfitimet?
Për qetësimin e djegieve nga dielli Caji jeshil neutralizon dëmet e shkaktuara nga rrezet ultravioletë, parandalon inflamacionin dhe ndihmon për rigjenerimin e lëkurës së djegur. Për shpëlarjen e flokëve Çaji jeshil stimulon rritjen e flokëve dhe vitaminat E dhe C i bëjnë ata më me shkëlqim. Hidhni 3-4  lugë çaji jeshil në gjysmë-litri ujë dhe shpëlajini flokët pas larjes me shampo. Për forcimin e thonjve Për të evituar zverdhjen e thonjve, futini ata një herë në javë në çaj jeshil. Ata bëhen më të fortë dhe me më shumë shkëlqim brenda një kohe të shkurtër. Maskë për fytyrën me mjaltë dhe çaj jeshil Pasi keni pirë çajin jeshil, merrni gjethet dhe përzjejini me mjaltë, për të bërë një maskë, e cila e bën lëkurën shumë të butë. Për dhëmbët Transformoheni çajin jeshil në pastë dhëmbësh, duke i lënë gjethet të ziejnë 30 minuta në ujë. Pastaj, kullojini gjethet dhe përziejini me sodë buke. Kjo masë e pëftuar parandalon erën e pakëndshme dhe mikrobet që shkaktojnë pllakën dentare.
https://www.dua.com/sq/ushqim-per-femije/
Ushqim per femije- Keshilla per ushqim te shendetshem
Ushqim per femije, Nuk është gjithmonë lehtë të inkurajoni fëmijët tuaj të hanë një dietë të balancuar. Ne kemi sjellur shtatë këshilla që të zhvilloni shprehi të shëndetshme për fëmijët tuaj në një moshë të re. Hani mëngjes Ngrënia e mëngjesit, edhe nëse është vetëm një banane dhe një gotë qumshtë, i jep shtysë trupit dhe e ndihmon ta mbajë energjinë gjatë ditës. Nëse mund t’i mësoni fëmijët tuaj ta marrin shprehinë e të ngrënit në mëngjes në një moshë të re, kjo shprehi do të qëndrojë me ta edhe kur të rriten. Zgjedhni sasi të shëndetshme per ushqim per femije Është lehtë të gjeni çipsa apo biskota kur ju dhe fëmijët tuaj doni të grimconi diçka. Por, ky Ushqim per femije tenton të kenë vlera të ulëta ushqyese dhe vlera të larta në kalori.Në vend të kësaj, provoni të mbani filxhanët tuaj me ushqime të shëndetshmë siç janë frutat, kokoshkat, arrat pa kripë dhe jogurt jo-të ëmbël. Pini ujë Bëjeni ujin pijen e zgjedhur në kohë të ushqimit, dhe mbani lëngjet dhe pijet e ëmbla si pije të rastit. Lëngjet e frutave kanë vlera ushqyese dhe i japin një shtytje energjie trupave aktiv. Fëmijët duhet të zgjedhin ujin si pijen e tyre të parë kur janë të etur, e jo pijet e ëmbla me sheqer. Hani së bashku Është tunduese të hani darkë para televizionit, të uleni poshtë tavolinës për drekë ose të hani Ushqim per femije të shpejta.Nëse mund t’i inkurajoni fëmijët tuaj të hanë ushqimet rregullisht me ju në tavolinë, jo vetëm i reduktoni ushqimet e shpejta, gjithashtu u mëson atye aftësi të vlefshme sociale. Argëtohuni në kuzhinë Fëmijët janë më të prirur të bëhen ngrënës aventurier nëse dinë si të gatuajnë. Bëjeni argëtues këtë aktivitet duke i lëjuar t’ju ndihmojnë rregullisht me detyra të vogla në kuzhinë. Duke u rritur dhe duke u bërë më të aftë, lërini të gatuajnë darkën një herë në javë. Jini kreativ Të gjitha ngjyrat kumbuese në fruta dhe perime vijnë nga kemikatet natyrale të bimëve që kanë efekte të shëndetshëm në trupat tanë. Ngjyra të ndryshme kanë efekte të ndryshme. Prisni perimet në forma interesante që t’i bëni të duken më argëtuese dhe më tërheqëse per ushqim per femije. Mësoni kur të ndaloni Edhe pse fëmijët janë të lindur me aftësinë që të ndalojnë së ngrëni kur janë të ngopur, ndonjëherë mund të jetë e vështirë për prindërit të gjykojnë nëse fëmijët e tyre kanë ngrënë ushqimet e duhura apo jo. Mësoni fëmijët tuaj të dëgjojnë stomakun e tyre dhe t’a pyesin veten rreth sasisë dhe cilësisë së ushqimit. Psh “A është stomaku im plotë?” apo “A do të sëmurem nëse ha disa biskota më shumë?”, kjo do t’u japë atyre mundësinë të zhvillojnë aftësinë e ndjenjës së ngopshmërisë. Këto këshilla vlejnë për çdo prind që dëshiron të përkujdeset për fëmijët e vet. Është në dorën tuaj nëse doni t’i ndiqni këto këshilla ose jo, por ne besojmë se janë mëse të vlefshme.
https://www.dua.com/sq/lengu-natyral-qe-ndihmon-largimin-e-gureve-nga-veshkat/
Lëngu natyral që ndihmon largimin e gurëve nga veshkat
Veshkat janë një nga organet më të rëndësishme në trupin tonë pasi ndihmojnë filtrimin e mbetjeve nga gjaku, për t’i larguar më pas nga trupi përmes procesit të urinimit. Gjithashtu veshkat janë të përfshira në rregullimin e presionit të gjakut, balancimin e elektrolitve dhe prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut në trup. Veshkat absorbojnë kripërat dhe toksinat me  kalimin e kohës por shpesh herë krijojnë gurë. Sipas studimeve të fundit, një nga dhjetë persona vuajnë nga gurët në veshka. Kur gurët krijohen, është e preferueshme që ata të largohen pasi mund të shkaktojnë probleme serioze që edhe mund të sjellë dështimin e veshkave, transmeton Qysh Me Por përpos ndërhyrjes kirurgjike për largimin e tyre ekziston edhe një metodë natyrale, të cilën mund ta gjeni më poshtë. Përbërësit që ju duhen: 1 portokall i qëruar 1 limon 1 mollë 4 pjesë të shalqirit 4 kube akuj Përzieni të gjithë përbërësit në mikser (blender) dhe konsumojeni këtë lëng! Vërejtje: Përbërësit preferohet të jenë organik.
https://www.dua.com/sq/nderrimi-i-ores/
Nderrimi i ores: Gjithçka qe duhet te dini per te
Nderrimi i ores bëhet 2 herë në vit, në rreth 70 shtete të botës. Tabela e PërmbajtjesPse bëhet ndërrimi i orës?  Data variojnë nga shteti në shtet, mirëpo ndërrimi i parë i orës bëhet në muajin Mars, ndërsa ndërrimi i dytë i orës bëhet në javën e fundit të Tetorit. Në mars ora shkon përpara për 1 orë, ndërsa në tetor shkon 1 orë mbrapa. Për të mbajtur mend këtë, njerëzit shpesh përdorin shprehjen: “Pranvera përpara, Vjeshta prapa”. Historia e ndërrimit të orës Edhe pse thuhet që Benjamin Franklin e sygjeroi i pari ndërrimin e orës, në fakt ishte William Willet. Derisa ishte duke shetitur me kalë herët në mëngjes rreth periferisë së Londrës në vitin 1905, Willett pati një epifani që Mbretëria e Bashkuar duhet të lëvizte orët e saj 80 minuta përpara midis prillit dhe tetorit – në mënyrë që më shumë njerëz të mund të shijonin dritën e  diellit. Anglezi botoi broshurën e vitit 1907 «Humbja e drites se dites» dhe shpenzoi shumë nga pasuria e tij personale duke u munduar t’i bind njerëzit për adoptimin e kohës së verës. Megjithatë, Parlamenti Britanik e refuzoi sygjerimin dhe Willett vdiq në vitin 1915 në moshën 58-vjeçare pa e parë ndonjëherë idenë e tij të realizohej. Në mënyrë të befasishme, ai vdiq nga një sëmundje gripi në vitin 1915, në moshën 58 vjeçare. Planin e tij për ndryshimin e orës me 30 prill 1916, gjermanët e adaptuan një vit pas vdekjes së tij, megjithatë ata e ndryshuan orën vetëm për 60 minuta, dhe jo për 80, duke e kthyer atë mbrapa në orën 23:00. Britania e ndoqi këtë veprim më vonë, me 21 maj. Tani, pyetja yte e ardhshme mund të jetë:  Pse bëhet ndërrimi i orës?  Arsyeja kryesore se pse bëhet ndërrimi i orës është për të përdorur më shumë dritën e ditës. Midis marsit dhe tetorit, një orë e ditës merret hua nga mëngjesi dhe shtohet në fund të ditës. Në mars bëhet ndërrimi i orës në mënyrë që njerëzit të mos i çojnë kot orët e çmuara të dritës gjatë mëngjeseve. Ndërsa kthimi i orës në tetor, na jep një orë shtesë në shtrat. Në këtë vit – vitin 2023 – ndërrimi i orës do bëhet më 25 Mars, dhe më 28 tetor. Si të përgatitesh për ndryshimin e orës? Ekspertët e gjumit rekomandojnë rregullimin gradual të orës së gjumit duke shkuar në shtrat 15 minuta më herët dy deri në tre ditë para fillimit të ndërrimit të orës. Gjithashtu, sugjerohet të caktoni kohën e zgjimit 30 minuta më parë disa ditë para ndryshimit të orës. Duke shfrytëzuar fillimin më të hershëm të ditës dhe duke ndryshuar aktivitetet ditore në një orar më të hershëm, duke përfshirë darkën, ushtrimin dhe orën e gjumit, mund të ndihmojë në rregullimin e ndryshimit të orës. Poashtu, ndryshimi i kohës 15 minuta më herët në një orë në ditë para ndryshimit të orës së mbajtjes së diellit mund të ndikoj në trurin tuaj duke i dhëne sinjale vizuale. Përpos këshillave më sipër, është e rëndesishme të bëni ndërrimin e të gjitha orëve tuaja, duke përfshirë ato në dhomën tuaj të gjumit, kuzhinë dhe makinë një ditë përpara ndërrimit të orës- në mënyrë që të shmangesh habinë dhe vonesën në punë ditën tjetër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-shpesh-duhet-nderruar-peshqiret/
Qysh me ditë sa shpesh duhet ndërruar peshqirët?
Peshqirët janë faktor shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe rritjen e baktereve dhe kërpudhave. Në ta mund të mblidhen qelizat e vdekura të lëkurës, sekrecionet nga hunda, sekrecionet fekale dhe urinare si dhe mikrobe të tjera të shumta në banjo, duke përfshirë pikat nga filgjani i WC-së. Patologu dhe mikrobiologu, Philip Tierno, nga Universiteti i mjekësisë në New York thotë se edhe pse shumica prej mikrobeve nuk ju dëmtojnë, sepse janë nga trupi i juaj, duhet konsideruar faktin se ato riprodhohen shumë shpejtë, sidomos në lagështi. Sipas tij, në qoftë se bëhet fjalë për peshqirët për trup, të cilët ithani plotësisht, për shembull në radiator, mund të përdoren jo më shumë se tri here. Ndërsa sipas tij, peshqirët e vegjël që i përdorni për të fshirë duart tuaja, duhet të lahen më shpesh.