url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/ushtrimet-me-te-mira-per-humbje-te-peshes/
Ushtrimet më të mira për humbje të peshës
Në mënyrë që të kemi sa më shumë dobi nga ushtrimi për humbje të peshës, trupi ynë para së gjithash duhet të jetë i aktivizuar krejtësisht. Nëse jeni në dietë, cilido ushtrim do t’ju ndihmojë që të humbni peshë. Ushtrimet mund t’i bazoni në kardio-ushtrime ose ushtrime të fuqisë, në të dy mënyrat mund të realizoni shpenzim të madh të kalorive dhe ashtu ta lehtësoni dhe shpejtoni humbjen e kilogramëve të tepërt. Ushtrimet shpenzojn kalori Megjithatë, sa më gjatë që të bëni ushtrime të caktuara organizmi juaj bëhet gjithnjë e më efikas, kështu që dobitë nga ato ushtrime janë gjithnjë e më të vogla. Trupi ynë në fakt, me kalimin e kohës me ushtrime të caktuara fillon të shpenzojë gjithnjë e më pak kalori. Nëse dëshironi që të shpenzoni sa më shumë kalori, duhet që t’i ndryshoni ushtrimet dhe aktivitetet. Natyrisht që vrapimi mund të ndihmojë në humbje të peshës, por nëse trupi tashmë është mësuar me atë aktivitet, shpenzimi i kalorive do të jetë më i vogël, sepse do të ketë më pak nevojë për energji për vetë ushtrimin, ndërsa trupi mësohet shpejt me vrapim të lehtë dhe mesatar. Çfarë thonë ekspertët? Ekspertët pajtohen se ushtrimet e fuqisë (mund të kombinohen edhe me ndonjë kardio-ushtrim) janë ushtrimet më efikase për humbje të peshës. Kjo sepse në to është shumë vështirë që të përshtatemi në mënyrë që të mos jenë efikase. Përveç shpenzimit të kalorive gjatë kohës së ushtrimeve, me këtë metodë do ta shtyni organizmin që të djegë kalori edhe për një kohë të gjatë pas ushtrimeve në fazën kur nuk jeni aktive. Kjo ndodh për shkak të së ashtuquajturës “frymëmarrje e gjatë”. Kjo paraqet rrjedhë më të madhe të oksigjenit në fazën kur nuk jeni aktive për shkak të proceseve të ndryshme që zhvillohen si pjesë e rimëkëmbjes dhe adaptimit në ushtrime. Metodat e ushtrimeve për humbje të peshës Kjo metodë kërkon bërje të ushtrimeve dhe kardio-aktivitete me intensitet të lartë në intervale të shkurta me pauza të shkurta mes tyre. Kjo metodë ofron mundësi të shumta, për shkak se pothuajse të gjitha ushtrimet dhe aktivitetet mund të kombinohen në të. Trajnimi mund të përfshijë vetëm një ushtrim të fuqisë ose vetëm një kardio-aktivitet, por edhe shumë prej tyre. Më së shpeshti intervalet e punës së intensitetit të lartë zgjasin prej 10 deri në 30 sekonda, ndërsa pauza prej 10 deri në 60 sekonda mes intervaleve. Pauza mund të jetë pasive, pushim i plotë, por edhe aktive në mënyrë që aktiviteti të zhvillohet me intensitet të lehtë. Gjithashtu, një nga përparësitë është edhe fakti që trajnimi mund të zgjasë edhe vetëm 20 minuta, ndërsa shpenzimi i kalorive të do të jetë më i lartë në krahasim me ushtrimet që zgjasin më shumë kohë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-embelsira-me-luleshtrydhe/
Qysh me përgaditë ëmbëlsira me luleshtrydhe?
Përbërësit: 1 paketim biskota me kakao 1 paketim biskota të thjeshta 1 gotë uji lajthi 100 gram margarinë 2 lugë sheqer pluhur 1 gotë qumësht puding qokollatë luleshtrydhe Në blinder vendosen biskotat dhe lajthitë derisa të bluhen plotësisht. Vendosen në një enë në të cilën shtohet qumështi, gjalpi dhe përzihet. Enët e vogla në të cilat do ti shërbejmë ëmbëlsirat i mbëshjellim me folie plastike, në të cilën vendosim gllazurën dhe i lëmë të ftohen në frigorifer. Pudingun e përgadisim dhe e shtojmë në enët e vogla. Shtojmë luleshtrydhet dhe presim për 1 orë. Pastaj vendosim copëza qokollate dhe sheqer pluhur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-regjistru-femiun-e-lindur-ne-spital/
Qysh me regjistru fëmiun qe ka lindur në spital?
Qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital? Çdo lindje është gëzim, por që pas gëzimit të lindjes duhet bërë regjistrimi i fëmiut dhe kjo kërkon pak punë administrative. Procedura dhe dokumentet e nevojshme për regjistrim të femiut në Republikën e Kosovës është si vijon: 1. Fletëlëshimi i spitalit; 2. Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (Fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë prezent me rastin e paraqitjes se kërkesës; 3. Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) apo ekstraktet e lindjes për prindërit (Fotokopje); 4. Njëri prind të jetë prezent (nëse kurora është para lindjes së fëmiut); 5. Nëse fëmiu është mbi moshën 6 vjeqare, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmiu. 6. Pagesa e taksës 1 Eur; Kjo pra eshte menyra se qysh me regjistru fëmiun e lindur në spital
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-bo-floket-kacurrela-te-qendrueshme-me-limon/
Qysh me i bo floket kacurrela te qendrueshme me limon?
Qysh me i bo floket kacurrela te qendrueshme me limon? Kujdesi për flokët kaçurrela është i vështirë pasi që sado rëndësi dhe kohë që i kushtoni, flokët ju drejtohen përsëri brenda disa orëve. Sa herë që i rregulloni flokët që të duken kaçurrela, përdorni teknikën e spjeguar këtu dhe do të mahniteni nga rezultati. Limoni me Vitamin C dhe vlerat tjera ushqyese ndihmon në qëndrueshmërinë e kaçurrelave. Nëse aplikoni limonin direkt në flokët tuaja, kaçurrelat do të qëndrojnë më gjatë, por nëse i keni flokët e thatë është mirë që lëngun e limonit ta tretni duke e përzier me ujë. Merrni një shishe sprej dhe mbusheni rreth 50 ml me ujë, më pas në të shtrydhni limonin. Limoni ka efektin e zbardhimit nëse i ekspozoheni diellit. Gjërat që ju duhen për flokët kaçurrela: Krehër për flokë Shnolla Llokne Limon Shishe sprej Para se të fleni, lani dhe terni flokët. Krehni flokët dhe ndani në disa pjesë që ta keni më lehtë t’i lidhni lloknet. Për kaçurrela të vogla dhe të ngushta flokët i ndani në pjesë të vogla, ndërsa nëse dëshironi kaçurrela të mëdha atëherë flokët i ndani në pjesë më të mëdha. Merrni gjysmën e limonit dhe fërkoni pjesën e flokëve që e keni kapur. Vazhdoni të fërkoni flokët deri sa të duken të lagura. Krehni pjesën e lagur dhe lidheni me llokne. Përsëritni procesin deri sa të keni përfunduar me të gjitha pjesët e flokëve. Kur të zgjoheni në mëngjes, largoni lloknet dhe mahnituni nga rezultati.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-masazhimi-i-fytyres/
Qysh me i ditë përfitimet nga masazhimi i fytyres?
Masazhimi i fytyres ndihmon shume sepse Stresi, pagjumësia, problemet me tretjen e ushqimit, dhimbjet në nyje, humbja e kujtesës: këto probleme që në shikim të parë duken se janë të parëndësishme, vështirë shërohen, përderisa shkaktojnë shumë dhimbje dhe mundim. Por, këto dhimbje mund t’i zbusni me terapinë, siç është refleksologjia. Me ndihmën e kësaj mënyre stimuloni pika të caktuara në fytyrë, shputa apo duar që ndërlidhen me gjithë trupin. Refleksologjia është e bazuar në kombinimin e masazhit, akupunkturës dhe mënyrave të vjetra kineze në ndarjen e energjisë së njeriut. Masazhimi i fytyres Sipas një mënyre të vjetër mjekësore kineze, energjia e njeriut nëpër trup kalon nëpër 12 meridiane. Nëse pikat e caktuara janë të bllokuara, vjen deri tek disbalansi trupor, që rezulton me shumë pengesa në shëndet. Kështu që maja e hundës dhe këndi i buzëve janë për zemër, hapësira nën sy për stomak, në mollëza janë sensorët për mëlçi, hormone, zorrë. Refleksologjia është mjaft efikase, theksojnë ekspertët, ngase në shputa dhe duar gjendet një numër i madh i nervave dhe i enëve të gjakut. Sipas terapeutëve masazhimi i fytyres dhe i këtyre pjesëve të trupit përmirëson gjakrrjedhjen, qarkullimin dhe liron energjinë. Një masazh i fytyrës për 45 minuta rresht do të kontribuojë që të ndihemi më mirë dhe në pjesë të caktuara të trupit të mos ndiejmë dhimbje. Fytyra është një mikrohartë e organizmit njerëzor, prandaj me aplikimin e refleksologjisë shumë dhimbje do të zbuten apo do të zhduken.
https://www.dua.com/sq/smokey-eye/
Qysh me bo smokey eye?
Smokey eye është një nga stilet me atraktive të grimit të syve. Vitet e fundit ky stil i grimit konsiderohet si tejet atraktiv. Në fillim këtë lloj grimi arrinin ta praktikonin vetëm aristët e make-up.  Për këtë arsye ky stil grimi fatkeqësisht duket i komplikuar për vajzat që nuk e praktikojnë grimin shumë shpesh. Megjithatë fatmirësisht, nuk është aq e vështirë sa duket. Sekreti i make-up artistëve është në shesh. Ju mund të mësoni të realizoni smokey eye edhe vet. Madje edhe nëse nuk jeni praktikuese e rregullt e grimit. Si ta bëjmë këtë? Ne përmes një udhëzuesi të thjeshtë po përpiqemi të ju tregojmë hap pas hapi se si të bëni një smokey eye. Filloni me bazën e grimit. Shpërndajeni atë lehtë nëpër sy.  Pastaj vazhdoni tutje me nuancën apo thënë ndryshe me ngjyrën e hapur. Tregonui kujdes dhe shpërndajeni mirë. Kur ta keni bërë këtë ka ardhur koha të kaloni në hapin tjetër. Tek kufizimi i syrit. Tregoni kujdes gjatë kufizimit të syrit lart. Kjo është pjesa më e dukshme tashmë kur filloni të përdorni ngjyrën e mbyllur. Pastaj është radha e pjesës poshtë vetullave, që bëhet me ngjyrë fare të hapur për t’i theksuar ato. Në fund mbërrijme edhe tek pjesa e poshtme e syrit. Shpënrdani hijezimin e grimit me delikatesë. Për të realizuar një somkey eye të bukur nddiqni hapat e prezantuar më poshtë në fotografi. Mos harroni, grimi don durim dhe praktikë! Edhe nëse nuk e arrini rezultetin e dëshirueshëm herën e parë, pratikojeni disa herë dhe patjetër se do të keni sukses.
https://www.dua.com/sq/qysh-te-verifikoni-profilin-tuaj-ne-dua-com-dhe-pse-duhet-ta-beni/
Qysh të verifikoni profilin tuaj në dua.com dhe pse duhet ta bëni?
Qysh të verifikoni profilin tuaj në dua.com? Pse është e nevojshme që të verifikohet profili? Këto e disa pyetje të tjera do t’u përgjigjemi në këtë artikull të shkurtër.  Pas lancimit të përditësimit të fundit dua.com ka sjellë një metodë të re për të verifikuar profilin tuaj. Kjo bëhet për disa arsye të cilat po i radhisim më poshtë. Si të verifikoni profilin tuaj në dua.com? Për të verifikuar profilin tuaj, në dua.com, është shumë e thjeshtë. Nëse keni përditësuar versionin e fundit, e dini tashmë se do të dërgoni një InstaChat, pra një mesazh direkt ndaj dikujt që e pëlqeni shumë. Insta chat siç e kemi shkruar edhe në një artikull të mëparshëm është një mesazh që dërgohet vetëm një herë në 12 orë. Këtu hyn edhe roli i verifikimit të profilit tuaj.  Nëse tentoni të dërgoni një InstaChat pa verifikuar profilin tuaj, kjo gjë nuk mund të bëhet. Ndaj instaloni versionin e fundit të dua.com në telefonin tuaj, verifikoni emailin ose numrin tuaj të saktë të telefonit dhe bashkangjitur emrit tuaj do të dal një simbol verifikimi. Në momentin që del ky simbol atëhere keni mundësi të dërsoni Instachat pa problem. Pse është i nevojshme verifikimi i profilit tënd në dua.com? Që t’i përgjigjemi direkt kësaj pyetje është e rëndësishme të kuptojmë rolin e verifikimit të profilit tuaj në dua.com. Duke qënë se shumë profile fallco reduktojnë mundësinë që ju të bëni Match me përdorues të tjerë lindi nevoja e verifkimit. Kemi shumë filtra të cilët po mundohen të zhdukin profilet fallco, megjithatë duam që të verifikojmë edhe përdoruesit aktiv. Pra dy arsyet kryesore janë: 1- Që të verifikohesh se je një përdorues aktiv dhe jo fake. 2- Që të mund të dërgosh InstaChat (një profil i paverifikuar nuk e ka këtë mundësi). Shijoni qëndrimin tuaj në dua.com dhe tashmë bëni Match e dërgoni InstaChat kundrejt personave që pëlqeni vërtetë.
https://www.dua.com/sq/studimi/
Studimi – Dilema e te Rinjve Shqiptar
Studimi, Tashmë kthyer në zakon, ja tek jemi me disa rrëfime të të rinjve tanë energjikë. Këta të fundit vazhdojnë të jetojnë ditët dhe javët e tyre me entuziazëm të pashtershëm rinor. Është për t’u admiruar fakti se pavarësisht vështirësive të përditshme, ata e shohin botën plot ngjyra nën lupën rinore. Për rutinat e radhës kemi tre të rinj që deshën të ndanin me ne ngjyrimin e tyre jetësor. Fillojmë me vajzën më të njohur të rrjeteve sociale e cila menaxhon faqen e mirënjohur të instagramit Treasure of Albania. Të thuash që kjo vajzë është një e re energjike është pak, megjithatë thjeshtësia përbën brendinë e saj. Le të lexojmë se çka për të thënë Xhensia. Xhensilda (Xheni), 20 vjeç Më quajnë Xhensilda. Ditët e mia nisin herët në mëngjes sepse më duhet të shkoj në shkollë. Studimi im ka për fokus Informatikën ekonomike dhe jam në vit të dytë. Po pres sezonin që të kordinohem me oraret e vrapit të mëngjesit. Për momentin, meqë jam në periudhën e provimeve nuk e praktikoj. Më pas, pjesën tjetër të pasdites e kaloj duke kuptuar që studimi është i rëndësishëm. I kushtoj një kohë të konsiderueshme menaxhimit të faqes sime në Instagram. Për momentin nuk punoj  sepse studimi është më i rëndësishëm. Rrallë herë më ndodh që ditët e mia të jenë boshe. Gjithmonë më del një plan në lidhje me shkollën ose me aktivitet e mia, ndaj shpesh herë më duhet të dal pasditeve. Mbaj një axhendë për çdo ditë dhe më ka ndihmuar të jem më e organizuar e të shijoj çdo eveniment ku marr pjesë. Vetëm të premten nuk e planifikoj asnjëherë, edhe pse gjithnjë them se këte të premte do rri, do pushoj, asnjëherë nuk ndodh, gjithmonë e gjej veten duke vrapuar. Gjatë fundjavës, bëj ndonjë udhëtim me motrat e mia, takoj familjen, gjithashtu edhe me miqtë, të cilët mund të mos i kem takuar gjatë javës. Me këta të fundit planifikoj se çfarë do të krijojmë si aktivitet të ri për javën tjetër . Gjithsesi, këtë vit me thëne të drejtën rutina ime më pëlqen shumë dhe ndihem shumë rehat dhe e kënaqur! Kejsi, 20 vjeçe Jam Kejsi dhe rutina ime gjatë javës ecën pothuajse njësoj “Shkollëbibliotekkafeshtëpi.” Zgjimi varet sipas orarit që kam mësim, por kam dy javë që praktikoj 20/20/20 dhe ka qënë shumë efektiv. Vazhdoj ende ta mbaj këtë rutinë në mëngjes. Tani që jam në sezonin e provimeve po perpiqem të organizoj sa më mirë ditën që të kem kohë të lirë për ndonjë aktivitet sportiv. Eci me shprehjen “Trup i shëndosh, në mendje të shëndoshë. Pasditja kalon gjithmonë duke studiuar sepse studimi është më i rëndësishëm. Darka më gjen duke parë ndonjë serial në Netflix ose duke lexuar materiale shtesë që kanë lidhje me degën time. Fundjavën e kaloj gjithmonë me familjen. Për sa i përket punës nuk është se kam diçka të qëndrueshme, por më pëlqen që të merrem me eventet që organizohen këtu në Tiranë. Për shëmbull, tani jam pjesë e një stafi që merret me evente si ColorDay, Tirana StreetFoodFestival, dhe eventi që u organizua për 100 vjetorin e Tiranës si kryeqytet. Gjatë kohës kur fillon dhe shtohet numri i turistëve merrem me pjesën e guidës brenda Tiranes. Projekte me pak fjalë sa për të kaluar kohën. Do doja të kisha një rutinë sa më të organizuar por nuk jam edhe aq e mirë me këtë gjë..ose dua t’i bëj gjërat të gjitha njëherazi ose asgjë fare Së fundmi e mbyllim me një djalë, i cili na surprizoi me vullnetin e tij të pathyeshëm për të punuar e për t’ia dal mbanë. Për Edisonin nuk gjetëm foto apo faqe në Instagram. Një djalë që punon 16 orë nuk ka kohë për këto gjëra. Ama, na lejoni të ndajmë me ju rutinën e tij. Edisoni Atëhere, unë jam Edisoni dhe ka më shumë se 1 vit që më duhet të punoj fortë. Gjatë gjithë kohës, nga e hëna në të dielë punoj rreth 16 orë në ditë. Për ta përmbushur këtë më duhet të kem një ditë me shumë energji, të mirëmenduar dhe të organizuar. Ndaj, edhe unë ndjek teknikën 20/20/20. 20 minutat e para çdo mëngjes ia kushtoj aktivitet fizik sepse më ndihmon që të karikohem me energji pozitive që në mëngjes. 20 minutat e dyta ia kushtoj reflektimit. Dita është e gjatë dhe shpeshherë ia lëm rastësisë të vendosë se çfarë do ndodhë me ditën tone. Pjesën më të madhe të kohës janë vendime që i marrim në moment, ndërkohë që po bëjmë diçka themi hë se do merrem edhe më këte tjetrën. Mirëpo, nuk është një teknikë e mirë. Dita ka shumë ngarkesë dhe është e sigurt që shumë nga vendimet që do marr do jenë të gabuara. Mua më pëlqen që 20 minuta në mëngjes të mendoj për ditën që më pret. Duke qënë se në mëngjes jam më i kthjellët dhe i qetë marr vendime më të mira. 20 minutat e treta ia dedikoj rritjes sime. Lexoj diçka interesante rreth profesionit apo gjërave që më duhen në punë apo jashtë saj. Lexoj rreth gjërave interesante që kam interes, çdo gjë që më ndihmon të mësoj diçka të re dhe të rritem. Kjo ka një impakt shumë të madh në ditën time sepse e nis duke mësuar diçka të re dhe më jep idenë se kam arritur të bëj diçka pozitive që pa nisur dita akoma. Kjo është ajo lloj energjie që më duhet çdo mëngjes. Pra, 20 minuta aktivitet fizik, 20 minuta reflektim dhe 20 minutat e tjera të mësoj diçka të re për rritjen personale. Këto ishin rutinat e tre të rinjve që dëshironin të ndanin me ne rutinën e tyre javore. Po këtë javë do flasim edhe për tre të rinj të tjerë. Vazhdoni të lexoni rubrikat tona dhe ju sigurojmë se do shkruajmë përmbajtjen më të mirë që mundemi dedikuar të rinjve. Dedikuar brezit më pozitiv dhe paqësor që ekziston, duke thyer çdo steriotip që iu është bashkangjitur atyre.
https://www.dua.com/sq/muzika-ne-jeten-tone/
Muzika ne jeten tone
Muzika ne jeten tone, çfarë roli luan ? Kërkimet e neuroshkencës analizojnë efektet e tingujve muzikorë në trurin tonë. Dëgjimi i tingujve të caktuar ngjall emocione të ndryshme tek secili prej nesh. Muzika e epokës dixhitale të shekullit XXI është gjithnjë e më e aksesueshme. Ne mund të dëgjojmë muzikë kudo dhe në çdo kohë. Por, çfarëdo teknologjie të përdorim për të luajtur muzikë, arsyet pse dëgjojmë muzikë janë universale. Të gjithë e duam muzikën. Ajo kap emocionet tona menjëherë, në mënyra që shumë pak forma të tjera të artit arrijnë ta bëjnë. Cilat janë funksionet psikologjike universale që aktivizohen kur dëgjojmë muzikë? Lonsdale & North (2010) pyeti 300 të rinj mbi arsyet kryesore pse pëlqejnë të dëgjojnë muzikë. Ja cilat janë përgjigjet e klasifikuara sipas rendësisë: Kur dëgjon muzikë njihesh me të tjerët dhe botën rreth jush Nëpërmjet muzikës takoni pjesën tjetër të botës. Muzika tregon për historitë e njerëzve në vende të tjera dhe na jep mundësinë t’i krahasojmë ato me përvojat tona. Kërkimet psikologjike kanë arritur të përcaktojnë metodën e vlerësimit të personalitetit tonë nga muzika që dëgjojmë. Në një studim u testua se pjesëmarrësit mund të përcaktonin kryesisht personalitetin e të tjerëve bazuar në 10 këngët e playlistës së tyre. Muzika është në gjendje t’na tregojë gjendjen emocionale të botës midis kohërave. Dodds dhe Danforth (2009) shkarkuan tekstet e pothuajse 250,000 këngëve të kompozuara midis viteve 1960 dhe 2007. Tekstet që u kontrollan, treguan gjëndje depresionuese deri në vitin 1985. Më pas kjo gjëndje u stabilizua rreth vitit 1990. Përcakton identitetin personal Në vendin e 5-të vendoset identiteti personal. Lloji i muzikës që na pëlqen shpreh diçka nga vetja. Edhe zhanre shumë të mëdha si rock, muzika klasike dhe bluzz skicojnë imazhin e një personi. Ne zbulojmë veten përmes muzikës.  Përmes muzikës ndërtojmë dhe projektojmë një imazh të vetvetes edhe tek të tjerët. Prirja e përgjithshme e muzikës pop është narcizizmi. Një studim ka ekzaminuar tekstet e 10 këngëve më të mira në Shtetet e Bashkuara midis viteve 1980 dhe 2007 (DeWall et al., 2011). Aty u vërejt se tekstet që lidheshin me sjelljet antisociale janë rritur gjatë kësaj periudhë. Muzika forcon marrëdhëniet ndërnjerëzore Funksioni i katërt më i rëndësishëm i muzikës është dimensioni i tij social. Ne dëgjojmë muzikë ndërsa jemi me njerëz të tjerë dhe flasim për atë që dëgjojmë me ta. Nuk ka dyshim se muzika dhe dashuria janë të lidhura në mënyrë të pandashme, madje ne përdorim njërën për të marrë tjetrën. Mirëpo, a e shtyn ekspozimi ndaj muzikës romantike një femër të pranojë një takim me dikë? Në këtë drejtim, psikologët studiuan numrat real në Gueguen et al(2010).Përgjigja është: Padyshim që PO. Përqindja e grave që pranojnë një takim pothuajse dyfishohet, nga 28% në 52% pasi të kenë dëgjuar muzikë romantike. Kënga që u përdor për eksperimentin ishte “Je l’aime à mourir” (Të dua për vdekje) nga Francis Cabrel. Redukton humorin e keq Në vendin e tretë, gati e barabartë me të dytin, është reduktimi i humorit të keq. Kur jemi në humor jo të mirë, muzika na jep një dorë për të përballuar këtë moment. Kur jemi në një gjëndje shpirtërore të ulët, jemi të predispozuar të dëgjojmë muzikë të trishtruar, si një moment kathartik. Shpesh Muzika ne jeten tone lehtëson dhimbjen, shpreh ndjenjat tona dhe na ndihmon t’i shpëtojmë realitetit të jetës së përditshme. Diversiteti Duke dëgjuar muzikë lehtësoni mërzitjen gjatë një udhëtimi. Në një të dielë me shi e kalojmë më lehtshëm me muzikën në sfond.  Me pak fjalë, është diçka që bëjmë kur nuk kemi se me çfarë të merremi. Gjithashtu është vënë re se nëse përdoret muzikë në sfond gjatë tësteve të ndryshme, hulumtimet tregojnë se performanca në testet standarde është ulur (Cassidy & MacDonald, 2007). Muzika është një shpërqendrim dhe ky hulumtim tregon se muzika që të shpërqendron më shumë është muzika depresionuese. Ngre humorin Në krye të listës kemi menaxhimin e humorit të mirë. Kjo është arsyeja më e rëndësishme pse njerëzit dëgjojnë muzikë: kjo e fundit e bën një ditë të bukur edhe më të bukur. Dëgjimi i muzikës na argëton, na qetëson dhe u jep emocioneve tonin e duhur. Në një studim të kryer nga Ziv et al.(2011), pjesëmarrësit ishin të bindur se kishin kryer një punë të dobët atë ditë. Pasi dëgjuan një këngë të gëzuar dhe pozitive ndjeheshin më shpresëdhënës për të ardhmen sesa ata që nuk kishin dëgjuar muzikë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-cheesecake/
Qysh me përgatitë cheesecake?
Cheesecake apo ëmbëlsira me djath është një nga ëmbëlsirat më të preferuara kohët e fundit. Ka disa mënyra për ta përgatitur këtë ëmbëlsirë. Ne po ju sjellim një nga recetat më të thjeshta dhe të shijshme. Përbërësit 200 gr biskota (te thjeshta) 150 gr gjalpë 500 gr djathë i butë Philadelphia 100 gr pana e freskët 100 gr sheqer 2 vezë + 1 të verdhë veze 1/2 lëngu limoni 1 pako vanilje Përgatitja e Cheesecake Si fillim përgatisim bazën e cheesecake. Biskotat i shtypim fort të gjitha ose i grijmë me grirësin elektrik duke shtuar edhe gjalpin në të. Marrim një tavë të rrumbullakët me diametër rreth 22-24 cm dhe i vendosim letër furri. Hedhim në të biskotat me gjalpin. I shtypim mirë me lugë ose me dorë duke krijuar një bazë në gjithë tavën. Më pas e vendosim tavën në frigorifer përreth 30 minuta. Përgatisim kremin sipër për cheesecake. Në një enë qelqi hedhim vezët, sheqerin, vaniljen dhe lëngun e limonit. Fillojmë ti rrahim me rrahësin elektrik.  Më pas shtojmë edhe philadelphia dhe panën dhe vazhdojmë ti rrahim përsëri derisa të përzihen mirë të gjithë përbërësit. Marrim bazën nga frigoriferi dhe i hedhim sipër kremin e përgatitur. Fusim tavën ta pjekim në furrë të nxehtë 180°C përreth një orë. Më pas e lemë cheesecake të ftohet dhe e zbukurojmë sipër me salsa të ndryshme sipas dëshirës, me luleshtrydhe, fruta pylli ose mund ta shijojmë kështu siç është.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-mavijosjet-ne-trup/
Qysh me i trajtu mavijosjet në trup?
Akulli Kocka akulli të mbuluar në një leckë mund ta zvogëlojnë ënjtjen. Kësisoj, zvogëlimi i ënjtjes redukton efektet e shëmtuara afatgjate të mavijosjes. Aplikoni akullin mënjëherë. Mbajeni për rreth tridhjetë minuta. Xheli Arnica Rrjedh nga bima e njohur si “fatkeqësia e ujkut”, ky xhel është një ndër të preferuarit në mesin e atletëve. Përdoreni sipas udhëzimeve të dhëna. Hani fruta dhe perime Kjo paraqet një mënyrë parandaluese, por nëse trupi juaj është tepër i zënë duke u përpjekur të tretë burgerat dhe shake-at, atëherë natyrisht se nuk do të shpenzojë shumë kohë në shërimin e mavijosjeve. Hani më pak mish. Konsumoni  më tepër fruta dhe perime dhe kështu trupi juaj do të bëhet makinë shëruese e mavijosjeve. Shmangni Aspirinën Mavijosja mund t’ju shkaktojë dhimbje të ashpra në moment të caktuar. Kështu, mund të ndjeni nevojën të merrni aspirinë për qetësimin e dhimbjes, mirëpo nuk duhet vepruar kështu. Aspirina është një antikoagulant. Kjo shkakton që gjaku të përhapet shumë shpejtë në gjithë zonën e dëmtuar, duke rritur madhësinë e mavijosjes. . 5.Aplikoni nxehtësi përpara se ënjtja të shkojë te poshtë Aplikoni një kompresim të nxehtë në vendin e mavijosur. Ngrohja ndikon në hapjen e kapilarëve të gjakut dhe rrit përgjigjen e sistemit imunitar.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mposhte-lodhjen-e-vazhdueshme-ne-pune/
Qysh me mposhte lodhjen e vazhdueshme ne pune?
A e ndieni ndonjëhere lodhjen e vazhdueshme në punë? Përveç gjumit të mjaftueshëm natën dhe një sy gjumë kur ndjeni nevojën për të, ka disa mënyra për t’u çlodhur. Ky blog ofron një numër këshillash për të gjithë ju që doni të mbusheni me energji, dhe gjithashtu të zvogëloni lodhjen. A jeni në një punë që ju frymëzon? Nëse ju jeni të lidhur fort me punën që bëni, do të keni gjithmonë fuqi të mjaftueshme. Nga ana tjetër, çdo gjë që ju mërzit do t’ju ngadalësojë. Prandaj përpiquni të gjeni në punën tuaj ndonjë gjë që e bëni vërtetë me qejf. Puna me njerëz interesant Njerëzit të cilët janë të kënaqur me punën e tyre u japin fuqi dhe frymëzim të gjithë rrethit. Është e mahnitshme të punoni në një rreth i cili kujdeset për nevojat e gjithsecilit. Nëse shoqëroheni me njerëz të ju nuk do ta ndieni lodhjen e vazhdueshme. Jini më pak e zënë Ne jemi shumë të zënë këto ditë, ndaj zvogëloni detyrimet për të reduktuar stresin. Merrni pushime të shpeshta dhe jepini vetes një ritëm më të ngadaltë. Trupi juaj do t’ju falenderojë. Përqëndrimi Kur bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, është si një mashtrim mendor, por duhet të jeni të vetëdijshëm se ka një numër të kufizuar të gjërave që mund të kryeni me sukses brenda një dite. Kryeni një nga një detyrimet duke iu kushtuar secilit plotësisht. Kjo do të jetë më e shpejtë dhe më efikase, dhe do të jeni më pak i lodhur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-nje-omlete-te-shijshme-franceze/
Qysh me përgatitë një omletë të shijshme franceze?
Omletë të shijshme franceze – Omleta është një nga alternativat më të mira për mëngjeset tuaja. Ka omleta të llojëve nga më të ndryshme, megjithatë sot kemi përzgjedhur t\’ju sjellim recetën e omletës franceze. Më poshtë keni përbërësit dhe mënyrën e përgatitjes. Përbërësit për një omletë të shijshme franceze: 5 vezë 200g kërpudha 2 lugë çaji salcë djathi Pak qepë 200g djathë i bardhë ose kaçkavalli Kripë dhe piper Mund të shtoni edhe përbërës tjerë, varet nga shija që keni – si p.sh. domate, qepë, proshutë, etj. Udhëzimet për përgatitjen: Rrihni vezët mirë në një enë të posatshme. Kombinoni vezët me salcë djathi dhe përzieni mirë. Shtojeni kripën, piperin dhe qepën. Grijeni djathin në kubik ose në rende, unë do të sugjeroja në rende sepse shkrihet më lehtë në vezë. Në një tigan, skuqni kërpudhat derisa të mbesin pa lëngun e tyre. Përzierjen e vezëve hidheni mbi kërpudha. Mos i përzieni, por skuqni vetëm njërën anë. Hidheni përmbi masë djathin e grirë. Kthejeni omëletën që të skuqet edhe nga ana tjetër. Sistemoni pjatën, shtoni fruta në një pjatë tjetër dhe ja tek e keni. Kjo ishte receta e parë e javës, ose më saktë e mëngjesit për ju. Qysh.me do t\’ju sjell të tjera receta po kaq të shijshme. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-leqenik-te-mbushur-me-panxhar/
Qysh me përgatit leqenik të mbushur me panxhar?
Si me përgatit leqenik të mbushur me panxhar. Nëse çdo mëngjes mendoni se cili ushqim është i shëndetshëm dhe çfarë do të duhej të gatuani për kafjall, kjo është receta e duhur për ju. Përbërësit për leqenik: 2 vezë; 4 lugë miell misri; 3 lugë miell buke; ½ pluhur për ëmbëlsira; 50 ml vaj; 100 g ajkë të thartë; 50 ml ujë të gazuar; kripë. Për shtesë: – 1 tufë panxhar; 1 vezë; 1 lugë grizë. Përgatitja: Me perberesit qe keni filloni me pergatitjen e leqenikut. Merrni panxharin dhe lajeni, hiqjani bishtat dhe ziejeni në avull qe te zbutet. Priteni imët dhe shtojini gjizë, vezë si dhe hidhni pak kripë apo edhe piper nese deshironi. Tundni vezët, bashkoni miellin e misrit dhe miellin e bukës me pluhurin e ëmbëlsirave. Pastaj shtoni vajin, ajkën e thartë, ujin e gazuar dhe pak kripë dhe përzieni mirë derisa te krijohet nje mase disi e trashe. Hidheni në një tepsi të vogël në të cilën më parë keni vendosur letër për pjekje dhe pak gjalp. Me një lugë të vogël nxirrni panxharin dhe vendoseni në brumë duke bërë një distancë të vogël ne menyre qe te mos ngjitet me tepsine. Sipër mund të shtoni disa fara susami, por gjithmone sipas deshires suaj. Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 30 minuta derisa të skuqet mirë. Sherbejeni te ngrohte dhe ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cili-caj-na-duhet-neve/
Qysh me dite cili caj na duhet neve
Qysh me dite cili caj na duhet neve? Një filxhan me çaj të gjithve na relakson kohë pas kohë. Mirëpo përveç relaksit çajrat kanë edhe shumë benefite të tjera. Në fakt, secili prej tyre është më i veçantë se tjetri. Meqë ata rregullojnë shumë probleme të ndryshme, është e rëndësishme ta dimë cili se çfarë efektesh kanë. Çaji i limonit – pastrues dhe dezinfektues Çaji i limonit pastron trupin dhe ju mbush me energji. I kombinuar me mjaltin transformohet në një pije shumë të shëndetshme që mbron organizmin dhe kuron fytin e lënduar, forcon sistemin imunitar dhe ju mban ngrohtë. Çaj kamomil – për gjumë e qetësi Kamomili prej vitesh njihet si një qetësues mjaft efikas natyror për njeriun (të çdo moshe). Përdoret për të larguar gazrat nga zorrët dhe liron ngërçet (spazmat e muskulatures). Një filtër rekomandohet të përdoret për një filxhan. Të shtohet në filxhan uji i sapo zier (100 º C) duke u munduar të mos hidhet sipër filtrit, për të evituar fryerjen e tij. Të lihet 5-6 minuta dhe më pas të konsumohet duke u ëmbëlsuar me mjaltë ose sheqer sipas dëshires.  Çaj mente – ndihmon në dhimbjen kundër migrenës Çaji nga Fletet e Mentes eshte shume freskues, mjaft popullor dhe i perdorur ne vendet e Afrikes Veriore si Maroku. Njihet per aftesite e tij per te qetesuar sistemin nervor, uljen e flatulences, stimulon temthin dhe perdoret si rihidratues. Mentja eshte e pasur me mentol dhe tanina. Ky çaj mund te shijohet me pak akull i dekoruar me gjethe te fresketa menteje. Çaj boronice – për sistemin imunitar Frytet e boronicës dhe çaji i dalë prej tyre ndihmon dukshëm në trajtimin e çrregullimeve të qarkullimit të gjakut në kapilarë, veçanërisht në hemoragjitë e retinës. Shpresoj te ju kemi pergjigjur pyetjes tuaj se cili caj na duhet neve?
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-nje-profil-atraktiv-ne-duacom/
Qysh me kriju një profil atraktiv në dua.com?
Aplikacioni që po bashkon shqiptarët, dua.com po përdoret nga shqiptarët anë e mbanë botës. Por, që të keni sukses duhet të krijoni një profil atraktiv. Kur krijoni nje llogari mund të lidheni me shqiptarët kudo në botë! Mjfafton të klikoni këtu. Aplikacioni dua.com do t’jua lehtësojë gjithë shqiptarëve gjetjen e personit të zemrës. Në vend se të përdorni platforma të huaja për takime online, tashmë keni një shqiptare. Mirëpo, si ta krijoni një profil atraktiv në dua.com? Vendos emrin e vertetë Së pari, vendosni emrin tuaj të vërtetë në profilin tuaj. Sugjerojmë të shmangni shkurtesat e emrit por të paraqiteni me emrin tuaj të vërtetë. Kësisoj do të dukeni më i pjekur. Dua.com nuk do ta shfaqë mbiemrin tuaj por vetëm emrin. Më vonë nëse doni t’ia tregoni një bashkëbiseduesi, jeni të lirë ta bëni këtë në biseda. Tregohu kreativ me fotografine Në dua.com do të mund të vendosni tri fotografi. Saktësisht fotografinë e profilit dhe dy të tjera. Asesi mos vendosni fotografi me përmbajtje ofenduese. Zgjidhni fotografitë më të bukura që keni, ku shihet fytyra juaj. Mos i kurseni buzëqeshjet për personat që mund t’ju hasin në dua.com e mund t’ju pëlqejnë juve. Kështu profili juaj bëhet më atraktiv. Mos u bëni shumë anonim Aplikacioni dua.com ju jep mundësi që në profilin tuaj të jepni disa të dhëna që nuk janë obligative. Aty përfshihen titulli i punës, edukimi, veprimtaritë tuaja, gjuhët që flisni si dhe përshkrimin për vete. Edhe nëse nuk doni t’i jepni të gjitha këto informata, të paktën plotësoni disa prej tyre. Kështu personi që ju shikon mund të krijojë një ide se çfarë tipi jeni dhe ta shoh a përshtateni.  Madje disa persona tashmë kanë filluar të tregohen shumë kreativ dhe qesharak me përshkrimet e tyre. Shfrytëzoni mirë të gjitha mundësitë që dua.com i ofron Si nje aplikacion për bashkimin e shqiptarëve dua.com përmban disa opsione mjaft interesante. Edhe pse për momentin do të jetë në dispozicion vetëm fusha e dashurisë, dua love, në të ardhmen do të jetë e qasshme edhe dua biz & dua help. Filtri i vendndodhjes është një nga veçoritë kryesore që ky aplikacion ofron. Përveç se mund t’i shihni përdoruesit që ndodhen afër jush me dua.com, ‘fluturoni’ llogarine tuaj edhe në një lokacion tjetër. Këtë mund ta bëni duke zgjedhur lokacionet ku mendosni se ndodhen me shume shqiptarë. Kështu mund të kërkoni në Paris, New York, Londër apo kudo që të dëshironi, me lehtësi. Kur ta shkarkoni dua.com udhëzuesi i përdorimit do t\’ju ndihmojë pa masë dhe me lehtësi do t’i mësoni te gjitha gjërat që mund te bëni me këtë aplikacion.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-pergatite-per-rruge-te-gjata/
Qysh me u përgatitë për rrugë të gjata?
Qysh me u përgatitë për rrugë të gjata? Nëse po planifikoni të niseni për udhëtim apo pushime kujdesuni që të mos ju mungojë asgjë. Do të mund ta shijoni rrugë të gjata dhe udhëtimin vetëm nëse keni me vete gjithçka që ju duhet dhe nëse i merrni të gjitha masat. Prandaj kjo listë me udhëzime që po sjellim më poshtë patjetër se do të ju ndihmojë. Kontrolloni makinën Para se të niseni për rrugë të gjatë me makinë, kontrolloni atë. Sigurohuni që gjithçka është në rregull me të dhe që keni me vete çdo paisje që ju duhet për problmet e vogla eventuale që mund t’ju dalin gjatë rrugës. Pajisuni me ndihmën e parë Nidhma e parë me patjetër se duhet të jetë pjesë e çdo makine mirëpo për çdo rast po ja u kujtojmë edhe njëherë. Ka shumë rëndësi që ta keni me vete ndihmën e parë në rast se ju duhet. Merrni ushqimin e nevojshëm Uji e ushqimet e lehta e të përshtatshme për rrugë nuk duhet të mungojnë në shporten tuaj. Sidmos nëse udhëtoni në vende të panjohura dhe jo të preferushme për tu ndalur shpesh. Bëni një listë dhe bilni gjërat paraprakisht në qytetin tuaj ku i njihni mirë çmimet dhe produktet. Aktivizoni një pako interneti dhe kujdesuni për baterinë Jo vetëm për GPS por edhe për shumë nevoja të tjetra, interneti ju duhet. Prandaj kujdesuni të aktivizoni një pako interneti dhe të keni bateri të mjaftueshme për paisjet tuaja teknologjike. Në këtë mënyrë pa marrë parasysh çfarë ndodhë ju keni mundësi të komunikoni. Bëni një plan për rrugë të gjata Ndoshta kjo nuk ju pëlqen nëse jeni tip aventurier por megjithatë një plan ju duhet. Ju duhet ta dini se kur planfikoni të niseni e kur të mbërrini. Kur udhëtoni duhet të bëni një plan gjeneral ku do të qëndroni madje edhe sa do të shpenzoni. Kjo do të ju ndihmojë që udhëtimi juaj të shkojë më mirë.
https://www.dua.com/sq/pakot-e-internetit-ne-mobil/
Si deaktivizohen pakot e internetit ne mobil?
Deaktivizimi (apo ndalja e riaktivizimit automatik) të pakove të internetit në mobil bëhet përmes kodit *900*9#. Duke shtypur *900*9#, keshtu ju do te deaktivizoni pakot e internetit mobil ne platformen IPKO.
https://www.dua.com/sq/e-hene/
E hene – Si ta bejme me te lehte?
E hene – Si ta bejme me te lehte? Kur afrohet dita e hene jo pak njerez ndiejne dhimbje koke nga java qe i pret. Të hënat njihen si ditët më të vështira për shumicën e njerëzve. Pa marrë parasysh sa dinamike e keni jetën apo sa shumë e doni punën që e bëni. Pas fundjavës, kthimi në normalitet është i vështirë.  Mirëpo patjetër se ka diçka që mund të bëjmë që të ja lehtësojmë vetës ditën e hene. Me pak organizim dhe përgatitje mund ta bëjmë të hënën të pranueshme dhe të dashur, sikur se ditët e tjera të javës. Krijoni një ritual për ditën e hëne Para se t’ja filloni punës ditën e hene krijoni një shprehi, një ritual që e bëni gjithmonë. Një gjë të vogël dhe të thjesht. Për shembull, çdo të hëne pini kafen e mëngjesit vetëm. Para se të shkoni në punë qetësohuni me një kafe dhe reflketoni për javën që ju pret. Apo bëni një rutinë të shëtitjes rreth bllokut të hënën në mëngjes. Nëse kjo nuk ju pëlqen, krijoni shprehin e të pastruarit të tryezës së punës çdo të hëne. Gjëra të tilla, të vogla, por që janë sikur rituale, ju ndihmojnë dhe ju relaksojnë. Që e hëna të jetë e lehtë – përgatituni të dielën Nëse të dielën mbrëma keni një plan të javës në vija të trasha apo të holla, dita e hene nuk do të jetë e vështirë. Përgatisni veshjen tuaj të dielën mbrëma. Lini gati gjërat që ju duhen në mënyrë që mëngjesi i së hënës të jetë më i lehtë. Nëse është e nevoja krijoni në telefonin tuaj një playlist vetëm për ditën e hëne. Në të fusni muzikë që ju motivon. Muzikë të cilën mund ta dëgjoni teksa ecni ose udhëtoni me autobus. Shpërblejeni vetën më ushqim të mirë Nëse e hëna ju jep kokëqarje dhe përgatitja e ushqimit për ta marr me vete ju lodh edhe më shumë, atëhere mos e bëni. Lëreni të hënën të jetë dita kur ju e gostitni vetën me ushqimin tuaj të preferuar në barin/restaurantin e preferuar. Kur të hani një shujtë që e keni për qejfi atëherë edhe disponimi juaj do të ndryshojë për të mirë. Gjeni kohë për gjëra argëtuese Edhe nëse keni një orarë të gjatë e të ngjeshur, kujdesuni që të hënën të argëtoheni pak. Tek e fundit disponimi i kësaj dite do të reflektojë në gjithë javën. Prandaj pasditën e së hënës praktikoni ndonjë gjë që ju kënaq vërtetë. Qoftë ajo një dalje me shoqëri. Qoftë leximi i një libri, pikturimi apo shikimi i një seriali televiziv. Shijojeni faktin se një tjetër ditë e gjatë ka shkuar mirë dhe bëhuni gati për një javë produktive. Kushtoni rëndësi pamjes Ndoshta kjo mund të ju tingëllojë e çuditshme mirëpo pamja e jashtme ndikon në disponimin tonë. Prandaj ditën e hëne kujdesuni të vishni diçka komode por edhe që edhe ju bën të ndiheni mirë. Bluzën më të re që keni blerë, për shembull, ose xhinset më të bukura që keni. Vendosni një buzqëkuq ose krihni flokët në një mënyrë që nuk e bëni zakonisht. Kjo do të ju bëjë të ndiheni mirë dhe me vetëbesim. Gjë që patjetër do të reflektojë në disponimin tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ardh-era-e-mire-shtepise/
Qysh me i ardh era e mire shtepise?
Ka shumë rëndësi që ambientit ku jetojmë të jetë i pastër dhe t’i vije era e mirë shtëpisë. Lajmi i mirë është se këtë mund ta bëni edhe me disa produkte qe i keni në shtëpi. Pa pasur nevojë të bilni aromatik të ndryshëm që ndonjëherë kushtojnë shtrenjtë. Lexoni më poshtë disa udhëzime se si mund ta bëni këtë! Limon dhe rozmarinë  E tëra çka ju duhet për këtë aromatik është ujë, limon, rozmarinë dhe ekstrakt vanile. Pasi t’i zini ujin e vendosni në një kavanoz të thjeshtë. Me pak dekor ky aromatik mund të duket edhe bukur. Të gjithë e dimë se era e limonit simbolizon pastërtinë. Kur kombinohet me rozmarinë dhe vanilë aroma del shumë e këndshme dhe e lehtë. Era e mirë do ndihet në gjithë shtëpine tuaj. Kanellë dhe portokall Nëse nuk ju pëlqejnë qirinjtë e tymosur kemi një recetë shumë të mirë për ju. Ju mund të përgatisni një freskues ajri me kanellë dhe portokall. E bërë me uj, vaj të kanellës dhe lëvore të portokallit, kjo aromë ajri do ta bëjë shtëpinë tuaj të nuhasë si vjeshtë. Provojeni dhe nuk do të zhgënjeheni. Edhe këtë mund ta dekoroni ashtu siç është më e përshtatshme për ju. Boronicë, portokall dhe bimë të thata Uji i zier me boonica, portokall dhe bimë të thata që njihen si potpourri mund të i japin shtëpisë tuaj një aromë të jashtzakonshme që ju kujton festat e fundvitit. Sipas dëshirës edhe këtij aromatiku mund të ja shtoni ekstraktin e vanillës sepse ajo i jep një nuancë të veçantë aromatikut.Në fund vendosni edhe këtë aromatik në ndonjë kavanoz apo enë të përshtatshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-patate-me-hithra/
Qysh me përgatit patate me hithra dhe erëza?
Patate me hithra është një recetë e thjeshtë që i përshatet stinës së tanishme. Përveç hithrave mund t\’i shtoni pak djath kaçkavalli ose erëza të tjera. Provojeni e na jepni mendimin tuaj. Ja cila është receta e si përgatitet: Përbërësit për patate me hithra: 500 gr patate, 200 gr gjethe hithrash të freskët, 1 qepë e njomë, 1 hudhër e njomë, kripë dhe piper i zi dhe rigon, 2 lugë gjelle miell misri, piper i kuq dhe një karrotë Përgatitja: Hapi 1 – Pastrojini hithrat dhe kalojini në ujë të valë për disa minuta. Më pas kullojini e pritini imët gjethet e hithrave. Hapi 2 – Qepën e hudhrën grijeni imët e më pas fërgojini. Shtoni edhe karrotën e prerë në rrathë e më pas edhe hithrat e grira. Mund të shtoni edhe djath kackavalli, por këtë po e lëm të gjithën në duart tuaja. Hapi 3 – Përziejini mirë të gjitha e më pas shtojuni edhe miellin e misrit dhe pak ujë. Hapi 4 – Tavën lyejeni me vaj e mbi të shtroni hithrat e përgatitur bashkë me patatet. Hapi 5 – Piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta ose derisa të skuqen patatet. Shërbejeni të ngrohtë dhe shoqërojeni me një gotë verë të kuqe. Ju bëfshin mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-krem-pasticerie/
Qysh me përgaditë krem pasticerie?
Përbërësit: 500 ml qumësht 6 të verdha vezësh 200 gram sheqer 60 gram miell 1 sheqer vanille. Vlohet qumështi me sheqer vanillë. Largohet nga zjarri dhe ftohet 10 minuta. Veqmas tunden vezët me sheqer dhe miell. Në masën e vezëve shtohet qumështi duke e tundur vazhdimisht. Masa kthehet në enë ku do të vihet në zjarrë të ulët që të vlohet disa minuta duke e përzier vazhdimisht. Kremi i përgaditur mbulohet me folie plastike që të mos krijoj kore.
https://www.dua.com/sq/te-flasesh-per-veten/
Te flasesh per veten?
Te flasesh per veten? Të flasim për veten tonë është gjendja jonë e paracaktuar dhe shpesh është shumë shteruese. Kjo është diçka që e bëjnë pothuajse të gjithë. Ne ju ftojmë të bëni një eksperiment ku për të paktën dy ditë të mos flisni për veten, dhe ja se çfarë do të ndryshojë: Njerëzit do fillojnë të mendojnë se jeni vërtet i interesuar për ta Duke mos folur për veten gjatë gjithë kohës, gjithçka që ju mbetet është të dëgjoni personin me të cilin po flisni. Kur të mos i ndërprisni ata do të transmetojnë më shumë nga vetja. Do filloni të dëgjoni më me kujdes çdo detaj të historisë së tyre. Për shkak të dëgjimit të shtuar so mësoni më shumë rreth tyre dhe do vini re gjëra që nuk i vinit re më parë. Duke mos folur për veten, ju po u jepni atyre qëndrën e vëmendjes për të cilën ata kanë nevojë. Provojeni dhe vëreni se si ndihet përsoni tjetër. Te flasesh per veten? Bota duket më pak e zhurmshme Të mendosh se çfarë duhet të thuash është rraskapitëse. Kur nuk flisni për veten tuaj, zhurma shpërndahet. Ju gjeni një sens të ri të qartësisë dhe e interpretoni botën ndryshe. Marrëdhënia arrin një nivel tjetër Duke mos folur për veten tuaj në bisedë me të tjerët, do vini re që marrëdhëniet do arrijnë një nivel më pozitiv. Papritur do jetë më e lehtë të krijosh një lidhje me një klient, një mik të ri, ose një koleg pune. Do filloni të bëni më shumë pyetje Nëse nuk flisni për veten tuaj në një bisedë, mënyra e vetme për t’u përfshirë në  bisedë është duke bërë pyetje. Më trego më shumë rreth … Si u ndjeve? Cili ishte reagimi i yt? A të trembi kjo gjë? Çfarë mendoi familja jote? A do ta bësh përsëri? Ka kaq shumë mënyra për të përparuar një bisedë me pyetje kur largoheni veten tuaj nga rendi i bisedës. Te flasesh per veten? Nuk mendoni më se çfarë të thoni tjetër në bisedë Një pjesë të madhe të kohës sonë e kalojmë duke u përpjekur të punojmë se çfarë të themi nga përvoja jonë. Kur e mbyllni atë pjesë të trurit tuaj, nuk do keni më nevojë të mendoni çfarë të thoni për t’i bërë përshtypje dikujt. Në këtë mënyrë do ndiheni më pak të rraskapitur. Njerëzit që dëgjojnë janë individ të rrallë Në një botë si kjo e jona ku gjithkush do të tregojë rreth vetes, dhe ku rrjete sociale janq të qëndërzuara tek vetja, të mos flasësh për veten është me rrallë se diamanti. Shikoni Keanu Reeves apo Joaquin Phoenix. Ata urrejnë të flasin për veten e tyre, por për ta flitet jashtëzakonisht mirë për shkak të kësaj cilësie. Të mos flasësh shumë për veten është e pazakontë dhe shumë interesante. Njerëzit duan të njihen me ju Të mos flasësh për veten është kjo superfuqi e çuditshme. Ata mezi vërejnë heshtjen tuaj, dhe përqendrohen plotësisht në jetën e tyre. Kjo i bën njerëzit të duan të njihen me ju. Dhe kështu, rrjeti juaj zgjerohet si rezultat. Keni më shumë ndikim në bisedë Personi që flet më rrallë ka më shumë fuqi. Gabimi që bëjmë në biznes gjatë gjithë kohës është duke nënvlerësuar personin e qetë në pjesën e prapme të dhomës i cili thjesht po dëgjon. Nuk është personi më i zhurmshëm në dhomë ai që ndikon rrjedhën e një bisede. Por, është personi që flet më pak dhe dëgjon më shumë.
https://www.dua.com/sq/filma-dashurie/
Filma dashurie
Filma dashurie, Takimet që lindin përmes dating apps janë e ardhmja e lidhjeve në kohën në të cilën po jetojmë. Sot për sot kjo është mënyra më e lehtë, më e drejtpërdrejt dhe më e preferueshme për të krijuar lidhje të reja. Statistikat tregojnë se prania e grupmoshave 1835 në këto dating apps është jashtëzakonisht e madhe. Eksperiencat që njerzit kanë në këto platforma kanë frymëzuar edhe filmbërësit. Nëse ju jeni përdorues i ndonjë aplikacioni për takime online duhet t’i shihni këta tre filma që flasin për histori të tilla dashurie. Ju do të shkriheni së qeshuri dhe ndoshta do ta gjeni vetën në ndonjërin nga rolet. The Perfect Date është një komedi romantike amerikane e vitit 2019. Regjinë e këtij filmi e ka bërë Chris Nelson kurse skenarin nga Steve Bloom dhe Randall Green. Në film në rolet kryesore luajnë Noah Centineo, Laura Marano, Camila Mendes, Odiseas Georgiadis dhe Matt Walsh. Brooks Rattigan është adoleshent në shkollë të mesme, që ëndrron të hyjë në Yale, ndërsa babai i tij, Charlie dëshiron që ai të shkojë në Universitetin e Connecticut. Brooks punon në një dyqan me shokun e tij më të mirë, programerin Murph. Ai dhe shoku i tij lancojnë një aplikacion ku ofrojnë shërbime si ‘shoqërues’. Ata janë të gatshëm që në këmbim të një pagese të shoqërojnë vajzat në ngjarje të ndryshme familjare dhe shoqërore. Mirëpo ky aplikacion për takime ja ndërron jetën përgjithmonë edhe atij vet. A Date By Christmas Eve Kur simpatikja Chelsa Simms zbulon aplikacionin më të fundit për takime që quhet ‘The Good List’ fiton një risi në jetën e saj. Ajo e shfrytëzon këtë rast t’i jap një mësim të gjithë njerëzve egoistë që ka takuar më herët. Mirëpo, gjërat marrin një kthes tjetër kur ajo në aplikacion takon fqinjin e saj Fisher. Ai është i vetmi djalë që i tingëllon ndryshe nga të tjerët. Megjithatë gjërat marrin rrjedh tjetër dhe Fisher pëefundon në listën ‘e zezë’. Magjia e krishtlindjeve prek edhe historinë e këtyre të dyve. Ky është një film me kthesa të papritura, që ju mban të mbërthyer por në fund të fundit ju lë me një ndienë të ëmbël. Filmi A Date By Christmas Eve dëshmon se edhe aplikacionet për takime online kanë një magji në vetvete dhe mund të jenë plotë befasi! Love Guaranteed Filmi i ri i Netflixit Love Guaranteed gërsheton komedinë dhe romancën. Ky film bën bashkë një çifti të pabesueshëm. Një burri të pafat në dashuri që paditë aplikacionin e njohur të takimeve që nuk ka arritur ta ndihmojë atë të gjëjë ‘dashurinë e garantuar’, si dhe dhe avokaten e tij. Nick dhe Suasan duan ta fitojnë rastin kundër pronares së aplikacionit Tamara Taylor mirëpo ata në fakt fitojnë shumë më tepër. Njëritjetrin. Filmi Love Guaranteed ju prezanton me sfidat dhe me suprizat e mira por edhe ato jo të këndshme të takimit online. Dhjetra takime të nisura nga aplikacioni dëshmojnë se si rrjedhin këto gjëra. Që nga përputhja e komunimkit online me realitetin, arritja deri te takimi i dytë, etj. Love Guaranteed dëshmon se përkushtimi për gjetje ne dashurisë e garanton vërtetë gjetjën e saj. Gjithashtu dëshmon se dashuria kur më së paku e prisni.
https://www.dua.com/sq/fjalime-motivuese/
Fjalime motivuese per vitin 2022
Fjalime motivuese për vitin 2022! Ndonjëherë bini pre e rutinës dhe lejoni që motivimi juaj të shuhet pa kuptuar. Këtu keni disa citate që do t’ju ndihmojnë të qëndroni të motivuar dhe të nisni vitin tuaj të ri me një fillim fantastik! Fjalimet motivuese Disa gjëra ju hyjnë nga njëri vesh dhe nga tjetri ju dalin. Mirëpo kur dëgjoni mesazhin e duhur, në momentin e duhur dhe nga personi i duhur, atëhere është e sigurt që do të motivoheni. Kur keni nevojë për një shtytje më tepër, dëgjoni fjalime motivuese dhe lexoni disa citate që t’ju frymëzojnë. Këtu keni disa nga të preferuarat e mia që do të doja t’i ndaja me ju: “Ka dy lloje njerëzish që do t’ju thonë se nuk mund të ecni përpara në këtë botë: Ata që kanë frikë të provojnë diçka të re dhe ata që kanë frikë se do të keni sukses.” Ray Goforth “Mund të humbisni shumë beteja në jetë por nuk duhet të mposhteni.” Maya Angelou “Mjaft ndoqët paratë dhe filloni të ndiqni pasionin tuaj.” Toni Hsieh “Nëse nuk jeni të gatshëm të rrezikoni, do t’ju duhet të pranoni jetën e rëndomtë .” Jim Rohn “Të dish nuk mjafton; duhet të zbatosh. Dëshira nuk mjafton; duhet të bëni.” Johann ëolfgang Von Goethe “Pavarësisht nëse mendoni se mundeni apo nuk mundeni, keni të drejtë.” Henry Ford “Siguria është një bestytni. Jeta është ose një aventurë e guximshme ose asgjë.” Helen Keller “Kreativiteti është inteligjenca që argëtohet”. Albert Einstein “Bëni atë që mundeni me gjithçka që keni, kudo që të jeni.” Theodore Roosevelt “Ajo që mungon në talent mund të plotësohet me dëshirë, shtytje dhe duke dhënë 110% gjatë gjithë kohës.” Don Zimmer “Njerëzit të cilët kanë sukses kanë vrull. Sa më shumë që kanë sukses, aq më shumë dëshirojnë të kenë sukses dhe aq më tepër përpiqen të gjejnë një mënyrë për të patur sukses.” Toni Robbins “Nëse po punoni për diçka që ju intereson vërtet, nuk është e nevojshme të shtyni veteni. Vizioni do t’ju tërheq.” Steve Jobs “Suksesi nuk është përfundimtar; dështimi nuk është fatal: është guximi ai që ka rëndësi për të ecur para” ëinston Churchill “Suksesi lidhet me veprimin. Njerëzit e suksesshëm vazhdojnë të lëvizin. Ata bëjnë gabime, por nuk pushojnë.” Conrad Hilton “Mënyra më e mirë për të filluar është të pushosh së foluri dhe të fillosh të bësh.” Walt Disney “Mos lejoni që e djeshmja t’ju zërë shumë nga dita e sotshme.” Do Rogers “Nuk ka të bëjë me sa herë rrëzohesh, por sa herë ngrihesh”. Vince Lombardi “Dështimi nuk do të më rrëzojë kurrë nëse vendosmëria ime për të pasur sukses është më e fortë.” Og Mandino “Zhvilloni një ‘qëndrim mirënjohjeje’ ndaj jetë”. Thuaju faleminderit të gjithëve që takoni për gjithçka që bëjnë për ju.” Brian Tracy “Nuk jeni kurrë shumë të moshuar për të vendosur një qëllim tjetër apo për të ëndërruar një ëndërr të re.” C. S. Lewis Ndajini këto citate me njerëzit që njihni dhe nxisni veten që rrugëtimi juaj për vitin 2020 të jetë sa më motivues.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-humbe-peshe-dhe-ta-riktheni-linjen-ne-forme-perfekte/
Qysh me humbë peshë dhe ta riktheni linjën në formë perfekte?
Është pak e besueshme që të ketë ndonjë njeri të mos ketë provuar së paku të aplikojë ndonjë dietë në mënyrë që të humbas në peshë. Mbipesha është sëmundje, por ka edhe të tillë që dëshirojnë të humbin në peshë në mënyrë që linja e trupit të tyre të jetë sa më vitale. Dhe kanë të drejtë, sepse sa më i hollë të jetë beli juaj, pra pa dhjam, aq më të shëndetshëm ju do të jeni në përgjithësi. Dietat zakonisht kanë një program të vështirë për t’ju përmbajtur, e ka të tilla dieta që pasi ta keni përfunduar, pos se ju kthehen ato pak kilogramë që i keni humbur, por mund të ndodhë që për një periudhë të shkurtër kohore të shtoni edhe më tepër në peshën tuaj. Tashmë jemi në stinën kur, si femrat, po ashtu edhe meshkujt dëshirojnë të shkojnë në pushime, por për të ekspozuar trupin e tyre ata kanë nevojë të kenë një trup më vital, sidomos një bark të rrafshët. Sipas mjekëve dhe ekspertëve të dietave, për të humbur peshë në zonën e barkut së pari duhet të eliminoni fryrjen dhe dhjamin? Nëse shikoni me kujdes dhe kujdeseni rreth asaj se çfarë i dërgon lukthit tuaj për tretje, kjo mund të duket pak e vështirë, por kurrsesi një mision i pamundur. Në fakt, vetëm duhet të ndiqni disa këshilla praktike. Ushqimet që duhet t’i shmangni: Për këtë ju duhet t’i eliminoni karbohidratet e rafinuara (bukën, makaronat, picën, ëmbëlsirat etj.), pastaj edhe perimet fermentuese, si: fasulet apo patatet dhe frutat pas secilës shujtë. Në fakt, ato janë ushqimet (ose kombinimet e ushqimeve, në rastin e frutave pas një shujte), që shkaktojnë fyerjen e barkut dhe kur problemi i “fryrjes” ka kohë, këto kontribuojnë në dëmtimin e zorrëve. Kjo parandalon thithjen e duhur të ushqyesve që ndihmojnë metabolizmin të qëndrojë aktiv, duke favorizuar mbipeshën dhe akumulimin e yndyrave në barkun tuaj. Çka duhet të bëni?: Nëse nuk doni të hiqni dorë nga makaronat dhe picat, i hani ato në drekë dhe zgjidhni produktet integrale. Por kini kujdes, në qoftë se ju vuani nga koliti përkeqësoni problemin në vend që ta përmirësoni atë. Në këtë rast, përdorimi i këtyre produkteve duhet të jetë me masë. Nëse ju nuk doni të hiqni dorë nga buka, zgjidhni bukën integrale. Ka shumë njerëz që pataten e kanë ushqim të preferuar, por nëse ju nuk doni që të hiqni dorë nga patatet, i lini ato një orë në ujë pasi i keni hequr lëkurën. Do të humbasin kështu sheqernat që nxisin fermentimin. Frutat nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj, por duhet t’i mendoni si një ushqim të lehtë. Disa fshehtësi që mund t’ju ndihmojnë: Shkaku i fryrjes së barkut tuaj, mund të jetë çrregullimi në zorrët tuaja. Në mbrëmje vendosni dy fiq të thatë në një gotë me ujë të ngrohtë dhe konsumojeni përzierjen në mëngjes, derisa stomaku juaj është i zbrazur. Ekziston edhe një fshehtësi tjetër, konsumoni dy kivi çdo ditë para se të hani mëngjes. Gjithashtu, fërkoni barkun për disa minuta në mëngjes e në mbrëmje, duke përdorur një krem me kafeinë. Suksesi do të jetë jo vetëm i prekshëm, por shumë shpejt do ta vëreni dhe me syrin tuaj, përderisa organizmi juaj do të jetë më i shëndoshë dhe më aktiv. Pra, këshillat e lartpërmendura janë ato që duhet t’ju përmbaheni nëse dëshironi që ta arrini qëllimin tuaj, pra që trupi juaj të duket për mrekulli kur të dilni në plazh.
https://www.dua.com/sq/si-te-fitoj-para-online/
Si te fitoj para online
Si te fitoj para online? Bota e Internetit është e madhe dhe po bëhet gjithnjë e më e madhe. Shumë Millennials po udhëtojnë botën duke fituar para përmes laptopit të tyre. Nuk keni asgjë për të humbur dhe shumë për të fituar, prandaj po ju sjellim disa nga punët më interesante online. Këtu janë mënyrat më të përhapura që Mijëvjecarët fitojnë para online: Të qënit bloger Duket sikur çdo person që takoni këto ditë është një bloger. Ajo që ndoshta nuk dini është se mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para. Megjithatë, do t’ju duhet përkushtim dhe përgatitje për të arritur deri atje. Blogjet janë të vështira për t’u ndërtuar, pasi duhet kohë për të krijuar një lexues besnik. Gjithashtu do t’ju duhet të blini domenin tuaj, si dhe ëordpressin në mënyrë që të mund të shkruani postime në blog. Ka disa mënyra për të fituar para nga blogu juaj, të tilla si reklamat, duke punuar me kompani për të promovuar produktet e tyre, marketingu me email, dhe shumë më tepër! Ju mund të shkruani gjithashtu për faqet e palëve të treta dhe të paguheni për postim. YouTuber  Streamer Shumë njerëz në ditët e sotme kanë një kanal të tyrin në YouTube. Madje e kanë kthyer në punën e tyre me kohë të plotë. Zgjidhni diçka për të cilin jeni i apasionuar, blini një kamer dhe kini vendosmëri e durim. Sigurohuni që të merrni kohë për të redaktuar videot tuaja, pasi shikuesit e duan një video sa më të qartë dhe krijuese. Marketingu i Filialeve  Krijimi i përmbajtjes Nëse keni shumë ndjekësa në rrjetet tuaja sociale, mund ta përdorni atë si punën tuaj me kohë të plotë! Seriozisht! Shumë njerëz që kanë mijëra ndjekës promovojnë produktet e një kompanie ose një filiali dhe paguhen për këtë. Reklamimi i këtyre kompanive sjell përfitime të shumfishta. Shitja në Etsy Etsy është një burim i shkëlqyer për ata që duan të bëjnë para duke shitur produktet e tyre. Ndërsa kompania merr një tarifë të vogël për të renditur listën e produkteve tuaja, ata ju ndihmojnë edhe të mos shqetësoheni shumë me pasjen e një ëebsite. Nëse bëni krijime artizanale, bizhuteri, rroba ose ëmbëlsira dhe dëshironi të fitoni para shtesë, konsideroni t’i shisni në Etsy! Shkrimi dhe Shitja e eBooks Nëse doni të shkruani, mund të fitoni para nga tregimet tuaja. Të dy llojet e tregimeve si fiktive dhe jo fiktive, shesin me të vërtetë mirë në internet. është një burim i shkëlqyer të ardhurash pasive, por kërkon shumë kohë dhe përpjekje. Mund ta shisni librin tuaj elektronik përmes Amazon Kindle, ose Apple iTunes. Sido që të jetë, do të keni qasje të mirë me shumë lexues dixhital. Shitja e Fotografive Online Nëse e dashuroni fotografinë dhe doni të shisni fotot tuaja kundrejt një shume të caktuar, konsideroni t’i postoni ato në faqet e internetit të tilla si Shutterstock dhe iStockPhoto. është shumë e thjeshtë, por kërkon angazhim dhe kreativitet për të pasur sukses me të. Ka shumë konkurrencë, por si gjithmonë do mund të gjenerosh të ardhura pasive me të. Postimi i shtëpisë tuaj në AirBnB Nëse jetoni në një zonë të popullarizuar, mund të dilni nga shtëpia juaj. Pastrojeni bukur, hidhni disa foto me cilësi të lartë, postojeni dhe noshta bëni boom! Sigurohuni që të kontrolloni postimet e zonave të tjera pranë për të parë se çfarë vlere ka zona. Gjithashtu sigurohuni që të keni një vend tjetër se ku të rrini. Kjo ishte sa i perket artikullit “Si te fitoj para online”, shpresojme qe ju kemi ardhur ne ndihme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-thene-jo-shefit-tuaj-ne-menyren-e-duhur/
Qysh me i thene JO shefit tuaj ne menyren e duhur?
Qysh me i thene JO shefit tuaj, ne menyren e duhur? Ti thoni ndonje kerkese qe ju behet JO, vecanerisht nese personi qe e ben kerkesen eshte shefi juaj nuk eshte aq e lehte. Edhe nese beni maksimumin tuaj, shefi serish do te kete kerkesa. Ka raste kur nuk keni me mundesi t’i pergjigjeni pozitivisht dhe ju duhet t’i thoni me patjeter JO. Jepni kohe vetes Nese kerkesa vjen permes emailit apo ndonje menyre tjeter, pervec atyre permes telefonit apo balle per balle, mos u pergjigjni menjehere. Hidhni nje sy kerkeses dhe mendoni per te. Nese shefi juaj ju kerkon dicka gjate bisedes me kontakt direkt apo permes telefonit, kerkojini kohe per t’menduar dhe se do ta lajmeroni ne nje moment te dyte. Konsideroni kerkesen me kujdes per te vendosur se nese eshte me te vertete e paarsyeshme duhet t’i thoni JO. Pregaditeni pergjigjen me heret para se me i thene JO shefit tuaj Paramendoni pyetjet qe mund t’ju bej kur t’i pergjigjeni negativisht, dhe mendoni se si do t’i pergjigjeni atyre. Beni prova me ze para se te bisedoni me te ne menyre qe te rrisni vetebesimin tuaj para bisedes reale. Zgjidheni kohen dhe vendin e duhur per te folur me shefin Bisedoni ne ndonje vend privat nese rrethanat e punes ju mundesojne te keni nje moment vetem me shefin tuaj. Kujtojini disponimin e shefit tuaj dhe stilin e punes se tij/saj. Nese shefi juaj eshte person i mengjesit dhe behet i bezdisshem pasdite, atehere sigurohuni qe te flisni me te heret ne mengjes. Komplimentoni shefin tuaj ndersa refuzoni kerkesen Nese shefi juaj kerkon nga ju qe te merrni me shume pergjegjesi, kjo tregon se ai ka besim ne aftesite tuaja per ta kryer punen. Tregojini qe kjo ka nje domethenie te madhe per ju dhe se jeni mirenjohes per besimin qe ai ka tek ju si punetor. Kete gje bejeni para se ti thoni se nuk keni mundesi ta kryeni detyren e ngrakuar. Tregoni shefit se pse ju duhet te thuani JO Duke paramenduar qe keni nje arsye te forte per te thene JO, atehere nuk keni arsye te genjeni. Shumica e punedhenesve vleresojne sinqeritetin e punetoreve te tyre, ne vend qe te merrni persiper nje pune qe se kryeni dot. Ofroni ndonje zgjidhje alternative  Gjeni dike tjeter qe mund ta kryej detyren qe shefi po ju ngarkon juve. Provoni kompromisin Ndoshta nuk mund te beni saktesisht ate qe ju kerkon shefi, mirepo eshte e mundur qe te merrni detyren. Nje menyre e mire eshte duke ndryshuar prioritetet tuaja. Ose nese dikush eshte i prirur t’ju ndihmoje ndajeni detyren me te, dhe meritat e punes se kryer gjithashtu.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sallate-proteinash-receta-e-preferuar-e-vipave/
Qysh me përgatit sallatë proteinash?
Kur është hera e fundit që keni ngrënë sallatë proteinash? Këngëtarja amerikane, Rihanna, ka zbuluar recetën për racionin e saj të preferuar. Fjala është për sallatë proteinash, e cila ju mbron në afat të gjatë dhe furnizon organizmin tuaj me përbërës ushqyes. Ylli i Barbadosit, Rihanna, ka zbuluar për revistën “Esquire” që përbërësi kryesor i sallatës së saj janë qiqrat (leblebitë) – të cilat janë burim i shkëlqyer i proteinave, albuminave dhe fibrave bimorë. Përbërësit e nevojshëm (për një person) 100 gr qiqra të ziera, ½ kastraveci të vogël, ½ domateje të vogël, 2 feta qepë, kripë dhe piper sipas dëshirës, 1 lugë vaj ulliri, fletë borziloku për dekorim. Përgatitja Së pari për përgatitjen e kësaj sallatë me protenia, vendosni të gjitha në ujë. Në këtë mënyrë që të bymehen – më mirë është t’i qitni në ujë gjatë natës. Pastaj grini qepën, kastravecin dhe domaten dhe në një enë përzieni këto perime me qiqrat. Pastaj përbërësit përzieni mirë, shtoni kripën, piperin dhe vajin e ullirit. A e dini se.. Proteinat janë molekula që të gjitha qeniet njerëzore janë në gjendje t\’i sintetizojnë nga atomi i karbonit (C). Proteinat janë molekula shumë të gjata, dhe përbëhen nga amino acidet që janë elementet përbërëse të proteinave.Proteinat janë elemente ndërtuese të organizmit tuaj, glucidet dhe lipidet janë gjithashtu të rëndësishme pasi që janë përbërës të organizmit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-glazure-si-ne-embeltore/
Qysh me përgatit glazurë si në ëmbëltore në kushte shtëpie?
Glazurë si në ëmbëltore – Çokollata e shkrirë është shtojcë e përsosur për akullore, tortë dhe ëmbëlsira. Nëse nuk dëshironi të blini glazurë të gatshme, kjo është mënyra se si ta bëni vetë pa u lodhur shumë. Kush nuk e adhuron çokollatën e shkrirë. Nëse thoni se jo e keni gabim, dhe ne do t\’jua provojmë se e keni gabim. 😀 Kjo video do t’ju bind që menjëherë të shkoni te shporeti, ndërsa më vonë do të lëpini edhe gishtat! Përbërësit për glazurë: çokollatë e bardhë apo e zezë për zierje, ujë i ftohtë, garuzhdë e drunjtë, tepsi e zbrazët apo enë e ngjashme, tenxhere e vogël. Përgatitja: Në pllakë të shporetit qitni tenxheren dhe qitni ujë dhe prisni të vlojë. Gjatë kësaj kohe çokollatën për zierje priteni në copa të imta. Kur uji të vlojë ulni zjarrin dhe tenxheren e vogël vendoseni në tepsinë e zbrazët. Në tepsinë e zbrazët qitni çokollatën e grirë, e cila ngadalë do të fillojë të shkrihet. Përzieni herë pas here çokollatën me garuzhdën e drunjtë derisa të shkrihet e gjitha. Mund të përdorni për shumë gjëra, pro do t\’jua sugjeroja ta shoqëronit me ndonjë akullore të shijshme dhe ta shkrini sipër. Jo vetëm që është kombinim fantastik, por edhe do kënaqeni me estetikën kur t\’i hidhni sipër glazurën. Shoqërojeni edhe me waffles apo pancakes, ose edhe krepa të mbushura, ka alternativa pa fund, mjaton të vendosni kë preferoni. Glazura si në embëltore do t\’ju lërë pa fjalë ose me pak fjalë do t\’ju shkoj goja lëng. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mesu-nje-gjuhe-te-re-online/
Qysh me mesu nje gjuhe te re online?
Qysh me mësu një gjuhë të re online? Te mesosh një gjuhë të re është një pasuri për secilin individ. Ditët e sotme nuk është domosdoshme të ndjekni shkolla të gjuhëve të huaja. Edhe nëse s’keni mundësi ta bëni atë ju mund të mësoni një gjuhë të huaj edhe online. Ja disa hapa që duhet t’i ndiqni: Filloni me fjalët e thjeshta Pasi të keni zgjedhur gjuhën që doni të mësoni kërkoni në fjalorët online dhe në videot që gjeni në internet fjalët më bazike të asaj gjuhe. Aty mund të mësoni lehtë si të prezantoheni në një gjuhë të huaj, të tregoni nga vini, moshën tuaj, etj. Video të tilla për fillestarët e një gjuhë ka në internet plotë. Shkarkoni një aplikacion për mësimin e gjuhës së huaj Qysh me mesu nje gjuhe te re online? Një aplikacion për mësimin e gjuhëve do të bëhet shoku juaj më i mirë gjatë mësim tuaj të një gjuhe të ri. Ju sugjerojmë që të filloni me Duolingo. Qysh në fillim ky apilikacion do të ju jap qasje në informatat bazike të një gjuhe, do të ju mësojë dhe do të ju testojë.  Para se të filsni një gjuhë te re dëgjojeni shumë atë Veshi juaj duhet të mësohet me një gjuhë të re. Prandaj jepni vetës kohë. Dëgjojeni atë gjuhë të re që po e mësoni. Bëjeni përmes filmave, muzikës, emisioneve. Mësojeni veshin tuaj me të. Kësisoj mësoni më lehtë edhe si shqiptohen fjalët. Për fund, praktika është ndihma më e mirë e një gjuhe. Sa më shumë që e praktikoni aq më shumë do ta përvetësoni.
https://www.dua.com/sq/mbledhje/
Mbledhje? Si te paraqiteni ne nje tille?
Mbledhje? Si te paraqiteni ne nje tille? Paraqitjet në mbledhje të punës dhe prezantime të ndryshme janë shumë të rëndësishme. Ju duhet të dëshmoni se jeni profesional dhe të përgatitur. Prandaj janë disa teknika dhe këshilla që duhet t’i ndiqni në mënyrë që të keni një paraqitje sa më të mirë gjatë mbledhjes.  Për të mësuar më tepër lexoni këtë artikull deri në fund! Shkoni të përgatitur Pa marrë parasysh se a është shumë e rënësishme ajo jo mbledhja, në të duhet të shkoni të përgatitur. Shfletoni para se të hyni në mbledhje të dhënat e projektit apo problemit që do t’i diskutoni. Mos harroni të ngrisni zërin për paqartësitë tuaja. Mbani shënime Gjatë secilës mbledhje mbani shënime. Përveç se do t’ju ndihmojnë juve më vonë ato shënime, kjo do të ju bëjë të dukeni mirë. Kjo tregon se jeni të vëmendshëm për gjërat që po fliten. Prandaj mbajeni gjithmonë një bllok për shënime me vete! Natyrisht në të shënoni vetëm pikat kryesore. Bëjeni të ditur se jeni të vëmendshëm Kujdesuni të lini përshtpyjen se ju jeni të vëmendshëm për atë se çfarë po flitet. Prandaj gjatë mbledhjes bëni ndonjë pyetje. Mirëpo kujdes të mos e teproni dhe të mos bëni pyetje vend e pa vend. Vëmendjen e tregoni edhe duke pohuar me kokë apo duke miratuar atë që po thuhet herë pas here. Përpiquni të bëni ndonjë shaka të vogël Tek të gjithë do të lini një përshtypje më të mirë nëse gjatë mbledhjes provoni të relaksoni situatën me ndonjë shaka. Ditët e gjata me punë dhe takimet ndonjëherë janë të lodhshme. Prandaj ndonjë shaka e vogël, pa e prekur ndokë, do të jetë e mirëseardhur. Kështu që përfitoni nga situatat e tilla. Kujdesuni për dukjen tuaj Mos harroni t’i kushtoni vëmendje edhe dukjes tuaj kur përgatiteni për të shkuar në takime pune e mbledhje të ndryshme. Edhe dukja është shumë  e rëndësishme për prezantimin tuaj në një  takim pune. Këshilla jonë ëshë që të dukeni sa më pastër dhe thjeshtë. Me veshje që i përshtaten zyreve. Shmangni ekstravagancën në këso raste. Vishni diçka në të cilën ju jeni ndiheni rehat. Kjo është  më e rëndësishmja.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-peshen-ideale-sipas-gjatesise/
Qysh me ditë peshën ideale sipas gjatësisë?
Rezultatet bazohen në këtë lloj formule: (Gjatësia juaj – 100) – (10% x (Gjatësi – 100) = Pesha. Nese jeni e gjate 1.50cm, pesha juaj ideale = 45.0 kg. Nese jeni e gjate 1.51cm, pesha juaj ideale = 45.9 kg. Nese jeni e gjate 1.52cm, pesha juaj ideale = 46.8 kg. Nese jeni e gjate 1.53cm, pesha juaj ideale = 47.7 kg. Nese jeni e gjate 1.54cm, pesha juaj ideale = 48.6 kg. Nese jeni e gjate 1.55cm, pesha juaj ideale = 49.5 kg. Nese jeni e gjate 1.56cm, pesha juaj ideale = 50.4 kg. Nese jeni e gjate 1.57cm, pesha juaj ideale = 51.3 kg. Nese jeni e gjate 1.58cm, pesha juaj ideale = 52.2 kg. Nese jeni e gjate 1.59 cm, pesha juaj ideale = 53.1 kg. Nese jeni e gjate 1.60cm, pesha juaj ideale = 54.0kg. Nese jeni e gjate 1.61cm, pesha juaj ideale = 54.9 kg. Nese jeni e gjate 1.62cm, pesha juaj ideale = 55.8 kg. Nese jeni e gjate 1.63cm, pesha juaj ideale = 56.7 k Nese jeni e gjate 1.64cm, pesha juaj ideale =57.6 kg. Nese jeni e gjate 1.65cm, pesha juaj ideale = 58.5 kg. Nese jeni e gjate 1.66cm, pesha juaj ideale = 59.4 Kg. Nese jeni e gjate 1.67cm, pesha juaj ideale = 60.3 kg. Nese jeni e gjate 1.68cm, pesha juaj ideale = 61.2 kg. Nese jeni e gjate 1.69cm, pesha juaj ideale = 62.1 kg. Nese jeni e gjate 1.70cm, pesha juaj ideale = 62.9 kg. Nese jeni e gjate 1.71cm, pesha juaj ideale = 63.9 kg. Nese jeni e gjate 1.72cm, pesha juaj ideale = 64.8 kg. Nese jeni e gjate 1.73cm, pesha juaj ideale = 65.7 kg. Nese jeni e gjate 1.74cm, pesha juaj ideale = 66.6 kg. Nese jeni e gjate 1.75cm, pesha juaj ideale = 67.5 kg. Nese jeni e gjate 1.76cm, pesha juaj ideale = 68.4 kg. Nese jeni e gjate 1.77cm, pesha juaj ideale = 69.3 kg. Nese jeni e gjate 1.78cm, pesha juaj ideale = 70.2 kg. Nese jeni e gjate 1.79cm, pesha juaj ideale = 71.1 kg. Nese jeni e gjate 1.80cm, pesha juaj ideale = 71.9 kg
https://www.dua.com/sq/zbulime-shkencore/
Zbulime Shkencore Marramendese
Zbulime shkencore marramendëse përfshijnë imazhin e parë të një vrimë të zezë, një planet të ngjashëm me tokën dhe një kontinent i humbur. Shkencëtarët në mbarë botën publikuan disa bëma mbresëlënëse. Për herë të parë fotografuan një vrimë të zezë supermasive që ishte një nga shumë zbulime shkencore të rëndësishme. Publikuan kërkimet e para mbi tërrmetet në planetin Mars. Gjatë vitit të kaluar, studiuesit zbuluan gjithashtu një kontinent të fshehur dhe zbarkuan për herë të parë në pjesën e fshehur të Hënës. Këto dhe arritje të tjera janë duke përmirësuar të kuptuarit e shkencëtarëve mbi biologjinë tonë, planetin tonë dhe kozmosin përreth. Ndërsa një vit i ri dhe një dekadë e re mbërriti, këtu hedhim një vështrim prapa tek disa nga zbulimet shkencore më marramendëse. Anija New Horizons e NASAs Objekti, i quajtur MU69, është emërtuar me nofkën Arrokoth, që do të thotë “qiell” në gjuhën Powhatan / Algonquian. Është objekti më i largët që njerëzimi ka vizituar ndonjëherë. Pamjet zbuluan se Arrokoth ka formën e një kikiriku, dhe jo sferike. Të dhënat e pashembullta ka të ngjarë të zbulojnë të dhëna të reja rreth evolucionit të sistemit diellor dhe si formohen planetet si Toka. Vetëm disa ditë pas fluturimit të New Horizons, misioni hapësinor i Kinës Chang’e4 vendosi një rover në anën e errët të Hënës pjesa që nuk shohim nga Toka Para Kinës askush tjetër nuk kishte arritur deri më sot të zbriste në anën e errët të Hënës. Roveri u ul në Pellgun ‘Aitken’ në polin jugor të Hënës, i cili është vendi i një përplasjeje kataklizmike që ka ndodhur rreth 3.9 miliardë vjet më parë. Përplasja qiellore ka gjurmuar koren e Hënës me një impakt të gjerë prej 1.550 milje. Ulja e anijes në këtë krater, do t’i mundësojë shkencëtarëve studimin e disa prej shkëmbinjve më të lashtë të Hënës. Tërmetet në Mars Objekti shkencor InSight i NASAs, i cili zbarkoi në Mars në nëntor të vitit 2018, u ka dhënë shkencëtarëve mundësinë për të monitoruar tërmetet e Marsit. Duke lexuar valët sizmike në Mars, shkenctarët shpresojnë të zbulojnë brendinë e planetit që ishte një nga shumë zbulime shkencore të rëndësishme. Planeti jashtë sistemit tonë diellor Në shtator, për herë të parë shkencëtarët njoftuan se zbuluan avuj ujit në një planet potencialisht të banueshëm. Planeti, i quajtur K218b është një superTokë që rrethon yllin xhuxh të kuq, 110 vjet dritë larg nesh. K218b është i vetmi eksoplanet (planet jashtë sistemit diellor) i njohur me ujë, atmosferë dhe një gamë të temperaturës që mund të mbështesë ujin e lëngshëm në sipërfaqen e tij. Kjo e bën atë “kandidatin tonë më të mirë për jetë aliene”, tha një studiues. Imazhi i parë i një vrime të zezë Fotografia e paparë tregon vrimën e zezë supermasive në qendër të galaktikës Messier 87, e cila është rreth 54 milion vite dritë larg Tokës. Masa e vrimës së zezë është e barabartë me 6.5 miliardë diej që e bën këtë zbulim një nga shumë zbulime shkencore të rëndësishme. Megjithëse imazhi është i paqartë, tregoi se, siç parashikohej, vrimat e zeza duken si sfera të errëta të rrethuara nga një unazë e ndezur drite. Shkencëtarët kanë luftuar për dekada të tëra për kapjen në kamera të një vrimë të zezë. Vrimat e zeza shtrembërojnë kohën dhe hapësirën. Duke bërë që të mos shpëtojë asgjë nga tërheqja e tyre gravitacionale madje as drita. Kjo është arsyeja pse imazhi tregon një hije në formën e një rrethi të përsosur në qendër. Një pjesë tjetër e fshehur e natyrës një kontinent i humbur u gjet i fshehur nën Evropë Qindra miliona vite më parë, Toka kishte një superkontinent gjigand me emrin Pangea. Ky i fundit u shpërbë përfundimisht në kontinentet e ditëve të sotme. Një studim i kohëve të fundit tregoi se procesit të shkëputjes. Një kontinent i terë rrëshqiti nën atë që njihet sot si Evropa Jugore. Ky fenomen ka ndodhur rreth 120 milion vjet më parë. Ende qëndron i fshehur thellë brenda Tokës. Studiuesit e quajtën këtë kontinent Adria e Madhe. Rajonet e saj më të larta formuan vargmalet në të gjithë Evropën, si Alpet. Ndërlidhja kuantike Sipas fizikës kuantike, dy grimca mund të çiftohen ose të ndahen, por mbeten të lidhura ngushtë edhe në distanca të mëdha. Kjo do të thotë se një grimcë do të ndikojë tjetrën pavarësisht se sa larg janë ato. Ky fenomen quhet “ndërlidhja kuantike”. Është një fenomen kaq i çuditshëm saqë Albert Ainshtajn vdiq duke mos besuar se mund të ekzistonte. “Imazhi që kemi arritur të kapim është një demonstrim elegant i një pasurie themelore të natyrës. Për herë të parë mund ta shohim në formën e një imazhi.” tha PaulAntoine Moreau, fizikant në Universitetin e Glasgow, në një njoftimi për shtyp.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cilat-jane-disa-nga-viruset-me-te-rrezikshme-ne-bote/
Qysh me ditë cilat janë viruset më të rrezikshme në botë?
Qysh me ditë cilat janë disa nga viruset më të rrezikshme në botë? Aktualisht bota po përballet me një virus të ri vdekjeprurës, Koronavirusin. Mirëpo gjatë historisë së vet njerëzimi është përballuar me disa viruse vdekjepruëse.  Më poshtë në ju sjellim një listë disa nga viruset më të rrezikshme me të cilat njerëzit janë përballur. S’duhet ta harrojmë se shkencarët dhe mjekët punojnë vazhdimisht për të na i dhënë ilacet me të cilat i luftojmë këta armiq të shëndetit tonë. Hepatiti Hepatiti shkakton më shumë se një milion vdekje në vit dhe hepatiti B ka pjesën më të lartë në këtë shifër. Virusi sulmon mëlçinë duke rezultuar në kancer të mëlçisë ose cirrozë. Edhe pse numri i vdekjeve nga hepatiti C është më i ulët se hepatiti B, ai ende vret rreth 350,000 njerëz në vit. Virusi Marburg Vdekshmëria nga ky virus ndryshon nga 24 në 88 për qind. Virusi Marburg shkakton gjakderdhje në traktin gastrointestinal dhe në të gjithë lëkurën, dhe në shumicën e rasteve, pacientët vdesin nga një sistem vaskular që është shkas për shok dhe dështim të organeve, gjë që më vonë rezulton me vdekje. Fatkeqësisht, akoma nuk ka shërim për këtë ethe hemorragjike. Lassa Virus Rreth pesë mijë vetë vdesin në vit nga ky lloj virusi, që për herë të parë është regjistruar te një motër medicinale në qytetin e Nigerisë, Lasa në vitin 1969. Virusi bartet nga minjtë në Afrikën Perëndimore. Lasa shkakton vjellje dhe ethe hemorragjike. Virusi prek në vit rreth 300.000 njerëz, prej të cilëve pesë mijë vdesin.  Ebola  Për herë të parë u paraqit në vitin 1976, në një fshat pranë lumit  Ebola në Kongo, ndërsa pas kësaj u shënuan njëzet epidemi të kësaj sëmundjeje në Afrikë. Epidemia më e keqe ishte në Afrikën Perëndimore, ku gjatë periudhës 2013 deri 2016 vdiqën 11.300 njerëz. Bartës së kësaj sëmundjeje janë lakuriqtë e natës. Njerëzit infektohen në kontakt me gjakun, organet ose lëngjet tjera trupore të majmunëve të infektuar nga lakuriqët e natës. Simptomat e sëmundjes janë temperatura e lartë, ethet, dhimbja e kokës, vjellje, marramendje, gjakderdhje, komë dhe vdekje.
https://www.dua.com/sq/dhurata-per-fejesa/
Dhurata per fejesa – Si përgatiten nuset shqiptare?
Dhurata për fejesa përgatitin të gjitha vajzat e reja shqiptare para se të bëhen gati për fejesë apo për periudhen e nusërisë. Tabela e PërmbajtjesDhurata për mësitin / shkuesinKutia me unazën e fejesës dhe dhuratat për nusenPeshqeshet për dhëndrrinDhuratat për familjet e ngushtaAri dhe luletBombonet dhe ëmbëlësirat Këto dhurata kanë ndryshuar me kalimin e viteve, zhvillimin e shoqërisë, kushteve ekonomike, etj. Mirëpo një gjë është e sigurtë, dhurata për fejesa apo peshqeshet e fejesave nuk mungojnë në familjet shqiptare. Për të mësuar më shumë se çfarë vlerësojnë më tepër shqiptaret tek dhuratat e fejesave, si përgatiten ato dhe çfarë dhurohet, lexoni këtë blog deri në fund. Mos harroni se rajone të ndryshme shqipfolëse kanë edhe tradita e zakone të ndryshme që lidhen me dhurata për fejesa. Dhurata për mësitin / shkuesin Në kohët e më parshme, kur martesat bëheshin me shkuesi apo me mësit, roli i shkuesit, apo msitit ishte shumë i rëndësishem. Ky person, që bënte bisedat ndërmjetësuese mes dy familjeve që do të fejonin fëmijët, zakonisht shpëblehej me dhuratë. Shkuesit në kohët e më parshme shpesh herë i dhuroheshin këpucë të reja. Kjo si simbolikë e gjitha rrugëve që ai kishte bërë nga një familje në tjetrën, deri sa ishte arritur marrëveshja. Atij i dhurohej ndonjëherë edhe para, apo nëse bindja e babait të vajzës kishte qenë e vështirë, edhe ari. Sot, roli i msitit apo shkuesit është simbolik. Zakonisht zgjdhet një person që njihet e çmohet nga çifti. Për të përgatiten dhurata simbolike, si këmisha, çokollada e qorape. Kutia me unazën e fejesës dhe dhuratat për nusen Dhurata për fejesa më së shumti i dhurohen nusës. Ditën që bëhet takimi për dhënien e dorës së saj, familja e dhëndrrit dërgon në familjen e nusës edhe dhuratat për të. Në ditët e sotme aty përfshihen: Kryesorja, kutia me unazën e fejesës, fustani, këpucët dhe elementet tjera përcjellëse që i duhen nusës. Këtë fustan nusja zakonisht e vesh në festën që bëhet më vonë për fejesën e çiftit. Peshqeshet për dhëndrrin Dhurata ka edhe për dhëndrrin që fejohet. Përderisa dhuratat për nusen i bën familja e dhëndrrit, dhuratat për dhëndrrin i bën familja e nuses. Atij zakonisht i dhurohet kostum, bashkë me këmishë, këpucë, e gjëra të tjera të nevojshme. Bashkë me to, në kutinë e dhuratës së dhëndrrit shkon edhe rrethi i arit të fejesës, të cilët si nusja ashtu edhe dhe dhëndrri, i vendosin më vonë gjatë festës. Dhuratat për familjet e ngushta Përpos dhuratave për çiftin, disa familje shqiptare shkëmbejnë edhe dhurata ndermjetë vete. Pra, nusja përgatit disa dhurata për familjen e ngushtë të burrit të saj dhe anasjelltas. Këtë familjet e bëjnë si shenjë respekti ndaj njëri-tjetrit, si vlerësim për lidhen mes tyre që po fillon mes tyre, falë bashkimit të fëmijëve të tyre. Mirëpo, çfarë dhurohet në këto raste? Dhuratat më të shpeshta që shkembehen në këto raste janë kryesisht veshjet dhe aksesorët. Dhurohen këmisha, fustane, bluza, shalle, qorape, këpucë e gjëra të tilla. Zakonisht vëmendje më e madhe u kushtohet dhuratave që u dedikohen prindërve të dhëndrrit dhe të nuses, për shkak se fejsa e fëmijëve është një ditë shumë e rendësishme për ta. Ari dhe lulet Ne disa rajone shqiptare, lulet dhe ari janë pjesë e pandashme e dhuratës që i bëhet nusës. Lulet jepen si simbol i freskisë, delikatesës dhe mirësitë që ajo do sjellë në atë shtëpi. Në anën tjetër, ari te shqiptarët më shumë dhurohet në rastin e martesës. Mirëpo ka familje që preferojnë të dhurojnë edhe diçka të vogël e të vlefshme në ari. Bombonet dhe ëmbëlësirat Dhënia e dorës së vajzës nuk bëhet pa bombone, ëmbëlësira dhe kafe. Prandaj këto janë dhuratat më të shpeshta që shkëmbehen me rastin e fejesave mes shqiptarëve. Në përgjithsi, shumë tradita të shqiptarëve për jetën e përbashkët bashkëshortore lidhen me ëmbëlësinë dhe mjaltin si simbol i një jetë të përbashkët me lumturi.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-forcu-sistemin-imunitar/
Qysh me forcu sistemin imunitar me ujë me mjaltë?
Qysh me forcu sistemin imunitar? Ndoshta keni dëgjuar për përfitimet e të ngrënit mjaltë, por a e dini se çfarë ndodh me trupin tuaj nëse pini ujë me mjaltë? Kjo mënyrë ju forcon sistemin imunitar dhe është i shkëlqyer në luftën kundër bronkitit. Po ashtu, pastron traktin e tretjes nga parazitët. Ajo liron trupin nga toksinat. Ka veti antibakteriale dhe antivirale. Përmirëson zorrën e trashë dhe shkatërron mikroorganizmat. Për qëllime parandaluese pini këtë përzierje në mëngjes me stomakun bosh. Pijeni shpejt. Barku hapet si një valvul dhe uji shpejt hyn në traktin e tretjes. Mund të konsumohet edhe para gjumit, sepse lehtëson punën e veshkave. Nga ana tjetër, kjo pije do ta bëjë lëkurën të ndritshme dhe të butë. Si duhet përgatitur: Vendosni një lugë çaji mjaltë në një gotë me ujë të vakët dhe përziejeni mirë. Mjalti do të shkrihet me ujin, gjë e cila sjell shumë përfitime shëndetësore nëse konsumohet me stomak bosh. Si të dalloni mjaltin e vërtetë natyror? Mjalti është i pasur me vitamina dhe minerale, dhe ka veti antiinflamatore. Me ndihmën e këtyre 10 truqeve zbuloni se cili është mjalti i vërtetë. Merrni pak mjaltë dhe fërkojeni atë në mes të gishtit tregues dhe gishtit të madh derisa të shpërbëhet. Mjalti i pastër është i mirë për lëkurë dhe nuk është ngjitës. Nëse ai që e keni fërkuar ngjitet, kjo do të thotë se ka sheqer ose ëmbëlsues artificialë në të, ndaj nuk ia vlen ta merni. Ose mundohuni të vendosni pak mjaltë në letër apo pecetë letre. Mjalti i pastër natyral nuk përmban ujë dhe nuk do të depërtojë në letër për një kohë të gjatë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-lidh-kravaten/
Qysh me lidh kravaten 6 hapa
Qysh me lidh kravaten? Për disa persona është e mërzitshme, kur pas shumë tentimesh ata nuk dijnë sesi ta lidhin kravatën. Ne kemi gjetur mënyrën e përsosur që hap pas hapi të lidhim kravatën shume thjeshtë dhe lehtë pa u mërzitur fare. Hapi 1 për qysh me lidh kravaten Ngriteni jakën e xhaketës suaj, dhe vendoseni kravatën rreth qafës tuaj. Uleni prapë jakën kështu që ajo shtrihet drejt. Rregullojeni kravatën që pjesa e hollë të jetë më e shkurtër rreth 25 centimetra se ajo e gjera. Hapi 2 Kalojeni pjesën e gjerë mbi të ngushtën, lakoje atë dhe sjelle nën fundin e pjesës së ngushtë kështu që ajo del jashtë vertikalisht nëpërmjet lakut ndërmjet krevatës dhe jakës tuaj. Vendoseni fundin e gjerë poshtë. Hapi 3 Vendose fundin e gjerë nën fundin e ngushtë, nxjerre jashtë anash, horizontalisht. Ajo duhet drejtohet supit tuaj të majtë. Hapi 4 Vendose fundit e gjerë brenda në lak në qafën tuaj, duke e sjellur fundin e kravatës ndërmjet kravatës dhe xhaketës suaj, dhe poshtë prapa nyjës. Pjesa e gjerë është e varur mbrapsht prapa pjesës së ngushtë. Hapi 5 Vendose fundin e gjerë nga nën, sipër, sipër kravatës horizontalisht, duke iu drejtuar supit tuaj të djathtë. Hapi 6 Vendose fundin e gjerë mbi nëpërmjet nyjës në qafën tuaj dhe pastaj poshtë nëpërmjet pjesës së sipërme të nyjës. Shtrëngoje nyjen dhe afroje atë afër qafës suaj. Kjo mënyra e duhur si me lidh kravatën.
https://www.dua.com/sq/prodhime-nga-malesia-e-madhe-regjistrohen-si-marka-kombetare-shqiptare/
Prodhime nga Malësia e Madhe – marka kombëtare Shqiptare
Prodhime nga Malësia e Madhe futen ne kategorine e markes kombetarev Shqiptare. Një listë e produkteve bulmetore nga racat e dhive nga malësia e madhe tani janë regjistruar si marka unike të vendit tonë.  Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Patentave dhe Markave, në listën e produkteve përfshihen mjalti nga Malesia e Madhe, Mjalti i Gështenjës nga Tropoja, Mjalti i Gështenjës nga Malesia e Madhe, Boronica e Tropojës, dhe Boronica e Kuksit. Mbrojtja e pronësisë vendase per prodhime nga Malësia e Madhe Mbrojtja e pronësisë industriale rrit vlerën e markave tregtare, veçanërisht për produktet Made in Albania të çertifikuara me tregimin gjeografik të origjinës. Drejtoria e Patentave dhe Markave konfirmoi një numër në rritje të produkteve markë, kryesisht nga rajonet e Shqipërisë Veriore. Çertifikimi dhe mbledhja e produkteve është pjesë e një projekti të financuar nga një grant francez për biodiversitetin. Sherebela dhe fruta të tjera futen gjithashtu në këtë kategori Ndërkohë, sherebelat, gështenjat dhe boronicat e Hasit, Kuksi dhe Tropoja tani janë regjistruar si marka unike, prandaj do të kenë një çmim më të lartë në tregjet vendase dhe ato të eksportit.  Të ardhurat vjetore të gjeneruara nga eksporti i produktit vlerësohen 3 milion Euro. Ndërkohë, boronicat që rriten në Alpet e egra shqiptare janë duke u shfrytëzuar. Aktualisht, nuk ka objekte ruajtjeje ose përpunimi. Prodhimi shitet i freskët me një çmim më të ulët në krahasim me tregun e boronicës së Malit të Zi.
https://www.dua.com/sq/si-ta-paguaj-internetin-ne-ipko/
Si ta paguaj internetin ne IPKO?
Si ta paguaj internetin ne IPKO? Ketu keni menyrat e pageses se internetit, qe do tua bejne me te leht pagesen. Mbushje për shërbimin e internetit mund të bëni në dyqanet e IPKO-së, tek Distributorët, përmes portalit E-Pagesa, gjithashtu përmes telegonit mobil të IPKO-së duke thirrur *101#, kuu shfaqet menyja me shërbimet e IPKO-së ku ju mund të zgjedhni produktin që dëshironi të paguani.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-ushtru-si-yjet-e-hollivudit/
Qysh me u ushtru si yjet e Hollivudit?
A e dini se si ushtrojnë yjet e Hollivudit? Para se t\’ia mësyni palestrës dhe t\’ia filloni dietës, hulumtoni trupin tuaj dhe kuptoni se cilat ushtrime do t\’ju sjellin rezultatet më të mira. Trajneri personal i bukurosheve të njohura, Matt Roberts, ka kategorizuar ushtrimet, në varësi të ndërtimi i trupit të femrës. Ai përkujdeset për dukjen e aktoreve dhe këngëtareve, si Jennifer Lopez, Catherine Zeta-Jones dhe Beyonce, dhe konsideron se ekzistojnë katër lloje të trupit të femrës: \’dardhë\’, \’mollë\’, \’orë me rërë\’ dhe \’gyp\’. Prandaj lexoni dhe mësoni si të ushtroni si yjet e Hollivudit? FORMA E TRUPIT \”DARDHË\” Trupi: Kofshë të theksuara, vithe dhe ije ku grumbullohen lehtë shtresat dhjamore. Yjet e njohura: Beyonce, Rihanna, Jennifer Lopez. Ushtrimet: Ecja nëpër bjeshkë dhe vrapimi. Ushtrime intensive me intervale të shkurta për pjesën e poshtme të trupit, ushtrime këto që djegin kaloritë dhe përshpejtojnë metabolizmin. FORMA E TRUPIT \”MOLLË\” Trupi: Këmbë vitale dhe kofshë të ngushta. Shtresat dhjamore më së shumti grumbullohen përreth belit dhe në pjesën e sipërme të trupit. Yjet e njohura: Catherine Zeta Jones, Melanie Griffith, Drew Barrymore. Ushtrimet: Ushtrime në intervale, kardio-ushtrime si vrapim dhe ngasje e biçikletës, ushtrime këto që shkrijnë kaloritë. Bëni ushtrime të forta për pjesën e poshtme të trupit. Shmangni ushtrimet me pesha të rënda në pjesën e sipërme të trupit. FORMA E TRUPIT \”ORË ME RËRË\” Trupi: Beli i ngushtë, gjoks të theksuar dhe ije. Grumbullimi i shtresave dhjamore te kjo formë e trupit është e barabartë pothuajse në të gjitha pjesët e trupit. Yjet e njohura: Kate Winslet, Sofia Vergara, Salma Hayek. Ushtrimet: Vrapimi, vallëzimi dhe ushtrimet intensive kardiovaskulare. Kujdes me ushqimin dhe dietat drastike në mënyrë që të mos i humbni format natyrale të trupi. FORMA E TRUPIT \”GYP\” Trupi: Gjoks të vogël, kofshë të ngushta dhe bel pak të theksuar. Yjet e njohura: Taylor Swift, Keira Knightley, Emma Watson. Ushtrimet: Shtoni konsumimin e proteinave dhe forconi masën muskulore. Kombinimi i ushtrimeve kardio dhe ushtrimet e forcës do të ndikonin në shtimin e masës muskulore.
https://www.dua.com/sq/nje-recete-verore-dhe-e-shijshme/
Qysh me përgatit një recetë verore dhe e shijshme?
Qysh me përgatit një recetë verore dhe e shijshme? Koha e përgatitjes 30 minuta deri në 1 orë Koha e gatimit 10 deri në 30 minuta Për 4 persona. Përbërësit për një recetë verore: 15g kërpudha të thata të egra 1.4 litra ujë të zier 2 lugë salcë soje të errët 1 kubet perimesh 4 lugë krem oriz ngjyrë kafe 200g noodles 396g bukë e thatë në formë kubike 2-3 lugë vaj luledielli 4 vezë të mëdha të ziera 150g kërpudha të zakonshme të bardha 100g fasule 6 thelpinj hudhra 50g arra Përgatitja: Vendosni kërpudhat e thata në një tigan të madh të rëndë dhe mbulojini me ujë. Shtoni salcë soje, kubin e perimeve dhe orizin e zi krem dhe lërini të ziejnë derisa kubiku i perimeve të shpërbëhet. Vendoseni mënjanë për 30 minuta për t’u ftohur. Zieni vezët në një tjetër enë. Pastaj në një tjetër enë vendosni noodles, hudhrat, vaj luledielli, kërpudhat e bardha dhe fasulet. Ziejini dhe përziejini mirë dhe këtë masë përziheni më të parën. Në fund qëroni vezët dhe vendosini sipër gjellës po ashtu edhe arrat e thërrmuara dhe nëse dëshironi edhe ekstra salcë sojë sipër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-propozu-te-dashures-martese/
Qysh me i propozu të dashurës martesë?
Ju e keni kuptuar se jeni qe një kohë të gjatë në mardhënie me të dashurën tuaj, dhe se ka ardhur koha që ta qoni edhe një hap më tutje lidhjen tuaj. Gjej një ide romantike për ti propozuar të dashurës suaj dhe ajo të jetë e kënaqur nga kjo. Burrat shpesh bëjnë përpjekje të pasigurta dhe për këtë pendohen më vonë.  Për të shmangur  një keqardhje të tillë bëni një plan të propozimit në mënyrë që ju të dy ta mbani mend si një pjesë shumë të rëndishme në jetën tauj, dhe sigurisht të mbetet kujtimi ma i bukur. Disa ide romantike se si t’i propozoni martesë të dashurës suaj: Nuk ka mungesë të mënyrave për ti propozuar të dashurës suaj, por propozimi i martesës duhet të ndihet me zemër. Një ide romantike të tillë si duke planifikuar një darkë në një vend të qetë dhe të ndriquar nga qirinjtë, mund të tingëllojë si e modës së vjetër, por këto punë bëjnë mrekulli për të hapur portën e zemrës së saj. Ju gjithashtu mund të zgjidhni raste të veçanta të tilla si përvjetore apo funksioni i familjes për ti shpallur përkushtimin asaj. Një festë e paharrueshme përcakton tonin për të quar në një nivel tjetër mardhënien tuaj.  Prisni për kohën e duhur për të goditur dhe ofruar unaza e martesës dhe ti kërkoni asaj “do të martohesh me mua?” Ju gjithashtu mund të planifikoni një propozim duke bërë marrëveshje paraprake në restorantin e saj të preferuar. Nëse të dy prej jush jeni adhurues të klubeve, ju mund të kërkoni udhëheqësin e DJ, ose një grup që t’ju ndihmojë duke ju përkushtuar një këngë për propozim. Planifikoni një parti në shtëpi me miq të ngushtë dhe familjen. Shkoni pranë saj dhe të gjithë njëzëri propozoni asaj. Propozimi i martesës nënkupton se ju jeni me të vërtetë në dashuri dhe të përkushtuar për të kalur pjesën tjetër të jetës tuaj me të. Hapi  ka domethënie të barabartë për të dy ju, dhe se edhe ajo duhet ta ndjejë se je personi i duhur për të kaluar pjesën tjetër të jetës me të.  
https://www.dua.com/sq/si-mund-te-pajisem-me-telekomande/
Si mund të pajisem me telekomande/dirigjues të ri?
Nëse klientit nuk i funksionon telekomanda duhet të drejtohet ne dyqan për ta blerë telekomande te re. Çmimi = 2.90 EUR
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-toptha-energjie-nga-cokollata-me-lajthi-dhe-fara-lulekuqeje/
Qysh me përgatit toptha me çokollatë dhe fara lulëkuqeje?
Toptha energjie nga çokollata me lajthi dhe fara lulëkuqeje. Një recetë që do t’ju bëjë të hidheni përpjetë nga gëzimi! Përgatitja e kësaj recete të veçantë do t\’ju kënaqë pa masë sepse në fund do të shijoni këto toptha të shijshëm çokollate që do t\’ju mbushin me energji e do t\’ju mbajnë të ngopur. Përbërësit: 130 g lajthi; 100 g arra indiane; 60 g çokollatë të grirë; 30 g lulëkuqe të bluara, të përziera me pak ujë të vakët; 2 ½ lugë pluhur kakaoje të freskët; 4 ½ lugë mjaltë apo shurup panje. Për shtojcë: Çokollatë e shkrirë shtëpie e cila është bërë nga gjalpi i kakaos, kakao pluhur dhe ëmbëlsues.  Ka shumë rëndësi që të zgjdihni një ëmbëlsues të përshtatshëm, që t\’moj ju rëndoj dhe veli nga ëmbëlsia e tepruar. Përgatitja për toptha energjie: Nxehni furrën e shporetit në 200 gradë Celsius. Në pjatë për pjekje qitni lajthitë dhe piqni rreth 10 – 12 minuta derisa lëvozhgat të marrin ngjyrë të gështenjtë të errët. Gjatë pjekjes rekomandohet të përzihen lajthitë. Lajthitë e pjekura qitni në leckë kuzhine apo në letër kuzhine dhe fërkoni. Në atë mënyrë shumë thjeshtë do t’i eliminoni lëvozhgat. Pastaj bluani lajthitë dhe arrat indiane derisa të bëhen miell i butë, ndërsa përbërësit e tjerë shtoni dhe përzieni mirë. Tretjen futeni në një kohë të shkurtër në frigorifer me ngrirje të thellë. Gjatë asaj kohe në avull uji bëni çokollatën. Nxirreni tretjen nga frigoriferi dhe formoni topthat. Pas formimit çdo topth rrotullojeni në çokollatë dhe një kohë të shkurtër futeni në frigorifer. Shijojeni!
https://www.dua.com/sq/femijet-qe-perdorin-teknologjine-jane-me-te-rrezikuar-nga-depresioni/
Fëmijët dhe teknologjia: Rreziku i madh nga depresioni
Fëmijët që përdorin teknologjinë janë më të rrezikuar nga depresioni. Studimi i fundit thotë se sa më shumë kohë që fëmijët kalojnë përpara ekraneve, aq më shumë do të jenë të rrezikuar nga depresioni. Sipas disa hulumtuesve të Universitetin Montreal, eshte gjetur se të rinjtë dhe fëmijët, që përdorin shumë mediat sociale dhe televizion mund të vuajnë nga depresioni dhe ankthi. Ankthi dhe depresioni prej rrjeteve sociale Sipas këtij studimi, të rinjtë kalojnë së paku nëntë orë brenda ditës përpara ekraneve. Krahas kësaj vlere rritet edhe rreziku për depresion. Përafërsisht 20% e njerëzve kanë përjetuar depresion së paku një herë në jetë. Kjo përqindje me kohë është duke u rritur. Personat që kanë tendencë të kalojnë në depresion janë zakonisht në periudhën e adoleshencës. Identifikimi i faktorëve që e rrisin këtë rrezik duhet të bëhet sa më herët, në mënyrë që të parandalohen probleme të tilla si depresioni dhe ankthi, që fatkeqësisht në disa raste mund të përfundojnë me fatalitet.
https://www.dua.com/sq/qysh-stabilizohet-presioni-i-gjakut/
Qysh stabilizohet presioni i gjakut?
Me Tre gota çaj në ditë jo vetëm mund të reduktohet presioni i gjakut, por edhe minimizojnë variacionin gjatë natës, sipas shkencëtarëve. Çaji është i dobishëm kryesisht për shkak të flavonoidit, antioksidantë që pengon sëmundjet kardiovaskulare. Presioni i gjakut i lartë Presioni i lartë i gjakut rrit ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës. “Është e provuar tashmë se çaji është i mirë për shëndetin e zemrës, dhe është pikë kryesore e zbulimit të lidhjes në mes çajit dhe shkakut kryesor të sëmundjeve të zemrës. Ne kemi treguar se konsumimi i çajit të zi ul presionin e gjakut dhe variacionin e saj gjatë natës,” tha Jonathan Hodgson, profesor në Universitetin e Australisë Perëndimore. Duke ju falënderuar flavonoidit, çaji i zi ndikon në mirëqenien e shëndetit në shumë mënyra, dhe kjo është veçanërisht e mirë për zemrën. Pirja e tre ose më shumë gota të çajit të zi në ditë mund të ndihmojë në ruajtjen e shëndetit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-cilesite-e-femres-se-fuqishme/
Qysh me i ditë cilësitë e femrës së fuqishme?
Në një botë ku ne jemi vazhdimisht duke ushqyer ndjenjat tona patriarkale, është e rëndësishme për të adresuar shqetësimin e grave. Është e vërtetë se gjithnjë e më shumë gratë janë në rritje dhe i plotësojnë të gjitha kriteret njejtë sikurse meshkujt. Sot ka shumë gra që kanë shkëlqyer në çdo fushë të mundshme në botë, të jetë ajo astronomi, për sport etj. Çdo grua e cila ka aspirata të mëdha për të ardhmen e saj, këtu është një udhëzues për të gjitha zonjat që dëshirojnë të pushtojnë botën. Ajo është e arsimuar Duke qenë të arsimuar nuk do të thotë se ajo ka kaluar provimet e saj dhe ka marrë diplomë bachelor. Arsimi nga libri ngushton mundësinë e një arsimi më të gjerë dhe më të përmbushur. Një grua e fuqishme e di se çfarë po ndodh në botën rreth saj, edhe në qoftë se ajo është një shtëpiake, ajo ka njohuri të mjaftueshme për  rrethinën e saj. Ajo është e Pavarur Një grua me autoritet është e ashpër dhe e pavarur. Ajo nuk ka nevojë për një partner mashkull për ta përmbushur atë ose ajo të ndjehet e sigurt, ajo mund të shkojë pothuajse kudo vetëm, dhe mund të bëjë gjithçka vetëm. Ajo megjithatë e di rëndësinë e punës ekipore dhe mund të shfaq aftësi të shkëlqyera pune në ekip kur lind nevoja. Ajo është mëkatfalëse Një nga karakteristikat më të rëndësishme të çdo qenieje është aftësia për të falur, vetëm kur të mësojmë të falim do të dalim si qenie njerëzore më të fortë. Ajo mund të falë çfarëdo qoftë ajo që mund të ketë qenë e që i ka shkaktuar dhimbje asaj. Ajo i di të drejtat e saj Një grua e fuqishme gjithmonë i di të drejtat e saj dhe nuk lejon njerëzit të shkelin mbi përpjekjet e saj për të jetuar jetën në rrugën e saj. Një grua është mësuar gjithmonë që të mposht dëshirat e saj dhe të përmbushë atë të të tjerëve, por një grua e fuqishme del nga kjo. Ajo nuk e lë burrin e saj, djalin, ose shefin të dominojë mbi atë. Ajo është e këndshme Të gjitha këto karakteristike mund të qojnë në atë se një grua e fuqishme është arrogante dhe agresive. Kjo është shumë e pavërtetë, dhe ju duhet të hiqni këtë lloj bindje. Një grua e fiqushme është e këndshme, ajo nuk ka asnjë keqdashje ose urrejtje ndaj të tjerëve, ajo tregon anën e saj prej nëne në kohën e duhur.
https://www.dua.com/sq/dekorime-per-fejesa/
Dekorime per fejesa: Ide dhe detaje të dekorimit
Dekorime per fejesa mund të gjeni kudo, mirëpo e rëndësishme është të jeni kreativ dhe të mundoheni të kombinoni ide dhe objekte të ndryshme për të krijuar një dekorim unik dhe të përshtatshëm për festën tuaj. Tabela e PërmbajtjesIde për dekorimin e fejesësPërdorimi i luleve dhe dekoracioneve të tjeraPersonalizimi i objekteve dhe dekoracioneveKrijimi i atmosferës së përshtatshmeKrijimi i një menuje të bukur dhe të personalizuarPërdorimi i dritave dhe ndriçimit në ambientin e festimitKrijimi i një sfondi televiziv për fotografi dhe video Në këtë tekst do të gjeni ide dhe këshilla të ndryshme për të përgatitur festën e fejesës në mënyren më të mirë. Përgatitja për dekorimin e një fejese Para se të filloni të dekoroni, është e rëndësishme të identifikoni stilin dhe ngjyrat që do të përdorni. Stili mund të jetë romantik, rustik, modern, klasik, etj. Përzgjedhja e ngjyrave të përshtatshme me temën e fejesës është gjithashtu e rëndësishme dhe mund të ndikojë në krijuarjen e një atmosfere të veçantë. Pasi keni identifikuar stilin dhe ngjyrat, ju mund të filloni të përzgjidhni materiale dhe objekte të dekorimit. Këto mund të përfshijnë lule, draperi, vazo, qirinjë, etj. Është e rëndësishme të zgjidhni materiale dhe objekte që përshtaten me stilin dhe temën. Një plan organizimi për objektet dhe detajet e dekorimit është gjithashtu shumë i rëndësishëm. Mund të planifikoni vendndodhjen e vazove, luleve, dritave, etj., duke përfshirë gjithashtu udhëzime të detajuara për personelin që do të ndihmojë në organizimin e fejesës. Përgatitja e detajuar dhe kujdesi i duhur ndaj dekorimit të i të fejesës mund të ndihmojë në krijimin e një atmosfere të veçantë dhe të paharrueshme për të dashuruarit dhe miqtë e tyre. Ide për dekorimin e fejesës Për të krijuar një festë të paharrueshëm, është e rëndësishme të keni ide të shumta për dekorime për fejesa. Në këtë mënyrë, mund të ndihmoni në krijuar një ambient të veçantë dhe të personalizuar për festimin e fejesës. Ide për dekorime për fejesa mund të jenë: Përdorimi i luleve dhe dekoracioneve të tjera Përdorimi i luleve është një nga ide të preferuara për dekorimin e një fejesës. Lulet janë simbolike në shumë kultura dhe përfaqësojnë bukurinë, dashurinë dhe gëzimin. Për këtë arsye, ato mund të jenë një zgjedhje e shkëlqyeshme për të krijuar një ambient romantik dhe festiv. Për të përdorur lulet në dekorimin e një fejese, mund të zgjidhni lulet që përshtaten me ngjyrat dhe stilin e fejesës. Nëse keni një fejesë tradicionale, lulet e freskëta të sezonit mund të jenë një zgjedhje e shkëlqyeshme. Nëse keni një fejesë moderne, atëherë lulet artificiale ose lulet me forma dhe ngjyra të ndryshme mund të jenë një zgjedhje e mirë. Një ide kreative për përdorimin e luleve në dekorimin e fejesës është për të krijuar një mur lulesh. Një mur lulesh mund të jetë një sfond i shkëlqyeshëm për fotografitë dhe video të festimit. Mund të përdorni lule të ndryshme, me ngjyra dhe forma të ndryshme, për të krijuar një mur lulesh që është i përshtatshëm për tematikën e festimit. Në fund, përdorimi i luleve është një zgjedhje e shkëlqyeshme për të krijuar një ambient romantik dhe festiv në festën e fejesës. Gjithashtu, mund të shtoni dekoracione të tjera si qirinje, dritare, etj., që do të ndihmojnë në krijimin e një ambienti të veçantë. Personalizimi i objekteve dhe dekoracioneve Për të bërë festën e fejesës më të veçantë dhe më personale, mund të personalizoni objektet dhe dekoracionet. Kjo mund të përfshijë personalizimin e vazove me emra të çiftit, kurorës me emra ose letra të mëdha me emra të çiftit që mund të vendosen në tavolina ose në një mur. Gjithashtu në hyrje mund të vendosni një mur, të cilin e personalizoni duke i uruar mirëseardhje të ftuarve në fejesën tuaj, dhe ku ata më vonë mund te shkrepin fotografitë e të marrin me vete një copëz kujtimi. Krijimi i atmosferës së përshtatshme Është e rëndësishme të keni një temë të qartë për festimin e fejesës, të krijoni një ambient të përshtatshëm në varësi të temës. Nëse tema është romantike, mund të përdorni ngjyra të lehta si rozë, bardhë dhe gri, ndërsa nëse tema është moderne, mund të përdorni ngjyra më të ndezura si koral dhe turkoz. Gjithashtu, mund të përdorni tjera dekorime për fejesa, si vazo të veçanta, qirinjë të veçantë dhe dritare të ndryshme për të krijuar një ambient të përshtatshëm. Për të krijuar një festë të fejesës të paharrueshme, mund të eksperimentoni me ide të ndryshme derisa të keni një kombinim të përshtatshëm të objekteve dhe dekoracioneve. Gjithashtu, mos harroni të keni kujdes dhe përgatitje të detajuar për të siguruar që festa të jetë e përshtatshme për të gjithë të ftuarit. Krijimi i një menuje të bukur dhe të personalizuar Menuja është një nga elementët më të rëndësishëm të një feste. Mund të përdorni një dizajn të bukur dhe të personalizuar për të shfaqur menunë, duke përfshirë fotografi të çiftit, emrat e tyre dhe ushqimet e ofruara. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një atmosfere personale dhe të ngrohtë në festë. Përdorimi i dritave dhe ndriçimit në ambientin e festimit Dritat dhe ndriçimi janë të rëndësishme për të krijuar një ambient të përshtatshëm dhe të ngrohtë për të gjithë të ftuarit. Mund të përdorni ndriçim të butë në tavolina, dritare dhe në ambiente të tjera për të krijuar një ambient të veçantë. Gjithashtu, mund të shtoni dritare të veçanta dhe kandila për të krijuar një atmosferë romantike dhe të ngrohtë. Krijimi i një sfondi televiziv për fotografi dhe video Është gjithashtu e rëndësishme të krijojnë një ambient të përshtatshëm për fotografimin dhe video në festën tuaj. Mund të përdorni një sfond televiziv të personalizuar me emrat e çiftit dhe data e fejesës. Kjo do të ndihmojë në krijimin e një ambienti të veçantë për fotografimin dhe video, dhe të ndihmojë të gjithë të ftuarit për të krijuar kujtimet e tyre më të mira në festën tuaj. Në fund të fundit, detajet dhe elementët shtesë të dekorimit janë të rëndësishme për të krijuar një festë të fejesës të paharrueshme. Përdorni ide të ndryshme dhe të eksperimentoni me detaje të ndryshme për të krijuar një ambient të veçantë për festimin e fejesës.
https://www.dua.com/sq/vlora/
Vlora
Vlora, perla natyrore e ndërtuar si qytet, ndodhet në jugperendim të Shqipërisë, përgjatë bregdetit të ulët të Adriatikut dhe atij të Jonit. Duke qenë qyteti në të cilin u shpall pavarësia e Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, ajo zë vend të pa krahasueshm në historinë e popullit tonë. Në anën tjetër, pikërisht në Vlorë, shumë vite para shpalljes së Pavarësisë, e bëri dasmën kryetrimi shqiptar, Gjergj Kastroti-Skëndërbeu. Thuhet se Gjergji dhe Donika u martuan tek Kalaja e Kaninës. Kjo kala ndodhet në pjesën J-L të qytetit të Vlorës në një kodër të lartë 380 m.  Kur të shkoni në Vlorë mund të ngjiteni edhe deri atje, e të ndieni gjurmët e historisë. Mirëpo krahas kalaje, ne ju rekomandojmë edhe disa lokacione të tjera, që duhet t’i vizitoni patjetër. Kurora e Ullinjve Ato ndodhen në hyrje të Vlorës në kodrat e Bestrovës, përgjatë rrugës së vjetër automobilistike. Janë në Vlorë dhjetra ullinj shekullorë, të cilët të japin një kënaqësi mbresëlënëse të kësaj mrekullie njerëzore. Midis tyre gjejmë edhe llojet e tipit kalinjot dhe vlonjatët janë të përmendur për frutat dhe vajin. Vlora: Sheshi i Flamurit Ky shesh përbëhet nga disa objekte kulturore. Në qëndër ndodhet Monumenti i Pavarsisë, simbol i qëndresës kombëtare. I ndërtuar në vitin 1972 ai është 17 m i lartë dhe konsiderohet si një nga kryeveprat e skulpturës monumentale. Midis gjashtë figurave të bronzta spikat ajo e Ismail Qemalit, arkitektit të Pavarësisë Kombëtare. Në të majtë të monumentit ndodhet shtiza e flamurit. Një piedestal në formë kolone me faqe të dekoruara nga data e pavarësisë dhe shqiponja kombëtare. Pas shtizës së flamurit, disa metra brenda lulishtes ndodhet varri i Ismail Qemalit. Varri është ndërtuar në vitin 1932, kur eshtrat e tij u zhvendosën këtu nga Kanina. Sipër tij qëndron skulptura e Luftëtarit Kombëtar, vepër e skulptorit Odise Paskali. Në këndin perëndimor të Sheshit të Flamurit në vitin 1988 arkeologët nxorën në dritë një pjesë të murit të kështjellës romake të qytetis të Aulonës. Nga gërmimi doli një trakt i gjatë muri prej 40 m, i cili mund të shihet nga vizitorët edhe sot. Xhamia e Muradies Nndodhet në qendër të qytetit, në fillim të zonës së vjetër historike të qytetit. Është ndërtuar në vitin 1537 nga arkitekt Sinani, i cili shoqëronte në Vlorë sulltan Sulejman Madhështorin. E ndërtuar me një teknikë të përzier ku gurët e bardhë të ndërtesës janë kombinuar me tulla të kuqe dhe llaç. Xhamia është e paisur me kupolë të mbuluar me tjegulla të kuqe e cila bën kontrast me minaren të ndërtuar krejtësisht me gurë të bardhë. Mbetet një nga monumentet unike fetare që ka Vlora. Të tjera objekte me vlera për tu vizituar në qytet janë edhe rruga historie Justin Gotard, ku kaluan delegatët e kuvendit të pavarësisë; shtëpia e familjes Vlora, e cila sundoipër 400 vjet qytetin, rruga e Hebrenjve, Kulla e Sahatit, Bashkia, e ndërtuar në stilin neoklasik, Teatri ‘Petro Marko’, etj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-fytye-me-pucrra/
Qysh me përgaditë maskë për fytyë me puçrra?
Përbërësit: Një lugë çaji kos Një lugë çaji qumësht pluhur 1/2 lugë çaji niseshte 1/2 lugë çaji miell disa pika limon Përzihen të gjithë përbërësit deri sa të përfitohet një masëë e butë. Më pas masën e përfituar e përhapni në fytyrë dhe lëreni deri sa të thahet për rreth 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë.
https://www.dua.com/sq/udhetim-ne-mal-te-zi/
Udhetim ne Mal te Zi – Cfare te beni?
Një udhëtim në Mal të Zi do jetë një surprizë e vërtetë. Deti me njëmijë nuanca blu, vendi i qyteteve të lashta të stilit venecian, atmosferë elegante, male me sharm alpin dhe një fjord që të kujton fjordet e Norvegjisë. Këtu keni disa ide se çfarë të shihni përgjatë bregdetit në tre ditë. Disa informacione të thjeshta: Nëse udhëtoni me makinë, kushtojini vëmendje rrugëve: ka shumë kthesa dhe pamjet marramendëse mund t’ju shpërqëndrojnë. Mali i Zi, si shtet relativish i vogël, është ideal për pushime afatshkurtra. Kështu që, nëse planifikoni të kaloni një fundjavë ndryshe, konsideroni të vizitoni këtë vend. Bregdeti malazez është  shumë i bukur dhe me plot destinacione tërheqëse. Do të përqendrohem, sidoqoftë, vetëm në Kotorr e gjirin e tij, Budvën dhe Ulqinin. Kotorri dhe gjiri i ti Kotorri është destinacioni më i famshëm i Malit të Zi. Një qytet i bukur me mure i vendosur në fillim të gjirit më tërheqës të Ballkanit, Gjiri i Kotorrit. Nuk ndodhet shumë larg Dubrovnikut të famshëm dhe turistik. Mund të flas shumë për Kotorrin, por ju ftoj ta vizitoni e ta shikoni vet me sytë tuaj se sa magjepsës është. Vizitoni qëndrën historike Kotorri është një vend i bukur i ndërtuar me gurë. Shëtisni nëpër rrugët e qytetit karakteristik të vjetër që duket si një labirint i vogël. Katedralja e San Trifones, Kulla e Sahatit dhe Pallati Ducal janë sheshet më të bukura për t’u parë. Nëse ju pëlqen të ecni, vizitoni fortesën e Shën Svanit (1350 hapa) për të admiruar një pamje të qytetit që të lë pa frymë. Këshillë: Vizitojeni këtë vend të bukur sa më shpejt, përpara se të bëhet një destinacion i mbipopulluar. Budva dhe rrethinat E quajnë ndryshe “Miami i Malit të Zi” për shkak të jetës së natës. Megjithatë, Budva nuk është vetëm muzikë dhe klube nate, qyteti ka një qendër të bukur që meriton të vizitohet. Ky qytet me mur mesjetar është thjesht i mrekullueshëm. Pjesa e vjetër e Budvas, Stari Gradi, qëndron në një ishull i lidhur me tokën nga një rrip rëre. Qendra historike është një labirint me rrugë të ngushta që mund t’i bëni në këmbë, duke zbuluar sheshe të fshehura, kopshte dhe kisha të vogla. Budva është e famshme për shtëpitë dhe plazhet e bukura që e rrethojnë. Jashtë mureve ndodhet Plazhi i Budvas, i mahnitshë por shpesh i mbipopulluar. Rreth dy kilometra larg qendrës historike, në vend të plazhit të Budvas, keni plazhin e Jaz-it. Epiqëndra e Sea Dance Festival, një ngjarje muzikore që çdo verë gjallëron me muzikë netët e Budvas . Jo shumë larg Budvas ndodhet Sveti Stefan, një ishull i famshëm i kthyer në një vendpushim luksoz gjatë kohës së Marshall Titos. Mysafirët që e frekuentojnë shpesh këtë vendpushim luksoz, janë përgjithësisht të famshëm nga e gjithë bota, si Sophia Loren, Marilyn Monroe dikur, Monica Belluci etj. Ulqini Ulqini është qyteti i fundit përgjatë bregdetit të Malit të Zi para se të hyni në territorin shqiptar. Ulqini është një nga destinacionet më pak turistikë në Mal të Zi, kështu që çmimet janë më të ulëta se në qytetet e tjera. Nëse jeni duke kërkuar një destinacion pa shumë turistë, ku të pushoni, atëhere Ulqini është vendi për ju. Kuriozitet: 70% e popullsisë që jeton këtu, sipas hulumtimeve të fundit të censusit është me përkatësi etnike shqiptare. Qendra historike është e bërë nga rrugë prej guri, të rrethuara me ndërtesa të këndshme. Gjëja që do t’ju habisë më shumë në Ulqin, janë pamjet e papritura të detit Adriatik që duken nga rrugëkalimet e vogla. Pak para se të arrini qëndrën, mund të shikoni Mala Plazan (plazhi i vogël), të pushtuar nga banorë gjatë sezonit të verës. Në plazh ndodhet Xhamia e Peshkatarëve, një nga ndërtesat fetare më të bukura dhe të lashta të Ulqinit. Duke qënë se e mbylla me Ulqinin, mendoj se ia vlen ta vizitoni këtë vend vetëm për qëtësinë që të fal.
https://www.dua.com/sq/lengjet-me-te-mira-qe-ngadalesojne-plakjen/
Lëngjet më të mira, që ngadalësojnë plakjen
Kur bëhet fjalë për ngadalësimin e procesit të plakjes dhe për të pasur lëkurë më të re, lëngjet e freskëta janë mënyra më e mirë për t\’u furnizuar me vitaminat dhe mineralet, që nevojiten LËNGU I DOMATES Lëngu i domates është plot me antioksidues, sidomos me likopen. Ky pigment është ekspert në luftimin e radikaleve të lira (molekula që mund të dëmtojnë qelizat e shëndetshme, e sulmojnë sistemin imun dhe përshpejtojnë plakjen). Likopeni ndihmon për të pasur lëkurë më të fortë dhe më të butë. LËNGU I RRUSHIT TË KUQ Rrushi, lëvorja dhe farat, për shumë vite përdoren si nënprodukte kundër plakjes. Sekreti i tyre është në resveratrol. Është lloj i enzimës, që e hasim edhe te boronicat, manaferrat. Mënyra më e mirë për t\’i shfrytëzuar është atëherë kur kanë sezonin e tyre. Përgatitni lëng nga rrushi i kuq në shtëpi në blender, përfshini lëvoren dhe farat. LËNGU I SHALQIRIT Përkundër faktit se pos ujit shalqiri përmban shumë sheqer, në fakt ofron shumë vitamina, minerale dhe antioksidues. Shalqiri është i hatashëm për të hidratuar trupin, diçka që lëkurës fort i pëlqen. Mos harroni se përmban shumë vitamina A, një nutrient ky shumë i rëndësishëm për rigjallërimin e lëkurës dhe e mban me lagështi, lufton tharjen dhe rrudhat. LËNGU JESHIL Lëngu i lakrës jeshile është klasik, kur bëhet fjalë në ngadalësimin e plakjes. Gjethet janë të pasura me vitamina K, nutrient që është shumë i mirë në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe osteoporozës. Mos të harrojmë se lakra jeshile përmban shumë nutriente si: minerale, vitamina, fibra, aminoacide omega 3. LËNGU I SHEGËS  Një nga frutat më të mirë për ta pasur në shtëpi, kur e ka sezonin e vet është shega. Ju ndihmon në uljen e nivelit e koelsterolit të keq, i mirë për të luftuar bakteret në fshikëz apo veshka dhe ofron shumë në pakësimin e rrudhave. LËNGU I KIVIT  Ju rekomandojmë frytin e artë. Nëse e përzieni me një mollë dhe me pak limon, do të fitoni një lëng të hahatshim për të luftuar plakjen. Antioksiduesit e gjetur në kivi ndihmojnë lëkurën, që të jetë e fortë dhe parandalojnë formimin e atyre linjave klasike të buzëqeshjes. Përmban shumë vitamina C dhe E. Këto ndihmojnë në reduktimin e dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira.
https://www.dua.com/sq/plisi-shqiptar/
Plisi shqiptar – Karakteristikat e kapeles shqiptare
Plisi shqiptar, Kapelja me të cilën identifkohen shqiptarët, plisi, është trashëguar që nga kohët pellazgo-ilire. Për qindra vjet, me kapelën e bardhë mbi krye shqiptarët janë dalluar nga të tjerët. Shumë historianë e shpjegojnë faktin se plisi ka pasur rol të dyfisht dhe është parë si diçka më shumë se thjesht një kapelë. Plisi, kjo kapelë që e shihni çdo ditë e më rrallë mbi kokat e gjyshërve, vazhdon të këtë rëndësi të veçantë dhe simbolika e tij nuk është zbehur. Megjithatë, Plisi ka edhe disa karakteristika të cilat ndoshta nuk i keni ditur! Plisi duhet të ruhet gjithmonë i bardhë, sikur nderi Për shqiptarët, përveç përdorimit praktik, plisi shpreh edhe krenarinë kombëtare. Dikur është përdorur per tu mbrojtur nga të ftohtit, shiu e dielli i fortë. Mirëpo, plisi shpreh edhe krenarinë kombëtare, qëndresën, mosnënshtrimin ndaj pushtuesve të shumtë, pastërtinë morale si dhe ndershmërinë e popullit tonë. Të moshuarit, që e kanë bartur qysh nga mosha e fëmijërisë theksojnë faktin se pavarësisht rrethanave, një burrë shqiptar duhet të jetë i kujdeshëm që plisi mbi kokën e tij të jetë gjithmonë i bardhë. Edhe në rastet kur nuk mund të blihet një i ri, ai duhet të pastrohet në mënyrë konstante. Bardhësia shkon përtej simbolit të pastërtisë, sepse tregon edhe ndershmërinë e burrit shqiptar. Një kapele me shumë emra Ka mundësi që kur flisni për plisin përdorni fjalë të tjera si kësulë, qylah, qylaf, qeleshe, kapicë etj. Secili nga emërtimet varion nga cila krahinë e trojeve shqiptare vini. Megithatë, emërtimi kryesor,  ‘Plis’ rrjedh nga gjuha e vjetër greke “pilos”, që do të thotë kapelë e zbrazët apo boshe. Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe fjala plis ka kuptimin e një cope jo të endur, por që bëhet me lesh të shkelur mirë dhe të larë disa herë me sapun. Punimi i plisit, art më vete Qeleshepunues quhen të giithë ata zejtarë që merren me punmin e plisit. Duke filluar që nga leshi që quhet cohë, e deri në formën finale, atë të kapelës së rrumbullakët. Dikur çdo çarshi e çdo qyteti shqiptar kishte të paktën një të tillë, por kjo gjë tashmë ka ndryshuar. Punëtorët e dyqaneve të qeleshepunuesve hasën çdo ditë e më rrallë. Këtë zejtari vazhdojnë ta ruajnë vetëm ata që e kanë traditë familjare. Si proces, punimi i plisit nuk është aspak i lehtë. Ai nis nga tjerrja e leshit, pastrimi me sapunë e deri të formësimi final. Është një punë që kërkon edhe forcë fizike por edhe përkushim deri në detaj. Arenat sportive, e ardhmja dhe plisi Ndonëse çdo ditë e më pak e shohim tek burrat shqiptarë në përditshmëri, plisin apo qeleshen e shohim sa herë ka ndeshje sportive. Tifozët kuqezi nja njëra anë në Shqipëri dhe Dardanët nga ana tjetër në Kosovë, në çdo ndeshje sportive, zbardhin stadiumet me plisat e tyre në kokë. Edhe tifozëria lokale e klubeve sportive të Prishtinës që prej disa vitesh funksionon me emrin Plisat. Me plisin, ata identifikohen edhe kur i ndjekin përfaqësueset tona sportive në paraqitjet  e tyre jashtë vendit. Kapelja e bardhë shërben si simbol identifikimi për Shqiptarët kudo që përdoret.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-se-si-te-forcojme-imunitetin/
Qysh me dite se si te forcojme imunitetin?
Qysh me dite se si te forcojme imunitetin? Teksa po i afrohemi stinëve të ftohta ka shumë rëndësi që ta forcojmë imunitetin tonë. Fatmirësisht janë disa fruta që na ndihmojnë shumë në këtë drejtim. Nëse i bëni pjesë të dietës tuaj të përditshme frutat që po i përmendim më poshtë imuniteti juaj do të rritet dhe gjasat do ta kaloni këtë vit pa ndonjë grip të vështirë do të rritet.  Shegë Konsiderohet super frutë, e njohur për vetitë e saj antioksidante. Shega (si të gjitha frutat me ngjyrë të kuqe) është veçanërisht e pasur me anthocyanins që luftojnë radikalet e lira. Përgjegjëse për plakjen dhe sëmundje të tilla si kanceri. Është gjithashtu shumë e pasur me vitaminë C dhe minerale të tilla, si: kalium, hekur, kalcium dhe magnez. Portokall Një minierë e vërtetë e vitaminës C. Portokallet forcojnë sistemin imunitar dhe na mbrojnë nga veprimi i viruseve dhe baktereve. Por përveç kësaj, ato janë të pasura me antioksidantë që pengojnë radikalet e lira dhe substancat që bllokojnë toksinat e prodhuara nga ushqimi i papërshtatshëm. Kivi Burimi i fibrave dhe vitaminave C dhe K, që ndihmojnë në koagulimin. Kivi është gjithashtu një minierë kaliumi që kontribuon në shëndetin e zemrës dhe po kështu që nxit thithjen e hekurit dhe bakrit Mandarina Përveç të qenit shumë ta pasura me vitaminë C, mandarina dallohet si një një burim i çmuar i mineraleve, të tilla si kaliumi. Është ndër frutat më të përshtatshëm për t’u çlodhur sepse është e pasur me barominë (një substancë që promovon gjumin). Gjithashtu ndihmon rregullsinë e zorrëve sepse janë të pasura me fibra. Dardha Të pasura me polifenole që parandalojnë veprimin shkatërrues të radikaleve të lira, dardhat gjithashtu përmbajnë një sasi të lartë të kaliumit. Ato ndihmojnë në mbajtjen e presionit arterial dhe fibrave nën kontroll, po kështu rrisin ndjesinë e ngopjes dhe ndihmojnë në mirëfunksionimin e zorrëve.
https://www.dua.com/sq/familje/
Familje – Pesë këshilla
Familje, si të gjithë njerëzit, edhe familjet janë unike në mënyrën e vet. Mirëpo të gjithve na bashkon një gjë: Dëshira për të pasur një jetë e një familje të shëndoshë dhe të lumtur. Mirëpo si arrihet kjo gjë? Çfarë duhet të bëjmë që të kemi një familje të lumtur dhe të shëndoshë? Përgjigja e shkurtë është: Duhet të bëjmë plotë gjëra të vogla. Kurse përgjigjen e gjatë po përpiqemi ta japim më poshtë. Krijoni rregulla për të cilat të gjithë jeni dakord Që gjërat në një familje të funksionojnë mirë ju duhet të keni rregulla. Kjo është e vetmja mënyrë që siguron mbarvajtje të jetës familjare. Mirëpo për këto rregulla duhet të bini dakord të gjithë anëtarët e familjes. Kur po flasim për rregulla po mendojmë prej nga më të thjeshtave. Në një familje të shëndoshë ka ndarje të përgjëgjësive. Ka orarë pastrimi, furnizimi, mirëmbatjeje, etj. Në një familje të tillë të gjithë japin kontributin e tyre dhe kjo siguron harmoni familjare. Bëhuni prindër ‘cool’ Kur keni qenë të vegjël saherë keni menduar se kur të rriteni ju do të bëhëni prindërit më të mirë në botë? Epo atëherë është koha të bëheni të tillë. Me fjalë të tjera, bëhuni prindër cool. Komunikoni me fëmijët tuaj. Jepjuni atyre lirinë e nevojshme në jëtë. Mirëpo edhe përgatitni ata për jetën që i pret. Ju ndërtoni një familje të shëndosh vetëm kur rrisni fëmijë që janë në gjendje t’ja dalin vetë në jetë. Kaloni kohë së bashku, në shtëpi Familjet e lumtura kalojnë kohë së bashku. Ato e shijojnë jetën familjare. Rutinën e darkës kur të gjithë mblidhen rreth tavolinës. Apo mbrëmjet e kaluara bashkë duke parë televizor e duke biseduar. Prandaj mos e lini vetën t’ju marr malli për shtëpinë tuaj por kaloni sa më shumë kohë së bashku në ambientin që është foleja e juaj. Aty ku jeni plotësisht vetja dhe të qetë. Aty ku mund të shijoni qetësinë dhe harmoninë familjare. Ndonjëherë tregohuni të hapur edhe për aventura Pa marrë parasysh cila është mosha juaj, apo sa të lodhur e të ngarkuar jeni më punë, ju si familje duhet të gjeni kohë për argëtim. Duhet të përpiqeni që të kaloni kohë së bashku edhe jashtë shtëpisë. Qofshin pushime të gjata apo qofshin edhe vikende të kaluara në natyrë. Provoni t’i bëni së bashku notin, peshkimin, ose lundrimin. Apo edhe shëtitjet me biçikleta, plazhin ose kampingun. Aktivitete të tilla do t’ju argëtojnë dhe t’ju shlirojnë mendjen. Krijoni tradita familjare Traditat janë një nga gjërat më të bukura që i lidhin njerëzit mes vete. Prandaj një familje e lumtur dhe një familje e shëndoshë kanë tradita. Përveç festave fetare që ndoshta i festoni, krijoni tradita tuaja personale. Mënyra unike se si i festoni ditëlindjet. Apo ndonjë traditë speciale për mëngjeset e së dieleve. Për shembull, mbillni nga një pemë për secilin fëmijë. Si prindër shkruani fëmijëve letra çdo fundvit, etj. Krijoni ndonjë traditë që lidhet, ta zëmë, me përfundimin e verës dhe rikthimin e angazhimeve, etj. Këto gjëra të vogla dhe unike do të kenë rëndësi të madhe për ju pas një kohë. Katër gjëra që duhet t’i bëni para se të krijoni familje Nëse jeni në një lidhje të gjatë dhe serioze është çështje kohe se kur ju edhe partneri do të filloni të flisni se kur të krijoni familje së bashku. Realisht ky është një diskutim emocionues për tu pasur pa marrë parasysh kur ndodh. Mirëpo para se të kaloni në këtë fazë të jetës janë disa gjëra që duhet t’i mendoni! Ka shumë rëndësi të dini se çfarë doni dhe të jeni gati për këtë proces.  Mirëpo a ndihet njeriu ndonjëherë 100% gati për një hap të tillë? Cilat janë hapat që i paraprijnë krijimit të një familjeje? Ne medojmë se më e rëndësishmja është të jeni në një mendim me partnerin tuaj. Për të arritur në një pikë të tillë, ne kemi disa këshilla për ju. Analizoni rrugëtimin personal Mendoni se ku jeni në jetën tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur? A keni përjetuar udhëtimin dhe  vetë-zbulimin që vjen me udhëtimin? A do të dëshironit të studioni më tej? Dhe, nëse po, a do të ishit në gjendje ta bënit atë me përgjegjësinë e shtuar të një familjeje? A jeni të kënaqur me karrierën tuaj?  Kurrë nuk do të vijë një kohë e përsosur për të krijuar një familje sepse askush nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Mirëpo nëse mendoni se keni një kontroll mbi jetën tuaj atëherë ndoshta është koha për të ja filluar të krijoni familje! Analizoni marrëdhënien me partnerin Pasi të keni analizuar rrugëtimin tuaj në jetë mund të drejtoheni kah partneri. Analizoni lidhjen tuaj. A keni bërë gjithçka që keni dashur si çift? A jeni të dy në të njëjtin mendim kur bëhet fjalë për fëmijët? Sapo një foshnje të futet në mes dinamika e marrëdhënies tuaj do të ndryshojë. A jeni gati për këtë? Bëni hulumtimin tuaj dhe sigurohuni që të dy të kuptoni se si do të ndryshojë jeta. Kuptoni nëse kjo është diçka që dëshironi të kaloni tani ose nëse preferoni që faza e muajit të mjaltit të zgjasë pak më gjatë. Gjë që është gjithashtu në rregull. Analizoni situatën financiare para se të krijoni familje Duhet të analizoni realisht situatën tuaj financiare. Të shihni nëse mund të përballoni të keni një fëmijë tani. Ata nuk janë një pagesë e njëhershme. Brenda disa viteve, ata do të duhet të shkojnë në shkollë dhe universitet. Do të kalojë një kohë e gjatë para se të fillojnë një punë dhe të fillojnë të kujdesen për veten e tyre. Ju duhet të shikoni seriozisht në opsionet e sigurimit të jetës tani më shumë se kurrë. Analizoni buxhetin dhe llogaritni shpenzimet tuaja. Bisedoni për rregullat e prindërimit Prindërimi është i paparashikueshëm. Shumë gjëra mund të ndryshojnë edhe në bindjet e tuaja lidhur me rritjen e fëmijës pasiqë ai të vije në jetë. Mirëpo ju mund të diskutoni me partnerin/en tuaj disa pika të trasha. Çfarë nuk do të toleronit? Çfarë stili prindërimi preferoni? P.sh diskutoni sa muaj pas lindjes ju si prindër preferoni të ktheheni në punë, apo çfarë sistemesh edukimi preferoni. Disa marrveshje paraprake do t’ju ndihmojnë kur të vije koha. Përgjegjësitë dhe përkrahja që ju duhet kur krijoni familje Nëse ju nuk jeni 100% të sigurtë se cilat janë përgjegjësitë tuaja prindërore, ne po përmendim disa prej tyre. Para se të krijoni familje duhet të siguroni një ambient të sigurt. T’i plotësoni fëmijës shumë nevoja që janë bazike. T’i ofroni atyre dashuri dhe kujdes të pakursyer. Të kultivoni vlera morale. Të jeni versioni më i mirë i vetës sepse ju jeni shembulli që ata do ta njekin. Mirëpo të gjithë prindërit kanë nevojë për një sistem të fortë të mbështetjës. Prandaj… Para se të krijoni një familje, ndërtoni sistemin tuaj të mbështetjes sa më shpejt që të jetë e mundur. Miq, prindër, forume diskutimesh. Kudo që të gjeni një lidhje në botën e prindërve me njerëz që mund t’ju japin këshilla dhe ju sigurojnë se nuk po shkatërroni jetën e fëmijës suaj. Prindërmi është aventurë. Sistemi juaj mbështetës dhe librat e prindërve janë një udhëzues i shkëlqyeshëm, por asnjë nga ato këshilla nuk do të jetë më i sakti për familjen tuaj. Sepse është familja juaj, e cila është e re, është unike. Mirëpo jemi të sigurtë se do t’ja dilni për mrekulli. Nga një çift në familje – A na ndryshon ardhja e fëmijës? E vërteta është se ju hyni në spital si çift dhe dilni prej aty si familje e vogël! E natyrshme që ardhja e fëmijës në jetë ju bën një familje. Mirëpo kjo ardhje ndërron dinamikën e çiftit përgjithmonë. Me lindjen e fëmijës nis një etapë e re. Një periudhë e gjatë e karakterizuar nga ndërrime dhe sfida të shumta. Megjithatë ju duhet ta prisni krahëhapur dhe ta  vlerësoni secilin moment! Pa dyshim se do të ja dilni. Mos u frikësoni nga ndryshimet Ndryshimet në jetën tuaj në fakt nisin qysh prej momentit kur merrni lajmin e mirë për fëmijën! Në atë moment ndërrojnë prioritet. Ndërron dinamika dhe ndërrojnë planet. Mirëpo mos u frikësoni aspak nga ky ndryshim! Mos harroni se ardhja në jetë e një fëmijë ju bën familje! A ka diçka më të vlefshme se familja? Në këtë artikull nuk po flasim për vështirësitë që sjellë kujdesi ndaj fëmijës. Ndërrimi i pelenave, ushqimi, pastrimi. Pastaj fjalët dhe hapat e parë. Apo sfidat në kopshtë. Po flasim për mënyrën si ndiheni ju si çift pasi ky ndërrim ndodhë. Ka shumë rëndësi që ju të vazhdoni të flisni për mënyrën se si ndiheni për njëri-tjetrin. Të vazhdoni të jeni përkrahës dhe t’i falni partnerit tuaj përkrahjen dhe dashurinë që meriton edhe kur më nuk do të jeni dy por tre ose më shumë! Nëse po bëheni baba për herë të parë mos harro këto gjëra Njësojë si për nënat edhe për baballarët, prindërimi është ndërrim i madh në jetë. Në mënyrë që të jeni bashkëshortë edhe prind i mirë mos harroni se partnerja juaj po përballet me shumë ndërrime. Ato janë jo vetëm fizike, psiqike dhe hormonale.Mos harroni gjithashtu se roli juaj si baba është shumë i rëndësishëm. Mos e shihni rolin tuaj në prindërim si dytësorë. Përpiquni të jeni prezent në kujdesin dhe rritjen e fëmijës qysh nga fillimi. Përpiquni të jeni partner i mirë për personin tuaj të zemrës. Mos harroni se bashkë me fëmijën do të rriteni edhe ju si çift! Nëse je nënë e re, mos harro se nuk je vet Për shumë vajza e gra të bërit nënë është një nga misonet më të rëndësishme e jetës. Nëse ju po bëheni nënë për herë të parë apo jeni bërë tashmë, mos harroni se nuk jeni vet! Mos hezitoni të pranoni ndihmë për fëmijen tuaj.  Mirpo as mos i lini dyshimet të ju mundin. Ju do të ja dilni dhe do të bëheni nënë shumë e mirë! Në këtë rrugëtim mos e sabotoni partnerin tuaj! Pranoni ndihmë nga ai. Mirëpo pse jo edhe nga të afërmit tjerë.  Mos i mohoni ndienjat tuaja. Pasiguritë e pas lindjes. Ndryshimet hormonale dhe depresionin. Flisni hapur me partnerin tuaj për këto vështirësi. Kuptoni se situata juaj është totalisht normale për fazën në të cilen ndodheni. Me kujdes dhe dashuri do t’i kaloni të gjitha sfidat e prindërimit! Mos harroni se para se të bëheshit prindër ishit çift Të kesh një fëmijë ndryshon përparësitë e tua dhe të jep më pak spontanitet dhe kontroll mbi jetën tënde. Para foshnjës tuaj, keni pasur më shumë kohë për nevojat e njëri-tjetrit dhe kënaqësi të ndërsjellë. Pasi të bëheni prindër, është e lehtë të humbasësh në rolet e tua të reja si nënë dhe baba. Prandaj është e rëndësishme të mbani mend që së pari keni qenë çift, pastaj jeni bërë familje. Në vend që ta shihni fëmijën tuaj si qendrën e botës tuaj, mendoni për ardhjen si një ngjarje që rrit jetën tuaj me bashkëshortin tuaj. Këtu janë disa gjëra për tu mbajtur në mend pasi lehtësoheni në prindëri: Konsiderojeni marrëdhënien tuaj si përparësi. Shumë ekspertë sugjerojnë që ju dhe partneri juaj të kaloni ca kohë së bashku, vetëm aju të dy. Ndonjëherë kjo mund të jetë vetëm një filxhan kafe ose një udhëtim në dyqanin ushqimor së bashku. Bini dakord me partnerin tuaj për t’i dhënë njëri-tjetrit kohë për vetën. Shumica e nënave të reja nidhen më mirë kur kanë pak kohë të lirë. Qoftë vetëm për të bërë një shëtitje, për të lexuar një libër, ose thjesht të ulen në paqe. Si të kaloni kohë cilësore me familjen tuaj këto ditë? E gjithë bota tashmë ka ndalur vrullin e saj, dhe prioritet është ndalja e përhapjes së virusit famëkeq. Tashmë, të mbyllur në shtëpi do kaloni një kohë cilësore me familjen tuaj. Kohë kjo që më parë ndahej midis miqve dhe punës. Miqtë dhe kolegët nuk i dihet për sa kohë nuk do t’i shikoni, ama familjen fatmirësisht do ta keni pranë. Në këto momente me siguri pyesni veten si të kaloni kohë cilësore me ta, tani që do të jeni 24 orë së bashku? Mund të jetë një fillim i vështirë, por na lejoni t’ju japim disa këshilla të vlefshme. Programoni ditët tuaja me familjen Programet kërkojnë kohë dhe përpjekje për t’u krijuar, por pasi t’i vendosni rregullat, do t’ju ndihmojnë në uljen e stresit. Këshilla e parë është krijimi i një orar të plotë ditor ose vetëm një orar të mëngjesit / pasdites kur të keni nevojë për të bërë punë të tjera. Në këtë mënyrë zvogëloni mërzitjen dhe ankthin e këtyre ditëve. Kemi disa sugjerime për orarin, që vlejnë të ndahen me ju: Arti dhe/ose muzika Lojëra argëtuese me anëtarët e familjes Aktivitetet mësimore Lexim librash edukativ dhe fantazi Punët e shtëpisë dhe sistemim Koha e ekranit Gatuani së bashku Organizoni kohën që shpenzoni në ekran Fëmijët tuaj ka të ngjarë të kalojnë më shumë kohë në ekran se zakonisht. Prandaj është në dorën e prindërve ta kufizojnë kohën në ekran. Ja disa sugjerime se si mund ta organizoni kohën që kaloni në ëkran Shikoni shfaqje, filma ose dokumentar edukativ përkundrejt shikimit të shfaqjeve argëtuese Konsumoni rrjete sociale në mënyrë konstruktive Lidhja sociale me anëtarët e familjes përmes lojërave Aplikacionet dhe teknologjia ofrojnë mënyra për të qëndruar të lidhur me ata që janë jashtë shtëpisë. Por, çdo ditë e javës gjithashtu ofron mundësi për momente domethënëse me familjen tuaj. Prandaj bëjini lojërat pjesë të ditës suaj Lojërat si ‘Mos u nxeh’ Mësojuni fëmijëve tuaj një recetë familjare Bëni një festë familjare Luaj një videolojë si familje Kaloni një natë me një film familjar Nëse kalojmë pak kohë cilësore me familjen duke krijuar momente domethënëse, lidhja me familjen tonë do të lulëzojë. Le t’i shfrytëzojmë këto ditë për të nxjerr prej tyre momente sa më pozitive. Në momentin kur ritmi i botës ndalet, le të bashkohemi më shumë me njerëzit tanë të dashur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sanduicin-monte-kristo/
Qysh me përgatit sanduiç Monte Kristo shumë lehtë?
Sanduiç Monte Kristo – a keni dëgjuar për këtë lloj sanduiçi? Përgatit nga përbërësit e zakonshëm diçka të pazakonshme dhe do të arrish të kesh kombinim magjik krokant, kore të arta nga jashtë dhe djathë të shkrirë nga brenda. Mund të themi që ai është hibrid i tostit francez dhe proshutës klasike të sanduiçit me djathë. Përbërësit: 4 feta buke për tost; 2 lugë majonezë; 1 lugë mustardë; 4 feta proshutë; 4 feta mish të tymosur gjeldeti; 2 feta emmentaler apo gauda; 2 vezë; 240 ml qumësht; 2 lugë gjalpë; sheqer pluhur. Përgatitja per një Sanduiç Monte Kristo Bukën për tost lyeni me majonezë dhe mustardë ose nëse dëshironi edhe me pak gjalpë e kripë. Pastaj radhisni djathin, proshutën, mishin e tymosur të gjeldetit midis dy fetave të bukës. Tundni vezët me qumësht dhe në to njomni sandviçin nga të dyja anët. Nxehni tavën, shtoni gjalpin dhe kur të shkrihet do të piqni sandviçët derisa të marrin ngjyrën e artë nga të dyja anët. Kur të jetë fërguar sandviçi, hiqeni nga pjata dhe priteni në formë diagonale. Qitni pak sheqer pluhur. Më të guximshmit mund t’i hedhin sipër mjaltë apo marmelatë nga dredhëzat, megjithatë gjithçka është në dorën tuaj. Shijojeni si dëshironi. Shërbeji menjëherë derisa të jenë të nxehtë. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-pergatit-per-nje-interviste-pune/
Qysh me u pergatit per nje interviste pune?
Qysh me u pergatit per nje interviste pune? A jeni gati për një intervistë pune? Me kalimin e kohës, pas shumë intervistave të ndryshme, do mësoni sa rëndësi ka mënyra si prezantoheni në intervistën e parë. Ndaj, nëse doni të shkëlqeni që në intervistën e parë të punës, ndiqni këto hapa: Vishuni në mënyrë profesionale si për një interviste të drejtpërdrejtë ashtu edhe në një intevistë në video, skype etc. Bëjini intervistat telefonike ose video telefonike në dhoma të qeta. Fikni celularin tuaj. Mbani një kopje të CV-së, stilolaps, letër dhe një gotë me ujë me vete. Për intervistat e bëra nëpërmjet telefonit: Qëndroni drejt që zëri të dëgjohet. Vendos kufjet dhe bëj prova para se të arrij orari zyrtar i intervistës. Mbani mënd se buzëqeshja mund “të dëgjohet.” Kërkoni për websitin e kompanisë, financat, prestigjin, 6 muajt e fundit të punës së tyre mediatike. Kjo tregon se jeni interesuar për vendin ku ndoshta do punoni. Përgatitu për këto pyetje të cilat do të të bëhen patjetër në çdo intervistë pune Më tregoni pak për veten tuaj. Përse doni ta lini pozicionin e punës që keni? Ose, përse e latë punën e fundit që kishit? Përse doni të punoni në këtë kompani? Ç’pritshmëri keni për rrogën? Si e kuptoni rolin e punës që po të ofrojmë? Mos harroni edhe.. Përgatisni 4 pyetje që dëshironi t’ia bëni intervistuesit në lidhje me dyshimet apo kërkesat tuaja. Mbani gjithnjë kontakt të drejtpërdrejt, sy më sy, dhe mos harroni të buzëqeshni. Dërgoni një e-mail Falenderimi 6-8 orë pas çdo lloj intervistë që bëni. Si përfundim, ju urojmë fat dhe mbani mend: Një intervistë është e një bisedë e dyanshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-trofta-te-marinuara/
Qysh me përgaditë trofta të marinuara e të pjekura në tavë?
Keni provuar trofta të marinuara? Jo vetëm që janë fantastike në shije, por pasi të gatuani këtë recetë nuk do doni t\’i gatuani troftat në mënyrë tjetër: Përbërësit për trofta të marinuara: 5 trofta Verë e kuqe Hudhër Majdanoz Limon Kripë Piper Vaj ulliri Përgatitja: Së pari pastrojmë troftat dhe i thajmë me letër kuzhine. Kriposini nga të gjijtha anët me shumë kujdes. Në masën e vajit të ullirit hidhni verë të kuqe, piper dhe kërtë përzierje hidheni mbi troftat. Futini në një enë, ose qese dhe lërini të marinohen me kujdes në vend të freskët për disa orë. Pasi të jenë marinua vendosini në tepsi dhe piqini. Ndërsa piqet, shtoni lëngun e marinimit sipër troftave dhe futini sërish në furrë të nxehur për tu pjekur në 180 gradë për 20 minuta. Në një enë tjetër hidhni vaj ulliri, uthull, majdanoz, hudhër të shtypur dhe limon. Përziejini miër dhe kur të nxirni troftat nga tava hidheni këtë përzierje sipër tyre. Shoqërojeni me verë të kuqe. Ju bëftë mirë! Informacion: Trofta është e përshtatshme për të gjitha llojet e gatimeve: tiganisje, valë, pickling, stewing, avullim, pjekje ne tave. Mishi i troftës mund të thahet dhe të shërbejë si meze për pije alkoolike.
https://www.dua.com/sq/si-te-heqim-turpin/
Si te heqim turpin – Ja disa keshilla per ty!
Si te heqim turpin – Ja disa këshilla për ty! Shumicës prej neve mund t’i ketë ndodhur që një person i afërt, qoftë shok apo shoqe të na thotë “Kam turp kur dal në takime”. Nëse ju jeni një nga këta persona, a keni qenë gjithmonë një person i ndrojtur? A shquheni si i tillë nga familja dhe shoqëria? Shumica e njerëzve e shohin turpin ose ndrojtjen si një cilësi të mirë, mirëpor kur bëhet fjalë për takime dashurie, kjo mund të jetë një pengesë e vërtetë. Mirëpo nuk është e gjitha bardh e zi! Si gjithmonë, ka zgjidhje. Ne do të përpiqemi t’i japim përgjigje kësaj pyetje kryesore. Si t’ja bëjë kur kam turp të dal në takime? Përgjigja më e mirë që mund të japim në këtë rast është përgatituni për atë takim! Nëse një person ju pëlqen në bisedë atëhëre turpi nuk është arsye për ta refuzuar ftesën. Thjesht punoni me vetën Qetësojeni vetën tuaj dhe përgatituni psiqikisht për atë takim. Mendoni për gjitha gjërat që dini rreth atij personi dhe arsyet se pse dëshironi të takoheni me të. Ndoshta për të shkruar deri te një lidhje serioze. Zgjidhni një vendtakim ku ndiheni rehat Nëse ju mundhësohet të zgjidhni vendtakimin atëherë gjithsesi zgjidheni një ambient në të cilin ndiheni mirë dhe është i njohur për ju. P.sh kafiterinë e preferuar, parkun e preferuar apo restaurantin e preferuar. Aty ku ju ndiheni më rehat. Mos u stresoni për pamjen tuaj Vishni një palë rroba që i keni veshur edhe më herët qe dhe ju rrisin vetbesimin. Kësisoj do të jeni më rehat sepse e dini si ju rrinë dhe nuk do të brengoseni shunë për pamjen. Përgatisni disa tema për të cilat do flisni Që të mos ju zë në befasi personi tjetër, përgatisni disa tema për të cilat jeni në gjendje të flsni. P,sh, hobit, profesioni, muzika e preferuara. Mendoni edhe ndonjë pyetje të lezetshem që doni t’ja bëni personit me të cilin dilni në takim. Pse ndruhen disa persona për të dal në takime? Nëse jeni një person natyrshëm i turpshëm, apo njihni një person të turpshëm, kuptojeni se takimet mund të duken të frikëshme për disa arsye: Sepse është një aktivitet një me një, i cili mund t’ju lërë të ndiheni nën presion për të kryer bisedën. Frikësoheni mos ngeleni pa fjalë. Mund të çojë në një diskutim të temave personale, të cilat mund të jenë shqetësuese për shumë njerëz të ndrojtur. Mund të shqetësohesh nëse personi me të cilin keni dal po krijon një mendim të keq për ty. Mendon se nuk je i aftë të bësh një bisedë të mirë dhe argëtuese, prandaj ke frikë se personi tjetër do të mërzitet. Të gjitha këto arsye mund ta bëjnë takimin një perspektivë të frikshme për dikë që është i ndrojtur. Dil nga zona e rahatisë! Ashtu si nëper filma, për njerëzit e ndrojtur, të flasësh me njerëz të rinj mund të jetë sfiduese. Por nëse jeni i ndrojtur dhe përpiqeni të dilni në takime dashurie, mund të duket e pamundur! Megjithatë të jeni të bindur se nuk është ashtu. Ndrojtja jo gjithmonë e bën takimin të pakëndshëm. Mendoni për ndrojtjen jo si një fakt, jo si “Ashtu si jam” – por si diçka që mund të pakësohet me kalimin e kohës në raport me atë person. Në planin afatshkurtër, shmangia e takimit mund të duket si një lehtësim i madh. Sidoqoftë, në planin afatgjatë, shmangia e vazhdueshme mund të çojë në një jetë të pakënaqur dashurie dhe mund të çojë në vetmi, dëshpërim dhe vetëvlerësim negativ. Prandaj mos ja bëni vetës këtë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-rrudhat-rreth-syve/
Qysh me i largu rrudhat rreth syve?
Rrudhat rreth syve fillojnë të shfaqen duke u shkaktuar nga faktorët gjenetik që reduktojnë kollagjenin dhe elasticitetin  lekurës. Ka lloje të ndryshme të kremave që ndihmojnë apo parandalojnë shfaqjen e rrudhave rreth syve. Mirëpo këto duhet përdorur mbi moshën 25 vjeqare. Nëse rrudhat fillojnë të shfaqen në moshë më të hershme atëherë merrni një sasi të vajit të kokosit organik dhe masazhoni zonën rreth syve. Përsëritni  secilen ditë këtë procedurë. Vitaima E per rrudhat rreth syve Vitamina E është një komponim kimik dhe një antioksidant i fuqishëm. Kjo do të thotë se ai mund të luftoj radikalaët të cilët kontribojnë në mplakjen e lëkurës. Antioksidantët mund të reagojnë me radikalët në molekulat e trupit, duke parandaluar reaksionin zinxhiror i cili shpie deri te dëmtimi i këtyre molekulave. Ata bëjnë neutralizimin e radikaleve pa dëmtuar indet tuaja dhe me këtë ndihmojnë në reduktimin e shpejtësisë me të cilën shfaqen rrudhat. Vitamina E gjithashtu ndihmon në luftimin e pezmatimeve dhe është hidratuese. Kjo do të thotë se blerja e produkteve të cilat përmbajnë vitaminë E është një zgjidhje e mirë për personat me lëkurë të ndjeshme dhe rrudhat rreth syve. Kremat kolagjene & kremat pro-kolagjen Kolagjeni është një proteinë natyrale. Ai gjendet në lëkurën tonë dhe i jep asaj elasticitetin dhe qëndrueshmërinë. Lëkura e një bebeje është e mbushur me kolagjen, mirëpo me kalimin e kohës, ritmi me të cilin prodhohet kolagjeni zvogëlohet. Kjo është si pasojë e procesit të mplakjes, mirëpo edhe si pasojë e zgjedhjeve tona. Si p.sh pirja e duhanit dhe rrezitja në diell reduktojnë prodhimin e kolagjenit. Për këtë arsye, kolagjeni përmendet në shumë krema kundër rrudhave. Fatkeqsisht, nuk është kaq e thjeshtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-dobesu-duke-ngrene/
Qysh me u dobësu duke ngrënë?
Në shumicën e dietave numri dhe sasia e ushqimeve që konsumohet është e pakët. A dëshironi të dobësoheni duke ngrënë më shumë? Zgjedhja e ushqimeve me kalori të pakta do t’ju ndihmojë të dobësoheni dhe të kontrolloni urinë tuaj. Dietat e dobësimit të planifikuara mirë përdorin konceptin e intensitetit të energjisë për të mundësuar dobësimin dhe ruajtjen e kësaj peshe për një kohë të gjatë. Intensiteti i energjisë është numri i kalorive të gjendura në sasinë e një produkti specifik. Kjo do të thotë se edhe te një pjesë e vogël e ushqimeve të pasura me këtë intensitet ka shumë kalori. Dhe anasjelltas, në shumë produkte të pasura me një intensitet të ulët energjie ka më pak kalori. Nëse dëshironi të dobësoheni, objektivi juaj duhet të jenë produktet me intensitet të ulët energjie. Në këtë mënyrë do të ndiheni më të ngopur me pak kalori. Rrushi i thatë dhe rrushi natyral është një shembull i mirë. Rrushi i thatë ka një intensitet të lartë energjie dhe një tas me rrush të thatë përmban 434 kalori ndërsa rrushi si frutë ka intensitet të ulët energjie dhe një tas me rrush përmban 104 kalori. Tre faktorë përcaktojnë intensitetin e energjisë së ushqimeve: Uji: Shumë fruta dhe perime përmbajnë shumë ujë. Por uji shton vetëm peshën e frutit, nuk shton kaloritë. P.sh 90 % e grejfrutit është ujë. Gjysmë grejfruti përmban vetëm 39 kalori. Edhe karota e freskët përmban 88 % ujë. Një gjysmë tasi me karota përmban 25 kalori. Fibrat: Produktet e pasura me fibra zgjasin kohën e tretjes së ushqimit dhe do t’ju ngopin me pak kalori. Shembulli klasik i këtyre janë frutat, perimet dhe drithërat. Yndyra: Ka një intensitet të lartë energjie. Shikuar nga sasia e kalorive një lugë çaji më gjalpë është e barabartë me dy tasa brokoli. Shumica e pemëve dhe perimeve nuk përmbajnë shumë yndyrë. Ndërsa produktet e qumështit dhe lloje të ndryshëm mishrash apo produktet të cilave u shtohet yndyrë përmbajnë shumë kalori. Nuk është aspak e lehtë të ndryshosh stilin e jetesës dhe mënyrën e ushqyerjes por është i lehtë krijimi i një plani ushqyes duke përdorur konceptin e intensitetit të energjisë. Për të kuptuar intensitetin e energjisë së ushqimeve mund të shfrytëzoni kategoritë e piramidës së kilogramëve të shëndetshëm: Perimet: Shumë perime përmbajnë pak kalori por peshojnë më shumë. P.sh. për të konsumuar më shumë sallatë të gjelbër, bishtajë, brokoli dhe kungull përdorni brumëra me perime të shtypura në vend të soseve me djathë apo yndyrë. Pakësoni sasinë e mishit në pjatë dhe shtoni porcionin e perimeve. Ndërmjet vakteve mund të hani perime të freskëta. Pemët: Pothuajse të gjitha pemët janë të shëndetshme. Pemët e freskëta, të ngrira apo konserve janë të mira nëse nuk u shtohet sheqer. Por lëngjet e frutave dhe pemët e thata janë të pasura me intensitet të lartë energjie. Karbohidratet: Karbohidratet gjenden te drithërat, orizi, buka dhe brumërat. Drithërat janë zgjedhja më e mirë, sepse janë të pasura me fibra dhe kanë vlera ushqyese. Konsumoni bukë të përgatitur me miell gruri, brumërat me miell gruri, elbin dhe orizin ngjyrë kafe. Proteinat: dhe produktet e qumështit janë me natyrë bimore dhe shtazore. Zgjedhja më e mirë për sa i përket produkteve me intensitet të ulët energjie janë produktet me shumë proteinë dhe pak yndyrë, kalori. Këta janë fasulja, bizelja, thjerrëzat, peshku, mishi i bardhë pa lëkurë, produktet pa yndyrë të qumështit dhe e bardha e vezës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-gjelle-me-bizele-patate-dhe-karrota/
Qysh me përgatit gjellë me bizele, patate dhe karrota?
Per nga shija kjo gjelle te kujton pranveren… bizelet e sapodala, te vogla, te cilat shoqerohen mrekullisht me patatet dhe karrotat dhe aromatizohen me koper te fresket. Kur eshte sezoni i tyre, une ble 5 apo 6 kg, i qeroj, i ndaj neper racione me nga 250gr dhe i fus ne ngrirje ku mund te ruhen edhe per 1 vit. Mund te blini edhe bizelet e ngrira qe gjeni neper raftet e akullit ne supermarket, te cilat jane po aq te shijshme sa ato te fresketat (gjithmone duke supozuar qe nga momenti i vjeljes deri ne ngrirje nuk ka kaluar me shume se 2 ore)! Racione: 4 persona Kohë: 75 minuta Vështirësi: e thjeshtë Përbërësit: 300gr mish viçi, te ndare ne 4 racione ose ne copa te vogla 250gr bizele te ngrira (ose te fresketa) 3 patate, te ndara ne 6 pjese 3 karrota, te prera ne feta 2 qepe te njoma, te prera holle 1 dege selino, e prere holle 1 luge gjelle koncentrate domatesh vaj ulliri kripe piper te zi te sapobluar koper e fresket, e grire imet ​Përgatitja: Ne nje tenxhere gjelle me bizele kaverdisim ne vaj ulliri qepen dhe selinon, shtojme mishin dhe e skuqim per pak minuta duke e kthyer nga te gjitha anet. Shtojme rreth 1.5 liter uje, koncentraten e domateve, kripe, dhe i ziejme per rreth 1 ore ne tenxhere normale apo gjysme ore ne tenxhere me presion. Shtojme se fundi edhe perimet: bizelet, karrotat, patatet, bashke me kopren e grire dhe i ziejme akoma edhe per 10-15 minuta.  Nese gjella ka dale shume e lengshme, e leme te zieje derisa te arrijme trashesine e deshiruar. E sperkasim me pak vaj ulliri dhe piper te zi te sapobluar dhe e sherbejme te ngrohte.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-shmange-mikrobet-nga-femijet/
Qysh me i shmangë mikrobet nga fëmijët?
Nuk ju duhet të bëni luftë mikrobesh për të mbajtur familjen të mbrojtur nga sëmundjet e viruseve. Hapa bazike shumë të rëndesishëm: Mësoni fëmiun tuaj që të lajë duart në këto momente kyçe: pas shkuarjes në banjo, pas përkëdheljes së kafshëve, pas argëtimit-lojës jashtë shteëpisë dhe para ngrënjes. Bëjeni larjen e duarve në mënyrë të drejtë: me sapun dhe ujë, që zgjat 20 sekonda për tu fërkuar, aq sa për ti mbytur mikrobet. Merrni me vete shishen e shamponit të duarve me vete gjatë vizitës së kopshteve të lojërave, dhe vendeve tjera ku mund të ju përlyhen duart. Siguroni që të pastroni çdo pjesë të dorës, duke përfshirë edhe nën thonjët, nëse është e mundur. Pas përgaditjes së ushqimit, lani duart me ujë të ngrohtë dhe sapun, dhe sipas mundësisë me ndonjë dezinfektantë. Bakteriet shpesh gjenden në mishrat e papjekur – përfshirë kampilobakterin, salmonellën dhe E.colin – që janë më të rrezikshëm se ndonjë bakterie tjetër që mund ta keni në shtëpi. Lani prerjet apo të gërvishturat e vogla me sapun dhe ujë. Aplikoni ndonjë lëng antibakterial, vendosni fashën dhe ndërroni fashën çdo ditë derisa të shërohet plaga. Sigurohuni që fëmijët ti marrin në kohë vaksinat dhe merrni në konsideratë vaksinën e gripit çdo vit. Fëmiu shkollor i cili është i vaksinuar kundër gripit është më pak i prirur që të bie në shtëpi ndonjë virus nga i cili mund të infektohet e tërë familja. Nëse dikush në shtëpi është i sëmurë, ndaloni një moment për të pastruar rrezet e dyerve, pilotin e TV-së, lodrat, dhe gjërat tjera që mund të prek fëmiu juaj gjatë ditës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cilat-jane-ushqimet-qe-ju-bejne-mire-pas-nje-hangover-i/
Qysh me ditë cilat ushqime ju bëjnë mirë pas një Hangover-i?
Me siguri keni dëgjuar ose keni provuar disa simptomat e zakonshme të një hangover-i, të cilat përfshijnë dhimbje të fortë koke, gojë të thatë dhe stomak të acaruar. Nëse e keni tepruar me alkoolin një natë më parë, ja disa ushqime që mund t’ju ndihmojnë të lehtësoni simptomat tuaja: Ujë arrë kokosi Megjithëse, dehidrimi nuk laun një rol aq të madh në hangover siç mendohej më parë. Sipas studimit të vitit 2020, alkooli është një diuretik, që do të thotë se ndoshta keni pak lëngje në mëngjesin pas dehjes. Pijet sportive janë gjithashtu të mira për të rimbushur elektrolitet e humbura. Mjalti  Ky ëmbëltues natyral është një formë e pastër e një sheqeri të quajtur fruktozë. Ka studime të vjetra në literaturën mjekësore që mbështesin efektin e fruktozës në pastrimin e alkoolit nga qarkullimi i gjakut më shpejt. Agave dhe frutat si mollët apo rrushi janë gjithashtu të larta në fruktozë. Ato mund t’ju ndihmojnë në uljen e simptomave të hangover-it. Vezët Ngrënia e një veze ose dy mund t’ju ndihmojë me reduktimin e simptomave të hangoverit. Ky ushqim i mëngjesit është i pasur me një aminoacid të quajtur L-cisteinë. Ai mund të ndihmojë në prishjen e acetaldehidit, një nënprodukt toksik i alkoolit. Përfshini edhe mishin e shpendëve, viçit ose drithërat. Bananet Përveç se janë një burim i mirë i kaliumit, bananet përmbajnë shumë vitaminë B6, e cila mund përgjysmojë simptomat e hangoverit. Bananet plotësojnë magnezin dhe kaliumin, të cilat janë elektrolite që reduktohen ndjeshëm nga pirja e tepruar e alkolit. Mund të merrni B6 edhe nga mishi i pulës dhe patatet.  Xhinxheri Kjo rrënjë pikante, e cila ishte një përbërës tjetër në eliksirin e studimit, përmban antioksidantë që mund të ndihmojnë në qetësimin e të përzierit dhe të vjellave që vijnë nga hangover-i. Një çaj xhinxheri jo vetëm që do t’ju hidratoj, por edhe do t’ju reduktoj këto simptoma të padurueshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-melci-pule-me-patate/
Qysh me përgatitë mëlçi pule me patate – një recetë e shpejtë!
Mëlçi pule me patate janë një kombinim tepër i shijshëm, ndaj po ju sjellim një recetë të thjeshtë, të shpejtë, por edhe shumë të shëndetshme. Përbërësit për mëlçi pule me patate: 1 kg mëlçi pule me zemra 1 qepë të prerë në feta 2 lugë gjelle gjalpë 2 gjethe dafine 1 shkop kanelle 2 lugë gjelle miell 1 filxhan lëng pule Kripë dhe piper 2 patate të prera dhe të skuqura Përgatitja: Para se të filloni përgatitjen mos harroni të pastroni me shumë kujdes të brëndshmet e pulës, mëlçin dhe zemrat. Këto të fundit zakonisht kanë gjak të mpiksur në to, ndaj pastrojini një për një. Patatet mund edhe të mos i skuqni, pra prijini në kubikë dhe shtojani përzierjes. Nxehni gjalpin dhe shtojini gjethen e dafinës, shkopin e kanellës dhe trazojeni bashkë me qepën e prerë në feta derisa të zbuten. Kujdes qëndroni mbi tigan që të mos ju digjen. Shtoni mëlçinë dhe zemrat e pulës, kripë dhe piper dhe trazojini sërish. Gatuajini në nxehtësi mesatare derisa mëlçia të marrë ngjyrë dhe të fillojnë të shfaqen lëngjet e saj. Shtoni lëngun pule dhe patate e skuqura, nëse dëshironi, patatet prijini në kubik dhe mos i skuqni fare. Mos e lini mëlçin të thahet, por mbajeni gjithnjë me shumë lëng. Hidheni miellin në një enë dhe shtojini një filxhan ujë dhe pastaj trazojeni që të shkrij e hidheni në tigan. Ziejeni të gjithë masën derisa të bëhet gati gjithçka. Shërbejeni të nxehtë me Oriz të vermiçelit. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mbajte-diete-me-lakra/
Qysh me mbajtë dietë me lakra?
Me dietën me lakra turshi mund të humbni madje edhe 2 kilogramë për katër ditë. Për këtë dietë më të preferuarat janë sallatat, mirëpo, duke pasur parasysh që dieta zgjat vetëm 4 ditë, ia vlen ta provoni – nëse për asgjë së paku e dini që keni bërë diçka të dobishme për shëndetin tuaj. Dita e parë Mëngjesi: 175 gr djathë të payndyrshëm dhe një fetë bukë integrale Dreka: garniturë të bërë nga 200 gr lakër turshi dhe 100 gr mish gjedhi + një dardhë Darka: sallatë prej 150 gr lakër turshi, 4 rrepanë të mëdhenj, ½ e rrepanit të bardhë dhe ½ e kastravecit. Dita e dytë Mëngjesi: sallatë nga një banane (e prerë në rrathë), 15 ml jogurt i payndyrshëm dhe 1 lugë. Gjatë natës kokërrza të njomura tërshëre Dreka:  supë prej 200 gr lakre turshi, 100 ml çorbë nga perimet dhe 50 ml lëng molle. Shtoni 2 speca të kuq (jo djegës) 5 minuta para se të bëhet gati supa Darka: sallatë prej 200 gr lakre turshi dhe 15 gr peshk të zier të cilin ju e preferoni dhe në tërë këtë e hidhni në lëng limoni. Dita e tretë Mëngjesi:  sallatë prej 1 portokalli dhe 15 gr djathë të payndyrshëm në të cilin duhet të jenë të shpërndarë farëra luledielli (1 lugë) Dreka: 150 gr peshk të fërguar dhe 15 gr. lakra turshi Darka: krepa nga mielli integral dhe një patate e zier dhe sallata të jetë e përgatitur nga 100 gr lakër turshi të prerë në katrorka dhe mbi të shpërndani vaji ulliri. Dita e katërt Mëngjesi: një fetë bukë integrale, 50 gr djathë + një mollë Dreka: 200 gr mish viç i pjekur në skarë (mund të jetë edhe mish gjeldeti) dhe 150 gr lakër turshi – të zier pak + rrathë ananasi (2-3) Darka: sallatë nga domatet, 100 gr lakër turshi.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-zbokthin/
Qysh me largu zbokthin?
Zbokthi është një problem që proekupon shumë njerëz. Ashtu edhe pyetja ‘Qysh me largu zbokthin?”.  Shumë prej tyre janë të mërzitur, apo të zhgënjyer nga jo efikasiteti i shumë shamponëve. Në qoftë se ky është rasti juaj, atëherë ju sjellim disa këshilla se si të heqni zbokthin në mënyrë natyrore. Uthulla e mollës Aciditeti i uthullës së molles ndryshon pH e kokës tuaj dhe në këtë mënyrë parandalon. Prandaj ju mund te tretni dy lugë uthull molle në një shishe me ujë dhe t’i shërpani flokët me të në fund, pasi t’i keni pastruar is zakonisht, me zbutës. Soda largon zbokthin Lagni flokët dhe me me pak sode buke, fërkoni rrënjët e flokëve. Bikarbonati i natriumit ndihmon në zhdukjen. Praktikojeni këtë dy herë në javë për rezultate më të dukshme. Vaj kokosi Vaji i mrekullueshëm i kokosit është edhe përgjigje për pyetjen “Qysh me largu?”.Merrni 3-5 lugë vaj kokosi dhe masazhoni kokën tuaj me të. Pra, lëreni atë brenda natës dhe në mëngjes lani flokët tuaj me shampo të butë. Limoni Masazhoni kokën duke përdorur dy lugë lëng limoni, dhe pastaj lajeni. Pastaj merrni një lugë gjelle lëng limoni, përzijeni me një gotë ujë dhe aplikoni këtë përzierje në flokët tuaj pasi ti bëni me shampon. Aciditeti i limonit do të ndihmojë për të balancuar pH e kokës suaj, e cila do të ju zvogëlojë zbokthin. Hudhra Hudhra është efektive kundër kërpudhave dhe është e përkryer për të eliminuar bakteret që shkaktojnë zbokthin. Masazhoni kokën tuaj me qepë të grimcuara dhe mjaltë. Pastaj lani flokët tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pastru-fytyren-para-gjumit/
Qysh me ditë disa këshilla për me pastru fytyrën para gjumit?
Për me pastru fytyrën para gjumit duhen disa sugjerime nga profesioniste. Janë disa këshilla që duhet t’i ndjekësh çdo mbrëmje për të pasur një fytyrë të pastër dhe të shkëlqyeshme çdo mëngjes. Lëkura e fytyrës është shumë e ndjeshme dhe është e rëndësishme për të respektuar disa rregulla çdo natë. Për me pastru fytyrën para gjumit ndiqni këto udhëzime:  Pastro duart në fillim Nëse duart nuk janë të pastra me pastru fytyrën, një numër bakteresh bëhen shkak për të qarkulluar edhe në fytyrë. Këshillohet sapun antibakterial. Pastro grimin me pambuk Pastro grimin me pambuk që të kesh fytyrë të patër. Laje fytyrën me ujë të ngrohtë Nëse e lan fytyrën me ujë të ftohtë, atëherë poret mbyllen duke bërë kështu që pastrimi të mos jetë i thellë. Por edhe uji shumë i ngrohtë e than shumë lëkurën. Ndaj këshilla është pak i vakët. Përdor produktin për pastrim Mjafton vetëm një pikë nga produkti dhe me lëvizje rrethore me mollëzat e gishtave bëj edhe një masazh duke ndihmuar qarkullimin e gjakut në fytyrë. Përdor një peshqir të pastër Një peshqir i lagur i butë është ideal për të fshirë lehtësisht fytyrën. Fillo nga balli, hunda, mjekra dhe faqet. Mos përdor forcë, qëllimi është vetëm të heq ësh qelizat e vdekura. Shpërlaje fytyrën Këtë herë shpëlaje fytyrën me ujë të ftohtë, pastaj fshije sërish lehtë me peshqir për ta tharë lagështirën nga fytyra. Pastro grimin e syve Pastro sytë me produktin për pastrimin e fytyrës, nëse ka mbetur lapsi apo rimeli që mund të shkaktojnë irritime.
https://www.dua.com/sq/aktivizimi-i-internetit-ne-ipko/
Aktivizimi i internetit ne IPKO
Doni te dini si mund te behet Aktivizimi i internetit ne IPKO? Për të kontrolluar llogarinë tuaj të MB duhet të shtypni *900#, ku më pas do të shfaqet shuma totale e MB. Pastaj nese doni te mbushni telefonin tuaj me MB ju mund ta beni kete online permes My IPKO ku duhet te transferoni parate, pas transferimit te parave ju duhet te shtypni *900*(Numri i MB)#. Keshtu ju do te transferonit ne kredine tuaj MB te internetit ne telefonin tuaj ne platformen IPKO.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-llojet-e-kokedhimbjes/
Qysh me i dite llojet e kokedhimbjes?
Dhimbja e kokës mund të shoqërohet me dehidratim, lodhje e simptoma të tjera.  Mirëpo llojet e kokëdhimbjes dallojnë nga njëra-tjetra. Njerëzit mund të mendojnë se thjesht e kanë nga lodhja, por këto të fundit mund të paralajmërojnë dhe praninë e një sëmundjeje. Ekzistojnë katër lloje kryesore të dhimbjes së kokës dhe secila prej tyre mund të thotë diçka për shëndetin, por e rëndësishme është të dalloni dhimbjet nga njëra- tjetrën. Dhimbje koke shkaktuar nga tensioni Një dhimbje koke tensioni është lloji më i zakonshëm i dhimbjes së kokës. Ajo ndjehet si një dhimbje e vazhdueshme ose presion rreth kokës, sidomos pas kokës dhe qafës. Ekspertët besojnë se kjo lloj dhimbje koke mund të shkaktohet nga tkurrja e qafës dhe muskujt, e cila mund të jetë një përgjigje ndaj stresit. Migrenë Migrena prek rreth 38 milionë burra, gra dhe fëmijë vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Migrena është më shumë se vetëm një dhimbje koke dhe shoqërohet me të vjella, marramendje, ndjeshmëri ekstreme ndaj dritave dhe erës. Dhimbja te zona e syve Kjo dhimbje zakonisht prek zonën e syve dhe prek më shumë meshkujt sesa femrat. Shkaku është i panjohur, por kjo lloj dhimbje koke ndodh kur një rrugë nervore me bazë në tru është aktivizuar. Dhembja e sinuseve Kjo është një nga llojet e kokëdhimbjes më të pa durueshme. Dhimbja e kokës nga sinuset e bllokuara apo të infektuara shoqërohet me ethe dhe presion rreth syve, ballit dhe mollëzave. Duke klikuar këtu ju mund të lexoni qysh me lehtësu kokëdhimbjen me tre mënyra të thjeshta.
https://www.dua.com/sq/bukurit-e-kosoves/
Bukurit e Kosoves që duhet t’i shihni
Bukurit e Kosoves, në një shetitje brenda Kosovës ju mund të vizitoni shumë vende që mahnisin me bukurinë e tyre. Prandaj vet ose me miq, mos hezitoni t’i vizitoni ato sepse nuk do të ngeleni të zhgënjyer. Në po ju japim vetëm katër propozime të vendeve unike brenda Kosovës të cilat duhet t’i vizitoni gjithsesi nëse nuk i keni parë deri tashmë. Duke i vizituar ato ju përveç qe shijoni bukuritë natyrore njiheni edhe me kulturën vendase. Fshatrat e Rugovës Kudo që të shkoni në Rugovë nuk do të pendoheni. Ne vetëm ju sygjerojmë që kur të niseni për ato anë të vizitoni të paktën disa fshatra. Mos u ndalni vetëm te Gryka e Rugovës. Mirëpo vizitoni edhe Bogën, Shkrelin apo Pepajnë apo fshatrat e tjerë. Shijoni ajrin e freskët të maleve. Djathin e qumshtin shijshëm të Rugovës. Ujin e kristaltë të Bjeshkëvë të Nemuna. Nëse doni pushime të qeta malore ose thjeshtë një vikend të pa harrueshëm atëhere Rugova është destinacioni i duhur për ju. Mos e lini pa e vizituar në cilëndo stinë të vitit që ju pëlqen. Kullat e Junikut Trashëgimia kulturore dhe pamja turistike janë gërshetuar së bashku në Junik. Kullat, sot nën petkun e trashëgimisë, në Junik janë restauruar dhe po vazhdon restaurimi i tyre.Ato ofrojnë ngrohtësinë familjare e kombëtare. Ato janë të hapura dhe për vizitorë. Brenda tyre ofrohen bujtina, si dhe ushqime tradicionale, në frymën ashtu siç jetonin familjet shqiptare dikur. Kulla e “Ramë Zeqirit” është një nga to që ofron për vizitorë ushqim tradicional në restorant si dhe dhoma për fjetje për turistë ngjashëm me odat. Po ashtu dhe qëndrimi ditën i turistëve apo gjatë mbrëmjes bëhet në odë. Gjakovën dhe shpellën e Kusarëve Kur shkoni në Gjakovë janë një mori gjërash që nuk duhet t’i lini pa i parë. Duke filluar prej Çarshisë së Madhe, kishave e xhamive. Duke vazhduar pastaj me  Çabratin dhe të gjitha pikat e tjera tërheqës për vizitorë. Së fundi në Gjakovë po promovohet për vizita edhe Shpella e Kusarit. Ajo gjendet vetëm 1km larg fshatit Kusar. Thënë më mirë në brendësi të këtij fshati, me pamje thuajse pyjore,rrëzë Maleve të Pashtrikut. Kjo shpellë, ka një oborr karakteristik shkëmbor e të shkallëzuar, që mundëson ecjen e vizitorëve që duan të hulumtojnë brendësitë e kësaj shpelle. Ekzistenca e saj thuhet të jetë e lashtë. Duke qenë e tillë, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, ka investuar për ta shndërruar në një atraksion turistik. Ujëvarat e Mirushës Ujëvarat e Mirushës që ndodhen në fshatin Llapçevë të Komunes se Malisheves. Ato janë pjesë e një parku me rëndësi të veçantë natyrore, shkencore, kulturore dhe turistike. Kanioni i Mirushës është një ndër zonat më interesante të natyrës së Kosovës. Lumi Mirusha në pjesën e poshtme të rrjedhës së tij kalon nëpër një grykë e cila njihet si Kanioni i lumit Mirushë. Në këtë pjesë të kanionit janë 16 ujëvara me liqene që e përbëjnë pjesën më atraktive të kanionit. Në Monumentin e natyrës me rëndësi të veçantë Ujëvarat e Mirushës në distancë rreth 300 m, nga Liqenet e Kanionit Mirusha është ndërtuar një objekt hotelier me material të fortë i cili bie në kundërshtim me parimet e mbrojtjes së natyrës. Investitori nuk posedon mendim profesional dhe leje ndërtimi nga organet përgjegjëse të MMPH-s.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-parandalu-thinjat/
Qysh me i parandalu thinjat?
A ju janë  shfaqur thinjat në  moshë  të  re? Se flokët e thinjura janë tipike për njerëz më të moshuar, është vetëm një mit. Ato paraqiten shumë shpesh edhe në rini. Në fakt thinjat janë ato që na detyrojnë t’i lyejmë flokët edhe kur nuk duamë. Në mënyrë që të mos shihen. Nëse ju ende nuk keni thinja jeni me fat. Ato mund t’i parandaloni me njëi dietë të mirë-balancuar. Ka shumë rëndësi që të konsumoni mjaftueshëm vitaminë B dhe E në bazë ditore.Shmangni ushqimet e shpejta. Flokët mund të thinjen shumë shpejtë për shkak të ushqimit të shpejtë. vend të këtyer ushqimeve kujdesuni që të hani ushqime të pasura me hekur, kalcium e vitamina. Dy ushqime që duhet konsumuar bollshëm në mënyrë që thinjat të mos shfaqen janë: Vezët Edhe pse e bardha e vezë i ka proteinat, për flokët e thinjura ju duhet ta konsumoni të gjithë vezën – përfshirë të verdhën. Kjo pasi vezët përbëjnë vitaminë B-12. Një studim i vitit 2016, bëri të ditur që flokët e thinjura janë rezultat i mungesës së Vitaminës B-12. Çokollata e zezë Çokollata e zezë është një burim shumë i mirë i hekurit që ndikon në plakje të ngadalshme dhe tek thinjat e flokëve. Sipas një studimi të kryer nga Annals of Dermatlogy, niveli i ulët i hekurit në gjak ka lidhje me thinjat në flokë. Por ju mund të përgatisni edhe receta në shtëpi që mund t’i aplikoni drejtëpërdrejtë në flokë që të parandaloni thinjat. Maska me vaj kokosi dhe limon ju ndihmon gjithashtu Në mënyrë që t’i parandaloni thinjat ju duhet edhe të aplikoni maska në flokët tuaj. Një nga më të sukseshmet është maska me vaj kokosi dhe limon. Përbërësit: Vaj kokosi dhe tri lugë me lëng limoni. Mënyra e përgatitjes është e thjeshtë.Përzieje vajin e kokosit me lëngun e limonit dhe fillo ngadalë t’i bësh masazh kokës dhe vazhdo përgjatë gjithë flokëve. Qëndro ashtu për një orë. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-menagju-ankthin/
Qysh me menagju ankthin?
Qysh me menagju ankthin? Në ditët e sotme shumë njerëz perballlën me ankthin. Nëse po e gjeni vetëm shumë shpesh në një situatë të tillë ju duhet të mësoni se si ta menagjoni atë. Ka disa teknika që mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më të qetë, të cilat duhet t’i praktikoni. Megjithatë e rëndësishme është gjithashtu edhe të dini burimin e ankthit tuaj. Merrni frymë thellë Kur ndiheni në anth koncentrohuni te frymëmarrja juaj. Uluni me sytë mbyllur dhe kthejeni vëmendjen tuaj në frymëmarrjen tuaj. Merrni frymë natyrshëm, mundësisht përmes hundës, pa u përpjekur për të kontrolluar frymën tuaj. Jini të vetëdijshëm për ndjesinë e frymëmarrjes teksa hyn dhe i lë vrimat e hundës. Vendosni një dorë në bark dhe tjetra në gjoks. Dora në barkun tënd duhet të futet ashtu si thithni, dhe lëvizni jashtë si nxirrni. Kjo do të ju ndihmojë të qetësoheni. Shëtisni Qysh me menagju ankthin? Kur kaloni kohë në natyrë, ju i jepni mendjes dhe trupit tuaj një ndërprerje shumë të nevojshme nga rutina që ju bën të kërkoni gjëra në Google si ‘Si të shpëtoheni nga ankthi’ në radhë të parë. Prandaj shfrytëzoni mundësinë për të shetitur diku në natyrë, në gjelberim apo pranë një lumi. Ecja definitivisht se do të ju ndihmojë dhe përvec kësaj do të ju sjell edhe përfitime të tjera shëndetësore. Flini herët  Kjo mund të tingëllojë e pamundur nëse ju jeni mësuar të qëndroni deri vonë për të përfunduar gjitha punës apo për të parë të gjithë filmat që dëshironi. Por kjo është diçka që duhet bërë. Privimi i gjumit është një shkaktar i madh i ankthit. Gjumi i parehatshëm mund të përforcojë reagimet paraprake të trurit, duke rritur nivelin e përgjithshëm të ankthit, sipas hulumtimit. Kërkoni ndihmë profesionale Kur e shihni se situata po ju del nga kontrolli mos hezitoni të kërkoni ndihmë profesionale. Nëse as këto teknika nuk ju bëjnë punë për ankthin dhe ai vjen e rritet atëherë kërkoni një psikolog që ju përshtatet dhe ai do të ju ndihmojë me problemin tuaj. Mos e lini anash vetën nëse ndodheni në një situatë të tillë. Mos harroni se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm se ai fizik.
https://www.dua.com/sq/inteligjenca-emocionale/
Inteligjenca emocionale
Inteligjenca emocionale, shumica e njerëzve e mendojnë atë si një aftësi. Si diçka që mund ta ndërtoni dhe stërvitni me praktikë. Përderisa kjo është pjesërisht e vërtetë, ekziston edhe një e vërtetë më e thellë për atë që quhet inteligjenca emocionale. Përmirësimi i inteligjencës emocionale shpesh ka të bëjë me atë që bëni më pak, e jo atë që bëni më shumë.  Njerëzit me inteligjencë të ultë emocionale fajësojnë njerëzit e tjerë për problemet e tyre. Ata bllokohen në ciklet e stresit dhe ankthit dhe sabotojnë vetën sapo fillojnë të përparojnë. Mirëpo çfarë nuk bëjnë njerëzit me inteligjencë të lartë emocionale? Nuk kritikojnë shumë Duhet ta pranojmë se kritikimi i të tjerëve është shpesh një mekanizëm mbrojtës i pavetëdijshëm që synon në zbutjen e pasigurive tona. Ne jemi të gjithë kritikë ndonjëherë. Mirëpo shumë kritika veçanërisht zakoni për të qenë kritikë ndaj të tjerëve mund të çojnë në të kundërtën e objektivitetit. Mund të na bëjë mendje të ngushtë dhe të verbër, posaçërisht te vetvetja. Një nga arsyet pse është e thjeshtë të kritikojmë të tjerët është se kjo na bën të ndjehemi mirë. Kritika e dobishme ka të bëjë me bërjen më të mirë të botës. Kritika e padobishme ka të bëjë me veten të ndjehesh më mirë. Të qenit kritik mund të ju bëjë përkohësisht të ndiheni mirë me veten. Mirëpo zakonisht ju bën të ndjeheni më keq për veten tuaj për një kohë të gjatë. Nga ana tjetër, njerëzit me intelegjencë të lartë emocionale dhe të vetëdijshëm e kuptojnë se kritikimi i të tjerëve është thjesht një mekanizëm primitiv mbrojtës. Dhe se ka mënyra shumë më të mira e më produktive për t’u marrë me ankthet dhe pasiguritë tona. Nuk qëndrojnë të lidhur pas të kaluarës Si njerëz ne dëshirojmë rregull dhe siguri. Shpesh jemi fiksuar me idenë se me përpjekje të mjaftueshme ne mund të bëjmë ose të arrijmë ndonjë gjë. Sigurisht disa njerëz mbërthehen duke folur pafund për gabimet dhe dështimet e së kaluarës. Në të vërtetë  ata  nuk besojnë se mund të ndryshojnë të kaluarën. Përkundrazi, thashethemet për të kaluarën u japin atyre iluzionin e kontrollit. Kur keni bërë një gabim në të kaluarën, ju natyrisht ndjeni faj dhe pendim. Mirëpo nëse dëshironi të vazhdoni me jetën tuaj në vend që të qëndroni të mbërthyer në të kaluarën, duhet të pranoni të kaluarën për atë që është përfshirë ndjenjën e pafuqisë.Këtë gje njerëzit Ju duhet të hiqni dorë nga zgjedhja për ta rikujtuar pa fund atë gabim. Bëni diçka të dobishme, tani, tani sado e vogël dhe rezistojuni tundimit për të përsëritur një skenë tjetër nga e kaluara juaj. Mos hiqni dorë nga kontrolli mbi të ardhmen tuaj duke pretenduar se mund të kontrolloni të kaluarën. Nuk kanë pritshmëri jo realiste Ashtu si thashethemet që janë një përpjekje për të kontrolluar të kaluarën, pritshmërit jorealiste janë një përpjekje delikate për të kontrolluar njerëzit e tjerë. Sigurisht, shumica e njerëzve me pritshmëri jorealiste nuk e shohin në këtë mënyrë. Ju ndoshta i shihni pritjet tuaja për njerëzit e tjerë si një gjë e mirë.  Sipas jush ndoshta të kesh pritshmëri të lartë për njerëzit i inkurajon ata të rriten dhe të piqen dhe të bëhen vetja e tyre më e mirë! Mirëpo  çfarë do të thotë, saktësisht kur keni një pritshmëri jorealiste? Do të thotë që të kaloni kohë për të hartuar histori në kokën tuaj për atë që duhet të bëjnë njerëzit e tjerë. Dhe kur ata në mënyrë të pashmangshme nuk arrijnë t’i zbatojnë ato standarde, ju krahasoni në mënyrë refleksive realitetin me ato pritshmëri dhe ndjeheni të irrituar dhe të zhgënjyer. Njerëzit qe kane inteligjenca emocionale të larta nuk e bëjnë këtë. Dhe si i përgjigjeni këtij zhgënjimi? Duke krijuar pritshmëri edhe më të forta dhe më të hollësishme. Kjo ju bën të ndjeheni mirë dhe nën kontroll! Shikoni, sigurisht që ju kujdeseni për njerëzit në jetën tuaj dhe dëshironi më të mirën për ta. Ju dhemb që t’i shihni duke u lënduar, luftuar apo vuajtur. Ju duhet të verësoni betejat e tyre aktuale në vend që të ëndërroni për sukseset e tyre në të ardhmen.
https://www.dua.com/sq/kenge-per-pavarsin-e-kosoves/
Kenge per Pavarsin e Kosoves që ishin hite në kohën kur Kosova shpalli Pavarësinë
Teksa i afrohemi përvjetorit të 12-të të Pavarësisë së Kosovës shumica prej nesh reflekton se si ishim apo çfarë bënim në atë periudhë. E çfarë mund të na kthejë mbrapa në kohë më mirë se muzika? Nëse ju pyesim se çfarë muzike dëgjonit në vitin 2008, a do të ishit në gjendje të kujtonit ndonjë titull kënge? Muzika është pjesë e kulturës, e kultura është shtylla e një shteti. Prandaj jemi të bindur se kjo listë e jona me pesë këngë që ishin hite në vitin 2008 do të ju sjellë në kujtesë momente të mira prej kohës kur Kosova u shpall e pavarur. Elvana Gjata – Vetes Balada ‘Vetes’ nga Evana Gjata ishte këngë shumë e dëgjuar në vitin 2008. Me muzikën e Flori Mumajesit dhe videoklipin e bukur të realizuar në plazh nga ‘Pixels Productions’ Elvana pushtoi toplistat atë vit. Këngëtarja vazhdon të jetë aktive.  Së fundi ‘Me tana’ është kënga që i dëgjohet më së shumti në radio-stacione. Përgjatë viteve, Elvana ka arritur ta mbajë pozitën e saj të mirë nëpër top-listat shqiptare. Vazhdon të jetë e dashur dhe e kërkuar nga publiku ynë. Tuna – Inati “A nuk të vjen inat që secili na e pat zili”, është një tjetër refren që u dëgjua shumë në vitin 2008. Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu – Tuna rrëmbeu zemrat e adhuruesve me këtë këngë. ‘Inati’ flet për mllefin që lë pas një dashuri e dështuar. Ka më pak se një vit qëkur këgëtarja Tuna u rikthye pas një pauze në skenën muzikore me albumin e saj  ‘Fortuna’. Në këtë album këngëtarja ka bashkëpunuar me kantautorët e famshëm kosovarë Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. West Side Family – Nëse mundesh Sot e kësaj dite, kënga ‘Nëse mundesh’ nga West Side Family vazhdon të mbetet një nga këngët më ifrymëzuese në gjuhën shqipe! Atë vit ‘Nëse mundesh’ ishte një nga këgët më të pëlqyera në festivalin ‘Kënga magjike’. Nëse keni nevojë për pak inspirim kjo është një nga ato krijime muzikore që mund t’i riktheheni kurdo. Në anën tjetër vdekja e Dr.Florit në vitin 2014 ishte lajm i trishtueshëm për skenën muzikore shqiptare. Jehona Sopi – Marramedja ime Ndonëse sot nuk është shumë aktive në skenën muzikore, zëri i Jehona Sopit dikur dëgjohej në çdo radio-stacion. ‘Ti je marramendja ime’ është refreni që ju kthen pas në vitin 2008. Ndërkaq, ‘Anej’ është kënga e fundit që këngëtarja Sopi ka publikuar. Pas shumë vitesh ajo iu kthye skenës muzikore shqiptare me pjesmarrjen në edicionin e ‘Këngës magjike’ vitin e kaluar. Jehona Sopi do vazhdojë të jetë një diva e muzikës shqiptare, pavarësisht viteve. Kjo na shtyn t’i dëgjojmë vazhdimisht edhe këngët e saj të reja. Dafina Zeqiri – Bateritë Sot për sot Dafina Zeqiri është një nga artistet kryesore të muzikës moderne shqiptare. Megjithatë, në vitin 2008, kur po lindte shteti i Kosovës, ajo ishte një yll i ri i muzikës. Që atëherë dukej se ishte premtuese. Me këngën ‘Bateritë’ Dafina asokohe arriti të hyjë në zemrat e publikut, nga ku duket se s’ka lëvizur gjithë këto vite. Kohët e fundit Dafina Zeqiri ka qëndruar më shumë jashtë vendit. Për një kohë ajo ka punuar edhe nëpër studio të ndryshme muzikore në ShBA.
https://www.dua.com/sq/fshati-orikum/
Fshati Orikum: Nje fundjave e magjishme me familjen tuaj
Fshati Orikum, po kërkoni një destinacion ideal për familjen tuaj edhe pse keni fëmijë shumë të vegjël, në Shqipërinë e jugut? Nëse përgjigja është po, fshati Orikum është vendi i duhur për ju. Vetëm disa kilometra pas Vlorës, përgjatë rrugës që kalon pranë bregdetit të famshëm shqiptar, merni kthesën dhe aty është fshati Orikum. Një fshat peshkatarësh, me një det shumë të bukur dhe plazhe me guralecë dhe rërë ku të vegjlit mund të argëtohen në paqe. Hoteli A&G afër detit, me apartamente të përuruara këtë vit, ofrojnë çdo lloj komoditeti për familjet. Ato janë të bollshme, të freskëta dhe të ajrosura, kanë kuzhinë dhe dhomë të pajisur mirë, TV me ekran të sheshtë, Wi-Fi, një banjo të madhe dhe një tarracë e bukur me pamje nga deti ose nga kodrat. Përballë hotelit, kaloni rrugën, derisa pas rreth pesëdhjetë metrash të arrini në plazhin privat me çadra dhe karrige në shesh. Kushdo që nuk dëshiron të gatuajë gjatë pushimeve, mos u shqetëso: në zonë ka restorante të ndryshme ku mund të darkoni. Çfarë të vizitoni përreth Orikumit? Kisha e Marmiroit: një kishë e vogël që daton në shekullin e tetë. është një dëshmi e lashtë e Krishterizmit në Shqipëri, ofron pamje befasuese dhe garanton sigurinë për të mos takuar asnjë turist. Parku Arkeologjik Orikum Brenda bazës detare të Pashalimanit, në të cilën mund të hyni vetëm me leje paraprake, ndodhet vendi arkeologjik i Orikumit. Pikërisht aty ku Cezari u vendos me trupat e tij për disa muaj gjatë betejave kundër Pompeut. Ndër rrënojat e ndryshme, parku përfshin një teatër të shekullit të 1 pas Krishtit. Fshati Turistik Llogara Një vend shumë i vlerësuar nga shqiptarët që vijnë këtu veçanërisht gjatë ditëve të nxehta të verës për të shpëtuar nga nxehtësia dhe për të argëtuar fëmijët e tyre. Struktura, në fakt, ka një kopsht të madh, ku disa ekzemplarë të shkëlqyer drerash dhe velësh shëtisin lirshëm e duken si Bambi i vërtetë. Fëmijët mund t’i përkëdhelin madje u lejohet t’i ushqejnë duke blerë një ushqimin special të shitur në vend. Ekskursion në Karaburun dhe Sazan Zonat e mëparshme Sazan dhe Karaburun, kanë qënë zona ushtarake dhe jashtë kufijve të publikut. Sazan dhe Karaburun janë hapur për turizëm prej disa vitesh tashmë dhe shpejt hynë në listën e atraksioneve më të bukura në Shqipëri. Fale plazheve të mrekullueshëm me gurë të bardhë, detit të kristaltë dhe natyrës së egër, ky vend është parajsë e vërtetë. Të dyja zonat janë të mbushura me bunkerë, tunele nëntokësore dhe streha anti-bërthamore. Sazani në veçanti, karakterizohet nga prania e mbetjeve të shumta të ndërtesave, tani në rrënoja, të cilat, gjatë Luftës së Ftohtë, banoheshin nga ushtarë që punonin në ishullin e Karaburunit. Nga ana tjetër, përveçse ka plazhe si për kartolina, ndodhen shpella të shumta ku strehohen vulat mesdhetare dhe kafshë të tjera.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-luftu-viruset-e-vjeshtes/
Qysh me i luftu viruset e vjeshtës?
Me ardhjen e stinëve të ftohëta, vjeshtës dhe dimrit, vijnë edhe viruset e gripet.  Fatkeqësisht të gjithë po kalojmë një periudhë të rënd duke u mbrojtur nga koronavirusi. Mirëpo njësojë duhet të veprojmë edhe me këto gripe dhe viruse sezonale. Për të ndikuar në parandalimin e sëmundjeve gripale dhe ftohjes, është e nevojshme të lani shpesh dhe plotësisht duart tuaja. Kujdes, evitoni prekjet e fytyrës për të shmangur viruset! Po ashtu, shmangni dhe kontaktet me persona të sëmurë. Ndërsa për të parandaluar alergjinë duhet vetëm të shmangni kontaktin me zonat dhe territoret ku gjenden alergjenët. Normalisht ato që ju mund t’i keni identifikuar si të tillë. Trajtimi i gripit dhe kohëzgjatja e tij Simptomat e gripit dhe të ftohjes mund të shfaqen në çdo kohë dhe zakonisht zgjasin nga dy deri në katërmbëdhjetë ditë. Trajtimi i të ftohurit apo gripit mund të kërkojë regjim, përkujdesje dhe trajtim mjekësor. Mirëpo po ashtu edhe vaksinime në periudha epidemish. Ushqehuni mirë dhe kujdesuni për imunitetin Ka shumë rëndësi qe edhe në këtë periudhë të vitit të ushqeheni mirë. Perimet, ushqimet me vitamina, supat dhe çajrat duhet të jenë pjesë e dietës tuaj të përditshme. Duke u ushqyer siç duhet edhe organizmi juaj do të jetë më i fortë karshi secilit grip apo virus me të cilin mund të përballet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-dite-trendin-me-te-fundit-te-vetullave/
Qysh me e ditë trendin më të fundit të vetullave?
Make-up artistët shpeshherë vijnë me ide të reja, të cilat shumë shpejtë përhapen në botën e femrave dhe bëhen trend. Kësaj here artistja Stella Sironen, në faqen e saj në instagram me username @stella.s.makeup publikoi disa fotografi të vetullave në formë të pendës. Pas kësaj, shumë nga makeup artistët e tjerë, dhe adhuruesit e makeup-it filluan të provojnë trendin më të ri të vetullave pendë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-forcu-imunitetin/
Qysh me forcu imunitetin?
Qysh me forcu imunitetin? Një imunitet i fortë na garanton një trup të shëndetshëm. Na mbron nga sëmundjet e viruset që mund të na sulmojnë. Ja cilat vitamina duhet t’i merrni më shumë dhe cilat ushqime duhet t’i konsumoni më shpesh: Forconi imunitetin me Vitaminën C Mungesa e vitaminës C mund të dobësojë sistemin tonë imunitar dhe ta bëjë atë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Marrja ditore e vitaminës C është thelbësore për shëndetin, sepse trupi ynë nuk e prodhon atë. Lajm i mirë është se vitamina C gjendet në shumicën e ushqimeve, pa pasur nevojë ta përdorim përmes hapave. Ushqimet e pasura me vitaminë C janë limoni, portokalli, mandarina, luleshtrydhja, spinaqi, brokoli, lakra jeshile etj. Vitamina D Është e rëndësishme jo vetëm për kockat tuaja, por edhe për mbrojtjen imunitare dhe parandalimin e kancerit dhe diabetit. Ndaj, konsumoni produktet e qumështit, peshk, vezë dhe perime të gjelbra. Edhe ekspozimi ndaj diellit, nëse bëhet në orët e rekomanduara dhe me mbrojtjen e duhur, është një mënyrë e shkëlqyer që trupi të përthithë në sasinë e duhur këtë vitaminë të çmuar. Vitamina B6 Vitamina B6 shërben si një mbështetje për reaksionet biokimike të sistemit imunitar. Ushqimet e pasura me këtë lloj vitamine përfshijnë ushqimet e mëposhtme: mish i pulës, salmon, tuna, mëlçi, maja, banane, spinaq, rrush, soja, vezë, qumësht, patate. Vitamina E Kjo vitaminë është një antioksidues i fuqishëm që ndihmon trupin të luftojë infeksionet. Ushqimet e pasura me vitaminë E janë bademi, arra, farat e lulediellit, spinaqi, avokado, majdanoz, ullinj. Kërpudhat Disa lloje kërpudhash janë konsideruar si ilaçe të vërteta. Për shembull, shiitake, maitake dhe reishi. Gjenden edhe si kapsula, të lehta për t’u përtypur, duke lehtësuar aktivitetin e sistemit imunitar ndaj infeksioneve, kancerit dhe alergjive. Karotat Të pasura me betakarotene, ndihmon në rritjen e numrit të qelizave të gjakut për të luftuar infeksionet, duke mbështetur veprimin e limfociteve dhe për të ndihmuar në eliminimin e radikaleve të lira, duke e pastruar trupin dhe ngadalësuar plakjen. Ato janë një nxitës i mirë i qelizave makrofage, të cilat prodhojnë ato substanca që shkatërrojnë qelizat e kancerit. Hudhra Është një nga ato ushqime që ka aftësinë ë forcojnë sistemin imunitar duke stimuluar shumëzimin e qelizave që kanë rolin në luftimin e infeksioneve. Ajo gjithashtu ndihmon në pastrimin e toksinave dhe qelizave kancerogjene nga trupi dhe mbron zemrën nga formimi i pllakave në arterie.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-uje-duhet-te-konsumojne-femijet/
Qysh me ditë sa ujë duhet të konsumojnë fëmijët?
Fëmijët e moshës dyvjeçarë do të duhej të konsumonin 1.3 litra ujë, deri në moshën pesë vjeçe 1.6 litra, ndërsa adoleshentët dy litra ujë. Gjatë kohës sa fëmijët të lozin ata mund të harrojnë etjen, që sidomos gjatë ditëve të ngrohta të verës mund të jetë e rrezikshme dhe të ndikojë në dehidrim, madje edhe deri tek humbja e vetëdijes. Nëse prindërit tuaj janë në dilemë se çfarë sasie të ujit apo lëngje vogëlushët duhet të konsumojnë, më së miri do t ishte t’i përcillni këshillat e Institutit Evropian për hidratim sipas të cilëve është optimale për fëmijët që brenda ditës ata të konsumojnë gjashtë deri tetë gota lëngje, përkatësisht një deri në dy litra lëngje. Ekspertët theksojnë se fëmijët do të duhej që derisa të jenë në shkollë së paku të konsumojnë tri deri katër gota lëngje apo ujë si dhe ta shtojnë sasinë e konsumimit të lëngjeve, derisa merren me aktivitete fizike. Lëngjet janë të shëndetshme t’i konsumoni para, gjatë dhe pas aktiviteteve fizike.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-domate-te-vogla-te-mbushura/
Qysh me përgatit domate të vogla të mbushura?
Në këtë artikull gjeni një recetë të lehtë dhe tejet të shijshme. Nëse s\’keni provuar domate të vogla të mbushura ka ardhur koha. Jemi në sezonin e perimeve, kur të gjithë mundohemi të hamë ushqime sa më të freskëta dhe të shëndetshme. Përbërësit: 24 domate të vogla 2 lugë gjelle vaj ulliri extra-virgin ¼ lugë çaji me piper të kuq Kripë Dajth feta të prerë në kube të vogla 1 lugë gjelle ulliri të zi ¼ mente të freskët të ndarë Si të përgatisim domate të vogla të mbushura? Së pari, largojeni pjesën e sipërme të domateve dhe lajeni mirë. Si për secilën perime tjetër edhe për domatet pastrimi me kujdes ka shumë rëndësi. Pastaj filloni procesin e prerjës. Prisni pjesën e fundit të domates në mënyrë që përbërësit që do të hidhni brenda të rrinë të sheshtë. Pra krijoni një hapësirë për to. Pastaj vendosni domatet në një tavë. Pasi t\’i keni vendosur dokumentet hidhni vajn e ullirit, piperin e kuqë dhe kripën. Pastaj vendosni djathin në feta të prerë në kube brenda secilës domate me rradhë. Kur të keni përfunduar shpërndarjen e djathit futeni tepsinë në furrë. Domatet e mbushura me djath mbani në furrë rreth dy minuta. Pasi ta nxirni nga furra shtoni gjethet e freskëta të mentes për zbukurim. Servojeni pasi ta keni lënë të fohet pak. Domatet në këtë pikë zbutën dhe shkrirja e djathit i jep shije të mrekullueshme. Shijoni këtë recetë me domate të vogla të mbushura. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-marinu-mishin-per-nje-shije-unike/
Qysh me marinu mishin për një shije unike?
Për me marinu mishin për skarë për një shije unike, duhet stil dhe shumë erëza. Pa marrë parasysh sa mirë bëhet pjekja e tij, mishi nuk do të jetë i shijshëm aq sa doni nëse nuk e marinoni ashtu siç duhet. Prandaj nëse këto ditë po planifikoni të bëni skarë me mish të kuq praktikoni një nga këto teknika të marinimit që ne po ju sygjerojmë. Marinimi i zakonshëm E vendosim në një tas për me marinu mishin për skarë. Më pas, shtojmë copa hudhre, rozmarinë të grirë, piper dhe verë të kuqe derisa mishi të mbulohet. I përziejmë të gjitha bashkë dhe e vendosim tasin në frigorifer për rreth 2 orë. Marinimi me birrë E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë një thelb hudhër të grirë, lëkurën e një portokalli organik, disa gjethe sherbele dhe piper kokërr. Hedhim birrë derisa të mbulohet mishi, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për të paktën 2 orë në një mjedis të freskët. Marinim me mjaltë Në një tas, hedhim 50 ml mjaltë, 30 ml uthull molle, piper dhe trumzë. Hedhim mishin, e përziejmë dhe e lëmë të marinohet për jo më shumë se 30 minuta në mjedis të freskët. Marinimi me uthull balsamike E vendosim mishin në një tas. Më pas, shtojmë uthull balsamike dhe vaj ulliri në sasi të barabartë, lëng limoni, borzilok të freskët dhe piper kokërr. E përziejmë mishin dhe e lëmë të marinohet jo më shumë se 30 minuta në një mjedis të freskët. Varësisht nga preferenca, zgjedhni njërën nga këto metoda për marinimin e mishit për skarë dhe të jeni të sigurtë se
https://www.dua.com/sq/preza/
Preza: Udhetim ne fshatin magjepses
Preza ndodhet 22 kilometra nga Tirana, një fshat i bukur ideal për të organizuar një udhëtim njëditor të këndshëm nga kryeqyteti shqiptar. Për të arritur atje me makinë duhet të merrni rrugën SH2 për në Vlorë dhe nga atje të ktheheni tek SH52 që të çon në destinacionin tuaj. Në të kundërt mund të merrni edhe një taksi nga Tirana. Pse të zgjidhni këtë fshat? Preza vlen të shkosh ta vizitosh, sidomos për të parë mbetjet e kalasë antike, e njohur për pozicionin e saj strategjik në Tiranë dhe në rrugën që lidhte Durrësin me Shkodrën dhe përballë asaj me Krujën. Fshati ndodhet në një peizazh idilik të rrethuar nga pemë ulliri, shegë dhe lule që ofrojnë pamje të shkëlqyer të natyrës përreth. Dhe mund të kënaqeni si gjithmonë me ushqimin e shkëlqyer tradicional vendas. Thuhet se tradita e mbjelljes së pemëve të ullirit, në mënyrë të konsiderueshme, lindi në kohën e Skënderbeut. Në atë kohë ishte zakon për çdo çift të sapo martuar vendas të mbillte një pemë ulliri në nder të dasmës së tyre. Kalaja e Prezës Ndërtimi i Kalasë së Prezës, mbi mbetjet e një vendbanimi antik, daton që nga fillimi i shekullit të 14-të. Ndërtesa, në pronësi të një prej familjeve feudale më me ndikim të kohës, fisit Topiaj, ishte në formë pesëkëndore. Karakterizohej nga kulla të mëdha vëzhgimi dhe mure të fuqishëm. Struktura, e shpallur një monument kulture në Shqipësi, fatkeqësisht pësoi dëme të mëdha pas tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor 2019 dhe po i nënshtrohet rinovimit. Në veçanti, kulla e sahatit e cila u shkatërrua pjesërisht. Legjendat e lashtësisë Në hyrje të kalasë ka një xhami të bukur prej guri që mund të vizitohet, inauguruar disa vjet më parë. Kalaja është e rrethuar nga histori dhe legjenda të shumta. Thuhet se ky ishte vendi ku u festua dasma e motrës së Skënderbeut, Mamica, dhe se gjatë betejave kundër osmanëve, ushtarët shqiptarë përdorën muret e kalasë për të komunikuar në sekret mes tyre. A njihni legjenda të tjera që lidhen me historinë e kësaj kështjelle? Na tregoni më tepër nëse shkoni ta vizitoni këtë fshat magjepsës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mat-shpejtesine-e-internetit-tuaj/
Qysh me mat shpejtesine e internetit tuaj permes speedtest.net
Qysh me mat shpejtësinë e internetit tuaj? Ekzistojnë dhjetëra webfaqe, të cilat mundësojnë matjen e shpejtësisë së internetit tuaj falas, dhe shpejt. Gjithashtu duhet të kuptoni se, shpejtësia e int tuaj ndahet në Download dhe Upload që do të thotë se njëra paraqet shpejtësin e shkarkimit nga webi, ndërsa tjetra ngarkimi i ndonjë fotografie apo diçkaje tjetër në web, ku të dyjat së bashku e përfshijnë shpejtësinë e internetit tuaj. Hapi 1: Vizitoni speedtest.net Hapi 2: Pritni derisa të hapet, pastaj klikoni në butonin ku shkruan “BEGIN”. Hapi 3: Pritni derisa të filloj testi, kur të kryhet ju mund të shihni vlerën e internetit tuaj në Mbps, ku njëra paraqet “Download speed” e cila është zakonisht më e lartë dhe përdoret shumë më shumë nga përdoruesi sesa “Upload speed” e cila zakonisht është më e ulët. Masni shpejtësinë e internetit më shpesh Në këtë mënyrë mund të masni shpejt dhe do të shihni nëse ju duhet të ndërroni internetin dhe providerin tuaj. Sa më e lartë shpejtësia e internetit aq më mirë për ju.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-organike-per-fytyre/
Qysh me përgaditë maskë organike për fytyrë?
Përbërësit: ½ banane 1 lugë lëng portokalli 1 lugë mjaltë. Shtypet gjysma e bananes dhe shtohen përbërësit e tjerë. Përzihet masa dhe aplikohet në fytyrë duke masazhuar. Lejohet të veprojë për 15 minuta. Shpërlahet me ujë të vakët dhe aplikohet kremë zbutëse në fytyrë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-dobite-nga-gjumi-i-dites/
Qysh me i ditë dobitë nga gjumi i ditës?
Sasia e gjumit të nevojshëm të pasditës është individuale ashtuqë dikush do të pushojë me vetëm 10-15 minuta gjumë, kurse dikujt i nevojiten dy deri tri orë. Në çdo mënyrë është më se i dobishëm për organizmin Një orë gjumë pas drekës e mban trurin pesë vite më të ri, tregojnë shkencëtarët të cilët i kanë vëzhguar 3000 Kinez të moshes mbi 65 vjet, mes të cilëve 60 % të tyre çdo ditë pas dite kanë fjetur 30 deri 90 minuta. Të testuarit të cilët kanë fjetur fiks një orë i kanë zgjidhur më saktë detyrat themelore matematikore dhe testet e memories nga grupi kontrollues, kurse te të tjerët nuk është vërejtur kurrfarë ndryshimi, ashtuqë përfundimi i ekspertëve është se pushimi i pasditës duhet të zgjasë një orë. 5 arsye kryesore për gjumin e pasditës do të çlodheni zvogëlohet ndjenja e lodhjes zmadhohet zgjuarësia dhe koncentrimi disponim i përmirësusr jemi më të efektshëm: reagojmë më shpejtë në nevojën për të bërë diçka dhe kemi kujtesë më të mirë.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cilat-ushqime-kane-karbohidrate/
Qysh me dite cilat ushqime kane karbohidrate me shume?
Qysh me dit cilat ushqime kanë karbohidrate më shumë? Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Karbohidrate me shije të ëmbël quhen sheqerna. Karbohidratet përdoren për të shtuar energjinë e trupit. Kjo energji përdoret për lëvizje, rritje, riprodhim dhe për të ruajtur nxehtësinë e trupit (mbajtjen e temperatures). Trupi i shpërbën ato duke i kthyer në glukozë, që përdoret si furnizim energjie. Karbohidratet janë të rëndësishme veçanërisht për trurin dhe të mbajturit në mend. Mirëpo cilat ushqime kanë me shumë karbohidrate? Patatja – Patatja është një perime shumë e ngopur, me dukshëm pak kalori. Nuk ju bën të shtoni peshë. Andaj është shumë sigurt nëse dëshironi të krijoni një vazhdimësi të ushqimit të shëndetshëm. Orizi kafe – Orizi kafe dhe orizi i bardhë kanë sasi të ngjashme të kalorive, karbohidrateve dhe proteinave, megjithëse shumë lloje të orizit kafe përmbajnë më shumë yndyrë sesa orizi i bardhë. Dallimet kryesore midis dy formave të orizit qëndrojnë në përpunimin dhe përmbajtjen ushqyese. Brumërat Makaronat integrale – Makarona integrale kanë pak kalori, shume shije dhe përmbajtje të lartë karbohidratesh. Buka integrale ose e thekrës – Buka e thekrës është e pasur me vitamina B që i japin organizmit energji dhe ndihmon në sistemin tretës. Fasulet – Fasulet janë burimi i një prej tetë ushqimeve të rëndësishme të cilat njeriu nuk i merr mjaftueshëm në dietën e tij. Ato janë konsideruar si ushqim i shëndetshëm. Për shkak të proteinave të tyre bëjnë pjesë në kategorinë e grupit ku bën pjesë mishi dhe grupit të bishtajave. Frutat Bananet – Bananet janë burim i shkëlqyer i energjisë sepse përmbajnë shumë vitamina të ngopura dhe mbi të gjitha ka super shije. Tershëra – Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralesh dhe beta-glukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Brokoli – Brokoli është shumë e dobishme për shëndetin e lëkurës tuaj, nisur nga pëmbajtja e fibrave dietike, vitaminave, mineraleve dhe antioksiduesve. Spanaqi – Vitamina C dhe E, beta-karotina, magnezi dhe zinku që përmban spinaqi, shërbejnë si antioksidues të fortë që luftojnë kundër osteoporozës, arteriosklerozës dhe shtypjes së lartë të gjakut
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-kifle-te-shishme/
Qysh me përgatit kifle të shishme?
Të gjithë i duan kiflet. Por a dini me përgatit kifle të shishme? Të ëmbëla apo të njemlëta, ato janë të preferuara nga të gjithë. Lajmi mirë është se as përgatitja e tyre nuk është shumë e vështirë. Më poshtë po ju sjellim një nga recetat më të shpejta dhe më të shijshme për kiflet. Mos hezitoni t’i përgatitni! Përbërësit për kifle të shishme 1 gotë uji qumësht (200 ml) 1 gotë uji vaj (200 ml) 1 gotë ujë të vakët 3 vezë Pak farë buke 1 luge te sheqerit kripë Miell deri sa të bëhet masa Përgatitja Përgatisim brumin, pastaj e ndajmë në katër pjesë të barabarta. Marrim pjesën e parë, e ndajmë në 10 kulaçë të cilët pastaj i hapim vetëm pak me t’holluese. Secilin prej tyre i lyejmë me margarinë duke i vendosur njëri mbi tjetrin. Të njëjtën e bëjmë edhe me tri pjesët tjera të brumit. Pasi t’i përfundojmë, katër pjesët i marrim dhe i hapim më shumë deri sa të bëhen petë të mëdha që t’i ndajmë me thikë në formë trekëndëshi. I mbushim sipas dëshirës. Kiflet i radhisim në një tepsi të lyer me vaj pastaj i lyejmë me vezë, mbi u hedhim susam. Kiflet i lëmë që të vijnë deri sa të shohim se janë fryrë mjaftueshëm, pastaj i pjekim në furrë të ngrohur paraprakisht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-ndryshimin-mes-sodave-qe-perdorim-dhe-a-skadojne-apo-jo/
Qysh me ditë ndryshimin mes sodave që përdorim dhe a skadojnë apo jo?
Si ta bëni ndryshimin mes sodave që përdorim? Ndryshe nga ç\’mendoni, soda që përdorni për bukën, apo për kekun, mund të skadojë. Në fakt kjo nuk do të thotë që është prishur ose se do të shkaktojë reaksion negativ në ushqimin tuaj, thjesht do të thotë që efekti i tyre i fryrjes nuk vlen më.  Së pari po ju sjell ndryshimin mes sodave që përdorim. Ekzistojnë dy lloj sodash, soda për gatim ajo që ne i themi pluhuri i pjekjes, dhe soda e bukës ose bikarbonati i sodës ajo që e përdorim edhe për pastrim.  Bëni ndryshimin mes sodave Pluhuri e pjekjes ose soda e pjekjes është një përzjerje midis sodës pluhur, krem ​​tartari (një acid i thatë), dhe nganjëherë edhe niseshte. Soda e bukës ose bikarbonati i sodës është 2 deri në 3 herë më e fortë se soda për pjekje. Nëse ju kujtohet mirë është ajo që mund të përdorni për pastrim duke e përzjerë me lëng limoni, uthull molle etj. Pikërisht sepse krijon aciditet të fortë dhe gërryes. Ok tani që kuptuam ndryshimin le të mësojmë se si mund të kuptojmë që ka skaduar para se ta përdorim. Para se të gatuani, provoni nëse soda ka skaduar a jo. Si ta provoni pluhurin e pjekjes? Për të provuar pluhurin për pjekje, hidhni 3 lugë gjelle ujë të ngrohtë në një tas të vogël. Shtoni 1/2 lugë çaji pluhur pjekje. Jepinij një trazim të lehtë. Përzierja duhet të acarohet në mënyrë të moderuar nëse pluhuri është i freskët. Nëse nuk ka reagim, hedhni pluhurin për pjekje dhe blini një paketë të freskët. Si të provoni sodën e bukes? Për të provuar sodën e bukës atë që e përdorni për pastrim, hidhni 3 lugë gjelle uthull të bardhë të distiluar në një tas të vogël. Shtoni 1/2 lugë çaji sode buke. Jepini asaj një trazim të lehtë. Përzierja duhet të flluskojë shpejt nëse soda është e freskët. Nëse nuk ka reagim, hidhni sodën e bukës dhe blini një paketë të freskët.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shkrujt-nje-lajm/
Qysh me shkrujt nje lajm ne gazete sipas rregullave te arta?
Qysh me shkrujt nje lajm? Në këtë artikull do të mësoni strukturën e tekstit. Vlen për ata të cilët kanë portale dhe gazeta thjesht për gazetarët. Na ndiqni në hapat e mëposhtëm ku do të keni disa shembuj se si të shkruani një artikull ose lajm. 1. Lidi- koka e lajmit: Dy pleq janë lënduar rëndë në zjarrin nga i cili tërësisht u dogj shtëpia në lagjen e Shkupit Gjorçe Petrov dje në orën 11. 2. Fakte mbështetëse: Illija Petrov (78) dhe bashkëshortja e tij, Trajanka Petrova (68), kanë marrë djegie të shkallës së dytë në duar dhe në trup derisa janë përëpjekur që vetë ta shuajnë zjarrin me kova me ujl. Fqinjët pa interesim i kanë shikuar dhe kanë pritur zjarrfiksët. Personat e prekur nuk e kanë jetën në rrezik,mirpo janë në shërim spitalor. 3. Parafraza/atribut: Gjykatësi hetues, Millan Radevski, kumto se zjarri ka shpërthyer për shkak të instalimit të vjetruar elektrik. 4. Citati: ”Në karrierën time kam këqyrur me dhjetëra zjarre dhe asnjëherë nuk kam parë njerëz me kaq heshtje dhe të painteresuar ta shikojnë tragjedinë e fqinjëve të tyre”, thotë ai. 6. Bekgraundi: Ky është zjarri i tretë brenda dy javësh në rrugën ”Mis Ston”. 7. Tema Sekondare: Përfaqsuesi i kompanisë së sigurimeve ”Vardar osigurivanje” thotë se do të padisin ”Elektro-Shkupin” për shkak të mirëmbajtjes jo të regullt të përçuesit elektrik kyresor. Shpresoj ta keni sadopak të qartë si me shkrujt një lajm. Pra Lidi çdo herë duhet të bëhet bold edhe në portal të uebfaqeve edhe në gazetë.
https://www.dua.com/sq/realiteti-virtual/
Realiteti virtual
Realiteti virtual (VR) a mundet të shpëtojë turizmin? Situata gjithnjë e në zhvillim dhe e paprecedentë e COVID-19 paraqet sfida ekstreme për industrinë e udhëtimit dhe turizmit. Këshilli Botëror për Udhëtim dhe Turizëm (WTTC) ka paralajmëruar se pandemia COVID-19 mund të shkurtojë 50 milion vende pune në të gjithë botën. Kjo është një shifër alarmante duke marrë në konsideratë gjëndjen në të cilën ndodhemi aktualisht. WTTC po u kërkon qeverive të mbrojnë industrinë. Një nga masat e sugjeruara është rritja e buxheteve për promovimin e destinacioneve të udhëtimit. Por si? Këtu mund të hyj në përdorim realiteti virtual (VR). Ky i fundit mund të lehtësojë dëmin që i është bërë aktualisht industrisë së turizmit. Duke risjellë besimin e humbur tek konsumatorët që duan të udhëtojnë përsëri. Por, ka edhe avantazhe të tjera. Nëse aplikohen si duhet, mund të shpetojnë një nga industritë më të mëdha në botë, që është turizmi. Promovimi përmes VR për turizmin Kompanitë turistike mund të promovojnë destinacione dhe të frymëzojnë klientët të udhëtojnë përmes videove me 360 ​​gradë dhe prodhimeve kinematike të VR. Hotelet dhe linjat ajrore mund të përfitojnë gjithashtu Mënyra se si hotelet reklamojnë tek klientët ka mbetur në vend ndër vite. Realiteti virtual mund të ofrojë një mënyrë të re për të angazhuar udhëtarët. Sipas World Travel VR, nuk ka mënyrë më të mirë për të promovuar destinacionin tuaj sesa të çoni klientët tuaj potencial virtualisht atje . Kjo gjë arrihet vetëm përmes VR, realitetit të shtuar (AR) dhe video 360 gradë. Kjo u ofron klientëve përvojën e fundit ‘provo-para-se-të blesh’. Madje, u mundëson pronarëve të hoteleve promovimin e biznesit të tyre përmes një përvoje interaktive në marketing. Pasi të jetë lehtësuar kriza globale, argëtimi i realitetit virtual mund të revolucionojë edhe industrinë e linjave ajrore. Po për udhëtarët, çfarë sjell realiteti virtual? Me situatën aktuale të vetizolimit dhe ndalimit të udhëtimit, për shkak të COVID-19, VR mund të ofrojë një zgjidhje urgjente për ata që duan të udhëtojnë. Nuk diskutohet që një përvojë e VR nuk është njësoj sikur të jesh në plazh, por mund të të japë një ndjesinë sikur je atje me të vërtetë. Madje, mund të të ndihmoj të shkëputesh pak nga realiteti aktual. Do duhet të kalojë një kohë të gjatë para se industria e turizmit dhe udhëtimit të rikthehet në këmbë pas goditjes prej koronavirusit. Madje, drejtori menaxhues i WTTC, u shpreh se pasi e gjitha kjo të kalojë, do të duhen gati 10 muaj që sektori të kthehet në normalitet. Prandaj presim që dëshira dhe kërkesa për turizëm virtual të rritet në muajt e ardhshëm.
https://www.dua.com/sq/kruja/
Kruja: Nje udhetim ne te shkuaren
Kruja është një qytet i lidhur fort me legjendën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu. Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe Gadishullin Ballkanik. Megjithatë, shpesh vizitohet vetëm me nxitim, kryesisht për të bërë disa blerje në pazarin e tij të bukur. Kruja ndodhet më pak se një orë larg Tiranës. Mund ta vizitoni lehtësisht brenda një dite për t’u larguar sadopak nga kaosi i kryeqytetit. Qendra historike është e ndarë në dy pjesë Pazari i vjetër, një xhevahir ku artizanët vendas shesin produktet e tyre të bëra me teknika të trashëguara brez pas brezi. Zona e Kalasë strehon Muzeun Etnografik dhe Muzeun Skënderbej, të dy për t’u vizituar sepse ofrojnë pamje të pakrahasueshme. Fillojmë me muzeun për të arritur pastaj në pazarin e vjetër. Muzeu Etnografik Muzeu ndodhet në zonën e kalasë së vjetër. Aty zbuloni anekdota interesante për historinë e këtij qyteti antik dhe trashëgiminë e tij të paçmuar kulturore. Një udhëtim nëpër piktura dhe buste madje edhe një kopje e statujës së heroit, përpara se të arrini në tarracën muze. Një ballkon i vërtetë mbi Shqipërinë nga i cili, në ditët me diell, mund të admironi pamje të pakrahasueshme të bregdetin shqiptar të Adriatikut. Vizitoni këtë Muze Etnografik për të kuptuar përdorimet dhe zakonet tradicionale shqiptare gjatë viteve të sundimit otoman. Ky muze përmban brenda tij histori të pafundme dhe dëshmi të pavdekshme historike. Pazari i  vjetër Kruja është e mbledhur rreth Pazarit të Vjetër. Si rezultat i një ristrukturimi të përpiktë të realizuar nga fondacioni shqiptaroamerikan AADF. Qëllimi sigurisht ishte për të promovuar turizmin në qendrën historike të qytetit. Pazari është një xhevahir prej guri që duhet vizituar pa nxitim. Aty do të shikoni artizanët e vjetër shqiptarë që ene punojnë tezgjahun me një traditë të vjetër disa shekullore. Keni dyqanin e Xhevdet Bardhit dhe bashkëshortes së tij, të cilët prodhojnë qilima tradicionale shqiptare prej gati tridhjetë vitesh. Dyqani i Ndriçim Gunit dhe Lindita Herrit Pastaj, keni dyqanin e Ndriçim Gunit, i cili që në moshën njëzet vjeçare ka punuar qeleshe me dorë, ose ndryshe plisat. Një zanat i trashëguar brez pas brezi. Një zejtari që kërkon pasion dhe forcë burrnore për t’u perfeksionuar.Ndriçimi, nëse e pyesni, do t’ju tregojë se si e ka mësuar zanatin prej gjyshit të tij së pari dhe babait të tij më vonë. Elida Çela, nga ana tjetër, është mendja dhe dora që qëndron pas krijimit të kostumeve të shkëlqyera popullore si për burra ashtu edhe për gra. Ndërsa Lindita Herri përpilon me përpikëri veshje, perde, mbulesa tavoline dhe tekstile të llojeve të ndryshme. Nuk mund të mos admironi kryeveprat e Vjollca Haxhiut, Dëshire Maja, Dallëndyshe Tabakut dhe Arjana Cerhozit, katër zejtareve të talentuara. Ka kaq shumë për të parë dhe kaq pak kohë! Përmbyllja Çdo hap është një ftesë për të marrë kohë për të admiruar mjeshtrit në punë, produktet e dekoruara imtësisht dhe ngjyrat e ndritshme të pëlhurave. Pazari i vjetër është vërtetë një spektakël ngjyrash. Një vend që shpalos artin, historinë dhe shumë tradita që janë protagonistët e vërtetë të historisë së Krujës. Fotoja në krah është rruga para se t’i drejtoheni Kalasë së Krujës, nga ku do mund të shihni statujën e Skëndërbeut dhe shumë statuja të mrekullueshme. Ku të hani: Restorant Bardhi, me kuzhinë tradicionale përgjatë rrugës që të çon tek Kalaja.Restorant Panorama, ku mund të porosisni fërgesën, një tavë të bërë me mish viçi, ricotta dhe speca. Ku të flini: Kruja Hospitality. Vendi ideal për të jetuar një përvojë autentike lokale. Me shtëpi tipike brenda Kalasë së Krujës, të shndërruara në një shtëpi mysafire me kopsht të bukur dhe vende për t’u argëtuar.Rooms Emiliano. Një shtëpi e lashtë otomane, e vendosur në zemër të Kalasë së Krujës që ofron pamje marramendëse të luginës poshtë.Hotel Panorama Krujë. Hotel luksoz që ofron një pamje të mrekullueshme të Kalasë së Krujës dhe çatisë së pazarit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-picen-dietike-pa-gluten-sipas-kourtney-kardashian/
Qysh me përgatit picën dietike pa gluten?
Dyzetvjeçarja e adhuron picën dietike pa gluten. Edhe pse është në dietë ajo tenton të rikrijojë shijen origjinale të picës, por me synim për ta bërë atë dietike. Në web-sajtin e vet Poosh ka ndarë recetën për picën dietike pa gluten për të cilën nevojiten 40 deri 45 minuta ta gatuani. Shikoni recetën për picë të Koyrtney Kardashianit, së cilës ia ka borxh linjën e përsosur pas tri shtatzënive: Për kore: 2 filxhanë lulelakër të grirë në rende; 2 filxhanë parmezan; 1 vezë; 1 lugë e vogël hudhër pluhur; 1 lugë e vogël shafran; pak kripë. Përbërësit për picë: 1 filxhan mozzarellatë grirë; 1 filxhan djathë ‘cheddar’; gjysmë filxhani borzilok; spec i freskët; vaj ulliri; disa fletë borziloku për zbukurim. View this post on Instagram   A post shared by Poosh (@poosh) on Jul 22, 2019 at 6:04pm PDT Përgatitja: 1. Nxehni furrën në 200 gradë Celsius. 2. Fërgoni lulelakrën pesë deri dhjetë minuta dhe shtoni kripën. 3. Qiteni lulelakrën në enë. 4. Shtoni parmezamin, vezën, hudhrën, shafranin dhe përzieni mirë. 5. Formoni brumin në formën e dëshiruar të kores. Lulelakra të jetë mirë e integruar në tretje. 6. Piqeni koren në 200 gradë celsius rreth 20 minuta. 7. Nxirreni koren nga furra dhe shtoi djathërat dhe borzilokun dhe futeni në furrë edhe pesë deri shtatë minuta derisa djathi të shkrihet. 8. Sërish nxirreni nga furra dhe shtoni fletët e borzilokut, spërkateni pak me vaj ulliri dhe zbukurojeni me spec të freskët. 9. Servireni dhe kënaquni. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-kreme-me-aloe-vera/
Qysh me përgaditë kremë me aloe vera?
Përbërësit: 1/3 e gotës xhel aloe vera 2 lugë vaj bajamesh apo vaj jojoba 1 lugë dyll bletësh. 1.Në një tenxhere me ujë të nxehtë, vendosni një pjatë xhami në të cilën vendosni dyllin dhe vajin. Përzieni derisa të shkrihen në temperaturë mesatare. 2.Transferoni vajërat në një enë dhe lejoni të ftohen për 1 orë. 3.Shtoni xhelin aloe vera dhe kombinoni me mikser.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-lehtesu-dhimbjet-menstruale/
Qysh me i lehtësu dhimbjet menstruale?
Edhe pse ne menjëherë nxitojmë për tableta, dhimbjet menstruale mund të parandalohen me metodat natyrore të tilla si dushi me ujë të ngrohtë. Ujë i ngrohtë rrit rrjedhjen e gjakut në zonën e legenit që relakson muskujt dhe heq tensionet, thekson gjinekologu amerikan Ellison Dvek. Më poshtë keni 4 mënyra për të lehtësuar dhimbjet, të cilat janë marrë nga portali Womens health. Ushtrime per dhimbjet menstruale Lëvizja e rregullt heq dhimbjet menstruale duke stimuluar lirimin e endorfinës, hormonet për humor të mirë. Kjo zvogëlon intensitetin e dhimbjes, dhe ushtrimi duhet të fillojë të paktën shtatë ditë para menstruacioneve. Gratë që ushtrojnë rregullisht rrallë kanë probleme me dhimbje menstruale. Çaj xhenxhefil Çaji ka një efekt të dobishëm për shëndetin dhe ngrohja e tyre lehtëson dhimbjet  e barkut. Xhenxhefili redukton dhimbjet , është kundër inflamacionit dhe heq kontraktimet e muskujve të mitrës. Orgazmë Marrëdhënia seksuale gjatë menstruacioneve heq dhimbjet e pakëndshme dhe tensionin. Orgazma shkakton të kundërtën, kjo relakson muskujt, redukton dhimbjet e barkut, dhe trupi pastaj liron hormonin e lumturisë, oxytocin dhe dopaminë që të sigurojë një ndjenjë të kënaqësisë dhe eliminojë dhimbjet. Yoga Ky lloj ushtrimi është veçanërisht i efektshmëm në dhimbje, por edhe uljen e gjakderdhjes. Relaksimi i thellë është i lidhur me një rënie në nivelet e hormoneve të cilat luajnë një rol kyç në menstruacione.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-humbe-peshe-me-qumesht/
Qysh me humbë peshë me qumësht?
Qumështi është një prodhim shumë i rëndësishëm dhe i dobishëm për njeriun. Në përbërjen e tij gjenden vitaminat A, B, C, E, kalciumi, si dhe shumë minerale, proteina. Konsumimi i një litre qumësht brenda ditës përmbush nevojat e organizmit me proteina. Prodhimet e qumështit po ashtu ndikojnë mirë në sistemin tretës, prandaj edhe nëse dëshironi të humbisni në peshë, do të ishte mirë ta përdorni në njërën apo tjetrën formë , qumësht, djathë, kos. Dieta me qumësht ul nivelin e kolesterolit në gjak, forcon kockat, sistemin nervor, normalizon funksionimin e zorrëve dhe përmirëson mikro-florën. Gjithashtu, kjo dietë përmirëson gjendjen e lëkurës e madje ndihmon edhe në largimin e akneve. Këto janë disa nga arsyet pse është kaq popullore. Dieta me qumësht – menyja Para secilit vakt, konsumoni një gotë ujë mineral të pa-gazuar. Mëngjesi: 1 kos, 1 banane, çaj me mjaltë apo kafe me qumësht, pa sheqer. Dreka: 100 gr drithëra, 200 gr djathë, 1 gotë qumësht. Darka: 1 vezë e skuqur, sallatë me perime, djathë të freskët dhe një gotë kos. Pas Darkës: 1 dardhë, kos.
https://www.dua.com/sq/motivimi/
Motivimi – 5 menyra per te motivuar veten
Motivimi – 5 mënyra për të motivuar veten. Si mund të gjejmë mënyra për të motivuar veten dhe për të qëndruar pozitivë? Gjatë kësaj kohe që shumica po punojnë gjërësisht nga shtëpia është shumë e vështirë të qëndrosh i motivuar. Mirëpo, mund të mësojmë shumë nga ata që kanë studiuar psikologji pozitive, ndërtim të rezistencës dhe teori motivimi. Duke thënë këtë, këtu keni pesë mënyra të shkëlqyera për t’ju ndihmuar të qëndroni të motivuar. Ushqim i ngrohtë Njerëzit ngushëllohen sa herë që ushqehen shëndetshëm, dhe tani në këto ditë të ftohta e mbi të gjitha të izoluar ushqimi i ngrohtë duket se është ilaçi i duhur. Provoni musli ose qull tërshëre të ngrohtë me luleshtrydhe nesër. Disa ushqime dhe vitamina dihet se ndihmojnë gjendjen tuaj shpirtërore, për shembull Vitamina D (kërpudha), çokollata e zezë dhe banania. Nëse shihni veten që nuk po arrini të përqendroheni, pushoni, pini më shumë ujë, merrni më shumë hekur në dietën tuaj ose më e mira do të ishte të hani një supë të ngrohtë me perime. Rutina duhet të vazhdojë si çdo ditë tjetër Më elastikët mes nesh – të cilët psikologët i quajnë ‘The Hardy’ – kanë ‘zakone të mira të përditshme.’ Ata hanë ushqime të rregullta, bëjnë pushime, nuk i harrojnë asnjëherë ushtrimet. Sigurohuni që të bëni gjërat e rëndësishme tuajat sipas një rutine të saktë. Perspektiva e duhur për t’u motivuar Njerëzit e kanë më të lehtë të mbajnë mend gjërat e këqija sesa të mirat. Shumica e pengesave ndodhin në mendjen tonë. Pra, mbaj një “ditar mirënjohjeje.” Kjo do të ndihmoj të shohësh të mira edhe aty ku të duket sterr. Për shembull në këto ditë ji falenderues që ske asnjë familjar të sëmurë. Që ende ke punën dhe mbi të gjitha që ha shëndetshëm. Shumë njerëz po vuajnë shumë më shumë nga kjo situatë. Ndaj, shikojeni botën në një perspektivë më pozitive. Gjumë i bollshëm dhe ushtrime Flini bollshëm dhe ushtrohuni sa të mundni edhe pse brenda në shtëpi. Çdo orë gjumi dhe ushtrim i bërë do të rrisë mirëqenien, përqendrimin, motivimi dhe produktivitetin tuaj. Ushtrimi është i shkëlqyer – mund të mendosh më qartë dhe do të jetosh më gjatë. Si mund të bëni disa ushtrime? Nëse keni një kopsht mund të hiqni barërat e këqija. Nëse jeni të mbërthyer në një banesë: në internet gjeni çdo gjë, nga tai chi deri tek Zumba dhe joga. Vazhdoni të bëni gjithçka që mundni për t’u kënaqur e motivuar Përdorni kohën tuaj më mirë dhe përmirësohuni në gjërat tek të cilat tashmë jeni të mirë, kështu motivoni veten më shumë. Bëni një klasë online, ose mësoni një aftësi të re. Gjithashtu, shkruani një listë të gjërave që ju pëlqejnë dhe si mund t’i bëni ato sapo të kalojë kjo gjëndje pasigurie. Merruni me pasionet tuaja dhe me punën tuaj nëse keni mundësi ta bëni nga shtëpia. Vazhdoni gjithçka si më parë vetëm se për momentin do jeni të izoluar. Jini falenderues që jeni ende i shëndetshëm.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-torte-akullore/
Qysh me përgaditë tortë akullore?
Përbërësit: 200 gram gjalpë 5 vezë 250 gram sheqer 300 gram lajthi 400 ml ajkë të ëmbël. Kallëpi në formë të gjatë e të ngushtë mbështillet me folie plastike. Tundet gjalpi i zbutur me 100 gram sheqer. Shtohen të verdhat e vezëve duke vazhduar të përzihet masa. Shtohen lajthitë dhe 200 ml ajkë të tundur. Në një enë tjetër tunden të bardhat e vezëve me sheqer, dhe pasi të jetë bërë masa e dendur me kujdes përzihet me masën e përgaditur paraprakisht. Masa vendoset në kallëp dhe futet në friz për 3-4 orë. Pasi të ftohet torta largohet nga kallëpi. 200 ml ajkë tunden dhe me të lyhet torta mbi dhe anash.
https://www.dua.com/sq/ja-si-do-duket-udhetimi-ajror-pas-covid-19-deri-ne-vitin-2023-do-jemi-larg-normales/
Ja si do duket udhëtimi ajror pas Covid-19
Sa ka ndryshar udhëtimi ajror pas Covid-19? Që nga fillimi i pandemisë COVID-19, një gjë ka qenë e qartë. Udhëtimi ndërkombëtar ka shumë të ngjarë të jetë industria e fundit që do të kthehet në normalitet. Ndërsa udhëtimi i brendshëm i shteteve ka të ngjarë të rifillojë normalisht brenda fundit të vitit 2020, Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) – organi më i lartë i industrisë për udhëtimin ajror në të gjithë botën – ka konfirmuar se udhëtimet jashtë shtetit nuk ka gjasa të kthehen në normalitet deri në vitin 2023. Ja se si do të duket udhëtimi jashtë shtetit: Çfarë është ‘pasaporta shëndetësore’? Disa destinacione janë duke kërkuar të prezantojnë një pasaportë \’shëndetësore\’. Pasaportë e cila do të sigurojë që turistët të mos jenë të prekur nga viruset. Për shembull, ishulli italian i Sardenjës po shikon prezantimin e pasaportave ‘shëndetësore’ për të ndihmuar në fillimin e industrisë së turizmit. \”Kushdo që do të hipi në një aeroplan ose në një traget do të duhet të tregojë (pasaportën shëndetësore) së bashku me dokumentin e tyre të identitetit\”. Kështu tha guvernatori i ishullit Christian Solinas për Arab News. Greqia, Turqia dhe Kili gjithashtu raportohet se po shqyrtojnë opsionin. Ku do të jemi në gjendje të udhëtojmë? Dr Tony Webber i UNSë, një ish-ekonomist dhe shefi i grupit Qantas, tha se trajektorja natyrore për lehtësimin e kufizimeve të udhëtimit ka të ngjarë të jetë kjo: udhëtimi brenda shtetit me makinë (i cili tashmë është i lejuar në disa shtete); udhëtimi ajror brenda shtetit; udhetimi nderkombetar ajror dhe makina; udhëtimi rajonal ajror; dhe, së fundi, udhëtimi ndërkombëtar ajror. Si do të ndryshojë udhëtimi ajror? Shumë linja ajrore kanë luftuar financiarisht në mes të pandemisë. Ka të ngjarë që biletat e aeroplanit të kushtojnë dukshëm më tepër. Edhe  është tregues se sa ka ndërruar udhëtimi ajror pas Covid-19. Distancimi social, i cili do të ekzistojë derisa të bëhet e mundur një vaksinë për COVID-19, do të ndikojë gjithashtu në fluturimet ajrore. Në fillim të kësaj jave, komunikimi i transportit ajror dhe specialisti i IT SITA postoi një artikull të titulluar, A \’New Normal\’:The changing face of air transport post COVID-19, Which outlined the potential future of air travel. Ndryshime të tjera taksative që janë bërë ndaj aeroporteve dhe aeroplanëve përfshijnë kontrollimin e temperaturës. Si dhe pastrimin më të shpeshtë të kabinës dhe testimin për COVID-19. E ardhmja duket goxha e kufizuar.