url
stringlengths
28
112
originalTitle
stringlengths
5
89
originalContent
stringlengths
128
17.5k
https://www.dua.com/sq/qysh-e-marrin-lulet-aromen-e-tyre/
Qysh e marrin lulet aromen e tyre?
Lulet kanë disa kemikate të cilat tërheqin secilin lloj të insekteve apo zogjve, të cilat i vizitojnë ato dhe i polinizojnë. Aroma është një përzierje e përberjeve që një bimë mund të prodhojë, e cila zakonisht shfaqet më shumë te një pjesë e bimës. Petalet përdoren për të bërë parfume. Disa erëra i tërheqin disa insekte më të veçanta. Disa aroma janë më të fuqishme gjatë natës sesa gjatë ditës
https://www.dua.com/sq/libra-romance/
Libra Romance
Libra Romance që pushtuan ekranet si filma, romanet e zhanrit romancë me faqet e tyre kanë mbajtur të ngërthyer lexuesit për vite. Mirëpo përveç të përshkruara me të zezë mbi të bardhë, disa prej tyre edhe janë ekranizuar. Ne po përmendim disa libra romance për të cilat ndoshta nuk e keni ditur se janë baza e disa filmave që ju i adhuroni. Mos harroni se burimi i historive më të bukura të dashurisë janë librat dhe letërsia! Këtu po përmendim disa prej tyre. The Notebook E kush nuk ka qarë me zemër me këtë libër që më vonë u bë film? The Notebook është një film romantik i vitit 2004 me regji nga Nick Cassavetes, shkruar nga Jeremy Leven. Kjo romancë është adaptimi i romanit me të njëjtin titull të vitit 1996 nga Nicholas Sparks. Historia e dashurisë që personazhet Noha dhe Allie bartin është e rrallë. Sa tragjike aq edhe kuptimplotë. Në film interpretojnë Ryan Gosling dhe Rachel McAdams si një çift i ri që bien në dashuri në vitet 40. Historia e tyre lexohet nga një fletore në ditët e sotme nga një burrë i moshuar (i luajtur nga James Garner), duke i treguar përrallën një banoreje të shtëpisë së pleqve (luajtur nga Gena Rowlands, e cili është nëna e Cassavetes). Ky është një nga romanet më të suksseshme të autorit Sparks. Ai është nga më të famshmit e këtij zhanri librash. The Fault in Our Stars The Fault in Our Stars është një film me dramë romantike amerikane i vitin 2014. Ky film me regji të Josh Boone është bazuar në romanin e vitit 2012 me të njëjtin emër nga John Green. Libri i dha autorit famë sepse ai solli një romancë të pa dëgjuar më herët. Më vonë edhe ekranizimi i librit u prit mjaftë mirë. Në film luajnë Shailene Woodley dhe Ansel Elgort. Woodley luan Hazel Grace Lancaster, një paciente gjashtëmbëdhjetë vjeçare me kancer. Ajo detyrohet nga prindërit e saj të marrë pjesë në një grup mbështetës, ku takohet dhe më pas bie në dashuri me Augustus Waters. Ai një tjetër pacient me kancer, i luajtur nga Elgort. Filmi dëshmon se dashuria mund të triumfojë pa marrë parasysh situatën në të cilën ndodhemi. Duke i parë Hazel dhe Gus se me çka ballafaqohen është e pamundur të mos prekesh apo të mos përlotesh. Nëse nuk e keni lexuar librin apo nuk e keni parë filmin, ju ftojmë ta bëni sa më parë. Me Before You Me Before You është një film i zhandrit dramë e komedi romantike. Filmi amerikanobritanik është bërë me regji nga Thea Sharrock por është vepër e Jojo Moyes. Saktësisht është adaptuar nga romani i saj i vitin 2012 me të njëjtin titull. Filmi u publikua në 3 qershor 2016. Në adaptimit për ekran  aktorja Emilia Clark arrinë të përçojë të gjithë pozitivitetin e personazhit të Lou. Një vajzë që jetën e ka pasur të vështirë ama ka ëndrra shumë. Në anën tjetër është Will, të cilin e sjellë aktori Sam Clafin. I pasuri që është sfiduar keq nga jeta së fundi. Rrugët e këtyre dy personave kaq të ndryshëm nga njëritjetri takohen papritur për të mos u ndarë. Ju paralajmërojmë se kjo histori nuk ka një fund tipik të lumtur. Nëse e lexoni romanin apo e shikoni filmin gjasat që do të përloteni janë shumë të mëdha. Nëse se keni bërë akoma, mos e lini pa e lexuar apo shikuar! Pride and Prejudice Pride and Prejudice është një roman nga Jane Austen në 1813. Kryevepër e letërsisë. Romani ndjek kryepersonazhin të Elizabeth Bennet. Ajo mëson për pasojat e gjykimeve të nxituara dhe vjen për të vlerësuar ndryshimin midis mirësisë sipërfaqësore dhe mirësia aktuale. Humori i saj qëndron në përshkrimin e sinqertë të sjelljeve, arsimit, martesës dhe parave gjatë epokës së Regjencës në Britaninë e Madhe. Kjo romancë e dashurisë shtyhet nga disa pengesa. Disa prej tyre të krijuara nga shoqëria e disa të tjera nga vet ata dy. Kryesisht të nxitur nga krenaria si dhe paragjykimet. Për më shumë se një shekull, adaptimet dramatike, ribotimet, vazhdimet jozyrtare, filmat e shumtë dhe versionet televizive të Pride and Prejudice kanë portretizuar personazhet dhe temat e paharrueshme të romanit, duke arritur në audiencë masive. Filmi i vitit 2005 Pride and Prejudice është adaptimi më i fundit i filmit që përfaqëson nga afër librin. Ky është një nga ata libra romance që nuk doni ta humbisni.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-demet-nga-pijet-qe-konsumojme/
Qysh me i ditë dëmet nga pijet që konsumojmë?
Më shumë se 30 kalori në ditë i konsumojmë me pije lë ndryshme, e derisa disa si çaji dhe kafeja mund të kenë efekte pozitive në shëndet, të tjerat janë të mbushura me përbërës të dëmshëm, aditivë dhe mjete për konservim, të cilat e dëmtojnë organizmin dhe shtojnë peshën, tërheqin vërejtjen ekspertët e dietave. Një prej tyre është lëngu i popullarizuar i pemëve, i cili më së shpeshti përmban më shumë sheqer dhe aroma artificiale, sesa lëngu nga pemët e vërteta, ndërsa një gotë me lëng të tillë shpesh përmban më shumë kalori, sesa një porcion me ëmbëlsirë. Pijet me kafeinë Mund të përmbajnë edhe deri në 800 kalori dhe 170 gr sheqer mund të përmbajnë pijet me kafeinë, ndërsa janë të mbushura me kafeinë, e cila në sasi të mëdha mund të shkaktojë probleme siç është aritmia e zemrës. Uji mineral i gazuar Edhe pse i shëndetshëm në sasi mesatare, konsumimi i tepërt i ujit të gazuar mund të shkaktojë dëmtim të veshkave për shkak të përqindjes së lartë të natriumit. Uji me aromë Edhe pse pohojnë që përmban vitamina dhe minerale dhe se nuk përmban sheqer të shtuar, uji me aromë artificiale përmban sasi të mëdha të ëmbëltuesve artificialë, të cilët e hapin oreksin dhe nxisin ndjenjën e urisë. Pijet energjike Përveç që përmbajnë doza të mëdha të sheqerit dhe kafeinës, është dëshmuar që konsumimi i shpeshtë i pijeve energjike e rrit edhe rrezikun nga shtypja e lartë e gjakut. Pijet e rënda alkoolike Për dallim nga vera dhe birra, pijet e rënda alkoolike përmbajnë edhe trefish më shumë sheqer, për shkak të të cilit edhe rritet rreziku nga mbipesha dhe sëmundjet e zemrës. Pijet sportive Lëngjet e ndryshme të pasuruara me shtim të mineraleve dhe elektroliteve, janë të mira pas ushtrimeve fizike, në të cilat janë humbur shumë lëngje, por përmbajnë sasi të mëdha të sheqerit dhe mjete për konservim dhe nuk rekomandohet që të konsumohen për çdo ditë.
https://www.dua.com/sq/keshilla/
Keshilla per jeten
Keshilla, pa marrë parasysh se si e kemi gjendjen, të gjithë kemi nevojë për këshilla. Ndonjëherë këto këshilla janë gjëra që ne veçse i dimë mirëpo kemi nevojë t’i dëgjojmë. Fatmirësisht janë disa prej tyre qe na vlejnë gjithmonë. Janë fjalë të menqura që na bëhen mësime jete. Që kemi nevojë t’i dëgjojmë e pse jo edhe t’i përcjellim tek të tjerët kur ka nevojë. Këshilla më e rëndësishme Kur vjen puna te mirëqenia personale kjo është ndoshta këshilla më e mirë që mund të merrni. Njihe veten. Puno me vetvetën. Zbulo aftësitë, kënaqësitë dhe ëndrrat tua. Pastaj pjesa më e rëndësishme, bëhu versioni më i mirë i vetës. Puno që çdo ditë që kalon të ndihesh më i plotë dhe të jesh më i dobishëm. Jo vetëm për vetë por edhe për të gjithë njerëzit që të rrethojnë. Jeta nuk është gjithmonë e drejtë por është e mirë Të gjithë ne herët ose vonë përballemi me padrejtësitë e jetës. Vdekjet e hershme. Aksidentet. Sëmundjen. Varfërinë. Zhgënijmin apo mashtrimin. Ndodhit e ndryshme na dëshmojnë shpesh se jeta nuk është e drejtë. Mirëpo duhet të gjejmë forcë të kuptojmë se ndonëse ndonjëherë tregohet e padrejtë, jeta është e bukur. Duhet të kapemi pas bukurive të saj, pas lumturisë që ndodhet në gjërat e vogla. Fati vjen me punë e përkushtim Kjo këshillë duhet t’ju shërbejë për të mos u ulur e për të mos pritur duar kryq të mirat e jetës. Fati vjen me punë e përkushtim. Duhet t’i përvishemi mëngët dhe të angazhohemi që t’i realizojmë ëndrrat dhe dëshirat tona. Kur ne ta bëjmë pjesën tonë patjetër se edhe fati do ta bëjë pjesën e vet. Prandaj angazhohuni në këtë drejtim. Kur të përpiqemi dhe të veprojmë në mënyrë që gjërat të na shkojnë mbarë atëherë patjetër se edhe fati do të na trokas në derë. Duaj me gjithë zemër – Këshilla e dashurisë Duaj pa kushte dhe duaj me gjithë zemër. Pa marrë parasysh se më çfarë ju sprovon jeta, mos lejoni që zemra juaj të errësohet. Këdo që e doni dhe çfarëdo që doni, duajeni me gjithë zemër. Vetëm ajo është dashuri e sinqertë dhe dashuri pa kushte. Prandaj përpiquni që gjithmonë të doni në mënyrë të tillë. Kur bën kështu, personat që i doni me zemër do t’i rrethoni me një dashuri të pakrahasueshme me diçka tjeter. Kurse punët që i kryeni me plotë zemër patjetër se do të ju ecin mbarë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-shtimin-e-peshes-gjate-udhetimeve/
Qysh me shmangë shtimin e peshës gjatë udhëtimeve?
Gjatë udhëtimeve pothuajse të gjithë shtojmë peshë. Mirëpo qysh me shmangë shtimin e peshës gjatë udhëtimeve?Nëse nuk doni të shtoni peshë duhet të kujdeseni. E për ta bërë këtë mjafton të ndiqni disa rregulla të cilat ne po ja u tregojmë! Mbani rutinën tuaj normale Kjo është e vështirë por përpiquni ta bëni. Hani një mëngjes dhe drekë të ngjashme me atë që ju do të hani në shtëpi. Ruani “dëmin” për darkë, pasi që darka edhe ashtu është më tepër argëtuese kur ju jeni në pushime. Nëse ju do të keni një drekë të madhe dhe të fortë, atëherë në mbrëmje ju duhet të përdorni ushqim të lehtë. Rregulli është që, pas çdo përmbushjeje të knaqshme, vakti tjetër duhet të jetë një resetim i shëndetshëm i trupit. Mos e teproni me alkool Gjatë pushimeve, “happy hours” zakonisht fillon nga 2 apo 3 pasdite, dhe ne plotësisht e miratojmë (pëlqejmë) këtë. Por ju nëse jeni aty për një natë të gjatë duke pirë, bëni një zevendësim të pijeve alkoolike me ato joalkoolike. Kështu shmangni shtimin e peshës. Nëse pija juaj e preferuar, është një bombë me kalori, si “pina colada”, ju mund ta përdorni një, pastaj zëvendësoni atë me një pije të lehtë si vodka soda me linom, ose një shampanjë proseco (vetëm 85 cals!), verë të bardhë apo lëng frutash.
https://www.dua.com/sq/foto-te-vjetra/
Foto te Vjetra
Foto te Vjetra – Grupi që ruan fotografi shqiptarëve. Thonë se një fotografi flet sa 1000 fjalë. E nëse jeni adhurues i fotografive kemi një adresë të veçantë për ju. Një grup që mbledh e ruan fotografi të vjetra shqiptare. Grupi quhet Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History. Në rrjetin social Facebook ky grup numëron shumë anëtarë. Aty mund të shihni fotografi të vjetra. Kryesisht të personaliteteve e ngjarjeve të ndryshme. Nisur nga njerëz të zakonshëm, artistë, politikanë, sportistë, e të tjerë. Pa lënë anash pamje të qyteteve, vendeve e arkitekturës shqiptare. Dëshmi e jetës së përditshme të shqiptarëve Administratori i këtij grupi, Micky Haxhiislami jeton prej vitesh në Tokio të Japonisë. Ai tregon se ky grup është hapur në prill të vitit 2011.  Sot ka dhjetëra mijra foto të vjetra. Grupi ka dhe qindra mijë vizitorë anë e mbanë botës. Sipas tij nga këto fotografi mësojmë shumë. Ato tregojnë jetësën e vështirë në kohën kur është realizuar fotoja e parë në trojet tona. Gjithashtu tregojnë një jetesë normale të asaj kohe. Detaje të cilat pak i kemi mësuar apo ditur. Mirëpo, ky grup nuk kufizohet vetëm në fotografitë të një kohe shumë të largët. Grupi arkivon fotografi nga ngjarje të rëndësishme e të zakonshme. Fotografi të personaliteteve të njohura e të panjohura. ipas administratorit të këtij grupi interesimi i njerëzve për tu bërë pjesë e tij është shumë i madh. “Sot pas më shumë se 9 viteve grupi ka gati 30 mijë anëtarë. Dhjetëra mijë foto te vjetra, si dhe qindra mijë vizitorë anë e mbanë botës”, tregon Haxhiislami. Në këtë grup mund të postohen vetëm fotografi të vjetra, me motive shqiptare. Në të ndalohen gjitha propagandat komerciale. Ndalohen edhe thirrjet politike apo fetare. Si dhe reklamat e grupeve të tjera të interesit. Rregullat e tjera të grupit Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History mund t’i lexoni nëse bëheni pjesë e tij. Shumë burime për një qëllim, që është dokumentimi I pyetur se si i sigurojnë fotografitë e vjetra, të periudhave e personaliteteve të ndryshme, Haxhiislami tregon se burimet i kanë të ndryshme. Përmes motorëve të kërkimit siç janë Google dhe Yahoo. Si burime përdoren edhe gazetat britanike, austrohungareze, gjermane, italiane, turke, etj.  Pastaj edhe librat e ndryshëm. Ato sigurohen dhe përmes miqve të shumtë te cilët shpesh i ofrojnë foto nga arkivat e tyre. “Në saje të teknologjisë informative dhe vullnetit të mirë gjetja e fotografive dhe informatave që ndërlidhen me trojet shqiptare nuk është aq vështirë. Siç thotë edhe fraza e vjetër angleze ‘Where there’s a will, there’s a way’. Që do thotë se aty ku ka vullnet, ka edhe një mënyrë”, thotë Haxhiislami. Për administratorët e grupit Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History është shumë e rëndësishme mirësjellja. Ata presin që njerëzit që postojnë aty foto dhe komente, të aplikojnë rregullat e pashkruara të mirësjelljes universale dhe në veçanti shqiptare. Nëse doni të shihni fotografi të rralla bëhuni pjesë e Albanian Vintage Photography, People, Cities, Culture and History në Facebook!
https://www.dua.com/sq/hobi-te-ndryshem/
Hobi te ndryshem
Hobi te ndryshem Nganjëherë fusha në të cilën jemi kualifikuar profesionalisht është krejt ndryshe nga hobi që kemi. Për arsye të ndryshme shumë prej nesh studiojmë dhe orientojmë karrierën kah e kundërta e hobit tonë. Mirëpo lajmi i mirë është se pa marrë parasysh çfarë profesoni kemi në mund të punojmë dhe ta zhvillojmë edhe më tepër hobin tonë. Madje mund ta bëjmë edhe profesion të dytë. Para se ta lexoni këtë blog tutje mendoni për një hobi që e keni. Mendoni sa me pasion merreni më të. Ndërsa tutje lexoni disa këshilla se si mund të perfeksiononi hobin tuaj dhe të arrini qëllimet tuaja. Praktikoni sa më shumë Nëse e keni hobi muzikën, gatimin, punën e dorës, pikturën, apo çkado tjetër, praktikojeni sa më shumë. Mbusheni kohën tuaj të lirë duke e avancuar hobin tuaj. E dini shumë mirë se sa të relaksuar ndiheni kur merreni me këtë gjë që ju pëlqen aq shumë. Hobi ju çlodhë trurin dhe ju bën të ndiheni më efikas. Prandaj si hap i parë, mos hezitoni të merreni sa më shumë me të. Ndani me të tjerët rezultatet tuaja Cilado qoftë vepra juaj që ka ardhur si rezultat i hobit ndajeni me të tjerët. Nëse po mësoni të luani një këngë të re me ndonjë instrument, luajeni para dikujt.  Nëse po gatuani diçka të re ftojeni dikë të afërtë ta provojë dhe merreni mendimin e tyre. Nëse keni realizuar ndonjë punim dore dhurojani dikujt dhe pyesni se si po i duket. Ky është kontakti i parë i punës tuaj me të tjerët. Vetëm kështu mund ta shhni se sa vlerësohet ajo nga të tjerët. Vërejtjet dhe sygjerimet e tyre do të ju ndihmojnë pa masë. Certifikohuni për atë punë Nëse ka mundësi ndiqni një kurs profesional që lidhet me hobin tuaj. Kjo do të ju ndihmojë juve ta përvetësoni edhe më shumë atë lëmi. Mirëpo në anën tjetër edhe do të ju jap një dëshmi se ju jeni të zotë ta kryeni atë punë. Nuk i dihet se ku më vonë në jetë një diplomë e tillë mund të ju hyjë në punë prandaj mos hezitoni ta bëni këtë. Kërkoni grupe njerzish që kanë të njëjtin hobi si ju Rrjetet sociale janë të mbushura më grupe njerëzish që kanë interesa dhe preferenca të njëjta. Pa marrë parasysh cili është hobi juaj, është e sigurtë se në internet do të gjeni një grup me njerëz që e duan të njëjtën gjë. Mos u frikësoni. Mos i shihni ata si konkuret por vetëm si persona prej të cilëve mund të mësoni e më të cilët mund t’i ndani përvojat tuaja. Në grupe të tilla do të argëtoheni shumë e madje edhe mund të bëni miqë të mirë! Promovoni punën tuaj në internet dhe filloni angazhimin seriozisht Për fund, juve ju duhet një profil në internet specifikisht për hobi te ndryshem apo punën tuaj të ardhshme. Aty mund të promovoni çdo gjë që dini ta bëni mirë. Mund të nisni të shisni çdo produkt që me talentin tuaj keni arritur ta realizoni. Vetëm një gjë duhet ta keni parasysh. Sikur asnjë fillim tjetër, as ky fillim nuk është i lehtë. Ju duhet përkushtim. Promovim. Fotografi të bukura e përshkrime të mira. Mirëpo me aq dashuri sa keni ju për hobin tuaj jemi të bindur se do të ja dilni.  Kësisoj i jepni vetës mundësi që krahas profesionit tuaj të parë të keni edhe një të dytë. Ju do të ndiheni më produktivë, më të lumtur dhe më të kompletuar. Rezultatet e punës tuaj të zemrës do të ju bëjnë të ndiheni të plotësuar shpirtërisht. Mos e privoni vetën nga kjo ndienjë e mrekullueshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-mish-viqi-me-mustarde/
Qysh me përgaditë mish viqi me mustardë?
Përbërësit: 500 gram file viqi 1 lugë mustardë 2 tranguj të vegjël turshi 1 qepë kripë piper 1 lugë miell 2 lugë gjalpë 1 lugë salcë domatesh 200 ml verë e kuqe 1 gotë jogurt 1 lugë nisheste. Mishi lyhet me mustardë. Qepa, trangujt priten imët dhe hidhen mbi copa mishi. Filetat mbështillet në role dhe mbyllen me rrëmojsa. Shtohet kripë dhe piper, përmillen dhe fërgohen në të gjitha anët në yndyrë të nxehtë. Shtohet salca e domateve, vera dhe 100 ml ujë. Mbulohet ena dhe filetat zihen në zjarrë të ngadaltë për 1 orë. Rolet vendosen në pjatë. Në yndyrë ku janë zier roletë, hidhet nishestja e përzier me jogurt dhe zihet derisa të trashet. Shtohet salca mbi role mishi dhe shërbehet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-per-15-minuta-biskota-te-shijshme-me-cokollate/
Qysh me përgatit për 15 minuta biskota me çokollatë?
Disa biskota të shijshme me çokollatë nuk i refuzon askush! Mirëpo a dini ju ndonjë recetë të mirë për t\’i përgatitur ato? Ne po ju prezantojmë një recetë që përpos që është e shijshme është edhe e shpejtë! Gjithcka realizohet për 15 minuta. Nëse e ndiqni me kujdes recetën tonë ju do të arrini të gatuani biskota të pa harrueshme. Madje edhe nëse nuk jeni një profesionist i kuzhinës. Prandaj asesi mos hezitoni t\’i provoni! Përbërësit për biskota të shijshme: 240g çokollatë për gatim 4 lugë gjelle gjalpë 2/3 gotës miell ½ lugë çaji pluhur për gatim ½ lugë çaji kripë 2 vezë ¾ gotës sheqer 1 lugë çaji sheqer vanilje 150g çokollatë e copëtuar Përgatitje: Fillimisht lëreni furrën të nxehet në 180 gradë Celsius dhe lëreni jashtë tabakun e pjekjes Prejeni çokollatën në copa të vogla Përzieni sheqerin, vezët dhe sheqerin e vaniljes për rreth 4 minuta 240g çokollatë shkrini me gjalpë në mikrovalë Shtojeni çokollatën në përzierje dhe përzieni prapë ngadalë Në një enë tjetër, përzieni miellin, pluhurin e gatimit dhe kripën. Pas përzierjes, shtojeni në enën me përbërësit tjerë dhe përzieni prapë Çokollatën e mbetur shtojeni dhe përzieni Biskotat vendosni rreth 5-7 centimetra larg njëra-tjetrës Gatuani për 12-15 minuta. Përgatiten për 15 minuta: Biskota të shijshme me çokollatë
https://www.dua.com/sq/te-lutem-me-thirr-ne-vala/
Te lutem me thirr ne Vala
Si mund të aktivizoj shërbimin Te lutem me thirr ne Vala? Aktivizimi I shërbimit “Të lutem më thirr” bëhet sipas procedurës në vazhdim *141* 44xxxxxx#Call. Ku në vend të xxxxxx shënoni numrin tuaj të telefonit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxeh-picen-pa-perdorur-mikrovalen/
Qysh me nxeh picen pa perdorur mikrovalen?
A e hani picën e ftohët? Besojmë se pak janë njerëzit që e preferojnë picën e tillë. Kur nuk keni vullnet të gatuani darkën, disi më e lehtë është të porosisni picë, sidomos nëse kemi mysafirë apo mbeteni zgjuar shumë më gjatë seç e keni planifikuar. Dhe kjo është zgjidhje e shkëlqyer, e shpejtë, mirëpo shpesh ndodh që të na mbeten disa copëza. Kur pas një kohe ftohet, nuk e ka më atë shijen që pëlqehet. Për të mos e hedhur ushqimin, kemi kërkuar a ekziston një mënyrë që ta nxehim picën, por që të jetë njësoj e shijshme dhe e freskët dhe me atë rast të jetë e sigurt për ta ngrënë. Kemi mësuar shumëçka interesante Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji. Mos e nxehni picën në mikrovalë, sepse do të bëni një racion i qullët me shije të shkatërruar; Mos e nxehni as në furrë, sepse vetëm do ta thani; Zgjidhja më e mirë është pllaka e shporetit. Mbështillni copat e picës në folie alumini, aktivizoni pllakën në temperaturë minimale dhe nxehni nga të dyja anët disa minuta. Para nxehjes spërkatni çdo copë pice me disa pika uji, në mënyrë që të zbuten. Ju bëftë mirë! Mos harroni se.. Disa studiues kanë thënë se, futja e ushqimeve në mikrovalë, mund t’ju shkaktojë kancer dhe rreziqe të tjera. Për studiuesit, llamba e mikrovalës lëshon një rrezatimi elektromagnetik i ngjashëm me rrezet radioaktive dhe dritat infra të kuqe. Edhe pse njihet si e sigurt, interneti sot është mbushur me artikuj rreth rreziqeve që na sjell futja e ushqimit në mikrovalë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-rrezite-me-shpejt-dhe-sigurt/
Qysh me u rrezitë më shpejt dhe sigurtë gjatë stinës së verës?
Qysh me u rrezitë më shpejt dhe sigurtë? Në stinën e verës të gjithë duam të marrim rreze dielli dhe ngjyrë.  Mirëpo ka shumë rëndësi të mos digjemi dhe të marrim rreze në mënyrën e duhur. Prandaj më poshtë po ju japim disa këshilla si të rreziteni më shpejt dhe më sigurtë. Në këtë mënyrë ju do të jeni të kënaqur me ngjyrën që do merrni dhe do shmangni dëmët në lëkurën tuaj. Pastrojeni mirë lëkurën para ekspozimit të diellit Një ditë para se të filloni rrezitjen bëni një skrub lëkure dhe pastrojeni lëkrën tuaj nga qelizat e vdekura. Kështu ajo do të fryojmë më mirë dhe do t’i pranoj rrezet e diellit më mirë dhe më lehtë. Aplikojeni kremin mbrojtës gjysmë ore më herët se me u rrezitë Shumica i shmangnen kremit mbrojtës kur dalin në diell sepse duan të rreziten.  Mirëpo të paktën dy ditët e para duhet me patjeter ta aplikoni. Bjëni këtë gjysmë ore para se të dilni në diell në mënyrë që ai të këtë efekt më të mirë. Përdorni vaj ulliri, kokosi ose karrote për me u rrezitë Kur vjen puna te tërheqja e rrezeve të diellit, këta tre vajra janë më të rekomandueshmit. Prandaj zgjedheni njërin nga këta dhe aplikojeni në lëkurë gjatë rrezitjes. Rezultatet nuk do të ju mungojnë! Rrisni kohën e ekspozimit në mënyrë graduale Fillojeni duke qëndruar në diell 1 orë, për të mbërritur më pas te disa orë më shumë, si në mëngjes edhe pasdite. Bëjeni lëkurën të mësohet gradualisht me diellin e mos harroni që ka qenë për shumë muaj e mbuluar me rroba të trasha. Mos u rreziteni në orët më të nxehta të ditës sepse do të digjen.
https://www.dua.com/sq/ndarja/
Ndarja: Katër fazat që vijne pas saj
Ndarja: Kater fazat qe vijne pas saj. Lënia e një marrëdhënie të keqe prapa vetës mund të jetë e ndërlikuar. Për këtë arsye shumë psikologë fazat që vijnë pas ndarjes i krahasojnë me vajtimin e një vdekjeje. Dhimbja nga dashuria është një nga dhimbjet më të mëdha. Edhe nëse ju jeni ai apo ajo që filloi shpërbërjen – dhe madje edhe nëse besoni se prishja është gjëja më e mirë për të gjithë të përfshirë – fundi i një marrëdhënie është i vështirë. Pasi t’i keni dënë fund një lidhjeje të gjatë janë disa faza që ju përcjellin deri në shërimin e plotë. Psikologjia thotë se janë katër faza kryesore. Më poshtë ne do të shtjellojmë secilën prej tyre. Ndarja: Katër fazat që vijne pas saj Në këtë fazë, zemra jonë, për dallim nga  koka jonë, ndarja refuzohet. Edhe pse e dimë se marrëdhënia ka mbaruar, ne ende besojmë. Kundër gjykimit  të të gjithëve përreth nesh, ne nuk mund të bëjmë tjetër por vetëm mendojmë se si do të kthehemi së bashku. Kjo është faza ku ne jemi më të ndjeshëm dhe kemi tendenca t’i dërgojmë atij personi mesazhe të natën vonë. Faza e parë: Zemërimi Pasi ja kemi pranuar vetës se lidhja jonë ka mbaruar vjen faza e zemërimit. Në këtë fazë ne zemëmrohemi për gjërat që na kanë ndodhur. Kryesisht për të bëmat tona apo të partnerit që na quan deri te ndarja. Ne zemërohemi edhe me univesin se pse lidhja jonë nuk ishte e destinuar të përfundonte me një fund të lutmur. Jemi më të ndjeshëm dhe kemi tendenca të nervozohemi me këdo. Faza e dytë: Depresioni Depresioni, si zemërimi, gjithashtu sipërfaqet në forma të ndryshme. Për shembull të ndjeheni të lodhur gjatë gjithë kohës, duke mos dashur të bëni asgjë, por të vetëm shtriheni në shtrat. Duke u ndjerë të shkëputur nga njerëzit edhe kur jeni me ta. Duke qenë në prag të lotëve shumciën e kohës. Shfaqet edhe vështirësia për të fjetur ose e kundërta, flini shumë. Vjen edhe humbja e oreksit ose teprimi, rritja e përdorimit të drogës ose alkoolit. Ndjeheni sikur nuk do të vazhdoni më përpara dhe se asgjë nuk do të funksionojë më kurrë për ju në të ardhmen. Faza e tretë: Pranimi Më në fund, kjo është faza e ndarjes në të cilën ne jemi në gjendje të bëjmë paqe me humbjen. Nuk ndodh gjithmonë papritmas. Shpesh ndodh gradualisht, pak nga pak. E ndërthurur me disa nga fazat e tjera. Pranimi nuk përfshin gjithnjë harmoninë dhe lulet. Sigurisht do të mbetet pak trishtim. Pranimi nënkupton bërjen e paqes me humbjen, duke lënë anash marrëdhënien dhe duke ecur ngadalë përpara me jetën tënde. Ndonjëherë e ndieni sikur kjo fazë nuk do të vijë kurrë, që zakonisht nënkupton që ende po luftoni në një fazë të hershme. Mirëpo njohja e fazave që vijnë pas ndarjes do të ju ndihmojë ta kaloni më lehtë. Mos harroni se edhe kjo, sikur të gjitha gjërat e tjera, do të kalojë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-mesu-femijet-per-parate/
Qysh me i mësu fëmijët për paratë?
Gjatë rritjes, fëmijët fillojnë të mendojnë më shumë për paratë. Prandaj është proces i rëndësishëm që t’i mësoni atyre së si të kursejnë më shumë. Si dhe si të shpenzojnë më mençur. Si prind ju duhet të filsni me ta. Në këtë kohë krize financiare, është shumë e dhimbshme nëse nuk arrini t’i plotësoni dëshirat që fëmijët tuaj kërkojnë si dhuratë për ta. Mirëpo mënyra më e mirë është që t’u jepni fëmijëve mësime të vlefshme për financat. Duhet ngadalë të kuptojnë që bota funksionon me anë të një buxheti. Ekspozoni fëmijët me realitetin Fëmijët çuditërisht çdo herë e më shumë janë të vetëdijshëm me atë se çfarë po ndodh në botë. Dhe nëse nuk e dijnë që ka kohëra kur babi dhe mami shpesh hasin në vështirësi që t’i mbulojnë shpenzimet, është koha që ta mësojnë. Duke i anashkaluar fëmijët për problemet financiare nuk ju ndihmon as ju si prindër e as fëmijëve. Kuptimi për financat personale është një nga aftësitë më të vlefshme që një person mund të ketë. Nuk vlen përgjigja që ju thuhet fëmijëve që paratë nuk rriten në pemë. Domosdosmërisht duhet të ketë qasje tjetër. Tregoni fëmijëve të vërtetën Ata janë shumë mendje mprehtë. Nëse keni qenë të shqetësuar ditëve të fundit, fëmijët sigurisht që e kanë vënë re. Në vend se të t’i leni të mendojnë se pse prindërit po punojnë shumë kohën e fundit dhe po flasin për paratë, shpjegojuni (në gjuhën e tyre) se çfarë po ndodh me financat në shtëpi. Kjo shpjegon se pse pushimet kanë munguar, pse lodrat nuk janë shumë të pranishme si me parë, etj. Shpjegojuni se sa kushtojnë gjërat Shumë prindër habiten kur kuptojnë që fëmijët e tyre nuk e kanë idenë se sa kushtojnë gjërat. Kjo është për arsye se kurrë nuk kanë shpjegimin e duhur. Për shembull fëmijët ndoshta nuk e dijnë se uji i nxehtë kushton më shumë se uji i ftohtë, ose nxemja në shtëpi i rritë faturat mujore. Mirëpo këto shpjegime do t’i mësojnë ata si të kursejnë dhe në këtë mënyrë kursehet edhe buxheti familjar. Mundeni edhe të ju tregoni faturat për çdo shpenzim mujor dhe t’ju tregoni vlerën e tyre për secilën. Njoftoni fëmijët se sa janë shpenzimet e jetesës për familjen tuaj dhe të njejtën kohë shpjegojuni mënyrat se qysh munden me ndihmu për kursimet në shpenzime. Filsni për dhuratat Prindërit kanë dëshirë të jenë bujar duke ju dhënë para fëmijëve. Mirëpo ju duhet të siguroheni që fëmijet janë të njohur me konceptin e përgjegësisë. Mësoni fëmijët për rëndësinë që mos ta tejkalojnë buxhetin e tyre me shpenzime. Mirëpo as nuk duhet që diktoni shpenzimin e çdo centi, por do të ndihmojë shumë në menaxhimin e tyre nëse i pyesni kohë pas kohë se sa para i kanë në xhep dhe sa kanë shpenzuar sot. Inkurajoni fëmijët që të kursejnë në mënyrë më vonë të blejnë diçka që e dëshirojnë. Për shembull fëmiu juaj 12 vjeçar dëshiron të blej biçikletë. Bëni një marrëveshje se në rast se ai/ajo kursen një shumë të caktuar ju do të kontriboni duke shtuar pjesën tjetër. Fëmijët do të jenë më të përgjegjshëm dhe të vetdijshëm kur kuptojnë se sa e vështirë është që t’i mbajnë parat pa i shpenzuar. Fëmijët mësojnë nga ajo që e jetojnë Mund të duket shumë mendim praktik, mirëpo ju – mami dhe babi – jeni mësuesit më me ndikim të fëmijëve tuaj. Nëse ju si prindër tejkaloni shpenzimet në buxhet, shpenzoni pa planifikim, fëmijët këtë do ta vërejnë dhe do ta përvetësojnë këtë shprehi si diçka normale. Nuk vlen thënia në edukimin e fëmijëve “bëj atë që të them unë, dhe jo atë që bëj unë.” Zvogëloni ekspozimin e tyre ndaj reklamave Kjo mund të bëhet duke shkurtuar kohën e ekspozimit ndaj televizorit. Poashtu ndihmon nëse ju lëshoni të ndjekin DVD apo ndonjë material tjetër që është regjistruar më herët. Natyrisht se është e pamundur që të shmangen reklamat komplet, por ndihmon nëse ju tentoni që t’ju shpjegoni se çfarë është prapavija e këtyre reklamave. Mësoni si të blejnë mençur Shopingu familjar qoftë për ushqim apo ndonjë gjë tjetër, është mundësi e mirë që fëmijët të kuptojnë për shpenzimet. Do ta kuptojnë që vendimet për blerje mirren në bazë të nevojave që familja ka. Këto blerje janë një mundësi e mirë që t’i mësoni fëmijët se sa kanë vlerë produktet dhe pse zgjedhni një produkt ndaj tjetrit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-omblet-tajlandez-i-gatshme-per-90-sekonda/
Qysh me përgatit omblet tajlandez – i gatshme për 90 sekonda?
A keni provuar ndonjëherë të hani omblet tajlandez? Një omblet i shijshme, e shëndetshme, ndryshe nga të tjerët. Si të gjithë ombletët e tjerë, as ky nuk don shumë filozofi për tu përgatitur. Megjithatë janë disa detaje të vogla që e bëjnë këtë omblet tajlandez unik nga të tjerët. Nëse e ndiqni me pikëmëri recetën për omblet tajlandez që ne po ju propozojmë atëherë padyshim se do të kënaqeni kur ta shijoni. Përbërësit për omlet tajlandez 2 vezë; ½ lugë të vogël lëng limete apo uthull të zakonshme; 1 lugë e vogël salcë nga peshku; 1 lugë ujë; 1 lugë miell orizi apo qull misri; 1 filxhan i vogël vaj i zakonshëm bimor. Përgatitja Së pari në një enë tundni vezët me pirun. Pasi t\’i tundur vezët, ju duhet të shtoni përbërësit e tjerë me rradhë. Nisni me lëngun e limetës apo uthullës, salcën e peshkut, ujin dhe miellin e orizit apo qullin e misrit. Pastaj vazhdoni t\’i përzieni me pirun derisa të bëhen të shkumëzuara. Në ndërkohë nxehni mirë vajin në një tenxhere më të vogël. Pasi të jetë nxerë qiteni tretjen me vezë. Pas 20 sekondave, rrotullojeni omëletën. Lëreni që ana tjetër të fërgohet edhe 20 sekonda. Hiqeni omëletën nga tigani dhe shërbejeni menjëherë. Kështu mëngjesi juaj është gati. Provojeni këtë recetë dhe nuk do  të zhgënjeheni. Gjithmonë është argëtuese të eksperimentoni receta të reja. Qoftë edhe me vezë, që janë një gjërat më të thjeshta për tu gatuar. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/torte-e-shijshme-dhe-e-shpejte-me-cokollate-te-bardhe-dhe-dredheza/
Tortë e shpejtë me çokollatë të bardhë dhe dredhëza
Një torte e shijshme dhe e shpejtë është ëndrra e secilit prej nesh kur mysafirët na lajmërojnë se janë nisur për te ne. Për raste tilla ne kemi një recetë unike! Kjo tortë përgatitet shpejt dhe nuk piqet, por është shumë e shijshme. Megjithatë ëmbëlësira të tilla që kombinohen me pemë  janë të shumta. Në raste të tilla ju duhet të tregoheni kreativ dhe të veproni shpejt.  Kjo që po ju prezantojmë ne sot para jush është vetëm një ide që do t\’ju ndihmojë! Përbërësit për një tortë e shijshme dhe e shpejtë 6 të verdhë të vezëve, 250 g sheqer, 250 g dredhëza, 750 ml ajkë të ëmbël, 250 g çokollatë të bardhë. Përgatitja: Së pari, tundni të verdhët e vezëve dhe sheqerin. Tundi me dorë ose me mikser deri atëherë kur përbërja të bëhet shkumëzuese. Përzieni derisa të bëhet krematoze.  Në anën tjetër ajkën e ëmbël tundeni dhe qiteni në përbërjen e të verdhëve të vezëve. Përzieni dhe shtypni dredhëzat. Qiteni përbërjen në kallpë për tortë. Futeni në frigorifer me ngrirje të thellë gjatë gjithë natës. Në mëngjes shkrini çokollatën e bardhë në avull apo në furrë mikrovale dhe pastaj ftoheni pak. Qiteni sipër tortës dhe lëreni edhe pesë minuta në frigorifer me ngrirje të thellë. Nxirreni nga kallëpi dhe zbukurojeni sipas dëshirës. Kjo tortë është gati. Kënaquni. – transmeton Qysh Me.
https://www.dua.com/sq/numrat-me-rendesi-ne-vala/
Numrat me Rendesi ne Vala
Keta jane numrat me Rendesi ne Vala: 0 800 10000 – Qendra e Thirrjeve e Telekomit të Kosovës. Numër i dedikuar për konsumatorë individual, aktiv 24 /7 ku mund të thirrni për të paraqitur kërkesat/ ankesat tuaja lidhur me shërbimet dhe produktet e Telekomit të Kosovës. 0 800 15000 – Qendra e Thirrjeve e Telekomit të Kosovës. Numër i dedikuar ekskluzivisht për Biznese, aktiv 24 /7, ku ju mund të thirrni për të paraqitur kërkesat/ ankesat tuaja lidhur me shërbimet dhe produktet e Telekomit të Kosovës. 0 800 16000 – Qendra e Thirrjeve e Telekomit të Kosovës. Numër i dedikuar ekskluzivisht për Institucione, aktiv 24 /7, ku ju mund të thirrni për të paraqitur kërkesat/ ankesat tuaja lidhur me shërbimet dhe produktet e Telekomit të Kosovës. 192 – Policia e Kosovës. Numër i dedikuar për lajmërimin e aksidenteve në komunikacion ose rasteve të tjera lidhur me sigurinë e qytetarëve të Kosovës. 193 – Shërbimi i zjarrëfikësve. Numër i dedikuar lajmërimit të zjarreve dhe fatkeqësive natyrore qe ndodhin në Kosovë. 194 – Ndihma e shpejtë. Numër i dedikuar për lajmërimin e emergjencave shëndetësore. 112 – Emergjenca. Numër i dedikuar për lajmërimin e rasteve emergjente mjekësore, ndihma në fikjen e zjarreve dhe shpëtimin e personave të rrezikuar.
https://www.dua.com/sq/cilat-vitamina-ndihmojne-rritjen-e-flokeve/
Cilat vitamina ndihmojnë rritjen e flokëve?
Nësë flokët tuaj po rriten ngadalë kjo do të thotë se keni mungesën vitaminash. Prandaj më poshtë ne po përmendim disa prej vitaminave që ndihmojnë rritjen e flokëve. Merrni mjaftueshëm vitamina të tillë dhe rezultatet nuk do të mungojnë. Vitamina B Një nga vitaminat më të njohura për rritjen e flokëve është një vitaminë B e quajtur biotinë. Vitamina të tjera B ndihmojnë në krijimin e qelizave të kuqe të gjakut, që përmbajnë oksigjen dhe ushqyes për skalpin dhe folikulat e flokëve. Këto procese janë të rëndësishme për rritjen e flokëve. Vitamina B mund të gjendet në shumë ushqime, duke përfshirë drithërat, bajamet, mishin, peshkun dhe perimet jeshile. Vitamina C Dëmtimi i radikaleve të lira mund të bllokojë rritjen dhe të shkaktojë plakjen e flokut. Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon mbrojtjen ndaj stresit oksidativ të shkaktuar nga radikale të lira. Për më tepër trupi ka nevojë për vitaminë C që të prodhojë një protein të njohur si kolagjen, një pjesë e rëndësishme e strukturës së flokëve. Vitamina C ndihmon trupin dhe në përthithjen e hekurit, një mineral i nevojshëm për rritjen e flokëve. Luleshtrydhet, specat, portokalli , mandarina etj., janë burime të mira të vitaminës C. Vitamina D Nivelet e ulëta të vitaminës D çojnë në rënien e flokëve. Trupi prodhon vitaminë D nëpërmjet kontaktit direkt me rrezet e diellit. Burime të tjera të vitaminës D janë disa kërpudha, peshqit yndyrorë, vaij i mëlçisë së merlucit etj. Vitamina E Njëjtë si vitamina C, edhe vitamina E është një antioksidant që mund të parandalojë stresin oksidativ. Burime të mira të vitaminës E janë farate lulediellit, bajamet, spinaqi dhe avokadot.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zgjedh-nje-partner-per-udhetim/
Qysh me zgjedh një partner për udhëtim që të kaloni bukur?
Në këtë artikull do t\’ju shpjegojmë shumë shkurt si mund të zgjidhni një partner për udhëtim.Të gjithëve na mungon të udhëtojmë e të lëvizim. Megjithatë, sapo të lirohemi nga ky mankth do të duhet t\’i rikthehemi normalitetit. 1. Udhëtimi duhet të jetë argëtim, prandaj gjatë kohës që jeni në udhëtim duhet të kryeni aktivitete të shumta. Me të cilat mund të kënaqeni vetëm nëse partneri juaj i udhëtimit është i interesuar në të njejtat gjëra. Një shoqe apo shok i ngushtë është zgjedhja e parë e mundshme dhe më e mira. 2. Merrni në konsideratë nivelin e energjisë me partnerin pasi që kur udhëtoni gjithcka do varet nga kjo gjë. Mund të jeni shumë aktiv për eksperienca të ndryshme ose do të dëshironi të qetësoheni. Në varësi të këtij kombinimi do varet edhe eksperienca juaj e udhëtimit. 3. Para se të udhëtoni, planifikoni buxhetin së bashku me partnerin që keni zgjedhur. Duhet të jeni të vetëdijshëm se sa para ju duhen kur merni partner për udhëtim. Mos ia lini barrën vetëm njërës palë, por ndani shpenzimet. Mundësisht barabartë. Nëse dikush dëshiron të paguaj më tepër sipas deshirës lëre ta bëj. Pra, me pak fjalë, energjia, kompatibiliteti dhe buxheti. Nëse keni parasysh këto tre tipare tek një partner, me siguri që gjërat di t\’ju ecin fjollë.
https://www.dua.com/sq/karizmatik/
Si të Bëhemi Karizmatik?
Karizmatik, ekziston një formulë relativisht e thjeshtë dhe e dëshmuar për karizmin që mund të imitoni. Ne po ua themi shkurtë dhe pa e zgjatur shumë.  Çelësi i të qenit karizmatik janë gjestet. Mendoni për këtë. Shumica e njerëzve që vlerësohen si shumë karizmatik gjestekulojnë më shumë ndërsa flasin sesa një person mesatar. Ata përdorin duart e tyre për të përcjellë shumë nga ato që po thonë. Gjithashtu kanë tendencë të lëvizin më shumë ndërsa flasin. Duken karizmatik sepse gjestikulimi krijon një lidhje mes gjuhës së trupit dhe fjalëve. Pse ndodh kjo? Krahasoni këtë me dikë që flet me entuziazëm, por ndërsa kryqëzon krahët dhe duket shumë i stresuar! Nëse doni të përçoni atë karizëm të njëjtë, lëvizni përreth dhe gjestikuloni ndërsa flisni. Ju lutemi vini re se ju nuk mund ta falsifikoni këtë. Nëse e bëni këtë, do të vërehet. Duke krijuar një situatë të re që është më keq sesa atje ku kemi filluar! Në vend të kësaj, lejo që të ndodhë natyrshëm. Jini shumë të angazhuar në ato që thoni. Jini entuziastë për ato që po flisni.. Mirëpo si të bëhemi karizmatik? Kur jeni me të vërtetë të apasionuar, nuk mund të mos bëni gjestekulim, sepse jeni aq të ngazëllyer për atë që po thoni. Ajo që po thoni duket kaq e rëndësishme që të përqendroheni 100% në të dhe të gjitha vetë-dyshimet zhduken. Kjo është arsyeja pse gjetja e diçkaje për të cilën jeni vërtet e apasionuar është thelbësore. Kur jeni vërtet i imponuar dhe ngacmuar, besimi dhe karizma ndodhin natyrshëm. Atëherë, për çfarë jeni pasionant? Gjeni atë dhe flisni për të. Por më e rëndësishmja, krijoni shprehin e të gjeturit pasjon në secilën gjë. Kërkoni anën pozitive të secilës bisedë dhe mahnsi me karizmin tuaj. Ja cilat janë dhjetë tiparet e njerëzve karizmatikë Disa persona menjëherë na bëjnë të ndihemi të rëndësishëm dhe të veçantë. Mjafton që këta njërëz të futen në dhomë dhe gjithçka merr tjetër shkëlqim. Jo gjithmonë mund t’i japim emër kësaj ndjesie, por ama e kuptojmë që këta lloj njerëzish janë karizmatikë nga natyra. Për fat të mirë të gjithë mund të jemi karizmatikë. Karizma nuk ka të bëjë me nivelin tonë të suksesit, ose aftësitë tona prezantuese, ose mënyrën se si vishemi apo imazhi që projektojmë – karizma ka të bëjë me atë që bëjmë. Këtu janë disa tipare që dallojnë njerëzit karizmatik por që edhe ju mund ti bëni tuajat: Dëgjoni më shumë, flisni më pak Bëni pyetje. Ruani kontaktin sy më sy. Buzëqeshni. Vrenjtuni. Aprovoni. Përgjigjuni – të gjitha këto bëji me gjuhën e trupit. Kjo është gjithçka që ju duhet për t’i treguar personit tjetër se ata janë të rëndësishëm. Kur flisni, mos ofroni këshilla, vetëm nëse ju kërkohet. Dëgjimi tregon se ju intereson më shumë të dini për ata që ju rrethojnë sesa të tregoni se për veten.  Flisni vetëm kur keni diçka të rëndësishme për të thënë. Mos praktikoni dëgjimin selektiv Disa njerëz – ju garantoj se njihni disa si këta – nuk duan të dëgjojnë fjalë apo opinione nga dikush që e konsiderojnë poshtë vetes. Sigurisht, mund të flisni me ta, por do jetë e kotë sepse nuk do t’ju kushtojnë vëmendje. Njerëzit karizmatikë i dëgjojnë nga afër të gjithë. Pavarësisht pozicionit të përsonit tjetër ose statusit shoqëror ose “nivelit”, personi që është karizmatik të bën të ndihesh sikur ke dicka të përbashkët me ta. Përqëndrohuni tek individi përballë jush Mos kontrolloni telefonin. Mos shikoni monitorin e kompjuterit. Mos u përqëndroni në asgjë tjetër, qoftë edhe për një moment, përveçse tek individi me të cilin po flisni. Asnjëherë nuk keni për tu lidhur me të tjerët nëse jeni të zënë me gjërat e tjera që ju shpërqëndrojnë. Jepni vëmendjen tuaj të plotë.  Duke u dhuruar vëmendjen tuaj, të tjerët do duan të qëndrojnë rreth jush. Gjithmonë jepni para se të merrni – edhe kur e dini se nuk do merrni kurrë Asnjëherë mos mendoni se çfarë mund të përfitoni nga të tjerët.  Përqendrohuni në ato që mund të ofroni. Të jepni është mënyra e vetme për të krijuar një lidhje dhe marrëdhënie të vërtetë. Përqendrohuni, tregojini se i vetmi person që me të vërtetë ka rëndësi për ju në atë moment është ai me të cilin po flisni. Mos i jepni vetes më shumë rëndësi se duhet Të vetmit njerëz që impresionohen nga pompoziteti dhe arroganca juaj janë njerëzit me po të njëjtat cilësi. Pjesa tjetër nuk do t’ia dijë dhe as që i bën përshtypje. Jeni antipatik dhe i pakëndshëm. Dhe sinqërisht nuk do të na shohësh sy e vesh kur të futesh në dhomë. Jini i hapur për të mësuar nga të tjerët Edhe nëse jeni të bindur se mund të dini diçka më shumë se dikush tjetër, mos harroni se eksperienca e gjithsecilit vlen. Nuk mëson asgjë nga vetja, vetëm nga të tjerët. Të gjithë, pavarësisht se kush janë ata, dinë gjëra që ju nuk i dini. Duke mos e ditur se çfarë dinë njerëzit e tjerë, i jepni vetes mundësi të shikoni gjërat në një tjetër këndvështrim Komplimentoji të tjerët për vlerat e tyre Askush nuk merr vlerësim të mjaftueshëm. Askush. Thuaju njerëzve çfarë bëjnë mirë. Inkurajoni personin që keni përball duke i vënë në pah vlerat që ka. Jo vetëm që njerëzit do të vlerësojnë lavdërimet tuaja, ata do ta vlerësojnë faktin që ju kujdeseni sa duhet për t’i kushtuar vëmendje asaj që ata bëjnë. Zgjidhni fjalët tuaja Fjalët që përdorni ndikojnë në qëndrimin e të tjerëve – dhe kjo më vonë ndikon tek ju. Për shembull, nuk është e nevojshme të shkoni në një mbledhje; por takoni personalisht çdo person. Një ditë takoni dikë e një ditë bisedoni me dikë tjetër. Të gjithë duam të shoqërohemi me njerëz të lumtur, entuziastë, të përmbushur. Qasja që merrni dhe fjalët që zgjidhni mund t’i ndihmojë njerëzit e tjerë të ndjehen më mirë me veten e tyre – dhe rrjedhimisht edhe ju do ndoheni më mirë me veten tuaj. Mos diskutoni për dështimet e të tjerëve Të gjithëve na pëlqen të dëgjojmë ose të bëjmë pak thashetheme. Problemi është kur kjo gjë kthehet në bullizëm ose tallje për një person të tretë. Mos qeshni me njerëzit e tjerë. Kur bëni diçka të tillë, njerëzit përreth jush do pyesin veten nëse ndonjëherë qeshni edhe me ta. Tregoni për dështimet tuaja pa siklet Njerëzit shumë të suksesshëm shpesh duket sikur janë karizmatik vetëm sepse janë të suksesshëm. Fjala kyçe është “duket”. Nuk ka nevojë të jëni tepër i suksesshëm për të qenë karizmatik. Mjafton të jesh vetvetja, pra origjinal për të qenë karizmatik. Ji i përulur. Ndani me të tjerët ulje-ngritjet tuaja. Pranoni gabimet që keni bërë dhe tregoni sa ia kanë vlejtur si mësim. Dhe si përfundim qeshni me veten. Njerëzit kanë për t’ju pëlqyer më shumë sepse do kuptojnë që karizma juaj është e vërtetë dhe jo shtirje.
https://www.dua.com/sq/ditar-personal/
Ditar personal – Perse duhet te mbani nje?
Ditar personal – Perse duhet te mbani nje? Disa nga zakonet e mia të preferuara, mbajtja e një ditari personal është një prej tyre. Të mbani një ditar do t’ju bëj të shikoni gjërat në një tjetër këndvështim. Sidomos pasi jeni ftohur emocionalisht. Krijimi i zakonit për të shkruar në fund të ditës përvojat tuaja, mësimet e marra, dhe mendimet personale është diçka shumë e rëndësishme. Prej shkrimit, në fakt, vjen ndërgjegjësimi, prej ndërgjegjësimit vjen ndryshimi dhe nga ndryshimi vjen rritja. Akoma nuk jeni të bindur? Atëhere po ju tregoj 7 arsye se përse duhet të mbani një ditar personal: Bëheni më të vëmendshëm Mbajtja e një ditari ju ndihmon të shikoni më nga afër përvojat tuaja. Mbi të gjitha ju bën të jeni më të vëmendshëm ndaj aspekteve pozitive, pra ato elemente nga të cilat mund të nxirrni mësime. Jo vetëm  kaq, por zakoni i të shkruajturit një ditar personal ju mëson të mos merrni asgjë të mirëqenë, duke vëzhguar ditët tuaja nën një këndvështrim të ri. Nuk humbusni asnjë ide A ju ka ndodhur të këni ndonjë ide fantastike dhe disa orë më vonë e harroni? Falë ditarit tuaj personal do të jeni në gjendje të gjurmoni çdo gjë që ju vjen në mendje. Nëpërmjet ditarit mund të mblidhni idetë tuaja (pavarësisht se sa të çuditshme mund të jenë) pa asnjë paragjykim. Memorizoni kujtimet tuaja Akti i thjeshtë i të shkruarit në vetvete është një nga teknikat më efektive të memorizimit të mendimeve tuaja. Përdorni ditarin tuaj për të regjistruar dhe ruajtur shënimet dhe kujtimet tuaja. Konkretizoni idetë që keni Ndonjëherë është e vështirë të gjeni fjalët e duhura për të përkthyer mendimet që keni. Nisni duke i shkruar idetë pa i formuluar me kujdes, vetëm lërini të rrjedhin. Ky ushtrim i thjeshtë mund t’ju ndihmojë që pas disa kohësh të mblidhni idetë tuaja më të mira e ku i dihet ndoshta i konkretizoni një ditë. Zhvilloni idetë tuaja Kur filloni të mblidhni ide në ditarin tuaj personal, mund t’u ktheheni atyre sa herë të jetë e nevojshme. Si me magji, nga ideja fillestare shpërthejnë dhjetëra ide të tjera, derisa një mendim i thjeshtë shndërrohet në një projekt. Mësoni më shumë për veten Pa një ditar personal shumë mendime dhe eksperienca jetësore humbasin dhe harrohen. Megjithatë, fale tij këto kujtime ngelen të rregjistruara dhe mund të mësoni jashtëzakonisht shumë për veten tuaj. Në këtë mënyrë nuk keni pse të përsërisni të njëjtat gabime. Ndiqni përparimin tuaj Zhvillimi dhe rritja personale janë një element i rëndësishëm për të shkuar drejt suksesit. Për më tepër, kur rilexoni qëllimet dhe idetë që keni për të ardhmen e ndihmoni veten me një perspektivë të re. Për të mbajtur një ditar nuk keni nevojë për shkencë të madhe, ju mjafton një bllok i thjeshtë që ta mbani afër komodinës. Para se të shtriheni largoni pajisjet elektronike dhe përqëndrohuni në ngjarjet tuaja ditore. Nuk ka asgjë më të mirë se reflektimi ditor për t’ju qartësuar idetë dhe mendimet tuaja. Në fund të ditës, ndjesia e çlirimit që merrni sa herë lironi veten nga mendime të kota, do t’ju bëj të ndiheni më në paqe me veten. Vetëm mbajtja e ditarit mund t’ju jap këtë këndvështrim për jetën tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-trajtu-majet-e-djegura-te-flokeve/
Qysh me i trajtu majet e djegura të flokëve?
Flokët e djegur dalin ne dukje vetëm kur e kruajmë kokën. Sado shumë që të jenë, nuk mundë t’a ripërbëjne vetën. Gjëja e parë që duhet të bëni është t’i merrni nën kontroll flokët ose gjatë prerjes të premtoni se herën tjetër do të jenë më mirë. Nuk dihet përse nuk heqim dorë nga përdorimi i produkteve që shkaktojnë djegien e flokëve. Kështu që duhet të mundohemi më shumë dhe t’i kthejmë ato në jetë, të pakten të kenë një pamje të këndshme. Çfarë duhet të bëjme për këtë? Nëse flokët i keni të lagura atëher mos i krehni për shkak se janë shum të ndjëshëm dhe janë më të predispozuar të këputen. Përdorni kreher me dhëmbë të gjerë. Nga rrënjët deri në maje krehini me furçë (krehër) të butë. Shkaktarë tjerë për këputje janë edhe hekuri dhe mjetet tjera që përdorni për tharjen e flokëve. Përdorni jastik nga sateni ose pambuku. Sepse këta llojë jastëkësh zvogëlojnë nyjëzimin dhe këputjen e flokëve. Aplikimi i kemikateve si “perma” ose ngjyra duhet të bëhen në periudhë më së paku prej 2 javësh. Përndryshe flokët do të dëmtohen rëndë. Stilisti i NeëYorkut, Les Havert, propozon që të aplikoni ushqyes për flokë duke përdorur ndonjë kapelë prej plastike (mundë të jetë edhe një peshqir i ngrohtë), të prisni 10 minuta dhe pastaj t’i pastroni me ujë me akull dhe limonë. Stilisti i Lacey Dagenois, Mamsey Broën preferon që përçdo 6-8 muaj flokët të hiqen nga rrënjët,pra të priten dhe thotë “ nëse dëshironi që t’ju rriten flokët të shëndetshem atëher duhet të eleminoni këputjen dhe djegien e tyre”
https://www.dua.com/sq/problemet-teknike-ne-kujtesa/
Problemet teknike ne Kujtesa
Ku mund të drejtohem në rast që kam problemet teknike ne Kujtesa për shërbimet aktive? Qendra e thirrjeve në numrin pa pagesë 080040040, që është në dispozicion 24/7, apo në email hello@kujtesa.com. Në Web Chat apo në Facebook Chat që janë në dispozicion nga ora 08:00-00:00. Për te gjithe klientet e platformes Kujtesa.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-enet-shpesh/
Qysh me i pastru enët më shpesh e pa u stresuar për to?
Qysh me i pastru enët më shpesh pa u stresuar? Kuzhina juaj është e mbushur me enë të papastra? Keni vetëm 15 minuta kohë? Çfarë duhet të bëni që t\’i pastroni pa u stresuar? Hapi i parë: Lëshoni muzikë, kështu që nuk do të mërziteni Nuk ka asgjë më të mirë se të bësh punët e shtëpisë duke vallëzuar për rreth. Kënaqeni duke bërë punët e shtëpisë dhe mbi të gjitha bëni edhe pak aktivitet fizik.  Që të pastroni shpejt duhet të jeni te organizuar. Vendosni të gjitha pjatat dhe enët e palara në një vend.  Mbusheni lavamanin me ujë vërtetë të nxehtë, por vetëm nëse keni dorëza. Në të kundërt do keni vështirësi për t\’i larë ato. Nëse nuk keni dorëza mbusheni me ujë të nxehtë deri sa duart tuaja mund të durojnë. Mos e digjni vetveten, por uji i nxehtë duhet i tillë që të mbysë bakteriet e tepërta. Pastroni të gjitha enët një nga një dhe që të hapni vend niseni nga më të pastrat deri tek më të papastrat. Paststroni gotat, pastaj pjatat dhe në fund gjërat më të mëdha si tenxherja, tepsia, tigani. Për këto të fundit përdorni edhe tel enësh apo gërryes me qëllim që t\’u hiqni yndyrën e fortë. Pasi të keni mbaruar, vendosini në pjatatharëse ose fshijini me një peshqir që është posatshërisht për enët tuaja. Mos e përdorni atë peshqir për asgjë tjetër nëse doni me i pastru enët me të, dhe mundësisht lajeni me dorë me ujë të nxehtë e detergjent të thjeshtë.
https://www.dua.com/sq/pune-gjate-veres/
Pune gjate veres
Pune gjate veres Nëse jeni i ri, kjo është vera kur keni përfunduar shkollën e mesme, dhe doni të punoni, ne ju kuptojmë shumë mirë. Shumë prej jush që jeni në këtë pozitë mund të shqetësoheni për mungesen e përvojës së punës. Megjithatë mos u brengosni. Ka shumë pune gjate veres që mund t’i kryeni edhe si i ri e pa përvojë. Profesione që ju ndihmojnë të fitoni pak para dhe të mbani vetën. E gjitha që ju duhet është vullneti për punë dhe interesimi. Shitës/e Pothuajse çdo i ri e provon profesionin e shitësit. Kjo është një nga ato punë që janë të përshtatshme për të rinjtë. Mundësitë për të punuar si shitës janë të shumta. Në dyqane rrobash, në pemëtore apo në dyqane ushqimore. Mund t’i hidhni një sy dyqaneve në rrethin apo qytetin ku banoni dhe të shihni se ku kërkojnë punëtorë. Zakonisht shumica e tyre kanë nevojë për staf shtesë në periudhën e verës. Kujdestare fëmijësh Në kohën kur kopshtet dhe shkollat mbyllen shumë familje kërkojnë kujdestare fëmijësh. Nëse keni ndonjë eksperiencë në këtë drejtim me motra ose vëllezër më të vegjël apo me mbesa e nipa, mund të gjeni lehtë një punë. Padyshim se të kujdesesh për një fëmijë kërkon përkushtim të madh. Megjithatë nëse e merrni punën me seriozitet ju mund t’ja dilni pa problem ta bëni edhe këtë. Kamarier/e Shërbimi në bare apo restorante është një tjetër punë që të rinjtë e bëjnë kudo në botë. Si i ri kjo mund të jetë shanca juaj ideale për të fituar vetebesim më tepër e për të komunikuar me njerëz. Si kamarier/e ju do të jeni në kontakt të vazhdueshëm me njerëzit. Pra do të keni mundësi të krijoni lehtë një rrjet tuajin. Me numrin e madh të bareve dhe restoraneve ne vendin tonë besojmë se gjetja e një pune të tillë nuk do të jetë shumë e vështirë. Guide në qytetin tuaj Nëse banoni në një qytet turistik dhe gjatë kësaj vere dëshironi të aktivizoheni dhe të fitoni pak para, atëherë punoni si guide. Kërkoni faqet turistike në internet dhe krijoni një profil si guide në qytetin tuaj. Bëni një plan se ku do t’i dërgonit turistët në qytetin tuaj dhe si do të mund t’i ndihmonit ata. Kjo nuk do të jetë një punë e rregullt dhe e përditshme mirëpo mund të jetë e mirë sa për fillim.
https://www.dua.com/sq/hite-verore/
Hite verore te dashurise qe ndezin bregdetin shqiptar
Hite verore të dashurisë që ndezin bregdetin shqiptar. Ndërkohë që vera po arrin kulmin e saj me temperatura, janë hitet verore të dashurisë ato që e ndezin më shumë atmosferën. Pavarësisht kushteve që ndodhemi prej koronavirusit, kjo nuk i ka ndalur njerëzit të shijojnë pushimet e endrrave të tyre. Rinia Kosovare dhe ajo Shqiptare ka zbarkuar në rivierën shqiptare duke shijuar jo vetëm detin dhe rërën e ngrohtë, por edhe muzikën më trendi të sezonit. Muzika dhe dashuria në sezonin e verës kombinohen si kripa me piperin. Ndaj, do t’ju sjellim 5 këngët me hit që ia vlen të dëgjoni në makinën tuaj gjatë rrugëve të gjata. Ose të kërceni nën ritmin e tyre duke shijuar një pije freskuese në një ‘beach bar’. Zgjedhja ëshët e juaja, mjafton që ju të kaloni pushime fantastike. Ja cilat janë ato: Ardian Bujupi & Xhensila PANORAMA (prod. MB & Unleaded) Capital T C’EST LA VIE (Prod by. Jumpa) Dafina Zeqiri ft Ledri Vula x Lumi B Aman Lyrical Son & Mc Kresha Ajo po don (Official Video) Ghetto Geasy feat Majk Zhytem (Je t’aime) Këto janë vetëm disa nga hitet verore të dashurisë, e megjithatë mjaftojnë për të ndezur çdo atmosferë. Edhe këtë vit, këngëtarët trend të muzikës shqiptare e kosovare pushtojnë zemrat tona me ritmet dhe tingujt e tyre të papërseritshëm. Shijojini!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-pallaqinka-amerikane/
Qysh me përgatit pallaqinka amerikane sipas stilit amerikan?
Keni provuar pallaqinka amerikane? Ne i përgatisim pak më ndryshe por amerikanët kanë këtë metodë që lakmohet dhe kopjohet kudo në botë. Nëse nuk i keni provuar më herët, këtu po ju sjellim recetën e pallaqinkave amerikane. Përbërësit per pallaqinka amerikane:  135 gr miell 1 luge caji pluhur për pjekurina 1/2 luge kripë 2 luge sheqer 130 ml qumësht 1 vezë 2 lugë margarin të shkrirë Hapat Përzihen mielli,kripa,sheqeri,pluhuri për pjekurina pastaj i shtohen qumështi. margarina dhe veza. Përzihen mirë dhe fërgohen nga dy minuta në tigan me pak yndyrë. Shërbehen me mjaltë, marmeladë, qokoladë etj Ju befte mire!
https://www.dua.com/sq/pule-me-lulelaker/
Pulë me lulelakër
A keni gatuar apo provuar ndonjëherë pulë me lulelakër? Kjo është një nga recetat më të shijshme me pulë që mund të përgatisni. Mos e humbisni rastin ta provoni dhe ta shijoni. Më poshtë ne po ju prezantojmë recetën në detaje. Përbërësit: 4 shpatulla pule 4 filxhanë lulelakër 3 lugë gjelle vaj ulliri 12 thelpinj hudhre Përgatitja: Hapi 1 – Së pari pulën lajeni e thajeni. Hapi 2 – Në një enë të madhe ngroheni vajin e ullirit e aty piqeni me kujdes në të gjitha anët pulën e pastruar. Hapi 3 – Më pas, largojeni pulën nga tava e shtoni aty lulet e lulelakrës dhe thelpinjtë e paqëruar të hudhrës. Hapi 4=  Zbrazini të gjitha në tepsinë adekuate bashkë me pulën dhe vazhdojeni pjekjen edhe për 25 minuta të tjerë në 200 gradë.Nëse i keni ndjekur këta hapa do të thotë se kjo receta pulë me lulelakër është e gatshme për servim. Mos harroni se mishi i pulës është shumë i shëndetshëm për të gjitha moshat. Në anën tjetër, lulelakra plotëson 73% të dozës ditore të vitaminës C. Ajo përmban thuajse zero gramë yndyra, sodium ose sheqer. Me të vijnë me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga mbrojtja nga kanceri deri tek përmirësimi i shëndetit mendor.
https://www.dua.com/sq/pastrimi-i-dhembeve/
Qysh me ditë sa shpesh duhet bere pastrimi i dhembeve?
Pastrimi i dhembeve? Dhëmbët janë substancat më të “vështira” të trupit. Në total janë 32 dhembë, por zakonisht 28 prej tyre mbesin në vend. Dhëmbët kërkojnë durim, si dhe larje të përditshme. Duhet treguar shumë kujdes nga aciditeti që krijohet natën nga mbetjet ushqimore, si dhe nga plasaritjet e herë pas hershme që ndodhin tek dhëmbët. Pastrimi i dhembeve – Rreziqet Një tjetër rrezik mban dhe çamçakëzi, i cili ndërton boshllëqe midis mishrave të dhëmbëve dhe mund të shkaktojë infeksion, inflamacion dhe dëmtim të indeve. Higjiena e gojës lidhet me probleme të rënda shëndetësore, si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Megjithatë mesazhet se sa më shumë të kujdesemi për dhëmbët aq më mirë mund të jenë edhe konfuze. Nga ana tjetër thuhet se mania për të larë dhëmbët pas çdo vakti nuk duhet të ekzistojë. Qendra këshilluese UK bën me dije se dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë nga dy minuta.
https://www.dua.com/sq/karrier-si-te-percaktoheni/
Karrier – Si te percaktoheni?
Karrier Si te percaktoheni? Mes dhjetrash opsionesh, si do të zgjidhni një karrier të përshtatshme për ju? Nëse nuk keni ndonjë ide se çfarë doni të bëni ne ju kuptojmë.  Kur vjen koha për të vendosur për universitet shumë njerëz kanë shumë dilema. E rëndësishme është të mos merrni një vendim të nxituar. Të mos ndikoheni shumë nga faktorë të jashtëm e dytësorë mirëpo të kuptoni se bëhet fjalë për karrierën tuaj dhe për jetën tuaj në përgjegjësi. Prandaj tregohuni të kujdesshëm. Vlerësoni vetën tuaj Para se të zgjidhni karrierën e duhur, duhet të mësoni vetë.  Keni parasysh vlerat, interesat, aftësitë tuaja. Të gjitha këto në kombinim me llojin tuaj të personalitetit, i bëjnë disa profesione më të përshtatshme për ju dhe disa të tjerët plotësisht të papërshtatshëm. Përdorni mjete të vetëvlerësimit dhe teste të karrierës për të mbledhur informacion në lidhje me tiparet tuaja dhe më pasgjeneroni një listë të profesioneve që janë të përshtatshme në bazë të tyre. Mos hezitoni të kërkoni ndihmë nga të rriturit. Prindërit, mësimdhënësit si dhe profesionistët janë gjithmonë aleatët tuaj. Shqyrtojeni listën që keni përpiluar Edhe nëse jeni të pavendosur me siguri keni 34 opsione që ju tërheqin më shumë. Prandaj ka ardhur koha t’i shqyrtoni ato detajisht. Ja disa pyetje që duhet t’ja bëni vetës në këtë rast: Cili prej këtyre drejtimeve më pëlqen më shumë? Në cilin profesion do të isha më i sukseshsëm? A kam ndonjë informacion për këtë fushë?, etj. Duhet të filloni t’i shkruani magnësitë dhe përparësitë e secilit prej këtyre opsioneve. Kësisoj edhe mendimet dhe preferencat tuaja do të fillojnë të kristalizohen dhe vendim për ju do të jetë shumë i  lehtë. Ju duhet të keni një plan veprimi dhe një synim në jetë që mund ta mbrrini përmes profesionit që keni zgjedhur për vete. Ndiqni një kurs Para se të shkoni në universitet në drejtimin që keni zgjedhur gjeni një kurs të përafërt, që lidhet me atë profesion apo karrier edhe ndiqeni. Sidmos nëse keni ende disa muaj kohë para se në aplikoni në universitet. Kësisoj do të keni mundësi të njihni pak më mirë fushën në të cilën doni të studioni dhe të shihni se a është për ju. Nëse fusha e zgjedhur po ju pëlqen atëherë ky kurs do t’ju shërbejë të hyni më të përgatitur në universitet. Nëse ky kurs po ju bën të kuptoni se nuk e doni atë profesion atëherë ju do të jeni ende në kohë të zgjidhni një profesion që ju fle në zemër. Gjithmonë ka një mundësi të dytë Të vendosësh se çfarë karrier do të ndjekësh padyshim se nuk është e lehtë. Mirëpo mos e lejoni këtë vendim  t’ju stresojë shumë. Mos harroni se zgjedhjet e jetës tuaj janë në dorën tuaj. Nëse diçka nuk ju pëlqen ju mund ta ndërroni. Nuk po themi se karriera ndërrohet aq lehtë sa disa gjëra të tjëra. Mirëpo ka gjithmonë mundësi të krijoni eksperienca të reja e avancime të reja. Mos harroni se shumë njerëz studiojnë diçka tjetër dhe në fund përfundojnë duke punuar diçka tjëtër.  Jemi të sigurtë se edhe ju do arrini të gjeni atë që e doni me zemër dhe atë që e bëni më së miri.
https://www.dua.com/sq/mendime-pozitive/
Mendime pozitive
Mendime pozitive, a mund ta trajnoni trurin tuaj të mendojë ndryshe? Studimet tregojnë se po, është e mundur të trajnoni trurin tuaj. Bisedat që bëni me veten tuaj kanë një ndikim të drejtpërdrejtë në mënyrën se si ndiheni dhe silleni. Nëse i flisni vetes tuaj keq duke e kritikuar ashpër nuk do t’i arrini kurrë qëllimet tuaja. Fatmirësisht ka metoda që mund t’ju ndihmojnë të riprogramoni mënyrën sesi mendoni. Në fakt, stërvitja që bëni për ta riprogramuar trurin tuaj e ndryshon atë edhe fizikisht. Kjo është arsyeja pse kaq shumë terapistë përdorin cognitive behavior therapy (CBT) për t’i ndihmuar njerëzit të krijojnë ndryshime afatgjata. Çfarë tregon kërkimi shkencor? CBT është një trajtim i mirënjohur i shëndetit mendor. Terapistët përdorin këtë metodë që të ndihmojnë njerëzit të ndryshojnë modelet e të menduarit dhe sjelljet negative. CBT nuk është një trajtim i shpejtë që të bën të ndihesh mirë menjëherë duke maskuar problemet themelore. Studimet tregojnë në mënyrë të vazhdueshme se si këto ndryshime që ata nxisin janë edhe të matshme fizikisht. Neuroimaging tregon se CBT modifikon qarqet nervore që kanë të bëjnë me rregullimin e emocioneve negative. Një studim zbuloi se pas vetëm nëntë javësh trajtimi online me metodën CBT, njerëzit e diagnostikuar me ankth, përjetuan ulje në nivelin e ankthit sepse ishte ulur aktiviteti i trurit në amigdalat e tyre. Studiuesit kanë zbuluar se CBT-ja ripërtërin trurin e njerëzve me depresion dhe me çrregullim të stresit post-traumatik. Cilat janë këto aftësi që terapistët u mësojnë pacientëve të tyre nëpërmjet CTB-së? Sigurisht, për arsye se terapija ka koston e vet, nuk na jep gjithë teknikat, por na zbardh vetëm tre prej tyre. Eliminoni mendimet e padobishme Të mendosh gjëra të padobishme si “Kjo nuk ka për të funksionuar kurrë” ose “Jam një idiot. Sapo shkatërrova gjithçka”, nuk vlen. Këto mendime negative shndërrohen në profeci vetë-përmbushëse dhe mendimet e tepruara negative ju pengojnë të ecni përpara. Trajnoni trurin tuaj të mendojë pozitivisht. Lajmi i mirë është se ju mund t’i ristrukturoni këto mendime. Hiqni dorë nga ide te tilla si, “Askush nuk ka për të më punësuar”. Rikujtoji vetes se nëse vazhdon të punosh shumë duke kërkuar punë, do keni më shumë mundësi për t’u punësuar. Pastaj, shtyni veten tuaj të mendojë në mënyrë të ekuilibruar. Për shembull: “Ka mundësi që kjo të mos funksionojë, por ka edhe një shans që unë të kem sukses. Do bëj më të mirën time si gjithmonë”. Pra mundohuni që të keni mendime pozitive Dëshmojani vetës të kundërtën Ndonjëherë truri të gënjen. Kështu që kur të thotë se nuk ke për tu rritur në detyrë, ose që ke për t’i humbur ato 10 kg, shikojini këto mendime si sfidë. Me pak fjalë, provoji vetes të kundërtën e asaj që të thotë truri. Sa herë që mendoni se nuk keni më fuqi dhe jeni të rraskapitur, sforcojeni veten të bëj edhe një hap më tepër. Aplikoni nëpër vende pune ku mendoni se kërkojnë më shumë nga cfarë mund të ofroni, mund të surprizoheni nga përgjigja që do merrni. Sa herë që sfidoni trurin, ia ndryshoni atij komplet këndvështrimin që ka për gjërat që e rrethojnë. Në të njëjtën kohë rritet edhe vetbesimi juaj. Krijoni një mantra personale Vëreni mendimet negative që keni për veten. Për shembull kur shani vete tuaj, ose kur urren reflektimin tënd në pasqyrë, ose kur ndjeni sikur jeni një dështak. Sa herë që kapni veten tuaj duke menduar gjëra të tilla, luftojini. Identifikojini këto modele, pastaj zhvilloni një mantra personale që mund të përdorni sa herë keni mendime të tilla negative. Sa herë i përsërisni vetes suaj “Bëj më të mirën tënde” ose “Mos u dorëzo, nuk është aq e vështirë” me kalimin e kohës truri juaj do riprogramohet pozitivisht dhe do të keni mendime pozitive.  Si çdo aftësi e re, stërvitja e trurit për të menduar ndryshe kërkon kohë. Por sa më shumë ë praktikoni të menduarit nryshe, aq më shumë muskuj do të ndërtoni. Përveç kësaj, truri juaj do të pësojë ndryshime fizike që do t’ju ndihmojnë përherë në jetën tuaj.
https://www.dua.com/sq/qytetet-me-te-bukura-ne-kosove/
Qytetet me te bukura ne Kosove – Destinacioni juaj turistik
Qytetet me te bukura ne Kosove, bëni Kosovën destinacionin tuaj të ardhshëm turistik. Edhe pse është një vend pa dalje në det, kjo nuk e bën më pak tërheqës për turizëm. Meqë periudha e koronës tashmë ka kaluar, besojmë se jeta duhet të vazhdojë normalisht, madje duhet t’i kthehemi planifikimit të vendeve që do të vizitojmë këtë verë. Bëni Kosovën destinacionin tuaj të ardhshëm , kjo sepse i flet më së miri shpirtit tuaj aventurier. Nëse do ndiqni gjurmët drejt aventurës dhe kënaqësisë – rruga do t’ju çojë në Kosovë. Linjat e Via Ferrata: Peja dhe Zubin Potoku Foto nga Balkan Natural Adventures Bëhuni gati për pamje që do t’ju lënë pa frymë. Një alpinist me përvojë, ose jo, linjat Via Ferrata – një në pjesën perëndimore të vendit, tjetra në veri, janë të arritshme për të gjithë. Për shkak të pozicionit gjeografik të vendit dhe kushteve klimatike, të dy linjat Via Ferrata mund të përdoren në pjesën më të madhe të vitit. Ka grup udhëzuesish profesional të trajnuar mirë, të sigurt dhe miqësorë për t’ju asistuar. Turne me biçikletë në Pejë, Prishtinë, Junik dhe Graçanica Një mënyrë eko-miqësore për të përjetuar Kosovën. Merrni me qira një biçikletë për t’u endur vetë ose të bashkoheni në një turne të udhëzuar në vendet historike. Disa janë nën mbrojtjen e UNESCO-s. Ndërsa udhëtoni përreth, mund të ecni mes së kaluarës dhe të tashmës, një udhëtim në historinë e Kosovës. Nëse jeni i guximshëm, ia vlen të bëni çiklizëm nëpër malet e Sharrit. Hiking, Camping dhe Yoga Imagjinoni këtë: Një ditë e re me mjete alpine për shpinës. Duke ecur zbuloni formacione të mrekullueshme të natyrës vetëm disa kilometra larg nga nxitimi urban. Të nesërmen në mëngjes, gjeni ekuilibrin tuaj të brendshëm duke bërë yoga në disa nga pikat më të bukura të Kosovës. Gjithcka është në dorën tuaj. Kayaking në Liqenin e Badovcit E kuqe, portokalli, jeshile ose e verdhë. Zgjidhni ngjyrën e kajakut për të lundruar në ujërat blu të Liqenit të Badovcit. Të rrethuar me pyje të harlisura, rreth 16 kilometra nga kryeqyteti i Kosovës. Ju presin aventura dhe gatime fantastike. Zip-Line në Pej Njerëzit kanë lindur për të fluturuar, dhe linjat zip janë atje për t’i ndihmuar. Kaloni Kanionin e Rugovës me ajër përgjatë 640 metrave të vijës zip, një nga dhjetë kryesorët në botë. Së pari, ju duhet të ecni përgjatë një shtegu malor freskues për të arritur në vendin e ngritjes. Po pyesni për shpejtësinë e fluturimit? Mund ta mposhtni erën? Kjo varet nga ju për të zbuluar. “Bukuroshja e Fjetur” në Radavc Vetëm 11 km larg qytetit të Pejës në Kosovën Perëndimore shtrihet një tunel i ngushtë që është hyrja e shpellës “Bukuroshja e Fjetur” në Radavc. Formacionet e saj shkëmbore formojnë modele të mrekullueshme shumëngjyrëshe. Më tej, brenda, shikoni pellgje guri të krijuara me kalimin e kohës nga ku pikon uji. Një stalaktit në formën e një dore – gishtat e “Bukuroshes së Fjetur” – tregohen drejt katit të shpellës, mbase tek thesaret e fshehura nga koha. Parku i Aventurave në Pejë Foto nga Telegrami.com Litar nyje, shkallë litari apo rrjetë për ecje. Filloni të përgatiteni për një përvojë absolute të aventurës dhe natyrës. Parku i Aventurave në Pejë, i vendosur në majë të kodrës, pothuajse 900 metra mbi nivelin e detit, ofron një seri platformash të ngritura sipas nivelit të vështirësisë. Jo vetëm argëtuese dhe e sigurt, por edhe pamje e mrekullueshme. Testoni kufijtë tuaj me ritëm galopant! Skijim natën në shpatet e Boges Doni romancë, aventurë apo të dyja? Provoni aftësitë tuaja në ski – por me një kusht. Dritat speciale ndriçojnë gjurmët në Boge duke i bërë ato të përshtatshme për ski gjatë natës. Përveç tonifikimit të muskujve dhe përmirësimit të qarkullimit të gjakut tuaj, ky argëtim gjatë natës do jetë i paharrueshëm – dhe shumë romantik. Shtegu Via Dinarica Via Dinarica është një shteg natyror i mahnitshëm që përshkon zemrën e Ballkanit Perëndimor, duke filluar në Slloveni (Alpet Dinarike) deri në Maqedoni (Vargmalit Sharri). Kosova është gjithashtu pjesë e kësaj përvoje të vrullshme. Duhet të jetë patjetër pjesë në destinacionin tuaj të ardhshëm turistik. Segmenti Kosovar i Via Dinarica shkon nga fshati Reka e Allagës në Luginën e Rugovës, përmes Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna, deri në Gjeravica, maja më e lartë e Kosovës dhe më në fund deri tek Malet e Sharrit. Kur të mendoni për destinacionin tuaj të ardhshëm, mos harroni të përfshini në listë Kosovën.
https://www.dua.com/sq/e-shpejte-dhe-e-shijshme-veze-e-gatuar-ne-avokado/
E shpejtë dhe e shijshme: Vezë e gatuar në avokado
A keni dëgjuar ndonjëherë për vezë e gatuar në avokado? Ky është ushqim i përsosur për ata që duan ta ruajnë formën e trupit. Receta e mëposhtme ju furnizon me vajra të shëndetshëm yndyrorë dhe proteina të cilat zgjasin tërë ditën, transmeton Qysh Me. Përbërësit: Katër vezë Dy avokado Vaj ulliri Kripë, piper, erëza sipas dëshirës Instruksionet për vezë e gatuar në avokado Fillimisht nxejeni furrën në 200 gradë celsius Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojani pjesën e brendshme për të krijuar hapësirë të mjaftueshme për vezët Thyejeni vezën dhe me xhentilesë e derdhni në gjysmën e avokados. Hidhni përmbi kripë, piper dhe erëzat e preferuara Gatuajeni në furrë për 15 minuta derisa veza të jetë pjekur. Të mirat e avokados Sipas disa studimeve të fundit, avokado është frut shumë i shëndetshëm për organizmin e njeriut. Ai përmban mbi 20 vitamina dhe minerale, duke përfshirë vitaminë C, vitaminë E, shumë vitamina B, magnez dhe kalium. Konsumimi i avokados ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, përmirëson tretjen dhe mund të ndihmojë edhe të humbni yndyrë. Ai gjithashtu ndikon edhe në uljen e depresionit dhe i jep shkëlqim lëkurës tuaj. Avokado duhet të konsumohet me kujdes, të pastrohet fillimisht dhe të përpunohet në mënyrë që të mos krijojë alergji, meqë ajo mund të shfaqet zakonisht një orë pas konsumimit.
https://www.dua.com/sq/kujdesi-per-floket/
Kujdesi per floket – Qysh me dite se si behet?
Qysh me u kujdes për flokët tuaj që të mos dëmtohen gjatë verës? Mbani flokët tuaj të lumtur dhe të shëndetshëm gjatë gjithë verës duke përdorur këto metoda natyrale, pa kimikate. Lajini më rrallë Kujdes për flokët duhet të tregoni edhe gjatë larjes. Larja e shpeshtë zhvesh kokën tuaj nga vajrat e saj natyralë. Provoni vetëm të shpëlani në dush pas një dite në plazh ose pishinë. Një tjetër zgjidhje e shpejtë është të përdorni një top pambuku për të tharë vajërat e tepërt të skalpit tuaj. Mbulojini flokët me kapele ose shall Përdorni një shall ose kapelë për të mbuluar kokën kur jeni në diell. Një kapelë zvogëlon dëmtimin e shkaktuar nga era, veçanërisht nëse flokët tuaj janë të prirur për  tu ngatërruar. Kapini flokët lart në stile të lirshme dhe të rehatshme Një bishtalec i çrregullt është ideal për të mbajtur flokët tuaj nën kontroll dhe për të minimizuar ekspozimin ndaj diellit. Kapjet e shtrënguara të flokut mund të jenë të dëmshme, veçanërisht nëse flokët tuaj janë të thatë nga nxehtësia e verës.më rrallë Reduktoni nxehtësinë Mundohuni të thani flokët sa më pak të jetë e mundur. Shmangni gjithashtu piastrën, pasi ajo do të dëmtojnë më tej flokët tashmë të thatë. Spruco & Vulos Bëni një përzierje të ujit, lëngut të aloe veras dhe vajit të avokados. Mbajeni atë në dorë për të sprucuar sa herë që flokët duan pak lagështi. Një tjetër mundësi e mirë është vaji i arganit i përzier me ujë. Shtoni pak krem ​​dielli Ka shampo që përmbajnë mbrojtje nga rrezatimi ultraviolet, por shumica e tyre janë shampo konvencionale me ngarkesë kimike, të cilat unë do të rekomandoja t’i shmangni. Një mënyrë e shpejtë për të shtuar pak mbrojtje është të aplikoni përmes duarve tuaja krem dielli, sikur aplikoni vajin e arganit. 
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-pijet-qe-ndihmojne-sportistet/
Qysh me i ditë pijet që ndihmojnë sportistët?
Lëngu i turshive është i preferuari i sportistëve, ndonëse prej kohësh ekspertët nuk i njihnin mirë vlerat e tij. Deri pak kohë më parë, ekspertët supozonin që lëngu i turshisë ndihmonte me ngërçet dhe dhimbjet e muskujve. Rezultoi që ata kishin të drejtë. Gjeni më poshtë vlerat shëndetësore të lëngut të turshisë. Qetëson muskujt Një studim i publikuar në Revistën Medicine & Science zbuloi që meshkujt e dehidratuar vuajnë më pak nga dhimbjet muskulare pasi kishin pirë lëng turshie. Për të arritur efektin e dëshiruar, mjafton pak më shumë se gjysma e një filxhani me lëng turshie. Sipas studimit që sjell AgroËeb.org, lëngu i turshisë kishte më shumë rezultate kundër ngërçit apo dhimbjeve muskulare se sa uji. Kjo mendohet të ndodhë sepse ky lëng ka efekt të menjëhershëm kundër dhimbjes duke ndaluar sinjalet e dhimbjes në rrugëtimin e tyre nga nervat tek muskujt. Ndihmon me hidratimin Shumë njerëz janë të mendimit që uji është lëngu më i favorshëm për t’u hidratuar pas stërvitjes. Kjo është pjesërisht e vërtetë. Uji me të vërtetë të bën mirë, nëse jeni stërvitur për një orë ose pak më shumë. Por, nëse stërviteni për orë të tëra, ose në temperatura të ngrohta, nuk ka më mirë se lëngu i turshisë. Ky lëng është i pasur me natrium dhe kalium dhe përshpejton hidratimin. Natriumi dhe kaliumi janë elektrolite, nivelet e të cilave bien gjatë djersitjes. Lëngu i turshisë përmban shumë elektrolite të tilla. Pas një djersitjeje afatgjatë, ky lëng e ndihmon trupin të rikthejë shpejt nivelet e elektroliteve të nevojshme. Është lëng pa yndyrë që të vjen në ndihmë Nëse po përpiqeni të humbisni peshë, atëherë me siguri do të qëndroni larg pijeve me shumë kalori. Gjatë stërvitjes është më mirë të pini lëng turshie se sa pije të tjera kalorike që mund të jenë të shijshme, por nuk kanë të njëjtin efekt në marrjen e elektroliteve apo zbutjen e dhimbjeve muskulare. Është i përballueshëm nga ana financiare Nëse jeni konsumator të rregullt të turshisë, duhet të dini që nuk keni nevojë të shpenzoni shumë para për pijet sportive. Edhe nëse nuk hani turshi, mos refuzoni lëngun e turshisë, si një alternativë shumë e lirë për të gjitha pijet që zakonisht rekomandohen gjatë stërvitjes. Përmban plot antioksidantë Lëngu i turshisë ka sasi të larta vitamine C dhe E, që janë edhe antioksidantë të shkëlqyer. Antioksidantët e mbrojnë organizmin nga molekulat e dëmshme, ose siç njihen ndryshe radikalet e lira. Secili prej nesh është i ekspozuar ndaj radikaleve të lira, ndaj një dietë e pasur me antioksidantë është gjithmonë një ide e mirë. Gjithashtu, vitaminat C dhe E forcojnë sistemin imunitar dhe luajnë rol fantastik për organizmin. Mundet t’ju ndihmojë në përpjekjet për të rënë në peshë Lëngu i turshisë përmban shumë uthull. Konsumimi ditor i uthullës në doza të vogla mund t’ju ndihmojë të bini në peshë. Ndihmon në rënien e nivelit të sheqerit në gjak Një studim i publikuar në Revistën për Kërkimet Shkencore për Diabetin, të cilit i referohet AgroËeb.org, hodhi më shumë dritë mbi të mirat që vijnë nga konsumi i dozave të vogla të uthullës përpara vakteve. Studimi tregoi se uthulla ndihmonte në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak pas vakteve, tek njerëzit që vuanin nga diabeti i tipit 2. Sa më i ekuilibruar të jetë niveli i sheqernave aq më të shëndetshëm mund të jeni. Ndihmon me tretjen Uthulla tek lëngu i turshisë, ndihmon me tretjen. Ushqimet e fermentuara janë shumë të mira për sistemin tretës, sepse inkurajojnë rritjen dhe zhvillimin e baktereve të mira në stomak. Ëmbëlson aromën e gojës Ndoshta lëngu i turshisë mund tua ‘thartojë gojën’ në fillim, por në fakt ndihmon kundër aromës së keqe të saj. Herën tjetër kur të hani turshi, mos e derdhni lëngun, por ruajeni atë Xhenxhefili turshi Xhenxhefili turshi, i njohur edhe si Gari, prihet hollë si një fije letre dhe zakonisht shoqërohet me sushi. Ka raste kur xhinxheri turshi përzihet me gjethe shiso për të marrë ngjyrën rozë të hapur. Ashtu si xhinxheri I freskët, xhinxheri turshi është i mbushurme antikoksidantë. Sipas një studimi publikuar në vitin 2004 në “Biofactors”, xhenxhefili përmban mbi 50 antioksidantë të ndryshëm, përfshi xhinxherolin. Studiuesit zbuluan se antioksidantët tek xhinxheri kanë efekte shumë të mira për trupin, sidomos mbrojtëse. Antioksidantët janë përbërës natyralë që ju nidhmojnë kundër efekteve negative të radikaleve të lira. Xhenxhefili turshi përmban copa të holla xhenxhefili, uthull, kripë dhe sheqer. Zakonisht, kombu, algë e thatë deti, përdoret për t’i dhënë një shije më të fortë. Xhenxhefili turshi ju ndihmon të bini nga pasha. Sipas një studimi nga “Bioscience, Biotechnology dhe Biochemistry” përdorimi i rregullt i uthullës dobëson. Xhenxhefili përdoret zakonisht për të neutralizuar shijen e peshkut përdorur në sushi. Mund të përdoret gjithashtu në gatime të tjera ose të konsumohet i gjallë. Mund ta përdorni xhenxhefilin turshi në oriz të skuqur ose në sallatë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-speca-te-ferguar-me-djathe/
Qysh me përgatit speca të fërguara shoqëruar me djathë?
Ku ka më të mira se speca të fërguara dhe me djath. Sidmos tani kur jemi në sezonin e tyre. Edhe pse është një recetë mjaftë e thjeshtë, ka disa teknika apo mëlmesa që ja shtojnë shijen. Ne po ju rekomandojmë recetën tonë për speca të fërguar. një recetë që ju bën të lëpini gishtat! Nëse dëshironi speca të fërguara mund t’i bëni më pak vaj dhe pastaj t’i fusni në furrë. Sot ju kemi sjellë një recetë fantastike: Përbërësit për speca të fërguara : 3 speca; 3 feta djathë; 2 thelpinj hudhre; 1 vezë, rigon; domate; Përgatitja: Së pari, pastroni specat mirë e mirë. Pastaj butësisht thërrmojeni djathin. Tutje shtoni hudhrën e grirë imët, vezët dhe rigonin dhe të gjitha bashkoni mirë. Pastaj specave një nga një pritjani bishtat dhe pastroni nga farat. Mbushni me përbërjen nga djathi dhe fërgoni shkurt nga të gjitha anët në vaj, të mbuluar. Para përfundimit shtoni domatet, të cilat gjithashtu i keni larë dhe grirë në copa të vogla. Specat e fërguar me vezë  dhe domante shërbejni me bukë të ngrohet shtëpie. Ose edhe me bukë  të  rreshkur. Kjo recetë është shumë  e preferueshme për mëngjes. Mund të themi se është një nga mëngjeset më të preferuara të shqiptarëve. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/filma-romantik/
Filma romantik
Filma romantik më të bukur të të gjitha kohërave. Zhanri i romancës është i gjerë dhe gjithëpërfshirës, mund të kaloni nga drama në komedi pa asnjë problem. Kjo është pikërisht arsyeja përse filmat romantik pëlqehen kaq shumë. Në një mënyrë apo tjetrën, secili nga ne gjen veten e tij aty. Edhe pse secili nga ne ka nga një film të preferuar, ne po ju listojmë 25 filmat romantik më të njohur. Titanic (1998) Është e vështirë të jesh mbret i botës. Titanic vendos një tavan tepër të lartë për filmat romantik. Kaq lartë, saqë asnjë film nuk e arrin dot as sot. E vetmja gjë që nuk na pëlqen është fakti se kishte vend për dy veta tek dera e drunjtë . The Big Sick (2017) Filmi romantik bazuar në jetën reale të Kumail Nanjiani dhe Emily V. Gordon është një nga romancat më origjinale dhe më i mirëmenduar në vite. Përballë tragjedisë, një çift i dëbuar afrohen me njeritjetrin, ndërkohë që njëri prej tyre është në gjendje kome. Moonstruck (1987) Nuk diskutohet! Filmi ku luajnë yjet Nicholas Cage dhe Cher, ndihmoi që Cher të marrë Oskarin e merituar prej kohësh. Filmi perfekt italianoamerikan i vendosur në New York, Moonstruck është një klasik viteve 80. Call Me By Your Name (2017) Skenat në këtë film janë të jashtëzakonshme. Filmi me regji të Luca Guadagnino shpalos në mënyrë të përsosur ndjenjat e dashurisë së parë të humbur, në një mjedis të bukur italian. Pika Bonus: CMBYN është histori e rrallë e dashurisë homoseksuale ku askush prej personazheve nuk dhunohet apo sëmuret me HIV. Silver Linings Playbook (2012) Hyrja e treshes së filmit ku luan Cooper dhe Lawrence, Silver Linings Playbook është tregimi i asaj që ndodh kur njerëzit joperfekt gjejnë dashurinë e vërtetë. Filmi i solli Jennifer Lawrence Oscarin e saj të parë, dhe kjo është vërtet e jashtëzakonshme për një film në kategorinë komedi romantike. Dirty Dancing (1987) Dashuria e të rinjve e vendosur në Catskills, e pikturuar në perfeksion nga skena e vallëzimit ikonë të viteve ‘80. Romancë klasike dhe një nga filmat romantik më të bukur. Love & Basketball (2000) Love & Basketbolli është një nga filmat më të bukur sportivë. Krejt rastësisht ndodh që të jetë edhe një nga romancat më të bukura gjithashtu. Ndërkohë që dy miq fillojnë të bëhen yje basketbolli, dashurohen me njëritjetrin. Mirëpo, karrierat e tyre përkatëse mund ti mbajnë larg. Elizabethtown (2005) Elizabethtown është i veçantë dhe simpatik, megjithatë është një romancë e ëmbël dhe e mbështjellë me ekzistencializëm. Orlando Bloom është djali i përsosur që punon, i cili ndodhet në krizë ekzistenciale. Ndërsa, Kirsten Dunst nga ana tjetër nuk është asgjë vecse një shpirt i lirë dhe i lumtur. The Bodyguard (1992) Kimia midis Whitney Houston dhe Kevin Costner është një katastrofë e vërtetë. Megjithatë, diçka rreth marëdhënies dinamike midis bodigardit dhe yllit të popit e bën këtë film fantastik në llojin e vet. Gjithashtu, ky film ka një nga këngën më ikonë në historinë e kinematografisë. Carol (2015) Kush nuk e pëlqen një histori dashurie mes dy femrave, të zbukuruar me ndjesinë e mollës së ndaluar dhe përpjekjes së tyre për tu përshtatur. Crazy Rich Asians (2018) Crazy Rich Asians u prit me padurim një film që hedh dritë mbi trashëgiminë ndërsa tregon një histori romantike shumë argëtuese. Edhe nëse nuk jeni të prirur për të parë një komedi romantike, peizazhi i pabesueshëm i filmit ia vlen të shikohet. When Harry Met Sally (1989) Ndoshta është komedia romantike që mbizotëron mbi gjithë të tjerat. Edhe pse iu desh kohë ta kuptonin Harry dhe Sally duhet të përfundonin së bashku me patjetër. Jerry Maguire (1996) Nëse të thuash të dua nuk është e mjaftueshme, shtoni ti më plotëson. Është një veprim klasik i Jerryit, duke e bërë një nga skenat më të njohura në skenën aktuale të romancës. Notting Hill (1999) Një listë filmash romantikë pa Julia Roberts është e pamenduar. Ndërsa mund të jetë e lehtë të tërhiqesh pas filmit Pretty Woman, historia e pabesueshme midis një personazhi të zakonshëm dhe një ylli filmash është afër majës së filmave të Roberts. The Notebook (2004) Nicholas Sparks është drejtor filmash i paarritshëm dhe The Notebook është një histori romantike dashurie shumë e bukur. Kaq e bukur saqë kapërcen çdo film tjetër. West Side Story (1961) Është film muzikor, megjithatë është shumë i rëndësishëm për kohërat tona. Dy adoleshencë, të copëtuar nga lidhja e tyre me bandat rivale, bien në dashuri dhe përfundon në tragjedi. Ghost (1990) Kjo është hera e vetmja kur arti i qeramikës na duket seksi. Faleminderit Patrick dhe Demi Moore. Casablanca (1942) Casablanca është filmi më i mirë i të gjitha kohërave. Pikë. Juno (2007) Një film që flet për shtatzëninë e një adoleshenteje nuk ka si të jetë romantik. Mirëpo, ka diçka për lulëzimin e dashurisë midis miqve që e veçon nga të tjerët. Her (2013) Historia e dashurisë së kohërave tona: Një njeri i dashuruar me sistemin e tij kompjuterik. Filmi scifi në fakt prek një territor të paeksploruar në lidhje me atë se çfarë do të thotë të jesh i dashuruar me dikë (ose diçka), dhe çfarë mund të të ofrojë kjo dashuri. My Best Friends Wedding (1997) Klasikja e viteve 90 është një romancë që përqendrohet pak a shumë në eksplorimin e termit dashuri. Gjithashtu ju kujton të kontrolloni veten gjatë procesit të takimit: mund të jeni duke ndjekur vajzën, por kush po ju ndjek juve? Bull Durham (1988) The Premise e Bull Durham është i çuditshëm: Susan Sarandon luan rolin e një grupi të vogël të kapur pas bejsbollit. Kevin Costner luan një lojtar veteran bejsbolli. Nuk duket tepër premtues, por kimia midis aktorëve e kategorizon ndër filmat më të bukur romantikë. Crazy, Stupid, Love (2011) Crazy, Stupid, Love doli në epokën kur filmat romantikë po përpiqeshin të kishin peshë. Megjithatë, komedia e udhëhequr nga Steve Carrell tejkalon parashikimet. Jashtëzakonisht i lehtë për tu parë, dhe nëse nuk ju pëlqen një nga historitë aty, mos u shqetësoni: ka të paktën dy të tjera për tu parë. San Junipero (2016) A është film? Ndoshta jo. Por historia e afërt me metrazh të gjatë nga Black Mirror vlen të futet ndër historitë e bukura romantike. Një nga ato pak histori nga seriali i “Black Mirror që përfundon mirë, San Junipero meriton një vend në listë. Mund ta shikoni në Netflix. A Star is Born (2018) Në fillim, duket pak e çuditshme të vendosni një film të lançuar vetëm tre muaj më parë në filmat romatik më të mirë. Mirëpo, kur llogarit faktin që është bërë gjithsej katër herë, nuk është e vështirë të justifikosh statusin e tij si film romantik që duhet të shihni me patjetër. Këto ishin filmat romantik më të pëlqyer të të gjitha kohërave, megjithatë ka edhe shumë të tjerë që vlejnë të përmenden. Ato do tua shkruajmë në një artikull më vete.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-trofte-me-arra/
Qysh me përgatit troftë me arra?
A dini të përgatisni troftë? Kuzhinierët thonë se nëse doni të mësoni të përgatisni peshqit duhet të filloni nga troftat. Një troftë e përgatitur ashtu si duhet është një vakt i shëndetshëm për të gjithë familjen. Në vetëm pak minuta mund të shërbeni një pjatë shumë të shijshme. Nidqni recetën tonë. Përbërësit 1 kg troftë; 150 g arra; 1 qepë; 1 lugë spec i kuq i bluar; vaj; kripë, piper i zi i bluar; Përgatitja Së pari qepën grijeni imët dhe skuqeni me vaj në tigan të nxehtë. Pastaj arrat grijini imët ose shtypini. Pasi të jetë zbutur qepa, shtoni arrat e më pas piperin e kuq dhe përziejini të gjitha bashkë, deri sa të bëhet një masë e njëtrajtshme. Pasi të jetë fërguar qepa, largojeni tiganin nga zjarri. Tavën ku do të piqet peshku lyejeni me yndyrë. Troftën e pastruar mbusheni me arrat e përgatitura dhe vendoseni në tavë. Nëse ju tepron mbushja, atëherë atë hidhjani sipër peshkut. Kjo do të ja shtojë shiijen edhe më shumë. Në fund spërkateni peshkun edhe me pak vaj e më pas futeni në furrën e parangrohur në 200 gradë. Piqeni këtë tavë për 1 orë, ndërsa pas pjekjes shërbejeni me sallatë të gjelbër e domate. Ju bëftë mirë! A e dini se..? Trofta është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve Shqipërisë. Troftat gjenden kryesisht në ujëra të ftohta e të kthjellëta, të temperaturave prej 10–16 °C. Trofta jeton në pjesën më të madhe të lumenjve e liqeneve të Amerikës së Veriut, Azisë veriore dhe në Evropë. Trofta më e njohur në vendin tonë është Korani. Është peshk mishngrënës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-sallaten-e-larme-me-oriz-dhe-mish-toni/
Qysh me përgatit sallatën e larme me oriz dhe mish toni?
A e keni provuar sallatën e larme me oriz? Kjo përgatitet shpejt dhe lehtë, është shumë e shijshme. Sallatë me shije të mrekullueshme. Mbi të gjitha është një sallatë që është e shëndetshme. Kjo është një recetë që nuk haset shpesh prandaj nëse e shërbeni para mysafirëve, kushdo qofshin ata, do të ngelen të impresionuar. Nuk do ta harrojnë kurrë dhe patjetër se do t\’ja u kërkojnë recetën.  Ndiqni recetën më poshtë: Përbërësit: 900 g oriz të zier, 400 g mish toni, 200 g bizele të konservuar apo të zier, 2 speca të kuq, të prerë në kube, 3 domate, të prera në copa të vogla, Një lugë majdanoz të prerë imët, Një lugë ullinjsh të grirë imët, 4 lugë majonezë, Lëng të një limoni, 2 lugë vaj ulliri. Përgatitja: Së pari zijeni orizin si zakonisht. Pastaj në orizin e zier shtoni mish toni dhe përzieni. Pasi të jetë përzier orizi me mish ju mund të shtoni ngadalë bizele, spec, domate, kokrra ulliri dhe majdanoz. Pastaj përzieni edhe majonezën, lëngun e limonit dhe vajin e ullirit. Në fund hidhjani sallatës sipas shijes suaj. Mbuloni sallatën e mrekullueshme me folie dhe e lini në frigorifer derisa ta servirni.  Kështu  e keni sallatën e larme me oriz dhe mish toni. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-ndikimin-e-kafese-ne-lekure/
Qysh me ditë ndikimin e kafesë në lëkurë?
Lidhur me ndikimin e kafes për shëndetin ka analiza nga më të ndryshmet, por një gjë është e sigurt: ky lëng magjik ka efekte shumë pozitive nëse konsumohet në mënyrë periodike por edhe të moderuar. Sipas studimeve të mëparshme të kryera nga Universiteti i Harvardit, rezulton se kafja shëron shumë sëmundje dhe shpëton jetën duke ulur numrin e vdekjeve. Ndërkohë një studim i kryer së fundmi nga Instituti i mbrojtjes së shëndetit në SHBA, nxjerr në pah një tjetër benefit të kafesë: konsumimi i tij ul me 20% riskun e sëmundjes së lëkurës Melanoma, e cila është një ndër kanceret më të rrezikshme për lëkurën. Studimi i cili zgjati plot 10 vjet dhe në të cilën morën pjesë 450 000 veta, vërtetoi se personat të cilët konsumojnë rregullisht disa filxhanë kafe në ditë kanë shumë më pak rrezik të preken nga kjo sëmundje e rëndë e lëkurës.  
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-evitu-shqetesimet-e-foshnjave/
Qysh me i evitu shqetësimet e foshnjave?
Për një të porsalindur, e qara është mënyra kryesore më të cilën ai komunikon: duke mos ditur ende të flasë, i vogli arrin të lidhet me ambientin përreth vetëm nëpërmjet të qarës. Kësisoj prindërit nuk kanë përse të frikësohen sa herë fëmija qan. Shkaqet: Ka uri E qara e shkaktuar nga një nevojë për ushqim fillon si një ankesë dhe pastaj dalëngadalë kthehet në një shfrim të vërtetë. Është i irrituar Mund të jetë dhe ndonjë gjë që e shqetëson të voglin. Ndoshta ka shumë vapë, ose ftohtë. Ose mund të jetë lagur. E qara në këto raste është pak a shumë e dobët, gati si një ankesë e zbehtë. Ndien dhembje E qara nga dhimbja është insistuese, e fortë dh e dhimbshme, lehtësisht e kuptueshme. Në muajt e parë mund të bëhet fjalë dhe për pamundësinë që ka për të gogësitur. Ka nevojë për t’u ambientuar Sidomos kjo ndodh javët e para, ku dhe mund të qëllojë që i vogli qan gjithnjë në të njëjtën orë të ditës. Bëhet fjalë për një lloj riti i cili i shërben për t’u njohur me një botë për të ende të re dhe të panjohur. Ka nevojë për përkujdesje E qara është një ndihmë për fëmijën me qëllim që të tërheqë vëmendjen e babait dhe të nënës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-shkaktojne-plakjen-e-parakohshme/
Qysh me i ditë ushqimet që shkaktojnë plakjen e parakohshme?
Ushqimi na jep energji dhe vitalitet, ose në rastin kur zgjedhim llojin e gabuar të forcave lëvizëse të jetës, ushqimi na ngadalëson dhe na bën më të vjetër dhe të lodhur. Kemi ndarë 5 ushqimet e tilla, te cilat i nevojiten menusë suaj, por në sasi të moderuara , që ndikimi i tyre negativ të jetë minimum. Sheqeri i bardhe Truri juaj ushqehet me glukozë. Megjithatë, për dallim nga të gjitha organet tjera, ai nuk ka mundësi të ruajë rezerva –sado që fiton, çdo gjë do të shkojë në qarkullim të gjakut. Prandaj pija e ëmbël është si injeksion glukoze për trurin tuaj. Fitoni sulm momental, i cili zhduket menjëherë dhe truri vjen në krizë. Ndiheni të dobët, iu dhemb koka, dhe nuk mund të perqendroheni. Shumë studime kanë vërtetuar që konsumimi i tepruar i sheqerit shkurton jetën, dhe e quajnë “vrasës të bardhë”. Nga të gjitha ushqimet, ai më së shumti shpejton plakjen. Kaloni në drithëra integrale, pemë dhe perime – në karbohidratet që lirohen ngadalë – të cilat janë shumë më të pranueshme se sheqeri i rafinuar. Eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj. Kripa Natriumi dhe klori – dy përbërës të kripës – janë minerale të rëndësishme që mbajnë sistemin muskulor dhe nervor. Ajo është mëlmesë e thjeshtë e ushqimit dhe është e pranishme në ushqimet e përpunuar: perimet e konservuar, djathë, produktet e mishit të thatë dhe supa. Nëse e përdorim në sasi të tepruara, është e dëmshme për rininë tonë sepse në sasi të mëdha shpejton plakjen. Prandaj nuk rekomandohet të konsumohen më shumë se 3 gramë kripë në ditë. Njesoj si sheqeri eshte shume i demshem edhe per lekuren pasi ka aftesi ti ngjitet kolagenit duke shkaterruar qelizat e saj. Qumështi i lopës Edhe pse qumështi i lopës është i pasur me kalcium, vitamina dhe proteina, ai po ashtu aktivizon katër procese të plakjes – ngadalëson tretjen (shkakton fryrjen, kapsllëk ose diarre), inflamacionet (nyjat e ngurta), mosbalancim hormonal (i cili ndikon në nivelin e sheqerit në gjak dhe nivelin e estrogjenit) dhe formimin e acidit. Duhet të bëni kujdes edhe në derivatet qumështore (kazein dhe laktozë) në bukë, ëmbëlsira, biskota, ushqimet e përpunuara të mishit dhe gjerat e njelmëta. Filloni të pini qumësht të dhisë apo të deles sepse është më i pasur me vitamina dhe minerale dhe të konsumoni djathë feta ose mozzarela, ose qumesht bajamesh i cili eshte me i miri bote pasi ka 0 yndyre dhe shume vlera ushqyese. Kalciumin e nevojshëm konsumojeni nga perimet me gjethe të gjelbra, frutat arrore, farat dhe drithërat. Mishi Proteinat nga mishi janë të nevojshme për ndërtimin e muskujve, ligamenteve dhe lëkurës, por ky ushqim aktivizon të gjithë pesë proceset e plakjes. Është i pasur me yndyrat e ngopura dhe është shumë kalorik. Mishi i përpunuar ka nivel të lartë të materieve kancerogjene, sepse fërgimi shkakton ndryshime në ADN-në, shfaqjen e radikaleve të lira dhe çon deri te stresi oksidativ. Në menunë tuaj le të gjendet më shpesh peshku, i cili është burim i mirë proteinash. Burimet tjera të dëshirueshme të proteinave janë vezët, drithërat, bimët bishtajore, fruta arrore dhe farat. Nëse hani mish, shmangeni në variant të fërguar, si dhe proshutën, suxhukun dhe hamburgerët. Yndyrat e këqija (yndyrnat e perpunuara) Çdo qelizë në trupin tonë ka shtresën mbrojtëse të yndyrave dhe proteinave. Nëse ajo shtresë e jashtme përbëhet nga yndyrat e mira natyrale, kjo mund t’i ndihmojë qelizat për të absorbuar materiet ushqyese dhe ujin. Megjithatë, nëse fjala është për shtresën e cila nuk është e lëngshme, për shkak të ngrënit me sasi të madhe të yndyrave të këqija, ai proçes është i dobësuar. Konsiderohet që është shkaktar për shumë simptoma të plakjes, duke përfshirë rënien e cilesise së lëkurës, inflamacionet, alergjitë. Ndër yndyrat më të këqija janë trans-yndyrat të cilat mund të gjenden në ushqimin e përpunuar industrialisht, siç janë ëmbëlsirat, ushqimi i shpejtë (fast-food), akullorja, dhe vajrat për skuqje. Konsumoni yndyra nga produktet e papërpunuara, peshkun e kaltër, avokado, produktet e dhisë dhe deles, sojë,  arra dhe bajame. Mos harroni vajin e kokosit, edhe pse është shumë kalorik, është i shëndetshëm dhe madje ndihmon të dobësimi.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-milkshake-me-mjedra/
Qysh me përgaditë milkshake me mjedra?
Përbërësit: 400 ml qumësht lëngu i 2 portokajve 150 gram mjedra 2 lugë sheqer. Tunden qumështi, mjedrat, sheqeri dhe lëngu i portokajve. Hidhet në gota dhe zbukurohet me lëvore portokalli të prerë në fije.
https://www.dua.com/sq/per-dhembe-me-te-bardhe-shtoni-qumesht-ne-caj/
Për dhëmbë më të bardhë, shtoni qumësht në çaj
Të gjithë dëshirojmë të kemi dhëmbë më të bardhë. Ata që i vënë qumësht çajit, le t’i gëzohen kësaj shprehie. Mjafton vetëm pak qumësht në çaj, që të zbardhoni dhëmbët dhe të ndaloni njollat, transmeton Telegrafi. Hulumtuesit në Universitetin e Albertas në Kanada, kanë zbuluar se “çaji është ‘qumështi’ i dytë, më i përdorur në botë”. A e dini se.. Çaji përmban tanin – materie e tretshme në ujë, që japë shijen e ithët. Këto kanë ngjyrë të errët dhe i zhysin dhëmbët.Në anë tjetër, qumështi përmban kazeinë, që e ndalon mbetjen e njollave të taninës dhe i zbardhë dhëmbët. “Përparësitë e mëdha të qumështit, po shihen si të domosdoshme në higjienën dhe estetikën dentare” thuhet poashtu në përfundimet e këtij hulumtimi. Poashtu, miliona njerëz mëngjesin e fillojnë me një gotë çaj të ngrohtë. Disa me sheqer e disa pa të, disa përdorin çajin e gjelbër disa çajin e zi. A keni dëgjuar për dietën me çaj, atë me çaj të gjelbër dhe qumësht? Dieta me qumësht dhe çaj të gjelbër është shumë popullore për ata që duan të humbin në peshë dhe ta ruajnë atë peshë të arritur. Kjo nuk është vetëm pije e shijshme që nuk lejon të vuani urie, por është i shkëlqyeshëm për pastrim të organizmit.  Tani e keni sekretin për dhëmbë më të bardhë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-lekure-te-bute/
Qysh me përgaditë maskë për lëkurë të butë?
Dëshironi të keni një lëkurë të butë si mendafsh? Maskat në qëndrat estetike janë shumë të kushtueshme për t’i dhënë trajtimin e duhur lëkurës suaj, por, egziston gjithmonë një zgjidhje më e lehtë. Maskat të cilat mund t’i pergatisni në shtëpi kanë rezultuar mjaft të efektshme. Maskë me banane dhe majonezë: Marrim një banane, i heqim lëkuren dhe e ndajmë në pjesë të vogla. Hedhim bananen në një tas, pastaj hedhim tre lugë majonezë, i përziejmë dhe i shtypim me lugë deri sa të jetë krijuar një masë në formë pureje. Në fund e vendosni masken me kujdes mbi fytyrë larg rrathëve të syrit dhe larg kontureve të buzëve. E lëmë të qëndrojë masken për 5 minuta dhe e shpërlajmë fytyren me ujë të vakët. Avokadoja është një përbërës të cilin mund t’a shtojmë në këtë maskë sepse ka një efekt shumë të mirë tek lëkura juaj.
https://www.dua.com/sq/shpella-e-pirateve-dhermi/
Shpella e Pirateve Dhermi
Shpella e Pirateve dhermi, e cila është bërë e famshme, jo vetëm për historinë e saj, por edhe prej librit me të njëjtin titull i Petro Markos, vlonjatit te shquar. Si dhe prej filmit nga Kinostudioja “Shqipëria e Re” që bazohet në librin me të njëjtin titull të Petros. Kjo shpellë e veçantë përbën një nga vendet më me vlerë, në bregdetin e Himarës. Si të shkoni në Shpellë? Për të shkuar në këtë shpellë, mënyra e vetme është deti. Mjaftojnë 10-15 minuta lundrim, me një motobarkë vogël dhe mund të gjendesh aty. Deti i thellë, në ngjyrë të errët dhe bregu me formacione shkëmbore e ujore, paralajmëronë hyrjen në shpellë. Hyrja e shpellës, e përbërë nga dy zgavra të mëdha është një rikthim i menjëhershëm në historinë e disa shekujve më parë që, natyrshëm, ngjall emocione. Ajo ka në bazë historinë: piratët e famshëm që e shfrytëzonin këtë hapësirë shkëmbore në një mjedis detar, apo beteja me saraçenët, gjë që na vjen përmes toponimisë së këtij vendi. Veçantitë e Shpellës së Piratëve Shpella e Pirateve Dhermi ndodhet pranë gjirit të mrekullueshëm tek Alevrat (Al-Evra), ku gjendet plazhi me të njëjtin emër. Shpella ujore ka një thellës prej 40 metrash, dhe nëpër muret e lagështa vihen re shenja bloze dhe gjurmë zjarresh. Ky objekt natyror, sipas gjeografëve vlonjatë, është shpella më e madhe detare e vendit, me xhepa të shumtë brenda saj. Për eksploruesit e natyrës, në Gadishullin e Karaburunit, ndodhet Shpella e Haxhi Alisë, detarit të njohur të Mesjetës së Vonë. Ky i fundit kishte ngritur në këtë shpellë portin për flotën e tij. Ndodhet në Karaburun, midis kepave të Gjuhëzës dhe Golovecit. Legjenda e Shpellës Sipas legjendës, Shpella dikur është përdorur nga Pirati i njohur i shekullit të XVII-të Haxhi Aliu. Këtu ai strehohej së bashku me anijen dhe njerëzit e tij. Pozicioni i favorshëm i Karaburunit i ofronte këtij pirati mundësinë e plaçkitjes së anijeve napolitane, turke, veneciane, dalmate, etj. Pasi u vra nga venecianët Haxhi Aliu u varros së bashku me të birin në Sazan. Por varret e tyre nuk janë gjendur asnjëherë. Pleqtë tregojnë se Haxhi Aliu ishte një hero deti, ujk i gjallë, që nuk i trembej as kohës së keqe, as përleshjeve me piratët e shumtë, çfarë kishte në kohën e tij nëpër Mesdhe. Thanasi, një prej burrave më të moshuar të zonës, tregon se legjenda e kishe zmadhuar çdo veprim dhe trimëri të tij.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-embelsiren-monte/
Qysh me përgatitë ëmbëlsirën Monte?
A e keni provuar ndonjëherë ëmbëlsirën Monte? Ajo padyshim që është një nga ëmbëlsirat më të veçantë dhe delikate. E adhuruar nga fëmijët por edhe e shumë dëshiruar nga të rriturit. Ndiqni recetën më poshtë për ta përgatitur. Përbërësit për ëmbëlsirën Monte 1 litër qumësht 12 lugë nisheste 8 lugë sheqer 2 sheqer vanillë 250 gram margarinë 500 ml ajkë 300 gram qokollatë 300 gram biskota. ​Përgatitja Së pari, nishesten dhe sheqerin e përziejmë me 250 ml qumësht të ftohtë kurse pjesën tjetër të qumështit e vlojmë. Pastaj ngadalë në qumështin e valë shtojmë niseshten e tretur dhe e përziejmë vazhdimisht derisa të trashet kremi. Në kremin e ftohur shtojmë margarinën e rrahur në shkumë dhe përziejmë. Pastaj duhet të ngrohim ajkën e ëmbël, por mos e lejoni të vlohet. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë çokollatën e copëtuar. Ngadalë e përziejmë derisa të shkrihet çokollata. Pastaj në një kallëp të thellë e të lyer me yndyrë vendosim një shtresë biskota katrorë të njomura në pak qumësht. Pasi ta kemi bërë këtë e qesim një shtresë të hollë nga kremi me qokollatën dhe ajkën. Pastaj vendosim sasinë e kremit të bardhë, e rrafshojmë dhe mbi e lyejmë me masën e kremit me çokollatë. Kur të jetë gati ëmbëlësirën me monte e shërbejmë të ftohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-embelsire-me-portokall/
Qysh me përgaditë ëmbëlsirë me portokall?
Përbërësit: 300 gram miell 150 gram sheqer 3 vezë 250 ml lëng portokalli lëvorja e ½ portokalli 50 ml vaj ulliri 1 lugë sodë bikarbone. Rrahim vezët në një enë së bashku me sheqerin. Shtojmë vajin dhe lëngun e portokallit duke i përzier mirë. Pastaj, miellin dhe sodën i përziejmë së bashku duke i kaluar në sitë. I shtojmë ngadalë në masën e vezëve. Në fund hedhim edhe lëkurën e portokallit të grirë në rende. Masën e vendosim në tavë të lyer me gjalpë dhe pak miell. Pjeket për 40 minuta në temperaturë 180 gradë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-eleminu-aknet-ne-fytyre/
Aknet ne fytyre – Qysh me i eleminu?
Aknet ne fytyre janë ndër problemet më të padëshirueshme për lëkurën tonë, të cilat mund të shkaktohen nga, çrregullimi hormonal, dietat e varfra, ushqimet e pashëndetshme, mos konsumimi ujit apo faktor të tjerë. Me anë të kësaj maske, që mund ta përgatisni në shtëpinë tuaj, ju mund t’i eliminoni ato shpejt dhe në mënyrë efektive. Maskë për aknet ne fytyre Per pergatitje ju nevojitet: 1 trangull Kanellë Mjaltë Në një enë miksoni dy lugë mjaltë, 1 lugë çaji pluhur kanelle deri sa të keni arritur një masë të njëtrajtshme, vendosini komponentët  në tërë fytyrën dhe pastaj sipër saj vendosni rriska të holla të trangullit. Lëreni të veproj për 20 minuta dhe pastaj shpërlani fytyrën me ujë të vakët. Përsëriteni këtë trajtim disa herë  3 herë në javë, për rezultate më të mira.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-shmange-gabimet-gjate-blerjes-se-rrobave/
Qysh me i shmangë gabimet gjatë blerjes së rrobave?
Detaje të shumta, aksesorë me rrudha, palë, valëzime, të gjitha këto shtojnë më tepër madhësinë për pamjen tuaj. Mundohuni të zgjedhni veshje me sasi minimale të detajeve dekoruese. Gjëja më e keqe se vijat horizontale në veshje janë vijat e gjera dhe të ndritshme horizontale. Zgjidhni fustan njëngjyrësh, me ndonjë printim të vogël, dhe një rrip i gjerë i zi në bel. Ngjyrat e ndritshme ju bëjnë të dukeni më të plota në një masë shumë më të madhe se sa tonet delikate.  
https://www.dua.com/sq/ip-publike/
Si mund te marre IP Publike?
Kushtet që duhet plotësuar për të marrë IP Publike janë: 1. Duhet të keni biznesin e regjistruar në ARBK, 2. Duhet të merrni pako të internetit Biznes jo Residencial (shtëpiak), 3. Çmimet e pakove biznes varen nga shpejtësia e internetit dhe mediumi i lidhjes. Për më shumë detaje kontakto në 038606053 ose na shkruani në shitja@artmotion.net IP Publike nuk mundësohet për klientët Residencial (shtëpiak) për arsye të keqpërdorimeve të mundshme!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-receten-e-persosur-me-perime-lulelaker-brokoli-dhe-karota/
Qysh me përgatit një recetë me lulelakër, brokoli e karrota?
A doni të dini recetën e përsosur me perime? – Drekë shumë e shijshme dhe e shëndetshme dhe që përgatitet shumë shpejt! Madje edhe nëse nuk jeni ndonjë adhurues i këtyre perimeve, lulelakrës, brokolit dhe karotës, nga kjo recetë do të filloni t\’i doni.  Ja çfare nevojitet për recetën e përsosur me perime: 1 Lulelakër e vogël 1 Brokoli i vogël 2 Karota 2 Vezë 200 ml ajkë neutrale 50 ml qumësht Pak gjalpë 80 g kaçkavall Kripë Piper Përgatitja 1. Perimet marinojini pak në ujë të kripur (4 – 5 minuta) dhe radhiini në tepsi të vajosur qe ehste rezistente ndaj zjarrit. Vendosni ne një radhë lulelakren dhe ne një radhë brokolin, ndërkaq karotën priteni në rrathë dhe shpërndajeni sipër. 2. Tundni vezët mirë shtoni ajkën për zierje si dhe qumështin. Pasi t\’i keni përzier me kujdes të gjitha, hidhni erëza sipas shijes dhe shtoni edhe pak djath parmixhano sipër nëse doni. 3. Qitni në mënyrë të barabartë sipër perimeve dhe kaçkavallin e grirë në rende. 4. Gjalpin përhapeni mbi sipërfaqe. 5. Piqni në furrë të nxehur në 200 gradë Celsius rreth gjysmë ore. Ju bëftë mirë! Vërejtje: Nëse dëshironi racion “më të fortë” në perime radhisni feta proshute dhe pastaj nxirni djathin.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-parandalu-gripin/
Qysh me parandalu gripin?
Me ardhjen e ditëve të ftohta, nisin edhe ftohjet e para, andaj është koha e fundit të mendojmë si të mbrohemi dhe të forcojmë imunitetin. Për fillim është e rëndësishme që të shëtisni në ajër të pastër dhe të konsumoni ushqim të shëndetshëm, i cili përbëhet nga pemët dhe perimet. Po ashtu e rëndësishme është të pini sa më shumë ujë dhe çaj bimësh me mjaltë dhe limon. Barnat që mund t’i përgatisni: Për rikuperim të shpejtë grimconi pak hudhër (1/4 e lugës së çajit) dhe përzieni me lëng të freskët nga domatja. Për ndalimin e këlbazës përdorni pak speca të kuq me një lugë mjalti dhe hane më së miri në stomak të zbrazët. Në ndihmë ju vjen edhe kombinimi mjaltë dhe cimet. Për të zgjidhur problemin e gripit provoni ekstraktin e gjethes së ullirit, pasi që ajo vret viruset. Për forcimin e imunitetit pini shumë çaj me limon dhe mjaltë, ndërsa mjekët rekomandojnë edhe çajin e bardhë pasi është i pasur me antioksidues. Po ashtu, ndihmon edhe çaji i gjelbër.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-zakonet-qe-shmangin-plakjen-dhe-trashjen/
Qysh me i ditë zakonet që shmangin plakjen dhe trashjen?
Kryesisht të gjithë përpiqemi të dukemi sa më mirë – stërvitemi, kujdesemi se çka përdorim si produkte kozmetike për fytyrë dhe trupin, qeshim sa më shumë që në këtë mënyrë “vrasim” rrudhat. Mirëpo, një gjë shumica e anashkalojnë, e kjo është mënyra e të ushqyerit. Shumë shpesh pyesim si është e mundur që Japonezët të duken minimum 15 vite më të rinj, dhe përpiqemi të kuptojmë se çka bëjnë për tu dukur të tillë. Edhe pse gjenetika është ajo me të cilën Japonezet mund të krenohen, megjithatë duhet respektuar të gjitha këshillat e tyre. Si gatuajnë? Fërgim, tiganisje, për pjekje nuk bëhet fjalë. Zierja me pak vaj, zierje me avull dhe zierje në ujë – janë terme që përbëjnë botën e tyre të kulinarisë. Ata perimet gjithmonë i presin në feta dhe minimalisht i përpunojnë termikisht. Mëlmesat në botën e tyre zënë vend të veçantë, i përdorin në shumicën e rasteve, por nuk e teprojnë as me këto. Ushqim i lloj-llojshëm Sushi nuk është ushqim i vetëm që Japonezët e konsumojnë. Menuja e tyre përbëhet nga lloje të ndryshme peshku, fruta deti, perime të ndryshme, natyrisht orizit, fruta dhe çaji i gjelbërt. Nuk janë adhurues të ushqimit të shpejtë dhe më së shumti zgjedhin ushqimin sezonal dhe të freskët … Për dallim nga shumica e grave tona të cilat ndonjëherë harrojnë të hanë mëngjesin, Japonezet e kanë këtë të domosdoshme. Mëngjesi i tyre përbëhet nga ushqime të lloj-llojshme dhe më shumë porcione të vogla, të cilat përfshijnë orizin, sojën, omletin, perimet … Rrallë konsumojnë desert Japonezët janë popull që shumë rrallë hanë ëmbëlsira edhe atë në sasi të vogla. Nuk konsumojnë kek dhe tortë me shumë kore dhe mbushje, siç është praktikë te ne, por më së shpeshti përgatisin apo blejnë akullore nga orizi (moki). Kultura e ngrënies Për ata të ushqyerit dhe ngrënia paraqesin ritual. Hanë ngadalë, në kafshata të vogla dhe porcione të vogla. Në pjatë zakonisht vendosin vetëm një ushqim sepse besojnë se kombinimi i dy ushqimeve paraqet mungesë të shijes.
https://www.dua.com/sq/prizren/
Prizren: Kryeqyteti kulturor i Kosoves!
Prizreni, ky qytet në veçanti, konsiderohet nga kosovarët si kryeqyteti kulturor i vendit. Njoh shumë pak njerëz që mendojnë për Kosovën si destinacion udhëtimi. Megjithatë, ky shtet i vogël në zemër të Ballkanit, larg nga rrugët klasike turistike, ka shumë për t’u ofruar turistëve. Prizreni është një qytet me stil otoman, xhami antike dhe rrugë të shtruara me kalldrëm, sigurisht nuk mungojnë as rrugët e asfaltuara. Ndodhet vetëm një orë larg Prishtinës. Më poshtë po ju listoj 5 arsyet pse, sipas mendimin tim, ia vlen të shkoni në këtë qytet para se të dyndet nga turistë të tjerë. Humbisni në lagjen e Shatërvanit Lagjia e Shatërvanit është zona më e rëndësishme historike (dhe turistike) e qytetit. Bien në sy shtëpitë e shumta me ngjyra në stilin otoman, të ruajtura shumë mirë. Ju këshilloj të ecni në rrugët e saj të ngushta dhe të admironi ndërtesat fetare që radhiten njëra pas tjetrës. Prizreni është një nga qytetet më multikulturore në Ballkan: Ka tre gjuhë zyrtare (shqip, serbisht dhe turqisht). Megjithëse, numri i xhamive është shumë më i lartë. Qyteti ka gjithashtu edhe mjaft kisha ortodokse si dhe një kishë katolike. Vizitoni Xhaminë Sinan Pasha Ndërtesa më e rëndësishme fetare në Prizren është, pa dyshim, xhamia Sinan Pasha. është një xhami imponuese, e vendosur në hyrje të lagjes së Shatërvanit. Mund ta vizitoheni brenda dhe të bëni fotografi. Mund të merret si e mirëqënë, mirëpo, në Kishën Ortodokse Serbe të Shën Gjergjit në Prizren nuk të lejojnë të bësh një foto as nga jashtë jo më brenda. Ju rekomandoj që kur të futeni në xhami, të ecni me kokë lart, sepse dekorimet, si të jashtmet ashtu dhe ato të kupolave brenda, janë thjesht të mrekullueshme. Shëtisni përgjatë brigjeve të lumit Lumbardhi dhe rrini në banjot turke Prizreni shtrihet përgjatë lumit Lumbardhi, i cili e ndan qytetin në dysh. Lumi ka disa ura, përfshirë Urën e Gurit. Kjo e fundit është rindërtuar sipas parametrave origjinale, sepse u rrëzua pas një përmbytjeje në fund të viteve 1970. Në anën e kundërt të qendrës historike të Prizrenit mund të admirohen dy ndërtesa kurioze. Të dyja ndërtesat janë të vendosura përgjatë rrugës Adem Jashari: një minare pa xhami, diçka që nuk kisha parë kurrë më parë, dhe banjot turke që aktualisht janë duke u rinovuar. Zbuloni historinë e vendit në sallat e ‘Lidhjes së Prizrenit’ Prizreni është qyteti ku delegatët shqiptarë të krahinave osmane u takuan në qershor të vitit 1878 për të diskutuar kufijtë dhe për të frenuar qëllimet ekspansioniste të vendeve fqinje. Gjatë takimeve, u hodhën themelet për shtetin e ardhshëm shqiptar që u themelua disa vjet më vonë, në vitin 1912 në Vlorë. Sot ekziston një Muze Etnografik, në dhomat e të cilit janë ekspozuar objekte tipike të epokës otomane dhe piktura që riprodhojnë përfaqësuesit e Lidhjes së Prizrenit. Admironi qytetin nga lart Së fundmi, nuk thoni dot se kemi qenë në Prizren pa admiruar qytetin me gjithë shkëlqimin e tij nga lart. Për të parë pamjet më befasuese duhet të arrini tek Kalaja. Kështjella që e sheh qytetin nga lart. Pasi të arrini në krye është e pamundur të mos ngeleni gojë hapur nga numri i madh i minareve që zbukurojnë peisazhin. Ia vlen t’a vizitoni, qoftë një herë, sepse nuk ka asgjë më magjike sesa ky qytet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxjerre-certifikaten-e-bashkesise-familjare/
Qysh me nxjerre certifikaten e bashkesise familjare?
Qysh me nxjerre certifikaten e bashkesise familjare? Certifikata familjare është një nga dokumentet më të rëndësishme kur na duhet të aplikojmë për gjëra të ndryshme. Nëse ju duhet të nxjerrni certifikatën e bashkësisë familjare  dhe nuk e dini si mund ta bëni këtë, lexoni këtë artikull deri në fund! Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së bashkësisë familjare në Republikës së Kosovës është si vijon më poshtë. Duhet të shkoni në Komunën të cilës i takoni dhe të keni me vete këto dokumente: Letërnjoftimin (fotokopje) Ekstraktin e lindjes dhe kurorëzimit (fotokopje) Ekstraktet e lindjes për të gjithë anëtarët e familjes së ngushtë me të cilët jeton në bashkësi familjare (fotokopje) Për tu paisur me këtë dokument ju duhet të paguani në Komuën tuaj taksën prej 2 eurosh. Informacion shtesë Disa komuna të Kosovës tashmë kane edhe e-kioskat. Aty mund ta nxjrrni vet certifikatën tuaj të lindjes përmes aparatit. Pa pasur nevojë të futeni deri në sportele dhe pa pritur fare në rradhë. Mjafton të keni me vete një letërnjoftim ose një pasaportë të cilën do ta skenoni në e-kijoskë dhe ju vetë mund ta nxirrni certfikatën tuaj të lindjës. Por jo vetëm. Aty mund të tërhqeni edhe certifikatën e martesës, bashkimit familjar apo ekstraktin e lindjes. Pagesa është e njëjtë. Për secilën prej tyre kushton 1 ose 2 euro.
https://www.dua.com/sq/dhimbjet-e-kokes/
Dhimbjet e kokes – qysh me i lehtesu
Për shumë njerëz, dhimbja e kokës është bërë një dukuri gjithnjë e më e zakonshme. Mirëpo cila është mënyra më e mirë për ta qetësuar kokëdhimbjen? Ndonjëherë kokëdhimbja është rezultat i kushteve mjekësore, por shpesh, ajo thjesht është rezultat i stresit, dehidratimit, një nate të vonët pune ose thjesht kur e ke tepruar me pijen. Terapia e masazhit Terapia me masazh është në gjendje të zvogëlojë dhimbjen kronike. Përpos që lehtëson kokëdhimbjen ajo do të lehtësojë edhe tensionin e muskujve që shkakton dhimbje koke. Merrni kohë për të kërkuar llojet e masazhit dhe për të marrë referenca ë besueshme për një mjek pranë jush që mund të adresojë në mënyrë efektive pikat tuaja specifike të dhimbjes. Aplikim i napave të nxehta ose të ftohta Vendosni paketën e akullit në ballin tuaj dhe /ose në faqe. Në thelb kudo ku ju vjen burimi më i madh i dhimbjes. Vetëm sigurohuni që të kufizoni aplikimet e paketave të ftohta për jo më shumë se 10 minuta në të njëjtën kohë. Nuk  Për aplikimin me napa të nxehta, mund të blini një pako nxehtësie në shumicën e farmacive. Ose të bëni një vetë duke përdorur oriz të pjekur. Merrni një jastëk të vogël ose një copë pëlhure dhe mbushni rreth dy të tretat e mbushura me oriz të pjekur. Qepeni ose lidheni dhe vendoseni aty ku keni më tepër dhimbje. Aromaterapia për kokëdhimbjen Aromaterapia është studimi se si aroma të caktuara mund të nxisin përgjigje pozitive dhe madje shëruese në tru. Disa lloje erërash janë raportuar se qetësojnë dhe zvogëlojnë dhimbjen e kokës. Këto aroma përfshijnë ekstrakt mente, eukalipti dhe vaj livande. Janë lehtësisht të disponueshme në shumë dyqane lokale ushqimore shëndetësore ose në internet.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-tonifikuese-per-fytyre/
Qysh me përgaditë maskë tonifikuese për fytyrë?
Përbërësit: 2 lugë tërshërë 1 lugë mjaltë. Përzihen përbërësit mirë. Masa e përgaditur aplikohet në fytyrë dhe masazhohet me lëvizje të buta rrethore. Lihet të veprojë për 15 minuta dhe shpërlahet me ujë të ftohtë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxjerre-certifikaten-e-shtetesise/
Qysh me nxjerrë certifikatën e shtetësisë?
Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës së shtetësisë në Republikës së Kosovës është si vijon: Ekstrakti i lindjes për palën që kërkon vërtetimin; Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës; Pagesa e taksës 1 Eur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-embelsire-pa-miell-dhe-sheqer/
Qysh me përgatit ëmbëlsirë pa miell dhe sheqer?
Ëmbëlsirat më të mira bëhen edhe pa miell dhe sheqer. Vetëm nga përbërësit natyral. Besoni ose jo, pa miell dhe sheqer. A keni ngrënë ndonjëherë ndonjë ëmbëlësirë të tillë? A besoni një ëmbëlësirë pa miell dhe sheqer mund të jetë e shijshme? Ky desert vërtet të mirë bëhet shumë lehtë.  Ndërsa receta ka arritur nga Amerika Latine. Ajo është shumë e famshme në ato vende mirëpo ka arritur të shpërndahet edhe në vende të tjera. Ne e adhurojmë, sepse bëhet lehtë dhe për gatimin e saj ju nevojiten vetëm këto gjëra: Përbërës: 4 vezë, 2 portokaj, 200 kokrra arra, bademi, lajthie apo kokosi, Gjysmë luge e vogël sodë buke. Për mbushje: 100 gramë çokollatë të zezë, 200 ml ajkë neutrale për zierje. Përgatitja: Së pari portokajtë fundosni në tretje të sodës së bukës dhe lërini të qëndrojnë gjysmë ore. Kështu do të bëni pastrimin e thellë të tyre dhe ata janë gati për përdorim. Pastaj zini rreth gjysmë ore derisa të zbuten. Kujdes të mos i zeni tepër sepse kjo do ta dëmtojë recetën. Pasi të jenë zier bluani mirë në blender. Pasi të jeni bluar portokajt shtoni vezët dhe frutat arrore të cilat i keni bluar më parë dhe pak sodë buke. Piqni në 200 gradë rreth 20 minuta. Në shportë zieni ajkën neutrale dhe në të shtoni çokollatën derisa të shkrihet. Pasi të jetë shkrirë hidhjani sipër ëmbëlsirës së përgatitur dhe të ftohur. Ftoheni në frigorifer dhe servireni. Kështu ëmbëlësira unike është gati. Kujdo që do të ja servoni do të ngelet i mahnitur nga shija e saj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-se-sa-te-vjetra-i-kemi-gomat-e-makines/
Qysh me dite se sa te vjetra i kemi gomat e makines?
Qysh me ditë se sa të vjetra i kemi gomat e makinës? Sigurisht që gomat e makinës vjetërsohen me kalimin e kohës nga kushtet e terrenit ku e ngasim makinën. Gomat mund të durojnë deri në 10 vite përdorim. Edhe pse shumë prodhues gomash sygjerojnë që ato të ndërrohen me të reja çdo 6 vite. Mirëpo është interesant të dijmë se kur janë prodhuar gomat që i kemi në makinë. Kjo është mirë edhe kur t’blejmë goma të përdorura të dijmë vitin e prodhimit të tyre. Në shembullin e mëposhtëm e shihni një kod 3 ose 4 shifror që tregon javën dhe vitin e prodhimit. Kjo gomë në këtë rast e ka kodin 3011, ku 30 do të thotë që është prodhuar në javën e 30, dhe 11 do të thotë në vitin 2011. Pra, duke parë kodin përkatës në gomën tuaj do të parashikoni edhe sa kohë i ka ngelur gomave tuaja për tu ndërruar. Pse duhet të tregojmë kujdes? Gomat e makines janë shumë të rëndësishme pasi ato janë i vetmi element që na lidh ne me rrugën. Shumë njerezë i neglizhojnë pasi mendojë se gomat thjeshtë duhen ndërruar kur të konsumohen. Por në fakt ato kanë nevojë për vëmëndje po njësoj sic ju kujdeseni të mbani pastër brendinë e makinës suaj. E gjithë vëmendja për gomat e makines lidhet drejtpërdrejtë me sigurinë e jetës tuaj. Janë 4 veprime që nuk duhet ti neglizhoni asnjëherë te gomat e makinës tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-dallu-personalitetin-e-forte/
Qysh me e dallu personalitetin e fortë?
Njerëzit e fortë, ndryshe nga njerëzit dominues, nuk kanë dëshirë të kërkojnë fitore. Personalitet i forte Ata thjesht nuk do të lejojnë që njerëz të tjerë t’i mposhtin. Natyrshëm, disa njerëz do të kenë frikë nga ju. Por kjo ka të bëjë me faktin se ata nuk e kuptojnë që ju mund të jeni aq i relaksuar me veten, sa që nuk keni nevojë për konfirmim nga jashtë. Shenjat që tregojnë se ju mund t’i trembni disa njerëz: Ju nuk i besoni dhe as i pranoni justifikimet, por fokusoheni tek arritjet duke kapërcyer çdo pengesë. Ju jeni e kujdesshme me njerëzit që lejoni të “futen” në jetën tuaj. I urreni thashethemet. E urreni të diskutoni për njerëzit, kur ndërkohë mund të diskutoni për ide. Nuk mund ta kapërdini dot pandjeshmërinë, idiotësinë dhe injorancën. Personaliteti i fortë është rezultat i të menduarit dhe të qenit mirë i informuar. Ju dini si të dëgjoni, dhe i dëgjoni të tjerët. Ju nuk ju intereson të qenit në qendër të vëmendjes së të tjerëve. Nuk keni frikë. Jeni tolerant ndaj pasigurisë, duke e kthyer këtë në një avantazh.
https://www.dua.com/sq/mashkulli/
Mashkulli tërheqës – Ja disa këshilla të vlefshme
Mashkulli tërheqës? Ka shumë konfuzion në botën e takimeve këto ditë në lidhje me atë se çfarë duan femrat prej meshkujve. Si duhet të sillen, të veprojnë, apo edhe se çfarë duhet të bëjnë që të jenë më tërheqës. Pikat në këtë artikull kemi sjellë disa këshilla për t’ju ndihmuar t’i afroheni dashurisë përmes një lenteje të re, më të qartë. Ajo do përkrah një mashkull Së pari duhet të kuptoni se një femër nuk do një mashkull që të jetë romantik dhe i butë 24 orë. Romanca duhet të jetë e pranishme, kjo nuk diskutohet, megjithatë, çdo gjë ka masën e vet. Një femër dëshiron të dijë se ti kujdesesh mjaftushëm për të. Por, pavarësisht të gjithave dëshiron që ju të jeni në radhë të parë Mashkulli i saj. Ajo dëshiron të dijë se mund të mbështetet tek ju, dhe se mund të ndjehet e mbrojtur gjithashtu. Ka nevojë për një burrë që do ta sfidojë dhe do ta ndihmojë të rritet. Kjo është për të një mashkull tërheqës. Mjaft i idealizuat femrat Dashurojini. Adhurojini. Kujdesuni për to. Respektojini. Vlerësojini. Por, mos i idealizoni, kurrë! Shumë meshkuj i vendosin femrat në një piedestal që në thelb i kthen ato në krijesa mitike si njëbrirëshi. Kjo është një ide e keqe, sepse nuk do të mendoni kurrë se jeni i mjaftueshëm për të pasur vëmendjen e saj. Askush nuk eshte perfekt. Askush nuk është pa të meta. Askush nuk është mbinjerëzor. Ndryshoni mënyrën sesi i afroheni asaj. Nëse nuk e shihni si një qenie njerëzore ashtu si ju (dhe gjithë të tjerët), atëhere nuk keni për të pasur kurrë një femër pranë jush. Sa më shpejt ta kuptoni këtë, aq më shpejt do të jeni në gjendje të bëni biseda normale me femrat, pavarësisht se çfarë bëjnë ose si duken. Respektoni veten Ja një e vërtetë e sinqertë: Një grua nuk do të dalë kurrë me ty nëse nuk të respekton. Dhe, ajo nuk do të të respektojë kurrë nëse TI nuk respekton veten tënde së pari. Nëse e vendosni në piedestal duke ulur veten në sy të saj, ajo nuk do t’ju shoh të denjë për të, por do t’ju nënvlerësojë. Ndërtoni një jetë për të cilën mund të jesh krenar. Ndoshta mbani një forme të mirë fizike. Mësoni si të visheni mirë dhe të kujdeseni për veten tuaj. Zbuloni hobit tuaja dhe ji i lumtur me atë që je. Mënyra më e mirë për tu qënë një mashkull tërheqës është të jetosh një jetë tërheqëse. Me pak fjalë mos e lëshoni veten tuaj as pasi keni gjetur një partnere. Kapërceni frikën tuaj të refuzimit Mos u shqetëso, të gjithë e kemi këtë dreq frike të tëmerrshme refuzimi. Të gjithë e përjetojmë, pavarësisht se sa të sigurt jemi në vetvete. Por, kjo nuk do të thotë që nuk mund ta kapërcejmë atë. Thjesht do të thotë që bëhet gjithnjë e më e lehtë për tu kapërcyer ndërsa vazhdoni të zhvilloni veten si mashkull. Pranoje REFUZIMIN si një proces normal të jetës tënde. Nuk është fundi i botës. Nëse mësoni ta pranoni këët ndjenjë, sado keq t’ju bëj të ndiheni do shihni se do tejkaloni shumë vështirësi në jetën tuaj. Shumë konflikte të brendshme do të zgjidhen, dhe do i thuash vetes: Cila është e keqja më e madhe që mund t’më ndodhë? Do t’më refuzojë! Ok, gjëra që ndodhin. Go for it! Zhvilloni aftësi më të mira komunikimi A e dini se: Qendra e komunikimit në trurin e një femre është 2.5 herë më e madhe se sa e një mashkulli? Nëse keni ndjerë ndonjëherë sikur e keni pasur më të vështirë të shprehni veten, ndjenjat dhe emocionet tuaja mos u shqetësoni nuk jeni i  vetmi. Ajo që duhet të bëni është të përmirësoni aftësitë tuaja të komunikimit. Sa më efektivisht të komunikoni interesat dhe mendimet tuaja, aq më mirë do të jeni duke biseduar me njerëzit në përgjithësi (ahem, femrat dmth).
https://www.dua.com/sq/fiset-shqipetare/
Fiset shqipetare te veriut te Shqiperise
Fiset shqiptare mesa duket qënkan të shumta e mbushur plot kulturë. Herën e kaluar ju folëm për 5 fise Kosovare dhe epitetet që lidhen me ta. Një fjalë e urtë popullore i përshkruante dhe shtrirja e tyre gjeografike tregonte se prej nga vinin. Këtë radhë do t’ju sjellim nga një fis nga disa rajone shqiptare. Fisi i Rajonit të Malësisë së Lezhës – Fisi i Kryezinjëve Rajoni i fisit të Kryezinjëve ndodhet në qarkun e Mirditës, në veri të Shqipërisë. Gjendet në anën e djathtë të lumit Fan. Kjo familje kufizohet me rajonin tradicional të fiseve të Velës në veri dhe fisin e Bulgërit në jug. Fisi i Kryezinjëve ishte katolik dhe përbëhej vetëm nga një bajrak. Sipas mbresave të Karl Shtajnmetci-t ai thoshte kështu: “Popullata e këtij fisi është shumë e varfër dhe ndosht ka raste kur edhe vdesin nga uria. Përkundër kësaj, ky fis është më paqedashësi ndër të gjitha fiset katolike të Shqipërisë. Me vitë të tëra asnjë vrasje nuk është kryer në territorin e tyre.” Përkundër fiseve të përbëra të Mirditës nga ku thuhet se 5000 burra kanë qënë mercenarë të stërvotur. Rajoni i Malësisë së Krujës – Fisi i Kurbinit Termi Kurbin ose Kurbini i referohet rajonit të fisit që jeton aty, nga latinishtja e vjetër Corvinus. U rregistrua historikisht si emër Curbin në vitin 1621, nga raporti anonim mbi Shqipërinë, në letrën e Pjetër Budit. Ky fis ndodhet në qarkun e Kurbinit (Lac) në Shqipërinë Veriore. Kuptimi i emrit të fisit mendohet të vij nga fjala corvus, që do të thotë korb. Kjo zonë ka qënë e mbuluar me korba dhe një shprehje italiane thoshte: “popolo dei capelli corvini” që përafërsisht do të thotë “popull me pupla korbi.” Meshkujt apo femrat e këtij fisi dalloheshin për flok stërr të zinj dhe sy të celët. Fisi ëshët i tëri katolik dhe lejoheshin martesat brenda fisit sepse nuk kishin stërgjysh të përbashkët. Mirdita dhe fiset e përbëra të saj Mirdita kufizohet nga rajonet e fiseve tradicionale të Pukës (Kabashin, Berishën, etj.) në veri. Me fiset e Malësisë së Lezhës (Kryezinjtë, Bulgërin etj) në perëndim dhe jugperëndim. Ngulimi kryesor i Mirditës është Rrësheni i cili sot është qëndër administrative. Vendbanimi tjetër më me rëndësi është Rubiku dhe disa fshatra si Oroshi, Spaci, Kurbneshi etj. Ndryshe nga fiset e tjera që përmëndëm nga një për secilin rajon, Mirdita ka pasur një histori të komplikuar pro të pandryshueshme. Konsulli francez, Hajsint Hekard, i cili vizitoi Mirditën më 1850 la këto mbresa: “Të gjithë Mirditasit pohojnë se janë katolikë dhe se asnjë muslimani turk nuk i lejohet të vendoset në malet e tyre ku ata ushtrojnë fenë.” Nuk ka asnjë rast në Mirditë, që një Mirditas të ketë hequr dorë nga feja Katolike. Mirdita ka patur një grupim fisesh të cilat meqë i përkisnin një barku, nuk lejohej që të martoheshin mes vetes. Këta ishin tre bajratarët kryesorë që nuk përziheshin mes vetes: Kushneni, Spaci dhe Oroshi të cilët e kanë zanafillën nga vëllai legjendar të Shalës dhe Shoshit. Mirdita sipas dokumentave të asaj kohe, tregohet se qeverisej si Principatë e pavarur dhe sundohej nga Princi i tyre që ishte stërnipi i Skëndërbeut. Referencë nga libri: Fiset Shqiptare (Historis, shoqëria dhe kultura) shkruar nga Robert Elsie
https://www.dua.com/sq/liqeni-i-batllaves/
Liqeni i Batllaves
Liqeni i Batllaves u ndërtua në fshatin Orllan të Podujevës. Ky liqen sot furnizon me ujë kryeqytetin e Kosovës dhe shërben si pikë turistike. Kur të mbërrini në Orllan do të shiihni një liqen të gjatë rreth 3 kilometra. Liqeni i Batllaves është i thellë 48 metra. Malet që e rrethojnë ja shtojnë bukurinë këtij atraksioni të Llapit që po tërheqë çdo ditë e më shumë vizitorë. Çka ju pret në Batllavë? Në Batllavë do të jeni në gjendje të shijoni një pejsazh natyror që është i bukur në çdo stinë të vitit. Para jush do të shtrihet liqeni i përshtatshëm për not, lundrim me varka apo peshkim. Me një çmim shumë të ultë ju mund të merrni me qira një barkë. Me të mund të lundroni për orë të tëra në batllavë. Ju mund të peshkoni e të notoni në liqen ashtu siç bëjnë çdo ditë gjatë verës dhjetra qytetar. Sa i përket ushqimit, tek liqeni i Batllaves janë së paku katër restorane. Kryesisht me ushqime tradiconale, ato i mirëpresin vizitorët e interesuar. Pushimi juaj në Batllavë mund të bëhet edhe disa ditor. Për arsye se aty gjeni edhe dhjetra shtëpi malore dhe vila që mirëpresin vizitorët. Legjenda e krushqëve të liqenit të Batllavës Nëse ju intereson, ka edhe një legjendë që qarkullon ndër banorët e fshatit të Orllatit, fshat ky që shtrihet përreth liqenit. Ata thonë se brenda në liqen gjenden “varret e dy palë krushqve”. Legjenda thotë se kohë më parë, aty ku gjendet sot liqeni, ishin takuar ballë për ballë dy palë krushq. Pra nga dy dasma të ndryshme. Sipas ligjeve të atëhershme të pashkruara, krushqit që u lëshonin të tjerëve rrugën, humbisnin nderin. Dy palë krushqitë, duke mos lëshuar pe, kishin humbur jetën në atë vend, të cilin sot e mbulon uji i Liqenit të Batllavës.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-nuk-duhet-konsumuar-ne-mengjes/
Qysh me i ditë ushqimet që nuk duhet konsumuar në mëngjes?
Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, por duhet që ta përgatisni me kujdes. Nëse nuk dëshironi që të shëndosheni, ushqimet që nuk duhet të konsumoni janë: Buka Për shumë prej nesh është e pakonceptueshme të hamë mëngjesin pa bukë, por ja që nuk duhet bërë. Sa më pak bukë në mëngjes aq më mirë bën për trupin. Omëletë me vezë Ajo është shumë e shijshme, por nuk mund të hani omëletë me vezë që në mëngjes, pasi ato janë shumë të pasura me proteina dhe vitamina, por gjithashtu edhe më yndyra, pasi gatuhen me vaj. Drithërat Drithërat me qumësht janë shumë të këshillueshme në mëngjes, por jo çdo lloj produkti. Shumë prej nesh mendojnë se po ushqehen shëndetshëm kur konsumojnë drithëra mhe fruta, çokollatë apo mjaltë. Jo, përzierja e tyre me sheqer do të ndikojë direkt në shtimin e peshës. Lëng portokalli Si fillim, kurrë mos tentoni të shtrydhni frutën, nëse keni mundësi ta hani ashtu siç është. Fruta është gjithnjë më i shëndetshëm nëse konsumohet i gjallë. E dyta, të gjitha frutat kanë sheqer, kjo do të ndikojë në shtimin tuaj në peshë. Kos me fruta Kosi me fruta, përveç faktit që ka sasi të mëdha sheqeri, është thjesht një lloj ëmbëlsire e ftohtë, e cila nuk ju siguron se do të ndiheni të ngopur apo në formë gjatë gjithë ditës.
https://www.dua.com/sq/vazelina/
Vazelina dhe perdorimet ndihmuese te saj
Vazelina është një produkt që po bënë bujë të madhe nëpër vendet e tjera, si një përbërës shumë funksional për shumë truqe të bukurisë dhe të kujdesit ndaj lëkurës. 5 përdorime të vaselinës Aplikoni sasi të kosideruseshme të vaselinës në qepalla, pak minuta para se të vendosni t’i lyeni ato. Një gjë e tillë do t’ju ndihmojë që produkti i preferuar i juaji për lyerjen e qepallave të zgjasë tërë ditën. Përzierja e vaselinës me hije për sy ndihmon në krijimin e një kremi bazë shumë të qëndrueshëm. Vaselina ndihmon në ruajtjen e ngjyrës së flokëve Përdoret edhe për buzë të thata dhe ndihmon në kthimin e butësisë së tyre. Nëse e ndjeni se lëkura në gjunjë dhe bërryla është forcuar dhe është bërë shumë e thatë, me ndihmën e këtij produkti ju mund ta tejkaloni lehtësisht një problem të tillë.
https://www.dua.com/sq/ftesa-per-fejesa/
Ftesa per fejesa – Çfarë duhet të përfshihet në ftesën tënde?
Ftesa për fejesa janë një traditë e rëndësishme e përdorur nga çiftet për të ftuar të dashurit e tyre në festën e fejesës. Tabela e PërmbajtjesPërmbajtja e ftesave për fejesëFtesa për fejesa: Ide të tekstitFtesa 1:Ftesa 2:Ftesa 3:Ftesa 4: Fejesa është një moment historik i rëndësishëm në marrëdhënien e një çifti dhe shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tyre. Ftesat e fejesës janë një mënyrë që çifti të bashkojë familjen dhe miqtë e tyre dhe të festojë dashurinë dhe angazhimin e tyre ndaj njëri-tjetrit. Ftesat e fejesës zakonisht përfshijnë informacione bazë si emrat e çiftit të fejuar, datën, orën dhe vendndodhjen e festës  dhe një shkrim për të ngrënë, pirë dhe festuar. Përveç kësaj, këto ftesa për fejesa mund të përmbajnë gjithashtu detaje shtesë, si kodin e veshjes, kërkesat për dhurata dhe informacione mbi situatën e parkimit ose si të arrini atje. Në përgjithësi, ftesat e fejesës janë një mënyrë e mrekullueshme që çiftet të festojnë fejesën e tyre dhe të bashkojnë familjen dhe miqtë e tyre. Një ftesë e punuar mirë mund t’i ndihmojë mysafirët të ndihen të mirëpritur dhe të vlerësuar, duke krijuar një përvojë të paharrueshme për të gjithë. Përmbajtja e ftesave për fejesë Këto janë elementet kryesore që normalisht duhet të përfshihen në përmbajtjen e një ftese fejese: Emrat e çiftit të fejuar:Këtu renditen emrat e çiftit të fejuar që organizojnë festën e fejesës. Data, ora dhe vendi i fejesës:Është e rëndësishme të përmendni datën, orën dhe vendndodhjen e saktë të festës së fejesës në mënyrë që të ftuarit të mund të përgatiten në përputhje me rrethanat. Ftesë për të ngrënë, pirë dhe festuar:Një ftesë fejese zakonisht përfshin një ftesë miqësore për të ftuarit që të bashkohen me çiftin e fejuar për të ngrënë, pirë dhe festuar së bashku. Në varësi të nevojës dhe stilit të ftesës, mund të shtohen edhe detaje të mëtejshme si kodi i veshjes, kërkesat për dhurata  dhe informacione mbi situatën e parkimit ose si të arrini atje. Megjithatë, është e rëndësishme ta mbani ftesën të thjeshtë dhe të lehtë për t’u kuptuar, në mënyrë që të ftuarit t’i referohen me lehtësi. Ftesa për fejesa: Ide të tekstit Më poshtë ju do të gjeni disa shabllona të ftesave për fejesë që mund t’i përdorni për të bërë ftesa të suksesshme dhe të përshtatshme për këtë rast të veçantë: Ftesa 1: I/e dashur [shkruani emrin e personit që po ftoni], Ju ftojmë në fejesën e [shkruani emrat] që do të mbahet më datën [shkruani datën]. Jemi shumë të lumtur që do të ndajmë këtë moment të veçantë me ju dhe të afërmit tanë. Festa do të mbahet në [shkruani vendndodhjen e festës] dhe do të fillojë në orën [shkruani orën e fillimit të festës]. Ju lutem konfirmojeni praninë tuaj, për të na ndihmuar të organizojmë një festë të paharrueshme. Ju falenderojmë për pjesëmarrjen tuaj në këtë ditë të veçantë dhe presim me padurim të gjithë miqtë dhe familjen tonë për ta festuar këtë rast të bukur bashkë. Me respekt,[Emri] Ftesa 2: I/e dashur [shkruani emrin e personit që po ftoni], Me kënaqësi të madhe po ju ftojmë për t’u bërë pjesë e momentit më të veçantë të [shkruani emrat] – ditën e fejesës. Fejesa do të mbahet në [vendi dhe data e fejesës]. Ju lutem të na bashkëngjitni në këtë ditë të gëzueshme dhe të ndani me ne këtë moment të veçantë. Pres me padurim pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme. Me respekt,[Emri] Ftesa 3: Përshëndetje [shkruani emrin e personit që po ftoni], Me kënaqësi dhe gëzim të madh do të doja të ndaj me ju ftesën për t’u bashkuar me ne në një prej momenteve më të veçantë në jetën time – ditën e fejesës sime. Në këtë ditë të veçantë, unë dhe [Emri i partnerit tënd] do të bëjmë hapin e parë drejt një jete të përbashkët, dhe dëshirojmë që ju të jeni pjesë e kësaj kënaqësie. Fejesa do të mbahet në [vendi dhe data e fejesës]. Ndjenjat e lumturisë së jashtëzakonshme nuk do të ishin të mundura pa ju në praninë tonë në këtë ditë. Meqë e keni qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, kjo ftesë është e veçantë dhe është bërë me shumë dashuri dhe respekt. Ju lutem të na bashkëngjitni në këtë ditë të gëzueshme dhe të ndani me ne këtë moment të veçantë. Pres me padurim pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje të rëndësishme. Ju faleminderit për kohën tuaj dhe shpresojmë që do të jeni në gjendje të pranoni ftesën tonë. Me respekt dhe dashuri, [Emri yt] dhe [Emri i partnerit tënd] Ftesa 4: I/e nderuar [shkruani emrin e personit që po ftoni], Me kënaqësi ju ftoj të bashkoheni me mua në një ngjarje të veçantë, kur do të hap një kapitull të ri të jetës sime dhe do të bëj një hap të rëndësishëm drejt të ardhmes sime. Së bashku me të dashurit e mi, do të festojmë fejesën time. Fejesa do të mbahet në [vendi dhe data e fejesës], më datën [data e ngjarjes] në ora [ora e fillimit të ngjarjes]. Do të jetë një ngjarje e thjeshtë, por e këndshme, e cila do të përfshijë një darkë dhe muzikë. Ju lutem konfirmoni pjesëmarrjen tuaj në këtë ngjarje deri në [data e kërkuar për konfirmim]. Ju falënderoj paraprakisht dhe pres me padurim të takohemi aty. Me respekt,[Emri]
https://www.dua.com/sq/histori-tragjike/
Historia tragjike e dashurise e dy statujave levizese
Histori tragjike, Statujat lëvizëse të një mashkulli dhe një femre që kalojnë mbi njëritjetrin çdo ditë dhe simbolizojnë një histori tragjike dashurie. “Man & Woman” është një skulpturë lëvizëse e hekurt e cila është e gjatë 8 metra e ndërtuar nga një skulptore Gjeorgjiane, Tamara Kvesitadze. Të lokalizuara në një pjesë të bregdetit të qytetit Batumi, në Gjeorgji, këto dy figura paraqesin një djalë mysliman, Ali, dhe një princeshë gjeorgjiane, Nino. Personazhet janë shkëputur nga një roman i njohur i një autori nga Azerbejxhani, Kurban Said shkruar në vitin 1937. E lokalizuar në Batumi, Gjeorgji Këto statuja fillojnë të lëvizin çdo natë nga ora shtatë. Pastaj afrohen për një përqafim të shkurtër, para se të lënë njëritjetrin pas. Pas 10 minutash, lëvizja është e kompletuar. Statuja është dizejnuar në vitin 2007 por u instalua në vitin 2010. I është dhënë emri “Ali dhe Nino”. Statujat janë frymëzuar nga një histori dashurie e një djaloshi mysliman dhe një princeshe gjeorgjiane. Ku të dy kanë një prejardhje të ndryshme fetare dhe kjo përbën njënga arsyet e ndarjes. Kjo histori është pak e përafërt me ngjarjen e shkruar nga romani i Shekspirit “Romeo & Xhulieta” por këtu fundi i kësaj historie është se djaloshi mysliman vdes duke e mbrojtur shtetin e tij nga pushtimi i Rusisë Sovjetike. Pas një çasti, “Ali dhe Nino” përqafohen, para se të kalojnë njëritjetrin. Lëvizja e tyre simbolizon një ndarje tragjike të Aliut dhe Ninos pas Pushtimit Sovjetik. Misteriozi Kurban Said shkroi romanin në vitin 1937 Kurban Said, është pseudonimi i autorit të Aliut dhe Nino, një roman i botuar fillimisht në vitin 1937 në gjuhën gjermane nga botuesi austriak E.P. Tal. Romani është botuar që në më shumë se 30 gjuhë. Identiteti i vërtetë i autorit është edhe sot e kësaj dite i panjohur.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-qofte-me-patate/
Qysh me përgatit qofte me patate dhe erëza të veçanta?
Qofte me patate dhe erëza të veçanta – Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona. Përbërësit për qofte me patate: 300 gr mish të bluar; 3 lugë thërrmija buke; 1 qepë; 4 – 5 thelpinj hudhre; 2 vezë; 200 gr ajkë e thartë; pak kaçkavall; pak spec të bluar; piper të bluar; 3 patate të mëdha; vaj. Përgatitja: Në mishin e bluar shtoni thërrmijat, qepën e grirë, hudhrën e grirë, 2 vezë, specin e bluar dhe piperin. Të gjitha këto bashkoni. Bëni çoftë të vogla. Pataten zieni dhe priteni në rrathë ose kubik. Tepsinë lyejeni me vaj dhe shtrini në fund të tepsisë patate si edhe anash. Radhisni qoftet ndërkaq midis se cilës vendosni një rreth patateje. Tundini vezët dhe shtoni ajkën dhe bashkojini. Në çdo qofte hidhni një lugë ajkë. Sipër hidhni kaçkavallin e grirë në rende. Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 40 minuta derisa të skuqen mirë. Shërbejini të ngrohta dhe nëse dëshironi shoqërojini edhe me pak kos ose tarator. Në rast se nuk doni ta shoqëroni me tarator, provoni ta shoqëroni me salca të ëmbla ose pikante. Kanë shije të jashtëzakonshme. Shoqërojini me birrë me limonatë nëse nuk doni ta shoqëroni me alkol. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-buke-banane/
Qysh me përgatitë bukë banane sipas një recete të thjeshtë?
Bukë banane – është një nga ëmbëlsirat e mia të preferuara. Jo vetëm që përgatit dicka të shijshme, por edhe shumë të shëndetshme. Një ëmbëlsirë perfekte për një caj të ngrohtë pasditeje apo pas një vakti të lehtë. Ja si përgatitet: Përbërësit per bukë banane: 2 deri 3 banane të pjekura mirë (flasim për banane që mund të jenë nxirë në lëkurë) 1⁄2 filxhan gjalpë, mundësisht gjalp lope 1 filxhan sheqer të bardhë 2 vezë 1⁄2 gota miell 1 lugë sode buke 1⁄2 lugë kripë 1⁄2 lugë vanilje 1⁄2 filxhan rrush i thatë Përgatitja Ngrohni furrën paraprakishtë në temperaturën 250 gradë. Në një tas bëjmë përzierjen e gjalpit dhe sheqerin. Pastaj i shtojmë 2 vezë të rrahura lehtë dhe bananet e grimcuara. Nëse është e mundur, shtypini bananet me pirunj ose në blender. I përziejmë të gjitha derisa të fitojmë një masë homogjene. Në një tas të veçantë, përziejmë së bashku: 1 1⁄2 gota miell, 1 lugë sode buke dhe 1⁄2 lugë kripë dhe shtojmë në masën e përgaditur me vezët dhe bananet. Shtojmë 1⁄2 lugë të ekstraktit të vaniles dhe rrushin e thatë. Në fund hedhim miellin dhe i përziejmë te gjitha se bashku. Fitojmë një brum të ngjashëm me atë të bukës.  E ngjeshim njësoj si buka e zakonshme, e vendosim në tavë të cilën më parë e kemi lypër me pak gjalë. Bukën e pjekim për 65 minuta minuta nën temperaturën 170 grad. Ju bëftë mirë!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-perdor-limonin-e-ngrire-per-perfitime-shendetesore/
Qysh me e përdor limonin e ngrirë për përfitime shëndetësore?
Limoni mund të sjellë shumë përfitime në shëndetin e njeriut. Për shkak të përmbajtjes së lartë me flavonoide të cilët njihen për vetitë e tyre antioksidante, ata mund të bëjnë mrekulli, për të trajtuar një sërë problemesh dhe shqetësimesh në shëndet. Por do të donit të dinit dhe çfarë mund të bëjë konkretisht limonët e ngrirë? Ata janë akoma më të mirë, madje janë testuar dhe kanë rezultuar të efektshëm. Ja pse duhet të ngrini limonët Ajo që duhet të bëni është të lani dhe dezinfektoni limonët, të cilët duhet të jenë organikë me uthull molle ose sodë buke. Shpëlajini mirë. Vendosini të ngrijnë gjatë natës në frigorifer. Në momentin që kanë ngrirë plotësisht, duhet t’i grini, me gjithë, tulin, lëkurën, apo farat. Hidhini në kubat e akullit dhe futini në ngrirje sërish, duke i përdorur në çdo kohë. Kjo mënyrë e përdorimit të lëkurave të limonit do të sjellë më shumë shije dhe do t’i bëjë gatimet tuaja më të shëndetshme. Ato mund të shtohen në sallata, supa, salcat e makaronave. Madje, shtoni një lugë gjelle me limon të grirë edhe në çajin që pini çdo ditë, apo në lëngun tuaj të frutave. Është provuar se lëkura e limonit rrit sistemin imunitar, normalizon nivelin e kolesterolit. Ai madje mund të bëjë mrekulli edhe për të parandaluar zhvillimin e tumoreve, për shkak të efektit anti-mikrobial. Madje, limonët janë pjesë përbërëse në çdo metodë detoksi. Dihet tanimë, se lëkurat e limonit kanë rreth 5 deri në 10 vitamina më shumë se sa lëngu që del prej tyre. DISA PËRFITIME SHËNDETËSORE: Parandalimi i kancerit Trajtimi i inflamacionit Rritja e sistemit imunitar Kundër simptomave të astmës Kundër baktereve të rrezikshme Parandalim dhe trajtim i depresionit dhe stresit Pastimi i veshkave dhe mëlçisë
https://www.dua.com/sq/keto-jane-benefitet-e-margarines-floil/
Këto janë benefitet nga margarina Floil
A i dini benefitet nga margarina Floil? Fatkeqësisht jo të gjitha margarinat që janë janë njësoj nga ana e cilësisë që i ofrohet konsumatorit. Por, ajo që e dallon margarinën Floil nga margarina të tjera është përmbajtja e lartë e yndyrës. Dhe natyrisht që Floil ka traditën e cilësisë së mirë që tashmë e ka dëshmuar. Por jo vetëm kaq, nga përdorimi i margarinës organizimi juaj ka përfitime të shumta si: Organizimi juaj pasurohet me vitaminë A Marganina Floil përmban shumë antioksidant Ka shumë vitaminë E dhe K Është edhe burim i energjisë Margarina Floil, është zgjidhja më e mirë që mund ta bëni për ushqimin tuaj. /Artikull i sponsoruar/ A e dini se… Duhen 3 kg krem për të bërë 1 kg gjalpë. Për shkak se ai është i pasur me acide lyrore, gjalpi akuzohet se ka të këqija për shëndetin. Por duhet thjeshtë të konsumohet në sasi të vogla. Gjalpi përmban 82% yndyrë, 16% ujë dhe 2% kripë inorganike. Gjalpi është e pasur me vitaminë A dhe karoten. Ai është një nga burimet më të mira të vitaminës A në ushqyerje. Ai gjithashtu përmban sasi të vogël të vitaminës D. Gjalpi është e pasur me acide lyrore të ngopura dhe kolesterol. Kjo është arsyeja pse ai ndalohet menjëherë kur kolesteroli në gjak rritet pak. Ndalimi i tij është i justifikuar në rastin e një sëmundje serioze kardiovaskulare. Përndryshe, konsumimi i 10-20 g në ditë është i arsyeshëm. Besohet shpesh se gjalpi i djegur është më \”i dëmshëm\” më shumë \”i rëndë\” dhe \”që shëndosh më shumë\” se sa gjalpi të papërpunuar. Por i papërpunuar ose i skuqur, gjalpi sjell të njëjtën sasi kalorish.
https://www.dua.com/sq/fli-misri-e-pjekur-nen-sac/
Fli misri e pjekur nën saç
PËRBËRËSIT: 1. 1/2 kg miell misri i situr në sitë të hollë, 1/2 kg mazë, 2 dcl vaj, kripë. Gatimi: Në tenxhere ku do të përgatitet brumi, hidhen mielli i situr në sitë të hollë dhe 1 lugë kripë. Mielli përvëlohet me aq ujë të valë, sa të laget i tëri. Hollohet brumi duke i shtuar ujë të ftohtë dhe duke e përzier me lugë ose mikser vazhdimisht. Trashësia e brumit është e ngjashme me atë të flisë së grytë, sa të mvishet gishti. Edhe flia e misrit piqet njëlloj sikurse ajo e grytë, por duhet më tepër yndyrë dhe radhët duhet pjekur më gjatë. Shërbehet me djathë, kos, speca turshi etj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-sallate-me-mish-pule/
Qysh me përgaditë sallatë me mish pule?
Përbërësit: 2 copa mish i bardhë pule 1 qepë 200 ml ujë 50 ml majonezë 200 gram djathë 3 lugë susam majdanoz 300 gram pasta të ziera kripë. Së pari grihet qepa imët dhe bashkohet me mishin e bardhë të copëtuar. Shtohet në tenxhere me ujë e vaj dhe lihen të zihen në zjarrë të ngadaltë derisa uji të avullohet. Zihen edhe makaronat. Njëkohësisht fërgohet susami në tigan, dhe lejohet të ftohet derisa të marrë ngjyrë të artë. Pastaj, në një enë vendoset mishi i kulluar. Shtohet majoneza, djathi i thërmuar, susami dhe majdanozi. Përzihet, dhe në momentin që dëshironi ta shërbeni shtoni lëng limoni.
https://www.dua.com/sq/universit/
5 fakte interesante rreth universit
Këtu gjeni 5 fakte interesante rreth universit. Universi është epik, mahnitës dhe i çuditshëm! Magjik përtej besimit, dhe kështu për ta festuar madhështinë e tij kam vendosur t’ju sjell disa gjëra interesantë rreth universit. 1. Kur shikoni lart në qiell, jeni duke parë në të shkuarën E çuditshme, por e vërtetë! Dhe ja pse: Yjet që ne shohim lart janë shumë larg nesh. Prandaj, ajo dritë ka marrë shumë kohë për të udhëtuar nëpër hapësirë ​​për të arritur tek ne. Për shembull, ylli i quajtur Vega është relativisht afër nesh afro 25 vite larg, kështu që në të vërtetë ne po shohim një dritë që është lëshuar nga ylli 25 vjet më parë. 2. Një re gjigande alkooli ekziston në hapësirë Në Shigjetarin B (një re gjigande molekulare), qëndron një sasi jashtëzakonisht e madhe e alkoolit. Përmban 10 miliardë miliardë-miliardë litra alkool. 3. Mali më i madh në sistemin diellor ekziston në Mars Në planetin Mars ekziston mali më i madh dhe më i larti brenda sistemit tonë diellor. është një vullkan gjigand, që arrin 26 km lartësi dhe një rreze gati 600 km. Për t\’ju dhënë një krahasim, është gati tre herë sa lartësia e malit Everest. 4. Një ditë në Venus është më e gjatë se një vit Huh? Më lejo të shpjegohem. Venus është planeti më i ngadaltë brenda sistemit tonë diellor. Në fakt, duhet më shumë kohë që ai të rrotullohet plotësisht rreth aksit të vet. Kjo do të thotë që planeti në të vërtetë ka ditë që zgjasin edhe më gjatë sesa vitet. Një vit në Venus është i barabartë me 224 ditë Tokë. Dhe një ditë në Venus është e barabartë me 243 ditë Tokë. 5. Një lugë çaji i një ylli neutron peshon rreth një miliard ton Në Univers, kur ndodh një ngjarje e tillë, pra kur një yll masiv vdes, ajo që ngelet formon diçka që quhet yll neutron. Këto yje janë aq të dendura saqë edhe një lugë çaji nga materiali i saj thuhet se peshon më shumë sesa mali Everest.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-shendetesore-nga-hurmat/
Qysh me i dite perfitimet shendetesore nga hurmat?
Qysh me i dite perfitimet shendetesore nga hurmat? Hurmat konsumohen në pjesë të ndryshme të botës, ndërsa në vendet arabe janë një pjesë e rëndësishme e dietës. Më së shpeshti hahen të thata. Kjo nuk do të thotë ndonjë ndryshim  sepse efektet e saj të dobishme për shëndetin mbeten të njëjta. Veçanërisht janë të rëndësishme për vegjetarianët sepse ato përmbajnë substanca të caktuara që janë të vështira për t’u gjetur në ushqime me origjinë bimore. Të tilla si vitamina B6, seleni, fibrat, magnezi, bakri, kaliumi dhe mangani. Besohet se kontribuojnë në trajtimin e kancerit, sepse ato përmbajnë selen. Ky antioksidant i fuqishëm parandalon formimin e kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Forcon sistemin imunitar dhe mbron trupin nga infeksionet. Seleni gjithashtu stimulon gjëndrën tiroide, ndërsa mungesa e tij çon në ndryshime serioze hormonale. Luteini dhe zeaksantini i përkasin grupit të karotenoideve. Tek njerëzit këto dy substanca filtrojnë gjatesinë valore të dritës së dukshme me energji lartë duke vepruar si antioksidantë. Kështu mbrojnë retinën e syrit nga dëmet e shkaktuara nga drita e fortë. Janë ushqim edhe për tru Një studim i kryer në vitin 2007 tregon se ka më pak gjasa që të shtrembërohet makula e syrit me kalimin e kohës në njerëz, nëse ushqehen me ushqim të pasur me këto substanca. Hurmat përmbajnë fosfor, ndërsa ai luan një rol të rëndësishëm të ushqimit të trurit. Për këtë arsye rekomandohen në dietën e njerëzve të cilët janë të angazhuar në punë intelektuale. Trurit dhe muskujve u japin shpejtë energjinë e nevojshme. Kjo ndodhpër shkak se ato përmbajnë sheqerna natyrore të tilla si glukoza, saharoza dhe fruktoza. Ato përmbajnë klor elementar i cili përdoret për të mbrojtur dhëmbët nga prishja. Hurma e pjekur përmbanë vitamina A, C, B1, B2 dhe niacin. Ato janë gjithashtu një burim i mirë i natriumit, magnezit, kalciumit dhe hekurit. Janë të pasura me hekur, dhe konsumi i tyre i rregullt është parandalim i shkëlqyer i anemisë (dhe trajtimit për ata që vuajnë nga mungesa e këtij lementi) – 100 gram me hurma përmban rreth 10 për qind të vlerës së rekomanduar ditore të hekurit. Konsumi i rregullt të këtij fruti ndihmon tek kapsllëku, për shkak të nivelit të lartë të fibrave të cilat kontribuojnë për tretje më të mirë të ushqimit. Ato janë anti-infamator Hurmas gjithashtu ka efekt anti-inflamator. Ndihmon në kushte të tilla si artriti, sëmundjet kardiovaskulare, parandalimin e goditjeve në tru. Prandaj konsumimi i tyre rekomandohet edhe tek njerëzit që vuajnë nga sëmundja Alzheimer. Për gratë shtatzëna është ushqim i shkëlqyer, i cili ndihmon në përgatitje për lindjen e fëmijës sepse i siguron trupit të gjithë ushqyesit e nevojshëm. Janë të shkëlqyeshme për humbje peshe, problemet me impotencë dhe anemi. Sheqeri natyral që gjendet në hurme është alternativë e përkryer e sheqerit të rregullt. Është e lehtë në tretje dhe zvogëlon urinë. Mjafton të hahen 2 ose 3 hurme, dhe nuk do të keni dëshirë për çokollatë apo ndonjë ëmbëlsirë tjetër. Dr. Melina Jampolis zbuloi se hurmat ndihmojnë në humbje të peshës, dhe mjafton që të hani tri copa në ditë, sepse në këtë mënyrë do të merrni energji pa ngarkim me ushqim të pashëndetshëm!
https://www.dua.com/sq/plazhi-i-palases/
Plazhi i Palases
Plazhi i Palases, zgjedhja e përkryer për vizitë në muajin shtator. Po, koha më e mirë e vitit për të vizituar Rivierën Shqiptare, shtrirja bregdetare që përfundon tek Parku Kombëtar i Llogarasë në kufi me Greqinë, është padyshim shtatori. Turistët pothuajse janë zhdukur, çmimet janë më të ulëta se në pikun e sezonit dhe plazhet janë pothuajse të shkretuara. Në këtë muaj, në fakt, shpesh ndodh që të jeni ndër të vetmit që pushoni në brigjet e bregdetit Jon. Plazhi i Palases Një nga zonat më të lehta për t’u arritur nga Vlora është Plazhi i Palases, një nga destinacionet më të njohura në Shqipëri. Një plazh i shkëlqyeshëm ku Cezai zbarkoi me legjionarët e tij në shekullin e dytë p.e.s. Ky gji në formë gjysmëhëne, i fshehur midis kalimit të Llogarasë dhe plazhit të Drimadhës, rrethohet nga uji. Ngjyrat e këtij të fundit ndryshojnë nga blu në të gjelbër e pastaj në ngjyrë edhe më të errët. Ndryshe nga vendet e tjera përgjatë bregdetit, ky vend ende nuk është pushtuar nga turistët. Prandaj, është vendi ideal nëse kërkoni qetësi, relaksim absolut dhe nëse udhëtoni në shoqërinë e fëmijëve të vegjël. Plazhi Nazar pranë resortit Green Coast Në Palasë, në varësi të preferencave tuaja, mund të përfitoni nga plazhi falas ose të vendoseni në plazhin Nazar i resortit Green Coast, vendpushimi i parë premium i krijuar në tokën shqiptare Resorti, i cili ende nuk ka përfunduar për shkak të bllokimit të punimeve gjatë periudhës së koronavirusit do të bëhet një lloj kala e vërtetë përgjatë Rivierës. Megjithatë, resorti tashmë është funksional dhe, në bashkëpunim me ekspertët e Sky Sports Albania, gjatë verës, ju lejon të praktikoni shumë sporte, duke përfshirë surfimin, udhëtime me anije dhe zhytje. Nëse dashuroni paqen mund të kaloni ditën duke notuar në ujërat e kristaltë të detit Jon. Përndryshe nuk ka asgjë më të mirë se sa të zbuloni rrethinat. Në këtë rast të fundit, zgjidhja më e mirë, duke marrë parasysh afërsinë me plazhin e Palasë. Është të vizitoni Parkun Kombëtar të Llogarasë ose Dhërmiun. Parku Kombëtar i Llogarasë Parku Kombëtar i Llogarasë është ideal për ata me këmbë të stërvitur mirë. Është një nga parqet natyrale më spektakolare të Shqipërisë me rrugë aventureske dhe pamje marramendëse Fshati i Llogarasë është një ndalesë ideale për të argëtuar fëmijët tuaj për ca kohë gjatë udhëtimit. Paragliding – mbreti i sporteve në natyrë Paragliding është me të vërtetë mbreti i sporteve në natyrë që bëhet në Llogara. Paralajmërim: rekomandohet vetëm për më të guximshmit. Alternativa, megjithatë, është të shkoni dhe të vizitoni fshatin magjepsës të Dhërmiut, një nga fshatrat më karakteristikë të jugut të Shqipërisë. Ky fshat karakterizohet nga shtëpi shumëngjyrësh, manastire të vogla dhe kisha të këndshme ortodokse, siç është Kisha e Shën Spiridones, kupola blu e të cilit qëndron në panoramën e qytetit. Ose Kisha e Shën Mërisë, e rrënuar në majë të malit, por që ofron pamje të pakrahasueshme të bregdetit. Sido që të jetë zgjedhja juaj, mund të jeni i sigurt për një gjë: në Shqipëri është e pamundur të mërziteni.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-mbrojte-nga-alergjia-ne-pranvere/
Qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere?
Qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere? Teksa bën ringjalljen e natyrës stina më e bukur e vitit, pranvera, sjell edhe disa alergji. Mirëpo si të mbrohemi nga alergjitë e pranverës? Nxitësi kryesor i alergjive pranverore është poleni. Bimët lëshojnë këto kokrriza të vogla në ajër për të bërë fertilizimin e bimëve të tjera. Kur poleni arrin në hundët e dikujt që është alergjik, shkakton një situatë alerti për sistemin imunitar. Bllokim i hundëve, lotim i syve. Tështima, kollë, kruarja e syve dhe hundës dhe rrathë të syve janë disa nga simptomat e alergjive. Megjithatë ka disa gjëra që ju mund të bëni që të ja lehtësoni vetës këto vështirësi me të cilat përballeni. Mirëpo qysh me u mbrojte nga alergjia ne pranvere? Qëndroni në ambiente te mbyllura në ditët me erë dhe veçanërisht në mëngjes. Mbani dyertë dhe dritaret e shtëpisë të mbyllura në muajtë e pranverës ose mbani një pastrues ajri në shtëpi. Pastroni filtrat e kondicionerit. Po ashtu edhe raftet në shtëpi, aty ku poleni mund të mblidhet. Lani flokët pasi jeni kthyer nga jashtë sepse poleni shpesh depozitohet aty. Pastroni me fshesë me korrent  të paktën dy herë në javë. Kështu mund të pastroni polenin dhe pluhurin që mund të jetë grumbulluar në shtresat e shtëpisë.
https://www.dua.com/sq/detoks/
Qysh me mbajte detoks nje ditor?
Filloni strategjinë tuaj të pastrimit nga mëngjesi: një gotë me ujë të vakët me shtimin e disa pika limoni të freskët do të ndihmojë detoksifikimin e trupit tuaj duke eliminuar toksinat. Për një mëngjes të lehtë dhe ushqyes, mos humbisni boronicat, të shkëlqyera për qarkullimin e gjakut, pjeprin dhe lëngun e portokallit. Mirëmëngjes Detox Do të plotësojnë vaktin një tas i vogël me kos dhe çaji jeshil,i shkëlqyer kundër radikalëve të lirë, ose kafe, e cila, në doza të rekomanduara, stimulon metabolizmin. A keni provuar elbin? Fibrat e tretshme në ujë të kësaj pije ndihmojnë në balancimin e zorrëve. Një këshillë: nëse nxitoni në mëngjes, përgatitni një pjatë frutash një natë më parë: zgjimi do të jetë më i ëmbël. Ora e pas mëngjesit Në mesin e vakteve mes mëngjesit dhe drekës, përjetimi i urisë është normal. Shmangni kafen, e cila mund të nxisë ndjenjën e urisë. Mbani një grusht bajame ose lajthi, të pasura me vitaminë B, për të shoqëruar me një frut sezonal. Vendosni në çantë një enë ku mund të merrni perime të pagatuara, të lara dhe të prera, ose sallatë, për t’u konsumuar me një fetë buyke integrale. Kjo do të shmangë tundimin e kalorive duke favorizuar pastrimin e trupit. Uji i çmuar A ndiheni të liruar? Merrni një lugë magnezi në ditë rregullisht, në tableta ose shkriheni në ujë të vakët: kjo do t’ju ndihmojë të rregulloni ritmin e gjumit, të përmirësoni stresin, të ndiheni më të gjallë. Ndjenja e lodhjes ose fillimi i ndjenjës së dhimbjes së kokës janë shpesh një magji e një defiçiti hidratues: një gotë ujë do t’iu ndihmojë të ringjallni trupin tuaj. Uji gjithashtu ka efekte pozitive në metabolizmin dhe ndihmon për të humbur peshë. Nëse tenton të harrosh për të pirë, merr zakonin e mbajtjes së një shishe uji që mund të mbushësh sa herë të duash. Drekë inteligjente Edhe nëse shpesh hani jashtë shtëpisë, jini të kujdesshëm për të zgjedhur një vakt të ekuilibruar dhe ushqyes sa më shumë që të jetë e mundur. Shikoni … pjatat e tavolinave të tjera! Shmangni makaronat të cilat janë të pasura yndyrë. Merrni një fetë bukë integrale të shoqëruar me perime ose peshk. Zgjidhni perime sezonale: një efekt detoksifikues i siguruar me asparagë, karçiof, brokoli, finok, selino . Si thoni të përfundoni pushimin tuaj të drekës me një sallatë frutash? Të hidratohemi me bimët Radhiqet janë të vlefshme për detoksifikimin e mëlçisë dhe fshikëzën e tëmthit. Edhe thupra, e cila është e mirë për qarkullimine gjakut është një dietik i fuqishëm dhe ndihmon në eliminimin e acidit urik, së bashku me hithrën, livandon. Ju mund të konsumoni këto bimë gjatë pasdites. Dushi i mbrëmjes Zbut lëkurën, ndihmon rigjenerimin e qelizave dhe ka efekte detoksikimi: Kripa e Himalajës ju ndihmon të përfundoni ditën me një fund të shijshëm. Hidhni një tas me kripë në ujin e nxehtë të banjës; në çdo rast mund të jetë një kuzhinë. Nëse jeni në dush, kaloni përmes trupit, nga këmbët në fytyrë, një vaj natyral, pastaj masazhoni lëkurën nga poshtë lart, me lëvizje rrethore me një grusht kripë që ju mund të mbani pranë jush në një tas. Ku të shtoni vaj esencial të dëllinjës, selvisë ose rozmarinës, me aromë intensive dhe të shkëlqyeshme për t’u qetësuar pas një dite të lodhshme.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cilet-jane-muzete-me-te-bukur-ne-bote/
Qysh me ditë cilët janë muzetë më të bukur në botë?
Eshtë e vështirë të krijosh një listë me muzetë më të bukur në botë, sepse secili ka bukurinë dhe të vecantat e veta. Në këtë artikull do t’ju sellim ata më mbreselenesit.  Muzeu ‘Louvre’ në Paris Ky muze është i mrekullueshëm. Me rreth 10 milion vizitore ne vit, Louvre-i është muzeu me i vizituar ne bote dhe nder muzet më të famshmëm. Objektet me te famshme janë: Kodi i Hammurabit, Xhokonda e Leonardo da Vinci-t, etj. Muzeu ‘Ermitag’ në Shen Petersburg Ky muze është një vepër arti më vete, i mbrojtur edhe nga UNESCO-ja. Për me tepër muzeu Ermitage është dhe një prej muzeve me te mëdhenj ne bote, i ndodhur ne zemër te një prej qyteteve me te bukura. Në të janë pothuajse 60.000 objekte të ekspozuara në rreth 1000 salla, ndërkohë qe rreth 3 milion te tjerë ruhen neper magazina. Muzeu ‘Te Papa’ i Wellington-it (Zelande e Re)  Nuk është muzeu më i vizituar ne botë, as më i famshmi, por atje ndodhen shumë vepra arti. I përuruar ne vitin 1998, muzeu ‘Te Papa’ i dedikohet kulturës te Zelandës se Re si dhe historisë së natyrës. Muzeu ‘Guggenheim i Bilbao-s’ Ky muze ka hapur dyert e tij ne vitin 1997. Ndërtesa, e cila është projektuar nga arkitekti Frank Gerhy, është shume e veçante. Muze i artit modern dhe bashkëkohor, Guggenheim-i përmban edhe skulpturat gjigande te Richard Serra-s, qenin gjigant te veshur me lule te Jeff Koons-it, etj. Muzeu i ‘Artit Modern’ në Nju Jork (MoMA)  Nuk mund të rrimë pa përmendur edhe muzeun e Artit Modern të Nju Jorkut (MoMA). E ndërtuar ne zemër te Manhattan-it në vitin 1929, ky muze është rikonstruktuar ne vitet 2002 dhe 2004. Atje mund të gjejmë piktura të Pablo Picasso-s, Van Gogh-ut, Paul Cezane-it, etj. Muzeu ‘Tate Modern’ ne Londer Ky muze është ndërtuar ne një central të energjisë elektrike të shkatërruar. Duke qenë njëherazi artistik dhe urban, muzeu është mbresëlënës për nga arkitektura. Objektet artistike që ai përmban janë ndër më të bukurat në botë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-u-kujdese-per-lekuren-e-fytyres/
Qysh me u kujdesë për lëkurën e fytyrës?
Lëkura e papastër dhe problematike gjithnjë e më shumë po lihet anash nga adoleshentët e sotëm. Gjithnjë e më shumë femra në moshën e ’20 dhe 30-të kanë probleme me lëkurën në formë të puçrrave, akneve etj.. Ndoshta nuk ju duket ashtu, por lëkurës sonë vërtet i nevojitet trajtim i veçantë. Duart e pastra: Imtësitë të cilat shumica e femrave i harrojnë-para larjes së fytyrës duhet t’i lani duart, sidomos gishtat. Duart janë “strofull” e baktereve. Nëse para larjes së gishtërinjve e lani lëkurën tuaj me ndihmën e gjeleve të ndryshëm rrezikoni me transmetimin e baktereve në lëkurë. Herën tjetër më parë lani duart me sapun, dhe pastaj filloni me pastrimin e lëkurës. Uji: Rregulla të cilën duhet ta mbani në mend-uji i nxehtë i hap poret, derisa i ftohti i mbyll. Ritualin tuaj të përditshëm të pastrimit fillojeni me ujë të nxehtë, në mënyrë që lëkurën tuaj ta pastroni sa më thellë, dhe përfundojeni me ujë të ftohtë që t’i mbyllni përsëri poret. Kujdesi: Papastërtia. Ndotja. Djersitja. Grimi. Të gjitha këto i bllokojnë poret. Nuk guxoni që fytyrën tuaj ta harroni as në mëngjes as në mbrëmje, por as gjatë ditës. Natyrisht me këtë nuk guxoni ta teproni. Në mëngjes është e mjaftueshme ta shpërlani vetëm pak fytyrën, që në mënyrë natyrale t’i largoni papastëritë të cilat gjatë mbrëmjes janë mbledhur. Vendosni krem hidratues. Assesi mos vini pudër apo grim tërë ditën në fytyrë. Kur të ktheheni nga puna, apo shëtitja gjithsesi largojeni grimin. Pajisjet: Besoni apo jo shpesh nuk është lëkura fajtore për të gjitha parregullsitë. Kur e keni pastruar për herë të fundit ekranin e telefonit tuaj celularë, dëgjuesen e telefonit në punë apo syzet e diellit? Të gjitha këto gjëra kanë kontakt të rregullt me fytyrën tuaj, të cilat duhet që të pastrohen vazhdimisht pasi që në sipërfaqen e tyre mblidhen numër i madh i baktereve. Pra, në qoftë se dëshironi që të keni një lëkurë të mirë të fytyrës atëherë duhet t’i keni parasysh gjërat e lartpërmendura.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-picen-me-pule/
Qysh me përgatitë picën me pulë?
A e keni provuar ende picën me pulë? Nëse e provoni njëherë patjetër se do ta këkoni sërish. E për ta bërë këtë nuk ka nevojë ta porosisni në restaurante që e kanë specialitet por mund ta përgatisni edhe në shtëpi. Nëse ndiqni recetën tonë jemi të bindur se shija e picës do të jetë e jashtëzakonshme. Si të ja bëni? Së pari përgatisni brumin për picë si zakonisht, me miell, krip, maja buke dhe ujë. Kalojeni miellin në sitë dhe hidheni në një enë të gjërë. Shtoni majanë dhe ujin dhe punojeni brumin me dorë. Kalojeni në banak dhe punojeni për 5 minuta deri sa brumi të jetë i butë dhe elastik. Vendoseni topthin e brumit në një enë të të lyer me pak vaj ulliri dhe mbulojeni me pecetë kuzhine. Lëreni në një vend të ngrohtë deri sa brumi të ketë ardhur për një orë. Ngroheni furrën në 220°C dhe vazhdoni të punoni brumin me grushta për një minutë deri sa bulëzat e ajrit të shpërbëhen. Pastaj për petën përdori ashtu siç rekomandohet gjithmonë, sosin tuaj të preferuar të domatës dhe djathin e preferuar. Pra deri këtu, besojmë se nuk keni asgjë të pa njohur. Përbërësit për pulën Merrni gjoksin e pulës pa lëkurë, të prera në copa të holla. Pastaj 1 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1/4 filxhan përgatitur pesto. Shtoni 1 domate e madhe, e copëtuar dhe 1 filxhan djathë mocarela të copëtuar pjesërisht. Këto fërgoni ne tigan për pak minuta, deri sa të marrin gjendjen gjysmë të fërguara. Pasi të jenë fërguar dhe të jenë gati hidhni mbi petën e picës, sikur herave tjera. Pas pjekjës picën tuaj me pulë është e gatshme për servim.
https://www.dua.com/sq/thethi/
Thethi
Thethi, një fundjavë në fshatin e magjishëm malor, vetëm 70 kilometra nga Shkodra. Jemi në muajin maj, në periudhën më të mirë për të bërë udhëtime në zonat malore si ajo e Thethit. Thethi vet është si një vend i shkëputur nga mitologjitë e maleve Zviceriane, por vendosur në zemër të Alpeve Shqiptare. Kush ka lexuar Tolken, Thethi do t’i duket si vendi ku jetojnë hobbits. Ku ndodhet? Fshati ndodhet më në veri të luginës së Shalës, në mes të Alpeve, në Veri të Shqipërisë ose më saktë 70 kilometra nga qyteti i Shkodrës. I mbrojtur nga tre male Radohima, Sheniku, Papluku, me lartësi 2500m mbi nivelin e detit, shtrihet lugina e lartë e Thethit. Një nga zonat më të veçanta të këtyre Alpeve me një sipërfaqe prej 2630 hektarësh. Si të shkosh atje? Për të shkuar në Theth merni masat mirë. Gjëja e parë që duhet të dini kur të shkoni është se: Rruga nuk kalohet me asnjë makinë tjetër përveçse makinë e tipit fuoristradë. Pra, të jetë e lartë dhe e kontrolluar më parë tek tekniku në kushte optimale. Mos harroni kriko, gomë rezervë dhe të gjitha mjetet teknike. Mund të shkoni dhe me furgon ose kamion, por jo me Benz ose me makina të tjera të ulëta e të vogla. Nëse doni të kurseni prishjen e automjetit tuaj, parkoni makinën në fshatin Bogë që është para rrugës së prishur të Thethit dhe merrni një taksi që t’ju çojë atje. Taksia kushton 60 euro vajtjeardhje brenda ditës dhe Gjeloshi, i zoti i fuoristradës, mund t’ju bëj edhe guidë për pikat turistike të natyrës në Theth. Nëse 60 euro ju duken shumë, do ta kuptoni se do t’ju dalë më shumë amortizimi i makinës tuaj kur të ktheheni. Ku të rrini dhe çfarë të hani? Në Theth ka vetëm Bujtina, që do të thotë “krevat + mëngjes” me 15 euro personi. Shumica nuk kanë banjo personale në dhomë. Megjithatë, nuk mungojnë as bujtinat me banjë dhe dush në dhomë dhe me krevat dopio. Zakonisht edhe vet të zotët e bujtinave preferojnë që vizitorët të jeni grupe shoqërore, pasi dhomat kanë 4 ose 5 krevatë. Rrallë herë mund të gjeni dhoma çift. Periudha më e mirë për të shkuar në Theth është tani në pranverë, megjithatë ka edhe bujtina të hapura në dimër edhe pse të rralla. Sa për të ngrënë, mos kërkoni fruta deti apo lloje të tjera makaronash. Jeni në mes të një fshati alpin dhe aty hahet vetëm mish derri, qengji ose viçi. Porosisni mazë (gatim tradicional me djath, gjalpë e miell misri) ose bukë e bërë vetë, djath, patate furre, byrek, turshi dhe kos. Alternativat ekstravagante nuk vlejnë në Theth, nëse shkoni për traditë, traditë do të gjeni. Bukë, krip dhe zemër! Çfarë të vishni? Thethi nuk është vend për parada mode, ndaj ju sugjeroj të visheni trashë. Me këpucë të ngrohta dimërore, mundesisht kambale, rroba pambuku, një bluzë me krah të shkurtra e një me të gjata, dhe dy tre palë corape. Cilat vende duhet të vizitoni? E para një herë, nëse nuk jeni tip sportiv mos u nisni fare për në Theth. Turistët e huaj, që shkojnë atje, shkojnë të përgatitur për të berë edhe ngjitje malore, ndaj do t’ju sugjeroja të shkoni të përgatitur. Pse? Sepse vendet më të bukura natyrore që duhet të vizitoni janë nga një orë largë me makinë, por nëse e merrni në këmbë është edhe më mirë akoma. Dy vendet që ia vlejnë të vizitohen me patjetër janë fshati tek ujëvara ose Syri i Kaltër. Sa ditë duhet të qëndroni? Kjo është plotësisht në dorën tuaj. Edhe pse periudhat më të mira të vizitave në këtë mrekulli alpine, janë periudha e pranverës dhe vjeshtës, mund të shkoni atje kur të dëshironi. Qëndroni të paktën 3 ditë që të mund të vizitoni sa më shumë vende. Nuk do arrini të ngopeni me bukuritë e Thethit, ndaj qëndroni sa më shumë që mundni. Bëni një piknik pranë Ujëvarës ose Syrit të Kaltër dhe mos merrni pije me vete. Aty afër, Shukja, një zonjë që ka shtëpinë ngjitur ju shet pije e birra të ftohta. Bashkëshorti i saj ka sistemuar thjesht por rehatshëm disa tavolina, kështu që eksperienca do jetë optimale. Shijojeni eksperiencën dhe Theth dhe mos harroni të bëni sa më shumë foto!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-fitu-para-nga-ethereum-mining/
Qysh me fitu para nga Ethereum Mining?
Ethereum Mining – Si me fitu para prej saj? Kohëve të fundit në Kosovë është shfaqur trendi i “mining” për kryptovaluta (cryptocurrency) të ndryshme, dhe sipas gojëdhënave më e popullarizuar për mining në Kosovë duket të jetë Ethereum (ETH). Arsyeja e këtij trendi është padyshim rritja masive e vlerës së Ethereumit për një kohë shumë të shkurtër në botën e kryptovalutave. Vlera e 1 Ethereumi e shprehur në dollarë me datën 29 Mars 2023 është 1 ETH = $1808.46 Mining (shq. Mihja) e Ethereumit për momentin është goxha përfituese për startups dhe investitorë me buxhet të lartë. Për entuziastet e kryptovalutave, në këtë artikull do t’ju tregojmë se qysh me ndërtu një Ethereum mining rig me 6 GPU (Graphics Processing Unit/Kartela Grafike). Më poshtë do t’ju listojmë të gjitha pjesët harduer që nevojiten për të ndërtuar një Ethereum mining rig me 6 GPU. Procesi i ndërtimit të rig-ut është i njejtë me ndërtimin e një kompjuteri, por në këtë rast në vend të 2 kartelave grafike (GPU), do të vendosni 6 GPU për t’a rritur fuqinë e mining/mihjes. Motherboard / Pllaka amë & Procesori Pjesa e parë harduerike që nevojitet për ndërdtimin e rig-ut është motherboard-i (shq. pllaka amë). Motherboard-i duhet të jetë i përshtatshëm për 6 GPU (shq. kartela grafike). Është shumë e rëndësishme që procesori të jetë kompatibil me motherboard, si dhe kombinimi i këtyre dyjave të përkrahë punën e 6 GPU (kartelave grafike) në të njejtën kohë. Kombinimi më i përshtatshëm i motherboard-it dhe procesorit është Asrock H81 Pro BTC Motherboard dhe procesori Intel Celeron G1840 Processor. Përveç kombinimit të mësipërm, mund të përdorni edhe kombinime tjera të pllakave amë me procesora. Këto janë disa kombinime tjera funksionale për 6 GPU: ASRock ATX H97 Anniversary Edition Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor MSI Z97 Intel LGA 1150 Gaming Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor Asrock H61 Pro BTC Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor Asrock B85 Anniversary Motherboard & Intel Celeron G1840 Processor Gigabyte F2A88X-D3H Motherboard & AMD Athlon X4 860k Processor PSU – Power Supply Unit Power supply shërben për furnizimin me energji elektrike të komponenteve të rig-ut. Përzgjedhja e power supply bëhet pas llogaritjes së konsumit të energjisë elektrike të të gjitha pajisjeve harduerike. Nëse një GPU konsumon energji elektrike 135 Watt, atëhere 135 x 6 GPU = 810 Watt. Pjesët tjera të gjitha së bashku konsumojnë rreth 290 Watt. Prandaj 810 Watt + 290 Watt = 1100 Watt, rrjedhimisht një power supply me fuqi 1200 Watt mjafton. Përveç fuqisë, efiçienca e power supply është e rëndësishme për të zvogëluar koston e shpenzimit të energjisë elektrike për kohë afatgjate. Sipas efiçiencës, këto klasifikohen në bronz, silver, gold, dhe platinum. Zgjedhja më e mirë për nga efiçienca është platinum, më saktësisht Corsair AXi Series, AX1200i, 1200 Watt (1200W), Fully Modular Digital Power Supply, 80+ Platinum Certified RAM Memoria per Ethereum Mining Për mining/mihje nuk nevojitet RAM memorie me kapacitet të madh, mjaftojnë 4GB DDR3 me 1600 MHz. Si opcion i volitshëm është Kingston Value RAM 4GB 1600MHz Hard Disku Hard Disku nevojitet për instalimin e sistemit operativ që shërben për mining/mihje. Preferohet të jetë Solid State Drive për shkak të shpejtësisë, dhe ky është më i përshtatshëm: SanDisk SSD PLUS 120GB. Kartelat Grafike x 6 GPU Varësisht nga fuqia e mining/mihjes dhe efiçienca e kartelave grafike, mund t’iu sugjerojmë disa prej tyre: AMD Radeon Rx 580  – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 135 Watt të energjisë elektrike. Për nga fuqia dhe efiçienca për momentin është një prej GPU-ve më të përshtatshme për mining/mihje, por kushton më shtrenjtë se verzionet më të vjetra të llojit të vet. Sapphire Radeon Rx 480 – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 27 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 150 Watt të energjisë elektrike. Sapphire Radeon Rx 470 – Kjo GPU ka fuqi të mining/mihjes 29 MH/s (mega hash për sekond) dhe shpenzon 140 Watt të energjisë elektrike. USB Riser kablla Për t’i lidhur kartelat grafike me pllakën amë nevojiten 6 kablla të llojit USB riser: GPU Riser Adapter – Ethereum Mining ETH. Mining Rig (Korniza prej druri/metali per vendosjen e pajisjeve) Korniza nevojitet për vendosjen e pajisjeve, është konstrukt i thjeshtë që mund t’a ndërtoni vetë nga druri apo metali. Instalimi i sitemit operativ për mining Eth OS Sistemi operativ që përdoret për mining/mihje të Ethereum quhet ETH OS. Ky është sistem 64-bit i bazuar në sistemin operativ Linux dhe mund të përdoret edhe për mining të kryptovalutave tjera si Zcash, Monero, dhe shume kryptovaluta tjera që mund të mihen duke përdorur kartela grafike. Sitemin operativ Eth OS mund ta shkarkoni falas nga këtu: http://ethosdistro.com/ Si pajisje shtesë që nuk janë përmendur më sipër por që janë domosdoshmërisht të nevojshme janë mausi, tastiera, dhe ekrani/monitori për instalimin dhe startimin e sistemit operativ. Llogaritja e fitimit eventual Me fuqinë e mihjes prej 29 MH/s të një kartele grafike, rig-u i ndërtuar do të ketë 6 x 29 MH/s = 174 MH/s. Shpenzimet e energjisë elektrike bazuar në të gjitha komponentet, dhe sipas përzgjedhjes së power supply janë 1200 Watt. Çmimi i energjisë elektrike në Kosovë është rreth 0.07 €/KWh. Duke u bazuar në të dhënat e mësipërme, mund ta bëjmë llogaritjen e fitimit eventual: Vini re: Llogaritja e fitimit eventual mund të ndryshoj varësisht nga vështirësia e mihjes dhe çmimi i kryptovalutes në treg në momentin e llogaritjes. Për llogaritje më të sakta mund të klikoni këtu.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-pikat-e-zeza-ne-hunde/
Qysh me i largu pikat e zeza në hundë me skrub natyral?
Pikat e zeza në hundë janë problem për të gjithë. Lëkura e bukur dhe e pastër është ndër elementet kryesore të bukurisë së një personi. Një ndër mënyrat për të pasur një lëkurë të tillë është duke u kujdesur për të çdo ditë. Sidoqoftë, shpeshherë disa personave u shfaqen pika të zeza në hundë, e të cilat me të vërtetë se janë irrituese dhe askush nuk dëshiron t’i ketë. Prandaj ju sjellim më poshtë një ilaç natyral për heqjen e këtyre pikave. Përbërësit: Limon Mjaltë Sheqer Maska për pikat e zeza në hundë Preni një limon në dysh dhe hidhni pak mjaltë për ta mbuluar sipërfaqen e limonit të prerë (siç shihet në fotografi). Pastaj hidhni pak sheqer dhe me lehtësi fërkojeni fytyrën me këtë ‘sfungjer’ natyral. Procedurën përsëriteni vetëm një herë në javë pasi efekti gërryes mund a dëmtojë lëkurën tuaj, më tepër se sa ta mbrojë. Kështu që jini tëkujdesshëm. Pas maskës mos harroni të aplikoni krem hidratues, është zgjidhja e duhur për të relaksuar lëkurën e skuqur pas skrubit.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pse-nuk-zgjaten-floket/
Qysh me ditë pse nuk zgjaten flokët?
Nuk është vetëm eliminimi i stresit që ndikon si përparësi. Gjithashtu është e domosdoshme të kufizoni ngjyrën dhe dëmtimin nga nxehtësia që të parandaloni çarjen e majave të flokëve dhe dëmtimin e tyre. Sipas shkencëtarëve, tek shumica e njerëzve, cikli i rritjes së flokëve është mes 2 deri 6 vjet. Flokët rriten përafërsisht rreth 1.5 cm në muaj. Nëse cikli juaj është dy vite, flokët do t’ju rriten rreth një pëllëmbë, deri në supet tuaja. nëse cikli i rritjes është 6 vite, rritja do të jetë tri pëllëmbë deri në belin tuaj. Ky cikël normal deshifron se sa kohë mund t’ju rriten flokët tuaj. Por, zakonisht shumica e njerëzve nuk i rrisin aq gjatë sepse kështu ata futen në shprehi që i bëjnë të duken keq para se të arrijnë në atë fazë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-floke-te-ngjyrosura/
Qysh me përgaditë maskë për flokë të ngjyrosura?
Shumë femra pëlqejnë ta ndryshojnë ngjyrën e flokëve. Jo vetëm këtë, shpeshherë i dëmtojnë ato duke përdorur mënyra të ndryshme, tharës të flokëve dhe prodhime me kemikate që dëmtojnë flokët. Trajtimi me majonezë pa kurrfarë dyshimi kjo është një ilaç klasik, por shumë efektiv. Këtë maskë ta aplikoni vetëm një herë. Përbërësit nga veza dhe uthulla janë të përsosur për kujdesin e flokëve, derisa i dhurojnë edhe shkëlqim dhe forcë. Përgaditja: Në mënyrë që t’i thithni vetitë nga kjo maskë e thjeshtë, duhet të aplikoni majonezë në flokun tuaj. E lini të veprojë për gjysmë orë, më pas i shpëlani flokët me ujë të ngrohtë. Floku juaj do të shkëlqejë si kurrë më parë.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-bishtaja-te-ziera/
Qysh me përgatitë bishtaja të ziera?
Kur është hera e fundit që keni ngrënë bishtaja të ziera? A dini ta përgatisni këtë recetë tradiconale. Ndoshta edhe ju kur mendoni për bishtaja të ziera ju vjen në mendje shija e shtëpisë. Kjo është një recetë tradicionale e cila ka qenë shumë e pranishme në tryezat tona shqiptare. Nëse nuk dini ta përgatisni, ne po ju prezantojmë recetën e cila fatmirësisht nuk është e komplikuar. Përbërësit për bishtaja të ziera 1 kg bishtaja të gjelbra 1 gotë supë katroredom 50 gram proshutë 1 lugë gjalpë 2 qepë 3-4 domate kripë piper. Përgatitja Së pari bishtajat lahen mirë. Pastaj atyre u priten majat dhe bishtat. Bishtajat ndahen në disa pjesë të barabarta dhe zihen në supë afro 30 minuta. Pastaj ndarazi fërgohen qepët e prera në rrathë derisa të zverdhen. Në fund shtohen domatet e qëruara dhe të prera në tetë pjesë për tu fërguar bashkë me qepët. Pastaj kullohen bishtajat dhe duke i përzier u shtohet qepët, proshuta dhe domatet. Në fund kripohen, piperosen dhe shërbehen me mish të pjekur ose pulë. Nëse e provoni, ju bëftë mirë. Të mirat shëndetësore nga bishtajat Ndihmon në uljen e presionit të lartë të gjakut. Bishtaja është e pasur në kalium. Nëse vuani nga hipertensioni, përfshirja e bishtajës në dietë ju ndihmon ju të luftoni presionin e lartë të gjakut. Pasi kaliumi i relakson enët e gjakut dhe gjithashtu nxjerr ujë të tepërt në gjak, duke rezultuar në uljen e presionit të gjakut. Ajo ul nivelet e kolesterolit të keq. Duke qenë e pasur në fibra, bishtaja është ideale për kontrollin e kolesterolit në gjak. Fibrat përthithin molekulat e kolesterolit dhe i nxjerrin nga trupi. Mjekët thotë që mbajtja në nivele të ulta të kolesterolit të keq ul riskun e goditjeve në zemër. Përveç se ulin kolesterolin e keq, fibrat prezente tek bishtajat ndihmojnë gjithashtu në mirëfunksionimin e zorrëve.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-lekuren-e-forte-te-kembeve/
Qysh me largu lëkurën e fortë të këmbëve?
Për këtë recetë ju nevojitet bima bar veshi dhe trakë ngjitëse. Merrni një gjethe të bimës dhe ia hiqni lëkurën e hollë që e rrethon nga njëra anë. Më pas gjethen e aplikoni sipër lëkurës së fortë në këmbë. Ngjitni trakë ngjitëse sipër gjethes dhe e lini gjithë ditën. Në mbrëmje zëvendësoni ngjitësin dhe gjethen e bimës. Edhe gjatë natës detyrimisht ta mbani në këmbë. Për 3-4 ditë, lëkura e fortë do të hiqet.
https://www.dua.com/sq/romantizmi/
Romantizmi ka shkaterruar dashurine moderne?
Romantizmi ka shkatërruar dashurinë. Kjo është një deklaratë e fortë, sidomos për atë që është një romantik i pashpresë. Do të kuptoni se asnjë marrëdhënie nuk ndjek kurrë me saktësi modelin romantik. Mirëpo degët e saj të gjera janë shpesh të pranishme kuro në lidhjet e sotme.  Të gjitha këto elemente po i përmblidhim  më poshtë. Shpresojmë që në fund të pajtoheni me ne. Edhe ju që jeni shumë romantik. Romantizmi është shumë shpresëdhënës për martesën Romatizmi na bind se një martesë afatgjatë është po aq ekzaltuese sa një lidhje dashurie në fillimet e veta. Ndaj, presim që ndjenjat e dashurisë me të cilat jemi njohur në fillimi të marrëdhënies të mbizotërojnë gjatë gjithë jetës. Kur kuptojmë se kjo nuk është e vërtetë, zhgënjehemi. Bashkon dashurinë dhe marëdhëniet seksuale Më parë, njerëzit mendonin se mund të kryenin marëdhënie seksuale edhe pa e dashur partnerin tjetër. Se mund ta dashuronin dikë edhe pa patur një marëdhënie shumë ekzaltuese seksuale. Romantizmi e ngriti marrëdhënien seksuale në shprehjen më supreme të dashurisë. Marëdhëniet e shpeshta seksuale, të kënaqshme dhe reciproke u bënë njësi matëse për çdo marrëdhënie. Romantizmi beson se zgjedhja e partnerit duhet të udhëhiqet nga ndjenjat Për pjesën më të madhe të historisë, njerëzit kanë hyrë në një marrëdhënie për arsye logjike dhe pragmatike. Për romantizmin, martesa llogjike është e pallogjikshme, dhe kjo është arsyeja pse romatizmi venosi ta zëvendësojë me martesë me ndjenja. Ajo që ka rëndësi është që të dy të dashuruarit ta duan në mënyrë dëshpëruese martesën me ndjenja. Të tërhiqen tek njëritjetri nga një instinkt dërrmues dhe ta dinë në zemrat e tyre se kanë të drejtë. Kjo është e tepërt edhe për ditët e sotme. Përçmon fuqishëm praktikat ekonomike dhe paratë Në ditët e sotme, nën ndikimin e Romantizmit, ne nuk na pëlqen që elementë të tillë të jenë në pararojë të mendjes rreth marrëdhënieve, veçanërisht në ditët e para. Duket e ftohtë — joromantike — të thuash që e di se je me personin e duhur sepse ka një gjendje të shkëlqyer financiare apo se tërhiqesh shumë ndaj një mashkulli që kundërmon era parfum i shtrenjtë. Beson se dashuria e vërtetë duhet të përfshijë kënaqësi në çdo aspekt Dashuria e vërtetë është sinonim i pranimit të gjithçkaje për dikë. Ideja se partneri mund të ketë nevojë të ndryshojë, merret si një shenjë se marrëdhënia është nduke u shkatërruar. Ky model i dashurisë është një krijim historik. Në këtë pikë mund të themi guximshëm se: Romantizmi ka shkatërruar dashurinë. Romantizmi është një lëvizje intelektuale dhe shpirtërore, e cila ka pasur një ndikim negativ tek njerëzit e zakonshëm për të udhëhequr një marëdhënie të suksesshme. Shpëtimi i dashurisë mund të bëhet nëse tejkalojmë një sekuence gabimesh brenda Romantizmit. Disa gjëra që duhet t’i kuptojmë në dashurinë moderne Duhet të kuptojmë se është normale që dashuria dhe marëdhëniet seksuale të mos kombinojnë. Ta pranojmë se diskutimi i parave që herët në lidhje, në një mënyrë serioze dhe të pjekur nuk përbën tradhti ndaj dashurisë. Të kuptojmë se nuk jemi perfektë dhe se do të ishte më mirë që çiftet të jenë më tolerantë dhe bujarë ndaj njëritjetrit dhe se kurrë nuk do të gjejmë gjithçka tek një person tjetër dhe as ata tek ne. Kjo jo për shkak të ndonjë të mete unike, por për shkak të mënyrës së si funksionon natyra njerëzore. Duhet ta pranojmë që për të kuptuar njëritjetrin kemi nevojë të bëjmë përpjekje të jashtëzakonshme. E njëjta gjë vlen edhe për partnerin tonë. Qëndrime të tilla i përkasin një të ardhme të re, më shpresëdhënëse për dashurinë dhe marëdhëniet njerëzore.
https://www.dua.com/sq/si-te-rregullojme-marredheniet-ne-cift/
Si te rregullojme marredheniet ne cift
Si te rregullojme marredheniet ne cift? Në një marrëdhënie gjërat komplikohen. Ka raste kur e dimë si ta menazhojmë dhe ka raste kur jo. Sot në këtë artikull do t’ju sjellim 6 gabimet që bëjmë në një marrëdhënie dhe do të diskutojmë nëse është e mundur t’i rregullosh ato. Jepi vetes kohë për tu bërë dikush që të pëlqen Mund të ndodh shpesh mes miqsh që: Dikush sugjeron një mbledhje së bashku, pra diçka “aktive. Një udhëtim, shëtitje, ndoshta edhe një turne çiklizmit. Askush nuk ka bërë stërvitje për muaj me radhë, e mëgjithatë, përfundoni në një ekskursion fizikisht sfidues – dhe kaloni tre ditët e ardhshme në divan të rraskapitur. Të njëjtën gabim bëjmë edhe në marrëdhënie. Përpiqemi të vrapojmë para se të mësojmë si të ecim. “Kur i jep vetes kohë, bëhesh dikush që të pëlqen të jesh, me një jetë që të pëlqen ta kesh, do të tërheqësh dikë të ngjashëm. Nëse pëlqeni veten për atë që jeni, rrjedhimish do të tërhiqni dikë që ju pëlqen për atë që është.” Me fjalë të tjera: Ju nuk mund ta gjeni dashurinë e vërtetë para se ta doni vërtet veten. Lëreni marrëdhënien të arrijë një pikë konflikti Ndodh që shumë çifte i shmangin konfliktet në një marrëdhënie sepse janë emocionalisht të parehatshme, kjo eshte nje nga menyreat se si te rregullojme marredheniet ne cift. “Nuk po ju themi se duhet të kërkoni konflikt me partnerin tuaj, por është e rëndësishme të provoni nëse marrëdhënia ka kapacitet për rritje.” Nuk ka rëndësi se si arrini ta bëni këtë gjë, rëndësi ka se çfarë do mësoni prej eksperiencës. Nëse mësoni të tejkaloni konfliktet tuaja, sado të zjarrta të jenë ato atëhere keni kuptuar edhe se ku nuk duhet ta shkelni partnerin. “Nuk po them të uleni si dy mjeshtra zeni e të bisedoni e ndani ndjenjat tuaj urtësisht. Jo, mund edhe të bërtisni apo të konfliktoheni, vetëm mjafton të jetë profuktive. Nëse arrini të zgjidhni konfliktet marrëdhënia juaj do të ecë gjatë.” Kuptojeni që nuk mund të ndryshoni njerëzit e tjerë në një marrëdhënie Një arsye pse marrëdhënia juaj do të arrijë një pikë konflikti është se – duh – jeni dy njerëz të ndryshëm! Do keni raste kur nuk do të bini dakord për diçka, dhe kjo renditet tek mësimi tjetër: “Mësimi më i rëndësishëm është të kuptojmë se ne nuk mund të ndryshojmë njerëzit e tjerë. Njerëzit e tjerë janë të bukur dhe të përsosur ashtu siç janë. Ata nuk ekzistojnë për të qenë ata që kemi nevojë ne.” Në fakt, nëse jeni të irrituar vazhdimisht me njerëzit që nuk janë ata që ju doni ata të jenë, duhet të vlerësoni nëse i doni vërtet. “Dashuria e vërtetë është ajo kur ti e do një person jo sepse ai është sic ke nevojë ti të jetë, por është vetvetja me difekte e të mira e ti e dashuron gjithsesi.” “Nëse jeni të gatshëm të ndryshoni veten, mund të ndryshoni marrëdhënien – dhe kështu rrjedhimisht do të ndryshoj edhe personi tjetër. Por kjo nuk vjen për shkak se keni ndryshuar ata, por për shkak se keni lejuar veten të jeni pjesë e këtij ndryshimi. ” Pranoni që dashuria romantike është e kushtëzuar Vetëm se nuk duhet të prisni që njerëzit të ndryshojnë nuk do të thotë se duhet të pranoni gjithçka që ata bëjnë.E di se tingëllon si dicka kontradiktore, por në fakt, është një ekuilibër. Mbajtja e këtij ekuilibri është arsyeja pse, ndonjëherë, e vetmja mënyrë për të çuar përpara një marrëdhënie është t’i japësh fund asaj. Nëse partneri juaj fillon pirjen e duhanit dhe pirja e duhanit është dicka që ju nuk e pëlqeni, mos vendosni ultimatume, por vëzhgoni. Nëse ata pas njëfarë kohe shfaqin dëshirën për ta lënë, mbështetini, nëse jo atëhere shtrojeni si diskutim. “Marrëdhëniet me të rriturit nuk janë si marrëdhëniet prind-fëmijë. Kur një prind e do një fëmijë, dashuria është me të vërtetë e pakushtëzuar. Kur dy të rritur bashkohen, megjithatë, është normale të presësh dhe të japësh. Pra, e ndërsjelltë!” Çdo gjë është në rregull – për sa kohë që mund të flisni për të “Çdo gjë është në rregull – për sa kohë që mund të flisni për të.” Çfarëdo problemi që keni në marrëdhënien tuaj, kur flisni për të, do të thotë se po punoni për ta tejkaluar atë problem. Siç thonë edhe psikologët, pranimi i problemit është hapi i parë drejt zgjidhjes së tij. Mos kini frikë! Flisni për ndjenjat tuaja! Lëni pas çdo çështje që është më pak e rëndësishme se vetë marrëdhënia Duke iu kthyer metaforës së mësipërme për shëtitjen: “Nëse jetoni në pyll filloni të njihni zonën tuaj. Kuptoni se në një vend ka gjarprinj. Në një tjetër ka dredhka helmuese, apo diku rrëshqet dheu. E pastaj i thoni vetes: ‘Ok, në këto vende nuk duhet të shkel.’” E njëjta gjë vlen edhe në një marëdhënie. Nëse i dini se cilët butona nuk duhet të shtypni në një marëdhënie jemi të sigurt që gjërat do shkojnë mirë. Marëdhënia që keni është gjëja më e rëndësishme për ju. Ajo ju fal dashurinë që keni nevojë, dhe si rrjedhojë ju jep balancën e nevojshme në jetën tuaj. Sigurisht, nuk po themi që të hidhni poshtë gjithçka vetëm për marëdhënien tuaj, por ajo duhet të ketë gjithnjë përparësi. Disa probleme duhet të zgjidhen dhe një pjesë e mirë e problomeve nuk kanë as nevojë pse të jenë të pranishme. Ndaj, mbroni marrëdhënien tuaj.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-cilat-jane-ngjyrat-e-duhura-te-veshjeve-per-tonin-e-lekures-tuaj/
Qysh me dite cilat ngjyra shkojne me tonin e lekures tuaj?
A e dini cilat janë ngjyrat e duhura të veshjeve për tonin e lëkurës tuaj? Ndonjëherë dëgjoni që njerëzit flasin se si bluja është ngjyra e tyre, ose se si duken keq në pjeshkë. Çfarë i bën njerëzit të kenë ngjyra tërheqëse dhe jo tërheqëse për tonin e lëkurës së tyre? Si ta përcaktoni cilat ngjyra janë më të mirat për ju? Jua tregojmë ne: Bëhu gati për testimin Për të kuptuar tonin tuaj të lëkurës, duhet të bëni një test të thjeshtë. Ngjyra e sipërfaqes së lëkurës tuaj mund të ndryshojë me ekspozimin ndaj diellit. Kështu që për të kuptuar nëntonin e lëkurës suaj, bëjeni testin në dritë natyrale. Kjo mund t’ju ndihmojë në të ardhmen edhe me zgjedhjen e krempudrës.  Së pari, sigurohuni që lëkura juaj të jetë e pastër dhe pa kozmetikë ose locione, sepse ndikojnë në rezultat. Nëse sapo keni larë fytyrën, prisni 15-30 minuta derisa çdo skuqje të jetë larguar. Përcaktimi i tonit të lëkurës tuaj Testi i thjeshtë bëhet duke përdorur një copë letër të bardhë. Mbajeni letrën krahas fytyrës suaj dhe krahasoni se si lëkura juaj duket në kontrast me letrën.  Nëse lëkura juaj duket e verdhë, e gjelbër ose me ngjyra kafe të lehta, atëherë keni ton të ngrohtë të lëkurës.  Nëse lëkura juaj duket rozë, lejla e lehtë ose blu, atëherë keni ton të ftohtë të lëkurës.  Nëse lëkura juaj duket gri ose ngjyrë hiri, atëherë keni ton neutral i lëkurës.  Nëse keni njëfytyrë të acaruar nga puçrrat, njollat etj., kërkojini ndihmë një mikut tuaj që të përdorë testin e letrës tek lëkura pas veshit. Testi tjetër është po aq efektiv. Ktheni pëllëmbën e dorës lart dhe shikoni venat tuaja në dorë. Nëse venat e tua janë blu ose vjollcë, keni lëkurë të ftohtë. Nëse ato shfaqen jeshile, atëherë keni lëkurë të ngrohtë.  Nëse është e vështirë të tregoni në një mënyrë apo në tjetrën se çfarë ngjyre duken, atëherë keni lëkurë neutrale. Si reagon lëkura juaj ndaj diellit? Njerëzit që nxihen lehtë në vend të djegies, zakonisht kanë tone të ngrohta të lëkurës.  Njerëzit që digjen ose skuqen shpejt zakonisht kanë tone të ftohta të lëkurës. Njerëzit që kanë tone neutrale mund të bien në secilin grup në lidhje me nxirje ose djegie, por neutralët nuk kanë pamje të dukshme të ngjyrës së ullirit, të verdhës ose të kuqërremtës. Ngjyrat e veshjeve për tonet e ngrohta të lëkurës Për ju, ngjyrat më të mira janë e kuqja, pjeshka, korali, portokalli, qelibari, ari dhe e verdha. Ju gjithashtu mund të dukeni shkëlqyeshëm kur vishni versione më të ngrohta të ngjyrave të ftohta, si ulliri, myshku, orkideja dhe e kuqe vjollce. Shmangni ngjyrat e ftohta si ngjyrat e akullta ose tonet e xhevahireve si safiri ose ametisti sepse ato mund t’ju shpëlajnë dhe ta bëjnë lëkurën tuaj të duket gri. Ngjyrat e veshjeve për tonet e ftohta të lëkurës Ngjyrat tuaja më të mira janë smeraldi dhe e purpurta e thellë, së bashku me hije të ftohta të livandos, blusë së akullt ose roza. Në anën e ngjyrave të ngrohta zgjidhni versionin e tyre të ftohtë si e kuqe e ndritshme, e kuqe rozë, ose e rozë e zbehtë. Mundohuni të shmangni portokallinë, ngjyrën e kuqe të domates dhe e verdha e fortë, pasi mund të përplaset plotësisht me lëkurën tuaj. Ngjyrat e veshjeve për tonet neutrale të lëkurës Si një neutrale, ju mund të vishni gjithçka në rrotën e ngjyrave – por zakonisht është më mirë të shkoni për versione të zbutura ose të heshtura të një ngjyre në vend të atyre më të ndritshme. Zgjidhni ngjyrat si rozë pluhur, jeshile xhade, e verdhë misri ose blu lagune. Për ngjyra neutrale, kthehuni tek e bardha, kafja, gri në rang të mesëm dhe e zeza.  Ngjyrat e forta si bluja elektrike mund të mposhtin tonin neutral të lëkurës tuaj. Por ka një përjashtim: mos kini frikë të vishni një të kuqe të ndritshme, sepse do të dukeni mahnitëse.
https://www.dua.com/sq/toptha-nga-cokollata-e-bardhe-dhe-kokosi/
Toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi
Nëse jeni adhurues të ëmbëlsirave duhet t\’i provoni këto toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi. Këta toptha nga çokollata e bardhë me dukje dekorative do t’i bëni shumë thjesht dhe shpejt, për vetëm 20 minuta, por do t’ju mrekullojnë me shijen e tyre. Përbërësit për toptha nga çokollata 150g çokollatë të bardhë të grirë; Kore e një gjysmë limete (limon i ëmbël); 50 ml ajkë të ëmbël; 1 cm xhenxhefil të grirë në rende; 50 g kokos. Përgatitja: 1. Në një enë të vogël përzieni ajkën, xhenxhefilin dhe koren e grirë të limetës. Nxehni furrën e mikrovalës rreth gjysmë minute. 2. Përbërjen e nxehtë qiteni sipër çokollatës së bardhë të grirë dhe përzieni mirë. Sërish futeni në furrë mikrovale gjysmë minute dhe përzieni derisa çokollata të shkrihet tërësisht. 3. Mbuloni me kapak përbërjen e ftohur dhe futeni në frigorifer të qëndrojë për rreth gjysmë ore. 4. Nga përbërja e ftohur formoni topthat dhe rrotulloni në miell kokosi. Kënaquni. Kështu këta toptha nga çokollata e bardhë dhe kokosi. Vlerat fantastike të Arrës së Kokosit Mbështet shëndetin e sistemit imunitar: lufton virozat, bakteret, mykun dhe parazitet. Është një burim natyral i energjisë së shpejtë dhe përmirëson performancat fizike. Përmirëson tretjen dhe përthithjen e ushqyesve, vitaminave dhe mineraleve, por edhe sekrecionet e insulinës dhe simptomat e shoqëruara nga diabeti. Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe rregullon kolesterolin e mirë dhe riparon dhe mbështet funksionet e tiroides, ndihmon veshkat, parandalon sëmundjet dhe infeksionet e fshikëzës. Ndihmon me rënien në peshë dhe ruan lëkurën dhe flokët të shëndetshme, i jep lëkurës një pamje rinore, parandalon rrudhat, varjen e lëkurës, njollat e lëkurës dhe e mbron atë nga dielli.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-nxjerre-certifikate-lindje/
Qysh me nxjerre certifikate lindje?
Qysh me nxjerre certifikate lindje? Certifikatën e lindjes mund ta tërheq pala personalisht apo ndonjëri nga anëtarët e familjes. Këtu bëjnë pjesë  babai, nëna, vëllai, motra, djali, vajza, bashkëshorti ose bashkëshortja, kujdestari, përfaqësuesi ligjor dhe sipas autorizimit. Me rastin e marrjes së certifikatës së lindjes, pala duhet të prezantojë para zyrtarit të gjendjes civile kopjen e letërnjoftimit apo pasaportës valide. Pagesa e taksës për certifikatën e lindjes është 1 euro. Afati kohor i dhënies së shërbimit nëpër komunat e Kosovës është: Në momentin e aplikimit. Procedura Procedura dhe dokumentet e nevojshme për nxjerrjen e certifikatës e lindjes në Republikës së Kosovës është si vijon: Shënimet nga Librat e Amzës për regjistrimet e lindjeve të periudhës përkatëse në komunën tuaj. Certifikata e vjetër e lindjes (fotokopje). Pagesa e taksës 1 Eur. Informacion shtesë Disa komuna të Kosovës tashmë kane edhe e-kioskat. Aty mund ta nxjrrni vet certifikatën tuaj të lindjes përmes aparatit. Pa pasur nevojë të futeni deri në sportele dhe pa pritur fare në rradhë. Mjafton të keni me vete një letërnjoftim ose një pasaportë të cilën do ta skenoni në e-kijoskë dhe ju vetë mund ta nxirrni certfikatën tuaj të lindjës. Por jo vetëm. Aty mund të tërhqeni edhe certifikatën e martesës, bashkimit familjar apo ekstraktin e lindjes. Pagesa është e njëjtë. Për secilën prej tyre kushton 1 euro.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-demtojne-dhembet/
Qysh me i ditë ushqimet që dëmtojnë dhëmbët?
Disa gjëra janë shumë të këqija për dhëmbët tuaj: ëmbëlsirat, pijet energjetike -të cilat përmbajnë shumë sheqer, dhe ai është një nga fajtorët kryesorë për prishjen e dhëmbëve. Nëse ju kujdeseni për higjienën orale, por ndoshta të shmangur këto gjëra. Por kjo nuk do të thotë se ju keni dhëmbë të. Këto gjashtë ushqime janë fshehur armiqtë e dhëmbëve të bukur. Agrumet Vitamina C në portokall është e rëndësishme për të ruajtur kolagjenin në mishra, por në qoftë se ju e teproni me agrume, mund të rrezikoni dhëmbët tuaj. Parandalimi: Pasi të hani disa agrume ose të pini një gotë me lëng, pini një gotë me ujë. Pas 20 minutash, lani dhëmbët tuaj. Bajamet Bajamet përmbajnë një sasi të madhe të vitaminës E dhe shumë yndyrna të shëndetshme, por jo edhe për dhëmbët.  Me qëllim të parandalimit: Mos hani bajame të plota, por të copëtuara. Turshitë Trangujt turshi janë perfekte për sanduiçe: ato kanë pak kalori dhe kanë një shije të këndshme. Por mund të jenë një problem për dhëmbët.  Me qëllim të parandalimit: Pasi ju hani diçka turshi, hani një copë djathë. Fruta të thata Frutat e thata kanë nivele të larta të sheqerit, sepse i gjithë uji është thithur nga ato, dhe kështu sheqeri lehtë mund të ngjitet mbi dhëmbë. Kur sheqeri qëndron në dhëmbë, mund të tërheqë një shumë të madhe të baktereve. Me qëllim të parandalimit: Menjëherë pasi të konsumoni fruta të thata pini një gotë me ujë, dhe pas 20 minutave, lani dhëmbët tuaj. Kafja Kafja është plot me antioksidantë, por edhe ngjyra e dhëmbëve tuaj. Gjatë procesit të pirjes, bakteret lehtë mund të mblidhen dhe të ngjiten tek dhëmbët. Me qëllim të parandalimit: Mjafton të pini vetëm 2-3 filxhana në ditë. Gjalpi Gjalpi është ngjitës dhe qëndron gjatë në kontakt me dhëmbët tuaj, kështu që është e lehtë të vini deri tek dëmtimi i dhëmbëve. Me qëllim të parandalimit: Gjeni një variant natyror të gjalpit, pa sheqer.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-humb-peshe-me-lehte/
Qysh me humb peshë më lehtë?
Vetëm ata që e kanë provuar vet e dinë sa vështirë është të humbasësh peshë. Ndonjëherë edhe kur u përmahesh komplet dietës, ushtrimeve apo këshillave të ekspertëve rezultati thjeshtë mungon. Kjo është dëshpruese. Megjithatë nëse keni vendosur të humbisni peshë ju nuk duhet të dëshproheni. Nëse angazhoheni seriozisht rezultati nuk do të mungojë vetëm se do të vonohet paksa për shkak të rrethanave të ndryshme. Më poshtë ne po ju përmendim vetëm disa teknika që do t’ja u lehtësojnë humbjën e peshës. Përtypni çamçakëz Besojmë se nëse keni vendosur të humbisni peshë tashmë keni një plan ushqimor të cilit po i përmbaheni. Nëse ndonjëherë mes këtyre shujtave po ju merr uria atëherë mos u tundoni të hani diçka që ju prish regjimin ushqimor. Thjeshtë përtypni një çamçakëz sepse ai do të ua largoj urinë. Pini kafe Gjatë ditës pini kafe ama jo kafe me qumshtë. Përdorni kafen turke apo kafen amerikane. Gjithmonë pa sheqer. Këto dy llojë kafesh largojnë urinë dhe ju bëjnë të ndiheni të ngopur. Edhe nëse nuk i keni konsumuar më herët filloni tani sepse gradualisht do të mësoheni me shijen e tyre. Hani dredhëza Në listën e ushqimeve që konsumoni gjatë dites shtoni edhe dredhëzat. Dredhëzhat hyn në mesin e frutave më më së paku kalori. Ato do të ju ngopin. Plus edhe kaë shije të mirë si dhe janë plotë vitamina. Prandaj gjatë ditës hani lirisht një grusht dredhëza. Pini ujë të gazuar Shmangni pijet me sheqer si dhe pijet e gazuara mirëpo përdoreni lirisht ujin e gazuar. Madje përdoreni në vend të çdo pije jo të shëndetshme që keni përdorur më parë. Edhe në vend të alkoolit. Nuk do të keni dëmë nga uji i gazuar. Përdorni pijata të vogla Ky është një trik i thjeshtë por që do të ju ndihmojë shumë. është shumë e rëndësishme që gjatë rrugëtimit për humbje peshe të hani porcione të vogla. E këtë mund ta bëni duke përdour piata të vogla. Kësisoj ato do të jeni të mbushura dhe syri juaj do të jetë i ngopur me ushqim. Ecni Edhe nëse jeni përon që nuk e preferoni sportin apo fitnesin nëse doni të humbisni peshë duhet të paktën të ecni. Bëjeni ecjen pjesë të përditshmërisë tuaj. Filloni me minimalisht 5.000 hapa në ditë duke vazhduar me shtimin e tyre deri në 10.000 hapa në ditë. Mos harorni se e vetmja mënyrë për të humbur peshë është të digjni më shumë kalori se sa që merrni gjatë ditës!
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-cilat-pune-online-paguhen-me-se-shumti/
Qysh me dite cilat pune online paguhen me se shumti?
Pune online – Po jetojmë në një kohë kur shumica e njerëzve nëse duan mund të punojnë nga shtëpia. Interneti na mundëson të kyçemi në një treg ndëkombëtarë të punës. Mirëpo, a e dini cilat janë disa nga shërbimet që mund t’i ofroni online e që paguhen shumë mirë? Ne ju tregojmë se cilat janë ato! Ilustrator Nëse jeni kreativ dhe ju pëlqen vizatimi atëhere kjo është një mundësi e mirë për ju. Si ilustrator keni mundësi të mëdha të gjeni punë online të cilat paguhen shumë mirë. Ju mund të bëni ilustrime kartolinash, kartvizitash, reklamash etj. Mjafton të hulumtoni tregun e punës! Shkrimtar i përmbajtjeve Sot për sot kjo është një nga punët që paguhen mjaftë mirë kudo në botë. Nëse zotëroni një gjuhë të huaj siç është anglishtja dhe keni dhunti të shkruani atëhëre mos humbni më shumë kohë. Interesohuni të gjeni uebfaqe që paguajnë shkrimtarë të rinj të përmbajtjeve nga vende të ndryshme të botës. Transkriptor  Kjo është një punë më teknike. Megjithatë shumë kompani, universitete e hulumtues në botë kërkojnë transkriptorë. Krejt çka ju duhet të bëni është të merrni materialin që ju dërgohet, të dëgjoni audion dhe të shkruani gjithçka që dëgjoni. Ato mund të jenë anketa, intervista, hulumtime etj. Edhe në këtë rast zotërimi i shkëlqyer i gjuhës që kërkohet është shumë i rëndësishëm. Nëse jeni i papunë dhe doni të gjeni një punë online atëherë fokusohuni në njërën nga këto profesione. Përpiquni të avancoheni në këtë drejtim në mënyrë që të mund të gjeni lehtë një punë online.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-simptomat-e-diabetit/
Qysh me i dite simptomat e diabetit?
Diabeti është qrregullim i metabolizmit që ndikon në aftësinë e trupit për të përdorur apo prodhuar insulinën. Kur qelizat tuaja bëhen rezistente ndaj insulinës apo trupi juaj nuk prodhon mjaftueshëm, niveli i sheqerit në gjak rritet duke shkaktuar simptomat e diabetit. Simptomat e diabetit janë: Humbja e pashpjegueshme e peshës. Shikimi i paqartë apo ndryshimi në shikim. Etja më e shpeshtë që shkaktohen nga niveli i lartë i sheqerit në gjak. Rritja e nevojës për urinim. Mpirja e këmbëve apo duarve. Shërimi shumë i ngadaltë i plagëve. Shfaqja e gungave të thata dhe kruarja e tyre. Uria më e shpeshtë se zakonisht.
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-shendetesore-nga-rrushi-i-thate/
Qysh me i dite perfitimet shendetesore nga rrushi i thate?
Rrushi i thate është i pazëvendësueshëm, kur bëhet fjalë për fruta të thata. Ato kokrra të zeza apo ngjyrë ari janë favorit i të gjithëve e veçanërisht i fëmijëve. Ato bëhen nga tharja e rrushit (i gjelbër apo i zi). Tharja bëhet në diell apo në tharës dhe duken si perla ngjyrë ari, të kafta apo të zeza. Kapsllëku Kur hahet, rrushi fryhet, pasi ka fibra që gjenden në të në formë të tharë dhe absorbojnë ujë. Kjo ndihmon në lehtësimin e kapsllëkut. Prandaj nëse keni probleme të tilla ju duhet gjithsesi të hani rrush të thatë. Nëse ka nevojë, edhe disa herë gjatë ditës. Disa grushte në total. Anemia Rrushi i tharë përmban sasi të konsiderueshme të hekurit i cili drejtpërsëdrejti ndihmon në shërimin e anemisë. Gjithashtu përmban shumë përbërës të vitamines B kompleks të cilët janë esencialë për përpunimin e gjakut. Bakri që gjendet në to gjithashtu ndihmon në përpunimin e rruazave të kuqe të gjakut. Zjarrmi apo ethet Phenolic Phytonutrients njihen mirë për përbërësit e tyre si antibiotikë, vrasës të bakterieve dhe antioksidues. Ato gjenden me bollëk në rrushin e tharë dhe ndihmojnë në shërimin e zjarrmis (etheve) duke luftuar infeksionet bakteriale dhe virale. Shëndeti i kockave Kalciumi, që është përbërësi kryesor i eshtrave, është prezent në rrush të tharë. Për këtë arsye rrushi i tharë është një burim më i mirë i bor-it. Një mikro materie ushqyese (materie ushqyese që kërkohet nga trupi në sasi shumë të vogël, në krahasim me materiet e tjera ushqyese), që është shumë i domosdoshëm për formimin e duhur të eshtrave dhe absorbimin e kalciumit. Kujdesi i syve Rrushi i tharë përmban polyphenolic phytonutrients. Ata kanë përbërës antioksidues që janë shumë të mirë për shëndetin ocular. Mbrojnë sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira (oksiduesit) sikurse degjenerimi makular, dobësimi i pamjes nga mosha, katarakti etj. Si shtesë, rrushi i tharë përmban sasi të mira të vitaminës A, A-Beta Karoten dhe A-Karotenoid, që të gjithë janë esencialë për shëndet të mirë pamor. Shtimi i peshës Rrushi i tharë, sikurse të gjitha frutat e tjera të thara, është shumë i mirë për shtim të peshës. Kjo sepse është përplot me glukozë dhe fruktozë dhe ju dhuron shumë energji. Kështu pra, kokrrat e tij formojnë pjesën ideale të dietës si tek atletet apo bodibillderët të cilët kanë nevojë për shumë energji. Gjithashtu edhe tek ata të cilët kanë nevojë të shtojnë peshë, pa akumuluar kolesterol. Ajo që u jep një shtytje edhe më të madhe është prezenca e shumë vitaminave, amino- acideve dhe mineraleve (si selenium, fosfori etj.) të cilët ndihmojnë në absorbimin e materieve të tjera ushqyese dhe proteinave në trup. Shëndeti dental Acidi Oleanolic, njëri nga phytochemialet e pranishëm në rrushin e tharë, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve kundër prishjes, kaviteteve, copëtimit (spirimit) të dhëmbëve etj. Me efekt parandalon zhvillimin e Streptococcus Mutans dhe Porphyromonas Gingivalis, të dy këto specie të bakterieve të cilët janë përgjegjës për kavitetet dhe problemet e tjera dentale.