url
stringlengths 28
112
| originalTitle
stringlengths 5
89
| originalContent
stringlengths 128
17.5k
|
---|---|---|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-llojet-e-crregullimeve-te-gjumit/ | Qysh me i ditë llojet e çrregullimeve të gjumit? |
Llojet e çrregullimeve të gjumit ndryshojnë sipas rasteve specifike, gjithashtu edhe simptomat janë të ndryshme. Disa njerëz kanë shqetësime vetëm për shkak të gjëndjes së tyre shëndetësore, disa të tjerë kanë probleme vetëm nga pakujdesia që tregojnë ndaj gjumit. Pagjumësia është një ndër problemet që hasim më shpesh tek njerëzit që vuajnë nga çrregullimet e gjumit:
Paaftësia për të të zënë gjumi
Zgjimet e herë pas herëshme gjatë natës
Zgjimi shumë i hershëm në mëngjes
Kur nuk të zë gjumi
Problemet me frymëmarrjen
Problemet me frymëmarrjen mund t’ju qojnë në çrregullim të gjumit, çka shkakton gërhitjen e shpeshtë dhe të fortë gjatë gjumit.
Problemet neurologjike
Problemet neurologjike mund të prishin gjumin. Narkolepsia është një lloj i çrregullimit të gjumit që është neurologjike në natyrë. Njerëzit që vuajnë nga ky çrregullim i zë gjumi papritur dhe pa paralajmërim.
Çrregullimet e lëvizjeve të tepërta gjatë gjumit
Një çrregullim tjetër i gjumit është edhe nëse lëvizni tepër gjatë gjumit. Është një sindromë që quhet lëvizja e pavullnetshme e gjymtyrëve gjatë gjumit, që sjell ketë tip çrregullimi.
Hipergjumi
Në shumë lloje të çrregullimeve të gjumit kemi vënë re që kanë tendencën të përqëndrohen e privimit të gjumit, hipergjumi përfshin në vetvete kur personi fle më shumë gjumë seç duhet, në rastin konkret kjo ndodh kur ai vuan nga depresioni ose nga problemet neurologjike. Mbase nuk i vlerësoni sa duhet këto tipe të çrregullimeve të gjumit, por nuk duhen lënë pas dore, pasi mund të shfaqin më vonë probleme shëndetësore.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mirembajte-fytyren-e-yndyrshme/ | Qysh me mirembajte fytyren e yndyrshme? |
Qysh me mirembajte fytyren e yndyrshme? Nëse e keni fytyrën e yndyrshme ka gjasë që përballeni me akne dhe probleme të ndryshme. Probleme të cilat kryesisht janë pasojë e yndyrës së tepërt që lëkura juaj e prodhon.
Megjithë, sikur secilin llojë tjetër të lëkures, edhe lëkurën e yndyrshme nëse e mirëmbani me maskat e duhura, nuk do të keni problem. Për fytyrën e yndyshme në ju rekomandojnë një maskë me bajame.
Përbërësit dhe procedura
Merrni pesë bajame dhe bluani. Kur të bëhen në formë pluhuri shtoni dy lugë të mesme mjaltë. Maskën e aplikoni në fytyrën e yndyrshme. Mbajeni për 10-15 minuta. Pastaj pastrojeni me ujë të ngrohët. Për të arritur shpejt rezultete të dukshme përdoreni rregullisht dy herë në javë.
Pastrojeni fytyrën nga brenda jashtë
Tani që e keni përcaktuar llojin e lëkurës si të yndyrshme, është koha që të mësoheni se si ta mirëmbani atë. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të kontrolloni se çfarë hani dhe pini, për shkak se shumica e problemeve në lëkurë vijnë nga brenda.
Ju duhet të evitoni ushqimet me shumë yndyrë, të tilla si ushqimet e shpejta dhe të provoni të hani ushqime që kanë vitaminë c, si limon dhe kivi. Vitamina c është e njohur për pastrimin e trupit dhe veçanërisht lëkurës, largimin e yndyrës nga lëkura.
Llojet e tjera të vitaminave të cilat janë të njohura për shkaktimin e yndyrës në lëkurë janë vitamina B5 dhe B2. Hani arra më shumë!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-rahat-llokume-nga-receta-e-vjeter/ | Qysh me përgatit rahat-llokume nga receta e vjetër? |
A keni provuar ndonjëherë rahat-llokume? Nëse i keni provuar me siguri se ju kanë pëlqyer shumë! Nëse nuk i keni provuar ende, ju duhet t\’i provoni gjithsesi. E pasi t\’i keni shijuar patjetër se do të doni ta dini recetën për rahat-llokume. Është shumë e lehtë të përgatitet kjo ëmbëlsirë e vjetër, të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar. Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë. Prandaj ndiqni udhëzimet tona dhe mësoni dalëngadalë si t\’i përgatisni ato.
Përbërësit
380 ml ujë;
300 g sheqer;
250 ml lëng portokalli;
140 g nisheste;
3 lugë lëng limoni, për t’i hedhur sipër;
3 lugë nisheste;
1 lugë sheqer.
Përgatitja
Së pari përzieni ujin, lëngun e portokallit me sheqerin dhe shtoni niseshtenë. Përzijeni të gjitha këto ngadal dhe mirë. Të gjitha përzejini vazhdimisht në zjarr të mesëm derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu. Masën hiqeni nga nxehtësia dhe shtoni 3 lugë lëng limoni. Pasi të ja keni shtuar limonin përzieni mirë sërish në zjarr të mesëm në shporet. Pastaj hidhini në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lërini të ftohen. Kur të ftohen, pritini në kube. Ashtu si janë edhe llokumet që i blejmë të gatshme. Prisni dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/cfar-jane-bamjet/ | Bamjet – Çfar jane? |
Bamjet jane nje nga ato perimet qe ose i pelqen ose nuk i pelqen, nuk ka vije te mesme me to! Por kjo nuk ja heq as shijen dhe as vlerat ushqyese: hekur, kalcium, magnez, fosfor dhe zink, duke u bere keshtu nje superushqim per te gjithe familjen. Bamjet gatuhen ne pothuajse te gjithe boten, qe nga ishujt Karaibe deri ne Kine dhe format e gatimit jane nga me te ndryshmet: supe, gjelle, tave, te skuqura, madje edhe turshi.
Si gatuhen bamjet?
Racione: 4 persona
Kohë: 1 orë e 15 min
Vështirësi: e thjeshtë
Sot po ju sjell receten me te dashur per mua gjate veres: taven me bamje. Mund te konsiderohet fare mire nje pjate tradicionale shqiptare me nje shije fantastike!
Perberesit
1kg bamje, te pastruara
1/2 kg mish tul, te prere ne thela
1 qepe te madhe, te prere trashe
2 karrota, te prera ne kubik te vegjel
3 domate, ne copa te vogla ose te grira ne mikser + 1 domate ne feta
1 tufe majdanoz, te grire holle
vaj ulliri ekstra te virgjer
kripe
2 luge uthull
Pergatitja:
Pastrojme bamjet duke i prere bishtin ne forme konike, ne kete menyre gjate gatimit ato nuk do te shperbehen.I vendosim ne nje ene dhe i mbulojme me uje te ftohte, i sperkasim me dy luge uthull, pak kripe dhe i leme keshtu per gjysme ore. Uthulla dhe kripa do ti zbuse pushin qe kane ne siperfaqe.
Kaverdisim ne vaj ulliri qepen derisa te rezultoje transparente. Shtojme domatet, karrotat, majdanozin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ngadalte derisa perimet te zbuten me lengun e tyre.Shtojme thelat e mishit te cilave i japim nje faqe shume te lehte nga te dyja anet, shtojme nje gote uje dhe i ziejme te gjitha bashke per rreth 30 minuta ne tenxhere me presion.
Nderkohe bamjet i shplajme dhe i thajme me letra kuzhine, i sperkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-15 minuta. Hedhim siper tyre harxhen me mishin tashme te ziere dhe ne fund vendosim edhe disa feta domatesh per shije. E mbulojme taven me leter alumini dhe e pjekim ne 180°C per rreth 30 minuta. Heqim letren e aluminit dhe i leme derisa te marrin ngjyre ne siperfaqe. I sherbejme te ngrohta.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-bimet-me-efikase-kunder-ankthit/ | Qysh me i ditë bimët më efikase kundër ankthit? |
Në ditët e sotme, shumë njerëz vuajnë nga probleme të shëndetit mendor dhe 70 % e tyre marrin qetësues në farmaci me recetë, ndërsa gjysma e tyre përdorin mjekësinë alternative. Kamomili dhe rozmarina janë zgjidhjet ideale që mund t’ju vijnë në ndihmë dhe të parandalojnë ankthin me të cilin mund të jeni duke u përballur!
Kamomil
Një filxhan i ngrohtë çaj kamomil bën më të lehtë menaxhimin e ankthit. Studime të shumta kanë treguar se kjo barishte mund të jetë ilaçi më i mirë kundër depresionit, bazuar në përgjigjet e nxjerra nga pyetësorët lidhur me depresionin.
Rozmarina
Pavarësisht se mund të shërbejë si ilaç efikas për luftimin e ankthit, rozmarina është në fakt jashtëzakonisht e shijshme, dhe aroma e saj mund t’ju japë përfitime të mëdha. Ajo lehtëson tensionin nervor dhe rrit performancën njohëse dhe të kujtesës. Vaji esencial i rozmarinës gjithashtu mund të përdoret kundër depresionit.
Livando
Livando është një pjesë e rëndësishme e aromaterapisë dhe trajton më së miri depresionin apo çrregullimet nervore. Kjo bimë mund të përdoret duke shtuar disa pika në vaskë. Po ashtu, vendosni një qese me lule të thata livando nën jastëk.
|
https://www.dua.com/sq/mrekullite-qe-i-ndodhin-trupit-kur-pini-uje-me-limon-dhe-shafran/ | Mrekullitë që i ndodhin trupit kur pini ujë me limon dhe shafran |
A keni provuar të pini ujë me limon dhe shafran? Ta mbash trupin të hidratuar është e domosdoshme për ta siguruar funksionin optimal të tij. Megjithatë, nëse e pasuroni ujin me limon dhe shafran, atëherë ju në mënyrë drastike do t’i rritni përfitimet e konsumimit të ujit!
Nevojat tona të ujit mund të varen nga klima dhe niveli i aktivitetit. Por rregulli është se duhet t’i pini 8 gota çdo ditë. Nëse i shtoni shafran dhe limon ujit dhe e konsumoni rregullisht, ju do ta përmirësoni shëndetin në shumë mënyra.
Në Ayurveda, shafrani përdoret si antoksidant i fuqishëm që i lufton rrezatimet e lira të cilat e shkaktojnë kancerin. Si antiseptik dhe si antipezmatues natyral. Gjithashtu shafrani është edhe një produkt i njohur në kuzhinën indiane. Po sa ta inkorporoni në dietë, menjëherë do të bini në dashuri me aromën e veçantë që e ka.
A e dini se..
Shafrani ndër tjerash është agjent i fuqishëm antikanceroz, antibakterial dhe antiviral dhe është dëshmuar se i trajton shumë sëmundje. Duke filluar nga aknet, problemet e lëkurës, problemet me sistem të tretjes, diabetin dhe kolesterolin e lartë. Ndër tjerash e parandalon edhe sëmundjen e Alzheimer-it, demencën, humbjen e memories dhe depresionin.
Në anën tjetër, limonët janë prej pemëve më të shëndetshme në planet sepse janë të mbushura me vitaminë C, fibra, kalium, kalcium, vitaminë B6, fosfor, acid pantotenik, etj. Nivelet e larta të acidit citrik që gjenden në limon i zgjidhin problemet e tretjes, ndërkaq vitamina C e zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, promovon humbjen e peshës, etj. Limonët e neutralizojnë aciditetin në trup, e forcojnë sistemin e imunitetit, ju mbushin energji dhe jua përmirësojnë funksionin mendor.
Në mënyrë që t’i korrni të gjitha përfitimet e ujit me limon dhe shafran, shtojani një lugë çaji shafran dhe lëngun e gjysmë limoni të shtrydhur një gote me ujë, pastaj pijeni atë përgjatë ditës. Për t’ia përmirësuar shijen mund t’i shtoni edhe mjaltë.
|
https://www.dua.com/sq/reciveri-i-telkos/ | Reciveri i Telkos |
Si bëhet reciveri i Telkos MAG-322 update? ketu e keni nje video ku mund ta shihni si behet ky proces.
https://www.youtube.com/watch?v=3MVne7-tTsU
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-floke-te-demtuar/ | Qysh me përgaditë maskë për flokë të dëmtuar? |
Kosi është i përbërë nga shumë vitamina dhe minerale që ushqejnë dhe rigjallërojnë lëkurën
Nëse keni lëkurë problematike dhe me akne, përdorni këtë maskë të mrekullueshme nga ky produkt që ju ndihmon në pastrimin e shpejtë të lëkurës. Kosi ka veti anti-bakteriale, të cilat ndihmojnë në eliminimin e të gjitha puçrrave, njollave dhe papastërtive që gjenden në lëkurë, transmeton 21 Media. Kjo recetë shumë e thjeshtë për tu përgatitur është shumë ndihmuese gjithashtu.
Ju duhen :
1 lugë kos
1 lugë Mjaltë
1 lugë tërshërë
Kombinoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël dhe përzini mirë ato.
Aplikoni një shtresë të trashë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë për 15 minuta.
Shpërlani fytyrën me ujë të vakët dhe pastaj thani fytyrën me peshqir.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-embelsire-me-qumesht/ | Qysh me përgatitë ëmbëlsirë me qumësht? |
A keni përgatitur ndonjëherë ëmbëlsirë me qumësht? Ose thënë ndryshe, a keni menduar ndonjëherë se përbërësi kryesor i një ëmbëlësire mund të jetë qumshti? Më poshtë ne po ju prezantojmë të një ëmbëlsirë me qumësht. Një recetë që përgatitet lehtë, edhe nëse nuk keni shumë përvojë në kuzhinë. Një ëmbëlsirë që mund ta përgatisni shumë shpejt, edhe kur musafirët ju vijnë pa paralajmërim dhe nuk keni shumë kohë.
Përbërësit për ëmbëlsirë me qumsht
1 litër qumësht
10 vezë
10 lugë sheqer
1 sheqer vanillë
Përgatitja
Së pari tunden dhjetë vezët me sheqer në mikser, derisa të shkrihet sheqeri. Pastaj shtohet qumështi i vakët i cili përzihet mirë me masën e vezëve dhe vendoset në tepsi.Kjo ëmbëlësirë pjeket në furrë të nxehtë në temperaturë 200 gradë derisa të skuqet masa në sipërfaqe. Pastaj largohet nga furra, dhe pritet në katrorë pasi të jetë ftohur. Kjo është një ëmbëlsirë që ju lejon të manovroni pasi të jetë pjekur.
Si mund ta bëni këtë?
Nëse jeni adhurues i çokolladës, ju mund shumë lehtë ta shkrini një çokolladë të kuzhinës dhe t\’ja hidhni përmbi. Ose nëse i parapëlqenin frutat e malit, të njëjtën gjë mund ta bëni duke përgatitur një puding nga frutat. Madje ëmbëlësirës për shije mund t\’i hidhni sipër arra të grimcuara, apo vetëm rrush të terur. Përshtateni këtë ëmbëlësirë me shijen tuaj dhe nuk do të zhgënjeheni.
|
https://www.dua.com/sq/lezha/ | Lezha |
Lezha mund të mos jetë qyteti i parë që mendoni kur thoni Shqipëri. Sidoqoftë, qyteti është i lezetshëm me plazhe të bregdetit jugor.
Përveç kësaj, Lezha (Alessio, në italisht) nëse zbulohet me qetësi, është në gjendje të ofrojë kënaqësi të shumta kulturore dhe gastronomike. Gjendur vetëm një orë larg Tiranës dhe që të mos harrojmë, mund të vizitoni gjithashtu varrin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, ose të paktën çfarë ka mbetur prej tij.
Lezha – atraksion turistik
Pavarësisht se është një qytet i rëndësishëm historik i Shqipërisë, ende nuk është një destinacion i njohur turistik. Në 1444 udhëheqësi shqiptar, Skënderbeu, mblodhi këtu princërit shqiptarë në të ashtuquajturën ‘Lidhja e Lezhës’ për t’iu kundërvënë përparimit turk.
Udhëtimi për të zbuluar Lezhën fillon pikërisht te ‘Mausoleumi i Skëndërbeut’. Vendosur në qendër të mbetjeve të ish-katedrales së Shën Nikollës. Kjo është një zonë e rëndësishme nga pikëpamja arkeologjike.
Fatkeqësisht, varri i Skënderbeut, para ndërtimit të memorialit, vuajti ndër shekuj, veçanërisht nga plaçkitjet dhe vandalizmat.
Mauzoleumi u përurua më 23 nëntor të vitit 1981. Projektuar posaçërisht nga skulptori Odhise Paskali dhe arkitekti Latif Lazimi. Nëse planifikoni një vizitë këtu, merrni masa sepse memoriali nuk është gjithmonë i hapur për publikun.
Çfarë të shohësh në Lezhë?
Një shëtitje në qytet të çon në qëndrën Artistizanale Zadrima, një nga punishtet artizanale më të njohura në Shqipëri. Aty do të gjeni tekstile të shkëlqyera për shtëpinë dhe restorantet, sende për festimin e riteve të shenjta dhe pajisje personale, të prodhuara në tezgjah. Qendra u përurua në vitin 2006, por ka funksionuan që nga viti 1993 në fshatin e Blinisht.
Ndër të parët që besuan në aftësitë e rrobaqepëses ishte misionari italian Don Antonio Sciarra.
Ai, së bashku me misionin Katolik në Shqipëri, mbështetën të parët qendrën. Ata ftuan gra të tjera nga fshatrat fqinjë që t’i bashkoheshin kauzës së punishtes. Pas një kohe të shkurtër, seminari u bë plotësisht i vetëmjaftueshëm.
Për shkak të rritjes së klientelës, në vitin 2006 seminari u zhvendos në qytetin e Lezhës. Sot është vendi ideal, jo vetëm për të blerë dhe marrë në shtëpi produkte tipike dhe origjinale shqiptare, por edhe për të admiruar dhe jetuar një traditë të çmuar.
Kalaja e Lezhës
Lezha është rojtari i një kalaje të mrekullueshme, Kalaja e Lezhës. Vendosur në majë të qytetit, në një pozicion strategjik, nga e cila mund të admironi pamje të pakrahasueshme të detit Adriatik. Zona e kalasë është zhvilluar që nga shekulli i pestë para Krishtit., dhe emri i lashtë i zonës është Lissus.
Periudha e shkëlqimit më të madh erdhi pak para Perandorisë Bizantine, kur kalaja drejtohej nga familjet Progon dhe Tanush, pjesë e klanit Dukagjini.
Në vitin 1393 Venedikasit pushtuan fortesën dhe, më pas, në 1478 kështjella u pushtua nga Osmanët. Në Lezhën e viteve 1729 ra një tërmet i fortë që i detyroi banorët e saj të braktisnin kështjellën.
Sot zona arkeologjike ka akoma mbetje muresh, kulla mbrojtëse dhe akropol. Do të gjeni gjithashtu një kishë të vjetër, e cila gjatë pushtimit osman, u shndërrua në një xhami. Kostoja e hyrjes është 100 lekë dhe, pak para hyrjes gjeni një parkim falas ku mund të lini makinën tuaj.
Fshati Fishtë
Nuk mund të themi që shkuam në Lezhë pa bërë një ndalesë në Fishtë. Në këtë fshat do të gjeni restorantin ‘Mrizi i Zanave’. Shtëpia kthyer në një fermë-restorant është themeluar nga vëllezërit Altin dhe Anton Prenga.
Vëllezërit, pasi kishin jetuar për vite në Itali, vendosën të ktheheshin në Shqipëri. Ata hapën biznesin duke realizuar kështu ëndrrën e jetës së tyre. Është vendi i përsosur për të kaluar disa orë i rrethuar nga natyra. Mund të luani në fusha ose të admironi shumë nga kafshët e rritura në fermë.
Motoja e Mrizi i Zanave është: ‘Mendoni globalisht, hani lokalisht!’. Menuja përfshin vetëm produkte vendase. Rritur nga fermerët lokalë ose në kopshtet e së njëjtës fermë.
Duke nisur nga verërat tipike të tokës shqiptare, të tilla si vera autoktone dhe prestigjioze e Kallmetit – tek djathrat e dhisë, bureku me spinaq ose kunguj dhe pafund kënaqësi të tjera gastronomike.
Ata që duan të përkëdhelin edhe më shumë veten, mund të qëndrojnë brenda natës. Shtëpia e vjetër e familjes ofron katër dhoma të shkëlqyera të mobiluara në dru dhe gur. Pas zgjimit, pamja mbi vreshtat dhe Lezhën ju lë pa fjalë.
|
https://www.dua.com/sq/sa-gjuhe-ka-ne-bote/ | Sa gjuhe ka ne bote dhe sa prej tyre jane duke vdekur? |
Sa gjuhe ka ne bote? Janë gjithsej 196 vende në botë, por sa gjuhë fliten sot në vitin 2020, dhe sa prej tyre po shuhen? Aktualisht janë 7,111 gjuhë të njohura të folura nga njerëz në të gjithë botën, sipas Ethnologue, e konsideruar gjerësisht si katalogu më i gjerë i gjuhëve në botë.
Mjerisht, ky numër bie çdo muaj. Nga këto, 90% e tyre fliten nga më pak se 100,000 njerëz.
A e dini se 86% e njerëzve përdorin gjuhët aziatike ose evropiane? Afërsisht 150 deri në 200 fliten nga më shumë se një milion njerëz. Anasjelltas, ka rreth 46 gjuhë që kanë vetëm një folës të vetëm! Vetëm në Azi, fliten 2,294 gjuhë, në Afrikë 2,144, Amerika 1,061, Paqësor 1,313 dhe Evropë me 287 gjuhë. (Burimi: Ethnologue)
Numri i saktë i gjuhëve të folura ka qenë gjithmonë i rrethuar nga pasiguria. Kjo është pjesërisht për shkak të faktit se ka ende shumë pjesë të botës që ende nuk janë hulumtuar plotësisht, duke përfshirë Amazonën dhe malësitë e Guinesë së Re.
Gjuhët që po vdesin
Siç u përmend më herët, numri i gjuhëve të njohura është në rënie të vazhdueshme. Por pse? Një faktor kryesor është arsimimi. Kur një gjuhë pushon t’u mësohet fëmijëve të vegjël, shkalla e mbijetesës së saj bëhet e zymtë. Atëherë mund të parashikohet me siguri të afërt se nuk do të mbijetojë për shumë kohë.
Një shembull i kësaj mund të shihet në Amerikën e Veriut ku ekzistojnë 165 gjuhë autoktone. Vetëm tetë nga këto gjuhë fliten nga 10,000 njerëz dhe afërsisht 75 fliten nga një grusht njerëzish të moshuar. Të cilët, ashtu si pritet nga cikli i jetës, do të zhduken.
Kjo rënie e shpejtë e gjuhëve autoktone vjen për shkak të pranisë dërrmuese dhe presionit të marrëveshjes evropiane gjatë 500 viteve të fundit. Në Australi, më shumë se 100 gjuhë vendase janë zhdukur që kur kanë ardhur kolonitë evropianë.
Bazuar në rrethanat aktuale, gjuhëtarët tani janë në gjendje të vlerësojnë se të paktën 3,000 gjuhë do të humbasin brenda shekullit të ardhshëm. Kjo është pothuajse gjysma e gjuhëve të sotme të njohura!
Gjuhët e shuara përfundimisht
Gjatë mijëvjeçarit të 2-të para Krishtit, vetëm shtatë gjuhë u zhdukën. Ndërsa vitet e kaluara, numri i gjuhëve të vdekura u rrit si një zjarr i shpejtë. Numri më i lartë i gjuhëve të humbura ishte gjatë shekullit të 20-të kur gjithsej 110 gjuhë u shpallën të vdekura dhe të zhdukura.
Tashmë këtë shekull 12 gjuhë janë klasifikuar tashmë si të vdekura. Gjuha më e fundit ishte gjuha Klallam, kur në shkurt 2014 Hazel Sampson, folësi i saj i fundit ndërroi jetë. Klallam ishte gjuha tradicionale e vendasve Klallam që jetonin në ngushticën e Juan de Fuca, që ndodhet në Gadishullin Olimpik në shtetin Uashington dhe Gjirin Beecher të Ishullit Vancouver në Kolumbinë Britanike.
Në ditët e sotme ky trend sa vjen e shtohet, shpresojmë që diversiteti i gjuhëve të mos shuhet. Sa herë që një gjuhë vdes, shuhet nëj kulturë e tërë. 🙁
|
https://www.dua.com/sq/infeksionet-urinare/ | Infeksionet urinare – Qysh me i sheru me sode bikarbonati? |
Infeksionet urinare shpesh janë të pranishme tek femrat. Me siguri, së paku një herë në jetë keni ndier djegie me rastin e urinimit apo rëndesën dhe shtypjen në fshikëzën urinare.
Kur shfaqen simptomat të tilla, fjala është kryesisht për infeksionet urinare, transmeton Telegrafi.
Kjo është vështirësi e shpeshtë, e cila shfaqet kur mikroorganizmat, të cilët jetojnë në traktin urogjenital dhe në zorrë, arrijnë në fshikëzën e urinës.Më shumë se 90% e të gjitha infeksioneve urinare i shkakton bakteri Escherichia coli, i cili natyrshëm gjendet në zorrët tuaja.
Infeksionet urinare sulmojnë femrat
Bakteret e padëshiruara hyjnë lehtësisht në fshikëzën e femrës për shkak të mbushjes së gypit urinar, i cili është shumë i shkurtër. Infeksioni më së shpeshti shfaqet te vajzat të cilat sapo kanë hyrë në marrëdhënie seksuale dhe te femrat në menopauzë.
Simptomat e infeksionit
Simptomat e infeksionit urinar janë ndjenja e presionit në fshikëzën urinare, djegie me rastin e urinimit, urinë e turbullt dhe gjak në urinë, temperatura e ngritur dhe dhembjet në pjesën e poshtme të stomakut.
Nëse i keni këto simptoma, filloni sa më parë shërimin, sepse zvarritja e madhe mund të çojë deri në atë fazë që bakteret të arrijnë në veshka dhe të shkaktojnë komplikime më të mëdha.
Soda e bikarbonatit është superartikull, i cili ka cilësi alkalike, që do të thotë e neutralizon thartirën e urinës, andaj mund të ndihmojë te infeksionet bakteriale të traktit urinar.
Në 1 gotë me ujë shtoni 1 lugë të vogël sodë bikarbonati dhe përzieni mirë.
Pijeni të gjithën. Më së miri është që ta pini menjëherë në mëngjes.
Sodën e bikarbonatit mos e përdorni në vazhdimësi më shumë se një javë.
Aplikimi i saj nuk u rekomandohet atyre të cilët duhet patjetër të kujdesen për sasinë e marrjes së kripës, sepse soda përmban mjaft natrium.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-byrek-me-domante/ | Qysh me përgatitë byrek me domate? |
Ky byrek me domate është një nga të preferuarit e mi. Ne fakt a e dinit se është traditë e zonës së Korçës dhe se është një byrek tradicional i kuzhinës shqiptare. Nisur nga kjo po jua sjellim këtë recetë që ta provoni në shtëpitë tuaja. Byrek me domate i përgatitur me dy petë
Përbërësit:
Miell, sasinë mund ta zgjidhni në varësi të personave që keni në familje. Për 4 veta duhen afërsisht 180 gr miell, ndërsa për për 6 veta 250 gr;
Një gotë ujë;
500 gram domate të pjekura mirë;
1 kokërr qepë e madhe
Vaj ulliri
Kripë dhe pipër
Majdanoz
Përgatitja:
Së pari e nisim me përgatitjen e brumit të byrekut dhe pastaj petët. Meqë do bëhët vetëm me dy petë, nuk ka nevojë të bëni shumë brumë, pasi rëndësi ka mbushja. Në një enë hidhni miellin, vajin e ullirit, kripën, ujin e vakët dhe ngjesheni derisa të krijohet një masë kompakte. Pasi ta keni punuar mirë brumin mbulojeni dhe lëreni të pushojë për 20 minuta.
Qeroni qepën e madhe dhe grijeni hollë. Kaurdiseni në një tigan me vaj ulliri. Para se të bëni gati domatet, futini ato në ujë të nxehtë për 5 minuta që të mund t’u hiqni cipën sa më lehtë. Pritini në kubik të vegjël dhe shtojani qepëve të kaurdisura duke shtuar, kripë, piper dhe majdanozine grirë.
Pasi mbushja të jetë zbutur e zierë mirë, hiqeni nga zjarri dhe lërëni të ftohet pak. Ndani brumin në dy pjesë sepse tani do përgatisni petët. Njëra nga petët duhet më e madhe se tjetra, ndaj brumin mos e ndani barabartë. Pasi hapni petën e madhe shtrojeni në tepsi me vaj dhe leriani anët të rrinë jashtë tepsis.
Hidhini brënda mbushjen e ftohur dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen. Sipër mbushjes shtoni petën tjetër dhe mbyllni anët e byrekut me petën e poshtme. Vendoseni në furrë dhe piqeni për 10-15 minuta, pasi të jetë pjekur nxirreni nga furra dhe lëreni të pushoj pak para se ta prini. Prijeni në pjese dhe shërbejeni në pjatë. Shoqerojeni me dhallë të ftohtë. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/embelsira-me-molle-receta-qe-mbush-shetpine-me-arome-te-mire/ | Ëmbëlsira me mollë – e shijshme dhe e shëndetshme |
Ëmbëlsira me mollë – Nëse ju pëlqejnë mollët dhe doni të gatuani një ëmbëlsirë të shijshme atëhere përdoreni këtë recetë. Me përbërësit që ka, kjo është një nga ato gatime që mbushë shtëpinë me erë të mirë.
Përbëresit për Ëmbëlsira me mollë:
4 vezë,
1 filxhan e gjysmë sheqer (masa është filxhani i kosit prej 2 dcl),
4 – 5 mollë të grira në rende,
Një filxhan vaj,
2 filxhanë miell,
1 qese pluhur për ëmbëlsira,
1 lugë kanellë (e vogël apo e madhe, sipas shijes së amvisës),
lugë xhem,sheqer pluhur
Përgatitja:
Më parë i tundim mirë vezët me mikser pastaj i shtojnë të gjithë përbërësit e tjerë dhe me dorë i përziejmë mirë. E pjekim në furrë të ngrohur derisa të marrë ngjyrë gështenje, kontrollohet me rrëmojcë a është e gatshme. Në fund mos harroni t’i hidhni sipër sheqer pluhur. Ju bëftë mirë!
Vlerat e molles si frut
Molla është një nga frutat më të shëndetshëm dhe kurues në të gjithë botën. Ajo kultivohet në të gjitha kontinentet dhe është përdorur si një frut kurativ që në kohërat më të lashta. Molla ka vetitë e një antibiotiku dhe është e pasur me vitamina, acide organike dhe lëndë të tjera mjaft të nëvojshme për trupin e njeriut.
Këto veti e bëjnë atë mjaft të vlefshme për largimin e lodhjes trupore, zgjatjes së trupit të fëmijëve, zhvillimin e kockave dhe dhëmbëve, uljen e kolesterinës në gjak, përmirësimin e qarkullimit të gjakut, për sëmundjet e zemrës etj. Molla konsumohet si frut i gjallë, i konservuar ose uthull. Nëse çdo mëngjes hahet esëll një kokërr mollë, thuhet që ai person nuk sëmuret kurrë.
Por, duhet patur parasysh që molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi, sepse kështu bëhet shkak për dhimbjen e stomakut dhe të mëlçisë. Zakonisht këshillohet që mollët të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë, në temperaturën e mjedisit. Në të kundërt, në organizëm do të grumbullohen sasi të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime. Sakaq, që efekti të jetë i plotë, molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën, sepse cipa e saj përmban lëndë të shumta kimike, ushqyese dhe kuruese.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-zbutes-per-rroba/ | Qysh me kriju zbutës për rroba në kushte shtëpie? |
Qysh me kriju zbutës për rroba në kushte shtëpie? Mund t\’ju duket e pamundur, mirëpo është dicka që mund ta arrini edhe në kushte shtëpie. Ndiqni udhëzimet e mëposhtme dhe ne do t\’ju tregojmë se si:
Përbërësit:
300 ml zbutës të flokëve
1 gotë e gjysmë uthull të bardhë
3 gota ujë të ngrohtë
Disa pika vaj livandoje (opsionale).
1. Në një enë të thellë vendosni zbutësin e flokëve, i cili mund të jetë pa aromë apo me aromën që dëshironi, nuk ka shumë rëndësi. Mjafton që ena të jetë pak e gjerë me qëllim që të trazoni kollaj kur të jetë e nevojshme.
2. Shtoni uthullën dhe ujin gradualisht dhe mos filloni akoma të përzieni, sepse më pas duhet të shtoni vajin esencial ose një aromatizues sipas dëshirës suaj.
3. Për një aromë më të mirë shtoni disa pika të vajit të livandos. Nëse keni vaj esencial mente ose aromë tjetër po aq të mirë, shtojeni sepse rrobat tuaja do të marrin një aromë ekstra të freskët fale vajit dhe sodës së shtuar gjithashtu.
4. Përzieni zbutësin e krijuar mirë dhe vendoseni në një enë të përshtatshme. Mateni përzierjen me gota të vogla ndërsa e fusni në enë për të ditur se sa zbutës keni krijuar dhe për sa kohë do t\’ju zgjasë.
5. Në secilën larje në lavatrice vendosni ¼ e gotës së mbushur me zbutës për rroba dhe do shihni se sa të buta e të freskëta do jenë rrobat tuaja. Do mbajnë një aromë të shkëlqyer me këtë zbutës për rroba krijuar nga duart tuaja.
Kjo është një mënyrë praktike që mund t\’ju kursej goxha lekë. Vaji esencial për shembull, mjafton të blini një shishe të vogël, vetëm një herë në vit me një kosto jo më tepër se 20 euro, dhe do t\’ju teproj për një kohë të gjatë. Kjo sepse nga ai vaj ju nevojiten vetëm disa pika për këtë zbutës, por edhe për shumë përdorime të tjera.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-arsyet-pse-meshkujt-mashtrojne/ | Qysh me i ditë arsyet pse meshkujt mashtrojnë? |
Edhe pse arsyet e mashtrimit janë shumë komplekse, këtu janë disa nga më të zakonshme pse meshkujt mashtrojnë.
1.Pamundësia për të thënë “jo”
Mundësia e bën mashtrues. Nëse ata bien në femra tërheqëse thjesht e kanë të vështirë për të thënë “jo”.
2.Për të ushqyer egon
Mashtrimi është i shkëlqyer për ngritjen e egos tek burrat.
3.Në mënyrë që të përshtaten në shoqëri
Nëse në punën e tij zakonisht mashtrojnë, kolektivi bën presion që këtë ta pranojë si një sjellje të pranueshme.
4.Për të thyer lidhjen
Ndonjëherë meshkujt mashtrojnë për rikoperuar lidhjen e tyre.
5.Si një simbol i statusit
Disa meshkuj kanë dashnore thjesht që të mbizotërojnë.
6.Për të kujtuar se çfarë dhe si është të bëni dashuri me dikë tjetër
Meshkujt të cilët martohen të rinjë apo kanë pak përvojë seksuale duan të dinë se çfarë ata kanë humbur.
7.Edhe nëse kapet ai do të tradhëtojë përsëri
Ai ka mashtruar tashmë dhe është kapur. Ka shumë të ngjarë që do të ndodhë përsëri.
8.Atij i pëlqen kjo mënyrë jetese
Thjesht duan këtë mënyrë jetese. Ai gëzon faktin se ka shumë femra, që i bën ato xheloze. Për atë, kjo është vetëm një lojë.
9.Ai bie në dashuri
Disa mashtrojnë, sepse ata thjesht kanë rënë në dashuri përsëri. Ndoshta çështja ka lindur nga një miqësi e pafajshme.
10.Për të kuptuar nëse janë të dëshirueshëm
Burrat mashtrojnë dhe për të konfirmuar seksualitetin e tyre dhe për të marrë konfirmimin se ata janë ende të dëshirueshëm.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-tepsite-me-lehtesi/ | Qysh me i pastru tepsitë me lehtësi? |
Kjo metodë ju kursen kohë pasiqë aplikimi i gjërave të nevojshme është i shpejtë dhe në ndërkohë që presim reagimin e përzierjes, mund të shfrytëzoni kohën duke bërë punë të tjera të shtëpisë.
Spërkasim sodë buke në tepsi
Aplikojmë një shtresë të peroksidit të hidrogjenit
I shtojmë sodë të bukës përmbi
E lëmë përzierjen që të qëndrojë për dy orë
E fshijmë me sfungjer apo me leckë
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-ngadalesu-rritjen-e-qimeve-ne-fytyre/ | Qysh me ngadalësu rritjen e qimeve në fytyrë? |
Ndonëse është normale që femrat kanë qime në fytyrë, dhe ato duan të shpëtojnë prej tyre.
Ka mënyra të thjeshta për të reduktuar sasinë e qimeve në fytyrë.
Në një tenxhere me ujë, shtoni 30 gram sheqer dhe disa lëng limoni.
Miksoni mirë dhe aplikojeni në fytyrë në drejtim të rritjes së qimeve.
Pas 15 minutash, shpëlaje fytyrën tuaj dhe përsërisni këtë procedurë një herë në javë.
Përzijeni pak miell, shafran i Indisë dhe gjizë, aplikoni në fytyrë, dhe kur thahet, lajeni mirë.
Kjo pak do të ngadalësojë rritjen e qimeve në fytyrë.
Një përzierje e papajas dhe shafranit të Indisë ngadalëson rritjen e flokëve dhe heq qelizat e vdekura të lëkurës.
Një përzierje të tillë aplikoni në fytyrë dhe masazhoni për 15 minuta për rezultatet më të mira, dhe pastaj lajeni.
Patatet janë përdorur për zbardhues që qimeve në kombinim me një paste të lenteve të verdhë.
Këtë përzierje mbani në fytyrë për 15 minuta, pastaj lajeni.
Përzieni bananen me kokërra thekne dhe aplikoni në fytyrën tuaj.
Pas 15 minutash, lajeni, dhe përsërisni këtë procedurë dy herë në javë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-shkoptha-shtepiake-me-ajvar-dhe-salsice-pikante/ | Qysh me përgatit shkoptha me ajvar dhe salsiçe pikante? |
Shkoptha me ajvar dhe salsiçe pikante – Ajvari dhe brumi gjithmonë janë kombinim i goditur. Kjo recetë nga kuzhina e gjyshes është mes-racion ideal për ditët vjeshtore.
Përbërësit për shkoptha me ajvar dhe salsiçe pikante:
10 gramë tharmë;
200 mililitra qumësht;
1 lugë e vogël sheqer;
100 gramë gjalpë;
350-400 gramë miell;
2 lugë ajkë;
100 gramë salsiçe pikante të tymosura;
1 të verdhë të vezës;
3 lugë të plota ajvar;
pak fara kungulli, susami dhe luledielli;
pak kripë.
Përgatitja:
Shkrini tharmin në pak qumësht. Pastaj shtoni sheqerin, pjesën e mbetur të qumështit, miellin dhe kripën dhe ngjishni brumin gjysmë të fortë ashtu që të jetë plotësisht i lëmuar dhe pa droçka. Kur ta ngjishni brumin, mbulojeni me leckë dhe lëreni të qëndrojë 20 minuta. Pasi të ketë qëndruar brumi, përhapeni në shtresë të hollë dhe lyeni me gjalpë. Paloseni edhe disa herë dhe lëreni të qëndrojë edhe 10 minuta.
Zhvillojeni brumin në trashësi rreth gjysmë centimetri dhe lyeni me ajvar. Pastaj brumin priteni në shirita dhe qitni salsiçet e tymosura të grira dhe farat. Secilin shkopth të prerë paloseni dhe radhiteni në tepsi, duke lënë distancë në mënyrë që të mos ngjiten njëri me tjetrin. Në fund lyeni me të verdhë të vezës. Tepsinë në të cilën do t’i piqni më parë mbështilleni me letër për pjekur. Piqeni në 200 gradë Celsius rreth 25 minuta derisa brumi të marrë ngjyrë të gështenjtë. Shërbejini të ngrohta dhe shoqërojini me gotë vere të bardhë. Recetë shtëpiake për një gatim restorantesh me pesë yje, ia vlen apo jo? Ju befte mire!
|
https://www.dua.com/sq/keshilla-per-stresin/ | Keshilla per stresin ne jeten tuaj |
Keshilla per stresin në jetën tuaj. Të reduktosh stresin është më e lehtë ta thuash se ta bësh. Çfarë është stresi në të vërtetë? Stresi është reagimi i trupit tuaj ndaj një sfide ose rrezikut.
Nëse nuk zgjat shumë, stresi mund të jetë pozitiv, sepse ju ndihmon të shmangni rrezikun ose të përmbushni një afat kohor. Por, nëse e lejoni stresin të zgjasë për një kohë të gjatë, mund të dëmtojë rëndë shëndetin tuaj. Ja disa këshilla se si ta reduktoni atë:
Shmangni kafeinën, alkoolin dhe nikotinën
Shmangni, ose të paktën zvogëloni, konsumin e nikotinës dhe çdo pije që përmban kafeinë apo alkol. Kafeina dhe nikotina janë stimulues, kështu që automatikisht ju ngrejnë nivelet e stresit.
Alkoli, nëse pihet me sasi të mëdha, është katalizator i stresit dhe depresionit. Gjithashtu, mundohuni të shmangni konsumin e sheqernave të rafinuara, sepse ju mbingarkojnë me energji të cilën trupi nuk arrin ta djegë. Si rezultat, bëheni të irrituar ose ngarkoheni me stres.
Shtoni aktivitetin fizik
Situatat stresuese rrisin nivelin e hormoneve të stresit në trupin tuaj si adrenalina dhe kortizoli. Stresi në epokën moderne mund të reduktohet nëpërmjet ushtrimeve fizike.
Kur ushtroheni reduktoni hormonet e stresit dhe i riktheni qetësinë trupit dhe mendjes tuaj. Kur jeni të stresuar dhe të tensionuar, bëni një shëtitje të shpejtë në ajër të pastër. Përpiquni të përfshini disa aktivitete fizike në rutinën tuaj të përditshme.
Flini mjaftueshëm
Mungesa e gjumit është një shkaktarët kryesorë të stresit. Fatkeqësisht, stresi ndërpret gjumin, sepse mendimet vazhdojnë të zhurmojnë nëpër kokë. Përdorimi i ilaçeve për të fjetur gjumë nuk do t’ju ndihmojë.
Ndaj, para se të flini fikni pajisjet elektronike dhe eliminoni konsumin e kafeinës apo alkolit. Relaksoni trurin para se të flini, duke lexuar një libër qetësues ose bëni një banjë të ngrohtë.
Krijoni një rutinë duke fjetur në të njëjtin orar çdo ditë. Kjo e fundit do t’ju ndihmojë më tepër nga sa mendoni.
Provoni teknika meditimi
Çdo ditë, përpiquni të relaksoheni me një teknikë meditimi për të reduktuar stresin. Ka disa mënyra që mund t’ju ndihmojnë me këtë gjë. Një teknikë shumë e thjeshtë është të përqendroheni tek një fjalë ose frazë që ka kuptim pozitiv.
Fjalë të tilla si qetësi, dashuri dhe paqe funksionojnë shumë mirë.
Përqendrohuni tek fjalë ose fraza të zgjedhura që ju ngrejnë humorin. Mos humbni përqëndrimin edhe atëhere kur mendja juaj endet pa drejtim.
Mos u shqetësoni nëse e keni të vështirë të relaksoheni që në fillim.
Meditimi është një aftësi që mësohet dhe përvetësohet vetëm me praktikë.
Flisni me dikë
Kur flisni me dikë, qetësoheni dhe ndiheni më të dobishëm. Kjo sepse kur bisedoni shprehni atë që ju shqetëson dhe largoni mendimet që ju shkaktojnë stres.
Stresi ndikon në gjykimin tuaj dhe ju pengon t’i shikoni gjërat qartë. Bisedoni me një koleg, me një mik ose me partnerin tuaj për tëndarë mendimet që po ju turbullojnë emocionalisht.
Menaxhoni kohën tuaj
Ndodh shpesh të mbingarkoheni nga puna dhe angazhimet e shumta. Kjo lloj mbingarkese është një nga shkaktarët kryesorë të stresit. Pranoni se nuk mund të bëni gjithçka dhe filloni të menaxhoni kohën tuaj.
Listoni të gjitha gjërat që duhet të mbaroni dhe renditini ato sipas përparësisë. Në këtë mënyrë mund të organizoni ditën tuaj.Nëse keni detyra të vështira, ndajini ato në pjesë më të vogla dhe plotësojini gjatë ditës.
Gjithmonë punoni në mënyrë të atillë që të lehtësoni veten dhe menaxhoni objektivat tuaja. Rrjedhimisht reduktoni stresin dhe do filloni të ndiheni më mirë.
Mësoni si të thoni ‘Jo’
Një tjetër shkaktar i stresit është kur nuk dini të thoni jo edhe pse jeni shumë të ngarkuar. Kur merrni përgjegjësi shtesë, ezauroni veten dhe kjo ju shton stresin.
Mësoni të thoni Jo për kërkesa shtesë ose të parëndësishme. Kjo është një aftësi që fitohet me kalimin e kohës. Shumica e njerëzve nuk thonë dot “Jo” sepse duan të ndihmojnë të tjerët edhe përtej aftësive të tyre.
Gjithsesi nëse e keni të zorshme të thoni “Jo”, mund ta bëni këtë gjë duke zgjedhur shprehje më me pak peshë, por që japin të njëjtën kuptim. Për shembull: “ Do të të ndihmoja me gjithë qef, por…”
Duke ndjekur këto këshilla të thjeshta, do ndiheni gradualisht më të qetë. Mos harroni, stresi është një nga shkaktarët kryesorë të atakeve kardiake dhe ka ndikime negative në cilësinë e jetës tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/aplikimi-per-leternjoftim/ | Aplikimi per leternjoftim – Qysh me apliku? |
Qysh me apliku per leternjoftim? Për Aplikimi per leternjoftim ne Republikës së Kosovës duhet të jeni mbi moshën 16 vjeçare. Për ta finalizuar këtë proces kërkohen këto dokumente:
Për procedurën e aplikimit për letërnjoftim të Republikës së Kosovës kërkohen këto dokumente
Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
Certifikata e vendbanimit.
Certifikata e shtetësisë (do të kërkohet në momentin e lëshimit nga organi).
Vërejtje: Aplikimi per leternjoftim duhet te behet me të gjitha dokumentet nga 2 kopje.
Aplikimi per leternjoftim – Procedura
Kopja e letërnjoftimit ose pasaportës nëse ekziston.
Raporti i Policisë për humbje të letërnjoftimit i cili duhet të jetë jo më i vjetër se tre muaj.
Dy fotografi jo më të vjetra se tre muaj.
Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ndërrimin e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente
Letërnjoftimi.
Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Procedura e aplikimit për ripërtëritjen e të dhënave në letërnjoftim kërkohen këto dokumente
Letërnjoftimi.
Certifikata e lindjes (për gra të martuara certifikata e kurorëzimit).
Vendimin për ndërrimin e të dhënave.
Certifikata e vendbanimit (nëse ka ndërrim adrese).
Fotografimi në qendrën për regjistrim.
Flet pagesën prej 10 euro.
Vërejtje: Të gjitha dokumentet nga 2 kopje
Burimi: http://rks-gov.net/sq-AL/Qytetaret/Shtetesia/Pages/Leternjoftimi.aspx
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-infektimin-nga-qeni/ | Qysh me shmangë infektimin nga qeni? |
Mjekët britanikë kanë paralajmëruar se qentë mund të shkaktojnë infeksion të rëndë duke ju përkëdhelur me gjuhë në fytyrë. Ky fakt vjen pas rastit të një 70-vjeçareje e cila ka përfunduar në spital për shkak të qenit të saj italian.
Mendohet se bakteriet e dhëmbëve të qenit i kanë kaluar gruas, sepse ajo e llastonte duke e lejuar ta lëpinte në fytyrë. Mjekët britanikë duke realizuar një analizë të detajuar kanë thënë se ajo nuk kishte probleme të tjera por ishte afër vdekjes nga infeksioni i shkaktuar.
|
https://www.dua.com/sq/kujdesi-per-veten/ | Kujdesi per veten: 12 keshilla qe duhet t’i dini me patjeter |
Kujdesi per veten tuaj është absolutisht thelbësore nëse doni të përmirësoni jetën tuaj prandaj po ju sjellim 12 këshilla që duhet t’i dini.
Nëse nuk arrini të bëni minimumin për veten tuaj, ckuptim kanë gjithë përpjekjet tuaja për të tjerët.
Nëse të duket gabim, mos e bëj
Një nga qëllimet më të mëdha tuajat duhet të jetë të bëni gjëra për të cilat ndiheni mirë. Unë besoj në fuqinë e instiktit dhe mendoj se të gjithë duhet të dëgjojmë pak më shumë. Bëjini mësim gabimet tuaja dhe besojini instiktit më shpesh.
Thuaje saktësisht se çfarë nënkupton kur flet për diçka
Komunikimi është me të vërtetë i shumkuptimtë. Shumë fjalë mund të kenë dhjetra kuptimesh, dhe përveç kësaj, atributet joverbale e bëjnë më të vështirë ta kuptojmë njëritjetrin. Të qenit i qartë në komunikim dhe të thuash atë që nënkupton jo vetëm që do ta bëj jetën tuaj më të lehtë por edhe jetën e atyre që ju rrethojnë.
Mos u bëj një person që vetëm u bën qefin të tjerëve
Vetëm fakti që i bëni gjërat për hir të të tjerëve nuk do të t’ju bëj aspak mirë. Për më tepër, nëse i bëni gjërat pa i ndjerë, rezultati nuk do të jetë asnjëherë i mirë. Keni një jetë për të jetuar, dhe çdo moment që përjetoni ka një rëndësi të madhe. Ndaj, mos u varni nga opinioni apo kënaqësia e të tjerëve. Ky është kujdesi per veten që duhet të bëni.
Beso tek instinktet e tua
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për biznes, marrëdhënie, shëndet, ose ndonjë fushë tjetër të jetës suaj, besimi tek instinktet tona është shpesh mënyra më e mirë për të marrë vendime. Sa që kemi nevojë për të marrë një vendim, shpesh e bëjmë këtë brenda disa milisekonda. Ky quhet instikt, ndaj ndiqeni, sidomos kur ndiheni mirë.
Kurrë mos fol keq për veten tënde
Si flisni për veten tuaj? Për fat të keq, kemi prirje të nënvlerësojmë veten kur ajo që na nevojitet më shumë se gjithçka tjetër është të motivojmë veten. Askush tjetër në të gjithë këtë planet nuk mund të të motivojë dhe shtyjë ashtu si vetja jua. Vetëbisedimi ynë shpesh ulet nga negativiteti dhe dyshimet. Mundohuni t’i kushtoni më shumë vëmendje mënyrës sesi mendoni për veten tuaj nënjë ditë të vetme.
Asnjëherë mos hiq dorë nga ëndrrat e tua
Ky është gjithashtu diçka që do t’ju ndryshojë shumë. Gjetja e justifikimeve pse diçka nuk po funksionon është e lehtë për tu bërë. Pavarësisht se për çfarë po ëndërroni, brenda vetëm disa minutave, mund të keni qindra arsye pse është një ide e keqe. Megjithatë, ajo që mësova është se janë pikërisht ato ëndrra të mëdha që i japin vlerë jetës. Ndaj ndjekja e tyre është një gjë kaq e bukur.
Mos ki frikë të thuash JO
Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa koha dhe energjia juaj. Nëse i shpenzoni ato për gjëra që nuk mbushin zemrën tuaj, do të keni më pak energji për të bërë gjërat që i doni vërtet.
Të thuash JO për gjërat që nuk i shërbejnë qëllimeve ose ëndrrave tuaj duhet të jetë një detyrim për mirëqënien vetjake. Nëse i dini cilat janë qëllimet dhe dëshirat tuaja, do të jetë më e lehtë për të thënëi JO.
Mos ki frikë të thuash PO
Ashtu siç kemi frikë të themi jo, ndonjëherë kemi frikë edhe të themi: PO!
Kujdesi per veten justifikohet atëhere kur dini si të thoni JO ose PO. Nëse nuk i thoni po mundësive të duhura, do ta keni më të vështirë për të arritur qëllimet tuaja. Të thuash po në kohën dhe vendin e duhur mund të përshpejtojë rritjen tënde personale dhe të ndihmon të ndihesh më i përmbushur.
Ji më i mirë me veten tënde
Trajtojeni veten sikur të jeni personi më i rëndësishëm në të gjithë planetin. Sepse jeni! Jeni pa dyshim qenia më e rëndësishme njerëzore në jetën tuaj, dhe duhet të veproni në përputhje me këtë gjë.
Bëni gjëra që ju bëjnë të lumtur. Rrethojeni veten me njerëz që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Shkoni në vendet që ndezin shpirtin tuaj. Sigurohuni që ta lini veten të jetojë jetën që ëndërron.
Lëre të shkojë atë që nuk mund ta kontrollosh
Shumë shpesh, ne shqetësohemi për gjëra që nuk mund t’i kontrollojmë. Megjithatë, nëse nuk mund t’i ndryshoni ato, nuk ka kuptim të harxhoni kohë për to. Lërini gjërat të shkojnë dhe mos e stresoni veten për ato të cilat nuk keni asnjë kontroll
Qëndroni larg dramës dhe negativitetit
Pse të konsumonit energji negative kur mund të përqendroheni tek pozitivet? Sigurisht, ka shumë gjëra të këqija që ndodhin çdo ditë.
Por sinqerisht: A mund t’i ndryshoni të gjitha? JO! Kështu që, nuk ka kuptim të dimë për çdo të keqe që ndodh në botë. Nëse mezi paguani qiranë tuaj, nuk do mund të bëni asnjë ndryshim domethënës në botë. Kështu që, përqendrohuni tek jeta juaj dhe vetëm rrethoni veten me gjëra pozitive nëse keni mundësi.
Dashuroni
Dashuria është emocioni më i fortë që mund të ndiejmë. Dashuria e vërtetë është gëzim dhe lumturi e pastër. Ka kaq shumë gjëra që mund t’i dashurojmë fortë duke filluar nga vetvetja.
“Vetëm duke dashur veten, do të dërgoni dashuri dhe energji pozitive në univers, i cili me siguri do të gjejë rrugën e kthimit tek ju.”
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-hithenik/ | Qysh me përgaditë hithenik? |
Përbërësit:
1 kg hithëra
500 gram miell misri
1 qepë
1 lugë kripë
100 ml qumësht
300 ml ajkë.
Hithërat i grijmë me anë të dorezave dhe i përvëlojmë për 4-5 minuta në ujë të valë. Në një enë tjetër grihet qepa imët dhe fërgohet në vaj derisa të zbutet. Shtojmë hithërat e kulluara. Shtojmë gjysmën e ajkës dhe përziejmë. Në një enë vendosim miellin e misrit dhe shtojmë ujë të nxehtë derisa të bëhet masa e lagur. Gjysmën e masës e vendosim në tavën ku do ta pjekim. Futet tava në furrë për 5 minuta. Nxirret tava nga furra dhe shtohet mbi masa e hithërave. Rrafshohet mirë dhe shtojmë gjysmën e brumit të mbetur. Mbi shtojmë ajkën e mbetur të përzier me 100 ml qumësht. Pjeket në temperaturë 200 gradë për 30 minuta.
|
https://www.dua.com/sq/anet-e-mira-dhe-te-keqija-te-kafese/ | Cilat janë disa nga anët e mira dhe të këqija të kafesë? |
Cilat janë disa nga anët e mira dhe të këqija të kafesë? Hulumtimet e fundit kanë treguar se si konsumimi i kafesë menjëherë në mëngjes, porsa të jeni zgjuar, nuk është i mirë për shëndetin tuaj.
Me fjalë të tjera, nëse e konsumoni kafenë që në mëngjes, në lukth të zbrazët, do të arrini efekt krejt të kundërt. Sidomos nëse ajo që dëshironi të arrini është që gjatë pjesës tjetër të ditës të jeni më të kthjellët.
Hormoni Kortizol
Një nga gjërat që kontrollon orën tonë të brendshme është hormoni quajtur kortizol, i cili na mban të zgjuar. Por, gjithsesi duhet ta dini se hormoni korizol ndërlidhet me stresin dhe se konsumimi i tepërt në momentin kur arrijmë kulmin e veprimit është mjaft i dëmshëm apo edhe i rrezikshëm për shëndetin tonë.
Në periudhën e hershme të mëngjesit, pra nga ora 9:30 deri në orën 11:30, dhe nga periudha kohore duke filluar nga 13:30 deri në orën 17:00, niveli i kortizolit në mënyrë natyrale bie dhe i nevojitet një stimulues në formë të kafesë.
Në mënyrë natyrale niveli më i lartë i kortizolit tek njerëzit është: nga ora 8 deri në orën 9 të mëngjesit, nga ora 12 e mesditës deri në ora 13, si dhe nga ora 17:30 deri në orën 18 të mbrëmjes.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-testu-partnerin-para-bashkejeteses/ | Qysh me e testu partnerin para bashkëjetesës? |
Pikat më të ndjeshme në martesë apo në një lidhje serioze janë financat, marrëdhëniet në familje, fëmijët, planet dhe pritjet nga jeta, që zakonisht sjell deri te ndarja apo shkurorëzimi. Prandaj, britanikëve u ra ndërmend të mendojnë se para hyrjes në jetë të përbashkët ta testojnë kompatibilitetin e partnerit. Para jetës së përbashkët kontrolloni nëse ju dhe partneri juaj keni pikëpamje të njëjta, nëse e dëshironi një familje tradicionale apo bashkëkohore dhe a planifikon ai që punët e shtëpisë t’i kryeni së bashku.
Paraja
Sa janë të ardhurat e gjysmës tjetër dhe a e di ai sa ju fitoni? A i ndani kursimet, apo ai dëshiron të blejë një veturë të re, gjersa ju do donit të kurseni? A qëndron paraja në një vend të përbashkët, apo secili mban kuletën e tij? Planifikoni të hapni një llogari të përbashkët? A keni diçka kundër që t’i mbuloni borxhet e partnerit tuaj me paratë me të cilat keni planifikuar t’i investoni në shtëpi?
Shpenzimet
Nuk mund të hiqni dorë nga këpucët e shtrenjta apo rrobat më të reja? A e fshihni nga partneri minusin në kartelë? A luani bixhoz? A jeni të varur nga diçka dhe a është në dijeni partneri juaj për një gjë të tillë?
Lidhjet familjare
Cilat janë marrëdhëniet tuaja me farefisin – të afërm dhe të largët? A jeni në kontakt me familjen dhe a planifikoni që këtë lidhje ta forconi edhe më? A përzihen ata në jetën tuaj? A jeni në marrëdhënie të këqija me familjen tuaj apo të partnerit?
Fëmijët
A dëshironi fëmijë dhe sa? Si mendoni t’i edukoni? A pajtoheni të investoni në edukimin e tyre?
Religjioni
A jeni religjioz? A pajtoheni që fëmijët t’i edukoni në këtë frymë? A ju pengon nëse partneri juaj është ateist, nëse ju jeni fetar dhe e kundërta?
Zbavitja
Si dëshironi ta kaloni kohën e lirë – ndaras apo së bashku? A do të thotë pushim që pushoni edhe nga njëri-tjetri?
Stili i jetës
Çfarë është stili juaj i jetës? Ku do të dëshironit të jetonit? A mendoni që një ditë të zhvendoseni në një vend të qetë, jashtë qytetit?
Puna
A është karriera e partnerit tuaj e rëndësishme sikur e juaja apo njëri prej jush duhet të bëjë kompromis? A jeni të gatshëm për një gjë të tillë? A planifikoni ta ndërpritni karrierën pas lindjes së fëmijës së parë? A mund njëri prej jush të kujdeset për familjen?
Familje tradicionale apo moderne
A keni pikëpamje tradicionale rreth familjes – gruaja amvise, e mashkulli siguron të ardhurat? Kush duhet të kujdeset për të hollat? Kush i paguan llogaritë? A planifikoni t’i ndani punët e shtëpisë?
Couple meeting in a cafe ejoying a coffee together
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-demet-nga-qerpiket-artificial/ | Qysh me i ditë dëmet nga qerpikët artificial? |
Qerpikët artificial kanë hyrë në modë, veçanërisht vitet e fundit, madje shumë preferojnë edhe t’i ngjesin ato përkohësisht, në parim kjo gjë është mjaft lehtësuese sepse nuk ke nevojë të mendosh për rregullimin e tyre dhe je në çdo kohë e gatshme.
Por si ngjitja e përkohshme e tyre, ashtu vendosja e tyre për ndonjë mbrëmje të caktuar ka shumë efekte negative për sytë.
Dëmet nga qerpikët artificial
Përdorimi i qerpikëve artificial në çfarëdo forme, mund t’ju çojë në humbjen e qerpikëve tuaj për shkak të presionit dhe stresit të vazhdueshëm mbi qerpikë. Nëse i përdorni për një kohë më të gjatë, gjasat e humbjes së qerpikëve natyral do të jenë shumë më të mëdha.
Është shumë e rëndësishme që para përdorimit të tyre t’i pastroni mirë duart në mënyrë që të parandalohen bakteret në zonën e syrit, mos i ndani qerpikët artificial me askënd dhe ndërrojeni masakrën tuaj çdo një muaj.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-e-mbajte-fytyren-e-paster/ | Qysh me e mbajte fytyren e paster? |
Qysh me e mbajtë fytyrën e pastër gjatë javës? Nëse e keni fytyrën e pastër ju jeni shumë me fat. Mirëpo në ditët e sotme ka shumë pak vajza që e gëzojnë një fat të tillë. Fatkeqësisht, askush nuk ka kohë për maska të përditshme.
Mirëpo një herë në javë mund ta bëni një të tillë që ta mbani fytyrën e pastërt. Në kuzhinë i ke përbërësit që të mbajnë fytyrën të pastër për gjithë javën. Kjo është një metodë shumë e thjeshtë dhe natyrale. Për të gjithë ata që vuajnë nga yndyra, sidomos, por edhe për fytyrat me probleme.
Si ta përgatisim?
Fillimisht, përziej një lugë gjelle e gjysmë sodë buke me një lugë gjelle ujë. Nëse nuk krijohet një lloj kremi, atëherë shto edhe pas sodë.
Pastroje fytyrën me ujë të ngrohtë, por jo shumë të ngrohtë dhe pastaj aplikoje përzierjen me kujdes.
Nëse ke fytyrë të yndyrshme, mbaje për rreth 10 minuta derisa lëkura ta ketë thithur masën. Nëse ke fytyrë të ndjeshme, atëherë kujdes nëse mund të të irritohet dhe mbaje më pak minuta.
Në fund shpërlaje fytyrën me ujë të ngrohtë dhe mos harro të aplikosh kremin hidratant në mënyrë që lëkura të mos thahet.
Pse kemi lëkurë të yndyrshme e jo fytyrën e pastër?
Prodhim i tepërt i sebumit, karakteristikë e lëkurës së yndyrshme, mund të vijë nga faktorë të ndryshëm që shpesh veprojnë të kombinuar me njëri-tjetrin:
Faktorët gjenetikë: flasim në këtë rast për predispozicion familjar
Faktorët hormonalë: Një çekuilibër i hormoneve si testosteroni, kortizoli që nxisin një mbiprodhim të sebumit.
Stresi: ndryshimi i ekuilibrit normal të organizmit mund të shkaktojë mes të tjerash një mbiprodhim të sebumit.
Produktet kozmetike të papërshtatshme: përdorimi i tyre mund të thajë në mënyrë të tepërt lëkurën duke nxitur një reagim të mbiprodhimit të sebumit nga gjendrat dhjamore.
Dieta e papërshtatshme: kryesisht konsumi i alkoolit dhe ushqimeve me yndyrë mund të shkaktojë vështirësi në tretje dhe mbingarkesë të mëlçisë.
Patologjitë: e para mbi të gjitha, tek gratë, është sindromi i vezores policistike,por dhe gjendjet inflamatore sistematike.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-metodat-me-te-mira-per-pastrim-te-njollave/ | Qysh me i ditë metodat më të mira për pastrim të njollave? |
Shumë njolla dinë të shndërrohen në ankth, sidomos nëse janë në copëzat tona të preferuara. Me ndihmën e këtyre truqeve shtëpiake njollat do të largohen ‘si në reklama’.
Buzëkuqi
Në heqjen e buzëkuqit ndihmon një gogël me tul buke. Ngjyrat e forta të buzëkuqeve janë shumë efektive dhe tërheqëse, megjithatë, problemi qëndron kur ai përfundon në rroba. Komplikimi shtesë është ai që buzëkuqet e sotshëm përkatësisht qëndrojnë më shumë. Këtu ndihmon buka e bardhë- hiqeni koren, më pas nga tuli i bukës bëni një topth. Fërkoni shenjën me bukë, kjo do të ndihmojë që shenja të hiqet nga materiali. Më pas atë garderobë lajeni në mënyrë të zakonshme.
Shenjat nga ngjyrat e vajit dhe markeri
Njollat nga ngjyrat e vajit dhe markeri mund të duken të rënda, megjithatë, do të hiqen me shpejtësinë e dritës nëse përdorni llak për flokë dhe përbërës për dezinfektim të duarve. Lëreni të qëndrojë 10 minuta, më pas lajeni në rrobalarëse me temperaturë të lartë.
Njollat nga bari
Trajtoni njollën me kombinim të hidrogjenit dhe përbërësve për larje të enëve. Është treguar si përbërës shumë i suksesshëm edhe përzierja e hidrogjenit, sodës bikarbon dhe ujit të nxehtë. Mbeturinat e barit shumë mirë i absorbon edhe shkumësi i bardhë i shkollës.
Detergjent shtëpiak për pastrim
Në dukje duken të thjeshta, por bëjnë mrekulli! Nga përbërësit janë të nevojshëm uthulla e bardhë, zbardhues, hidrogjen, lëng limoni, sapun natyral dhe dielli! Më e rëndësishmja që materialin e posalarë ta ekspozoni menjëherë në diell që të thahet.
Dylli (qiriu)
Truqet shtëpiake që i kanë zbuluar gjyshet tona: dyllin e ngrirë mund ta largoni kur në te të vendosni një letër gazete, e më pas t’i bini mbi me hekur.
Ngjyrat nga akryli
Trajtojini me një leckë të thjeshtë apo me pecetë të zhytur në alkool, më pas fërkojeni me sfungjer.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-vepru-me-femijen-qe-refuzon-ushqimin/ | Qysh me vepru me fëmijën që refuzon ushqimin? |
Shumë prindër i mundon pyetja se qysh me vepru me fëmijën që refuzon ushqimin? Kilet e tepërta te fëmijët, sipas mjekëve, janë pasojë direkte e shprehive të këqija në ushqim. Si dhe mungesës së aktivitetit fizik. Fëmijët gjithnjë e më shumë qëndrojnë ulur para televizorit, apo kompjuteri. Më së shpeshti hanë ushqime të shpejta (fast food), ëmbëlsira dhe ushqime grimcuese.
Prandaj fitohet përshtypja se gjeneratat e reja nuk dinë të luajnë me top, apo me llastik. Për një gjë të tillë, mjekët më së shumti fajësojnë prindërit, ku studimet tregojnë se shumica e prindërve nuk i mësojnë fëmijët e tyre rreth mënyrës së shëndetshme të të jetuarit. Është parë se një numër i konsiderueshëm fëmijësh shkojnë në shkollë pa ngrënë kafjall. Kurse pemët dhe perimet janë të rralla në menynë e fëmijëve.
Vajzat – më të rrezikuara
Është parë se ndaj anoreksisë, mosngrënies së qëllimshme, janë të prira sidomos vajzat, të cilat duan të kenë trup si të manekineve. Sado të holla që të jenë, vetja iu duket e trashë. Është e vërtetë se ky çrregullim paraqitet për shkaqe individuale. Mirëpo është vërejtur se fëmijët anoreksikë gati gjithmonë kanë raporte të këqija me prindërit, kryesisht me nënën.
Është parë se, derisa ta arrijë moshën madhore, fëmijët bombardohen me rreth 100.000 reklama për ushqim të shpejtë (jo të shëndetshëm), për ushqime grimcuese (çips, etj.) dhe ëmbëlsira. Në bazë të këtyre reklamave, fëmijët formësojnë shijet dhe preferencat e tyre ushqimore.
Mbipesha nuk është pasoja e vetme Edhe në rastet kur një mënyrë e tillë e të ushqyerit nuk shkakton shtimin në peshë, si dhe nuk ka ndryshime që mund të shihen me sy, analizat laboratorike tregojnë se të ushqyerit nuk është në rregull – rreth një e treta e fëmijëve të moshës shkollore janë anemikë! Për këtë shkak, mund të thuhet se nuk mjafton që vetëm të konsumohen ushqime të pasura me energji, meqë organizmi i fëmijës ka nevojë edhe për proteina, vitamina, minerale.
Prindërit duhet të zhvillojnë shprehitë për një të ushqyer të shëndetshëm që në fëmijëri
Qysh me vepru me fëmijën që refuzon ushqimin? Në rastet kur të ushqyerit joadekuat nuk është pasojë e varfërisë dhe mungesës së ushqimeve, prindërit janë në dilemë se a duhet që ta detyrojnë fëmijën të hajë më shumë, apo thjesht, ta lënë që të durojë urie, duke shpresuar se, kur ta kapë me të vërtetë uria, vetë do të kërkojë që të hajë. Ekspertët thonë se kjo dilemë nuk ka një zgjidhje të lehtë.
Çdo rast duhet të zgjidhet në mënyrë individuale. Pikësëpari, prindërit duhet që të flasin me fëmijën. Nëse nuk mund të gjejnë zgjidhje, atëherë nuk duhet që të hezitojnë të kërkojnë ndihmë profesionale. Nëse bëhet fjalë për anoreksi, atëherë me rëndësi është që problemi të njihet sa më parë, e më pas të mjekohet në mënyrë adekuate. Me fëmijët anoreksikë duhet të punojnë psikologët, psikiatrit dhe ekspertët e të ushqyerit.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-shmange-elektrizimin-e-flokeve/ | Qysh me shmangë elektrizimin e flokëve? |
Keni flokë të thatë dhe të hollë dhe gjithmonë shqetësoheni nga elektrizimi që bëjnë flokët tuaj sa herë i krihni? Është shumë e rëndësishme të mos përdorni një krëhër me dhëmbë plastik, pasi plastika gjithmonë i bën të elektrizohen flokët tuaj, përdorni një krëhër me dhëmbë metalik ai kurrë nuk do t’i elektrizojë flokët tuaj.
Një sekret tjetër është nëse flokët tuaj janë shumë të elektrizuar kur doni të dilni hidhni disa pika ujë mbi duar dhe lagini, ose me pak spraj flokësh i lyeni. Duhet të tregoni kujdes në zgjedhjen e shampos, gjithmonë të zgjidhni shampo që është kundër elektrizimiz të flokëve, lexojini mirë detajet e shampos kur ta blini. Produktet dhe maska hidratuese për flokët tuaj me doemos duhet të përdoren. Në këtë mënyrë do të keni flokë më të shëndetshëm.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-cokollata/ | Qysh me i ditë përfitimet nga cokollata? |
Çokollata është një prej ushqimeve më të preferuara për shumicën e njerëzve. Tashmë përveç shijes së mirë ka dhe një sërë efektesh siç është rritja e përqendrimit dhe e kujtesës. Studiuesit panë efektet e saj tek disa persona dhe nga hulumtimi u zbulua se ata persona që hanin të paktën një çokollatë në javë patën performancë më të mirë se ata që nuk konsumonin , në testimet e trurit që u bënë.
Kjo mund të jetë për shkak të një komponenti që quhet “flavanols” të cilat gjenden me bollëk tek çokollata e zezë dhe më pak tek çokollata e bardhë. “Flavanols” janë antioksidantë , përbërës që zëvendësojnë qelizat e vdekura. Studimi përfshiu rreth 1000 njerëz në 30 vite. Megjithatë mjekët këmbëngulin që çokollatë duhet të konsumohet në bazë të një dietë të shëndetshme dhe pa e tepruar, sepse vetëm në këtë mënyrë do sjell përmirësim të kujtesës apo aktiviteteve të tjera të trurit, pa shkaktuar dëme në organizëm.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-fshi-automatikisht-historine-tuaj-ne-google/ | Qysh me fshi automatikisht historine tuaj ne Google? |
Qysh me fshij automatikisht historine tuaj ne Google? Doni ta fshini automatikisht historinë tuaj në Google? Google mbledh dhe mban mend informacione në lidhje me veprimtarinë tuaj. Përfshirë uebin tuaj, kërkimin dhe historinë e vendndodhjes.
Ajo tani fshin automatikisht historinë për përdoruesit e rinj pas 18 muajsh. Por do ta ruaj përgjithmonë historinë tuaj në Google nëse e keni aktivizuar më parë këtë funksion me opsionet e paracaktuara.
Si arrihet kjo?
Që ajo të fshihet automatikisht duhet së pari do t’ju duhet të futeni tek Cilësimet e Aktivitetit tuaj dhe të ndryshoni këtë opsion. Gjithashtu mund ti tregoni Google që të fshijë aktivitetin pas tre muajsh. Ose të ndalojë mbledhjen e aktivitetit tuaj tërësisht.
Për të gjetur këto mundësi, drejtohuni tek faqja e Kontrollit të Aktivitetit. Futuni në llogarinë tuaj në Google nëse nuk jeni të regjistruar tashmë. Klikoni në opsionin Auto-fshirje nën Aktivitetin e Uebit dhe Aplikacionit.
Zgjidhni kur doni të fshini të dhënat — pas 18 muajsh ose 3 muajsh. Klikoni Next dhe konfirmoni për të vazhduar.
Duhet të jeni të vetëdijshëm se: Google përdor këtë histori për të personalizuar përvojën tuaj, përfshirë rezultatet dhe rekomandimet e kërkimit tuaj në internet. Fshirja e tij do ta bëjë përvojën tuaj të Google më pak të personalizuar.
Shkoni poshtë në faqe dhe përsëriteni këtë proces për llojet e tjera të të dhënave që mund të dëshironi të fshini automatikisht. Përfshirë Historikun e Vendndodhjes dhe Historinë e YouTube.
Mund të çaktivizoni gjithahstu mbledhjen e historisë së aktivitetit (pauzë). Duke klikuar rrëshqitësin në të djathtë të një lloji të të dhënave. Nëse është blu, është e aktivizuar. Nëse është gri, është i pa-aktivizuar.
Nëse opsioni Fshirja automatike për një lloj të të dhënave të historisë është bërë gri. Kjo është për shkak se keni ndaluar mbledhjen e atyre të dhënave.
Mund të drejtoheni edhe tek faqja Aktiviteti im dhe të përdorni opsionin Fshi aktivitetin. Në shiritin e majtë për të fshirë lloje të ndryshme të të dhënave të ruajtura në llogarinë tënde. Kështu e siguroni historinë tuaj në Google.
|
https://www.dua.com/sq/dhjete-kuriozitete-interesante-nga-e-gjithe-bota/ | Dhjetë kuriozitete interesante nga e gjithë bota |
Sot do t’ju sjellim disa kuriozitete interesante. Në rubriken tonë të Kurioziteteve do t’ju sjellim cdo javë nga 10 kuriozitete interesante nga e gjithë bota. Fakte dhe informacione të lezetshme per te gjithë ata që kanë qef të lexojnë të tilla gjëra.
1. Nëse do të hiqnit të gjithë hapësirën e zbrazët nga atomet që përbëjnë çdo njeri në tokë, e gjithë popullsia në tokë mund të futet në një mollë.
2. Njeriu i fundit që eci në hënë, Gene Cernan, i premtoi vajzës së tij se do të shkruante inicialet e saj në hënë. Ai e bëri këtë dhe inicialet e saj, “TDC”, ndoshta do të jenë në hënë për dhjetëra mijëra vite.
3. Në vitet 1960, CIA u përpoq të spiunonte ambasadat e Kremlinit dhe Rusisë duke i kthyer macet në pajisje përgjimi. Programi, i quajtur Acoustic Kitty, përfshinte mbjelljen kirurgjikale të baterive, mikrofonave dhe antenave brenda maceve.
4. Tri familjet më të pasura në botë kanë më shumë pasuri sesa pasuria e kombinuar e dyzet e tetë kombeve më të varfra.
A e dini edhe se..
5. Trafiku më i gjatë i të gjitha kohërave, ndodhi në Kinë dhe zgjati për më shumë se 10 ditë, me makina që lëviznin vetëm 0.6 milje në ditë.
6. Ka mbi 200 kufoma në malin Everest dhe ato përdoren si pika udhërrëfimi rruge për alpinistët.
7. Nëse e përshtasi me Inflacionin, John D. Rockefeller është njeriu më i pasur në historinë e gjithë botës me një vlerë neto 10 herë më shumë se Bill Gates dhe disa herë më tepër se Jeff Bezos.
8. Të gjitha orët në filmin “Pulp Fiction” janë bllokuar në orën 4:20. 4:20 është simbol kulturor që nënkupton përdorimin dhe tymosjen e mariuanës.
9. Dr. Seuss shkroi “Green egg and Ham” për të fituar një bast kundër botuesit të tij, i cili mendoi se ai nuk mund të plotësonte një libër me vetëm 50 fjalë.
10. Rusia nuk e ka konsideruar birrën si pije alkolike deri në vitin 2011. Më parë ka qënë e klasifikuar si një pije e butë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mbjelle-qepe/ | Qysh me mbjellë qepë? |
Ju mund të mbjellni qepë në kushte shtëpiake pa qenë nevoja të keni një kopësht shumë të madh, të investoni në të holla si dhe të keni shumë hapësirë.
Në fakt, ju mund ti rrisni edhe në një apartament të vogël, me shumë pak investim në të holla, madje edhe në dimër!
E tëra që duhet të bëni është ti mbjellni në një shishe plastike, ti vendosni pranë ndonjë dritare ku nuk pengojnë dhe prisni me padurim rezultatet e para!
Ja si të veproni:
Bleni sythet e qepeve, pak tokë apo dhe, një shishe plastike prej 2 deri në 5 litra.
Lajeni mirë shishen, prejeni atë nga anesh në shumë vrima, varsisht sa kokrra vezë keni, në mënyrë që të mund të dalin gjethet e qepeve jashtë shishes plastike.
Mbusheni shishen ngadalë me dhe në të njejtën kohë vendosni kokrrat e qepëve.
Shënim:
Rezultati më i mirë do të arrihet nëse shishen plastike të mbjellur me qepë e vendosni diku në një vend me diell për të paktën 6 orë në ditë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-sa-kohe-i-duhet-trupit-te-sherohet-pas-lindjes/ | Qysh me ditë sa kohë i duhet trupit të shërohet pas lindjes? |
Besimi i vjetër se trupit të gruas i mjafton vetëm gjashtë javë nga lindja të kthehet në gjendje normale është fantazi, zbulon hulumtimi i fundit Shtatzënia është, në kuptimin fizik, ndryshimi i madh për trupin e nënës. Organet e saj lëvizin, krijohen rreth një litër e gjysmë më shumë gjak, si dhe përjeton ndryshime të mëdha hormonale.
Grave me shekuj ju është thënë se trupi i gruas kthehet në gjendje normale gjashtë javë pas lindjes, gjegjësisht aq sa zgjatë lehonia. Por hulumtimi i ri britanik ka zbuluar se gjashtë javë për shërim janë fantazi dhe se trupit të gruas i duhet një vit të shërohet pas lindjes. Për këtë nuk bëhet fjalë vetëm për shërim fizik, por edhe mental.
Shumë nëna me presionin e madh që sa më shpejtë të kthehen në formë, bëjnë sikur para shtatzënisë apo që sa më shpejtë të fillojnë me punë. Kryesuesja e hulumtimeve dr. Julie Wray nga univerziteti Salford konsideron që gratë duhet të qëndrojnë në maternitet më gjatë që të pushojnë pak, shkruan Parent Herald.
|
https://www.dua.com/sq/marmelate-nga-boronicat-dhe-farat-chia/ | Qysh me përgatit marmelatë nga boronicat dhe farat chia? |
Marmelatë nga boronicat dhe farat chia, kur ta provoni këtë ëmbëlsirë, nuk do të dëshironi kurrë të blini tjetër. Përbërja e së cilës është e pasur me sheqerna dhe me shurupe me fruktozë të lartë. Për përgatitjen e kësaj lyerjeje të thjeshtë dhe të shijshme ju nevojiten fara chia, të cilat janë zëvendësim i shkëlqyer për pektine dhe pemët tuaja të preferuara, sipas dëshirës. Pekmezi është i ëmbëlsuar me mjaltë (në vend të mjaltit mund të përdorni edhe ëmbëltues të tjerë bimorë, sipas dëshirës shurup panje, stevie) i bërë për vetëm 30 minuta. Bashkë me gjithë këto përmban shumë nutrienë, yndyra të shëndetshme, fibra dhe albumina. Kjo lyerje mund të shërbejë bashkë me ëmbëlsirat tuaja të preferuara dhe t’i përdorni në përgatitjen e ëmbëlsirave.
Përbërësit për Marmelatë:
500 g boronica shtëpiake,
lëng i 1 limoni,
kore e gërryer e limonit të paspërkatur,
5 lugë mjaltë,
3 lugë fara chia.
Përgatitja:
Qysh me e përgatit këtë lyerje? Ndiqni udhëzimet e mëposhtme: Në tenxhere për zierje shtoni boronicat, lëngun e limonit lëvoren e gërryer dhe mjaltin. Të gjitha përzieni mirë. Me shtypëse për pure grimconi boronicat deri sa të bëhen tretje e dëshiruar. Zieni në zjarr mesatar rreth 25 – 30 minuta, duke i përzier vazhdimisht derisa tretja të dendësohet. Hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet. Kur tretja të ftohet qiteni në enë të sterilizuar qelqi dhe shtoni farat chia. Përzieni dhe mbani në frigorifer rreth 14 ditë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-eleminu-rrudhat-nga-duart/ | Qysh me i eleminu rrudhat nga duart? |
Kremrat nganjëherë nuk janë të mjaftueshme për të eliminuar rrudhat të cilat shfaqen në duar, në disa raste edhe në moshë më të re.
Eliminimi i rrudhave nga duart
Dermatologët thonë se disa lloje të lëkurave mund të jenë rezistente ndaj kremrave, ndaj edhe kanë rekomanduar një maskë e cila mund të bëhet në kushte shtëpie e cila ka treguar rezultate pozitive në këtë drejtim.
Përbërësit të cilët përdoren në këtë maskë janë produkte që të gjithë i përdorim për ushqim.
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle kos
1 lug gjelle lëng limoni
Këta të përbërës duhet të përzihen derisa të fitohet masa homogjene dhe këtë aplikojeni në duar për një kohëzgjatje prej 15 minutash.
|
https://www.dua.com/sq/emra-per-vajza/ | Emra per vajza bazuar ne mitologjinë e lashtë |
Të gjesh emra per vajza ndonjëherë duket e vështirë. Nisur nga kjo në këtë artikull do i drejtohemi mitologjisë për të na udhëzuar. Këto emra mund t’i japin fëmijës traditë dhe forcë si dhe ta vecojne nag emrat e zakonshëm.
Tabela e PërmbajtjesEmra per vajza bazuar ne mitologjinë e lashtëLunaIrisDafinaFrejaPenelopaFloraIsoldaLoreleiAlteaKasandraAstraHermionaIrenaReaMajaDianaSelenaAfërditaKamilaMorganaLedaBrunhilda
Emrat e hyjnive greke dhe romake, si Athina, së bashku me figura nga kelte, irlandeze, norvegjeze, dhe legjenda të tjera klasike i gjeni këtu. Këto emra per vajza të përzgjedhur mund të ofrojnë një burim të bollshëm opsionesh të guximshme. Secila prej tyre është e kombinuar histori dhe legjenda.
Vazhdoni të lexoni këto emra per vajza dhe na shkruani nëse doni të tjera të ngjashme si këto.
Emra per vajza bazuar ne mitologjinë e lashtë
Luna
Origjina: latinisht
Kuptimi: “hëna”
Përshkrim: Emri i perëndeshës romake të hënës. Luna rrjedh drejtpërdrejt nga fjala latine për hënën, luna. Komplementi hyjnor i Lunës është Sol, perëndia e Diellit. Në artin romak, Luna shpesh përshkruhet duke drejtuar një karrocë të argjendtë.
Iris
Origjina: Emri i lules; greke
Kuptimi: “ylber”
Përshkrim: Irisi rrjedh drejtpërdrejt nga fjala greke e irisit, që do të thotë “ylber”. Në mitologjinë greke, Iris ishte perëndeshë e ylberit, një lajmëtare për Zeusin dhe Herën që hipën mbi ylber si një urë shumëngjyrëshe nga qielli në tokë. Në kohët e lashta, Iris konsiderohej një simbol i fuqisë dhe madhështisë, tre segmentet e petaleve që përfaqësonin besimin, mençurinë dhe trimërinë. Ky imazh shumëngjyrësh çoi në emërtimin e lules dhe për pjesën me ngjyrë të syrit.
Dafina
Origjina: greke
Kuptimi: “pema e dafinës, pema e gjirit”
Përshkrim: Në mitologjinë greke, Dafna ishte vajza nimfë e Peneusit, një perëndi lumi. Peneu e shpëtoi Dafinën nga obsesionet romantike të Apollonit duke e shndërruar atë në një pemë dafine. Është nga ky mit që gjinia bimore dafina, e cila përmban llojin e dafinës, merr emrin e saj.
Freja
Origjina: norvegjisht
Kuptimi: “një grua fisnike”
Përshkrim: Freya/Freja rrjedh nga emri i vjetër norvegjez Freyja, që do të thotë “Zonjë ose femër fisnike”. Është emri i perëndeshës norvegjeze të dashurisë, bukurisë dhe pjellorisë. Freya mund të konsiderohet si një feminizim i Frey ose Freyr, emri i vëllait binjak të perëndeshës.
Penelopa
Origjina: greke
Kuptimi: “endëse”
Përshkrim: Penelope është një emër nga mitologjia greke. Ajo ishte gruaja e Odiseut në librim “Homeri dhe Odisea.” Ka dy histori të mundshme të origjinës – Penelope ose rrjedh nga greqishtja, që do të thotë “fije e një bobine”, ose penelops, një lloj rosë. Penelopa mitologjike u kujdes nga një rosë si foshnjë, dhe më vonë u bë e njohur për vonimin e kërkuesve të dorës së saj duke u shtirur s thuri një rrobë ndërsa burri i saj ishte në det.
Flora
Origjina: latinisht
Kuptimi: “lule”
Përshkrim: Flora, emri i perëndeshës romake të luleve dhe pranverës, e cila gëzoi rininë e përjetshme. është një nga emrat e luleve të vajzave që mendojmë se duhet të rikthehet. Ssë bashku me kushërirat emra si Kora dhe Dora. Florence, Fiorella, Fleur dhe Floëer janë përkthime, por Flora na pëlqen më shumë nga të gjitha.
Isolda
Origjina: uellsisht, gjermanisht
Kuptimi:”sundimtarja e akullit”
Përshkrim: Tani që Tristan është rizbuluar, ndoshta është koha që e dashura e tij fabulare në romancat Arthuriane dhe opera ëagnerian, një princeshë e bukur irlandeze, të rikthehet gjithashtu.
Lorelei
Origjina: gjermanisht
Kuptimi: “joshëse, joshëse”
Përshkrim: Roli i saj i dyfishtë si nënë dhe vajzë — madje edhe gjyshe — në TV. Vajzat Gilmore modernizoi, humanizoi dhe popullarizoi një emër të lidhur më parë me sirenën mitike joshëse dhe gërmuesin e arit të portretizuar nga Marilyn Monroe në “Zotërinjtë preferojnë biondet.”
Altea
Origjina: greke
Kuptimi: “me fuqi kuruese”
Përshkrim: Altea është një emër poetik, pothuajse eterik që gjendet në mitin dhe poezinë baritore greke. Lidhur në kohët moderne me tenisten e madhe Altea Gibson, afrikano-amerikanja e parë që fitoi në Wimbleton.
Kasandra
Origjina: greke
Kuptimi: “njeri i shkëlqyer ose e shkëlqyer”
Përshkrim: Emri i princeshës tragjike mitologjike trojane, së cilës iu dha dhurata e profecisë nga Apolloni, por që u dënua të mos besohej kurrë, Cassandra është përdorur për personazhe në filma dhe telenovela. Eterike dhe delikate, Kasandra ishte në Top 70 gjatë viteve 1990 si emer per vajza për shkak të telenovelave.
Astra
Origjina: latinisht
Kuptimi: “yjet”
Përshkrim: Një emër me sy si yje, ndërgalaktike, shumë më e rrallë se Stella ose Ester. Bashkangjitur me një personazh të librit komik si Princesha Astra në “Doctor ëho”.
Hermiona
Origjina: Grek, version femëror i Hermes, “lajmëtar, tokësor”
Kuptimi: “lajmëtar, tokësor”
Përshkrim: Roli kryesor i Hermiones në Harry Potter e ka bërë këtë emër të injoruar më parë, dikur të turbullt, befas të zbatueshëm. Hermiona ka nisur të vendoset si emër sidomos pasi mijëvjecaët kanë filluar të kenë fëmijët e tyre.
Irena
Origjina: greke
Kuptimi: “paqe”
Përshkrim: Serene Irene, emri i perëndeshës greke të paqes dhe një nga më të njohurit nga emrat e perëndeshave greke. Si emër, ishte jashtëzakonisht popullor në Romën e lashtë dhe përsëri në Shtetet e Bashkuara njëqind vjet më parë.
Rea
Origjina: greke
Kuptimi: “një përrua që rrjedh”
Përshkrim: Emri krijues i stilit të vjetër i tokës mitologjike greke. Nëna e të gjithë perëndive. Shumë më mirë se ekuivalenti romak: Ops. Rea u rikthye në Top 1000 në botë rreth viteve 2015. Që prej atij viti i ka rënë popullariteti.
Maja
Origjina: greke
Kuptimi: “nënë”
Përshkrim: Maia rrjedh nga fjala greke maia, që do të thotë “nënë”. Në legjendën greke, ajo ishte vajza me flokë të bukura të Atlasit që lindi djalin e preferuar të paligjshëm të Zeusit, Hermesin. Për romakët, Maia ishte mishërimi i nënës së tokës dhe perëndeshës së pranverës, pas së cilës ata quajtën muajin maj. Maja është drejtshkrimi më i zakonshëm.
Diana
Origjina: latinisht
Kuptimi: “hyjnore”
Përshkrim: Diana, princesha tragjike britanike, frymëzoi shumë legjenda, por çuditërisht jo një për emrin e saj. Për ne, Diana është një zgjedhje e mrekullueshme dhe ende e papërdorur shpesh si zgjedhje emra per vajza.
Selena
Origjina: greke
Kuptimi: “perëndeshë e hënës”
Përshkrim: Selena mund të jetë me origjin nga mitologjia greke, por variacioni latin Selena përdoret më shpesh këto ditë. Selena është perëndeshë greke e hënës, motra e perëndisë së diellit Helios. Selena nganjëherë quhet edhe Cynthia ose Phoebe. Emri mund të lidhet me fjalën selas, që do të thotë dritë dhe është një nga më të bukurat emra per vajza.
Afërdita
Origjina: greke
Përshkrim: Emri i perëndeshës greke të dashurisë ka zbritur rrallë në përdorim tek të vdekshmit. Megjithëse, ekuivalenti romak Venus, falë yllit të tenisit ëilliams, tani duket plotësisht i pranueshëm. Por me modën e re me emra per vajza bazuar në perëndesha, mund të shohim në shumë Afërdita të vogla në këndin e lojërave me Jupiterin dhe Junon.
Kamila
Origjina: latinisht
Kuptimi:”shoqërues i ri ceremonial”
Përshkrim: Kamila spanjolle, e shqiptuar ka-MEE-la, është versioni me rritje më të shpejtë të këtij emri të lashtë romak. Mirepo, Kamila e fundit mbretërore mund të ketë ndihmuar në promovimin e markës britanike. Në mitin romak, Kamila ishte një gjahtare me këmbë të shpejta e aq të lehta saqë mund të vraponte mbi një fushë pa përkulur as edhe një fije bari.
Morgana
Origjina: Uellsisht
Kuptimi: “i lindur nga deti, kënga e detit ose rrethi i detit”
Përshkrim: Morgan ka qenë prej kohësh një emër tradicional mashkullor uellsian, një variant i emrit të vjetër uellsian Morcant. Femra Morgan nuk ka lidhje me versionin mashkullor – është një emër nga legjenda Arthuriane e krijuar për Morgan le Fay, gjysmëmotra e mbretit Arthur dhe magjistare e famshme. Emri i saj vjen nga Morgen, një emër i vjetër Uells që do të thotë “e lindur në det” dhe lidhet me emrin irlandez Muirgen.
Leda
Origjina: greke
Kuptimi: “i lumtur”
Përshkrim: Në mitin klasik grek, Leda ishte një bukuri e madhe që lindi një tjetër bukuri të madhe, Helenën e Trojës. Leda është emri i rrallë që është njëkohësisht i thjeshtë, i rrënjosur thellë dhe unik. Vetëm 18 vajza u quajtën Leda vitin e kaluar. Një emër i përdorur në disa vende evropiane si emer per vajza. Shqiptimi është zakonisht lee-dah i drejtpërdrejtë, por italianët thonë lay-dah.
Brunhilda
Origjina: Norvegjisht
Kuptimi: “Armatosur për betejë”
Përshkrim: Një nga Valkyries, ende e veshur me armaturë të blinduar rënda.
Këto ishin disa emra per vajza që kemi përzgjedhur për ju. Na tregoni se cila ju pëlqen më tepër dhe nëse doni të tjera me të njëjtin shpjegim dhe stil.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-femijet-nga-teknologjia/ | Qysh me i largu fëmijët nga teknologjia që të jenë më social? |
Qysh me i largu fëmijët nga teknologjia? Të largosh fëmijët nga teknologjia në kohërat që po jetojmë duket e pamundur.
Mirëpo, juve si prindër ju takon të përpiqeni sa më shumë t\’i aktivizoni ata larg tekonologjisë. Më poshtë ne po ju sjellim disa metoda që mund të ju ndihmojnë.
Largoni pajisjet nga dhoma e gjumit
Sipas një studimi të bërë, thuhet se rreth 73% e të rinjve mes moshës 6 deri 17 vjeç posedojnë nga një pajisje elektronike në dhomën e tyre. Mjekët rekomandojnë heqjen apo largimin e pajisjeve elektronike nga dhoma e gjumit, dhe krijoni një atmsoferë qetësuese apo relaksuese ku jeni tërësisht të shmangur nga bota teknologjike.
Lexoni bashkë me fëmijët tuaj për me i largu fëmijët nga teknologjia
A keni ndonjë fëmijë që nuk e pëlqen leximin? Përderisa ka aplikacione që mund të adresojnë këtë problem, mënyra më e mirë është të kaloni kohën duke i lexuar fëmijës suaj. fëmijët më të vegjël më së shumti e pëlqejnë kohën që u jepet ta kalojnë me prindërit, sidomos librat me fotografi dhe figura stimulojnë imagjinatën.
Përcaktoni kohë specifike për përdorim të teknologjisë
Një nga mënyrat e largimit të fëmijëve nga bota e teknologjisë është të përcaktoni kohë specifike se kur mund ti përdorin tabletat apo të luajnë video lojra, dhe kohën e mbetur ta kalojnë me familje. Në vend të kësaj, inkurajoni komunikim mes anëtarëve të familjes në mënyrë që fëmijët tuaj të praktikojnë të folurit dhe komunikimin, si dhe të mund të shprehen për veten e tyre.
|
https://www.dua.com/sq/si-te-kalojme-kohen-e-lire/ | Si te kalojme kohen e lire? |
Si te kalojme kohen e lire? Kur ne bëhemi çift me dikë është normale që të kemi dëshirë për të kaluar kohë së bashku. Sidomos kohën e lirë.
Mirëpo ndonjëherë dinamika e jetës dhe rrethanat na pamundësojmë të jemi në hapësira që ofrojnë komoditet. Apo edhe që janë romantike njëkohësisht. Pas një jave të gjatë me angazhime të gjithë do të gjenim prehje nëse kalojmë kohë me personin tonë të zemrës. Sidmos nëse e bëjmë këtë në ndonjë vend të ngrohët e romantik. Nëse mendoni se ju kanë mbaruar idetë ne po ju japim disa sygjerime për hapësira të tilla ku mund të kaloni fundjavat apo thjeshtë pasditet tuaja.
Shtëpitë malore
Kërkoni në internet për shtëpitë malore me qira që gjenden në afërsi të qytetit ku jetoni. Ato hapësira zakonisht janë të vogla por të ngrohta.
Do të shijoni ajrin e pastër të malit dhe bukurinë e ndërtimeve të drurit. E mos të harrojmë ndiesinë e mirë që japin durtë teksa digjen në vatrën e zjarrit.
Ambientet e tilla janë të përshtatshme në secilën stinë të vitit. Kështu që një kohë e shpenzuar në një atmosferë të tillë do të ju bëjë mirë juve dhe partnerit tuaj. Aty do të keni privatësinë e kërkuar si dhe rehatinë e nevojshme. Prandaj nëse tashmë se keni bërë ende një gjë të tillë mos hezitoni të niseni në këtë aventurë të re! Ne jemi të sigurtë se ju do të argëtoheni shumë duke kaluar kohë së bashku atje.
Resortet me pishina të mbyllura
Një fundjavë në një resort që ka pishinë të mbyllur definitivisht është hapësira e duhur për relaksim me personin e zemrës gjatë stinës së dimrit. Vendet e tilla ju japin relaksin e merituar dhe hapësirën për të qenë rehat dhe të qetë. Ju madje mund të bëni edhe masazhe për çifte. Mund edhe të shfrytëzoni saunat dhe opsionet e tjera që resorti që keni zgjedhur i ofron.
Një ndërrim i tillë i ambientit do të ja u çlirojë mendjen nga lodhja dhe do të ju bëjë të ndiheni mirë. Kur të dy të jeni të relaksuar dhe me mendime të qeta mund të bisedoni edhe për tema që në dinamikën e jetës nuk gjejmë hapësirë t’i flasim. Prandaj një kohë e kaluar në mënyrë të tillë është më se e mirëseardhur.
Park aventurash
Nëse po kërkoni një hapësirë ku mund të lironi stresin dhe përjetoni adrenalinën një park aventurash është zgjedhje për ju. Gjeni një park të tillë që ndodhet në afërsi të vendit ku jetoni. Shijojeni rrugëtimin me makinë bashkë me partnerin tuaj dhe dhe dëgjoni muzikë. Këndoni bashkë e bëni shumë fotografi. Madje bëni edhe video të momenteve tuaja më të bukura. Provoni të gjitha lojërat e parkut të aventurave që ju duken interesant. Shijoni kokshkat, pambukun e sheqerit e pijet me akull që zakonisht shërbehen në vende të tilla. Kështu duke u argëtuar ju të dy do të harroni telashet dhe kësisoj do të merrni shumë energji pozitive.
Ju keni arritur ne fundin e artikullit “Si te kalojme kohen e lire?“.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-mireprit-nje-koleg-te-ri-ne-pune/ | Qysh me mireprit nje koleg te ri ne pune? |
Zyret dhe ambientet e punës në përgjithësi janë vende ku kalojmë pjesën më të madhe të ditës.
Mirëpo qysh me mirëprit një koleg të ri në punë? Deshëm ose jo, kolegët tanë janë personat me të cilët kalojmë pjesën më të madhe të kohës.
Për këtë arsye ambienti i punës dhe njerëzit e tij janë shumë të rëndësishëm.
Prandaj dita e parë në një vend të ri të punës është mjaft stresuese. Si për personin që i bashkohet ekipit, ashtu edhe për ekipin që pranon një anëtar të ri.
Tregoni atij gjithë ambientin
Nëse ju jeni një nga punëtorët më të vjetër të zyrës ju takon juve t’ja prezantoni kolegut të ri ambientin. Do të ishte ideale nëse qysh ditën e parë i tregoni të gjitha ambientet e zyrës dhe e njoftoni me secilin punëtorë. Kjo do ta bëjë atë të ndihet më mirë.
Kushtoni vëmendje hapësirës së tij apo saj
Për tu dukur më mirëpritës dhe serioz ju mund të përgatisni tavolinën e punës së kolegut tuaj të ri para se ai të arrijë.
Do të jetë shumë mirë nëse personi që po i bashkohet skuadrës tuaj gjen gati tavolinën, kompjuterin dhe të gjitha paisjet e tjera që i duhen.
Ofroni kafe ose çaj
Mos harroni t’i ofroni kolegut tuaj të ri një kafe ose një çaj në ditën e parë të punës. Nëse zyra juaj ka një aparat të kafës apo çajit kujdesuni që ai të mësojë se si përdoret dhe të ndihet i lirë ta përdor njësojë sikur të tjerët.
Gjithashtu mos harroni t’ja bëni me dije kohën e pauzës dhe mënyrën se si kjo çështje funksionon në zyrën tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/cilat-jane-10-ndertimet-me-te-shtrenjta-ne-bote/ | Cilat janë 10 ndërtimet më të shtrenjta në botë? |
Në botë ka disa projektet ndërtimore që njihen për kosto më të lartë të ndërtimit. Ato vlerësohen edhe për madhështinë dhe pamjen e tyre. Po ju a e dini cilat janë ndërtimet më të shtrenjta në botë? Më poshtë po përmendim 10 më të famshmet.
1.Stacioni internacional i gjithësisë
Ndërtimi i këtij stacioni kushtoi 157 miliard dollarë dhe ndërtimi i tij mori kohë disa vjet. Ky stacion ishte i gatshëm për përdorim që në fund të vitit 2011. Jo shumë persona e dinë se ky është ndër ndërtimet më të shtrenjta në botë.
2. Diga Itaipu, Brazil
Kjo është një digë hidroelektrike që ndodhet në lumin Parana i cili shtrihet në kufirin Brazil-Paraguaj. Kjo digë gjeneron sasi të mëdha të energjisë me të cilën furnizohen të dy shtetet. Ndërtimi i kësaj dige 7700 m përfundoi në vitin 1984 dhe kushtoi 85 miliard dollarë.
3. Diga Three Gorges
Gjendet në distriktin Yiling, provinca Hubei/Kinë, dhe pritet që ndërtimi të përfundon në fund të vitit 2011. Kostoja e përgjithshme e ndërtimit llogaritet të jetë 25 miliard dollarë, dhe kjo digë konsiderohet si “gjeneruesi më i madh i elektricitetit në botë”, dhe prodhuesi i dytë më i madh në botë pas digës Itaipu që ndodhet në Brazil.
4. CVN-78 anije mbajtëse ushtarake
Një nga ndërtimet më të shtrenjta në botë ësht edhe kjo anije. Ajo konsiderohet të jetë anija më e madhe dhe njëra prej investimeve më të mëdha sa i përket anijeve “mbi-detëse”. Anija është e pajisur për situatat më të këqija dhe është e kompletuar me teknika më të sofistikuara dhe sisteme të sulmeve. Anija ka vlerë prej 8.1 miliard dollarë dhe është ndërtuar në SHBA.
5. Gypat në Alaska
Këto gypa janë të gjatë afro 800.302 milje apo 1,287.961 km dhe janë pronë e kompanisë Alyeska Pipeline Service. Këto gypa të gjatë konsiderohen si një ndër ndërtimet më të shtrejta në botë sepse kushtuan 8 miliard dollarë.
6. Centrali Nuklear Olkiluoto
Investimet për ndërtimin e këtij centrali nuklear llogariten mbi 7.8 miliard dollarë dhe është ende në ndërtim e sipër. Ky central nuklear po ndërtohet në ishullin Olkiluoto në Finland, dhe pasi të përfundohet pritet të gjeneroj 14,268 kilowat orë energji gjatë vitit.
7.Reaktori termonuklear eksperimental internacional
Ky reaktor eksperimental ndërtohet nga India, Japonia, Rusia, Korea Jugore, SHBA, UE dhe Kina. Këto shtete punojnë bashkë për ndërtimin e reaktorit më të madh dhe më të avancuar për fusion nuklear. Reaktori po ndërtohet në Cadarache/Francë dhe pritet të përfundohet në vitin 2016.
8. Ura New Bay
Qeveria e SHBA shpenzon 6.3 miliard dollarë për ndërtimin e këtij projekti të madh dhe pritet që ti shërbej trafikut të tyre në vitin 2012. Kjo urë po ndërtohet që ta zëvendësojë urën e vjetër San Francisco-Oakland Bay e cila konsiderohet si e rezikshme për njerëzit që vozisin në të.
9. Kollideri Hadron
Organizatat europiane për hulumtime nukleare (CERN) ndërtoi akseleratorin më të madh të grimcave i cili kushtoi 6 miliard dollarë. Ishte ndërtuar 175 metra thellë në kufirin Francë-Zvicër. Ndërtimi i tij u përfundua në vitin 2008 dhe konsiderohet si qendra më e avancuar për hulumtime të energjisë.
10. Ura Oresund
Kjo urë e gjatë madhështore është dizajnuar nga Georg Rotne, dhe sot konsiderohet si ura më e gjatë hekurudhore në kontinetin e Europë. Ajo lidhë Suedin me Danimarkën dhe kushtoi 6 miliard dollarë. Eshtë moderne, e qëndrueshme dhe po bëhet krenaria e re e këtyre dy vendeve që nga viti 2000.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-caj/ | Qysh me pergatite Caj rusi ne 6 hapa te shpejte? |
Qysh me pergatite Caj rusi, eshte pije standarte ne Turqi. Sherbehet ne mengjes, gjate dites dhe ne cajtore, madje edhe shitet ne rruge nga vendasit. Kjo pije e nxehte eshte shume me e perhapur se kafeja e famshme turke. Madje kjo pije eshte tejet e perhapur edhe ne Kosove, i njohur me emrin çaj rusi. Nese deshironi te dini se si ta pergadisni kete pije te shijshme qe do t’ju bej te varur, lexoni me poshte!
Pergatitja
Puna e pare qe duhet te beni eshte te mbushni çajnikun (gjygymin) e madh me uje dhe ta nxehni. Mos e vendosni kapakun e çajnikut mbi te.
Shtoni gjethet e çajit ne çajnikun e vogel dhe vendoseni çajnikun e vogel mbi ate te madhin. Ju nevojitet nje luge e çajit me gjethe te çajit per person. Mos shtoni uje ne çajnikun e vogel!
Pasi te kete vluar uji ne çajnikun e madh (mund ta degjoni/shifni ujin ne te duke vluar), fikeni shporetin dhe largojeni çajnikun e vogel nga ai i madhi. Tani shtoni ujin e vluar nga çajniku i madh ne te voglin. Shtoni rreth 1 filxhan te ujit te vluar per çdo luge te çajit qe keni vene per person.
Mbylleni çajnikun e vogel me kapak ne menyre qe çaji te “piqet” ne uje per rreth 15 minuta. Çaji eshte i gatshem atehere kur te gjitha gjethet e cajit zhyten ne fund te cajnikut te vogel.
Tani mund ta sherbeni cajin. Eshte tradite ne Kosove te sherbehet ne gota te vogla te xhamit me 2 kokrra te sheqerit. Mbusheni 1/3 e gotes me çaj nga çajniku i vogel, dhe 2/3 me ujin e vluar nga çajniku i madh.
Çaji duhet te duket me ngjyre te kafe te çelur.
Ju befte mire!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-problemet-qe-shkakton-gjumi-i-tepert/ | Gjumi i tepert – Qysh me i ditë problemet që shkakton? |
Gjumi është shumë i rëndësishëm. Ai ndihmon trupin të rifurnizohet me energji, por si ndikon gjumi i tepert.
Personat që flenë më shumë se 10 orë në ditë, në përgjithësi nuk gëzojnë një shëndet të mirë krahasuar me ata që flenë 7-8 orë në ditë.
Michael Irwin, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Jutah (SHBA), është i bindur se të flesh shumë do të thotë t’i shkaktosh vetes sëmundje.
Rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës
Kur fle shumë, rrezikon zemrën. Të flesh më shumë se 8 orë në ditë rrit mundësinë e vdekjes nga sëmundjet e zemrës me 34%. Femrat janë të prirura të flenë më shumë sesa meshkujt dhe kjo i bën më të rrezikuara.
Gjumi i tepert shkakton probleme me peshën
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që nuk flenë mjaftueshëm, janë më të shëndoshë.
E njëjta gjë mund të thuhet me ata që flenë më shumë seç duhet. Kur fle, nuk je në lëvizje dhe për këtë arsye ka më shumë mundësi të shtosh në peshë, pasi duke fjetur nuk djeg kalori.
Mund të zhvilloni diabet
Gjumi i tepert mund të rrisë nivelin e sheqerit në gjak. Glukoza e lartë rrit rrezikun e diabetit.
Rrezikoni vdekje të parakohshme
Është e frikshme, por e vërtetë. Studime të shumta kanë treguar se njerëzit që flenë më shumë janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme. Kjo sepse diabeti dhe sëmundjet e zemrës njihen si shkurtues jete.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-kepucet/ | Qysh me i pastru këpucët? |
1.Hapi i parë që duhet të bëni kur dëshironi të pastroni këpucët apo atletet është largimi i lidhësave.
2.Mënyra më e lehtë për të larguar të gjitha papastërtitë nga lidhësat është me anë të një furce të vogël dhe shampos. Fërkoni të dyja anët me shampo, dhe shpërlani pastaj.
3.Kombinoni deterxhent të enëve me ujë të ngrohtë, dhe me të njejtën furcë pastroni pjesën e brendshme të këpucëve.
4.Me anë të një lecke dhe deterxhentit të enëve largoni papastërtitë e mëdha në pjesën e jashtme. Vendosni këpucët apo atletet në një qarqaf jastëku dhe futini në lavatriqe në 30 gradë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-largu-fobite/ | Qysh me i largu fobitë? |
Kombinimi i realitetit virtual dhe stimulimi transkranial magnetik, përkatësisht nxitja e rajoneve të caktuara të trurit përmes fushës magnetike, mund të ndihmojë në tejkalimin e fobive të ndryshme, si frika e lartësive, shkruan revista Brain Stimulation.
Shkencëtarët në Spitalin Universitar në Virxburg, zhvilluan një studim mbi 39 pacientë që vuanin nga frika e lartësisë. Duke përdorur realitetin virtual, ata u vendosën në situata ku frika është e pranishme.
Njëzet minuta para se të ekspozoheshin në këtë situatë, gjysma e pjesëmarrësve u stimulua nga pjesa e përparme e trurit, ndërsa gjysmës tjetër iu dha placebo.
Grupi i njerëzve, i cili ishte i ekspozuar ndaj stimulimit magnetik transkarnial, pas dy serive tregoi më pak nivele të vështirësive. Efektet pozitive u reflektuan edhe pas tre muajsh.
Ky studim gjithashtu shtoi stimulimin magnetik, i cili u tregua edhe më efektiv në zbutjen dhe trajtimin e fobisë.
Shkencëtarët dëshirojnë të zgjerojnë kërkimet për fobi të tjera, për të parë nëse ato është e mundur të trajtohen në të njëjtën mënyrë. Në të ardhmen do të bëhet hulumtimi i fobisë nga merimangat.
|
https://www.dua.com/sq/gatime-per-vitin-e-ri/ | Gatime per Vitin e Ri |
Gatime per Vitin e Ri bëjmë secili nga ne. Si krishtlindjet, si viti i ri, janë festa që lidhen ngushtë me ushqimet. Festa kur gatuhen ushqime tradicionale.
Pothuajse shumica gatuajnë një gjel deti, por edhe ëmbëlësirat nuk mungojnë. P.sh në Greqi gatuhet ëmbëlsirë e vitit të ri çdo herë. Kombe të ndryshme kanë ushqime të ndryshme tradiconale.
Ne për shembull kemi sallatën me patate, që e quajmë sallatë ruse, që në fakt bëhet shumë e mirë dhe e shijshme. Në disa rajone gatujnë edhe bakllava, në disa rajone të tjera ëmbëlësira si tiramisuja.
Në ketë artikull ne do t’ju rekomandojmë disa ushqime të cilat mund t’i përgatitni për ndërrimin e motmoteve. Në naten e vitit të ri, për ndërrimin e motmoteve, secili do ta shpreh talentin e tij të gatimit. Prandaj të gjitha këto ide që po ju japim do ta bëjnë festën e vitit të ri edhe më të mirë!
Receta e Gjelit të Detit për Vitin e ri
Me gjel të detit, ja si pritet viti i ri! Ky është një gatim që nuk duhet të mungojë në tryezë të vitit të ri ku mbildhemi për të festuar. Dikush e gatuan me oriz, e dikush me patate. Për të gatuar gjel deti të shijshëm kjo është nga ato receta që duhet ta ndiqni.
Përbërësit për recetën e Gjelit të Detit:
6/7 kg gjel deti
Mbushja e gjelit të detit
Një kupë oriz
Njw qepw e grirë
3/4 kupë selino të prerë
Dy kupa këpurtha të freskta në feta të holla
Një mollë jeshile
Katër hudhura të grira
1/2 kupë arra
6 kajsi të thara te prera në katërsh
1/2 kupë stafidhe
1/2 kupë majdanoz i freskët
Kripë
Pipër
Lëngu i mishit:
6 kupa lëng pule
2 karota të mëdha në copëza
2 qepë prerë trashë
2 kërcej selino
Qafa, krahët e gjelit
1/3 kupë miell i përzier me ujë
1 lugë të madhe rozmarinë të freskët të prerë
2 lugë të vogla nenexhik
Kripë
Piper
Përgatitja e mbushjes së gjelit të detit
Zieni 3½ kupa ujë me kripë. Pastaj Hidhni orizin, ziejeni pak dhe kullojeni. Vendoseni në një tas të madh. Zieni një lugë të madhe lëng me qepën dhe shtoni më pas kërpudhat dhe selinonë. Gatuani për 2 ose 3 minuta.
Përzieni të gjithë përbërësit e tjerë dhe hidhini kripë dhe piperin. Gjithmonë mbusheni menjëherë përpara pjekjes.
Përgatitja e Gjelit të detit
Shpëlani, thani gjelin. Ndizni furrën në 180 gradë C. Mbushni gjelin. Lyeni gjelin me pak kripë, piper. Vendoseni në furrë me gjoksin poshtë. Vendosni në tepsi një kupë lëng. Kontrollojeni derisa te bindeni që është pjekur.
Lëngu i Gjel detit
Zieni të gjithë përbërësit pa miellin, nenexhikun, rozmarinën, kripën dhe piperin përreth një orë në zjarr mesatar. Kulloni ujin duke larguar copat e ngurta. Zieni ¼ kupë brodo në tigan dhe hidhjani nga pak miellin. Vazhdoni të hidhni pjesën tjetër të brodos pak nga pak duke e mbajtur mbi zjarr të ulët, për të mos e djegur. Shtoni rozmarinën dhe gatuajeni për 20 minuta. Spërkateni me nenexhik, kripë dhe piper.
Ëmbëlsirë për vitin e ri – Donuts
Donuts janë disa nga ëmbëlsirat më të dashura që mund t’i përgatisni për festa . Sidomos për fëmijë, ato janë numër një. Gatuhen mirë dhe shpejt dhe e zbukurojnë tavolinë e vitit të ri!
Përbërësit
50 gr ujë të vakët
250 gr qumësht i vakët
2/3 filxhan lëng portokalli
8 vezë
13 filxhane miell
1 majë luge sheqer
4 lugë maja
1 majë gishti kripi
Si gatuhen donuts?
Së pari përzini të gjithë përbërësit në mikser. Pra ujin, qumështin, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, vezët, miellin, majanë, kripën dhe sheqerin. I përzieni vazhdimisht e më shumë, derisa të krijohet një brumë elastik dhe lehtësisht i ngjeshur.
Pastaj lëreni brumin menjëanë rreth 10 minuta, jo më shumë. Në vazhdim, hapni një petë me trashësi gjysmë centimetri. Duke përdorur një gotë të madhe priteni brumin në forma të rrumbullakëta. Pasi t’i keni prerë ato, bëni prerjen e dytë. Duke përdorur një gotë të vogël, bëni një vrimë në qendër të secilit rrumbullak, pra vetëm një, jo më shumë, në mënyrë që të formohen unaza.
Pastaj hidhni pak miell në pecetë. Atë vendosni mbi të rrathët e brumit dhe lërini në vend të ngrohtë që të fryhen.
Mbi zjarr në një tigan hidhni vajin apo gjalpin, që të nxehet. Pasi të nxehet hidhni së bashku 3-4 rrath brumi. Jo më shumë sepse do të fryhen menjëherë dhe do të marrin formen e një kulaci të zakonshëm.
Ktheni petullat donats me 2 pirun, pa i shpuar. Bëni kujdes që të mos digjen. Vendosini në pijat dhe lyni përsipër me shumë sheqer dhe kanellë ose zhytni në çokollate. Shërbeni të ngrohta.
Receta për sallatë ruse
A ka shtëpi shqiptare që feston pa një sallatë ruse? Sallata ruse është një mrekulli. Zakonisht një anëtarë i shtëpisë e mëson dhe perfeksionon recetën, kurse ju të tjerët e shijoni. Mirëpo ka ardh koha që sallatën ruse ta gatuash ti! Ja receta më e mirë për sallatë ruse!
Përbërësit për sallatë ruse:
1 filxhan çaji me bizele
125 gr karrota
Një kokërr e madhe patate
3 gota me majonezë (Nëse dëshironi ta përgatisni në shtëpinë klikoni këtu)
Një lugë e vogël me kripë (sipas preferencës)
Një lugë e vogël piper
Gjysmë kavanoz kastraveca turshi
Tre speca të kuq turshi (gogozhare)
Një lugë vaj ulliri
Si gatuhet sallata ruse e vitit të ri?
Së pari ziejmë karrotat, patatet dhe bizelet i hedhim në enë dhe i zjejmë. Në momentin që shohim që janë të zjera i heqim dhe i lëmë të ftohen.
Pastaj, e presim pataten dhe karrotat në kubikë të vegjël. Presim në kubikë të vegjël edhe kastravecat dhe specat. I bëjmë bashkë dhe të gjithë përbëresit, të e zier dhe të prerë, i përziejmë.
Hedhim kripën dhe piperin dhe i përzjejmë. Në fund, shtojmë majonezën i përzjejmë të gjitha bashkë derisa sallata të jetë e njëtrajtshme. Hedhim një lugë vaj ulliri sipër dhe e sallata është e gatshme për tryezën tuaj të vitit të ri.
Kekë për krishtlindje dhe vitin e ri
Këta kekë të vegjel e tëpër të shijshëm mund t’i përgadisni shpejt dhe lehtë për festat e fundvitit.
Përbërësit:
1 gotë miell
1 lugë caji pecivë
2 vezë
1 gotë sheqer
200 gram margarinë
½ gotë qumësht.
Kremë për rrahje
Luleshtrydhe.
Si gatuhet keku i krishtlindjeve?
Merrni një enë dhe përzieni me mikser vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Duke përzier, shtoni gradualisht margarinën e shkrirë. Ngadalësoni shpejtësinë dhe shtoni miellin dhe pecivën.
Vendosni masën në tepsi për kekë të vegjël të mbuluar me letra. Pjeken në furrë të nxehtë për 20 minuta.
Lejoni të ftohen, dhe ndërkohë prisni pjesën e sipërme të luleshtrydheve. Vendosni kremën për rrahje në skajet e kekëve, duke mbushur pastaj pjesën e mbetur. Vendosni luleshtrydhet në mes të kekëve. Krijoni me kremë pë rrahje majen e kapelës së babagjyshit të vitit të ri.
Biskota për vitin e ri dhe për krishtlindje
Biskotat me forma të veçanta janë numër një në festat e fundvitit. Ja një recetë për t’i përgatitur.
Përbërësit:
3 gota miell
1 lugë pecivë
1 lugë sodë bikarbone
¼ e lugës së cajit kripë
1 lugë xhenxhefil të bluar
1 lugë kanellë
6 lugë gjalpë në temperaturë dhome
1 gotë sheqer
1 vezë.
Përgatitja e biskotave për vitin e ri
Merrni një enë vendosni të gjithë përbërësit e thatë. Pastaj shtoni gjalpin e zbutur, sheqerin, vezën. Kombinoni me mikser derisa të formohet brumi. Mbështillni brumin me folie plastike dhe lejoni të qëndrojë në temperaturë dhome për 1 orë.
Me anë të tëholluesit hapeni brumin deri në trashësi 1 cm. Nxirni format e dëshiruara nga brumi dhe vendosini në tepsi të shtruar me letër. Pasi të jenë pjekur, largoni nga furra dhe lejoni të ftohen, dhe dekoroni me kremë të rrahur sipas dëshirës.
Ja si pritet viti i ri në vende të ndryshme
Ndër të tjera elemente, fishekzjarret janë një nga simbolet më të famshme të vitit të ri. Nuk mund të thuash se ke festuar vitin e ri. Një tjetër traditë e vitit të ri në të gjithë botën është një dëshirë e menduar në mesnatë. Thuhet se dëshira e vitit të ri duhet të mbahet për vete, e jo t’ju tregohet të tjerëve.
Darka e vitit të ri në shtëpitë tona, ku secili shpreh talentin e tij të gatimit është më shumë se vetëm një traditë. Mund të themi se më shumë është pjesa më e dashur. Sa më shumë gatime, aq më shumë mund të shijohet. Sa më shumë persona të grumbulluar rreth tavolinës, sa më shumë argëtim, sa më shumë këngë e valle, sa më shumë kujtime te krijuara nga kjo natë.
Nata e vitit të ri shquhet gjithashtu për shkëmbim dhuratash mes personave të dashur. Për të uruar njëri-tjetrin shkruhen edhe kartolina të ndryshme, me urime e mesazhe që shkruhen për të shprehur gëzimin e vitit të ri.
Për të festuar vitin që vjen, cakrrohen gotat në ora 00:00, urohet moti që po vjen dhe zakonisht festohet deri në orët e para të mëngjesit. Çdo vend ka traditat e veta, siç thamë, në Greqi gatuhet ëmbëlsirë, në Amerikë festohet në sheshe, në Ballkan gatuajmë bakllava. E rëndësishme është të fesojmë me zemrën plotë!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-shkri-kilogramet-e-tepert/ | Qysh me i shkri kilogramët e tepërt? |
Ushqimi i famshëm, i cili është shumë i dobishëm është fisteku.
Përveç reduktimit të nivelit të kolesterolit, ky fryt arror është një burim i shkëlqyer i fibrave, proteinave, dhe përmban një shumëllojshmëri të vitaminave dhe mineraleve.
Në të njëjtën kohë, shërben edhe si një antioksidant.
Duke pasur parasysh se fistekët janë të pasur me kalcium dhe hekur, janë të mirë për shëndetin e eshtrave dhe të dhëmbëve, dhe poashtu ndihmojnë për të luftuar aneminë e shkaktuar nga mungesa e hekurit.
Përndryshe, ekspertët kanë gjetur se fistekët zvogëlojnë ndjenjën e urisë për shkak se kontrollojnë hormonet që stimulojnë urinë, kështu që në këtë mënyrë mund të përmirësojnë kontrollin afatgjatë të nivelit të sheqerit në gjak.
Përveç të gjitha të mirave, ky ushqim i mrekullueshëm ulë kolesterolin e keq (LDL) dhe rritë kolesterolin e mirë (HDL) dhe kështu e mbronë zemrën.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-pastru-tapetat/ | Qysh me i pastru tapetat dekorativë që të jetojnë më gjatë? |
Tapetat dekorative i japin hijeshi dhomave tona. Mirëpo, që ato të qëndrojnë gjatë ashtu duhet t’i mirëmbajmë dhe t’i pastrojmë vazhdimisht.
Mirëpo si mund t\’i pastrojmë tapetat që ato të jetojnë më gjatë?
Tapetat nga letra, e po ashtu edhe tapeta me fotografi/imazhe të ndryshme, më së lehti do të ishte t’i pastroni me një peshqir të lagur me alkool të paster për pastrim.
Në të gjitha llojet e tapetave do t\’ua freskoni ngjyren nëse sfungjerin me të cilin do t\’i pastroni ta keni lagur me ujë dhe uthull, apo me ujë amonaiak.
Njollat e zeza mund t\’i pastroni me një pëlhurë të pastër të lagur me alkool për pastrim.
Duke u kujdesur për pastrimin e tyre në këtë mënyrë, mundësojmë një jetëgjatësi më të gjatë. Nga ana tjetër i shërbejnë dekorit në mënyrë të përkryer. Ndiqni udhëzimet e mësipërme dhe pastroni tapetat tuaj dekorative pa shumë lodhje.
|
https://www.dua.com/sq/shkrimtar-shqiptar/ | Shkrimtar shqiptar qe duhen lexuar me patjeter |
Shkrimtar shqiptar, hera e fundit që më kujtohet se më kërkohej të lexoja ndonjë shkrimtar shqiptarë ka qënë në shkollë të mesme. Është për të ardhur keq që sa më shumë rritemi aq më joshese na duket literatura botërore.
Mos ma mërrni për keq, literatura botërore është e mrekullueshme, por jo domosdoshmërisht e citueshme në bisedat tona. Përse? Sepse nuk është gjithnjë aktuale për jetën dhe realitetin tonë. Kështu që vendosa t’ju njoh dhe të nderoj më shumë shkrimtarët shqiptarë. Më poshtë po ju listoj disa vepra e shkrimtarë që ia vlen të lexosh të paktën një herë në jetë:
Ismail Kadare
Nuk kisha si ta nisja ndryshe pa këtë kolos të literaturës Shqiptare, sepse shkrimtar shqiptarë si ky janë të rrallë. Një libër që më ka tërhequr shumë, ndonëse jo të gjitha veprat e tij janë të pëlqyeshme, ka qënë “Pallati i Ëndrrave”.
Botuar për herë të parë më 1981 në përmbledhjen “Emblema e dikurshme” nën titullin “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave.” Romani bën fjalë për një shtet totalitar që në shikim të parë duket si Perandoria Osmane. Në këtë shtet ekziston një institucion shtetëror i quajtur Tabir Saraj (Pallati i Ëndrrave), qëllimi i të cilit është mbledhja e ëndrrave të qytetarëve. Më pas ëndrrat shqyrtohen dhe interpretohen me qëllim të gjetjes së shenjave të rebelimit ndaj shtetit ose paralajmërimeve për fatkeqësi. Sigurisht kjo përbledhje është e vaget por ju ftoj ta lexoni e të ndani me ne mendimet tuaja.
Fatos Kongoli
Nga një kolos në tjetrin, nga një shkrimtar shqiptarë në tjetrin, është kënaqësi të shkruash për ta. Do t’ju këshilloja librin “Bolero në Vilën e Pleqve” botuar në vitin 2008.
Dy pleq, në një vilë, dhe një infermiere që kujdeset për ta. Në aktin e fundit të jetës, pleqtë i shkruajnë letra njëri-tjetrit, të cilat i zhdukin pa lënë gjurmë, ndërsa infermierja përpiqet më kot t’i shtjerë në dorë.
Botën e mbyllur të vilës e trazojnë kohë më kohë doktori i familjes, njeri qejfli, hokatar dhe i paparashikueshëm. Djali i pleqve, bos i një firme të fuqishme ndërtimi me gruan e tij të re e të bukur. Vajza e madhe e pleqve, gjyqtare e rreptë; një femër enigmatike, veshur gjithmonë me të zeza.
“Bolero në vilën e pleqve” është romani i krizës ekzistenciale. Ua këshilloj ta lexoni me shpirt, sepse është një libër vërtet i veçantë. Madje, madje lexoni më shumë nga Kongoli sepse është vërtet i vetmi në llojin e tij.
Petro Marko
A mundet ta përjashtosh këtë shkrimtar nga listat e lexuesëve? Absolutisht që jo! “Nata e Ustikës”, botuar për herë të parë më 1989.
Në këtë roman Petro Marko rrëfen një fragment nga betejat, burgjet, dramat dhe dashuritë e tij nëpër Europë giatë viteve ’30 dhe ’40 të shekullit XX. (Para dhe pas Luftës së Dytë Botërore.)
Në vitin 1940 Petro Marko u kthye nga Lufta e Spanjës. Një vit më vonë u arrestua prej pushtuesve italianë. Më pas u internua së bashku me gjashtëqind të burgosurit e tjerë nga vendet ballkanike në ishullin e Ustikës (në veri të Sicilisë).
Në burgun e Ustikës, një ishull famëkeq në afërsi të Palermos. Në mesin e mijëra të burgosurve, grupi i shqiptarëve do të qëndrojë deri në kapitullimin e fashizmit. Prej këtej e merr subjektin e tij romani prej 380 faqesh “Nata e Ustikës”. Lexojeni, Petro është rrëfimtar i ndjeshëm dhe vlen t’i kushtosh kohë.
Ridvan Dibra
Ridvani nuk është shumë i dëgjuar, e vërtetë, por është unik në rrëfimtarinë e tij dhe libri i tij “Gjumi mbi bore” është i papërsëritshëm.
Libër botuar vetëm katër vjet më parë, në 2016-ën, ka tërhequr vëmendjen e shumë lexuesve. Tregon historinë e një mësuesi në kohën e diktaturës, të cilin e dënojne duke e çuar në një fshat të thellë të Kukësit.
Rrëfuesi (mësuesi në këtë rast) ka ngecur në borë dhe mundohet të mos flejë. Gjatë kësaj kohe tregon historinë e fshatit ku është transferuar dhe lidhjet e tij me çdo banor të fshatit. Ka një mënyre tregimi mjaft të thjeshtë, të pastër dhe tërheqëse. Për mua është një nga të preferuarit e letërsisë shqiptare.
Majlinda Rama
Sigurisht që do të përfshija edhe një shkrimtare femër. Shkrimtar shqiptarë që pavarësisht gjinisë dinë të krijojnë. Majlinda Rama u bë e njohur me romanin “Perandorët” botuar në vitin 2014.
Ky roman bëri jehonë të madhe për shkak të tematikës së mprehtë, trajtimit dhe mpleksjes së shumë elementëve. Romani, i cili i hapi rrugën në letërsi Majlindës, në pak kohë u bë edhe film në Zvicër. Redaktori i romanit, kritiku i njohur letrar Behar Gjoka, në parathënien e tij shkruan se:
“Ky roman të ofron një realitet të frikshëm, një pamje makabre të krimit dhe të pasojave të tij në përditshmërinë tonë. Ngjizja e tekstit vjen si rrëfim dhe dialog, strukturë dhe shprehësi, ku përplaset njerëzorja me çnjerëzoren. Një libër i endur me problematika shoqërore, të cilat zbulohen përmes toneve realiste dhe postmoderne. Figurimi i karaktereve realiste, të cilat të nxisin ta lexosh romanin, si një grimcë tronditëse jetësore, që rroket dhe shqiptohet me anë të artit të fjalës.”
As vet nuk do e kisha përshkruar më mirë. Le të mësojmë ta duam më shumë vendin tonë nëpërmjet artit dhe literaturës.
Shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Kosova dhe Arbëria
A njihni shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Kosova apo Arbëria? Ka emra shkrimtarësh shqiptarë që i kemi dëgjuar aq shpesh saqë janë bërë më tepër se të zakonshëm. Kadare, Podrimja, Kongoli e shumë të tjerë.
Këta emra i kemi dëgjuar mjaft, e madje kemi lexar të paktën nga një libër prej tyre. Mirëpo, a e dinit se ka plot shkrimtarë shqiptarë nga Maqedonia, Mali i zi, Arbëria e Kosova që kanë shkruar vepra me vlerë. Jam e sigurtë që nuk keni dëgjuar për ta, por roli i tyre në literaturën shqiptare ngelet.
Sot kemi zgjedhur t’ju sjellim nga një shkrimtar prej secilit prej vendeve: Maqedonisë, Kosovës, Malit të Zi dhe Arbërisë.
Kim Mehmeti – Maqedoni
Kim Mehmeti ka lindur në fshatin Gërçec, Shkup në vitin 1955. Njihet si shkrimtar, romansier, tregimtar, eseist, publicist dhe përkthyes. Kryesisht përkthen nga gjuha maqedonase në gjuhën shqipe dhe anasjelltas.
Është një ndër themeluesit e së përjavshmes “Lobi” e cila botohej në Shkup nga viti 2001 deri në vitin 2006. Ka qenë redaktor i revistës për kulturë “Jehona” (Shkup), redaktor i veprimtarisë botuese pranë SH.B. “Flaka e vëllazërimit” (1991-1992). Në Institutin Shoqëria e Hapur – Maqedoni ka punuar si koordinator i veprimtarisë botuese dhe letrare të vendit. Ka punuar si kryeredaktor për Rrjetit Informativ Evropian i Maqedonisë (AIM). Ka patur edhe mjaft pozicione të tjera të rëndësishme në karrirën e tij të gjatë. Tani punon si përgjegjës i zyrës së TV Top-Channel në Shkup.
Përpos në gjuhën amtare, Kim Mehmeti shkruan dhe boton edhe në gjuhën maqedonase. Punimet e para letrare i ka botuar në fillim të viteve të shtatëdhjetë nëpër revistat kroate. Kim Mehmeti bën pjesë tek ata shkrimtarë shqiptarë që janë rrëfimtarë të lindur. Veprat e Kim Mehmetit janë përkthyer në gjuhën gjermane, franceze, bullgare, turke, kroate dhe në gjuhë tjera.
Vorea Ujko – Arbëri
Arbëreshi Ujko! Vorea Ujko ose Domenico Bellizzi ishte një shkrimtar arbëresh nga Kalabria e Italisë. Vorea Ujko është pseudonimi i Domeniko Beliçit. Vorea, pos që ka qënë prift ai ka studiuar edhe për letërsi dhe si i tillë ka punuar mësues i letërsisë në Firmo.
Ai, ashtu si disa poetë të rinj arbëreshë, u përpoq që, pos kultivimit të gjuhës së tyre shqipe, që e kanë ruajtur brez pas brezi, të sillte shkrime në gjuhën e sotme shqipe.
Materialet e ruajtura në dialektin arbërehs përdoren sot edhe si material syudimi për shumë gjuhëtarë. Në krijimtarinë e Ujkos vihet re ndjenja e fortë e lidhjes së tij me kulturën dhe paraardhësit. Krijimet e Ujkos janë publikuar në antologji dhe publikime të ndryshme në Itali, Shqipëri dhe Kosovë.
Basri Çapriqi – Mal i Zi
Basri Çapriqi Profesor i asocuar shqiptar i letërsië shqipe, gazetarisë, letërsisë së përgjithshme dhe krahasimore. Lindur më 15 janar të vitit 1960 në Krythë – Ulqin. Studioi letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku u diplomua në vitin 1983. Ndoqi studimet e magjistraturës në Prishtinë me temën “Format antitetike të tekstit letrar në poezinë e sotme shqipe” në vitin 1987. Studioi letërsi skoceze në Universitetin e Edinburgut si dhe mori diplomën me temën “Poezia konkretiste e Edvin Morganit në vitin 1994.”
Dëshira e tij për dije nuk u ndal me kaq pasi ai kreu edhe doktoraturën në Prishtinë në vitin 2004 me temën “Simboli në poezinë e sotme shqipe.” Studimet dhe materialet e Basrit janë studime të vyera për sa i përket poezisë dhe literaturës shqipe. Ai është autor i shumë librave me poezi e kritikë letrare por fatkeqsisht u nda nga jeta më 14 janar të vitit 2018.
Azem Shkreli – Kosovë
Azem Shkreli lindi më 1938 në Rugovë të Pejës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa në Prishtinë vazhdoi shkollën e mesme për të vazhduar Fakultetin Filozofik, Degën e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Për shumë vjet ai ka qenë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, drejtor i Teatrit Krahinor në Prishtinë dhe themelues e drejtor i Kosova Filmit. Në fund të viteve ‘50, do të shfaqet brezi i “të nëntëve” i prirë nga Shkreli, i cili vendosi kulme poetike në letërsinë shqipe.
Poezitë e tij janë përkthyer në shumë gjuhë të huaja. Shfaqja e Azem Shkrelit si poet, përpos që përputhej me ardhjen e talentit të fuqishëm, shënonte njëkohësisht kthesën e parë drejt hapjes dhe modernizimit të poezisë shqipe të Pasluftës. Shkreli u ngjít në kulmet e poezisë së sotme shqiptare.
Dorëshkrimi i tij i fundit “Zogj dhe gurë”, botuar më 1997 ruhet si një nevojë në artin poetik letrar të gjuhës shqipe. Fatkeqisht ai ndërroi jetë në pranverën e vitit 1997.
Tre shkrimtarë të rinjë që premtojnë shumë
Për adhuruesit e fjalës së shkruar shqipe kemi një lajm të mirë. Ka ende shkrimtarë të rinj që punojnë pa ndal që letërsia shqipe, por jo vetëm, të shkojë përpara.
Kadare, Agolli, Koliqi janë disa nga emrat me librat e të cilëve jemi rritur. Por në ketë artikull ne ju prezantojmë tre shkrimtarë të rinjë emrat e të cilëve do t’i dëgjoni shpesh në të ardhmen!
Pajtim Statovci, Ervina Halili dhe Arben Idrizi u përkasin stileve të ndryshme. Ata i qasen shkrimit në mënyra të ndryshme. Vetëm duke i shfletuar ju mund të mësoni se cili i përshtatet me tepër shijes suaj të leximit.
Pajtim Statovci
Pajtim Statovci (Finlandë) ka lindur në Kosovë në vitin 1990. Familja e tij kishte emigruar në Finlandë në kohën kur kishte nisur gjenocidi në Bosnje dhe më vonë edhe në Kosovë. Autori kosovar ka rrëmbyer çmimin më të lartë të Finlandës për trillime. Çmimet më prestigjioze të librave në Finlandë për letërsinë fiktive, jofiktive dhe për letërsinë për të rinj u dhanë nga Fondacioni i Librit Finlandez (Suomen Kirjasäätiö) në Helsinki. Çmimi për fiksion shkoi për veprën Bolla (Otava), të cilën juria e quajti “një roman tronditës dhe prekës, që magjeps me fuqinë e tij të shprehjes”. Libri është vendosur pjesërisht në Kosovë, vendi i lindjes së Statovcit.
Autori u zhvendos në Finlandë kur ishte vetëm dy vjeç. Romani i tij i dytë, Zemra e Tiranës është botuar në vitin 2016, e rëndit atë sërish të pestin për çmimin shkrimtari i vitit. Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki. Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë. Ai u vlerësua si shkrimtar që premton shumë. Pajtimi shkruan në finlandisht. Librat e tij janë përkthyer në gjuhën angleze dhe pritet të vijnë edhe në gjuhën shqipe.
Ervina Halili
Ervina Halili (Prishtinë) është poete, eseiste dhe hulumtuese e rrymave kulturore. Ka vazhduar studimet për Letërsi Krahasimtare në Universitetin e Vilniusit për ta përfunduar hulumtimin e saj me temen Surrealizmi Automatizmi në letërsi/Martin Camaj, në Universitetin e Prishtinës. Që nga viti 2012 ajo është në kërkim të hapjes së letërsisë ndaj mediumeve dhe arteve tjera. Në vitin 2012 ajo ishte shkrimtare rezidente në Vjenë dhe performoi në Teatrin Popullor të Vjenës.
Ndërsa në vitin 2014 ajo ishte shkrimtare mysafire e Pen Qendrës në Sarajevë, Krokodilit në Beograd dhe në 2016 në shtëpinë internacionale të shkrimtarit në Grac.Është aktive ne diskutimet socio-kulturore në Europe dhe Ballkan dhe pjesë e rrjetit të shkrimtarëve eksperimentalë evropianë. Është laureuar me çmimin vjetor Ali Podrimja për librin më të mirë në poezi me librin Amuletë të botuar në vitin 2015. Në vitin 2016 libri i saj Gjumi i Oktopodit është botuar në Vjenë në gjuhën Gjermane nga Edition Korrespodencen.
Arben Idrizi
Arben Idrizi (Prishtinë) ka lindur më 1974 në Kosovë, Vushtrri. Në vitin 2003 ai botoi koleksionin e tij të parë poetik Heqakeq (MM, 2003) dhe e dyta e tij Libri i të qenit në 2010. Ai ka përkthyer dhe botuar poezitë e Valerio Magrelli në një koleksion të titulluar Hiçi që është nën. Arbeni ka punuar për pesë vjet për revistën javore Zëri dhe nga viti 2005 shkruan për gazetën ditore Gazeta Express. Ishtë kontribues i rregullt i revistës letrare MM. Arbeni ka përkthyer edhe nga vepra italiane të poetëve të shquar si S. Quasimodo, E. Montale, Cesare Pavese, Pier Paolo Pasolini, Mario Luzi, Alda Merini, F. Santi, të cilat më pas u botuan në revista të ndryshme letrare në Kosovë dhe Shqipëri. Në 2013 koleksioni i tij me poezi Kafshët e duan atdheun u botua në gjuhën serbe të mbështetur nga edicioni vjetor 2012 i festivalit të letërsisë Polip.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-gjet-hotele-ne-dhermi/ | Qysh me gjet hotele ne Dhermi |
Qysh me gjet hotele ne Dhermi? A keni qenë ndonjëherë në Dhërmi? Nëse jo, atëherë padyshim se duhet të shkoni. Dhërmia, me gjithë jugun e Shqipërisë, është destinacion shumë i përshtatshëm për pushime. Nëse së shpejti planifikoni të shkoni ne po ju japim kontaktet e disa vendeve ku mund të qëndroni në Dhërmi.
Kontakte per dhoma dhe hotele ne Dhermi
HOTEL JON: 069 51 43 555
HOTEL DHERMIU: 069 55 48 927
HOTEL MILTON: 068 22 35 962
HOTEL RIVIERA: 068 26 33 333 / 069 24 24 249
VILA STRAKOSHA: 069 55 23 529
HOTEL 2000: 067 20 67 394
RESORT MYKONOS: 068 20 44 481
DHOMA: 069 26 82 451
HOTEL ILA: 068 24 00 221 / 069 39 20 484
KOMPLEKSI SHEN NIKOLLA: 068 22 94 056
DHOMA STEFANIA: 069 26 32 306
HOTEL CARCANI: 069 55 82 880
HOTEL LUCIANO: 069 20 91 431 / 067 22 90 553
HOTEL PANO MARKO: 069 20 63 542 / 068 23 75 253
VILA AVERBAG: 068 40 81 090
HOTEL MARTINO: 068 40 81 090
VILA MARKO: 068 23 54 335
DHOMA TOMI: 069 31 15 597
HARRILLA`S PLACE: 068 20 91 145
HOTEL NINO: 069 27 59 223
HOTEL FIORI BELI: 069 24 34 425 / 068 43 00 362
HOTEL GJIKOPULLI: 068 20 95 441
HOTEL GRECIA: 069 20 62 910 / 069 20 62 914
DHOMA NIKO: 069 27 35 095
HOTEL DUNI: 069 24 81 407 / 069 35 54 881
HOTEL DRYMADES: 069 20 74 000 / +355 4 25 74 56
HOTEL NIK JODOR: 069 38 36 027 / 069 53 03 622
HOTEL PALASA: 069 54 38 631
HOTEL PETRO: 068 25 18 780
DHOMA QERA: 068 53 03 889
HOTEL DORIAN: 068 24 48 049
DHOMA: 069 45 53 172
DHOMA KOZMA: 069 23 20 661
DHOMA TAQO: 069 26 48 035
HOTEL PLEASURE: 069 21 92 963
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-benefitet-nga-vaji-i-peshkut/ | Qysh me i ditë benefitet nga vaji i peshkut? |
Vaji i peshkut apo Omega 3 vazhdimisht rekomandohet nga mjekët dhe nustricistët. Ai preferohet të jetë gjithsesi pjesë e vitaminave që fëmijët marrin por edhe të rriturit.
Që t’i dini benefitet e omegës 3 mjafton të lexoni këtë artikull deri në fund! Më poshtë ne po ju sjellim dhjetë përfitimet kryesore nga përdorimi i vajit të peshkut. Nëse nuk e keni konsumuar deri tani, është koha që të filloni!
Rreziku i sëmundjes së zemrës do të ulet
Numërimi i vetive të shëndetshme të vajit të peshkut gjithmonë fillon me efektin e saj pozitiv në nivelin e kolesterolit në trup. Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 që përmban vaji i peshkut ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës për shkak të nivelit të triglicerideve. Shfaqja e pllakës në brendësi të arterieve shpërndahet dhe presioni i gjakut zvogëlohet.
Të menduarit do të bëhet më i shpejtë dhe më fleksibël
Omega-3 përmban DHA ose acid docosahexaenoic që mban membranat qelizore të shëndetshme dhe forcon lidhjet e qelizave nervore. Këto arsye na lejojnë të përdorim vaj peshku si një mënyrë për të parandaluar sëmundjen e Alzheimerit. Studime të shumta kanë treguar gjithashtu se vaji i peshkut stimulon funksionin e trurit dhe përmirëson kohën e reagimit, funksionet më të larta të trurit dhe shpejtësinë e marrjes së vendimeve.
Sistemi imunitar do të përmirësohet
Në shumë vende, acidet polyunsaturated janë shtuar në ushqime të rregullta si gjalpë ose margarinë. Ky është një burim shtesë i omega-3 që gjendet në vajin e peshkut dhe stimulon prodhimin e prostaglandineve. Ato e bëjnë sistemin imunitar më të fortë dhe ndihmojnë trupin të luftojë infeksionet.
Rreziku i problemeve të aftësisë motorike do të ulet
Në mes të shekullit të kaluar, u vunë re se njerëzit që jetojnë pranë detit dhe hanë peshk kanë dhimbje më rrallë. Kjo është për shkak se nyjet kanë nevojë për yndyrë. Pa yndyrë, indet e përbashkëta humbasin elasticitetin që përfundimisht çon në plagë. Natyrisht, vaji i peshkut nuk është shumë efektiv në trajtimin e artritit, por është padyshim i dobishëm për parandalimin e këtij problemi.
Do t’ju rikthehet më shpejt energjia pas ushtrimeve
Gjatë studimeve ku pjesëmarrësit duhej të vlerësonin efektin e marrjes së acideve omega-3, ata pretendonin se numri i proceseve inflamatore dhe intensiteti i dhimbjeve të muskujve pas stërvitjes u reduktua. Marrja e vajit të peshkut rregullisht nuk do ju bëjë superman, por patjetër do t’ju ndihmojë për tu stërvitur më shpesh dhe me intensitet më të lartë.
Do të jetë më e lehtë të menaxhoni stresin
Acidi polyunsaturated mund të rrisë prodhimin e serotoninës, hormon përgjegjës për gjendjen e mire të organizmit. Pra, do të jetë më e lehtë për ju për të menaxhuar stresin. Vaji i peshkut mund të ketë madje një ndikim pozitiv në njerëzit me skizofreninë dhe sëmundje të tjera mendore.
Presioni juaj i syve do të ulet
Mjekët mund të përshkruajnë vaj peshku për njerëzit që kanë glaukomë. Acidet yndyrore ndihmojnë për të hequr lëngun e syrit që rezulton në presion të ulët tek sytë. Sigurisht, vaji i peshkut nuk mund të merret si një kurë e plotë, por shumë studiues ende mendojnë se burimet shtesë të omega-3 mund të jenë një mënyrë për të parandaluar problemet e syve.
Ju do të keni një burim shtesë të vitaminave dhe mineraleve
Vaji i peshkut përmban gjithashtu një sërë mineralesh dhe vitaminash. Vitamina mund të ndryshojë në varësi të llojit të peshkut dhe shumë faktorëve të tjerë. Megjithatë, vaji i peshkut si një burim shtesë i vitaminave A dhe D mund t’ju ndihmojë të hiqni qafe flokët e brishtë, të absorboni kalcium dhe fosfor.
Lëkura juaj do të duket e shëndetshme
Vaji i peshkut ka një ndikim pozitiv në lëkurë, sepse acidet omega-3 mund të ruajnë kolagjenin, baza elastike e lëkurës sonë që parandalon shfaqjen e rrudhave. Mosha dhe stresi i vazhdueshëm zvogëlojnë sasinë e kolagjenit që e bën lëkurën të thatë.
Do të jetë më e lehtë të mbani dietë
Gjatë hulumtimit, shkencëtarët zbuluan se marrja e vajit të peshkut rregullisht zvogëlon oreksin dhe krijon ndjesinë e të qenit i plotë pas ngrënies. Gjithashtu, disa shkencëtarë mendojnë se një burim shtesë i omega-3 rrit aftësinë e trupit për të shkatërruar yndyrnat. Pra, në vend të ruajtjes së yndyrave, trupi do t’i përdorë ato si një burim energjie për aktivitetin e përditshëm. Gjëja më e rëndësishme për të kujtuar rreth vajit të peshkut është se ka shumë kalori.
|
https://www.dua.com/sq/elbasani/ | Elbasani |
Elbasani ndodhet 40 minuta larg me makinë nga Tirana. I vendosur në zemër të Shqipërisë. Njihet për festimin e festës më të lashtë Shqiptare.
Ka qytete që nuk shfaqen kurrë në revista turistike dhe mbeten të panjohura për shumicën e njerëzve. Elbasani është njëri prej tyre. Çdo 14 Mars festohet në këtë qytet Dita e Verës, e cila shënon zyrtarisht kalimin nga stina e dimrit në pranverë. Megjithatë, është një nga destinacionet më pak të vizituara në vendin e Shqiponjave, ne mendojmë se kjo mund të jetë një arsye më shumë për ta vizituar. Vizita atje do jetë një surprizë e mrekullueshme sepse Elbasani quhet ndryshe edhe Qyteti i Luleve.
Kalaja e vjetër e Elbasanit
Zemra e Elbasanit është Kalaja, kështjella e ndërtuar në vitin 1466 mbi themelet e qytetit antik Ilir të Skampinit. Gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, kështjella u përdor nga Mehmeti II si një bazë ushtarake mbrojtëse gjatë luftimeve kundër heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu.
Sigurisht që historinë e heroit tonë kombëtar e njohim të gjithë më së miri. Periudha e shkëlqimit më të madh e kalasë ka qënë në Shekullin e XVII-të kur, brenda, nuk qenë strehuar vetëm shtëpitë, por edhe dyqanet e shumta ku shiteshin artizanet vendase, përfshirë lëkura, mëndafshi dhe metalet e çmuara.
Në anën lindore të dyerve të kështjellës, qëndron kulla e orës që daton nga fundi i viteve 1800. Që prej vitit 1963 është shpallur monument i kulturës Shqiptare. Muret rrethuese duket sikur krijojnë një qytet brenda qytetit. Ajo që do t’ju habisë më shumë është heshtja dhe rrugët e shkretuara. Nuk keni për të hasur një lum turistësh ndaj merreni shtruar udhëtimin tuaj aty.
Xhamia e Mbretit
Shëtisni paqësisht nëpër korsitë e kalldrëmit, të anashkaluara nga shtëpitë tradicionale, që datojnë që prej periudhës së sundimit otoman. Pastaj, ndërtesat nga epoka italiane dhe ndërtesat e stilit socialist dhe bashkëkohësit e tjerë.Ecni derisa të arrini në xhaminë e mrekullueshme të Mbretit. Ndërtuar në vitin 1492 me urdhër të Sulltan Bayezidit II. Ky i fundit ende kujtohet për politikën e tij mikpritëse ndaj hebrenjve Sefardikë që u dëbuan nga Spanja në fund të shekullit të XV.
Elbasani nuk rresht së mahnituri
A e dini se qyteti ka qënë i vendosur përgjatë Rrugës së famshme Egnatia? Në fakt, brenda mureve të kalasë, duken edhe sot vijëzimet e rrugës mijëravjeçare. Ndërtuar në vitin 146 para Krishtit, kjo rrugë lidhte Detin Adriatik (Durrësi i sotëm) me Stambollin. Pastaj vazhdoni deri tek Kisha Ortodokse e Shën Marias, afër së cilës është edhe shkolla shqipe, një nga institucionet kryesore arsimore të vendit.
Ndërtesa e bukur fetare është e përbërë nga një strukturë qendrore prej guri dhe dy harqe të bollshme anësore. Megjithëse ka indikacione në internet që tregojnë ndërtimin e kishës që në vitin 1650.
Brenda, tempulli përmban një ikonë të dekoruar mirë, një pjesë e së cilës u ndërtua fillimisht në vitin 1870. Pastaj keni aty bustin e Fan Nolit, themeluesit dhe kryetarit të kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, dhe, nën kishë, ndodhen katakombet antike që datojnë që nga epoka e hershme e krishterë.
Bashkëjetesa fetare
Kisha Ortodokse është afër Xhamisë së Mbretit dhe Kishës Katolike. Tre ndërtesat kryesore fetare të qytetit janë të vendosura vetëm disa metra larg nga njëra-tjetra. Harmonia fetare është, pa dyshim, një nga aspektet më interesante të Shqipërisë, nga e cila duhet të marrin shembull shumë vende.
Ajo që kurrë nuk do pushojë së ju mahnituri prej Shqipërisë është se, përkundër përmasave të vogla, atdheu ynë është i pasur me mbetje të çmuara arkeologjike, për të cilat pak njerëz janë të vetëdijshëm. Mbi të gjitha këto bukuri mund t’i admirosh në paqe, pa qenë e nevojshme të tundesh mes turmave të turistëve.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-nga-vaji-per-bebe/ | Qysh me i ditë përfitimet nga vaji për bebe? |
Vaji i bebeve mund të përdoret edhe për shumë gjëra të tjera, përveç për lëkurën e bebes tuaj.
1.Vaji për bebe Largon grimin: Disa pika nga vaji për bebe të vendosura në pambuk do t’i largojnë mbetjet nga grimi rezistues ndaj ujit. Është i shkëlqyeshëm për largimin e rimelit.
2.Vaji largon ngjitësen për qerpikë artificialë Një sasi e vogël nga vaji i bebeve me sukses do t’i largojë mbetjet e ngjitëses për qerpikë false nga kapakët e syve, po ashtu edhe nga duart pas ngjitjes së qerpikëve.
3.Për lëkurë të butë: Lëkura më ngadalë e absorbon vajin e bebeve dhe shpesh lë njolla të vajit në gardërobë. Që t’i ikni kësaj, bëni mirë që në losionin tuaj për trup të shtoni vetëm disa pika nga vaji për bebe dhe do të keni lëkurë më të butë.
4.Këmbë të lëmuara pas depilimit Vaji i bebeve e qetëson lëkurën dhe është ideal pas depilimit. Përveç që do ta zvogëlojë skuqjen e lëkurës, këmbët do t’i keni me shkëlqim dhe të buta.
5.Zgjidhje për thembra të plasaritura Aplikoni vaj bebesh në thembra dhe më pas në këmbë vendosni qese plastike dhe vishni çorape. Lëreni të veprojë për 1 ose 2 orë. Lëkura e thembrave tuaja do të jetë e butë dhe e ndjeshme.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-rregullat-e-ushqimit-per-mengjes/ | Qysh me i dite rregullat e ushqimit per mengjes? |
Mënyra më e mirë për t’u dobësuar është të hani mëngjes të shëndetshëm çdo ditë. Ndiqni këto 3 rregulla çdo mëngjes dhe do të arrini rezultate të kënaqshme brenda pak kohësh.
Hani sapo të zgjoheni: Studimet kanë treguar se ngrënia e mëngjesit ndihmon në përshpejtimin e metabolizmit, prandaj sigurohuni që të hani 30-60 minuta pasi jeni zgjuar për të përfituar nga potenciali i plotë i trupit për të djegur yndyrat.
Duke ngrënë mëngjes ju shmangni ndjesitë e urisë gjatë ditës, kështu nuk përfundoni duke ngrënë ushqime të pashëndetshme. Merrni sa më shumë proteina:
Një mëngjes i lartë në proteina, si vezë apo kos, ju largon ndjesinë e urisë, ju ndihmon të hani më pak dhe më e rëndësishmja, të dobësoheni.
|
https://www.dua.com/sq/cfare-eshte-5g-pyetjet-me-te-shpeshta-rreth-ketij-rrjeti-te-shumeperfolur/ | Çfarë është 5G – Pyetjet me të shpeshta rreth këtij rrjeti! |
Gjenerata e pestë e shpejtësisë ose siç njihet ndryshe 5G. Çfarë është 5G dhe çfarë ka të veçantë? Më poshtë po u përgjigjemi pyetjeve më të shpeshta në lidhje me 5G.
Çfarë është saktësisht 5G?
Është gjenerata e radhës e lidhjes në internet për telefonat celular dhe ofron një shpejtësi shumë më të lartë të shkarkimit dhe ngarkimit të të dhënave. Përmes përdorimit të valëve të spektrit radiofonik do të lejojë shumë më tepër pajisje të përdorin internetin në të njëjtën kohë.
Çfarë do të bëjmë me të?
Çfarëdo gjëje që bëjmë tani me smarphonët tanë do të jemi në gjendje ta bëjmë më shpejt dhe më mirë\”, thotë Ian Fogg nga OpenSignal, një kompani analitike e të dhënave celulare.
\”Por, ajo që është vërtet interesante është se nukmund të parashikojmë sot të gjitha shërbimet e reja që do të ndërtohen nga benefitet e 5G.”
Imagjinoni gumëzhitje të droneve që bashkëpunojnë për të realizuar misione kërkimi dhe shpëtimi, monitorojnë trafikun, të gjithë komunikojnë me ëireless me njëri-tjetrin dhe stacionet bazë tokësore mbi rrjetet 5G. Po njësoj, shumë mendojnë se 5G do të jetë thelbësore që automjetet autonome të komunikojnë me njëri-tjetrin dhe të lexojnë hartën e drejtpërdrejtë dhe të dhënat e trafikut.
Si punon?
Është një teknologji e re e valëve radio. Mund të mos vini re shpejtësi e lartë që në fillim, sepse 5G ka të ngjarë të përdoret nga operatorët e rrjetit fillimisht si një mënyrë për të rritur kapacitetin në rrjetet ekzistuese me bazë 4G.
Trasmetuesit dhe marrësit e 5G janë ndryshe nga ato të 4G ndaj do duhet njëfarë kohe derisa të aplikohet kjo shpejtësi në cdo shtet. Më vonë kjo do të mundësojë densitet më të lartë përdorimi. Megjithatë, aksesi në shpëjtësinë 5G është ende shumë i kushtueshëm.
Sa e shpejt mund të jetë?
Rrjetet mobil aktual 4G ofron mesatarisht rreth 45Mbps (megabitë për sekondë), megjithëse industria ka ende shpresa për të arritur 1Gbps (gigabit për sekondë = 1.000Mbps)
Chipmaker Qualcomm llogarit 5G mund të arrijë shpejtësi të shfletimit dhe shkarkimit rreth 10 deri 20 herë më shpejt në kushtet e botës reale (në krahasim me laboratorin). Kjo do t\’ju lejojë të shkarkoni një film me definicion të lartë brenda një minutë apo më pak.
Pse na duhet?
Bota po ecën përherë e më shpejt dhe ne po konsumojmë gjithnjë e më shumë të dhëna çdo vit. Veçanërisht pasi popullariteti i transmetimit të videove dhe muzikës po rritet. Bandat ekzistuese të spektrit po bëhen të ngjeshura.
Kjo ka çuar në prishjen e shërbimit, sidomos kur shumë njerëz përpiqen të hyjnë në të njëjtën kohë për të marrë një shërbim. 5G është shumë më mirë në trajtimin e mijëra pajisjeve në të njëjtën kohë, nga celularët deri tek sensorët e pajisjeve, kamerat e deri tek dritat smart të rrugës.
A do të më duhet një telefon i ri?
Po. Por, kur 4G u prezantua në 2009/10, telefonat inteligjentë të pajtueshëm dolën në treg përpara se infrastruktura të kishte mbështjellë të plotë, konsumatoret u zhgënjyen. Ndaj, mbetet vetëm të presim derisa të jetë i aksesueshëm për të gjithë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-speca-te-kuq-turrshi/ | Qysh me përgatitë speca të kuq turrshi? |
Ne po ju propozojmë një recetë për speca të kuq turrshi të cilën do të adhuroni. Vjeshta është koha e përgatitjes së turrshive. Turrshit pasurojnë tryezat e familjeve shqiptare. Ato përgatiten herët në vjeshtë në mënyrë që të mos mungojnë gjatë gjithë dimrit. Për speca të kuq turrshi ka disa receta të ndryshme. Mirëpo receta që ne po ua propozojmë është shumë lehtë e realizueshme. Dhe më kryesorja, janë shumë, por shumë të shijshëm. Prandaj mos hezitoni ta provoni!
Përbërësit
8 kg speca të kuq
6 -7 uthulla përafërsisht
Magdanoz
Karrota
Hudër
Krip sipas nevojës
Përgatitja
Së pari të gjithë specat e kuq pastrohen dhe ju largohet vetem bishti. Pastaj të gjithë specat e kuq i renditni në tepsi edhe i futni në furrë të nxeht 100 gradë për 15 minuta. Keni kujdes, specat e kuq turrshi nuk duhet të piqen por vetëm të ngrohen në furrë. Në ndërkohë, magdanozi, karrotat dhe hudhra duhet të grimcohen. Pastaj pasi të jenë ngrohur specat duhet t’i largojmë specat nga furra i renditim në kavanoz. Një rend speca, një rend karrota hudra, magdanoz dhe krip. Veproni kështu deri sa të mbushet kavanozi. Pastaj specat mbyllen dhe pritet si zakonisht 4-6 javë deri sa të hapen për konsumim.
|
https://www.dua.com/sq/divjaka/ | Divjaka |
Divjaka është një qytet që shtrihet në Qarkun e Fierit, në jug – perëndim të Shqipërisë. Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë
Megjithëse, jam e sigurt se keni dëgjuar shpesh për Lagunën e Karavastasë.
Ajo që ndoshta nuk dini është se Lagina e Karavastasë ndodhet pikërisht në Divjakë, dhe nuk janë vetëm pelikanët kaçurrel një arsye për ta vizituar këtë vend magjik. Edhe tani në dimër vlen të vizitohet ky vend, sidomos për përendimet e mrekullueshme që ofron dhe bollëkut të pujeve që e rrethojnë.
Disa nga vendet që mund të vizitoni
Laguna e Karavastasë është si të ecësh në një vend të egër e të pazbutur nga koha. Pishat, pylli i shtegut, më shumë se 200 lloje zogjsh, zvarranikësh, gjitarësh dhe mbi të gjitha pelikani i rrallë kacurrel. Parajsë e vërtetë për ata që duan të vëzhgojnë dhe adhurojnë zogjtë e rrallë. Mos harronu të fotografoni edhe flamingot simpatikë në breg të Lagunës.
Merrni me qera një varkë në çdo kohë dhe lundroni në kanalet e ujit që ndodhen përmes pyllit. Përgjatë udhëtimit ujor mund të shijoni pamjen, zogjtë shtegtarë dhe këngën e tyre. Perëndimi i diellit është kaq i mrekullueshëm sa të lë pa frymë.
Për ju dashamirësit e biçikletave, kam një lajm të shkëlqyer. Divjaka tani e ka bërë të mundur qiramarrjen e biçikletave në çdo kohë dhe kështu mund ta eksploroni personalsiht pyllin me gjithë kafshët dhe ajrin e tij të pastër.
E gjithë rruga është e mbuluar me gurë pishash dhe mund të eksploroni shtigje të ndryshme. Nuk ka asgjë më të bukur se shëtitja në pull në mes të ajrit të pastër dimëror.
Shijoni pamjen nga kulla e gjatë ku mund të hipni pa proble. Për një pamje më të bukur, mos harroni të merni një palë dylbi. Aktiviteti më i bukur që do t’ju sugjeroja është të prisni perëndimet e diellit, plot ngjyra shtrirë nën qiell rozë, portokalli dhe lejla ndërsa dielli fshihet pas bregut.
Vend për të qëndruar ose për të ngrënë
Sapo të hyni në parkun kombëtar, mund të zgjidhni të qëndroni në secilin restorant që dëshironi. Të gjithë lokalet dhe restorantet shërbejnë peshk të freskët dhe të shijshëm. Shumica e këtyre vendeve të pushimit kanë pamje nga deti, laguna ose pulli.
Zgjedhja është e juaja. Nëse doni të qëndroni për një natë, mund edhe të merrni me qira një dhomë në çdo kohë. Thjesht futuni në google, kërkoni dhe prenotoni dhomën. është kaq e thjeshtë.
Disa Këshilla për ju
Sezoni më i mirë për të vizituar lagunën është koha e pranverës ose dimrit, sepse gjatë verës dhe vjeshtës ka shumë mushkonja. Kështu që mos harroni të përdorni krem kundër diellit dhe në rast se shkoni gjatë verës, krem kundra mushkonjave është zgjidhja më e mirë.
Nëse doni të parkoni makinën tuaj, më e mira është që të informoheni në hyrje të parkut.
Gjatë dimrit ose pranverës, Divjaka dallohet si një vend ku fryn gjithmonë erë e fortë. Kështu që mos harroni të merrni me vete gjithmonë një palë syze dhe një këmishë me mëngë të gjata. Bëfshit qef!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-kriju-plane-te-suksesshme-udhetimi/ | Udhëtimi plot me aventura – Qysh me kriju plane të suksesshme? |
Udhëtimi është forma më e mirë për të kaluar kohën e lirë me shoqërinë apo familjen. Shumica udhëtojnë dhe shkojnë në pushime për tu larguar nga rutina e përditshmërisë.
Megjithatë që një udhëtim të shkojë mirë kërkon planifikim. Janë disa gjëra që duhet t’i bëni gati dhe t’i keni parasysh në mënyrë që udhëtimi juaj të shkojë siç duhet.
Më poshtë ne po ju përmendim se cilat janë ato, në mënyrë që t’i keni parasysh.
Shikoni motin
Pa marrë parasysh ku shkoni, në dimër apo në verë, është e rëndësishme të dini se me çfarë moti do të ballafaqoheni.
Prandaj shikoni në internet se si do të jetë moti në atë zonë. Kësisoj do ta keni edhe më të lehtë planifikimin e rrobave që do të mërrni me vete.
Siguroni vendin ku do të rrini
Mos harroni të rezervoni hotelin apo shtëpinë private në të cilën do të vendoseni. Kështu do të shmangni humbjen e kohës si dhe shpenzimet e paparashikuara.
Bëni një listë udhëtimi me vendet që doni t’i shihni
Para se të niseni bëni një listë për vendet që dëshironi të vizitoni. Gjithmonë duke kontrolluar së pari buxhetin që të mos shpenzoni më shumë se sa keni planifikuar.
|
https://www.dua.com/sq/jete-te-lumtur/ | Jete te lumtur – 12 rregullat per nje te tille |
Jete te lumtur Ndërsa vazhdoj të rritem si individ, kam zhvilluar një seri rregullash të cilat i ndjek për të patur një jete te lumtur.
Në të vërtetë si person që i kushton shumë rëndësi rritjes dhe zhvillimit të karakterit vetjak, doja të ndaja me ju rregullat që ndjek:
Duajeni veten tuaj
Nuk mund të pres që dikush tjetër të më dojë dhe të më sjellë lumturi nëse së pari nuk di të dua veten time. Të duash veten do të thotë të bësh aktivitete që të pëlqejnë, të kujdesesh për shëndetin tënd dhe të punosh drejt realizimit të synimeve tuaja.
Duaji të tjerët pa rezerva
Në marrëdhëniet që krijoj, qoftë shoqërore apo ajo që kam me partnerin tim, e jap zemrën plotësisht. Jeta është shumë e shkurtër për të mos dashur me kapacitet maksimal. Dhe nëse nuk funksionon, të paktën mund të them që e provova.”
Vetbesimi ju bën jetën më të lumtur
Ki gjithnjë vetbesim. Pavarësisht se çfarë më sjell jeta unë kam besim dhe siguri tek aftësitë e mia për të kaluar vështirësitë. Vullneti dhe vetbesimi që kam më lehtëson shumë punë në përballimin e situatave të këqija. Kjo më bën realisht të lumtur. Vazhdoj të përmirësoj besimin tim duke zhvilluar aftësi të reja dhe duek guxuar në eksperienca.
Asnjëherë mos kini frikë të shpenzoni për shëndetin dhe për njohuri
Unë jam pasuria më me vlerë që zotëroj, dhe kjo është arsyeja pse nuk më dridhet qerpiku kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për shëndetin tim. E njëjta gjë vlen edhe për të përmirësuar aftësitë apo njohuritë e mia. Kjo përfshin gjëra të tilla si anëtarësimi në palestër, veshje për stërvitje, ushqim i mirë, libra, kurse dhe seminare.
Mos jetoni me pendesa për jetë më të lumtur
Nuk pendohem kurrë për gjërat që kam bërë ose për njerëzit me të cilët kam njohur e miqësitë që kam krijuar dhe humbur. Janë pikërisht “gabimet” qto që më kanë dhënë mësimet më të vlefshme dhe më kanë bërë një njeri më të mirë.
Nuk të pëlqen një situatë? Ndryshoje!
Po e di e lehtë të thuhet dhe e vështirë të bëhet, por unë jam kapur fort pas këtij rregulli. E ndjek me fanatizëm dhe nëse nuk më pëlqejnë rrethanat e mia luftoj t’i ndryshoj. Kapitenia e jetës sime jam unë dhe ashtu duhet të jeni edhe ju.
Nuk ka asgjë të keqe të jesh pak egoist
Egoizmi është dicka normale, dhe nuk lejoj njeri të më thotë ndryshe. Kur arrij të kujdesem për veten time duke i dhënë përparësi, rrjedhimisht di edhe si të kujdesem për të tjerët. Kjo do të thotë që nëse mban veten fort do mund të kesh forcë mjaftueshëm të mbrosh edhe shumë të tjerë.
Zgjidhni miqtë me mençuri, për jetë më të lumtur!
Kjo është një nga zgjedhjet më të vështira të jetës. Më besoni se kam mësuar shumë nga këto zgjedhje, qofshin të gabuara ose jo. Tani unë zgjedh ta rrethoj veten me më të mirën, në mënyrë që të mos kem asgjë tjetër afër përveç se më të mirët. Kjo ka qënë veçanërisht e rëndësishme për mua kur luftoja me ankthin. është shumë e vështirë të mposhtësh një sëmundje që lulëzon në negativitet ndërsa je e rrethuar nga njerëz negativë.
Blini gjëra bazuar në vlerën e tyre afatgjatë
Kur bëj një blerje, para se gjithash i shikoj punën dhe jo gunën. Për blerje më të vogla, gjithmonë pyes veten A kam vërtet nevojë për këtë? dhe shumica e përgjigjeve është ‘jo’. Kjo praktikë më ka kursyer më shumë para nga sa mund ta imagjinoni. Provojeni!
Gjeni kuptim në atë që bëni dhe do të gjeni lumturinë
Jeta është goxha kaotike, por kuptimi mund të gjendet kudo, pothuajse në çdo gjë. Kjo më ka vlejtur sidomos në marrëdhënie me punën. Edhe nëse kam bërë punë që i urreja, mundoja të bëja maksimumin dhe t’i gjeja vlerën që ajo punë kishte. Vetëm ashtu mund të gëzohesha pak. Tani fatmirësisht ndihem më e lumtur se kurrë, pasi bëj një punë të plotkuptimtë dhe që e pëlqej shumë
Ji vetvetja, për jetë më të lumtur
Bëj çmos që të mos frikësohem nga ajo që jam. Jam e çuditshme, flas shumë, emotive dhe energjike. Dua konkurrencën, shkrimin, videolojërat, animet apo edhe këngët më të çuditshme që mund të gjeni në Internet. Jetoj jetën sipas kushteve të mia dhe nuk më intereson se çfarë mendojnë të tjerët. Diçka për të cilën ndihem krenare sepse nuk ka qenë gjithmonë kështu ndërsa rritesha.
Dhe më e rëndësishmja, argëtohuni
E adhuroj jetën sido që të vijë, sepse mendoj se është shumë e shkurtër për të mos e dashur. Të argëtohesh me jetën tënde duke mos e marr aq seriozisht, do t’ju ndihmoj të hiqni një barrë të madhe nga shpatullat tuaja. Dhe padyshim që kjo zgjedhje do t’ju bëjë të jetoni jete te lumtur.
|
https://www.dua.com/sq/kek-me-dardha-dhe-vaj-ulliri/ | Kek me dardha dhe vaj ulliri |
A keni provuar kek me dardha dhe vaj ulliri? Nese ju tingellon e cuditshme si recete mund ta keni edhe gabim! Ne ju sygjerojme nje recete qe do t\’ju beje t\’i lepini gishtat!
Gatuajeni dhe provojeni kekun tuaj me dardha dhe ndajeni me njerzit tuaj te zemres sepse kjo eshte nje recete qe ja vlen!
Racione: 8 persona
Kohë: 40 minuta
Vështirësi: e thjeshtë
Kush do ta mendonte qe ky kek do te pelqehej kaq shume nga e gjithe familja dhe do te bente pjese ne recetat tona te preferuara? Realizohet kaq thjeshte dhe shpejt, sa nuk ka nevoje te gozhdoheni me ore te tera ne kuzhine. Per me teper eshte edhe i shendetshme sepse permban vaj ulliri ne vend te gjalpit dhe copa frutash. Provoni ta shoqeroni ne mengjes me nje filxhan kafe ose çaj apo pasdite per disa momente te embla.
Ne kete recete kam perdorur dardha te tipit Abate qe arrijne maksimumin e shijes se tyre nga Gushti deri ne Nentor, por ndihuni te lire te perdorni llojin qe ju pelqen me shume dhe qe gjeni me lehtesisht ne treg. Ndersa tava ne te cilen e kam gatuar kekun eshte nga linja Delimano Stone Legend CopperLUX e cila eshte perfekte edhe per embelsira perveçse per receta te kripura.
Perberesit per nje tave katrore 27cmX27cm
300gr miell 00
1 pako te vogel pluhur pjekes (me vanilje ose jo)
4 veze, ne temperature ambjenti, te ndara te verdhat nga te bardhat
200gr sheqer te bardhe
2 luge gjelle sheqer kaf
200ml kos me yndyre
6 luge gjelle vaj ulliri
1 limon, lekuren e grire dhe lengun
2 dardha, te qeruara dhe te prera ne kubik
2 luge gjelle buke te grire (galete)
nje maje luge kripe
…per zbukurim
disa feta dardha
gjethe mente te fresketa
pak sheqer te bardhe
Lagim copezat e dardhave me lengun e limonit ne menyre qe te mos nxihen dhe i leme menjane. Perziejme ne nje tas miellin e situr me pluhurin pjekes dhe e leme menjane. Me ndihmen e nje mikseri elektrik, rrahim te bardhat e vezeve me nje maje luge kripe derisa te formohet nje shkume e bardhe qe nuk bie nga ena.
Ne nje tjeter ene, rrahim te verdhat e vezeve me sheqerin e bardhe derisa te perftojme nje krem me ngjyre te verdhe te hapur. Shtojme kosin, vajin e ullirit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda. Shtojme miellin me pluhurin pjekes, lekuren e limonit dhe me shpejtesi minimale vazhdojme perzierjen. Shtojme se fundi edhe te bardhat e vezeve te rrahura duke i bashkuar me delikatese nga poshte lart me ndihmen e nje spatule ne menyre qe brumi te mos ule vellimin.
Ne fund, shtojme edhe copezat e dardhave, e perziejme mire te gjithe masen dhe e hedhim ne nje forme katrore te lyer me pak vaj ulliri dhe buke te grire. E sperkasim me sheqerin kaf dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 40 minuta. E leme te ftohet plotesisht perpara se ta heqim nga forma. E zbukurojme me feta te holla dardhash, me gjethe mente te fresketa dhe me pak sheqer te bardhe. Ruajtja: per 3-4 dite ne nje ene te mbyllur hermetikisht.
|
https://www.dua.com/sq/netflix-shqip/ | Netflix Shqip – Tri seriale që duhet t’i shikoni me të dashurin tuaj |
Netflix Shqip, Sot për sot Netflix është një prej platformave më të përdorura në botë për shkimin e filmave dhe serialeve. Nëse ju po planifikoni që një nga këto net të shikoni një film apo serial me të dashurin tuaj, ne kemi disa rekomandime.
Më poshtë ju japim edhe arsyjet se pse rekomandojmë pikërisht këta filma apo seriale.Filmat apo serialet e rekomanduara në këtë artikull janë në dispozicion për përdoruesit e Netflix në Kosovë dhe Shqipëri.
‘Set It Up’
Para së gjithash ne ju rekomandojmë ta shikoni ‘Set It Up’ në Netflix sepse është një komedi me të cilën patjeter se do të qeshni. Është një nga ata filma që ju disponon edhe nëse dita ka qenë e gjatë edhe e lodhshme.
Në anën tjetër, ‘Set It Up’ është i duhuri edhe për tu shikuar bashkë me të dashurin. Kjo sepse ka të bëjë me një çift që ka një të ardhme së bashku. Mirëpo që nga fillimi harxhojnë shumë kohë në mënyre të gabuar.
E vendosin pak vonë nëse duhet a po jo të ndërtojnë jetën e tyre së bashku.
Prandaj duke shikuar “The Set Up” partneri juaj mund të inkurajohet të jetë më bujar me shanse të dyta dhe të shoh një të ardhme edhe për ju dy.
‘You’
Muajt e fundit ‘You’ ishte një nga serialet më të kërkuara në Netflix. Kjo dramë e ndërlikuar i lë shikuesit e saj të ndjehen të frikësuar. Është tejet interesant për faktin se trajton një temë shumë bashkëkohore.
Të gjithë ata që nisin ta shikojnë duan të ndalojnë së shikuari, Mirëpo në anën tjetër edhe janë shumë kuriozë të dinë se si mbaron e gjithë ngjarja. Historia që ky serial trajton është shqetësuese por është edhe emocionuese.
Megjithatë është çuditërisht edhe romantike. Në fund të çdo episodi ka një mori gjërash që mund t’i diskutoni me partnerin shumë gjëra.
‘Queer Eye’
Ky serial trajon një histori që është kaq të papritur por edhe tërheqëse. ‘Queer Eye’ një nga serialet me të famshme të Netflix që do të ju prek në zemër nëse vendosni ta shikoni.
Shumica e njerëzve që e kanë shikuar kanë deklaruar se kanë qarë pafund me këtë serial.
Mirëpo kjo nuk është veçantia e vetme e tij. ‘Queer Eye’ është një nga ato krijime kinematografike që ju shtyjnë të mendoni për bukuritë e dashurisë dhe të jetës.
Prandaj është ide e mirë të filloni ta shikoni së bashku me të dashurin tuaj. Ju garantojmë se emocionet nuk do të mungojnë!
5 rekomandime të serialeve në Netflix nga dua.com
Netflix është bërë shoku ynë i ngushtë gjatë javëve të fundit. Izolimi në shtëpi për shkak të pandemisë, ka rritur jashtëzakonisht numrin e përdoruesve të kësaj platforme.
Prandaj, nëse jeni duke kërkuar ndonjë serial interesant për të shikuar, dua.com ju propozon këto më poshtë.
The Last Kingdom
Zhandrri: Histori, aksion, dramë
Vlerësimi: 8.3 IMDb
Si fëmijë, Uhtred ishte dëshmitar se si babai i tij u vra dhe ushtria Saxon u mund nga trupat pushtuese. Luftëtari danez Earl Ragnar e mori Uhtred dhe e rriti atë në një kamp danez. Ndërsa vite më vonë, Uhtred i cili tashmë ishte bërë një luftëtar trim, përjeton përsëri një tjetër tragjedi.
La Casa de Papel
Zhandrri: Aksion, krim, mister
Vlerësimi: 8.5 IMDb
Një mjeshtër kriminel, i cili nuk ka bërë asnjë krim në jetën e tij, planifikon të bëjë vjedhjen më të madhe në histori. Për të realizuar planin e tij, shtypjen e miliarda eurove në Royal Mint të Spanjës, i ashtuquajturi “Profesor” rekruton tetë persona. Këta persona posedojnë aftësi të caktuara dhe që nuk kanë asgjë për të humbur, prandaj ata do të krijojnë revolucion dhe jo vetëm vjedhje.
Stranger Things
Zhandrri: Dramë, fantazi, horror
Vlerësimi: 8.8 IMDb
Gjëra të çuditshme ndodhin në Hawkins, Indiana, ku znjë djalë i ri zhduket papritur. Nëna e tij, një shef policie dhe miqtë e tij duhet të përballen me forca të tmerrshme mbinatyrore, në mënyrë që ta rikthejnë.
Peaky Blinders
Zhandrri: Krim, dramë
Vlerësimi: 8.8 IMDb
Ky serial tregon historinë e një familje gangstere të vendosur në Birmingham, Angli, në 1919, disa muaj pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Historia përqendrohet në bandën Peaky Blinders dhe shefi i tyre ambicioz dhe shumë dinak Tommy Shelby.
Mindhunter
Zhandrri: Krim, horror, mister
Vlerësimi: 6.4 IMDb
Të trajnuarit në programin e profilizmit psikologjik të FBIsë duhet të bëjnë intervista me disa prej vrasësve serik më të tmerrshëm. Ata vizitojnë vrasësit në burg, takohen dhe bisedojnë. Ky serial është bazuar në librin me të njetin emër, i cili përmban histori të vërteta të krimit në Amerikë.
Pasi që jemi duke propozuar seriale në Netflix, dua.com gjithashtu do të ju dhurojë dy personave abonim për një vit në këtë platformë. Për më shumë rreth lojësh shpërblyese klikoni këtu.
Seriale të Netflix që duhet t’i shikoni
Me siguri për këto javë sa jeni vetizoluar keni kaluar shumë kohë duke shikuar Netflix. Megjithatë nëse lista juaj ka mbaruar ne do të japim disa sygjerime se çfarë mund të shikoni.
Përderisa po shpresojmë që izolimit nga korona po i vije fundi e dimë se keni nevojë për relaks para televizorit. Prandaj ne po ju sygjerojmë disa seriale që do të ua largojnë mendjet nga stresi dhe shqetësimet. Nëse nuk i keni parë ende fusni në listën tuaj gjithsesi!
The Stranger
Kjo ndoshta seria më trend nga Netflix deri më tani këtë vit dhe për arsye të mirë.
Krijimi i fundit i Harlen Coben tregon një grua të çuditshme në një komunitet britanik që vjen për të zbuluar sekretet e banorëve. Përleshjet dhe misteri e bëjnë këtë një nga ato seritë ku ‘një episod më shumë’ nuk është kurrë i mjaftueshëm.
Lidhja e këtyre sekreteve së bashku ndërsa shpaloset seriali zbulon shumë më tepër për vendasit sesa që ata pranojnë. Kjo është një seri e domosdoshme për tu parë sepse zhvillohet në disa prespektiva shumë interesante dhe shpalos sekrete që lidhen me familje mjaftë të ndryshme nga njëratjetra.
Marcela
Anna Friel është e jashtëzakonshme në këtë dramë kriminale. Ajo luan një detektive të egër, e cilla gjen veten në qendër të mistereve të vrasjes që po heton.
Kjo është një dramë e mirëaktuar dhe e prodhuar ITV që mund të ketë rënë nën radar për shumë njerëz. Me dy sesone dhe 16 episodet në dispozicion në Netflix, ka shumë për t’u parë.
E përveç detektivës që është shumë e zonja në këtë serial kemi rastin të shohim edhe një anë tjetër të personazhit Marcela. Ajo ëshrë edhe një grua që ballafaqohet me kriza emocionale e sentimentale.
Gjetja e balancit mes këryre tyjave shpesh bëhet e vështirë për Marcelën. Mos hezitoni dhe fuseni në listën e serialeve që do t’i shikoni së shpejti!
After life
After Life është një seri britanike e errët komedidramë. Ajo u krijua dhe prodhyua nga Ricky Gervais, i cili është edhe ylli i serialit.
Premierën e pati në 8 Mars 2019 në Netflix. Sezoni i dytë dha premierë në 24 Prill 2020. Më 6 maj 2020, Netflix dhe Ricky Gervais arritën një marrëveshje të re e cila është shumëprojektesh dhe e cila përfshinë edhe pjesën e tretë të “After Life”.
Seriali na sjell gjithë mërzinë dhe mungesën e vullnetit të kryepersonazhit që të fillojë jetën e re pas vdekjës së gruas së tij.
After Life tregon se sa e vështirë dhe depresive është për bashkëshortin përballimi i vdekjes së gruas. Edhe pse ajo edhe pas vdekjes arrin t’i qëndrojë afër në një mënyrë shumë të veçantë.
The Good Place
Kur Eleanor Shellstrop e gjen veten në jetën e përtejme lehtësohet dhe befasohet kur e kupton që e kanë futur në atë që supozohet të jetë parajsë.
Por nuk kërkon shumë kohë që Eleanor të kuptojë se ajo është gabimisht. Kjo gjë nis ta mundojë atë.
Mirëpo Elenor nuk është e vetme. Ajo në ‘parajsë’ njoftohet me shumë njerëz. Përfshi Tahanin, Jason dhe Chidin. Fati i qëndrimit të katërshës në parajsën e projektuar nga Michael me ndihmën e Janete është i lidhur.
Në Netflix mund të shikoni të gjitha sfidat e parajsës me emrin “The Good Place”.
Për katër sezone me nga 12 episode ky serial do të ju mbajnë të ndërthyer para ekraneve. Ka aq shumë të papritura sa që nuk mund t’i imagjinoni!
|
https://www.dua.com/sq/10-keshilla-per-bukurine-qe-duhet-te-ndiqni-gjate-veres/ | 10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës |
10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës. Tani që po kalojmë në valën me të nxehtë të verës, është e rëndësishme të keni një regjim të duhur për kujdesin e lëkurës dhe bukurisë.
Priremi të anashkalojmë dhe injorojmë nevojat e trupit tonë, veçanërisht fytyrën dhe flokët tanë. Po ju sjellim 10 këshilla për bukurinë që duhet të ndiqni gjatë verës, për të mposhtur nxehtësinë:
1. Krem dielli
Një krem dielli është domosdoshmëri gjatë verës. Kontrolloni SPF-në që ju nevojitet, zakonisht këshillohet SPF 30 ose 50 për mbrojtje sa më të mirë. Aplikoni kremin e diellit të paktën 30 minuta para se të dilni, në mënyrë që të ketë kohë të zhytet në lëkurën tuaj dhe t’ju mbrojë nga rrezatimi.
2. Maskë mbrojtëse për flokët
Dielli i fortë i verës dëmton edhe flokët tuaj. Nxehtësia mund të bëj që lëkura e kokës suaj të djersitet shumë. Larja çdo ditë mund të jetë e dëmshme, kështu që mënyra më e mirë për të mbrojtur flokët tuaj është përdorimi i një maske mbrojtëse për flokët të paktën një herë në javë.
3. Hair Spray
Së bashku me një maskë mbrojtëse të flokëve, duhet të investoni edhe në një hair spay bimor. Flokët kanë tendencë të fryehen ose elektrizohen nga nxehtësia dhe era, kështu që për t’i mbajtur të freskëta dhe me shkëlqim përdorni një Hair Spray bimor.
4. Toner ushqyes
Ruani ekuilibrin e pH të lëkurës tuaj me një ujë të pasur me glicerinë. Kjo do të ushqejë lëkurën tuaj dhe do ta mbajë atë të freskët dhe të butë.
5. Larës fytyre
Një larës fytyre është mëse i dobishëm për t’u mbajtur në çantën tuaj. Pastrimi do t\’ju ndihmojë të largoni të gjitha papastërtitë dhe grimin.
6. Balsam buzësh me SPF
Zakonisht gjatë verës buzët thahen po aq sa edhe në dimër. Kjo për shkak se lëkura e buzëve është e hollë dhe priret të thahet lehtësisht. Para se të dilni në diell aplikoni një balsam buzësh me spf mbrojtës.
7. Kremra kundër nxirjes
Në verë, sa herë që të dilni do të nxiheni nga rrezatimi i diellit. Nëse vishni pantallona të shkurtra ose fustane gjatë kësaj vere, sigurohuni që të përdorni më vonë krem anti-rrezitje. Kjo do të sigurojë që lëkura juaj të rikuperohet më lehtë.
8. Scrub
Gjatë verës do të sjersisni shumë. Gjithashtu, pluhuri i verës dhe i mjedisit mund të bëj që lëkura juaj të thahet e ngarkohet me pislliqe të ajrit. Përdorni një scrub të përshtatshëm për të pastruar trupin tuaj nga papastërtitë dhe grimi.
9. Deodorant
Gjithashtu duhet të mbani patjetër një deodorant në çantën tuaj. Mbajeni veten të freskët dhe me aromë të mirë duke e spërkatur atë gjatë gjithë ditës. Sa herë të keni nevojë.
10. Maska hidratuese
Investoni në një fytyrë të mirë hidratuar gjatë verës. Bëjeni këtë duke aplikuar maska që do ta hidratojnë thellësisht atë. Do t’ju ndihmojë ta ushqeni lëkurën e thatë dhe gjithashtu ta mbani atë të shëndetshme.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-rindertu-martesen/ | Qysh me rindërtu martesën? |
1.Hapi i parë drejt rindërtimit të martesës është rindërtimi i besimit.
Duke marrë vendim për të rindërtuar martesën para se të braktisni atë është hapi i parë drejt praktikimit të këtij procesit.
2.Konsideroni nëse keni ndryshuar idetë për atë se qfarë dëshironi nga martesa.
3.Procesi i rindërtimit të martesës është shumë i vështirë.
Flisni me persona të besueshëm dhe kërkoni këshilla nga ata nëse nuk dini se qfarë të bëni.
4.Nëse ju jeni përgjegjës për thyerjen e besimit në martesën tuaj, do të ju duhet të merrni hapa shtesë për të stabilizuar e rikthyer besimin e partnerit.
Vendosni për ti treguar gjithmonë të vërtetën, dhe hapuni plotësisht me partnerin.
|
https://www.dua.com/sq/kafja-e-mengjesit/ | Kafja e mengjesit – qysh me dite se si ndikon ne organizem? |
Tashmë për shumicën e njerëzve kafja e mëngjesit është shndërruar në rutinë. Kjo ka ndikuar që studiuesit të merren me studimin e ndikimit të saj në organizmin tonë.
Sipas studimeve, ndonëse kafja ka disa përparësi, prapë nuk duhet të lihen anash efektet negative që shkakton ajo.
Sido që të jetë, shumica e njerëzve nuk mund ta fillojnë ditën e tyre pa një filxhan të kafesë në mëngjes.
Dhe madje në lukth të zbrazët pa e ngrënë mëngjesin. Nuk është çudi që pas kafesë shumica e njerëzve e shmangin ta hanë ushqimin e tyre të parë. Pra mëngjesin, sepse kjo pije vepron për ta shuar urinë.
Kur duhet të pihet kafja e mëngjesit?
Studime të shumta kanë treguar se kafeja duhet pirë vetëm një orë pas zgjimit dhe madje kurrsesi në lukth të zbrazët.
Kafja duhet shmangur të pihet menjëherë pas zgjimit. Atëherë niveli i kortizolit është shumë i lartë, dhe është përgjegjës për kontrollin e orës biologjike.
Një filxhan kafe në lukth të zbrazët mund të shkaktojë urth, fryrje, dhe në disa raste edhe të vjella.
Përpiquni që në mëngjes ta hani të paktën një fetë bukë para se të pini kafe, dhe në qoftë se nuk mund ta bëni këtë, atëherë të paktën kafenë zbuteni me qumësht.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-qe-pastrojne-mushkerite-nga-duhani/ | Qysh me i ditë ushqimet që pastrojnë mushkëritë nga duhani? |
Nëse tashmë jeni duke pirë duhan, përpiquni të paktën aq sa mundeni të reduktoni rrezikun nga të sëmurit nga kanceri.
Ka mënyra të ndryshme për të pastruar mushkëritë nga katrani dhe toksinat dhe kështu të reduktoni rrezikun nga shfaqja e infeksioneve.
Misri i ëmbël
Ky ushqim përmban beta-kriptoksantinën, për të cilën pohohet që mbron mushkëritë nga karcinoma, sepse paraqet antioksidant të fortë.
Qepa
Si qepa e bardhë ashtu edhe e kuqja përmbajnë kompozime me veprim antioksidativ. Qepa ndihmon në parandalimin e shumë sëmundjeve në mes të cilave janë infeksionet dhe kanceri i mushkërive. Te personat që tashmë kanë karcinomë parandalon rritjen e qelizave të reja.
Xhenxhefili
Një tjetër mjet i fuqishëm për nxjerrjen e toksinave nga mushkëritë. Mund të pini çaj nga rrënja e xhenxhefilit, i cili lehtëson frymëmarrjen, ndërsa me shujta mund të hani edhe copa të xhenxhefilit.
Portokalli
Përveç që janë burim i pasur i vitaminave, portokajtë po ashtu përmbajnë edhe kriptoksantinë, për të cilën tashmë u tha që ka veprim preventiv kundër kancerit të mushkërive.
|
https://www.dua.com/sq/skenimi-i-kanaleve-ne-telkos/ | Skenimi i kanaleve ne Telkos |
Ketu ju mund te lexoni se si behet hap pas hapi procedura e skenimit te kanaleve ne reciverat e Telkos.
Reciveri Amiko
Merrni telekomanden, vazhdoni tek butoni MENU pastaj vazhdo tek Installation dhe e shtypni butonin OK. Pastaj vazhdoni tek Cable Installation shtypni OK, për të vazhduar skanimi duhet të jenë këta parametra. TP Index 1/77 Frequency (306.0) Simbol Rate 6900 Modulation 64 QAM NIT Search on Pastaj vazhdo tek butoni me ngjyrë te gjelbërt në telekomand (Scan). Kujdes nëse nuk janë parametrat si më lart nuk perfundon skanimi me sukses. Pasi parametrat të jenë si më lartë, duhet te vazhdoni tek butoni me ngjyrë të Gjelbërt (Scan). Pasi te perfundojë skanimi vazhdoni me butonin EXIT derisa të shfaqen kanalet.
Reciveri Telkos
Fillimisht merrni telekomanden e reciverit e shtypni butonin MENU, pastaj shkoni tek dritarja SETTINGS e shtypni ok, pastaj INSTALLATION shtypni ok, pastaj zgjedhni DVB C shtypni ok. Për të përfunduar skanimi me sukses siguroheni që i keni këta parametra të listuar: FEC MODE DVB-C TP. Index 1/40 Frequency 306.0 Symbol Rate 6900 Modulation QAM-64 Nit Search ON Channel Type All Channels Pastaj ne telekomandë shtypni butonin me ngjyre kaltëret BLIND. Search Pasi te perfundojë skanimi vazhdoni me butonin EXIT derisa të shfaqen kanalet.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-torten-me-te-shijshme-me-keksa/ | Qysh me përgatitë tortën me të shijshme me keksa? |
Qysh me përgatitë tortën me të shijshme me keksa? Recetat e tortave me keksa janë të shumta. Mirëpo, ka një që vlerësohet si ndër me të mirat! Përpos tortave – keksa ka edhe një petë që piqet fillmisht.
Kombinimi i biskotave me ajkë e bën këtë ëmbëlësirë ndër më të mirat. Receta që po ua prezantojmë më poshtë është për një tepësi mesatare.
Përbërësit e petës:
6 ve
6 lugë sheqer
3 lugë kakako
6 lugë miell
1 pecivë
1 gotë qumësht (me të cilën do ta lagim petën pas pjekes, duke e shpuar me pirun)
Përbërësit e mbushjes:
4 krema për tortën e vanilës
1 gotë ujë të gazur
2 shmand të vogël
3 lugë sheqer pluhur
300 gr keksa të bluar
Përgatitja
Përbërsitë e petës i rrahim në mikser. Pjekja bëhet në temperaturën 250 gradë. Pas pjekjes e prejmë petën dhe e shpojmë vende-vende me pirun. Pastaj e lagim me një gotë qumësht që të zbutet dhe ta përdorim për kekun.
Mbushja
Ena 1 – Katër kremra tpër torte të vaniljes i rrahim me mikser bashkë me një gotë ujë të gazur.
Ena 2 – i përziejmë me lugë 2 shmand dhe 3 lugë sheqer pluhur deri sa të përzihen mirë. Pastaj i hedhim 300 gr kekesa të bluar në këtë enë dhe i bëjmë të gjitha bashkë bashkë. Në fund i përziejmë mirë të dyja përmbajtjet që përgatitëm në një enë dhe me to lyejmë tortën përmbi. Para servirjes duhet të ftohet rreth 2 orë në frigorifer. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/vende-te-bukura-ne-prishtine/ | Vende te bukura ne prishtine |
Vende te bukura ne prishtine, Prishtina nuk konsiderohet si një vend fotozhenik, por ka një tërheqje melankolike në llojin e saj.
Nëse po mendoni të vizitoni Prishtinën këto ditë festash, ne po jua shuajmë kuriozitetin se cilat janë vendet më unike që duhen vizituar të paktën njëherë. Ja cilat janë vendet më unike që vlejnë të fotografohen dhe gdhenden në kujtesën tuaj:
Biblioteka Kombëtare e Kosovës
Nëse jeni adhurues i librave, mendojmë se këtu do të gjeni dhuratën e përkryer për të afërmit tuaj. Të themi të drejtën, mendojmë se kjo bibliotekë të lë me gojë hapur për nga arkitektura. Një ndërtesë e tillë, kushtuar vetëm librave është një mrekulli e vërtete.
Por, do të çuditeni më shumë kur të mësoni se nuk konsiderohet si një ndërtesë e bukur, madje futej tek lista e ndërtesave më të shëmtuara në Prishtinë. Gjithsesi, ia vlen ta vizitoni të paktën një herë, sidomos për të parë kontrastin midis pjesës së jashtme të bibliotekës me pjesën e brëndshme të saj, e cila ngjason më tepër me një muze se sa me një bibliotekë. 🤗
Vendodhja: Libraria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë
Monumenti Newborn
Një nga vendet më të bukura që mund të vizitosh në Prishtinë. Nuk mund të humbisni rastin për të vizituar Monumentin “NEWBORN”. Ngritur në vitin 2008, ditën kur Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, ky monument (i cili ndryshon ngjyrat dhe temën e tij çdo vit) është një ikonë e pavarësinë dhe identitetin kosovar.
Duhet vizituar me patjetër sepse këtë vit NEWBORN ka si temë 99 fytyra. Bëhuni fytyra e 100 duke shkrepur një foto për ta kujtuar përgjithmonë këtë moment. 🥰
Vendodhja: Luan Haradinaj, Prishtinë
Half & Half Café
Tani është momenti i kafeneve dhe bareve. Ashtu si Tirana edhe Prishtina dallohet për këto vende unike dhe mbushur me fantazi. Me tulla të ekspozuara, bimë të varura dhe mobilje që nuk pajtohen me njëra-tjetrën, Half & Half Café që ndodhet në Bulevardin Nënë Tereza, duket pothuajse si një lokal në Brooklyn.
Ndodhet pikërisht në rrugën kryesore të këmbësorëve në Prishtinë, kështu që është një vend i përkryer për të parë njerëzit tek kalojnë, si dhe për të shkrepur disa foto të paharrueshme. ❤️
Vendodhja: Bulevardi Nënë Tereza, Prishtinë
Dit’ e Nat’
Këtë vend nuk kishim si të mos e përfshinim! Çdo Prishtinali, pasi të vizitoni Monumentin “NEWBORN” dhe Bibliotekën Kombëtare, do t’ju sillte këtu për një mëngjes të shijshëm. Përse? Sepse është vendi më i mirë në Prishtinë dhe pse jo, më i miri në të gjithë Kosovën.
Është një vend i shkëlqyer për të shkrepur foto dhe nëse nuk kënaqesh me kaq mund të bësh një selfie në tarracën e DIY-vibe. Do it Yourself apo jo?! 😀
Vendodhja: 5 Fazli Grajqevci, Prishtinë
Soma Book Station Vende te bukura ne prishtine
Siç e theksuam më larte, duke qënë se e hapëm me një bibliotekë, përse të mos e mbyllim me një kafe-librari?! Natën, ‘Soma Book Station’ është një nga pikat më unike të jetës së natës në qytet. Ditën, ky vend është një nga pikat më të mrekullueshme për të bërë foto në Prishtinë!
Ky vend hibrid midis bibliotekës restorantit kafenesë dhe bar-it është një nga vendet më të preferuara në Prishtinë. Nuk duhet ta humbisni për asgjë në botë kur të jeni në qytet. Pastaj ka libra dhe kafe në një vend, a mos vallë ka kombinim më perfekt se sa ky? 😍
Vendodhja: 4 A Fazli Grajqevci, Prishtinë
Me kaq e mbyllim miq dhe ju urojmë fat në udhëtimin e radhës në Prishtinë. Jemi të sigurt që janë po aq mikpritës sa thonë, në mos më tepër. Gjithsesi, ju ftojmë të na tregoni ndonjë nga vendet që keni vizituar duke postuar foton tuaj.
|
https://www.dua.com/sq/vera-ne-shqiperi/ | Vera ne Shqiperi |
Vera ne Shqiperi – Një guidë për eksperiencë të paharrueshme. Për shumë bashkëatdhetarë por edhe për vendas, Vera ne Shqiperi dhe Kosovë pritet me padurim.
Fatmirësisht natyra e ka bekuar tokën shqiptare me shumë bukuri të pa prekura nga dora e njeriut. Në anën tjetër, dy vendet tona janë të pasura me shumë vende turistike të përshtatshme për të shijuar pafund secilën stinë, e sidomos verën.
Nëse sivjet planifikoni të vizitoni Kosovën dhe Shqipërinë për pushime ne kemi një listë me rekomandime të vendve që duhet t’i shihni apo aktiviteteve që duhet t’i bëni.
Nisur nga deti, mali, monumentet kulturore, vendet me ushqimet më të shijshme tradiconale,etj, zgjedhjet që mund të bëni janë të pa numërta! Ne po përmendim vetëm disa nga to.
Kosovë Liqeni i Batllavës
Në fshatin Orllan të Komunës së Podujevës në vitet e 70 u ndërtua liqeni i Batllavës. Ky liqen sot përveç se furnizon me ujë kryeqytetin e Kosovës, shërben edhe si pikë turistike.
Në Batllavë do të jeni në gjendje të shijoni një pejsazh natyror që është i bukur në çdo stinë të vitit. Para jush do të shtrihet liqeni i përshtatshëm për not, lundrim me varka apo peshkim. Me një çmim shumë të ultë ju mund të merrni me qira një barkë. Me të mund të lundroni për orë të tëra në batllavë.
Ju mund të peshkoni e të notoni në liqen ashtu siç bëjnë çdo ditë gjatë verës dhjetra qytetar. Sa i përket ushqimit, tek liqeni Liqeni i Batllavës janë së paku katër restorane. Kryesisht me ushqime tradiconale, ato i mirëpresin vizitorët e interesuar.
Pushimi juaj në Batllavë mund të bëhet edhe disa ditor. Për arsye se aty gjeni edhe dhjetra shtëpi malore dhe vila që mirëpresin vizitorët.
Kosovë Kullat e Junikut
Trashëgimia kulturore dhe pamja turistike janë gërshetuar së bashku në Junik. Kullat, sot nën petkun e trashëgimisë, në Junik janë restauruar dhe po vazhdon restaurimi i tyre. Ato ofrojnë ngrohtësinë familjare e kombëtare.
Kullat janë të hapura dhe për vizitorë në pjesën më të madhe të vitit. Brenda tyre ofrohen bujtina, si dhe ushqime tradicionale, në frymën ashtu siç jetonin familjet shqiptare dikur.
Kulla e “Ramë Zeqirit” është një nga to që ofron për vizitorë ushqim tradicional në restorant si dhe dhoma për fjetje për turistë ngjashëm me odat. Po ashtu dhe qëndrimi ditën i turistëve apo gjatë mbrëmjes bëhet në odë.
Nëse këtë verë jeni në kërkim të një eksperience unike, atëherë Juniku patjetër duhet të jetë në listën e vendeve që planifikoni ti vizitoni. Ju sigurojmë se do të ngeleni të mahnitur nga bukuria e ruajtur ndër shekuj.
Kosovë Fshatrat e Rugovës
Kudo që të shkoni në Rugovë nuk do të pendoheni. Ne vetëm ju sygjerojmë që kur të niseni për ato anë të vizitoni të paktën disa fshatra. Mos u ndalni vetëm te Gryka e Rugovës.
Mirëpo vizitoni edhe Bogën, Shkrelin apo Pepajnë apo fshatrat e tjerë. Shijoni ajrin e freskët të maleve. Djathin e qumshtin shijshëm të Rugovës. Ujin e kristaltë të Bjeshkëvë të Nemuna.
Vera ne Shqiperi dhe Kosovë nuk duhet të kaluar pa e vizituar të pakten një liqe. Në Rugovë mund të shkoni te Liqeni i Kuqishtës, i njohur ndryshe edhe si Liqeni i Leqinatit ose Liqenati i Madh është një liqen malor i cili ndodhet në Malin e Leqinatit në Bjeshkët e Nemuna të cilat shtrihen në pjesën perëndimore të Kosovës.
Ky liqen është i njohur në të gjithë Kosovën dhe vizitohet edhe nga njerëzit e Grykës së Rugovës ashtu si edhe nga alpinistët të cilët ngjiten në majat e maleve të tilla si Liqenati me 2,341 metra dhe Guri i Kuq me 2,522 metra.
Liqeni i Liqenatit është në një lartësi mbidetare 1,970 metra mbi nivelin e detit. Nëse doni pushime të qeta malore ose thjeshtë një vikend të pa harrueshëm atëhere Rugova është destinacioni i duhur për ju.
Mos e lini pa e vizituar në cilëndo stinë të vitit që ju pëlqen.
Shqipëri Dhërmi
Dhërmiu është një nga fshatrat më tërheqës të Rivierës shqiptare.Pjesa bregdetare që nga kalimi malor i Llogarasë të çon në plazhin e Ksamilit. Kjo është dalja e fundit e tokës shqiptare para se të hysh në territorin e sotshëm grek.
Dhërmiu, në veçanti, magjeps me qëndrën antike të qytetit. Karakterizohet nga një pjesë e vogël shtëpish të bardha dhe kisha të vogla ortodokse që vlejnë të vizitohen. Zgjidhni një dite kur dielli është më pak i fuqishëm.
Vizitoni vende siç është Kisha e Shën Spiridone, kupola blu e së cilës qëndron në panoramën e qytetit. Apo, vizitoni Kishën e Shën Marisë, në majë të malit ku ofron pamje të pakrahasueshme të fshatit dhe bregdetit Jon.
Dhërmiu, megjithatë, është i njohur mbi të gjitha për pasjen e dy prej plazheve më të bukura jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë Ballkanit. Plazhi i Dhërmiut dhe ai i Drimadhës, xhevahirët e vërtetë të kësaj zone.
Shqipëri Lumi i Shalës
Lumi i Shales ka një gjatësi prej 37 km prej burimit në majën e Radohinës e deri në Dri.
Ai buron tek kroi i Shtrazës në krye të fshatit Theth, në rrëzë të majës së Radohinës, nga ku zbret poshtë nëpër luginë të Shalës, nga Thethi, Ndërlysa e Musha, nga BregLumi tek Porta e Shalës (Gryka e Rrshqëmit), nëpër Lotaj e në luginën e Shoshit, dërisa derdhja e tij shkon në Lesniqe në Dri. Është lumë malor me rënie mesatare 22 metra në një kilometër.
Lumi Shala dallohet me ujin e tij të kristaltë, me prurje mesatare vjetore, afro 34 m³/sek. Prurjet maksimale arrijnë në nëntor me 52m3/sek, ndërsa prurje minimale në gusht në të cilin arrin 9m³/sek.
Lumi i Shalës është i pasur me një shumëllojshmëri peshqish. Mirëpo në këtë lum mund të themi se më i përhapuri është trofta, që rritet vetëm në ujrat e ëmbla.
Shqipëri Krujë
Vera ne Shqiperi dhe Kosovë nuk duhet kaluar pa vizituar një qytet historik. Kruja është një qytet i lidhur fort me legjendën e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skanderbeu.
Një nga qytetet më të vjetra në Shqipëri dhe Gadishullin Ballkanik.Pazari i vjetër, një xhevahir ku artizanët vendas shesin produktet e tyre të bëra me teknika të trashëguara brez pas brezi.
Zona e Kalasë strehon Muzeun Etnografik dhe Muzeun Skënderbej, të dy për t’u vizituar sepse ofrojnë pamje të pakrahasueshme.
Fillojmë me muzeun për të arritur pastaj në pazarin e vjetër. Muzeu ndodhet në zonën e kalasë së vjetër.
Pazari është një xhevahir prej guri që duhet vizituar pa nxitim. Aty do të shikoni artizanët e vjetër shqiptarë që ene punojnë tezgjahun me një traditë të vjetër disa shekullore.
Keni dyqanin e Xhevdet Bardhit dhe bashkëshortes së tij, të cilët prodhojnë qilima tradicionale shqiptare prej gati tridhjetë vitesh.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-per-15-minuta-receten-e-vjeter-per-rahat-llokume/ | Qysh me përgatit për 15 minuta recetën e Rahat-Llokume? |
Qysh me përgatit Rahat-Llokume? Është shumë e lehtë të përgatitet ky desert i vjetër të cilin gjyshet tona e kanë adhuruar. Nuk ka asgjë më bukur se rahat-llokumi shtëpiak i cili shkrihet në gojë.
Përbërësit për Rahat-Llokume:
380 ml ujë;
300 g sheqer;
250 ml lëng portokalli;
140 g nisheste;
3 lugë lëng limoni, për t’i qitur sipër;
3 lugë nisheste;
1 lugë sheqer.
Përgatitja:
Përzieni ujin, lëngun e portokallit dhe sheqerin dhe shtoni nishestenë. Të gjitha hidhini në pllakë shporeti dhe vazhdimisht përzieni derisa të gjitha të dendësohen në formë pudingu. Masën hiqeni nga pllaka dhe shtoni 3 lugë lëng limoni dhe të gjitha përzieni mirë. Pastaj qitni në një tepsi rezistuese ndaj zjarrit dhe lini të ftohen. Kur të ftohen, pritni në kube dhe rrotulloni çdo kub në kombinimin e amidonit dhe sheqerit.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-paragjellen-e-sophia-loren/ | Qysh me përgatit paragjellën e Sophia Loren? |
A e dini se cila është paragjella më e preferuar e Sophia Loren? Ajo përgatitet shumë thjesht. Mirëpo mbi të gjitha është shumë e shijshme. Gjinia mashkullore kurrë nuk ka qëndruar indiferent ndaj aktores italiane. E as ndaj ushqimeve që ajo ka rekomanduar. Kështu që Sophia Loren na ka treguar se si të përgatitë paragjellën e saj të pagabueshme. Ajo e ka ndarë këtë recetë, si shume receta të tjera, me ndjekësit e saj nëpër rrjetet sociale. Të gjithë ata që e kanë provuar kanë komentuar se receta ishte vërtetë e pa harrueshme. Prandaj ndiqni udhëzimet që aktorja ka dhënë dhe mos e lini pa e provuar këtë recetë.
Përbërësit:
1 kg kërpudha;
gjysmë filxhani thërrmija buke;
gjysmë filxhani karkaleca të grirë të papërpunuar;
2 lugë të vogla qepë të reja të grira;
3 lugë të vogla selino të grirë;
¼ lugë e vogël hudhër të grirë;
2 lugë të vogla majdanoz të grirë.
Përgatitja:
Së pari lani kërpudhat me kujdes dhe hiqjani kërcejtë. Pastaj përzieni ngadal thërrmijat e bukës, karkalecat, qepën e re, selinon, hudhrën dhe majdanozin. Kësaj përbërje sipas dëshirës shtoni edhe salcë domateje. Në fakt salca vetëm sa do t\’ja theksoj shijen dhe do t bëjë edhe më të pa rezistueshme. Përzierjës shtoni edhe kripë dhe piper. Kur të keni përfunduar me të mbushni kërpudhat me tretjen dhe piqni në 180 gradë Celsius 20 minuta. Kjo paragjellë cilësohet si një nga më të shijshmet që mund të gatuhen me këpurtha. E mira e saj është se ka një shije qqysh nuk të rëndon shumë në stomak dhe lë hapësirë për pijaten kryesore.
|
https://www.dua.com/sq/embelsire-me-lajthi-recete-e-shpejte-ne-castin-e-fundit/ | Ëmbëlsirë me lajthi: Recetë e shpejtë në çastin e fundit! |
Ëmbëlsirë me lajthi – ëmbëlsira më kremoze që mund të përgatisni, e cila do t’i kënaqë të gjitha shqisat tuaja. Ja cila është receta e thjeshtë dhe e shpejtë e kësaj ëmbëlsire:
Përbërësit:
5 vezë,
100 g sheqer,
40 g kakao pluhur,
2 lugë miell,
pak kripë,
erëza (kanellë, arra muskati),
gjalpë për lyerje të tepsisë. Për fill: – 250 ml ajkë të ëmbël,
100 g çokollatë të zezë,
aromë vaniljeje. Për glazurë: – 100 g çokollatë qumështi,
20 g gjalpë
50 g lajthi të pjekura e të bluara trashë.
Përgatitja:
Për fill qiteni çokollatën të shkrihet, ndërkaq ajkën tundeni. Kur çokollata të ftohet pak, përzieni me ajkën dhe shtoni aromë vaniljeje. Futeni në frigorifer që të ftohet. Ndizeni furrën në 200 gradë, ndërkaq në tepsi vendosni letër për pjekje. Me pak gjalpë lyeni skajet e tepsisë, ku letra nuk mund të shtrihet mirë, në mënyrë që aty të mos ngjitet biskota.
Tundni të bardhët e vezëve dhe shtoni një të tretën e sheqerit dhe bëjeni borë të fortë. Të verdhët e vezës tundeni me pjesën e mbetur të sheqerit dhe shtoni kakaon, kripën, erëzat dhe miellin dhe përzieni. Atëherë ngadalë shtoni të bardhët e vezëve duke u kujdesur që të mos e “shtypni” shumë përbërjen. Kur t’i bashkoni të gjitha, qitni në tepsi dhe piqni rreth 7 minuta.
Sapo ta nxirrni koren nga furra, rrotullojeni në një leckë të pastër dhe të njomur kuzhine, dhe rrotullojeni baskë me leckën. Kështu do të qëndrojë elastike. Kur të ftohet, qitni fillin dhe sërish rrotullojeni. Shkrini çokollatën me gjalpë dhe hidhni lajthitë e grira, pastaj rolesë së ftohur qitni glazurën. Ëmbëlsirë me lajthi skeni provuar asnjëherë. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/thirrjet-e-humbura-ne-vala/ | Thirrjet e humbura ne Vala? |
Si mund të aktivizoj shërbimin për thirrjet e humbura?
Aktivizimi i shërbimit për thirrjet e humbura bëhet duke thirrë kodin e shkurtër **62*222#.
|
https://www.dua.com/sq/masken/ | Qysh me i vesh masken dhe dorezat? |
Masken dhe dorezat vendosni në mënyrën e duhur. Pajisjet mbrojtëse personale janë po aq efektive sa personi që i vesh ato. Ja se si të shmangni kontaminimin nga koronavirus duke i veshur saktë maskën dhe dorashkat.
*Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon përdorimin e maskave dhe dorashkave vetëm në vende publike ku mbajtja e distancës sociale mund të jetë e vështirë.
Maska:
1. Lani duart me sapun dhe ujë për të paktën 20 sekonda ose nëse nuk është e mundur, aplikoni sanitizuesin e duarve me të paktën 60% alkool.
2. Sigurohuni që të mos ketë vrima në maskën tuaj.
3. Nëse vishni syze, hiqini ato.
4. Përcaktoni se cila anë e maskës së fytyrës është e mbara. Mbani mend se duhet ta vishni maskën tuaj në të njëjtin orientim për të shmangur ndotjen e tërthortë.
5. Nëse jeni duke përdorur një maskë me sythe veshi, silleni maskën në nivelin e hundës dhe vendosni sythe rreth veshëve tuaj
Nëse jeni duke përdorur një maskë me lidhëse, sillni maskën në nivelin e hundës dhe siguroni lidhjen e fortë të lidhëseve duke e harkuar rreth kokës suaj.
Nëse jeni duke përdorur një maskë me shirita elastikë, mbajeni maskën në njërën anë në nivelin e hundës. Zgjatni rripin e sipërm mbi kokën tuaj në mënyrë që të mbështetet mbi kurorën e kokës tuaj.
Pastaj tërhiqni rripin e poshtëm në mënyrë që të mbështetet nën veshë dhe qafë.
6. Nëse maska e fytyrës tuaj krijon një urë prej hundës, shtrëngojeni maskën rreth hundës për të qënë më i sigurt.
7. Nëse jeni duke përdorur një maskë me lidhëse, siguroni pjesën e poshtme të vendosur në të njëjtin hark me napën e qafës. Tërhiqni pjesën e poshtme të maskës mbi gojë dhe mjekërr.
8. Rregulloni maskën në mënyrë që të jetë e lehtë, por jo aq e ngushtë sa të jetë e dhimbshme ose të lëvizë. Të gjitha rripat duhet të vendosen të sheshtë kundër lëkurës suaj dhe jo të kryqëzuara. Shmangni boshllëqet e mëdha – ose flokët, nëse është e mundur – midis fytyrës dhe maskës.
9. Vendosni syzet përsëri.
Dorezat:
10. Nëse përdorni doreza, tërhiqini ato edhe mbi manshetën e një këmishë me mëngë të gjata, nëse është e mundur. Në këtë mënyrë kycet tuaj nuk ekspozohen.
11. Shmangni prekjen e pjesës së përparme të maskës – kjo përfshin rezistimin për të kkruar fytyrën pasi keni vendosur maskën. Nëse e bëni këtë, lani duart ose aplikoni përsëri sanizuesin e duarve. Në mënyrë të ngjashme, dorezat duhen ndryshuar ose larë aq shpesh sa lani duart normalisht. Kufizoni prekjen e sa shumë numrin e sipërfaqeve dhe sendeve që prekni.
Pavarësisht se kush në familjen tuaj ka maskë ose doreza,
Mbani Mend për maskën dhe dorezat:
Maskat e leckës për fytyrën ofrojnë vetëm mbrojtje të kufizuar dhe duhet të përdoren vetëm kur dilni jashtë. Skruan studiuesja e maskave Anna Davies, BSc. “Izolimi dhe distanca sociale, si dhe larja e duarve dhe shmangia e prekjes së fytyrës, janë mënyra më efektive për të mbrojtur veten dhe për të kufizuar përhapjen e virusit.”
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-ruajte-ngjyrat-e-rrobave/ | Qysh me i ruajtë ngjyrat e rrobave? |
Rrobat me ngjyra janë gjithmonë interesante për t’u kombinuar dhe nuk duhet të mungojnë në asnjë gardërobë. Por, ato kanë nevojë për një kujdes special, pasi mund të zbehen dhe ta humbasin ngjyrën shumë më shpejt sesa rrobat e errëta, apo të çelëta. Për ta ruajtur ngjyrën sa më gjatë, duhet larë me kujdes, duke ndjekur udhëzimet përkatëse. Grupojini rrobat sipas nuancave që kanë ngjyrat. Të errëtat lahen bashkë, të bardhat ose të çelëtat bashkë.
Në rast se kemi një sasi të madhe rrobash me ngjyra, atëherë i grupojmë brenda llojit. Kontrolloni me vëmendje nëse ka njolla të forta Lani në temperatura të ulëta për të ruajtur ngjyrën dhe shkëlqimin e rrobave Preferohet të lani rrobat në temperatura shumë të larta, për të ruajtur shkëlqimin e tyre. Hapini rrobat në tel për t’u tharë në mënyrë natyrale. Evitoni përdorimin e makinës tharëse, pasi kjo mund t’i dëmtojë ngjyrat dhe nëse ka ndonjë njollë që na ka shpëtuar, makina tharëse e fikson më keq atë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-zgjedhe-madhesine-e-televizorit-bazuar-ne-madhesine-e-dhomes/ | Qysh me zgjedhe madhesine e televizorit per dhomen tuaj? |
A e dini qysh me zgjedhë madhësinë e televizorit bazuar në madhësinë e dhomës? Mos blini një televizor të ri pa shikuar së pari cili ju përshtatet më shumë.
Madhësinë e televizorit duhet pak a shumë ta përcaktojë madhësia e dhomës ku do të vendosët.
Televizorët HD kanë specifikat e tyre për të cilat edhe ju dallon cmimi. Si p.sh. madhësia e tyre.
Mirëpo sa duhet të jetë largësia optimale në mënyrë që të përfitojmë sa më shumë nga ajo cka ofron një televizor i caktuar? Më poshtë është tabela e cila ju tregon për një gjë të tillë.
Madhësia e ekranit
Largësia e preferuar
22″
0.9 – 2.5 m
26″
1.0 – 3.0 m
32″
1.3 – 3.7 m
40″
1.6 – 4.6 m
42″
1.7 – 4.8 m
52″
1.8 – 5.2 m
Kur hyri televizioni në shtëpitë e njerëzve?
Televizioni, apo TV për të shkurtër është një medium telekomunikacionit për transmetimin dhe marrjen e imazheve lëvizin.
Ky mjet është në dispozicion që nga fund të 1920. Televizori është bërë i zakonshme në shtëpitë, bizneset dhe institucionet.
Veçanërisht si një mjet për reklamat por edhe si një burim i argëtimi dhe i dhe lajmeve. Që nga viti 1950, televizioni ka qenë medium kryesor për formim e opinionit publik.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-ushqimet-me-te-mira-per-zemer/ | Qysh me i ditë ushqimet më të mira për zemër? |
Për të pasur një zemër të shëndetshme, duhet të jemi të kujdesshëm në atë se çfarë hamë që nga mëngjesi deri në darkë.
Këto janë ushqimet që mjekët kardiologë i konsiderojnë si më të mirat për zemër:
Fibrat
Filloni ditën me një pjatë që përmban fibra, dhe në të cilën gjenden omega 3, folate dhe kalium. Ky superushqim me fibra mund të ulë nivelet e kolesterolit të keq LDL, dhe ndihmon në mbajtjen pastër të artierve.
Salmoni
Është i pasur me acide yndyrore të shëndosha dhe omega 3. Konsumimi i tij dy herë në javë zvogëlon për 30 % mundësinë e vdekjes nga sulmi në zemër.
Avokado
Shtoni një avokado në një sallatë sanduiç ose spinaq për të rritur sasinë e yndyrave të shëndosha të zemrës në dietën tuaj. Avokado ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit LDL, ndërsa rrit sasinë e kolesterolit HDL në trupin tuaj.
Vaji i ullirit
Vaj ulliri ul kolesterolin e keq LDL dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së zemrës.
Manaferrat
Dredhëzat, mjedrat, boronicat janë plot me anti-inflamatorë, të cilat reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe kancerit.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-largu-xhelozine-e-femijes/ | Qysh me largu xhelozine e femijes |
Qysh me largu xhelozine e femijes? Kur fëmija është pak më i rritur dhe lindin më të vegjëlit, shpesh kanë tencencë të xhelozojnë kur nënat e tyre mbajnë një tjetër foshnje, thekson pediatrja Tanya Remer Altman.
Zakonisht kjo ndodhë mes moshës 9 dhe 15 muaj.
Nëse ju shkoni për vizitë diku me fëmijën tuaj dhe papritur e merrni në krah një tjetër foshnje, atëherë do të vëreni se fëmija do të irritohet pamasë dhe do të fillojë të zvarret nga ju për të kërkuar vëmendje, thotë Altman.
Në këtë moshë, fëmija është shumë i vogël për të kuptuar konceptin e ndarjes së nënës me dikë tjetër.
Në raste të tilla, lëshoni foshnjen që e keni kapur. Afrojeni fëmijën tuaj dhe përkëdheleni së bashku me fëmijën tuaj foshnjen.
Hutojeni fëmijën
Pasi të mashtrohet fëmija duke lozur me lodra nëpër dhomë, ju mund ta duani sërish foshnjen e mikes.
Kur fëmija juaj është më i madh, është shumë e rëndësishme që ta mësoni të pranojë përkushtimin dhe vëmendjen tuaj kundrejt fëmijëve tjerë.
Një mënyrë për ta bërë këtë është të përfshini fëmijën tuaj në bashkëpunim, sqaron Altman.
Përfshijeni edhe ata
Pyesni fëmijën A ta mbajmë këtë foshnje së bashku? ose thuani Unë dua ta mbaj pak këtë foshnje, do të më ndihmosh?
Fëmija juaj mund të mbajë batanijen apo këmbët e foshnjes, në këtë mënyrë edhe ai asiston në përkushtim.
Nëse ju e përfshini edhe fëmijën tuaj të merr pjesë, ai do të ndjehet i vlerësuar dhe i përfshirë në bashkëpunim, thekson Altman.
Dhe asesi mos harroni ta lavdëroni që ka bërë një punë të mrekullueshme duke ju ndihmuar juve.
|
https://www.dua.com/sq/bill-gates-shqip/ | Bill Gates shqip – Katër këshilla |
Bill Gates shqip, doni të lexoni këshilla nga Bill Gates? Epo ai është intervistuar shpesh herë, ku ndryshe nga ajo që besojmë, ka theksuar se nuk janë paratë ato që e bëjnë të lumtur. Na e shpjegon shumë thjesht përsenë me këto katër këshilla.
Shpesh them me vete – “Të gjithë të pasurit kështu thonë!”
Megjithatë, Bill Gates si një nga nje mendjet më inteligjente të këtij shekulli thotë se është më i lumtur tani që është 63 vjeç sesa kur ka qënë 30 vjeç. Po po, e dëgjuat mirë! Të gjithë e dimë se Bill u bë miliarder në atë moshë, ama ai ndjehet më i lumtur tani se atëhere. Ja disa këshilla nga Bill Gates për të treguar se si mund të jeni më të lumtur.
Përkushtojuni angazhimeve tuaja
Mënyra se si njerëzit bëhen më të mençur kur plaken, nuk ka të bëjë me rritjen e njohurisë apo grumbullimin e pasurisë. Sipas Gates, ka të bëjë më shumë me vendosmërinë për të zgjedhur me dëshirën tënde se çfarë ka më shumë rëndësi për ty.
Ndoshta ndiheni të ngecur në një punë që nuk e doni apo keni zgjedhur karrierën e gabuar. Është mëse normale të vini në dyshim karrierën tuaj, por ajo që ndikon negativisht është se këto mendime do t’ju helmojnë gradualisht.
Filloni të mendoni: A po bëj atë që dua? Çfarë ka më shumë rëndësi për mua? Me siguri ka për të ardhur momenti që zëri juaj do dëgjohet. Kur pyet veten se çfarë dëshiron, dhe dëgjon “Kjo është ajo që dua”, ai zë është zëri i së vërtetës, ndaj të cilit duhet të angazhohesh me gjithë zemër.
Jini më dorëdhënës, këshilla nga Bill Gates
Jim Rohn ka thënë: “Vetëm nëse jepni, do arrini të merrni më tepër nga sa keni.” Fale fondacionit të tij, Bill Gates ka dhënë më shumë se çdo fondacion bamirësie në botë. Në vitin 2006, shoku i tij i ngushtë Warren Buffett, nënshkroi letra që dhanë 31 miliardë dollarë të pasurisë së tij.
Duke financuar punën e Fondacionit Gates në luftën kundër sëmundjeve infektive dhe reformës në arsim. Meqë nuk jeni në kategorinë e Gates, jepni aq sa të mundni. Shkenca ka konfirmuar se kur jepni, ndiheni më të lumtur. Studimet shprehen se ndjesia e përmbushjes emocionale që kemi kur japim, është ndjesia më e lartë që përjetojmë. Nuk ka të bëjë me zemërgjerësinë financiare, mund të jepni edhe në mënyra të tjera po aq frytdhënëse.
Trajtoni trupin tuaj si një tempull të shenjtë
Gates tha se ushtrimi i vazhdueshëm fizik e bën të lumtur. Bill luan shumë tenis, dhe ajo që ai thotë nuk është gabim. Ushtrimi fizik ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e gjendjes shpirtërore duke reduktuar gjëndjen depresive, ankthin dhe stresin.
Nëse nuk ndjeheni rehat me palestrën, motivoni veten tuaj për një vrap, xhiro me biçikletë apo ushtrime fizike në shtëpi. Në fakt, vetëm 10 apo 30 minuta aktiviteti fizik, ulin ndjeshëm tendencën për tu ndjerë i plogësht dhe i mërzitur.
Vendosni familjen në plan të parë
Siç sugjeroi, përparësitë e Gates u përqendruan në jetën e tij familjare. Në ndjenjën e veçantë kur shihte fëmijët e tij të lumtur në jetë. Zgjedhja për të mos e vendosur jetën familjare barabartë, apo edhe përpara karrierës mund t’ju kushtoj rëndë.
Analizat shkencore tregojnë se një nga arsyet e vdekjes së hershme lidhet me mos pasjen e një jete të shëndetshme familjare. Vendosni kufij të prerë përsa i përket jetës familjare. Duke qënë i rreptë dhe i prerë në këtë përparësi mund të ndiqni të njëtin vullnet edhe me punën. Puna është punë dhe familja është familje.
Këto këshilla nga Bill Gates mund të duken klishe, por ai ka të drejtë për shumë gjëra. Sidomos për faktin se në fund të ditës ambienti i ngrohtë familjar është ai që do t’ju mbush zemrën pas një dite të ngarkuar pune.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-donuts/ | Qysh me përgatitë Donuts? |
Donuts janë disa nga ëmbëlsirat më të dashura. Sidomos për fëmijë. Mirëpo zakonisht ato i hamë nëpër kafiteri e furra. Megjithatë shumë lehtë mund t’i përgatisni edhe në shtëpi. Më poshtë po ju sjellim recetën e plotë.
Përbërësit
50 gr ujë të vakët
250 gr qumësht i vakët
2/3 filxhan lëng portokalli
8 vezë
13 filxhane miell
1 majë luge sheqer
4 lugë maja
1 majë gishti kripë
Hapat
Së pari përzini të gjithë përbërësit në mikser. Pra ujin, qumështin, lëngun e portokallit, lëkurën e grirë, vezët, miellin, majanë, kripën dhe sheqerin. I përzieni vazhdimisht, derisa të krijohet një brumë elastik dhe lehtësisht i ngjeshur.
Pastaj lëreni brumin me një anë rreth 10 minuta. Në vazhdim, hapni një petë me trashësi gjysmë centimetri. Duke përdorur një gotë të madhe priteni brumin në forma të rrumbullakëta. Pasi t\’i keni prerë ato, bëni prerjen e dytë. Duke përdorur një gotë të vogël, bëni një vrimë në qendër të secilit rrumbullak, në mënyrë që të formohen unaza.
Pastaj hidhni pak miell në një pecetë. Atë vendosni mbi të rrathët e brumit dhe lërini në vend të ngrohtë që të fryhen.
Mbi zjarr në një tigan hidhni vajin apo gjalpin, që të nxehet. Pasi të nxehet hidhni së bashku 3-4 rrath brumi. Do të fryhen menjëherë dhe do të marrin formen e një kulaci të zakonshëm.Ktheni petullat donats me 2 pirun, pa i shpuar. Bëni kujdes që të mos digjen.
Vendosini në një pijat dhe lyni përsipër me shumë sheqer dhe kanellë ose zhytni në çokollate. Shërbeni të ngrohta.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-arreza/ | Qysh me përgaditë arrëza? |
Përbërësit:
4 të bardha vezësh
400 gram sheqer pluhur
200 gram arra të bluara
200 gram arra të grimcuara.
Të bardhat e vezës tunden me sheqer derisa të formohet shkumë.
Shtohen arrat.
Përzihen mirë dhe u jepet forma në tepsi me lëtër të shtruar.
Pjeken në temperaturë 100 gradë për 1 or e gjysmë.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-llogarite-tatimin-ne-paga-ne-kosove/ | Qysh me llogarite tatimin ne paga ne Kosove? |
Qysh me llogaritë tatimin në paga në Kosovë? Atë mund ta bëni lehtë në faqen zyrtare të Administratës tatimore të Kosovës duke klikuar këtu.
Duke shkruar pagën bruto që ju merrni faqja automatikisht llogaritë pagën tuaj neto.
Normat e reja të tatimit tek paga në Kosovë, janë si vijon:
0 deri 80=0%
80 deri 250=4%
250deri 450=8% dhe mbi
450=10%
Llogaritjen e pagave sipas shkallëve që janë të aplikueshme:
Për të pasur më të qartë po kalkulojmë pagën prej 370€, ku në bazë të ligjit së pari zbresim kontributet pensionale, minimumi 5%.
370×5%=18.50€ – Kontributi i punëdhënësit
370×5%=18.50€ – Kontributi i punëtorit
Paga e tatueshme në këtë rast është 351.50€
Tash e llogarisim tatimin për çdo prag të pagës.
0-80=80€ x 0%=0€
80-250€=170€x4%=6.8€
250-351.50€=101.50€x8%=8.12€
Totali i tatimit është 14.92€
Paga neto në ketë rast është 336.58€, të cilën e merr i punësuari.
Burimi: ATK – Administrata Tatimore e Kosovës
|
https://www.dua.com/sq/film-shqiptar/ | Film Shqiptar 2023 – Filma qe duhet t’i shihni me patjeter |
Film Shqiptar 2023 – Nëse mendonit se nuk ka filma romantik shqiptar, e keni gabim. Kinematografila shqiptare është e mbushur me perla të tilla, ndaj po ju sjellim këtë radhë 5 filma romantik shqiptar që ndoshta nuk i keni parë.
Edhe ashtu edhe kështu
Teoriku Apostol Sako shkruan artikuj dhe jep leksione mbi dashurinë e lirë të rinisë në një kohë kur një konflikt i madh ndodh në familjen tij. E bija, Alma është studente e inxhinierisë.
Ajo dashuron një këngëtar, ndërsa i ati do ta martojë me një diplomat. Konflikti zgjidhet përmes situatave komike duke e bërë këtë një nga filmat më simpatikë të kinematografisë shqiptare.
Jo vetëm që situata janë qesharake por edhe tepër të lezetshme, duke na ngrohur zemrën.
Flutura në kabinën time
Tom Melgushi, i mbetur jetim dhe i rritur nga xhaxhai dhe e shoqja, punon shofer në fshat. Toma perceptohet si njeri rebel dhe i sertë nga shoqëria. Ai ka një lidhje të afërt me Ketin, e cila kërkon që ata ta zyrtarizojnë këtë lidhje, mirëpo, Toma nuk është gati.
Njëkohësisht, Toma zhvillon nje afeksion të veçantë për Fluturen, mësuesen e biologjisë që ka ardhur nga qyteti. Këtu lindin edhe konfliktet dhe marrëdhënia e ndërlikuar mes tij dhe Fluturës. Kjo e fundit e pëlqen, por paragjykimet që ka ndaj tij e pengojnë të besojë në ndjenjat e saj.
Në çdo stinë
Zana dhe Bardhyli janë dy studentë që dashurohen. Përmes amplitudave shpirtërore të dashurisë së tyre filmi zbulon ëndrrat, dëshirat dhe preferencat e tyre.
Karakteret kanë pak a shumë të njëjtën moshë por edhe ndryshime midis njëri-tjetrit. Filmi jep portretin e studentit të ri dhe jetës apo dyshimeve që e shoqërojnë një të ri.
Çifti i lumtur
Një komedi për jetën e viteve ‘70. Dy të rinj që vijnë nga besime të ndryshme fetare vendosin të martohen me njëri-tjetrin dhe ua bëjnë të ditur dashurinë prindërve të tyre.
Në takimin midis dy baballarëve i ati i djalit, një konservator i rrethuar nga gruaja dhe halla, të cilat i krijonë një histori, duke përfshirë situata komike. Pasi nuk e fsheh dot se nuk e do vajzën që vjen nga “një fe tjetër”, ai nxjerrë justifikime që kjo lidhje të bëhet e pamundur.
E gjitha kjo zgjidhet përmes situatave komike dhe çifti përfundon së bashku.
Treni niset në 7 pa pesë
Elteva, punonjëse në bankën e shtetit fillon të vërej dëmet që ka sjellë në ekonomi puna e një stabilimeti të rrethit, drejtor i të cilit është Martini. Ky i fundit po ndjek një zgjidhje ekonomike të gabuar.
Ajo gjendet në udhëkryq për arsye se drejtori i bankës është edhe shok i ngushtë me Martinin. Duke mos mjaftuar vetëm kjo, doktori i saj mendon se ajo është shtatëzënë. I dashuri i Etlevës, i cili është një trainer skuadre e braktis sepse nuk ndihet gati.
Mes konfliktit të jetës së saj personale dhe karrierës, Etleva mundohet të gjej balancën. Këto ishin disa nga filmat romantik shqiptar që përfshijnë komedi, të qeshura, dramë, por edhe romancë dhe dashuri të ngrohtë rinore.
Nëse ju pëlqejnë do t’ju sjellim të tjerë filma të ngjashëm që ia vlen t’i shihni të paktën një herë.
Filma shqiptar që kanë shënjuar kulturën dhe gjuhën tonë
Nëse Anglia ka Shekspirin për të cituar sa herë në bisedat e tyre të përditshme, ne kemi filmat tanë bardhë e zi. Në rregull, e di se disa filma shqiptar nuk janë të të njëjtës mjeshtëri artistike me veprat e Shekspirit, megjithatë për ne kanë të njëjtën vlerë.
Në rubrikën tonë të radhës do të flasim pikërisht për batuta nga filma shqiptar që citohen më së shumti në bisedat tona të përditshme. Edhe pse, me thënë të drejtën, nuk do të na shterohen kurrë skenat dhe batutat e përdorura.
Dy herë mat – Një nga ata filma shqiptar që nuk harrohen
Zgjodha ta nis me këtë film, edhe pse ka shumë të tjerë, sepse e lidh me fëmijërinë time. “Dy here mat” është një film komik shumë i pëlqyer. I drejtuar nga Bujar Kapexhiu që kesaj rradhe luan protagonistin e filmit.
Filmi është i mbushur plot me situata komike te papritura. Megjithatë, ne nuk do zgjatemi tek përmbajtja e filmit, ju ftojmë ta shikoni nëse nuk e keni parë. Ajo për të cilin do flasim janë batutat më të njohura të përdorura në të folurën e përditshme nga ne, marrë nga ky film.
‘Edhe akullore edhe çokollate.’
Kjo është një batutë e pavdekshme, saqë edhe sot përdoret rëndom në bisedat e përditshme. Batutën së pari e thotë aktorja Manjola Begolli që luan Rudinën.
Mirëpo është Fadil Kujovska (1951-2014), aktori që luan Cukun e famshëm, është ai që i jep efektin humoristik që mban kjo mbatutë.
Më kujtohet kur isha një vajzë e vogël dhe po blija akullore. Mirëpo doja të blija edhe një pako bsikota dhe po i bëja teka mamit. “E dua edhe këtë, edhe këtë.” Në atë moment shitësi mu drejtua: “Oh dashka edhe akullore edhe çokollatë.”Tensioni i situatës sikletosëse për mamin tim u zbut menjëherë dhe plasën të qeshurat. Sigurisht, unë nuk kuptova gjë.
Shumë më vonë kur pash filmin e kuptova nga erdhi kjo shprehje kaq e goditur. Kujtimi shoqërohet përherë me buzëqeshje.
‘Shahisti nuk vjen.’
Nuk numërohen rastet sa herë na ka ndodhur të presim miq në sofrën tonë. Cuku humoristik nuk zhgënjen as këtë radhë.
Në shumë raste, edhe pse tavolina e shtruar, pa mbërritjen e mikut nuk fillonim kurrë për të ngrënë. Prandaj, sa herë na ndodhte diçka e tillë, dilte ndonjë fëmijë karagjoz andej nga fundi dhe bërtiste “Shahisti nuk vjen.”
Sigurisht të qeshurat e lehtësonin situatën e tensionuar, sidomos kur të gjithë ishin të uritur duke i ngulur sytë tavolinës së tejmbushur. Pas kësaj batute kërrcisnin lugët e pirunjtë dhe dollitë me miqtë e pranishëm.
‘Kush jemi ne? Familja e shokut Kopi’
Gjatë viteve 2000 ka qënë modë të të merrnin me numër privat. Në atë kohë shpërtheu përdorimi i celularëve dhe u përhapën masivisht për herë të parë edhe kompanitë celulare. Imagjinojeni pak se sa shpesh është përdorur kjo batutë.
Duke u shoqëruar medoemos me atë zërin e trashë të aktorit Fadil Kujovska, Cuku i famshën i këtij filmi legjendar.
Sa herë që pyesnim kush jeni, përgjigja ishte gjithmonë: “Kush jemi ne? Familja e shokut Kopi”
Kur kombinon dyshen Fadil Kujovska dhe Aleko Prodani nuk mund të mos kesh një skenë të paharrueshme humori.
Dhe nuk është për tu çuditur që batutat e përmendura nga këta të dy, na kanë ngelur të ngulitura në memorie, si më të cituarat ndër filmat më të njohur shqiptar.
‘Cuk, po ti do me vdesësh mua.’ – Shumë fraza të paharruar nga filma shqiptar
Nuk mund ta mbyllnin ndryshe këtë artikull pa përfshirë këtë batutë që nuk do arrijmë kurrë ta nderojmë mjaftueshëm.
Kjo është skena që ndjek batutën e mësipërme të Cukut të famshëm. Ndërkohë që shoku Kopi vrapon në shtëpi i frikësuar në palcë se mos gruaja po e tradhëton, i shton efektin e pavdekshëm komik.Shprehia e fytyrës së aktorit Aleko Prodanit (1942-2006), ose ndryshe i njohur si shoku Kopi është skalitur përgjithmonë në kujtesën tonë.
Jo vetëm që përdoret rëndom si batutë sa herë që dikush na e sjell shpirtin në majë të hundës, por mundësisht ta shoqërojmë edhe me atë shembjen karakteristike në karrike duke dihatur të rraskapitur.
Më kujtohen situata pa fund kur mblidheshim familjarisht. E përdornim me njëri-tjetrin këtë batutë, sidomos kur nuk arrinim të kuptonim njëri-tjetrin.
Fëmijëria, vitet e adoleshencës, në ambjentet e zyrës e shumë të tjera, vazhdojnë të dëgjohen sa herë këto batuta nga filma shqiptar. Batuta të cilat i ruajmë me përzemërsi në memorien tonë.
Kultura jonë është e përbërë nga copëza të tilla dhe referenca nga fimat që mendojmë se nuk do të shuhen ndonjëherë. Kjo është pikërisht ajo çka i bën filmat kaq të bukur dhe kaq të lidhur fortë me kulturën tonë gjuhësore.
|
https://www.dua.com/sq/disa-ide-se-si-te-arrini-rezultate-me-te-mira-nga-ushtrimet/ | Disa ide se si te arrini rezultate me te mira nga ushtrimet |
Cila jane disa ide se si të arrini rezultate më të mira nga ushtrimet? Trajnerja e fitnesit, Kate Maxey, këshillon që për rezultate sa më të mira të ushtrimeve duhet të hartohet një plan dhe të respektohet vazhdimisht.
Eksistojnë disa këshilla që do t’ju ndihmojnë në përgatitjen e këtij plani.
Filloni në mënyrë graduale
Nëse jeni fillestar/e, mos bëni shumë ushtrime dhe mos i bëni shpesh ato. Fillojeni planin me dy sesione në javë. Pas një muaji, mund t’i shpeshtoni ushtrimet dhe të ushtroni tri herë në javë.
Më vonë, kur ta arrini një nivel më të lartë të përgatitjes fizike, mund të ushtroni katër apo pesë herë në javë dhe të përdorni ushtrime me intensitet më të lartë.
Bëni ushtrime të ndryshme
Duhet t’i përzgjedhni disa ushtrime që ju pëlqejnë në mënyrë që të mos hiqni dorë nga to më vonë.
Një përzierje e mirë do të ishte kombinimi i dy ushtrimeve të forcës, dy ushtrimeve të kondicionit dhe një ose dy ushtrime të rigjenerimit të energjisë, ku mund të përfshihet ecja e gjatë, noti, joga ose shtendosja e muskujve.
Ndërtojeni një plan
Ju keni nevojë për një qëllim përfundimtar. Nëse dëshironi të humbni peshë, provojeni kombinimin e ushtrimeve të forcës me ushtrimet për kondicion.
Për më shumë fleksibilitet, praktikojeni jogën. Sidoqoftë, të gjitha ushtrimet ndikojnë në pakësimin e stresit. Bëjeni planin tuaj ideal të javës dhe respektojeni atë.
Mos e harroni pushimin
Caktojini të paktën dy ditë pushimi në javë. Edhe atletët olimpikë pushojnë për disa ditë ose disa javë kur dëshirojnë ta rigjenerojnë energjinë, shkruan “The Guardian”
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-arsyet-e-marramendjes/ | Qysh me i ditë arsyet e marramendjes? |
Shpesh herë ju ndodh që gjithçka që ju rrethon, rrotullohet dhe ju nuk dini përse.
Ndaj është e rëndësishme të kuptojmë se marramendja mund të jetë tregues i një problemi madhor.
Sipas ekspertëve, marrja e mendve shkaktohet nga arsye të ndryshme, të cilat më së shumti kanë lidhje ankthin, aneminë, plakjen apo infeksionin në vesh.
Disa shpjegime gjenden më poshtë:
Ankthi – Nëse përveç marramendjes keni edhe shqetësime të tipit nervozizëm, shqetësimeve të ndryshme, rrahje të larta zemre dhe ndjenjën e tmerrit, ka shumë mundësi që ankthi të jetë problemi juaj.
Tension i ulët gjaku – Tensioni i ulët shkakton marrje mendsh, sidomos kur ngrihesh me të shpejtë nga një pozicion ulur ose shtrirë direkt në këmbë.
Plakja – Marrja e mendve ka më shumë mundësi të ndodhë nëse muskujt që gjenden tek sytë, sistemi i balancimit dhe veshi i brendshëm, nuk punojnë më në harmoni me njeri-tjetrin.
Anemia – Lëkurë e zbehtë, pafuqi dhe lodhje janë efektet anësore të anemisë, ose më saktë, e mungesës së hekurit në gjak. Marrja e mendve shkaktohet, pasi nga mungesa e hekurit prodhohen më pak qeliza të kuqe në gjak. Sasia e ulët e qelizave të gjakut do të thotë dhe nivel i ulët oksigjeni në tru.
Infeksion në vesh – Bakteret dhe viruset e ndryshme mund të shkaktojnë marrje mendsh, të përziera si dhe inflamacione në pjesën e veshit të brendshëm, të cilat shkaktojnë humbje të përkohshme të dëgjimit.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergadite-maske-per-largimin-e-rrudhave/ | Qysh me përgaditë maskë për largimin e rrudhave? |
Përbërësit:
1 të verdhë veze
1 lugë argjile të bardhë
1 lugë vaj jojoba
Vaji i jojobës ka aminoacide, vlera ushqyese, vitaminën E të cilat janë mjaft të shëndetshme për lëkurën. Merrni argjilën e bardhë dhe shtypeni në një tas ngadalë derisa të bëhet si kos. Pastaj merrni vetëm të bardhën e vezës dhe e bashkoni me argjilën e bardhë. Ju mund t`i shtoni edhe pak sheqer e tundeni mir deri sa të bëhet në formën e meranges.
Më vonë masës së formuar i shtoni edhe vajin e jojobës dhe i përzieni të gjitha së bashku. Masën e formuar e vini kryesisht tek mollëzat dhe tek gusha. Pjesën në të cilën është aplikuar maska duhet fashuar me garzë dhe të lihet në fytyrë për rreth 20-30 minuta. Mund të vini dy feta kastravec në pjesën e syrit dhe të relaksoheni. Ky krem duhet të aplikohet në fytyrë për rreth 6 muaj që rezultatet të jenë shumë të mira.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dit-se-si-dhe-cfare-te-vishni-per-pune/ | Qysh me ditë se çfarë duhet të vishni për punë? |
E dimë se ndonjëherë të gjithë keni dilemë se çfarë të vishni për punë. Librat udhëzues të suksesit në vendin e punës kanë sugjeruar që punonjësit duhet të vishen për punën që dëshirojnë të kenë, jo për punën që kanë.
Edhe nëse nuk ka të dhëna të besueshme për të vërtetuar këtë rekomandim, nuk të dëmton ta ndjekësh si sugjerim. Vini re se edhe në një ambient të rastësishëm biznesi, drejtuesit zakonisht vishen pak më zyrtarisht. Më poshtë po ju radhisim tre llojet e rasteve se çfarë të vishni për punë, takim biznesi dhe jo vetëm:
Veshja tradicionale e biznesit përbëhet nga:
Meshkujt: Vishni kostum zyrtar, kravatë, këmishë biznesi, xhaketa sportive të pasura me lidhëse dhe një këmishë biznesi, këpucë lëkure. Aksesorë të përshtatshëm lëkure konservatorë si kuti letre, portofolë dhe ditarë. Burrat inkurajohen të mbajnë aksesorë si orat me rripa lëkure ose jo.
Femrat: Vishni kostume me pantallona të gjera, me bluza zyrtare biznesi, çorape, këpucë lëkure. Këpucë të mbyllura, dhe aksesorë të përshtatshëm biznesi, përfshirë një çantë lëkure, një dosje lëkure për dokumenta dhe një stilolaps konservator. Gratë inkurajohen të mbajnë bizhuteri, kozmetikë dhe aromë delikate dhe elegante
Veshje smart-casual për punë përbëhen nga:
Meshkujt: Xhaketë sportive me një kravatë, pantallona të gjëra, këmishë biznesi ose tradicionale me rrip të bukur lëkure, golfe në ngjyra neutrale dhe aksesorë tërheqës të thjeshtë.
Femrat: xhaketë me fustane një ngjyrëshe, funde deri në gju ose pantallona të gjera, bluza, këmisha, golfe njëngjyrëshe, çorape, këpucë me taka jo më tepër se 5 cm, dhe aksesorë sipas veshjes. Veshja e rastësishme e biznesit përbëhet nga:
Veshje casual por sërish biznesore përbëhen nga:
Meshkujt: kaki ose pantallona të tipit Dockers, këmisha të tipit golf me jakë, triko, jelekë, herë pas here një xhaketë dhe kravatë joformale, dhe këpucë dhe aksesorë tërheqës prej lëkure.
Femrat: Pantallona ose funde të këndshme, bluza të mbyllura ose të hapura jo më shumë se tre gishta nga poshtë qafës, triko, jelekë, herë pas here një xhaketë joformale. Pantallona xhins ose dok, shoqëruar me këpucë dhe aksesorë tërheqës prej lëkure.
Duke ndjekur këto udhëzime, do të dukeni profesional me veshjen që keni zgjedhur për në vendin tuaj të punës. Thjesht kuptoni standardin që pritet prej jush dhe vishini rroba sipas udhëzimeve. Krijoni një gardërobë që është tërheqëse dhe e rehatshme.
|
https://www.dua.com/sq/limoni/ | Limoni dhe dobite e tij |
Limoni i bënë të gjitha. Nëse e përdor si tretman homeopatik për dhimbje dhëmbi apo pastrim shtëpia në mënyrë natyrale.
Së fundmi mund të lexoni shumë për faktet dhe idetë se si mund ti përdorni limonët. Në këtë post kemi mbledhur disa prej ideve më të mira dhe do i ndajmë me ju.
Detoksifikues Ju duhen:
Gjysmë boçe xhenxhefili e ndarë hollë,
lëng nga gjysmë limoni,
2 filxhan ujë të vluar,
mjaltë për ti dhënë shije.
Udhëzimet:
Hedh ujin e vluar mbi xhenxhefil dhe prit për pesë minuta e më pas shto lëngun e limonit dhe mjaltin… pije, çfarë po pret?!
Pastrim Shtëpie
Vrit aromat e mikrovalës: Mbush një enë përgjysmë me ujë dhe shtrydh një gjysmë limoni, fute këtë në mikrovalë për 5 minuta. Lëmo orenditë: Në një shishe sprej (spërkatëse) shto dy lugë vaj ulliri dhe lëngë nga një gjysmë limoni në një gjysmë gote ujë të nxehtë. Spërkat në një leckë pambuku dhe me këtë fshijë orenditë.
Pastrimi Gojës Lëngu limonit mund të përdoret për kujdes dental. Apliko lëng limoni në dhëmbin që dhemb për të larguar dhimbjen, apo bëj masazh mishit të dhëmbëve për të ndaluar gjakderdhjen. Ju gjithashtu mund të freskoni erën e gojës ashtu si kanë bërë Romakët e Lashtë duke gargarë lëng limoni për 30 sekonda.
Lëkurë shndritshme
Trajtimi nga brenda jashtë: Limoni është i pasur me Vitaminë C që do të thotë se të përdorësh limon rregullisht është mirë për detoksifikim (largim helmeve) dhe dërgim të antioksiduesve në lëkurë.
Trajtimi nga jashtë brenda:
Kombino sheqerin me lëng limoni me gjithë pulp dhe hedh ca vaj ulliri e lëre ashtu të pushoj për 30 minuta për të krijuar skrub (pastrues shtëpiak). Fërko bërrylat, kyçet e këmbëve dhe gjunjët për ti larguar ato tharjet e lëkurës.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-peshk-me-domate-ne-tigan/ | Qysh me përgatitë peshk me domate në tigan? |
A dini me përgatitë peshk me domate në tigan? Kjo është një recetë të cilën unë preferoj ta gatuaj në tavë, por del shumë e shijshme edhe në tigan. Ndaj, po ju tregoj më poshtë këtë recetë fantastike:
Përbërësit për peshk me domate
500gr peshk merluc
1 kokërr qepe e ëmbël
2-4 thelpinj hudhre
Kripë dhe piper
Vaj ulliri sipas dëshirësh
Domate pomodorini të ngjyrave të ndryshme
20 gr kaperi
Përgatitja:
Së pari, për të nisur këtë recetë duhet të pastrojmë peshkun dhe sigurisht ju sugjerojmë që peshku të jetë i freskët. Peshkun prijeni në fileto dhe hidhini pak kripë e piper dhe dy thelpinj hudhre të prera që të marinohet peshku. Pastaj e hedhim në tigan dhe e kaurdisim peshkun dhe qepën e prerë hollë derisa të fillojë të zverdhet.
Më pash shtoni domatet e prera, hudhrat e prera hollë dhe i kuqim për dy ose tre minuta. Shtojmë filetot e peshkut dhe i vendosim kapakun tiganit dhe e lëm të përgatitet në zjarr të avashtë. Pas 7 minutash ktheni filetot e peshkut me kujdes dhe lërini edhe për 5 minuta. Shtoni kaperin e shpëlarë dhe kripë e piper. Kjo është një recetë që pëlqehet nga të gjithë. E jo vetëm nga adhuruesit e peshkut. E mira është që edhe përgatitet shumë lehtë Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/dixhitalizimi/ | Dixhitalizimi i biznesit |
Dixhitalizimi është tema më e përfolur e momentit në botën e biznesit. Çfarë do të thotë saktësisht dixhitalizimi i biznesit? Shkurtimisht do t’ju përmbledhim se si ky proces ndikon bizneset dhe se çfarë kuptimi ka kjo për tregun në të ardhmen.
Dixhitalizimi është procesi i shndërrimit të materialit ose informacionit në formë dixhitale. Shumë biznese po automatizohen që të rregullojnë menaxhimin ditor të veprimtarisë së tyre. Ky kalim po mundësohet nga vala e re e teknologjisë që lejon kompanitë e të gjitha formave të jenë më efikase.
Trendi i dixhitalizimit do vazhdojë të përhapet, sidomos tani kur shumë biznese janë të detyruar të punojnë nga shtëpia. Nga ruajtja e dokumenteve, backup-et në internet, rrjedha e punës deri tek puna në distancë, mundësitë janë të pafundme. Procesi është më i shpejtë dhe më i sigurt se ekuivalentët e vet offline. Ky proces automatizmi kursen kohë, hapësirë dhe para.
Cilat janë përfitimet kryesore:
Rritja e efikasitetit
Reduktimi i kostos
Analizimi i të dhënave
Ruajtja e sigurt e të dhënave në ‘Cloud’
Reduktimi i gabimit njerëzor
Këto janë tre proceset me të njohura të cilat njohin përmirësim të menjëhershëm nga automatizimi:
The Cloud ose Reja
Roli i teknologjisë në vendin e punës ka ndryshuar në mënyrë drastike. ‘Cloud Computing’ është një teknologji që ndihmon kompanitë të kenë avantazh nga konkurruentët e vet në treg.
Implementimi i teknologjisë ‘Cloud’ ka revolucionarizuar mënyrën se si bisneset po funksionojnë. Tashmë po arrihen nivele të reja fleksibiliteti dhe aksesi për punën në distancë. Një numër gjithnjë e në rritje i bizneseve po miratojnë automatizimin e infrastrukturës së tyre.
Ruajtja e sistemeve në serverë të mëdhenj mbron informacionin, parandalon humbjen e tyre dhe lejon një zgjidhje më të efektshme. Jo vetëm kjo, por sigurohet një kopje rezervë e automatizuar e të dhënave.
‘Cloud Computing’ vjen në tre forma: retë publike, retë private dhe retë hibride.
Rrjedha e punës dhe menaxhimi i dokumenteve
Një mënyrë tjetër që rrit produktivitetin është rrjedhja e punës nëpërmjet automatizimit. Ky sistem gjurmon dhe administron në mënyrë dixhitale dokumentet që lidhen me procesin e biznesit tuaj.
Shumë biznese kanë filluar të kuptojnë se arkivat e mëdha dhe kutitë e panumërta të dokumenteve marrin shumë hapësirë zyre. Me kalimin e viteve kjo gjë përkeqësohet.
Strategjia e re e automatizimit ndihmon në menaxhimin e dokumenteve tuaja qofshin ato letra, elektronike apo dixhitale.
Përfitimet janë: ulja e kostove, efikasitet i përmirësuar dhe siguria.
Kjo e fundit është veçanërisht e rëndësishme për ata që duan të ruajnë të dhëna e tyre. Arrini të kontrolloni kur, kush dhe sa qasje kanë punonjësit tuaj ndaj dokumentave. Në thelb menaxhoni informacionin tuaj, analizoni performancën aktuale dhe optimizoni rrjedhshmërinë e punës.
Mbledhja e të dhënave
Nëse arrini të mblidhni të dhënat në mënyrë inteligjente, do të kontrolloni procesin e hyrjes dhe daljes së informacionit në biznesin tuaj. Në këtë mënyrë siguroni përpunimin dhe dokumentimin e efektshëm të tyre. Informacioni që hyn në një organizatë zakonisht arrin në format, letër, faks, web ose email.
Tashmë, informacioni mund të klasifikohet, mblidhet, vërtetohet dhe ndahet, kjo fale dixhitalizimit të punës. Informacioni i mbledhur më pas mund të integrohet ne sistemet e duhura. Dixhitalizimi i këtij procesi, eliminon faktorin e gabimit njerëzor dhe rrit cilësinë dhe saktësinë e të dhënave. Gjithashtu kursen kohë, rrit produktivitetin, por mbi të gjitha ul kostot e organizimit dhe ruajtjes të të dhënave.
Jetojmë në një epokë dixhitale dhe duhet të ecim me hapat e saj. Ata që përqafojnë këto përparim teknologjik në strukturën e biznesit të tyre do të lulëzojnë, duke mos rrezikuar të ngelen pas prej revolucionit dixhital.
|
https://www.dua.com/sq/si-te-behemi-te-lumtur/ | Si te behemi te lumtur? |
Si te behemi te lumtur? Lumturia nuk përceptohet njëjt nga të gjithë. Megjithatë të gjithë e kërkojmë atë. Mirëpo si te behemi te lumtur?
Ka disa sekrete që duhet t’i dini. Për ju, mbase lumturia është të jeni në paqe me atë që jeni. Ose të kesh një rrjet të sigurt miqsh që të pranojnë pa kushte. Ose liria për të ndjekur ëndrrat tuaja më të thella. Pavarësisht nga versioni juaj i lumturisë së vërtetë, të jetosh një jetë më të lumtur është një mision. Disa ndryshime në zakonet tuaja të rregullta mund t’ju ndihmojnë të arrini atje. Mund t’i japin përgjigje pyetjes ‘si të bëhemi të lumtur?’
Buzëqeshni
Ju keni tendencë të buzëqeshni kur jeni të lumtur. Por në fakt kjo është një rrugë dy kahëshe. Ne buzëqeshim sepse jemi të lumtur dhe buzëqeshja bën që truri të çlirojë dopaminë, gjë që na bën më të lumtur. Kjo nuk do të thotë që ju duhet të lëvizni me një buzëqeshje të rremë në fytyrën tuaj gjatë gjithë kohës. Por herën tjetër kur e gjeni veten duke u ndierë keq, buzqëqeshini dhe shikoni se çfarë do të ndodhë. Ose provoni të filloni çdo mëngjes duke buzëqeshur në pasqyrë!
Ushtroni
Ushtrimet nuk janë vetëm për trupin tuaj. Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë në uljen e stresit, ndjenjat e ankthit dhe simptomat e depresionit ndërsa rrit vetëvlerësimin dhe lumturinë. Edhe një sasi e vogël e aktivitetit fizik mund të bëjë ndryshimin. Merrni parasysh këto fillestarë ushtrimesh: Bëni një shëtitje rreth bllokut çdo natë pas darkës. Regjistrohuni për një klasë fillestare në yoga ose gjëra të ngjashme. Filloni ditën tuaj me 5 minuta zgjatje muskujsh. Kujtojini vetes çdo aktivitet argëtues që ju ka pëlqyer dikur ose aktivitete që gjithmonë keni dashur të provoni, të tilla si golf, bowling ose vallëzim.
Flini shumë
Pavarësisht se sa shoqëria moderne na drejton drejt më pak gjumit, ne e dimë se gjumi i duhur është jetik. Burimi i besuar për shëndetin e mirë, funksionin e trurit dhe mirëqenien emocionale. Shumica e të rriturve kanë nevojë për rreth 7 ose 8 orë gjumë çdo natë. Këtu janë disa këshilla për t’ju ndihmuar të ndërtoni një rutinë më të mirë të gjumit. Shkruani sa orë gjumë bëni çdo natë. Pas një jave, duhet të keni një ide më të mirë se si po ia dilni. Shkoni në shtrat dhe zgjohuni në të njëjtën kohë çdo ditë, përfshirë fundjavat. Rezervoni orën para gjumit si kohë të qetë.
Bëni një banjë, lexoni, ose bëni diçka relaksuese. Shmangni ngrënien dhe pirjen e rëndë. Mbajeni dhomën tuaj të gjumit të errët, të freskët dhe të qetë. Investoni në një shtrat të mirë. Nëse duhet të bëni një sy gjumë, përpiquni ta kufizoni atë në 20 minuta. Nëse vazhdimisht keni probleme me gjumin, flisni me mjekun tuaj. Ju mund të keni një çrregullim të gjumit që kërkon trajtim.
Pranoni momentet e pa lumtura
Një qëndrim pozitiv është përgjithësisht një gjë e mirë, por gjërat e këqija u ndodhin të gjithëve. Kjo është vetëm një pjesë e jetës. Nëse merrni ndonjë lajm të keq, bëni një gabim, ose thjesht ndiheni keq, mos u përpiqni të pretendoni se jeni të lumtur.
Pranoni ndjenjën e pakënaqësisë, duke e lënë veten të përjetojë atë për një moment. Pastaj, përqendrohu drejt asaj që të bëri të ndihesh kështu dhe asaj që mund të duhet për tu rikuperuar. Besoni ose jo edhe kjo një përgjigje e pyetjes ‘Si të bëhemi të lumtur?’ A do të ndihmonte një ushtrim i frymëmarrjes së thellë? Një shëtitje e gjatë jashtë? Po flisni me dikë? Natyrisht se po. Lëreni momentin të kalojë dhe kujdesuni për veten tuaj. Mos harroni, askush nuk është i lumtur gjatë gjithë kohës.
Bëhuni mirënjohës
Të qenit mirënjohës mund të ju rregullojë humorin, përpos përfitimeve të tjera. Për shembull, një studim i kohëve të fundit zbuloi se praktikimi i mirënjohjes mund të ketë një ndikim të rëndësishëm në ndjenjat e shpresës dhe lumturisë. Filloni çdo ditë duke kujtuar një gjë për të cilën jeni mirënjohës. Ju mund ta bëni këtë ndërsa jeni duke larë dhëmbët ose thjesht duke pritur që të ndizet ai alarm i dytë kur jeni të përgjumur. Ndërsa vazhdoni ditën tuaj, përpiquni të vlerësoni gjërat e këndshme në jetën tuaj. Ato mund të jenë gjëra të mëdha, të tilla si të dish që dikush të do ose të marrësh një vlerësim të merituar. Por ato mund të jenë edhe gjëra të vogla, të tilla si një koleg që ju ofroi një filxhan kafe ose fqinji që ju bëri me dorë. Ndoshta edhe vetëm ngrohtësia e diellit në lëkurën tuaj. Me pak praktikë, ju mund të bëheni edhe më të vetëdijshëm për të gjitha gjërat pozitive përreth jush.
|
https://www.dua.com/sq/netet-pa-gjume/ | Nje nate nga netet pa gjume |
Nje nate nga netet pa gjume. Poezi ‘Netët pa gjumë’ është shkruaj nga një artist anonim i cili dëshironte të shprehte dhe shpaloste ndjenjat e tij përmes vargjeve. Shpesh herë distanca nga dashuria e jetës të bën të shprehesh në mënyrë poetike dhe me fjalë të zgjedhura nga zemra. Pra, e tillë është edhe kjo poezi.
Për ty kaloj
Netët pa gjumë,
Se të dashuroj
E të dua shumë
Një tjetër natë pa ty
S’po ndihem rehat
Pēr të shkruarit sy
Malli më ka marrë
Në netët pa gjumë
Veç për ty mendoj
Loti derdhet lum
Mallin se ndaloj.
Në rubrikën tonë “Poezi dashurie” ju mund të lexoni poezi të zhanreve të ndryshme – nje nate nga netet pa gjume. Ato janë të shkruar nga autorë të ndryshme dhe prekin tema të ndryshme. Ne publikojmë poezi të autorëve vendorë mirëpo edhe të autorëve të huaj. Që nga shkrimtarët më të fashëm, e deri te poetët e rinjë që duan të promovojnë krijimet e Nëse keni ndonjë poezi që dëshironi të na e rekomandoni, ju mund të na e dërgoni përmes emailit info@dua.com! Ne jemi të hapur për rekomandimet tuaja!
Gjithashtu, në blogun tonë ju mund të lexoni gjithmonë shumë shkrime të ndryshme që lidhen me dashurinë, artin, historinë e tema të tjera. I mirëpresim sygjerimet dhe komentet tuaja!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-dite-pse-zbardhen-floket/ | Qysh me ditë pse zbardhen flokët? |
Studiuesit kanë zbuluar arsyen përse flokët thinjen në një moshë të caktuar, ndërsa po kërkonin rreth sëmundjes së kancerit. “Edhe pse e nisëm projektin për të kërkuar rreth kancerit të tumorit, ne përfunduam duke mësuar se si flokët bëhen gri. Me këtë njohuri, ne shpresojmë që në të ardhmen të krijojmë një përbërje aktuale që të sigurojmë gen-in e nevojshëm për korrigjimin e këtij problemi” – tha Lu Le, një profesor i Universitetit të Dermatologjisë në Texas.
Sipas studimit, ai dhe disa studiues të tjerë zbuluan një proteinë të quajtur KROX20, e cila është e lidhur me zhvillimin nervor, e cila kthehet në qelizë lëkure dhe i thinj flokët. Më pas, qelizat krijojnë një proteinë tjetër që është faktor thelbësor për pigmentimin e flokëve. Ata e provuan këtë gjë te minjtë, dhe rezultoi se nëse ata nuk do të kishin proteinat KROX20 dhe SCF, atëherë qimet nuk do të merrnin ngjyrë gri.
|
https://www.dua.com/sq/shfaqje-teatrale/ | Shfaqje teatrale me te bukura komedi-romance shqiptare |
Shfaqje teatrale Shqiptare të zhanerit komediromancë, janë kaq të dashura për publikun, saqë edhe sot nuk i zvendësojmë dot me asnjë lloj film apo shfaqie tjetër që shohim.
Jo vetëm që këto shfaqie rezonojnë me botën shpirtërore të kulturës shqiptare por mbartin edhe një satirë lozonjare ndaj paragjykimeve që shpesh bëhen shkas për ndarjen e shumë të dashuruarëve. Pa e zgjatur shumë po ju sjell tre prej këtyre shfaqjeve të paharrueshme:
Pallati 176
Pallati 176 është një nga shfaqjet më të bukura teatrale shqiptare. Edhe sot mbetet një nga komediromancat më të bukura të të gjitha kohërave përsa i përket teatrit shqiptar.
E kush mund ta harrojë lëmshin që bën Jovan Bregu luajtur nga aktori i pavdekshëm Roland Trebicka. E bija e tij guximtare dashurohet në fshehtësi me djalin e komshiut të tyre i cili ishte edhe drejtori i Jovanit.
Megjithatë, ngjarja fillon edhe komplikohet edhe më tepër për shkak të një letre që Jovani shkruan.
Vepra u shkrua nga Adelina Balashi dhe u drejtua nga rregjisori Alfred Bualoti. Kjo shfaqje fantastike teatrale u shfaq në vitin 1986.
Ka kaq shumë batuta fantastike dhe të paharruashme saqë tashmë janë plotësisht pjesë e gjuhës shqipe.
Ashtu si themi shpesh fjalët e urta të thëna nga populli, ashtu themi edhe batutat e Pallatit 176 kur bëhet fjala për anën komike të të rënit në dashuri.
Batutat e goditura të Pallatit 176
E si mund ta harrosh batutën e pavdekshme: “Plasën çokollatat edhe ktej.” Sa herë që një cift të rinjsh rrinin afër njëritjetrit nuk mund të rrinim pa i ngacmuar pak me këtë shprehje që simbolizon ëmbëlsinë e dashurisë.
Apo batuta “Po qan ti?… Po qaj plas pra…” dhe më pas personazhi i kthehet vajzës që dashuron “Jo, Ti Irena mos qaj…ti.”
Përzier me elemente humori, romance, guximi dhe lojëra fjalësh të paharrueshme, pallati 176 ngelet i pazëvendësueshëm në artin teatral shqiptar.
Dhe sigurisht nuk mund të harrojmë as aktorët e shkëlqyer, pa të cilët vepra nuk do ngelej e ngulitur përjetësisht në mendjet tona. Por, pallati 176 nuk është shfaqia e vetme komediromancë. Të ngjashme me të janë edhe shfaqia teatrale “Shi në Plazh” apo “8 persona plus”
Shi në Plazh
E kush mund ta harroj lojën e bukur të dy të dashuruarëve që ia bën prindërve të tyre që ata t’i fejonin. Këta të dashuruar të shkathët dhe lozonjarë, vën në lojë prindrit e tyre, duke i bërë të mendojnë sikur janë ata që i fejuan këta të dy, dhe jo që këta njiheshin apo duheshin më parë.
Shi në plazh është vepër e shkruar nga Teodor Laco në vitin 1984 dhe drejtuar me rregjizurë të Gëzim Kames. Kjo shfaqie teatrale na mbajti mbërthyer me lojërat e dy të dashuruarëve, batutat e thëna kaq bukur nga aktorët dhe karizma e çdo personazhi.
Tetë persona plus
Një tjetër komediromancë teatrale e paharrueshme. Shfaqur në vitin 1998 me regji dhe skenar të Ferdinand Radi e Andon Qesari. Edhe këtu luan sërish aktori Roland Trebicka. Dhe dihet se aty ku luan Rolandi përgatituni për humor, batuta, të qeshura dhe gajasje pa fund.
“Ta rrah kam frikë se më rreh” , “zemra do bëjë të sajën” e shumëëë batuta të tjera dëgjojmë që njerëzit i përdorin çdo ditë. Satira e goditur për modernizimin e detyrueshëm të femrës shqiptare pas viteve 90.
Tetë persona plus është komedi teatrale e pas ’90ës ndaj edhe prek tema që i përkasin asaj kohe.
Historia e lezetshme e dy personazheve të martuar, shoqëruar me situata komike dhe po ashtu goditjen e problemeve të ndryshme sociale për figurën e femrës.
Sqarim: Në pamundësi të fotove më cilësore për shkak të rezolucionit të ulët të kamerës, mundëm të sigurojmë vetëm disa screenshot nga shfaqjet sa për ilustrim.
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatite-embelsire-me-fruta-dhe-jogurt/ | Qysh me përgatitë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt? |
A keni provuar ose gatuar ndonjëherë ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt? Nëse jo, ne kemi recetën e duhur për ju. Kjo është një recetë tipike për këtë periudhë. Freskuese dhe e shijshme. Më e rëndësishmja, kjo është një ëmbëlësirë e shëndetshme që nuk gjindet lehtë. Ndiqni hapat e recetës së mëposhtme dhe do ta përgatitni një nga ëmbëlësirat më të shijshme që keni ngrënë ndonjëherë/
Përbërësit për ëmbëlsirë me fruta dhe jogurt
200 ml jogurt
100 gr fruta të freskëta dhe të copëtuara si:
Portokall
Mollë
Boronica
Banane
1 lugë sheqer vanillë
1 lugë mjaltë
Arra apo lajthi(opsionale).
Përgatitja
Coptoni frutat e përzgjedhura dhe vendosni jogurtin në një enë. Pastaj përzieni jogurtin derisa të jetë i butë tërësisht. Pasi ta keni bërë këtë vendosni vanilje sheqerin mbi fruta. Me tutje, ndani nga 2 lugë prej frutave në qdo gotë për servirje. Në fund shtoni nga 2 lugë jogurt dhe 1 lugë mjaltë mbi jogurt.
Përsëritni derisa të mbushen gotat dhe dekorojini me arra apo lajthi. Në bazë të përbërësve ju mund ta kuptoni se kjo është një ëmbëlësirë me mjaft vitamina. Prandaj kjo ëmbëlësirë patjetër se është e përshtatshme edhe për fëmijët. Bile jemi të bindur se nëse e gatuani ata do ta adhurojnë. Prandaj ndiqni udhëzimet tona dhe gatuajeni. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-i-dite-perfitimet-shendetesore-nga-boronicat/ | Boronica – Qysh me ditë përfitimet shëndetësore të saj? |
Boronica është fruti i cili ka origjinë nga Amerika e Veriut dhe është i njohur si një burim i ushqimit dhe energjisë.
Dihet se dikur boronicat amerikanët i kanë përdorur edhe për ngjyrosjen e rrobave.Megjithatë, nga ana mjekësore, boronicat përmbajnë shume vitamina dhe minerale, të cilat kanë aftësi antioksiduese dhe ndihmojnë organizmin. Më poshtë ne po përmendim vetëm disa përfitime shëndetësore të cilat do t\’i keni nëse i konsumoni ato.
Përfitimet shëndetësore nga boronica:
Ka aftësi anti-plakje
Ndihmon shëndetin mendor
Ulë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare
Lufton infeksionet e traktatit urinar
Parandalon rritjen e qelizave kancerogjene.
Boronicat ne Shqiperi
Në Shqipëri boronicat rriten të egra gjerësisht në trevat veriore të vendit. Por, boronicat e Tropojës, Kukësit dhe Pukës e kanë më të lehtë të tregëtohen në Kosovë dhe Mal të Zi dhe që nga aty më pas shpërndahen në tregjet evropiane, sesa të zbresin poshtë në Tiranë apo dhe në çdo qytet tjetër në vend. Arsyeja se pse boronicat nuk mbërrijnë dot në kryqytet dhe në çdo qytet të vendit është mungesa e dhomave frigoriferike për t’i mbajtur boronicat e freskëta. Udhëtimi prej disa orësh në automjete të zakonshme do të ishte fundi i freskisë së boronicave veriore shqiptare. Antioksidantët që gjenden te boronicat, sidomos ato që rriten të egra në tokat shqiptare, janë aq të forta sa janë të afta për të neutralizuar radikalet e lira që lidhen me zhvillimin e disa sëmundjeve kardiovaskolare apo tumorale.
Pa yndyrna dhe me vetëm 84 kalori për një kupë, boronicat janë të pasura me fibra që të mbajnë të ngopur për një kohë të gjatë. Vetëm disa boronica përmbushin nevojën ditore për fibra. Për më tepër boronicat janë një burim i shkëlqyer manganezi, i cili luan një rol të madh në konvertimin e karbohidrateve dhe yndyrnave në energji. Boronicat përmbajnë dhe shumë vitaminë C, e cila ndihmon në formimin e kolagjenit dhe ndihmon për të pasur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm. Gjithashtu boronicat, së bashku me luleshtrydhet mendohet se kanë një ndikim shumë pozitiv në uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiake tek femrat.
Lexo me shume: https://agroweb.org/archive/?id=10&l=901&ln=sq&url=10-vetite-speciale-te-boronicave
© Agroweb.org
|
https://www.dua.com/sq/qysh-me-pergatit-gjelle-me-presh/ | Qysh me pergatit gjelle me presh? |
Qysh me pergatit gjelle me presh? Preshi eshte gatuar tradicionalisht nga gjyshet tona, mbase per koston e tij te ulet ku me pak shpenzime mund te ushqeje te gjithe familjen. Me poshte po ju sjell variantin me mish viçi, por per nje pjate vegjetariane, mund ta zevendesoni mishin me oriz.
Racione: 4 persona
Kohë: 45 minuta
Vështirësi: e thjeshtë
Perberesit:
400gr mish viçi, te ndare ne copa
1 kg presh, i prere ne rrota
1 qepe, e prere imet
1 karrote, ne kubik te vegjel
2 gjethe dafine
2 luge gjelle salce domatesh
spec te kuq jo djeges (paprika)
piper te zi te sapobluar
vaj ulliri
kripe
leng limoni ose uthull per sperkatje
Pergatitja:
Ne nje tenxhere (akoma me mire ne tenxhere me presion e cila ju redukton kohen gjysme per gjysme) kaverdisim ne vaj ulliri qepen, karroten dhe mishin. Shtojme preshin dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ulet derisa te jete zbutur. Shtojme rreth 1.5liter uje, gjethet e dafines, kripe dhe i ziejme ne tenxhere normale per rreth 1 ore ose ne tenxhere me presion per 30 minuta.
Gjella me presh duhet te rezultoje me pak leng dhe yndyra te kete dal ne siperfaqe. Ne fund e rregullojme me pak spec te kuq jo djeges dhe piper te zi te sapobluar. E sherbejme te ngrohte sperkatur me pak leng limoni ose me 1 luge uthull. Gjellë me presh të tillë nuk keni provuar asnjëherë. Ju bëftë mirë!
|
https://www.dua.com/sq/introvert-shqip/ | Introvert shqip |
Introvert shqip Në ditët e sotme shpesh mund të ndodh që në bisedë e sipër dikush t’ju pyet a jeni introvert apo ekstrovert.
Po ju vet a e dini këtë përgjigje? Nëse e llogarisni vetën si tip të mbyllur dhe doni të siguroheni se a jeni introvert, lexoni këtë artikull deri në fund. Mos harroni se një introvert është një person me cilësi të personalitetit që njihet si si introversion. Që do të thotë se ata ndihen më rehat duke u përqëndruar në mendimet dhe idetë e tyre të brendshme, sesa tek ato që po ndodhin nga jashtë. Ata kënaqen të kalojnë kohë me vetëm një ose dy persona, në vend të grupeve të mëdha ose turmave.
Pra, çfarë është saktësisht një introvert?
Kur dëgjoni fjalën introvert, mund të mendoni për dikë që është i ndrojtur ose i qetë dhe preferon të jetë vetëm. Ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë për disa introvertë, ka shumë më tepër karakteristika për këtë tip personaliteti. Nëse jeni një introvert apo ekstrovert, gjithçka varet nga mënyra se si e përpunoni botën përreth jush.
Psikologu me emrin Carl Jung filloi të përdorte termat introvert dhe ekstrovert në vitet 1920. Këto dy lloje të personalitetit i klasifikojnë njerëzit në mënyrën se si ata e marrin ose e shpenzojnë energjinë e tyre. Introvertët, sipas Jungut, u drejtohen mendjeve të tyre për t’u rimbushur, ndërsa ekstrovertët kërkojnë njerëz të tjerë për nevojat e tyre të energjisë.
Shenjat që mund të jeni introvert
Studimet thonë se rreth një e treta deri në gjysmën e të gjithë njerëzve në SH.B.A. janë introvertë. Megjithëse duket ndryshe tek të gjithë, introvertët kanë shumë të njëjtat modele të sjelljes.
Në përgjithësi, introvertët kanë nevojë për qetësi për t’u përqendruar. Janë reflektuese dhe janë të vetëdijshëm për veten. Ju duhet kohë për të marr vendime. Ndihen rehat duke qenë vetëm dhe nuk ju pëlqen puna në grupe. Nëse jeni introvert ju preferoni të shkruani sesa të flisni. Ndiheni të lodhur pasi jeni në një turmë dhe keni pak miqësi, por jeni shumë të afërt me këta miq. Një mënyrë për të zbuluar nëse jeni introvert është të bëni një test, siç është MyersBriggs Type Indicator (MBTI) ose projekti SAPA.
Përse disa persona janë introvertë e disa ekstrovertë?
Shkencëtarët nuk e dinë me siguri nëse ka ndonjë arsye përse disa persona janë introvertë e disa ekstrovertë. Ajo që ata dinë është truri i dy llojeve të personalitetit funksionon pak më ndryshe nga njëritjetri. Studiuesit kanë zbuluar se introvertët kanë një rrjedhje më të lartë të gjakut në lobin e tyre ballor sesa ekstrovertët. Kjo pjesë e trurit ju ndihmon të mbani mend gjërat, të zgjidhni problemet dhe të planifikoni përpara.
Truri introvert gjithashtu reagon ndryshe ndaj dopaminës sesa truri ekstrovert. Kjo është një kimikat që ndez pjesën e trurit tuaj që kërkon shpërblimin dhe kënaqësinë. Introvertët dhe ekstrovertët kanë të njëjtën sasi të kimikatit, por truri ekstrovert merr një zhurmë të ngazëllyer nga qendra e tyre e burimit. Nga ana tjetër, introvertët kanë tendencë të ndjehen të dobësuar nga ajo.
Ju keni arritur fundin e artikullit “introvert shqip“
|